Dashi
Dita e sotme nis me këmbën e djathtë dhe në dashuri mund të zgjidhen probleme të ndryshme që ju shqetësojnë prej disa kohësh. Disa lajme të mira vijnë në punë, bëhuni gati.
Demi
Në këtë ditë do të mund të rizbuloni të gjithë bukurinë e dashurisë dhe në punë do të ketë një mënyrë për të gjetur një ekuilibër të ri.
Binjakët
Sot do të keni pak humor të luhatshëm ndaj bëni kujdes se si i drejtoheni partnerit. Në punë ka probleme për t’u përballur edhe nëse nuk ka asgjë shumë serioze.
Gaforrja
Në dashuri jeni pak konfuz dhe po përpiqeni të kuptoni se çfarë është ajo që nuk ju bën të ndiheni të qetë. Gjithçka po shkon mirë në punë, vazhdoni me këtë përkushtim dhe këtë dëshirë për të bërë.
Luani
Yjet flasin për tensione në çift, kini kujdes. Në punë gjërat kanë filluar të ecin shumë më mirë dhe ndoshta kjo është edhe falë këshillave të atyre që ju rrethojnë, dëgjoni pak më shumë.
Virgjëresha
Në dashuri vjen një frymë e këndshme pozitiviteti dhe dëshira për të bërë. Gjithashtu i mirë për beqarët. Në punë dëshironi të bëni gjëra të reja dhe të dilni nga rutina dhe me pak vullnet do ia dilni.
Peshorja
Në dashuri fillon një fazë e mirë rikuperimi ndaj jini të lumtur për këtë. Në punë gjërat po shkojnë më mirë pas një periudhe mjaft stresuese.
Akrepi
Sot e shihni hënën në anën tuaj, ndaj është mirë nga pikëpamja sentimentale. Në punë vijnë propozime të reja.
Shigjetari
Ka ardhur koha për t’u dhënë më shumë hapësirë ndjenjave. Në punë, nga ana tjetër, keni gjithmonë energji të madhe, ndaj vazhdoni kështu.
Bricjapi
Qielli i sotëm sheh disa planetë në anën tuaj. Prisni lajme të mira në punë dhe në dashuri, përpiquni të jeni më të sinqertë me veten.
Ujori
E bukur kjo ditë që ju sheh veçanërisht të pasionuar. Nga ana tjetër në punë ka shumë lodhje dhe kujdes nga disa kolegë ziliqarë.
Peshqit
Dita e sotme nuk shkëlqen nga pikëpamja sentimentale por tashmë nga kjo e diel do të ketë një rikuperim të mirë. Në punë, Jupiteri ju mbron dhe sjell shumë gjëra të reja me pranverën. Kushtojini vëmendje vetëm shpenzimeve.