Gazetari Arion Sulo është shprehur se afera “McGonigal” është shumë e rëndë dhe sipas tij kryeministri Edi Rama është i përfshirë direkt në këtë çështje dhe duhet të dorëhiqej.
Komentet Sulo i bëri në një intervistë për Panorama TV, ku tha se në akt-padinë amerikane del qartë lidhje mes Ramës dhe McGonigal, ku sipas tij atje thuhet qartë q ëish-agjenti i FBI-së ka punuar për interesa të kryeministrit shqiptar.
Ai shtoi se Rama nuk mund të arrestohet nga SHBA për këtë çështje pasi ai ka imunitet diplomatic.
Sulo shtoi se përçarja e PD-së është një problem shumë i madh në prag të zgjedhjeve të 14 majit, pasi sipas tij opozita duhet të ishte më e bashkuar se kurrë për rrëzimin e Ramës.
“Protestat partitë politike shqiptare i bëjnë për t’i ushtruar presion qeverisë. PD e ka nisur protestën me kauzën kryesore mbi skandalin McGonigal-Rama. Unë do të thoja që duhej protestuar më shumë përsa i përket kësaj çështjeje. Zakonisht në Europë, protestat në 90 % të rasteve dalin vetë nga qytetarët. Shumë rrallë që partitë të bëjnë protesta, sepse ka mjete të tjera siç janë Parlamenti dhe zgjedhjet. Në rastin tonë, me afrimin e datës së zgjedhjeve dhe gjyqit për Vulën, protestat i shërbejnë shumë Berishës për të kompaktësuar opozitën.
Çështja McGonigal është një çështje shumë e rëndë, ku përgjegjësia e kryeministrit është shumë e madhe, ku Rama së paku duhet të jepte një sqarim në Parlament dhe të largohej. Ajo që del hapur në aktpadi dhe mediat ndërkombëtare është se Rama dhe McGonigal kanë bashkëpunuar për të çuar përpara interest e kryeministrit shqiptar. Edhe aktakuza, ku thotë që zyra e kryeministrit përcolli të dhëna për McGonigal përmes personit A që është Agron Neza. Pra çi duheshin Agron Nezës kto të dhëna për Nick Muzin? Për çfarë ja dha zyra e kryeministrit këto të dhëna? Tjetër gjë që SHBA nuk i ka shkuar pas çështjes shqiptare pasi kryeministri ka imunitet diplomatic. Por që është e rëndë dhe duhet protestuar, patjetër që po.
Pasja e PD-së e këtij lidershipi në krye të PD-së e dëmton kauzën e opozitës për McGonigal. Berisha dhe Meta gëzojnë mbështetjen e më militantëve të partive të tyre. Përçarja e PD-së e bën të vëshirë fitoren në zgjedhje. Dikush thotë që Alibeaj nuk ka mbështetje fare, por zgjedhjet e 6 marsit treguan që kanë mbështetje. Për të arritur që opozita të bëhet shumicë në këtë vend, duhet të kishte të paktën rezultatin e 2021 dhe ta kalonte atë. PD duhet të hapej edhe më shumë në shoqëri.
Këto zgjedhje kanë edhe specifikë tjetër, pasi janë zgjedhje lokale dhe administrohen nga PS të gjitha bashkitë. Vullnet të sinqertë s inga Berisha ashtu edhe nga Alibeaj nuk ka pasur për bashkim. U gabua në 8 janar që u tentua të merrej me forcë PD, u gabua nga Basha që vendosi dyer të blinduara. U gabua në negociata, u gabua në primaret e Berishës, pasi nuk u pranua asnjë propozim i palës tjetër”, u shpreh Sulo.