Para se të futeshin në politikë, edhe pantallonat i lidhnin me sixhim, por kur erdhën në pushtet, papritur u pasuruan pa masë. Pas një pasurimi të lehtë fshihet një krim i rëndë.
***
Dëshira njerëzore për liri është diçka zanafillore që e gjejmë që tek kafshët e fëmijët e vegjël. Në fushën politike, ndërkaq, liria kthehet në një çështje problematike, sepse, liria e pakufizuar e çdo individi, e bën të pamundur bashkëjetesën njerëzore. Kur jam i lirë të bëj çka dua, atëherë jam i lirë t’u vjedh të tjerëve lirinë e tyre.
***
Hajnat kërkojnë asociacion për kriminelët çetnik, sepse kanë frikë se qeveria aktuale (LVV) do t’ua konfiskojë pronat e pajustifikuara – të përfituara nga korrupsioni, hajnia, tradhtia. Këta antikombëtarë (dhe antiamerikan) bëjnë gjithçka, përfshirë edhe krimin më të rëndë – Tradhtinë ndaj Vendit, për ta kthyer Serbinë në Kosovë. E duan “zajednicën” për të shpëtuar prapanicën. Korrupsioni dhe paratë, kështu funksionon bota kriminale.
Unë nuk kam zgjedhur askënd në Parlament. Ky grup opozitarësh, thënë ndryshe, analfabetë, ngatërrestarë, diletantë, krijesa thërrimesh, e kanë kthyer Kuvendin në një kotec pulash. Nuk lejojnë funksionimin normal të qeverisë legale, të shtetit ligjor. Bashkëpunojnë me armikun.
***
Çfarë nënkuptohet me bashkëpunim në një vepër penale?
Bashkëfajësia penale do të thotë që dikush ndihmon ose mbështet në mënyrë aktive një vepër kriminale me fjalë ose vepër, dhe në këtë mënyrë shkakton përgjegjësi penale kur dispozita penale parashikon edhe një dënim për bashkëpunim.
Çfarë do të thotë e dënueshme?
Vepra penale. Një vepër dënohet kur është e ndaluar me ligj dhe i nënshtrohet dënimit.
***
O shqiptar! Duhet të jesh gjithmonë besnik ndaj vendit. Ji besnik ndaj partisë apo qeverisë vetëm kur e meriton.
Çdo lloj asociacioni (serb) është katastrofë për Kosovën. Nënshkrimi i saj është tradhti kombëtare, tradhti ndaj vendit. Duhet të refuzohet.
Një asociacion (në kundërshtim me Kushtetutën) pa pushtet ekzekutiv ose me pushtet ekzekutiv është praktikisht i njëjtë. Është vetëm çështje kohe kur ai pa kompetencë do të bëhet gradualisht me kompetencë për të vendosur themelimin e një Republike Serbe në mes të Kosovës, dhe më pas do t’i bashkohet Serbisë.
Qeveritarët, politikanët, ndërmjetësuesit e huaj etj., janë vetëm në punësim të përkohshëm, për një periudhë të caktuar kohore ose për të kryer punë të veçanta të natyrës së përkohshme.
Pra, ata janë të vdekshëm dhe nuk duhet besuar verbërisht dhe dëgjuar. Ndërsa toka nënë jeton përgjithmonë.
Askush në atë vend nuk e kupton metodologjinë mashtruese të shakaxhinjve të ndryshëm, që marrin rroga të pamerituara në bazë të diplomave false apo punësimit nëpërmes nepotizmit.
***
T’i thuash vetes se je normal, por të duash armiqtë e tu që gjatë shekujve të kanë skllavëruar, poshtëruar, shfrytëzuar, varfëruar, dëbuar, masakruar, dhunuar seksualisht, pushtuar tokat dhe ende nuk janë të kënaqur me këtë, por të urrejnë vazhdimisht, pafundësisht. , vetëm se je ndryshe gjenetikisht, historikisht, gjuhësor – është idiotësi, çnjerëzim. Këtë mund ta bëjnë vetëm bastardët që nuk i njohin baballarët e tyre.
***
Politikani analfabet shqipfolës shprehet vazhdimisht i gëzuar dhe lavdëron veten se ka mbetur i kënaqur me kontributin e tij në mirëqenien e shoqërisë, mbetet i hutuar nga ëndrra dhe fillon të shprehë pikëpamje të ndryshme për punën e tij, pavarësisht se veprimtaria e tij “politike” nuk ka asnjë qëllim kombëtar, përveçse të krijojë pasuri për vete, dhe për të, ky është një motiv i mjaftueshëm për jetën; dhe më tej, me gjithë shumëllojshmërinë e dukshme, problemet “politike” të cilave duhet t’u japë zgjidhje – janë në thelb të gjitha të njëjta, dhe se ato mund të “kryhen” me një numër të kufizuar metodash të përsëritura.
Dhe ju qëndroni indiferentë ndaj hajdutëve dhe arsyes: “E ndjej atë që po ndodh dhe shoh se çfarë po bëjnë të tjerët, por kam ndjenjën se kam vdekur, se asgjë nuk më përket mua”.
***
Çfarë është një shoqëri? Shoqëria (historikisht, në mbarë botën) u formua në bazë të një kontrate ndërmjet qytetarëve të lirë që do t’i jepte fund ekzistencës së luftës së të gjithëve kundër të gjithëve. Ata ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga një pjesë e lirisë së tyre individuale për të jetuar në paqe dhe qetësi, në përputhje me paktin shoqëror. Disa individë nuk do të përputheshin me paktin social. Ata bëheshin kriminelë nëse mendonin se përfitimet nga një vepër penale ishin më të mëdha se të këqijat që sjell krimi. Prandaj, ndëshkimi për një shkelje duhej të ishte vetëm një e keqe që tejkalonte atë që shkelësi mund të fitonte me veprën, jo më shumë. Kjo çoi në një administrim më human të drejtësisë penale. Parimi i hakmarrjes kishte çuar në dënime barbare si gjymtimi dhe tortura dhe nuk kishte më vend logjik në teori.
Kriminelët mund të njiheshin nga shenjat e mos-zhvillimit të karakteristikave njerëzore, si individë në një fazë më të hershme zhvillimi sesa njerëzit e zakonshëm. Ata qëndruan më afër majmunëve. Ata kishin ndjeshmëri të reduktuar ndaj dhimbjes, ishin më impulsivë, u mungonte pendimi, etj.
***
Vetë shkatërrim. Unë kam parë mjaft shembuj të vetë-shkatërrimit, por kurrë si kjo e shqiptarëve.
*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike