Dashi
Prisni emocione të bukura këtë të diel me hënën në shenjën tuaj. Nga ana tjetër në punë tregohuni të kujdesshëm sepse mund të ketë disa diskutime me kolegët.
Demi
Në këtë ditë disponimi është paksa kërcimtar, faji edhe i një hëne të kundërt e cila nuk ndihmon për të shijuar më mirë dashurinë dhe marrëdhëniet me të tjerët. Në punë përpiquni të lini polemikat dhe mos lejoni që kritikat t’ju ndikojnë.
Binjakët
Kjo ditë është paksa nervoze, ndaj bëni kujdes sepse mund të ketë shumë zënka me partnerin. Në punë ka një moment rikuperimi.
Gaforrja
Sot yjet janë në anën tuaj, por ju do të duhet të bëni zgjedhje në dashuri. Në punë, duroni pavarësisht lodhjes, pika e kthesës është afër.
Luani
Në këtë ditë dashuria do të jetë në gjendje t’ju rigjallërojë dhe përtërijë. Punë? Në rregull, ju vetëm duhet të përballeni me disa probleme të vogla financiare.
Virgjëresha
Duaje këtë ditë me një shtytje të këndshme të yjeve, veçanërisht për ata që janë beqarë. Në punë rezultate të shkëlqyera, kushtojini vëmendje vetëm shpenzimeve.
Peshorja
Sot yjet ju shtyjnë të hapni zemrën tuaj, ndaj lëreni veten të dashuroheni. Në punë ka pak lodhje të akumuluar por edhe suksese të mëdha.
Akrepi
Ky qiell është i bukur për dashurinë që më në fund mund të fluturojë. Për sa i përket punës, ka ardhur koha për të kërkuar stimuj të rinj, ndoshta ndiheni pak të ngecur.
Shigjetari
Tregohuni të kujdesshëm në dashuri, sepse mund të ketë disa çështje për t’u marrë dhe madje edhe pakënaqësi. Në punë bëni kujdes me fjalët sepse sot mund të rrezikoni të debatoni.
Bricjapi
Ka pak tension në planin sentimental, ka diçka për të sqaruar me partnerin dhe do jetë më mirë ta bëni menjëherë. Në punë do duhen pranuar disa kompromise.
Ujori
Në dashuri është ende një periudhë tensioni, duhet të keni durim. Në punë çdo gjë po shkon mirë edhe nëse ndoshta jeni pak të lodhur nga rutina.
Peshqit
Duhet të gjesh pak energji në dashuri, ndoshta ka pak statikë në çift, por duhet të flasësh qartë. Në punë po vjen një moment i artë, bëhuni gati.