Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të vështira për Kievin, madje trupat ukrainase do të përballen me kushte të vështira në fushën e betejës.
Ky është paralajmërimi i “Foreign Affairs”, në artikullin e të cilës shtohet se civilët ukrainas do të vazhdojnë të vuajnë nga sulmet e përditshme ruse.
Paralajmërime për momente të vështira nuk janë vetëm për palën ukrainase por edhe për ushtrinë e Putinit.
Revista paralajmëron se njësitë ushtarake të papajisura dhe të udhëhequra dobët të Rusisë do të pësojnë humbje të mëdha, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në aftësitë e mbetura ushtarake të Kremlinit.
Ndërkohë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA, gjeneral Mark Milley, ka deklaruar se deri tani ushtria ruse ka pësuar më shumë se 100.000 vdekje dhe plagosje në luftë.
“Dhe falë neglizhencës dhe indiferencës mizore të regjimit të Presidentit Vladimir Putin, mijëra të tjerë do të humbasin jetën këtë dimër për shkak të shpërfilljes së jetës njerëzore nga ana e tij”, shkruan “Foreign Affairs”.
Megjithatë në artikull ka edhe një parashikim pozitiv, siç është mundësia e çlirimit të Kriesë nga forcat ukrainase, falë edhe ndihmave të marra së fundmi në armatime nga Perëndimi.
“Foreign Affairs” vlerëson se, nëse bisedimet e paqes do të fillonin tani, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të duhej të ishte i hapur për një marrëveshje për Krimenë. Por nëse luftimet vazhdojnë në pranverë dhe verë dhe Ukraina i shkakton humbje të mëdha Rusisë, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për Zelensky që të lejojë Rusinë të vazhdojë pushtimin e përkohshëm të Krimesë.
Vlerësohet se deri në verë, Ukraina ka të ngjarë të fillojë të shënjestrojë pjesën më të madhe të infrastrukturës ushtarake të Rusisë në Krime në përgatitje për një fushatë gjithëpërfshirëse për çlirimin e gadishullit. Kjo do ta vinte në vështirësi Putinin në tryezën e bisedimeve dhe do të krijonte hapësirë për bisedime diplomatike ndërkohë që statusi përfundimtar i Krimesë mbetet i pazgjidhur, duke i ofruar Putinit një rrugëdalje nga Ukraina që nuk lejon rënien e tij politike dhe duke lejuar Ukrainën të shmangë një fushatë ushtarake jashtëzakonisht të shtrenjtë që mbi të gjitha nuk është e sigurt nëse do të ketë sukses.
Një marrëveshje do të kërkonte një tërheqje të menjëhershme të forcave konvencionale ruse në gadishull dhe do t’i hapte rrugën një referendumi që do t’i lejonte njerëzit e Krimesë, përfshirë ata të zhvendosur pas vitit 2014, të përcaktojnë statusin përfundimtar të rajonit.
Ndërsa në mënyrë që ukrainasit të rifitojnë Krimenë ushtarakisht, hapi i parë do të ishte frenimi i forcave ruse në rajonet e Kherson dhe Lugansk, si dhe në pjesën veriore të Donetskut. Ukraina më pas do të çlironte pjesën tjetër të provincës Zaporozhye dhe do të shtynte përmes Donetskut jugor deri në Detin Azov, duke ndërprerë lidhjen tokësore të Rusisë me Ukrainën.
Forcat ukrainase duhet të shkatërrojnë gjithashtu urën mbi Kalimin e Kerçit, e cila lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë dhe lejon Moskën të furnizojë trupat nga toka dhe hekurudha.
Pa atë urë, Kremlini do të detyrohej të rikthente opsionin e furnizimit detar, por kjo nuk do të mjaftonte për një pushtim rus.bw