2023, Tiranë / Onufri
Eshte nje vellim interesant qe sjell ne shqip nje poezi pak te njohur me autore moderne te letrsise hebraike. Ne fakt gjate procesit te strukturimit të ketij vellimi mendova se do ishte me mire qe autoret te viheshin sipas kronologjise se vitit te lindjes. Mendova gjithashtu se do ishte ineteresante qe te parfaqesoheshin edhe autore qe i perkisnin fillimeve te kesaj letersie, por gjate punes kuptova se per t’i sjelle denjesisht ne shqip ata, duhej nje pergatitje e madhe mbi njohjen e teksteve te shenjta per te kuptuar sa me mire idete qe percillen. E meqe nje gje e tille me mungonte, kam sjelle sa per ide vetem 5 autore te asaj periudhe, por qe kane rendesine e tyre ne vendosjen e themelit te letrsise moderne hebraikee ne te njejten kohe duke qene edhe mision i shenjte, duke e ruajtur gjuhen dhe konsitucionin shpirteror. Me tej vazhdoj me “baballaret” e kesaj letersie, me ata qe e revolucionarizuan kete letersi dhe per ta permbyllur me poetet bashkekohore, te cilet gjithashtu jane tejet intreresant.Per me tej eshte vezhgimi i shkurter historik qe i prezanton ata per lexuesin shqiptar, pjese e botimit. Mimoza Erebara
JUDA HALEVI (1085 – 1141)
O Zot!
O Zot! Emrin tënd
do të lëvdoj
Dhe mos u fsheh
Nga drejtësia jote
Unë kam dëgjuar,
Dhe besoj fort në ty,
As nuk do të pyes,
As nuk do të tundoj.
Shabat, dashuria ime
Përshëndes dashurinë time me verë dhe urime
Tri herë mirë se erdhe, Dita e Shtatë me gëzime!
Gjashtë janë skllevër -ditët e javës. Unë ndaj
Me ta kujdesje dhe,mundime
Megjithëse barrat duken të lehta, unë i mbaj
Për hirin tuaj të ëmbël, Shabat, dashuria ime!
Në ditën e parë i mësuar në detyrë
Unë shkoj i kënaqur, as nuk kërkoj shpërblim,
Ruaj buzëqeshjen tënde, gjatë gjithë kohës, dhe pres,
Ditën e bekuar nga Zoti, Shabat, dashuria ime!
A është dita e dytë e mërzitshme, dita e tretë e pandritur?
Ta fsheh diellin dhe yjet nga shikimi i ditës së katërt?
Çfarë më duhet mua, kush e ka dritën tënde,
orbitë e jetës sime? Shabat, dashuria ime!
Tingëllojnë lajmet e gëzueshme të ditës së pestë:
“Nesër do të sjellë lirinë!”
Në agim si një skllav,në pragmbrëmje si një mbret ,
Tryeza e Zotit pret, Shabat, dashuria ime!
Ditën e gjashtë zemra ime vërshon,
Çfarë prehjeje të lumtur do të njohë nata,
Kur në krahët e tu, mundi dhe mjerimi im
Janë harruar të gjitha, Shabat, dashuria ime!
Tani është muzg. Me dritë të ndritur, të kulluar
Nga një fytyrë e ëmbël, bota është e mbushur
Zhurma e zemrës sime është qetësuar
Sepse ke ardhur, Shabat, dashuria ime!
Sillni fruta dhe verë dhe uroni e këndoni të gëzuar,
mes thirrjesh: “Eja në paqe, o Dita e shtatë e bekuar!”
Himni për Ditën e Shlyerjes
Zot, shërbëtorët e tu të përulur dëgjojnë,
Lutës tani para Teje,
Ati ynë, nga lutja e fëmijëve të Tu,
ju lutem! Mos u ktheni!
Zot, populli Yt, i shtypur rëndë është,
Nga thellësia të përgjërohem;
Ati ynë, le të mos bëjmë gjë sot,
Qaj kot tani, para Teje.
Zot, fshije krenarinë tonë të keqe,
Të gjitha mëkatet tona;
Ati ynë, për hir të mëshirës Tënde,
Më fal, ju lutem!
Zot, nuk sjellim asnjë sakrificë,
Lutjet dhe lotët të përgjërohen;
Ati ynë, merr dhuratën që të bëjmë,
Zemra të penduara, para Teje.
Zot, delet e tua kanë ecur larg,
Mblidhini para vetes ato;
Ati ynë, le të na dojë bariu Yt
Na udhëzo, ju lutem!
Zot, faljen Tënde për të gjithë
Që në të vërtetë, të lutemi Ty!
Ati ynë, gjatë mbrëmjes
Tani gjeni hirin para Teje.
Zot, shërbëtorët e tu të përulur dëgjojnë,
Lutës tani para Teje;
Ati ynë, nga lutja e fëmijëve të Tu
Mos u ktheni, ju lutem!
EPHRAIM LUZZATTO (1729 – 1792)
Tri vajza
Tri vajza ishin ulur
Rreth tryezës së saj
Ajo u lut te Krijuesi
Duke i thënë:
“Më dhuro edhe mua djem
të lutem!”
Ai e dëgjoi dhe nxitoi pastaj,
Drejt saj,
Dhe ajo u ngjiz edhe një herë,
-Dhe lindi një djalë.
RACHEL LUZZATTO MORPURGO (1790 -1871)
As nuk kam bërë asgjë këtu që të më kishin futur në birucë (Zanafilla 40:15)
Oh, Lugina e shkretë
Oh! E shkretë luginë, shtrihet nën mjegull, errësirë,
Deri kur do të më mbani të lidhur
nën pranga bronzi e me zinxhirë?
Unë do të doja të vdisja më mirë,
e të zgjidhja të banoja nën të Zotit hije
Se sa rri e vetmuar në thellësi të ujit që nga mali bie
Dhe kodrat e përjetshme t’i shikoj nga larg
Dhe lulet farfuritëse, me petalet e tyre shumëngjyrëshe
do të më dhurojnë përjetësi.
Unë do të marr krahët e shqiponjave, e do t’i ngre sytë,
Të vështroj diellin, e të ngre lart të prangosurin, ballin tim!
O qiej! sa të drejta përkëdheljet tuaja mbi ballë,
Aty ku liria është, përjetësia patjetër do të shfaqet,
Ku erërat po fryjnë që tani, nëpër shkrepat tona në mal
NAPHTALI HERZ IMBER (1856 – 1909)
Hatikvah / Shpresa
Për aq sa thellë në zemër
një shpirt hebre shumë dëshiron
dhe drejt Lindjes
sytë i kthen nga Sioni
shpresa jonë nuk do të humbasë
shpresa e dy mijë vjetëve
të jemi një komb i lirë në tokën tonë
tokën e Sionit dhe Jeruzalemit
Hatikvah (hebraisht: הַתִּקְוָה, haTīqvā, [hatikˈva]; lit. ‘Shpresa’) është himni kombëtar i Shtetit të Izraelit. Pjesë e poezisë hebraike të shekullit të 19-të, pasqyron dëshirën 2000-vjeçare të popullit hebre për t’u kthyer në Tokën e Izraelit dhe për ta rimarrë atë si një komb të lirë dhe sovran.
HAYIM NAHMAN BIALIK (1873 – 1934)
Pas vdekjes sime
Di çfarë do thoni ju për mua:
Këtu është një burrë dhe një pamje, ai nuk është më
Ai vdiq shumë para kohës së tij
Muzika e jetës i ndaloi
Ah, trishtim! Këtu ka këngë të tjera për të,
Tani ai është i humbur,
Përgjithmonë.
Ah, dhimbje e madhe! Ai ka një violinë
E luan për t’i folur shpirtit
Që prej tij është zmbrapsur,
Sekreteve të zemrës,
Tingujt fuqishëm vibrojnë
Ai luan butësisht
me gishtat që kërcejnë
Mbi tela
Një të vetme melodi
Thellë, brenda zemrës së tij
Ah, trishtim!
Gjithë jetën e tij vrapoi drejt një kënge
Të qetë
Viteve për tingujt e
një zemre pikëlluese,
para se të pikëllohej vërtetë
Duke shpresuar se do ishte një dashnor
Ku zjarri i zemrës
Do digjte jo vetëm atë vetë,
Por edhe atë, që kurrë nuk erdhi.
E madhe kjo dhimbje,
Atje ku në vend të burrit- mbetet hija!
Ai nuk është më,
Muzika e jetës së tij ndaloi
Atje ku shkoi, një tjetër këngë ka për të
Tani ai është i humbur,
Përgjithmonë!
Vetëm
Erë e lehtë, në çdo gjë dritë e praruar
Këngë të reja pëshpëriten këtë mëngjes
Vetëm unë, zog i vogël, jam i detyruar
Nën këndin e Shekhina’s të hesht,të pres
Vetëm. Unë qëndroj vetëm këtë mëngjes
Në Shekhina’s-in këndthyer plot dritë
Dridhet zemra ime, unë e di, dhe frikën tret
Frikën e tejhumbur për të vetmin bir
U shtyva në çdo kreshtë drejt kërkimit
Dhe majtas e gjej në një qoshe të shkretë
Të fshehur si hije në shtëpinë e Studimit
Që në ditë-heshtje ndan dhimbjen e vet.
Shekhina’s- fjale hebraike që do të thotë “banim” ose “vendbanim” i Zotit dhe tregon një vend. Ky koncept është i pranishëm në të gjitha fetë abrahamike, veçanërisht në judaizëm, krishterim dhe islam. Bibla hebraike përmend disa vende ku prania e Perëndisë ndihej dhe përjetohej si Shekhinah, duke përfshirë shkurret që digjej dhe renë që qëndronte në malin Sinai. Shekhinah shpesh përfytyrohej si një re ose si një shtyllë zjarri dhe quhej lavdia e Zotit
Bisku i tulatur
Një bisk u tulat thellësisë së trungut
E në gjumë në palcën e tij u fashit
Kështu edhe unë në palcë të dimrit fjeta
Dhe fruti i ëmbël u poq gjatë lugut
– ç’të bëj tani me trungun tim në dritë?
Me biskun tim, ku mbahet fort jeta?
Fruti u poq dhe lulja gati iu harrua
Vetëm gjethja nazike mbijetoi
Një ditë, nga këto të ashpra ditë,
Do çmendet dimrit shqota e tërbuar,
E do bjerë mbi lulen e pagojë
Ku në tokë do mbetet veç vdekje, hi
Netët memece në këtë çmendurirë
Pafundësisht ditës do t’i jepen
Pa përgjigje, duke më lënë shurdh,
Të vetëm, pa bisk, pa gjeth’, në errësirë,
Në palcën e ngrirë të trungut, në heshtje,
Kokëgjakosur pas të gurtit stoik mur.
Po, në rizgjim, në pranverë
Vetëm unë do jem zotëruesi, ai,
Që do hap zemrën e trungut që fle
Plot me bisqe të gjelbërt, gati të etertë,
pa gjemba gjakosës që në kërcell rrinë
Me të ëmblin frut fshehur në gjeth.
SHAUL TCHERNICHOVSKY (1875 – 1943)
Kredo
Qesh me të gjitha ëndrrat e mia pa kuptim!
Qeshni po unë do ta përsëris përsëri
se unë ende besoj fort tek njeriu,
ashtu siç besoj edhe tek ti.
Nga pasioni i etur i shpirtit të tij
lidhjet e lashta po derdhen: jetë!
sepse zemra ia dëshiron lirinë
sikur edhe buka për trupin mbetet
Shpirti im fisnik nuk mund të udhëhiqet
për hunde vetëm se aty me mua rri
sepse zemra ime beson e për njeriun nxitet
pasi prej tij ka lindur çdo fëmijë
Jeta, dashuria dhe energjia do të nxitojnë
në zemrat tona të fryhen dhe të rrahin,
derisa shpresat tona në parajsë të shkojnë
nga toka, nën këmbët tona, që kohën matin.
Shqiponja
Shqiponja! Një shqiponjë në male,
Një shqiponjë në male,
e lehtë dhe e ngadaltë –
Veç për një moment, ajo thjesht po kalonte pranë,
Deteve të kaltër lundrues, lazdrues,
që u zgjuan nën kënaqësinë e hyjnore
Nga zemra e diellit dhe e qiellit –
duke u rrotulluar pa fjalë,
në dritën e zjarrtë prore
Shqiponja! Një shqiponjë në male,
Një shqiponjë në male,
Trupi i hijshëm, pendët e errta,
krahët e gjerë dhe syri i ndritshëm,
Fluturon si një shigjetë me hark ajo,
duke u rrotulluar gjithë kujdes në qiell
Ndjekëse ndër shtigje e gjahut të ri
midis shkrepave e kërpudhave nën shi
Shqiponja! Një shqiponjë në male,
Një shqiponjë në male,
Rrëshqet hapësirash me prekje të mrekullueshme,
me krahë të mbyllur në qiell,
Ngrirë për një çast,
pastaj lëkundet si një gjilpërë e vetme, e ndriçueshme,
Ku dhe turbullimi më i vogël,
e çon atë drejt mjegullës në ag
Shqiponja! Një shqiponjë në male,
Një shqiponjë në male,
E lehtë dhe e ngadaltë,
duket në një çast ajo, që thjesht po kalon pranë,
Tokë, një shqiponjë është në male!
Nëpër fytyrën tënde hija e saj rrëshqet
Prej krahut gjigand që përkëdhel,
malet e plotfuqishëm të Zotit që na sheh.
Voal.ch