Drejtori i ISSH, Astrit Hado tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se rritja e jetëgjatësisë dhe ulja e numrit të lindjeve mund ta çojë skemën e pensioneve në kolaps.
Hado shpjegoi se sipas projeksioneve kjo pritej të ndodhet pas 40 vjetësh, por po ndodh 20 vjet më herët.
“Skema e pensioneve ka gjasa të shkojë në kolaps me këtë ritëm të rritjes së jetëgjatësisë me 6 muaj. Një rritje shumë e lartë dhe ulje të lindjeve. Ne këtë e kishim parashikuar të ndodhte pas 40 vitesh, por duket se kemi gabuar me 20 vite”, tha Hado. /dita