Një burrë iu afrua një gruaje e cila po mbushte ujë në pus dhe e pyet:
_ “Çfarë është intriga e grave…!?”
_ Ajo nisi të qajë dhe të ulërijë me zë të lartë me qëllim që ta dëgjonin banorët e fshatit.
_-Burri shumë i trembur dhe i hutuar i tha:
_ “Pse po qan e po bërtet..!?”
Ajo u përgjigj:
_ “Që të vijnë banorët e tjerë dhe të të vrasin sepse ti dëshiron të më lëndosh dhe të më bësh keq.”
Ai ia ktheu:
_ “Nuk kam ardhur për të të lënduar, por kam vënë re zgjuarsinë tënde prandaj erdha dhe të pyeta.
Dëshira ime për të biseduar me ty nuk ka lidhje me bukurinë tënde dhe epshin tim.
Nuk do të të lëndoja kurrë.”
Nderkohe banoret kishin ndigjuar britmat dhe ishin nisur drejt burimit…
Gruaja e mori kovën me ujë dhe e hodhi mbi trupin e saj duke u lagur e tëra.
_ Burri i habitur akoma më shumë me sjelljen e saj, e pyet:
_ “Për çfarë arsye e bëre këtë veprim ..!?”
_ Ndërkohë erdhën banorët e tjerë të fshatit dhe gruaja u tha atyre:
__ “Po mbytesha dhe ky njeri më shpëtoi jetën….”
_ Banorët e falenderuan burrin dhe e shpërblyen për këtë akt heroik.
Pasi banorët u larguan, burri e pyeti gruan:
_ “Pse e bërë të gjithë këtë..?”
Ajo u përgjigj:
_ “Kështu është gruaja..!
_ Nëse e lëndon, të vret… Ndërsa, nëse e bën të lumtur, ajo të bën hero…!
Komentet