Studentët po japin provimin e fizikës në universitet. Hyn i pari, ulet dhe profesori e pyet:
– Je në tren, është shumë vapë… si ia bën?
– Epo… Unë hap dritaren.
– Mirë! Pra, tani ju llogaritni ndryshimin në entropinë e shkaktuar nga kjo ngjarje.
– Në të vërtetë entropinë, unë…. tani nuk e di….
– A, nuk e di? Pra, duhet ta dish! Është një pyetje shumë e lehtë! Nëse nuk e di këtë, mund të largohesh menjëherë. Tjetri!
Një student i dytë mbërrin dhe profesori ia bën këtë pyetje edhe atij, pa sukses. Kjo ndodh edhe me nxënësin e tretë, të katërt etj. Me studentin e fundit profesori këmbëngul gjithmonë me të njëjtën pyetje:
– Pra, je në tren, është shumë vapë: si ia bën?
– E heq xhaketën
– Po, por është përsëri vapë… si ia bën?
– E zbërthej këmishën…
– Eh, por është edhe më vapë: si ia bën?
– Freskohem me gazetën.
– Mirë atëherë! Por është ende nxehtë, shumë nxehtë! Si ia bën?
– Dëgjo, prof, le të jetë sa të dojë vapë, por atë dritaren e mallkuar nuk e hap as i vdekur! Mirë?!!!
Komentet