Sherlock Holmes dhe Dr. Watson shkuan në një udhëtim kampingu. Pas një vakti të mirë me një shishe verë, ata u shtrinë për të kaluar natën dhe shkuan të flenë.
Disa orë më vonë, Holmes u zgjua dhe shtyu mikun e tij besnik: “Watson, shiko lart në qiell dhe më trego çfarë shikon.”
Watson u përgjigj: “Unë shoh miliona e miliona yje.”
“Çfarë të thotë kjo?”
Watson mendoi për një minutë: “Astronomikisht, më thotë se ka miliona galaktika, dhe potencialisht miliarda planetë. Astrologjikisht, unë vëzhgoj se Saturni është në Luan. Nga pikëpamja horologjike, konkludoj se ora është afërsisht tre e katërta. Teologjikisht, unë mund të shoh se Zoti është i gjithëfuqishëm dhe se ne jemi të vegjël e të parëndësishëm. Meteorologjikisht dyshoj se do kemi një ditë të bukur nesër. Po ti çfarë mendon?”
Holmes heshti për një minutë, pastaj foli: “Mendoj se dikush na ka vjedhur çadrën!!!”.
Komentet