Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu është takuar me ministrin armen të Mbrojtjes, Seyran Ohanyan i cili ndodhet në Moskë për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së Bashkësisë së Shteteve të Pavarura
MOSKË – Mes Federatës Ruse dhe Armenisë nënshkruhet marrëveshja për formimin e sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu është takuar me ministrin armen të Mbrojtjes, Seyran Ohanyan i cili ndodhet në Moskë për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thuhet se në takim janë negociuar aktivitetet e përbashkëta ushtarake të planifikuara për tu realizuar në vitin 2016.
Ministri rus Shoygu ka deklaruar se plani i përbashkët i veprimi për vitin 2015 është zbatuar plotësisht, janë kryer stërvitje të përbashkëta, janë trajnuar ekspertë ushtarakë armenë, dhe në akademitë ushtarake ruse janë dërguar më shumë oficerë.
Ndërsa Ohanyan ka shprehur falënderimet ndaj Rusisë për mbështetjen e dhënë ndaj Armenisë në fushat ushtarake.
Ohanyan duke rikujtuar planin e veprimit të përbashkët ushtarak për vitin 2015 mes Rusisë dhe Armenisë, theksoi se deri më sot nuk ka patur një plan veprimi të plotë mes dy vendeve.
Pas takimit Shoygu dhe Ohanyan në emër të garantimit të sigurisë kolektive në rajonin e Kaukazit nënshkruan një marrëveshje për krijimin e sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore mes Rusisë dhe Armenisë.
Në ditët e kaluara zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjeorgjisë, kishin pretenduar se Rusia kishte dërguar sisteme raketore “Iskander” në Osetian Jugore e cila shpalli pavarësinë e njëanshme nga Gjeorgjia.
Komentet