Adami po rrinte mbi një degë peme në Kopshtin e Edenit dhe ndihej shumë i vetmuar.
Dhe Zoti e pyeti:
– Çfarë nuk shkon?
Adami u përgjigj:
– Nuk kam me kë të flas.
Pastaj Zoti tha se kishte ndërmend të krijonte një bashkëshorte për atë. Ajo do të ishte një grua.
– Ajo kurrë nuk do të thotë se ka dhimbje koke dhe do t’ju japë dashuri dhe pasion sa herë që ta kërkoni.
Dhe Zoti shtoi:
– Kjo grua e bukur do t’ju sjellë ushqimin, do t’ju gatuajë, do t’i lajë e hekurosë rrobat tuaja. Ajo do të jetë dakord me ju për çdo vendim që dëshironi të merrni, nuk do t’ju shqetësojë kurrë dhe do të jetë gjithmonë e para që do të pranojë se ka gabuar kur ju nuk jeni dakord me të. Ajo do t’ju lavdërojë ju dhe do të rrisë fëmijët tuaj; ajo nuk do t’ju kërkojë të ngriheni natën për t’u kujdesur për ta.
Atëherë Adami e pyeti Zotin:
– Por sa më kushton një grua e tillë?
Zoti u përgjigj:
– Një krah dhe një këmbë!
Adami u mendua për një moment dhe e pyeti:
– Çfarë mund të kem shkëmbim për një brinjë?
Pjesa tjetër është histori!!!
Komentet