VOAL

VOAL

Disa vlerësime për veprën “Fjalori leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe” të prof.dr.Gjovalin Shkurtaj – Nga Gjekë Gjonaj

August 27, 2022

Komentet

Botohet në Tiranë libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria” mbi jetën e poetit

VOA/Ilirian Agolli

Një libër mbi jetën e poetit dhe gjuhëtarit të shquar shqiptar Martin Camaj nën përndjekjen e pandërprerë të Sigurimit famëkeq të Shtetit gjatë diktaturës komuniste publikua sot në Tiranë gjatë një tubimi, ku morën pjesë studiues e veprimtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Libri “Martin Camaj – Përndjekja dhe Liria” përfshin një dokumentacion të gjerë të kësaj përndjekje në Evropë dhe në SHBA, ndërsa autori i njohur krijonte një seri veprash poetike dhe albanologjike me vlera të rralla për kulturën shqipe.

Vera, mbesa e poetit dhe gjuhëtarit të njohur shqiptar Martin Camaj, përgatiti librin mbi jetën e tij të përgjuar brenda dhe jashtë vendit nga Sigurimi famëkeq i Shtetit.

Libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria”, mbështetet kryesisht në dokumentacionin e marrë prej Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, ku pasqyrohet përndjekja e tij prej një seri anëtarësh të shërbimit të fshehtë në Evropë dhe në SHBA, teksa profesori lëvizte për veprimtaritë shkencore në shumë vende.

Studiuesi i njohur nga Kosova, prof.dr. Isak Shema, tha në tubim se e ka njohur autorin Martin Camaj në vitet 60 të shekullit të kaluar, dhe se ka studiuar në detaje konceptet letrare, shkencore e krijuese të tij, në një periudhë jashtëzakonisht të rëndë për shqiptarët e Kosovës.

Ai vlerësoi Camajn si një shkrimtar, poet e gjuhëtar i shqipes me një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe shkencave albanologjike, i cili ishte përfshirë në gjithë programet shkollore e studimore të Kosovës.

“Ne e nderojmë përjetësisht Martin Camajn. Kemi për të vlerësimin e lartë shkencor e kulturor, për këtë njeri të shquar, i cili mbetet si një ndër ikonat e letërsisë shqipe si dhe të gjuhësisë shqiptare, veçanërisht sa i takon aspekteve të qytetërimit shqiptar”, tha zoti Shema.

Martin Camaj është një nga autorët me më shumë ndikim në kulturën shqipe dhe qarqet artistike në Kosovë, i studiuar dhe botuar rregullisht atje, teksa i botoi poezitë e para në revistën “Jeta e Re”, dhe vëllimet e tij poetike ishin ndër librat e parë me poezi në shqip të publikuar në Prishtinë.

Por ndryshe nga Kosova, krijimtaria e Martin Camajt ishte rreptësisht e ndaluar në Shqipëri. Studiuesi i njohur akademik Gjovalin Shkurtaj kujton takimet e pakta me prof. Camajn jashtë Shqipërisë dhe vlerëson krijimtarinë e tij letrare si dhe studimet gjuhësore albanologjike mbi arbëreshët e Italisë.

“Martini është i lidhur shumë ngushtë me tokën shqiptare dhe me arbëreshët e Italisë. Prania e Martin Camajt te revista “Shejzat” bashkë me Ernest Koliqin si dhe me atë yjësi njerëzish në emigracion, që punonin për gjuhën shqipe, kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në fushën e gjuhësisë dhe albanologjisë”, tha zoti Shkurtaj.

Krahas krijimtarisë letrare, poeti Martin Camaj ishte po ashtu edhe një gjuhëtar i shquar, ndonëse i mohuar në atdhe, ndonëse drejtoi katedrën e albanologjike në Universitetin e Mynihut, ku krahas studimeve të tij, përgatiti edhe një grup të gjerë studiuesisht të rinj të pasionuar pas albanologjisë.

Drejtuesi i shtëpisë botuese Nacional dhe studiuesi Mujo Buçpapaj, tha se Martin Camaj ishte njëri prej autorëve më të shquar të shqipes jashtë vendit, që diktatura i përndiqte dhe veprat e tyre i kishte ndaluar të qarkullonin, ndërsa brenda Shqipërisë vrau dhe burgosi dhjetëra shkrimtarë.

“Gjatë viteve 1945-48 dramaturgu Ndre Zadeja, poeti Lazër Shantoja, poeti Bernardin Palaj, romancieri Anton Harapi dhe publicisti Gjon Shllaku u ekzekutuan. Poeti Vincens Prennushi vdiq në burg pas torturash të rënda, ashtu si dhe botuesi e prozatori Dom Ndoc Nikaj. Ndër intelektualët që u ekzekutuan ishte botuesi arbëresh terenc Toçi, botuesi Nebil Çika, shkrimtari baba Ali Tomori dhe poeti Manush Peshkëpia”, theksoi zoti Buçpapaj një pjesë nga fondi i gjerë i artistëve dhe dijetarëve të dënuar nga diktatura komuniste.

Në dokumentet e përfshira në libër pasqyrohet edhe veprimtaria shoqërore e poetit e gjuhëtarit Martin Camaj në Evropë dhe SHBA, e raportuar me shkrim nga përndjekësit e tij, informatorë të shërbimit të fshehtë, mbi takimet e shumta si dhe intervistat publike të tij në Zërin e Amerikës në vitet 80.

Libri botohet në 99 vjetori e lindjes së poetit Martin Camaj dhe në 32 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta dhe synon të hedhë dritë mbi përndjekjen çnjerëzore të diktaturës komuniste ndaj emigracionit politik jashtë Shqipërisë.

Migjeni, shkrimtari më modern i letërsisë shqipe të viteve ’30

Para 113 vitesh lindi poeti i mjerimit dhe i fshikullimit të padrejtësisë, shkrimtari më modern i letërsisë shqipe të viteve ’30.

 

Migjeni është një ndër figurat më të shquara të letërsisë shqiptare mbas Rilindjes, përfaqësues i realizmit kritik të viteve ‘30. I lindur në një familje të varfër, mësimet e para i mori në qytetin e lindjes në Shkodër dhe me vonë në Tivar e Manastir. Ai punoi si arsimtar në Shkodër, Vrakë e Pukë nga vitet 1932 deri në 1937. Në veprën e tij, Migjeni pasqyroi gjendjen e vajtueshme të popullit shqiptar dhe shtresat e varfra. Migjeni shprehu protestën dhe revoltën, ëndërroi për një botë të re me aspirata të reja. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, gjithashtu, ndau dje foton e banesës ku ka lindur poeti Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), e cila është Monument Kulture, Kategoria l e shkrepur nga fotoreporteri Genti Demolli.

VARFËRIA

Migjeni, konsiderohet që kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai trajtoi varfërinë e viteve kur jetoi, me krijime të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, etj., fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit. Një shtysë të posaçme mori përhapja e krijimtarisë së tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet ’30 kishin qenë pjesërisht të pabotuara. Mirkoja – siç e thërritnin Milloshin të vogël – u lind më 30 shtator 1911 sipas kalendarit julian, që i bie 13 tetor 1911 me kalendarin gregorian. Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku ndoqi gjimnazin e ultë po në serbisht. Daja, Jovan Kokosheviqi, i nxori bursë për në gjimnazin e Manastirit, ku kreu dy vitet e fundit të semimaturës më 1925/26 dhe 1926/27.

Më pas fitoi të drejtën e studimit shkollim fetar dhe u regjistrua në seminarin ortodoks “Shën Gjon Teologu”. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet “bir i Gjergjit, tregtar”. Me atë “Dëftesë Pjekurie” e përcaktonte për detyra klerikale. Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Një vit qëndroi pa punë, më pas në vitet 1933-1935 punoi si mësues filloreje në Vrakë kur u sëmur ose iu përkeqësua tuberkulozi. Vitin arsimor 1935-36 kthehet dhe shërben në Shkodër; vitin pasardhës kërkoi që ta transferonin në Pukë – ku përfitoi edhe për shëndet, ndërsa dimrit kthente në Shkodër. Në Pukë i përkeqësohet shëndeti, e zë hemoftiza dhe më 22 dhjetor 1937 shkoi në Torino, ku shpresonte të studionte për letërsi pasi të kurohej. Pas një operacioni të pasuksesshëm në spitalin Valdensian të Torre Peliçes, ndërroi jetë më 26 gusht 1938. Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë.

KRIJIMTARIA

Punën si shkrimtar Migjeni e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha dihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm. Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si “Zgjimi”, “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Shpirtënit shtegtarë”, etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë (“kalbësinave që kërkojnë shejtnim”).

Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për “një agim të lum e të drejtë kombëtar”, me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik. Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira (“Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në “Poemën e mjerimit”, veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si “Zoti të dhashtë” etj.,

Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare (“Të çelen arkapijat”, “Studenti në shtëpi”). Në “Studenti në shtëpi” vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar (“Kanga skandaloze”, “Programi i një reviste”, “Novelë mbi krizën” etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat “Luli i vocërr” dhe sidomos te “Zeneli”, shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore (“Mollë e ndalueme”). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t’i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia – këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit.

Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës. Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë. Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. (“Veprat” e plota të Migjenit janë botuar tre herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tij janë botuar studime e artikuj të shumtë.

SËMUNDJA

Tuberkulozi e kishte përndjekur vite të gjata si një demon i pamëshirshëm “shenjtorin” e poezisë shqipe. Por hapat e tij fundit nisën gushtin e 82 viteve më parë, hapa të cilët rendën gjëmimshëm në zbrazëtinë që do të gërryente grahma e tij e mbrame. Më 12 gusht 1938 Migjeni shtrohet në spitalin “Opsadale Valde”, Bari, Itali. Tre ditë më vonë, Migjeni i nënshtrohet një operacioni të rëndë, ku i hiqet një pjesë e madhe e mushkërisë. Në 15 gusht 1938 Migjeni bie në koma, për të mos u përmendur më. Gjendja e tij në koma vazhdoi plot 11 ditë. Më 26 gusht 1938 afër mesnatës zemra e Migjenit kishte ndaluar. Pas një agonie të gjatë ditën e premte të datës 26 gusht 1938 në orën 11 e 40 minuta poeti mbylli sytë për të mos i hapur më kurrë. Pranë tij ndodhej motra Ollga, e cila ishte duke ndjekur studimet për matematikë në atë periudhë në Torino. Gjithashtu, së bashku me të ishin të pranishëm prifti valdez, protestanti Giulio Tron dhe personeli mjekësor. Këtë fakt e vërteton edhe faksimilja e cila lajmëron aktin e vdekjes e përpiluar nga Davide Taghiero, të hartuar në orën 13 e 30 minuta. E motra Ollga si dhe personalitet të bashkësisë shqiptare në Torino, mjaft të prekur nga vdekja e tij falënderuan stafin mjekësor të spitalit Valdez, priftin Giulio Tron si dhe drejtuesit e “Villa Elisa”, ku e motra e poetit ishte strehuar në kohën kur ai ndodhej në sanatorium. Ata menjëherë njoftuan për vdekjen e tij me një nekrologji të botuar nga e përjavshmja “La Voce Del Pellice”. Nekrologjia: “Ka ndërruar jetë të premten e shkuar, në spitalin valdez, i riu shqiptar Millosh Gjergj Nikolla, vjeç 27. Funerali do të kryesohet nga prifti zoti Giulio Tron dhe do të zhvillohen të shtunën pasdite. I shprehim ngushëllimet motrës Ollga, e cila me dashuri është përkujdesur për të deri në momentet e fundit duke i shprehur dhe familjes ngushëllimet tona.”. Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Iu dha titulli “Mësues i Popullit” pas vdekjes në vitin 1957. Panorama

Basi shqiptar Hektor Leka më 6 tetor duke interpretuar tek “Messa di Gloria” e Puçinit në Teatrin “Marlena Bonezzi”

Më datë 6 tetor në orën 20:30 në Teatrin “Marlena Bonezzi” të Monfalcone – s në bashkëpunim me Orkestrën Filarmonike “Città di Monfalcone” dhe korin “Città di Trieste” do ekzekutohet “Messa di Gloria” e kompozitorit të mirënjohur Giacomo Puccini me rastin e manifestimeve që zhvillohen gjatë këtij viti më rastin e 100 vjetorit të largimit nga jeta të gjeniut të madh.

Solistet do jenë basi shqiptar Hektor Leka, tashmë prej 28 vjetësh, këngëtar lirik i Teatrit “Giuseppe Verdi” të Triestes, se bashku me kolegun e tij tenorin Andrea Semeraro i cili vjen nga Teatri La Scala i Milanos.

Drejtimi muzikor është i M° Cristina Semeraro dhe edhe dirigjentja fikse e orkestrës.

Basin shqiptar do kemi rast ta dëgjojmë se shpejti me një produksion shumë të veçantë për të cilin do ju informojmë në ditët e ardhshme.

 

TAHIR BEZHANI, NJË LIRIK NGA GJAKOVA- Nga Qazim D. Shehu

Për librin me poezi “Piskamë e heshtur”, botoi Nacional, Tirane

 

“Tahir Bezhani është një poet shprehës, që vizaton me dorë të lirë, poet i historisë së vjetër e të re. Në këtë kuptim ai është pasardhës dhe bashkohës i të mëdhenjëve Din Mehmeti e Ali Podrimja, por di të veçohet si çdo poet i mirë që vrullet e veta i përcjell përmes një verbi origjinal”.

 

Kam pasur rastin të lexoj disa libra me poezi të poetit gjakovar, Tahir Bezhani, duke u befasuar nga një poezi që gurgullon pastërtisht, ose shëtit si një nimfë e hutuar në oazën e mrekullueshme trojeve të Gjakovës nuse. Tahir Bezhani është nga Smolica e Rekës së Keqe, i dënuar nga regjimi serb, autor i disa librave monografik, po më së shumti poet, prej nga portreti i tij vizatohet në rritje nga një vëllim në tjetrin përmes kërkimit, inspirimit dhe detonimit. Sa herë flasim për poezinë gjakovare ndërmendemi për dy ikonat e saj, Din Mehmeti dhe Ali Podrimja, të cilët “kënduan edhe kur ishte ndalua” siç shprehet poeti elokuent Esat Mekuli. Por edhe duke menduar Gjakovën, këtë qytet të magjishëm dhe lavdiplotë vetvetiu futesh në mendimin se impulse enigmatikë të këtij qyteti rrisin vazhdimisht poet, dhe, një ndër ta, është edhe Tahir Bezhani. Pasi lexon librat e tij rri e mendon për të gjetur tiparin dallues, si mund ta përkufizosh me pak fjalë portretin e tij, mënyrën e strukturimit të vjershës, shqetësimin poetik, për të hetuar njëkohësisht tonet e ndërthurura, të cilat ecin në një paralele ekzistente në marrëdhënie me një botë të caktuar përjetimesh, reflektimesh ,hovesh, në një interaksion impulsesh të shpirtit njerëzor. Tahir Bezhani është poet shprehës, që vizaton me dorë të lirë, poet i truallit të historisë së vjetër e të re. Në këtë kuptim ai është pasardhës dhe bashkohës i të mëdhenjve Din Mehmeti e Ali Podrimja, por di të veçohet si çdo poet i mirë që vrullet e veta i përcjell përmes një verbi origjinal. Poezitë e veta i ka botuar pas vitit 2000,kohë kur Kosova është gjendur e lirë pas një nate të gjatë robërie, kur u desh të kuptohet se shtegu i lirisë nuk paska qenë aq larg. Por Bezhani ka shkruar që kur ishte nxënës, ka bashkëpunuar me gazetën Rilindja ,duke e pritur daljen në publik me libra me fillimin e lirisë. I prirur gjithnjë drejt një komunikimi të sinqertë me kohën, njerëzit, sendet përreth, kujtesën dhe harresën, ai i ka ditur të mbajë një drejtpeshë emocionale për të përcjell ndjesinë e tij ku ndihet besimi, vullneti drejt ardhmërisë. “Prit, këngë, mos u nxito, jashtë është mjegull ,errësirë….” “Nga zemra e pëlcitur, këngë e kuqe, këngë e bardhë….” Në zjarrishtën time, këngë e mall….” Një fyell prej ashti ka ligjëruar luftërave të përgjakura….” Mos Hesht poet kur fryjnë stuhitë brenda lëkurës tënde…”

Bezhani e thekson fort identitetin historik të njeriut të Kosovës si identitet i mbruajtur nga grimcat e dheut të vet, plazma e gatuar me dëshira të mëdha për të njohur “vetveten” siç thotë Naimi i madh. Gjithnjë më ka emocionuar figura e fyellit prej ashti. Nëse do ta perceptonim kohën e Kosovës ,brenda saj kohën e individit, do të shohim se ajo është koha e ndërtimit të epokave heroike, e martirëve, ashti i të cilëve u bë fyell dhe lule…

Bezhani është poet konkret me detaje që rrokin e mbartin domethënie kontekstuale pa i shpëtuar misionit të poetit dhe rravgimit të ndërgjegjes së kohës, sepse vetëm kështu e kanë parë veten dhe s’mund ta shihnin ndryshe. Kjo degë e pikëlluar e poezisë shqipe ka ditur të ruaj blerimin përmes trimërisë. Kënga dhe koha ecin si dy përmasa të njëjta në poezinë e këtij autori, duke thirre për shfrim ndjenja të një sublimiteti aktiv. Prej tyre dalin dhimbjet si një tufë pëllumba të gjakosur nga predha në pyll prej tyre del një ofshamë, sepse poeti i vërtetë ,kur e shikon popullin e tij të shënuar në syrin e ciklonit, nuk mund të hiqet mënjanë, asesi nuk mund ta mbajë fjalën e ndryeme. “ Mos hesht edhe nëse bjeshkët rrënohen mbi ty”, porosit poeti.

Mjaft poezi na japin një këndellje malli, ato iu drejtohen njerëzve që s’e panë Kosovën të lirë, duke ikur buzëplasur e zemërcoptuar nga kjo botë. Shfrimet lirike vijëzohen nga një sizmikë e lehtë elegjiake sepse: Dashuria është vuajtje, vuajtja është dashuri, prandaj e dua vuajtjen”, duke i nënkuptuar ethet e vuajtjes si ethe të krijimit poetik. Duke ndalur e vazhduar më tutje në poezinë e Bezhanit, do të vëmë re individin e shqetësuar , të Kosovës e më gjerë, individ që shpaloset nëpër dehjen e një kohe të re, të kohës së lirisë së arsyetuar, por edhe të prirur për të gjetur ekuilibrat e brishta të jetës me tendencë njohëje.

Si poet refleksiv, ai dallohet për spontanitet të kënaqshëm, i frymëzuar nga çdo gjë që e rrethon, në tentativë të përhershme, për t’ia hequr një mantel errësire, gjërave të dukshme e të padukshme. “ Errësira më shpon e ku të futem s’kam, e si të mbyll plagën që rreth meje rrjedh, bukuri e zezë”. Nëse do t’i komentonim këto vargje, do të na shkonte mendja se poeti e quan të nevojshme të largohet nga errësira, po ajo frushullon si një ajër i pa thithur, po tepër i domosdoshëm për të kuptuar për të kuptuar vlerën e dritës. Transparence e verbit poetik në pamje të parë jep një dekoracion, qëndisja e të cilit nuk synon simetrinë e imazheve të sakta, po në të vërtetë, poeti synon thellësinë nëpërmjet një apo dy detajesh që mbartin vlerë shumështresore. Këtë e vë re edhe poeti Din Mehmeti duke u shprehur se poezitë e Bezhanit janë poezi të thellësisë e jo të jashtësisë. Në ilustrim shohim poezinë “Në teatër”, ku citojmë:” Mbrëmë në teatër Makbethin, në fund duartrokiti vetëm elita”. Shihet se e thjeshta i ka arritur kuptimet e mundshme të shprehjes, pa i vënë një barrë të rëndë objektit poetik siç bëjnë rëndom shumë poet, përkundrazi, ai e zhvesh poezinë nga minierat dhe stolitë e jashtme, duke synuar thelbe kumtuese përmes së thjeshtës çka nënkupton një trukim të lehtë, më pak makijazh dhimbje. Citojmë:” Netëve të gjata sa shekulli, qëndroj si shkëmbi, duke përkundur durimin”. Poeti e ndërfutë unin e tij thellësive të misterit historik për ta pahitur poezinë e tij me këto imazhe, se kështu ia thotë shpirti të identifikohet, po edhe natyrshëm ndjehet mirë.

Në elementin sugjestiv, që vjen nga dy ndërtime të të shprehurit: rrëfimtar e sintetik, ai shkon nga rrëfimi në sintezë e anasjelltas, duke iu larguar rrumbullakësisë me ritme perfektë, veçmas ritmi rrjedh i lirë siç rrjedh Ereniku në Gjakovën antike, duke u folur me valët e veta urave të lashta të cilat asnjëherë nuk folën për pasqyrimin e bukurisë së tyre.

Dimensionet e kthjellëta të poezisë së Bezhanit, shprehin ngjyra lëvizëse që komplimentohen përmes një gjuhe të zgjedhur, por jo të lëmuar, veçmas të rrjedhshme. Sot Kosova nuk është më; ”balli dhe emri im i shkelur” siç thotë poeti grandioz Ali Podrimja tek poema “Hija e tokës” as njeriu kosovarë nuk është më Asim Qerimi në pemën tribunale. Poem kosovar të Mitrush Kutelit, tani çdo gjymtyrë e mpirë nga robëria ka marrë limfën e lirisë; lirika po shtrihet si frymë e ngrohtë në poezinë e këtij trolli dhe ky është një fakt lumturisht i gëzueshëm.

Figuracioni i Bezhanit synon nga metafora që është e kapshme dhe e kthjellët, ndërtuar me bazë krahass/imin e nënkuptuar, foljen, duke u shtrirë në ato pjesë të trupit të poezisë që frymojnë thelbe kuptimore ,po herë ajo e shtrinë në gjithë trupin e poezisë e shkrirë me mesazh. Poezia e Bezhanit gurgullon e ngjit mjaft pasazhe që mbeten në mendje, sepse poezia e tij vjen nga një jetë e trazuar, nga truall i begatë me histori e qytetërim.

Qazim Shehu

“A të dridhet dora Vladimir”, poezia virale për Ukrainën. Poetja: Thirra anën humane të Putinit

Nga Fatmira Nikolli

Poezia që u bë virale në gjithë botën “A të dridhet dora Vladimir” drejtuar Putinit pas luftës në Ukrainë, tashmë është bërë qendra e një filmi që u shfaq në Cod në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Poetja noervegjeze flet per mesazhin e filmit

“A te dridhet dora vladimir”, nje film kunder luftes Poetja norvegjeze Odveig Klyve ne Tirane per filmin Odveig Klyve: Ju drejtova Putinit si qenie njerezore

Poezia që u bë virale në gjithë botën “A të dridhet dora Vladimir” drejtuar Putinit pas luftës në Ukrainë, tashmë është bërë qendra e një filmi që u shfaq në Cod në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa 100 zëra nga e gjitha bota e pyesin Putinit nëse i dridhet dora nga ajo që ndodh në luftë, Poetja Odveig Klyve tregon në Tiranë ndjesitë e saj.

 

“A të dridhet dora Vladimir” është thirrje. Ju drejtova Putinit si qenie njerëzore, ndaj përdora emrin e tij Vladimir. Sigurisht që është pyetje retorike, a të dridhet dora kur je përgjegjës për kaq njerëz që vriten, por mbase edhe jo. Nuk është poezi urrejtje, i tregohet qëndrimi kundër luftës.

Fillesa e poezisë ishte dhimbje, shpresë e klithmë që u bashkënda nga poetë, përkthyes e shkrimtarë kudo

E kam shkuar këtë poemë në mënyrë shumë spontane. Kisha një reagim të fuqishëm mbi atë që po ndodhte dhe e postova në facebook. Ajo u shpërnda kudo dhe u përkthye ne 100 gjuhë dhe dialekte. Shumë njerëz me nisën poezinë e recituar me zërine tyre dhe une vendosa që tu jepja zë përmes një filmi.

Festvali Ndërkombëtar i Filmit për të drjetat e njeriut, Këtë vit ka temën “Vepro gjelbër tani dhe për të ardhmen” dhe sjell në vëmendje dukuri dhe forma të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe cënimit të demorkacisë.bw

PASDITJA DANTESKE NË FIRENCE – E poetin MARIO LUZI si e kujtojnë? – Nga VISAR ZHITI

Donim të shkonim në shtëpinë e Dantes në Firence, te guri ku ai ulej dhe kundronte kishën përballë, po dhe ku pa Beatriçen dhe u magjeps, një magjepsje që vazhdon me shekuj…
Po Firence për mua është dhe poeti i madh europian i shekullit XX, Mario Luzi, hermetiku gjithë elegancë…
Po këtu ka shumë artistë, edhe shqiptarë, miq që kishim dëshirë t’i takonim…
Na prisnin piktori-skulptor Alfred Mirashi Milot me piktorin-shkrimtar Artur Spanjolli dhe së bashku u futëm në Duomon e famshme, ndezëm qirinj dhe dolëm në kërkim të Dantes, shkuam te muret e tij, ku janë dhe vargjet të tij, busti, ndërsa në gurët e rrugës është dhe një gur me profilin e tij, thonë se e ka gdhendur Mikelanxhelo.
Ndërsa Alfredi bënte foto të bukura me celular, Arturi po na tregonte dritaret e Beatriçes përballë.
Dhe pastaj do të shkonim te restoranti i një mirëditori. Natyrisht do të bisedonim dhe për “Çelsat gjigandë” vepra të Alfredit, të vëna në shumë sheshe të qyteteve të Italisë, por dhe në Shkodrën tonë, ku u bë dhe zhurmë, edhe në shtete të tjera është vënë ai monument dhe së shpejti dhe në Kinë, na tregon Alfredi.
Po me Mario Luzin tonë ç’do të bëhet? Poetin fiorentin e kishim njohur edhe unë, edhe Arturi, i kishim qenë dhe në shtëpi, kishim shkruar kujtimet tona më të, i kishim bashkuar dhe donim t’i botonim si libër më vete. Përmbledhjen me poezi shqip, që kisha përkthyer, e kishte botuar “Onufri”, i kisha dhënë dhe autorit 5 kopje dhe kujtova librin tim me poezi, botuar së fundmi në Itali, mori dhe çmim, ndërsa unë ende s’e kisha parë.
Shkuam te Piazza delle Signorie për të parë replikën e famshme të Davidit mikelanxhelojan dhe ndalëm te kafeneja e famshme “Giubbe rosse”, ku vinte Mario Luzi e poetë të shquar të kohës, themelues të futurizmit italian. Kafeneja s’ishte si dikur, as fotografitë e vjetra emblematike, përveç nja dyve, po kishte ndërruar pronar lokali…
Po poezia? Danten s’e ndryshon më asgjë, le të modernizohet bota habitshëm, edhe libri, por sa të ketë njerëzim, do të ketë dhe poezi, më kishte thënë në një intervistë Mario Luzi. Tani është një rrugë me emrin e tij në Firence, edhe një bibliotekë e park. Por ne morrëm kthesën për nga stacioni i trenit, u futëm nënkalimin plot me drita e shitore të bukura, ja, që edhe nëntokë ka ca parajsë, do të doja t’i thosha fantazmës së Dantes…

Branisllav Gj. Nushiq ‘Nga Kosova deri në bregdetin Adriatik’ Udhëpërshkrim me interes i viseve shqiptare- Nga Nail Draga

Branisllav Gj.Nushiq, Nga Kosova deri në bregdetin Adriatik, Botoi:”Naimi”, Tiranë, 2021

Çdo botim nga autor të huaj, të cilët si subjekt kanë çështje të ndryshme nga hapësira etnogjeografike shqiptare, janë me interes për lexuesit të cilët kanë kureshtje për temat e trajtuara. Ne gamën e autorëve të tillë bën pjesë edhe Branisllav Nushiqi, ku kohë më parë të pëkthyer në shqip i është botuar libri Nga Kosova deri në bregdetin Adriatik, ”Naimi”, Tiranë, 2021.
Nail Draga
Kemi të bëjmë me një libër të veçantë ku autori ka paraqitur shënime udhëtimi nëpër viset shqiptare që janë shkruar në vitin 1894, dhe botuar për herë të parë në vitin 1903. Ndërsa në shqip na vjen i përkthyer nga gazetari e publicisti Fahri Musliu dhe botuar nga NAIMI, në Tiranë në vitin 2021.
Alkibijad Nusha(1864-1938) ka lindur në Beograd në familje tregtare vllahe, ku këtë emër e ka mbajtur deri në moshën 18 vjeçare, ku përcaktohet me emër e mbiemer si Branisllav Nushiq. Ndonëse me profesion ka qenë jurist, por në opinion është i njohur me krijimtarinë e tij letrare. Ka shkruar romane, drama, tregime e ese. Eshtë marrë edhe me gazetari e diplomaci, dhe pozita drejtuese në institucionet e ndryshme kulturore si në Manastir, Novi Sad, Shkup, Sarajevë, Beograd etj.
Në lidhje me prejardhjen e tij përkthyesi F.Musliu ceken se Nushiqi nuk jep ndonjë shpjegim, por ai në Serbi konsiderohet shkrimtar serb me prejardhje vllahe. Por, F.Musliu me tutje cekën se “sipas një miku timin,hulumtues i arkivave, mësoj se ka ekzisuar një letër testament i Nushiqit dërguar të bijës së tij,ku ai flet për prejardhjen e tij shqiptare dhe se ky dokument ka ekzistuar në Arkivin e Kosovës, por tani nuk ekzison më. Një dokument të tillë nuk e posedon as Arkivi i Serbisë, as Fondacioni i Nushiqit”. Pavarësisht këtyre të dhënave apo të tjerave deri më tash nuk ka ndonjë konformim të saktë të prejadhjes së tij kombëtare, çështje e cila mbetën e hapur për hulumtime nga studiues të ndryshëm.
Nga opusi krijues i Nushiqit janë me interes edhe katër libra udhë-përshkrimesh që kanë të bëjnë me shqiptarët: “Kosova”(përshkrimi i tokës dhe popullit), “Nga Kosova e deri në detin e kaltër”(versioni në gjuhën shqipe del botohet me titullin Nga Kosova deri në bregdetin Adriatik”), “Në brigjet e liqenit të Ohrit” dhe tregimin “Mbrëmjet e Ramazanit”.
Këtë libër duhet analizuar në kontekstin e kohës kur autori ishte zëvendes konsul në konsulatën serbe në Prishtinë. Kemi të bëjmë me një autor i njohur si shkrimtar, e në veçanti si dramturg, por edhe intelektual i cili na ofron pikëpamjet e veta në lidhje me rrethanat shoqërore e politike në Vilajetin e Kosovës dhe më gjerë.
Autori i këtij botim dëshmon se ka qenë i informuar për botime nga autor të ndryshëm të cilët kanë shkruar për Kosovën dhe shqiptarët, të cilët i ka cituar në raste të veçanta. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një udhëpërshkrim i cili daton për vitin 1894, të dhënat e prezantuara duhet kuptuar nga qasja e autorit i cili ishte në shërbim të diplomacisë serbe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse Serbia në atë kohë në Kosovë kishte shërbimin konsulor në Prishtinë, ku bënte pjesë edhe vet B.Nushiqi, në cilësinë e zëvëndes konsulit.
Andaj, interesimi i veçantë për shqiptarët dhe pjesëtarët e popujve të tjerë në Kosovë dhe me gjerë e sidomos serbet dhe ortodoksët nuk ishte rastësi, por strategji e politikës dhe e diplomacisë serbe të kohës. Duhet kuptuar se Nushiqi në cilësinë e diplomatit shtetëror ai ishte i detyruar t´iu përmbahet politikës së jashtme të shtetit që përfaqësonte dhe të qendrimeve të tij ndaj shqiptarëve dhe hapësirës etnogjeografike shqiptare.
Në këtë udhëpërshkrim autori fillon nga Kosova, përkatësisht Prishtina, duke vazhduar tutje në qytete e vise shqiptare e përfunduar në detin e kaltër që ishte ëndrra e politikës serbe për dalje Adriatik. Të dhënat e prezantuara janë komplekse si nga aspekti gjeografik, historik, etnografik, antropologjik dhe të raportëve shoqërore, kombëtare e fetare, nga del se kemi të bëjmë me një autor i përgatitur me njohuri përkatëse por edhe me qasje intelektuale për çështjet e trajtuara.
Por, duke lexuar këtë libër lexuesi për shumë çka nuk mund të pajtohet me qasjen e autorit, por duhet kuptuar se ky udhëpërshkrim ishte sipas konceptit të politikës serbe të kohës.
Nga ajo që njohim deri më tash del qartë se Nushiqi është shkrimtari dhe diplomati i parë dhe i vetëm me prejardhje jo serbe që aq shumë është marrë me shqiptarët dhe viset shqiptare, që, ndoshta flet edhe për interesimin dhe përpjekjet që të zbulojë edhe prejardhjen e tij etnike.
Përkthyesi i këtij botimi F.Musliu nuk ka hezituar për të dhënë shënime plotësuese për çështje të veçanta, duke iu lëhtesuar lexuesve për të kuptuar me lehtë tekstin e prezantuar. Por, duke marrë parasysh se në këtë botim janë evidentuar një numër i madh i emërvendeve gjeografike, disa kanë mbetur të shënuara në formën sllave, pa prezantuar formën tradicionale qe përdorët nga popullsia shqiptare, andaj në ribotimin eventual të këtij libri duhet të përmirësohen.

Nuk ka dilemë se lexuesi shqiptar me përkthimin e këtij libri në shqip ka mundësi që të njihet më për se afërmi, me një vepër pak të njohur të autorit e cila ofron të dhëna me interes për hapësirën shqiptare.
Ndonëse kemi të bëjmë me një botim i cili është udhëpërshkrim, ky libër ofron të dhëna me interes për hapësirën etnogjeografike shqiptare, të shkruara me mjeshtri nga autori, në fund të shek.XIX, dhe si i tillë për disa çështje mund të përdoret si referencë nga studiues të ndryshëm.
(Gusht 2024)

E bija publikon foton e rrallë: Kur Kadare shkon të marrë Elenën nuse në Elbasan i shoqëruar nga miq shkrimtarë

Vajza e Ismail Kadaresë, Besiana ka publikuar një foto të rrallë të prindërve të saj, në ditën që u martuan.

Ajo thotë se nuk kanë asnjë foto nga ceremonia e mbajtur më 1963, përveç kësaj.

“Në foto, duket shkrimtari Dritëro Agolli e Naum Prifti.

 

Foto shume e rralle nga dasma e prinderve ne 1963. Ne te majte dalloj Naum Priftin, ne te djathte, ne cep, Dritero Agollin. Mami me tregon qe babi vajti ta merrte ne Elbasan bashke me te gjithe shoket nga Lidhja e Shkrimtareve. Më pas dasma vijoi me një darkë dhe mbrëmje kërcimi në Tiranë, deri në orët e para të mëngjesit, por fatkeqësisht, ndonëse tingëllon e pabesueshme, nga festa e dasmës nuk është ruajtur asnjë foto!!! Festën e ka përshkruar në detaj Elena në librin e saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”. Me shkruani ne komente nese njihni njerez te tjere ne foto”, shkruan Besiana Kadare.bw

Fondi i veprimtarisë letrare të Kadaresë do të ruhet në Arkivin e Shtetit Shqiptar, në Tiranë. Ishte dëshirë e vet Kadaresë

Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave tw Shtetit ne Tirane.
Lajmin e ka bërë me drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shteti Ardit Bido, i cili tha në një prononcim për mediat së bashku me vajzën e madhe të Kadaresë, Gresa Kadare.

Bido tha për mediar se familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij.

Sic tha Bido për mediat, ka qenë vetë Kadare që ka vendosur që krijimtaria e tij letrare të ruhet në Shqipëri, duke refuzuar kështu kërkesën e shumë shteteve të Europës, të cilët donin të ishin të ruajtës të veprës e Kadare. Për familjarët Kadare këto çdo dorëshkrim i shkrimtarit Kadare duhet të jetë aty jo vetëm për tu ruajtur por edhe për tu studiuar dhe frymëzuar njerëzit e apasionuar pas gjuhës dhe letërsisë, studnetëve dhe kërkuesve shkencorë. Nacional

1 muaj pas vdekjes- Helena Kadare: Rruga ime me Ismailin e shkëlqyer dhe e lodhshme, krenare që kam qenë në krah të tij

Nga Fatmira Nikolli

Familjarë dhe të njohur kujtuan në Tiranë në një takim homazh, shkrimtarin e madh Ismail Kadare, që u nda nga jeta muajin e kaluar.

Autori që bëri të njohur vendin në letërsinë ndërkombëtare u shua në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një krijimtari të pasur për përmes metaforave, alegorisë dhe simbolikave historike, përshkroi Shqipërinë dhe epokën kur Kadare jetoi.

Në fjalën e mbajtur në homazh, bashkëshortja e tij, Helena Kadare, e pati të vështirë të përmbaje emocionet

“Për njerëzit e dashur është e vështirë. Nuk e kuptojmë tamam që nuk është më”, tha ajo.

Partnerja e tij e një jetë i përmblodhi shkurt vitet me të duke i përshkruar përmes dy ekstremeve.

“Tani unë kam qenë bashkëshortja dhe mikja e tij, në pothuajse 60 vjet. Jam përpjekur të bëjë më të mirën për familjen tonë. Prezenca ime në jetën e Ismailit ka qenë një rrugë e gjatë, e shkëlqyeshme dhe e lodhshme gjithashtu, sepse siç e dimë të gjithë rrugëtimi i tij ka qenë plot kthesa e pengesa. Ka qenë rruga tjetër e sulmeve që janë bërë kundrejt tij”.

 

Në këtë vazhdë, gruaja që ishte vetë shkrimtare por e la letërsinë e saj për t’iu përkushtuar shkrimtarit të madh, sot kur ai nuk është, ajo ndihet veçse krenare.

“Jam përpjekur të jem një grua dhe një shoqe për ta mbështetur, në këtë momente të vështira dhe ka pasur dhe momente të lumtura që kemi kaluar së bashkua. Nuk kam bërë më shumë se çdo grua shqiptare, duke qenë afër bashkëshortit të saj. Për ta përfunduar këtë gjë siç thoshte ai vetë, kam bërë një punë normale në një vend anormal dhe siç e dini e ka bërë me sukses, jam krenare që kam qenë në krah të tij”, tha ajo.

Helena tha se Ismail Kadare e braktisi disiplinën e tij letrare, vetëm gjatë krizës së Kosovës, kohë kur shkrimtari përdori emrin e tij në kancelaritë evropiane.
“Kurrë se braktisi letërsinë përveçse gjatë krizës së Kosovës, hoqi dorë nga puna për t’u marrë me këtë gjë, me takimet dhe me letrat e pafundme”, kujtoi

Botuesi i ti, Bujar Hudhri, ndau me të pranishmit, kujtimet e një nate dimri me Kadarenë në Gjirokastër.

“Po ktheheshim nga Jorgucati për në Gjirokastër në një natë dimri kur sapo ishte botuar ‘Darka e gabuar’ dhe ndërsa unë isha në timon, Kadare, pothuaj si në monolog, thotë: Sa e çuditshme, e një fëmijë i këtij qyteti, rritet dhe e bën këtë qytet të njohur në botë. Të ishte nëna gjallë sa do gëzohej ta dinte se lexohet në gjuhët e huaja”

Të pranishmit në takim, sollën kujtime me të dhe vlerësime për të.

Blendi Fevziu: Kadare më tha se jam bërë si personazhet e mi, por i thashë se personazhet etu nuk I arrin askush, as I ti I pari. Vepra e tij ka qenë emancipuese për shoqërinë shqiptare.

Inva Mula: Kur shkova në Paris, Kadarenjtë kishin shkuar dy vite më para. Ishte një terren që ata kishin ndërtuar dhe një aura rreth emrit të Kadaresë që ishte e fortë dhe e madhe që implementoi një energji kaq të mirë atje ku unë shkoja.

Veton Surroi: Vlera e madhe e Kadaresë ka qenë formësimi i rrëfimit bashkëkohor shqiptar dhe formësimi i gjuhës bashkëkohore që e lidh kombin me letërsinë dhe kontributi I madh në krijimin e identitetit të përbashkët.

Filantropi Kadri Morina tregoi për të pranishmit dhe një botim të rrallë të autorit të madh.

“Unë kam të ruajtur librin e parë të Ismail Kadaresë që është i vitit 1954. Është kopje që e ruaj si pasaportë sepse librat janë thesar i madh”, tha ai.

Ismail Kadare u bë i njohur me romanin “ Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, por veprat e tij, nga “Pallati i ëndrrave”, “Ura me tri harqe”, “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Kështjella”, “Dimri i madh” e deri te “Kur Sunduesit grinden” e vënë shkrimtarin përballë kohëve e pushteteve me një alegori që zhbën kufijtë. Ai është fitues i dhjetëra çmimeve letrare ndërkombëtare. bw

Vepra e munguar e Ismail Kadaresë- Nga Valon Murati

1. A mund të ketë Ismail Kadare një vepër të munguar? Sigurisht çdo shkrimtar vdes me ndonjë peng në zemër. Vdes duke lënë ndonjë vepër të papërfunduar, apo ndonjë të pafilluar. Po a mund të ketë po ashtu një popull që i mungon një vepër shkrimtari? E sidomos kur bëhet fjalë për shkrimtarin më të madh të një populli të vogël?! Ismail Kadare me veprën e tij e ka skalitur për botën në të cilën po jetojmë në mënyrën më të përsosur skeletin e identitetit kombëtar shqiptar, me virtytet dhe cenet e tij, me të arriturat dhe dështimet, me fitoret dhe humbjet. Ai ka shkruar për gurët e qytetit të tij të lindjes Gjirokastrës, për njerëzit dhe lagjet e tij të veçanta.

Ai ka shkruar për mjegullnajat e Bjeshkëve të Nemuna dhe shiun e pandalur të rrafshinave shqiptare. Më mirë se askush i ka dekoduar doket dhe zakonet e veriut, kanunin, besën, eposin e legjendat plot mister që për pikëtakim kishin Hanin e Dy Robertëve. I ka thurë himn pushkës, si vazhdim i boshtit vertebral të shqiptarit, jo si mjet vrasjeje por si mjet i mbrojtjes së lirisë së tij. Kosovës i ka kushtuar poezi që në vitin 1966 kur kishte kaluar mbi të me avion, duke vazhduar të merrej me të si një pjesë e munguar dhunshëm e atdheut deri në lirinë e saj dhe më pas gati deri në frymën e fundit. Ka shkruar dhe polemizuar në mbrojtje të Kosovës. Poezia e vitit 1981 “E hidhur vjeshtë e këtij viti”, romani “Krushqit janë të ngrirë”, tregimi “Baladë për J.G.” ishin frymëzim për shqiptarët e Kosovës pas demonstratave të vitit 1981 e deri në ditën e çlirimit.

Ka shkruar artikuj përkrahës për kërkesën për republikë gjatë viteve 1980’. Ka polemizuar përmes një artikulli të gjatë në tetor të vitit 1989 në “Le Monde Diplomatique” kundër tezave shoviniste të Vuk Drashkoviqit mbi prejardhjen e shqiptarëve. Ka përgatitur artikuj e dhënë intervista në revistat dhe televizionet më prestigjioze gjatë viteve 1990’ e sidomos gjatë viteve 1998-99. Ka lartësuar UÇK-në si dalëzotëse të Kosovës dhe kombit, ka përmendur masakrat në Kosovë përfshirë edhe rënien e Adem Jasharit me familje, ka komunikuar me Ukshin Hotin, ka polemizuar me Rexhep Qosjen pas luftës, ka kritikuar Rugovën, dhe tërhequr më pas kritikat, për qëndrimet e tij gjatë luftës.

Ka vajtuar e mallkuar për ndarjen e kombit, ka vetëtuar e bubulluar pa ndalur për lirinë e Kosovës. Ka vendosur autoritetin e tij prej shkrimtari me nam botëror e intelektuali të respektuar gjithandej globit në shërbim të lirisë së një pjese të atdheut të tij. Ka shkruar “Tri këngë zie për Kosovën” dhe për herë të parë ka mbajtur ditar gjatë luftës në Kosovë duke e botuar më pas veprën “Ra ky mort e u pamë”. E po ashtu në shumë vepra të tij, Kosova është pjesë e trajtimit direkt dhe indirekt edhe kur nuk është pjesë qendrore e temës, prej “Dosjes H” tek “Hamleti, Princ i Vështirë”, prej “Vitit të Mbrapsht” tek “Ftesë në Studio” e “Mosmarrëveshja”.

Ka qenë në Prekaz më 20 nëntor 1999, për t’u përul bashkë me Helenën para sakrificës së madhe të Adem Jasharit me familjen që qëndron në themelet e lirisë së Kosovës. E si mund që Ai të mos shkonte me të parën mundësi pas çlirimit të Kosovës tek vendi simbol i lirisë së shqiptarëve dhe Kosovës së fundit të shekullit 20? Në veprën e tij, Shqipëria ka qenë ajo e plota, me Kosovën si pjesë të natyrshme të saj, por të ndarë me dhunë. Andaj, pa kompromis ishte pjesë e luftës për lirinë e saj, edhe me çmimin e rrezikut të autoritetit të tij letrar në qarqe të caktuara, edhe me rrezikun e trajtimit të tij si nacionalist e madje shovinist. Në dy gjëra ka qenë i pakompromis, në mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe identitetit evropian të kombit shqiptar. Dhe sa absurde në këtë kontekst tingëllon pyetja, a ka Ismail Kadare ndonjë vepër të munguar? Dhe në veçanti a ka ai në magna opusin e tij ndonjë vepër të munguar për Kosovën?

2. Që nga vitet e pas luftës, por sidomos pas pavarësisë së Kosovës, më ka munduar sesi është e mundur që si shoqëri shqiptare në përgjithësi dhe si Kosovë në veçanti, nuk kemi arritur të krijojmë një vlerë të mirëfilltë artistike, qoftë letrare, qoftë filmike mbi sakrificën e Adem Jasharit me familje. Si është e mundur që ngjarjen që simbolizon sakrificën për liri të një populli në fund të shekullit 20-të, ngjarje që ndodhi në Evropën që krenohet se qëndron mbi themelet e lirisë, ne të mos mundemi ta bëjmë më të njohur? Si bën që një ngjarje me përmasa universale, ne ta provincializojmë, politizojmë e folkorizojmë deri në banalitet? I kredhur në mëtimet e mija rreth kësaj çështjeje, më shkonte mendja tek një emër, dhe vetëm tek një: Ismail Kadare.

Po kush tjetër përveç Kadaresë, ndër shqiptarë do të mund të shkruante një vepër letrare për rënien e Adem Jasharit dhe e cila menjëherë do të mund të përkthehej në gjuhët kryesore të botës. Po kush tjetër do të mund të shkruante një vepër të karakterit epik, për një ngjarje kaq të vonshme e reale, e ta bënte të pavdekshme jo vetëm për shqiptarët por edhe botën ngjarjen që ndryshoi rrjedhat e historisë të Kosovës, asaj shqiptare dhe të rajonit në përgjithësi. Kush tjetër më bukur se ai mund ta lidhte këtë sakrificë për lirinë, kjo e fundit një vlerë universale, por të cilën Evropa e sotme pretendon se e ka një lloj “prone” mbi të, si pjesë të identitetit evropian të shqiptarëve, temë kaq për zemër por edhe sfiduese për shkrimtarin. Më sillej në mendje “Kështjella” dhe trajtimi që ia ka bërë Kadareja rrethimit të Krujës e betejës së mbrojtësve nga brenda dhe Skënderbeut nga jashtë.

Nëse Kruja dhe lufta e Skënderbeut ishin simboli i rezistencës së fundit para depërtimit të perandorisë së madhe drejt Evropës, dhe rënien e Arbërit nën pushtimin otoman për pesë shekuj, rezistenca dhe rënia e Adem Jasharit me familje dhe lufta e UÇK-së simbolizonin betejën e fundit kundër pushtimit dhe diktaturës në Evropë. Kështu çlirimi i Kosovës nga Serbia si produkt i luftës së paprerë të shqiptarëve për liri, e të ndihmuar edhe nga bota demokratike në pranverën e vitit 1999, përfundimisht shpërfaqën triumfin e lirisë ndaj tiranisë, si akti i fundit i dramës së madhe të ndryshimeve të fundit të viteve 1980’ dhe fillimit të atyre 1990’. Duke qenë se nuk kisha njohje personale me Kadarenë e pata biseduar këtë ide me Arbën Xhaferin. Duhet të ketë qenë vitet 2007 apo 2008. Arbëni e pëlqeu shumë idenë, por edhe ai me shëndetin që i rrënohej çdo ditë e kishte të vështirë që të merrte flamurin e këtij projekti. Unë në një situatë të tillë nuk insistova që ai të bënte përpjekje direkte që ta kontaktonte Kadarenë dhe të bisedonte me të. Në anën tjetër mua ideja më sillej e pështillej në mendje, por me gjithë rezervat nuk më lëshonte. Unë, aty këtu, pa e përmendur Kadarenë, hidhja idenë përmes ndonjë shkrimi se duhet ta promovojmë më shumë rënien e Adem Jasharit me familje si bosht i lirisë sonë, por çdoherë hezitues të përmendja Kadarenë me emër, duke qenë i vetëdijshëm se ishte tepër pretencioze të rekomandoja publikisht se çfarë duhet të shkruante një ndër mendjet më të mëdha të kohës sonë.

3. Në vjeshtën e vitit 2015 edhe me ftesën e ambasadës sonë në Paris, në cilësinë e Ministrit të Diasporës, së bashku me ekipin tim filluam përgatitjen një vizite zyrtare në Francë për të takuar bashkatdhetarët, shoqatat e tyre kulturore, rrjetin e biznesit etj. Me bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, Kushtrim Sheremetin dhe Agim Kuletën, e hapa temën që më mundonte kaherë: një takim i mundshëm me Kadarenë dhe përpjekja për ta hedhur në tavolinë gjatë bisedës me të, idenë e një romani për rënien e Adem Jasharit me familje. Duke qenë se e kishim folur këtë ide përgjatë viteve, të dy miqtë e mi më përkrahën, por kishin dyshimet e tyre se si do të dukej në realitet një takim me një shkrimtar, që ndër të tjera bosht të bisedës do të mund të kishte se çfarë do të ishte mirë të shkruante ai. Para udhëtimit për në Paris, vendosa që këtë ide ta trajtoj edhe me Murat Jasharin, jo aq për të marrë bekimin e familjes, sa për ta trajtuar racionalitetin e këtij projekti ideor në përgjithësi.

Sigurisht Murati ishte në favor të një nisme të tillë, të cilën me të e elaboruam gjerë e gjatë. Të gjithë kishim edhe një skepticizëm shtesë, moshën e Kadaresë, e cila veç kishte filluar të linte gjurmë në fizikun e tij. Andaj i kishim dyshimet tona, ndoshta edhe në aftësinë e tij fizike për të shkruar një vepër kaq kërkuese (në kokën time, e të cilën e kisha biseduar edhe me Arbënin më herët, por edhe me Kushtrimit, Agimin, Muratin e të tjerët, shkrimtari do të duhej ndër të tjera të kalonte një kohë në Prekaz, për t’u ambientuar me rrethin, kontekstin, gjeografinë, historinë, njerëzit etj.). Përkundër të gjitha mëdyshjeve, unë e kisha vendosur, do ta takoja Ismail Kadarenë, shkrimtarit që i kisha kaq borxh për formimin tim intelektual, ndërsa sa i përket hapjes së temës që mua më mundonte, do të mbetej çështje e kontekstit të takimit. E mora numrin e telefonit nga ambasada jonë, thirra personalisht në banesën e Ismailit, dhe pas një bisede të këndshme me Helenën, bashkëshorten dhe shkrimtaren e shquar, u pajtuam që kur të shkoj në Paris të dëgjoheshim prapë dhe ta caktonim takimin. Hapi i parë ishte më i lehtë se sa e kisha menduar.

4. Më 22 shkurt të vitit 2016 pata takimin e parë me Ismail Kadarenë. U takuam me të dhe Helenën në Kafe Rostand, edhe për shkak të dëshirës sime që ta takoja në atë ambient pune, në fund të Kopshtit të Luksemburgut e krejt pranë banesës së tij në “Saint Michel”, aty ku i kishte shkruar disa prej veprave të tij në Paris. Së fundmi nga Kadareja e kisha lexuar “Mëngjeset në Kafe Rostand”, dhe isha magjepsur nga një margaritar i vogël, që gjendej brenda librit, novela kushtuar nënës së tij, “Kukulla”. Sigurisht ne nuk u takuam në mëngjes, në kohën e tij të zakonshme të punës, por pasdite. Shumë gjëra më silleshin në mend, e mbi të gjitha se si do ta zhvillonim bisedën me një njeri, për të cilin flitej se nuk është një njeri i lehtë në raportet personale. Si do shkonte takimi? E mbi të gjitha a do të arrija t’ia hapja idenë e shkrimit të një romani për rënien e Adem Jasharit? A do të kisha guximin t’ia thosha njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të gjallë në botë se çfarë të shkruante? Shkrim me rekomandim? A do të më shikonte me habi? Do të hidhte ndonjë fjalë rrotull, me nëntekst fyerës? Por kisha besimin se figura ikonike e Adem Jasharit, famëmadhja UÇK dhe qëllimi i mirë do të më mbronin para ndonjë tërbimi që mund t’i nxisja shkrimtarit nga fyerja që ai mund të ndjente nga guximi im për t’ia hapur qoftë edhe në mënyrë të tërthortë se çfarë do të duhej të shkruante ai. Gjithsesi kisha vendosur të isha shumë i kujdesshëm.

5. Ndenjëm afro dy orë. Me mua ishin edhe Kushtrimi dhe Agimi. Si dhuratë për ditëlindjen e tij të 80-të, që e kishte pasur në janar të atij viti, ia dhuruam edicionin special të pullave postare dedikuar diasporës të Postës së Kosovës e të realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës. Në momentet e paratakimit dhe në fillimet të tij nuk më shqiteshin fjalët që qarkullonin për të si një njeri hijerëndë dhe i vështirë në komunikim. Të jem i sinqertë, ky paragjykim më ishte ngjitur edhe mua, sidomos pas jetës sime në Tiranë gjatë vitit 1997 dhe më pas nga ato që thuheshin në media e biseda me njerëz të ndryshëm. Dritëro Agollin që e kisha takuar për herë të parë diku në majin e vitit 1997, të qenët popullor e kishte pjesë të famës që i shkonte pas dhe mënyrë jetese, ashtu si mendjemadhësia dhe ftohtësia ishte pjesë e famës që e përcillte Ismail Kadarenë. Për të parin e kisha vërtetuar personalisht se fama dhe realiteti ishin një, të dytit më duhej t’ia provoja po ashtu personalisht.

Duke qenë i vetëdijshëm për këtë nam, shumë shpejt pasi që u ulëm dhe filluam bisedën krejt të çlirë dhe si miq të vjetër me të dhe Helenën, ai më tha: “Ministër, unë jam njeri pak i rëndë dhe i vështirë”. M’u kujtuan veprat e tij, sidomos ato me karakter autobiografik si “Kronikë në Gur”, “Breznitë e Hankonatëve”, “Kukulla”, por edhe “Kohë e Pamjaftueshme”, libri me kujtime i Helenës. M’u sollën në mend shiu, gurët, mjegulla, bora dhe e ftohta e maleve tona dhe e stepave evro-aziatike, zymtësia, dhe prapë shiu i vazhdueshëm në veprat e tij. U mrekullova nga thjeshtësia e tij. Jo, ai nuk kishte asnjë pikë nga ftohtësia dhe mendjemadhësia e tij, që tani më ishte bërë pjesë e legjendave urbane të Tiranës e Prishtinës. Po, ishte epik në thjeshtësinë e tij. Ishte i mjegullt në afërsinë e tij. Ishte disi i tërhequr në ngrohtësinë e tij. Ai kishte botën e tij, por jo nga ata që nuk të linin të futeshe brenda saj. Por nga ata njerëz, që pa asnjë hezitim të ftonin brenda për ta njohur nga afër me virtytet dhe cenet e tij. Por këto e bënin të madh, si intelektual e njeri e sidomos kur e krahasoja me disa personazhe groteske të botës akademike, politike e mediale të Prishtinës e Tiranës, të cilët mendjemadhësia boshe i bënte dhe vazhdon t’i bëjë lolo cirku.

6. Biseduam gjatë për letërsinë në përgjithësi dhe për letërsinë e tij në veçanti. Folëm për zhvillimet politike në botë dhe në atdhe si dhe për të ardhmen e shqiptarëve. Natyrshëm, duke folur për vlerat evropiane të shqiptarëve, m’u krijua momenti i përshtatshëm për t’i treguar për bisedën me Arbën Xhaferin dhe idenë se sa e dobishme do të ishte të kishim një vepër të nivelit të lartë të shkruar për 5-7 marsin që ndryshoi rrjedhat e historisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Një vepër që lehtësisht do të përkthehej në gjuhët më të mëdha të botës. Do të shpërndahej si një mesazh se si ne shqiptarët në fund të shekullit 20-të ia dhamë lirisë, kësaj vlere universale njerëzore Adem Jasharin dhe familjen e tij dhe sa nderë do t’i bënim vetes e edhe njerëzimit nëse do të mund t’ia dhuronim edhe një vepër kulmore letërsie që për bazë do të kishte këtë sakrificë për lirinë të shkruar nga dora e një mjeshtri të letrave. Ia përmenda edhe bisedat me Muratin dhe dëshirën e familjes që kjo ngjarje të lartësohej nga pena e ndonjë mjeshtri të madh.

Asnjëherë nuk e përmenda atë personalisht. Por aluzioni ishte i qartë. Dhe, intuita e tij prej shkrimtari, që sado që mosha 80 vjeçe kishte filluar ta lodhte, u ndez shpejt dhe e kapi se ku po e dërgoja bisedën. Dhe me një elegancë e thjeshtësi na tregoi se tani më e kishte ndalur shkrimin e veprave të reja. Sapo kishte mbushur 80 vjeç dhe më nuk e kishte freskinë e dikurshme. Se më nuk kishte forcë dhe fuqi t’u hynte projekteve të mëdha letrare. Më tha se çdo gjë që do të shohim se do të botohej në të ardhmen, janë materiale të mbetura nga e kaluara e të cilat është në proces përpunimi dhe përgatitjeje për botim. Muza e kishte lënë shkrimtarin e madh, ndonëse trupin e kishte ende në mesin tonë. U pikëllova edhe për humbjen e rastit, që do të mund të ishte ideal, po të realizohej pas luftës, por edhe se dëgjova lajmin e shterjes së frymëzimit, pa të cilin jeta e shkrimtarit vërtet fillon të mos ketë kuptim.

7. Ismail dhe Helena Kadarenë i takova edhe më 3 prill 2017. Më pritën në banesën e tyre në “Saint Michel”. Bisedë e këndshme si miq tani më të njohur. Kisha shkuar për ta ftuar të na vinte në Kosovë për Ditët e Diasporës që mbaheshin tradicionalisht më 1 dhe 2 gusht. Sigurisht kisha shkuar edhe për të këmbyer fjalë e për ta parë se si ishte me shëndet. Ajo që më kishte thënë një vit më parë dukej tani më një realitet i dukshëm. Ishte edhe më i goditur nga mosha fizikisht, ndonëse vazhdonte të kishte mendjen e kthjelltë.

Në momentin kur e ftova, e kisha të qartë se ndonëse prerazi nuk më refuzoi, dhe e la një derë për të ardhur në Kosovë, do ta kishte të pamundur që në ditët valë të gushtit të vinte në Kosovë në atë gjendje fizike. Temën e vjetër, pengun tim të madh jetësor për veprën e tij të munguar, nuk ia hapa. Ai kishte qenë krejtësisht i sinqertë në takimin paraprak dhe ishte nisur ngadalë por pa kthim në rrugën e amshimit. Biseduam se çfarë po lexoj dhe ma dha një këshillë që do të mbetet përherë në kujtesën time.

Ai, duke ma dhënë shembullin e tij personal, më tha “mendon ti se unë lexoj vetëm vepra të rënda, klasike e plotë filozofi?”. “Jo. Është e rëndësishme të lexojmë vazhdimisht, andaj edhe shpesh lexoj edhe gjëra më të lehta si biografi, eseistikë letrare, kujtime historike, intervista, shkencë të popullarizuar etj.” U ndjeva keq. Kaq e kaq njerëz i kisha ironizuar, qoftë edhe pa zë, për çfarë po lexojnë. Por edhe do t’i jam falënderues, sepse tani përpiqem të jam sa më pak gjykues e paragjykues rreth kësaj çështjeje. Vërtet, në kohët që po jetojmë, e rëndësishme është të vazhdohet të lexohet. Kjo këshillë nga biseda e fundit me të do të mbetet me mua deri në varr.

8. Ismail Kadare, pas shterimit të muzës, u shua edhe fizikisht. E humbi mundësinë e Nobelit, për të cilin më shumë ka pasur nevojë letërsia dhe kultura shqiptare sesa vetë ai, ndonëse me zell, gjatë e me intensitet kanë punuar kundër një pjesë e shqiptarëve smirëzinj. Çdo tetor që nga vitet 1988, 1989 deri vitin e kaluar me ankth e kam pritur lajmin për fituesin e Çmimit Nobel për letërsi, ndonëse viteve të kaluara, me rënien e cilësisë të pranuesve të Nobelit, më ra edhe shpresa. Sidoqoftë, tani, tetorët do të jenë me më pak ankth për mua personalisht. Dhe nuk e di, se kur do të arrijë letërsia shqipe të ofrojë një kandidat tjetër për Nobel. Por jeta është me befasi, dhe shqiptarët këto vitet e fundit kanë shpërthyer me talentin e vet në shumë fusha, andaj duhet të mbesim me shpresë.

9. Po i kthehem në fund edhe njëherë temës bosht të këtij shkrimi: a do t’i mungojë Kadaresë dhe letërsisë shqipe e botërore një vepër e madhe letërsie, për një ngjarje reale me elemente epike, atë të rënies së Adem Jasharit me familje. A e kemi humbur rastin me vdekjen e tij? Popujt krijojnë krijues, e gjeni në të gjitha fushat e krijimtarisë njerëzore. Shqiptarët kohëve të fundit kanë dhënë shembuj të jashtëzakonshëm nga letërsia e filozofia tek shkencat ekzakte e inteligjenca artificiale, nga muzika klasike tek ajo e popullarizuar, për të vazhduar me sportistë kulmor gjithandej.

Krejt këto rezultate vijnë edhe mbi themelet e ngritura nga paraardhësit qoftë ata të të njëjtit komb, qoftë të njerëzimit në përgjithësi. Sigurisht edhe letërsia shqipe do të krijojë gjigantë të tjerë në të ardhmen që do ta trajtojnë sakrificën e Jasharëve. Madje vetë letërsi të tjera, do të mund ta marrin këtë motiv universal për të përjetësuar në letërsinë e përbotshme e të përbashkët të njerëzimit. Por një rast i artë i pas luftës, kur Kadareja ishte i fortë ende është humbur. Për shkak të dehjes sonë me lirinë, apo injorimit të tij të kësaj tematike? Më shumë besoj për shkak të parës.

Një libër me poezi- Esé nga Përparim Hysi

“Një stuhi e kësaj pranvere” nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU

Sapo e mbarova librin”Një stuhi i kësaj pranvere” të POETES BAJAME HOXHA-ÇELIKU dhe më vjen ndërmend ajo që ka thënë Pearl S. Buck:”Brenda vetes sime,është një vend ku jetoj krejt i vetëm dhe aty rinovoj burimet e mia që nuk thahen kurrë”. Dhe jam krejt brenda të vërtetës,se,pse ka ndodhur kështu me të, në mes të atij”izolimi” aq të flliqur,si një fantazmë e frikshme, covidi,pikërisht atëherë,në vitin 2023 del me një vëllim me gati njëqind poezi. Çudia tjetër që të bën ta duash POETEN është një fakt shumë domethënës: autorja 33-vjet ka qenë e internuar në një nga”gulagët” (huazuar nga Rusia bolshevike),në fshatrat e Lushnjes. I vranë miturinë,i vranë rininë,por,megjithatë, nuk i vranë shpresën.
33-vjet jetoi KRISHTI dhe,për të mirat që kish bërë, e kryqëzuan për së gjalli. Për së gjalli,e kryqëzuan dhe BAJAMEN,po,për çudi, ajo,sado që lulëzoi vonë,tani që po i afrohet moshës së pensionit,ka arritur të botojë plot 23-libra dhe,siç di,në “makazinën” e saj krjuese presin radhën gati 10-libra të tjerë. Si për ta sfiduar atë kohë të zezë për të e qindra e qindra familje të tjerë. Nëse,vërtet,do arrijë (unë deri atëherë nuk do jem gjallë) që ta botojë librin e tridhjetë e tre,do t’i rekomandoja një titull pak emblematik:-Të munda,o dikttaturë! Kështu ta titullojë,se,nëse futem paksa nën lëkurën e saj, ja çfarë konstatoj: 33-vjet një jetë skëterrë/33-vjet ia bluan shpirtin dhe ia bën vrer,por,për çudi,ngaqë ka një shpirt të dlirë e xhevahir,e sfidon këtë”kryqëzim” që nuk është metaforik,por realitet, me poezi dashurie,se do që kjo botë,të jetë sa më e bukur dhe sa më e mirë. Nëse gjatë jetës e gjuajtën me gur, ajo me vargje mbjellë grurë.Cilësia e vargjeve në magjen e saj poetike është si ai i miellit nga grurë kuturli që bëhen petët e bakllavasë.
* * *
“Letërsia prodhon qytetërimin dhe poezia krijon idealistë”,- thotë VICTOR HYGO. Lexon poezitë e autores dhe rrok,njëherësh,edhe qytetërimin,por dhe idealisten.Interesantja dhe e veçanta e kësaj poeteje kaq shpirtdlirë është një fakt shumë domethënës: në këtë vëllim me gati 100-poezi.vetëm tri-katër janë sociale e gjithë të tjerat,vetëm dashuri. E ka klonuar dashurinë dhe sa qytetari ka në vargje. Pyetjes që si është e mundur që ka ndodhur kështu,ia gjej përgigjen tek NITZCHE që thotë:”Nuk vritet me zemërim,por me buzëqeshje”.Me poeten,në këtë kohë,postdiktaturë,ka ndodhur një fatkeqësi: ka ikur në amshim(shumë parakohe,bashkëshorti,GANI HOXHA).Ky ka qenë bashkëvuajtësi i atij ferri enverian,dhe Poetja në të gjitha poezitë e dashurisë veç i referohet atij dhe unë them se nuk gjen tjetërkund që”vazhdon edhe sot e kësaj dite”. Nuk zmadhoj apo shpik,por nuk ka poezi ku qoftë dhe me aluzione që mos jetë i pranishëm. Po sjell për ju,dy strofa dhe lexuesi është në gjendje të qërojë grurin nga egjëra:”…parajsës do të gjej të lirë/aty ku nuk ak as policë dhe as tirani… /…se e di që këtu s’ka mbetur asgjë me vlerë… përveç hajdutë e kriminelë që”vendin” e kanë në Ferr!
Pas këtij referimi,shijoni një poezi dashurie:
Gjer në marrëzi
Bekuar qoftë ajo orë e njohjes
Buzëqeshje paçin sytë e tu
Dashuri paçim në jetë të jetëve
Sytë që zgjuan në jetë këtë magji
Poezia vazhdon e edhe më,por tek shoh që mbi dy të tretat e vëllimit,këndojnë vetëm për dashurinë, atëherë,them unë,me poeten ka ndodhur ai fenomen shpirtëror që JOHN DRYDEN e përkufizon kështu:”Dhimbjet e dashurisë janë më të ëmbla se gjithë kënaqësitë e tjera”.
Ja dhe një poezi tjetër:
S’do ketë më tjetër
Sytë e mi,mjegullohen nga dhimbja e ndarje,
Sepse të dua veç ashtu si di unë të dashuroj
Me afshin e shpirtit qelibar.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Pastaj,trupin tënd të zhdërvjelltë
Dua ta pushtoj me pasionet e mia,
Ta puth,
Ta zhvesh,
Ta shtrëngoj mes krahësh
Me afshin e pavdekshme të dua
Ti nuk je më,por dashuria nuk vdes,
Ajo mbetet aty:në çdo cep të shpirtit
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
I vetmi:
Kurrë nuk do ketë tjetër!!!
A gjeni dot një të ngjashme?
A nuk ka ndodhur me Poeten ashtu siç shkruante STENDALI:”Unë dua sa për dy”.
Dhe ja se si mund ta njihni më mirë POETEN:
Shpirtin PERËNDISË
Jam kredhur e tëra në kujtime
Gjithë jetën time e lashë me poezi
S’u kurseva aspak,moj pena ime
Dhe çdo çast intim e kam lënë aty.

Zemër e mendje,ah,ç’më janë bërë plagë
Dhimbjet gjatë jetës kurrë nuk u shëruan
Tani krenohem dhe nuk më vjen keq aspak
Mbolla dritë e paqe kudo ku këmbët e mia shkuan!!!

Dhe ja strofa që e bën emblematike këtë poezi:
Po shkoj pak e përditë,e prerë e buzëgas
Pas po lë penën dhe shpirtin PERËNDISË
Them:-Vallë i lashë të vlera gjurmët që lashë pas
Që të nisem ballëhapur drejt përjetësisë?
Kësaj strofe apo kësaj pyetjeje retorike,çdo lexues,përmjet

 

veprave që ka nxjerë në dritë,ka të drejtë që t’i thotë POETES:- E ke ballin të bardhë siç është bardhësia dhe me mesazhet që pëcjell, e ke vendosur emrin në FONDIN e Madh të Letërsisë SHQIPE,po se po,por dhe më tej ku je përkthyer për vlerat letrare-artistike
Urime me libra të tjerë që plotësosh porosinë time!
Tiranë,4 korrik 2024


Send this to a friend