Menjëherë pasi lajmi për bastisjen e FBI-së në kompleksin Mar-a-Lago që Donald Trump zotëron në bregdetin e Floridas, ku po kërkohen materiale të klasifikuara të Presidencës së SHBA, gazetarja e New York Times dhe bashkëpunëtorja e CNN, Maggie Haberman ka zbuluar disa imazhe që rëndojnë pozitat e ish-Presidentit.
Haberman po zbulon imazhet e reja në librin e saj të ardhshëm “Njeriu i besimit”, dhe ato janë postuar më herët nga Axios, duke zbuluar dy raste në të cilat Trump me sa duket ka hedhur dokumente konfidenciale të shkruara me dorë, në tualet, për t’i zhdukur nga syri i të tjerëve rreth tij.
Ndërkohë, CNN ka raportuar më parë se si Trump shkeli ligjet e mbajtjes së të dhënave presidenciale dhe shpesh griste dokumente, drafte dhe memorandume pasi t’i lexonte ato.
Ai hidhte periodikisht letrat në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë, letra të cilat u zbuluan më vonë kur u thirrën teknikët për riparimin e tualeteve të bllokuara.
Trump i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe në një deklaratë të dhënë për “Axios” të hënën, një zëdhënës i tij pretendoi se raportimi për këtë praktikë ishte i sajuar.
Htr5h
Në imazhet e zbuluara të hënën, është e paqartë se kujt apo çfarë teme i referohen dokumentet, por duket se ato janë shkruar me dorëshkrimin e Trump me stilolaps të zi.
Haberman tha se një imazh është nga një tualet i Shtëpisë së Bardhë dhe tjetri është nga një udhëtim jashtë shtetit dhe ajo i ka siguruara nga një burim i Shtëpisë së Bardhë në kohën kur drejtohej nga Trump.
“Kush e di se çfarë përmbanin ato letra? Vetëm ai do ta dinte dhe me sa duket kushdo që merrej me të, por pika e rëndësishme është te të dhënat”, tha Haberman për CNN.
Rehtjh
Më tej ajo zbuloi se Trump kishte një model të mospërfilljes së procedurave normale të ruajtjes së të dhënave. Në një rast, Trump pyeti nëse dikush dëshironte ta vendoste një kopje të një fjalimi që sapo kishte bërë në kabinën e shtypit Air Force One, në ankand në eBay.
Në raste të tjera, Trump do t’i ngarkonte ndihmësit që të mbanin kuti me memorandume të palexuara, artikuj dhe drafte të Tweet-eve në bordin e avionit presidencial që ai t’i shqyrtonte dhe më pas t’i griste në copa.
Një ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kujtoi se ndërsa ruajtja e dokumenteve ishte një përgjegjësi kryesore e sekretarit të stafit, pjesës tjetër të stafit të lartë të Trumpit i mungonte ndjenja e detyrimit të tyre për të mbajtur të dhënat e dokumenteve që lëviznin nëpër krahun perëndimor.BW
Dy javë më parë, një dritë e shndritshme kaloi nëpër qiellin e natës mbi Mongoli. Nuk ishte një asteroid. Qendra Amerikane për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e cila publik . . .
Para 26 vitesh, pikërisht me 26 mars 1999, fshatrat e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël në Kosovë përjetuan një prej masakrave më të tmerrshme të regjimit të Sllobodan Milosheviçit. . . .
Krenare Cubolli
Është e shtunë, 15 mars, ora 16:00 e pak, dhe është qetësi në zyrë.
Nuk jam rehat, për shkak të një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, për . . .
Sot është dita e Urimit për ditën e Mësuesit .
Të përkujtosh ditën e mësuesit 7 Marsin, është një nga fjalët më të mëdha të rrespektit për gjuhën shqipe.
Dita e mësuesit, është diçka . . .
Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, ka folur për ndryshimet e politikës botërore.
Buxhovi shpjegoi rolet historike të fuqive botërore, e sidomos futjen në skenë të Shteteve të Bashkuara . . .
Një mace e quajtur Millie sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të, një moment historik i jashtëzakonshëm për çdo kafshë shtëpiake. Për ta parë këtë në perspektivë, 30 vjet janë ekuiv . . .
Analisti Klejdi Këlliçi e ka cilësuar marrëveshjen për mbrojtjen e firmosur mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ajo cka pretenduar gjithmonë kryeministri Kurti, një nga majat e politi . . .
Ray Furlong, Current Time, Hannah Kaviani, Radio Farda, Shërbimi kazak i REL-it, Arbana Vidishiqi
Teksa në Turqi po zhvillohen protestat më të mëdha në më shumë se një dekadë, . . .
Pas tre ditësh bisedime në Arabinë Saudite, më në fund shënohet një përparim.
Bëhet fjalë për dy tekste të veçanta që përshkruajnë marrëveshjet midis SHBA-së dhe Rusisë, dhe SHBA- . . .
Një delegacion i kongresistëve amerikanë në selinë e REL-it në Pragë në maj të vitit 2022. Përfaqësuesi Michael McCaul, Bill Keating, Joe Neguse dhe Ted Lieu shikojnë memorialin për gaz . . .
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres për të marrë shërbimet e saj ligjore në procesin pena . . .
Nadije Ahmeti, Arton Konushevci
Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet trond . . .
Komentet