DASHI***
Bukuria e jetës shoqërore në këtë ditë do të bëhet një tërheqje vërtet e parezistueshme, veçanërisht për tipat e shoqërueshëm si ju, ashtu si magjia e aventurës dhe kuriozitetit do t’ju shtyjë drejt së resë.
DEMI***
Organizoni këtë ditë sa më mirë që të mundeni dhe do të arrini të bëni gjithçka që keni planifikuar në një mënyrë më se të shkëlqyer. Hidheni veten në nisma që ju interesojnë pa hezituar. Gjithçka do të jetë mirë në sferën tuaj emocionale!
BINJAKËT**
Do t’ju duhet të përballeni me një situatë emergjente pa lënë emocionet tuaja të ju pushtojnë: vetëkontrolli do të jetë çelësi për të kapërcyer çdo vështirësi! Në fushën sentimentale, jepini një shans personit që keni në krah në këtë moment.
GAFORRJA**
Sot do ju duhet të merrni vendime të vështira dhe rrezikoni të mos kënaqni dikë. Veproni sipas ndërgjegjes tuaj dhe bëni atë që mendoni se është e drejtë në zemrën tuaj. Shmangni me çdo kusht shpërqendrimet në punë sepse do t’ju krijonin shumë probleme.
LUANI **
Një ngjarje e papritur e minutës së fundit do t’ju detyrojë të ndryshoni një projekt që dëshironi të përfundoni. Mos u acaro! Marsi do ju ndihmojë të forconi lidhjet familjare dhe sentimentale. Nëse jeni çift, partneri do t’ju tregojë gjithë dashurinë e tij.
VIRGJËRESHA**
Në më shumë se një rrethanë do të sulmoheni nga dyshimi nëse duhet të veproni apo të reflektoni. Nuk do t’ju mungojë trimëria dhe guximi, por bëni kujdes: sot Hëna do të kalojë tranzit përmes shenjës që pason tuajën. Do të jetë më mirë të mos ndiqni një ide të çuditshme që ju shkon në mendje!
PESHORJA***
Hëna do të përmirësojë intuitën tuaj. Do të keni përparësi në çështjet emocionale. Në këtë fushë do të mund ta menaxhoni partnerin sipas dëshirës tuaj. Në zyrë ose në shkollë, mbështetuni në bashkëpunimin e çmuar të një prej kolegëve tuaj.
AKREPI***
Mos e humbisni mundësinë për të kaluar një mbrëmje nën dritën e hënës me të dashurin tuaj. Pozicioni i pafavorshëm i yjeve mund të krijojë momente pasigurie në fushën profesionale: korrigjoni këtë me vullnet të mirë dhe një majë përulësie dinjitoze.
SHIGJETARI **
Shmangni marrjen e vendimeve dhe prisni që gjërat të sqarohen pak. Partneri do ju kërkojë më shumë përkushtim. Nëse nuk i shihni qartë ndjenjat tuaja dhe nëse nuk jeni të sigurt se mund ta kënaqni atë, thuajeni qartë, por mos e mashtroni.
BRICJAPI**
Dielli do t’ju japë entuziazëm dhe aftësi të dukshme dialektike, por pikërisht për këtë rrezikoni t’u jepni shumë hapësirë konflikteve verbale. Kini kujdes: polemikat do të kishin efekt vetëm duke ju larguar vëmendjen nga qëllimet tuaja!
UJORI**
Në vendin e punës tregohuni iniciativë dhe mos prisni ndihmë apo miratim nga kolegët për të ndërmarrë projekte që ju emocionojnë. Një takim i ëmbël dhe brilant, për t’u jetuar i shkujdesur, pa bërë shumë plane për të ardhmen.
PESHQIT*
Me hënën e vrullshme në sekstil, pak maturi delikate nuk do të dëmtojë në trajtimin e ngjarjeve të papritura të vogla por të bezdisshme që lidhen me një situatë të lodhshme për t’u zgjidhur. Përballoni ditën dhe ngarkesat e saj të mundshme me një zemër të lehtë.
Komentet