Shkrimtari Maksim Gorki jipte një porosi të artë: “Mos u mundohuni të mohoni gjithçka tek tjetri, sepse rrezikoni të mos u besojë askush për asgjë”. Kjo porosi e autorit të njohur të romanit “Nëna”, është fort adekuate, për opozitën e sotme, në veçanti, për ate PAN-iste. Si llavë e ujqërve të uritur, në bjeshkët borë-shumë, janë tufëzuar analistë e banalistë, fytyra rrast të kriminalizuara, sorollatën nga njëri televizon tek tjetri, pothuaj se, të gjithë në pronësi të partive-banda të PAN-it kriminal.
Nëse zgjedhjet e shkurtit 2021, Vetëvendosje i fitoi, pasi populli u bind se “komandantët”, mashtrues e gënjeshtarë, pretendonin se e bënë luftën, pa asnjë betejë ballore, asnjë fitore, asnjë mbrojtje të popullatës civile e parandalim të 420 masakrave serbo-sllave dhe ia mohonin gjithçka Ibrahim Rugovës. Ndërkohë që këta “biçim komandantësh”, arrestuan, maltretuan dhe vranë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut dhe kundërshtarët politikë, kuadro e veprimtarë të LDK-së, të cilët e bënë paqen dhe luftën; kishin vjedhur zyrtarisht, duke abuzuar me pushtetin, duke degraduar Sistemin e Drejtësisë; Arsimin, me doktorata të blera dhe punësime në Universitete e Gjimnaze; Shëndetësinë të lënë pa pajisje mjekësore bashkëkorohore dhe pa përgaditur personelë mjekësor të specializuar dhe shkatërruar gjithçka tjetër në Kosovë.
Tani Vetëvendosje do të fitojë, sërishmi, për mohimin e gjithçkaje që ka bërë në mandatin e saj 4-vjeçar Qeveria Kurti, përfshi edhe shtrirjen faktike të sovranitetit në veriun e Kosovës. Pamëdyshje, se ky sovranitet është i brishtë, por edhe më të brishtë po e bëjnë partitë-banda të koalicionuara në PAN-in kriminal, të cilat, që nga humbja e pushtetit, në zgjedhjet e shkuara, janë bërë palë me Serbinë, në sulmin e vrazhdët kundër Vetëvendosjes, me aleatët e saj “Alternativa dhe “Guxo”. Gadishmëria e PAN-it, për ta bërë Asociacionin, edhe pse kryeshefi i tyre, Hashim Thaçi, nënshkrues i tij, e quan – kancer të Kosovës -. Për sanksione akuzon Kurtin dhe Vetëvendosjen e tij dhe jo Serbinë dhe BE-në; të gjitha veprimet sovraniste në veri, i quan fushatë për vota. Policinë e Kosovës, e krahason me atë të Millosheviçit. 1 (një) miliard euro, 1/3 e buxhetit të shtetit, të shpërndara për skamnorët e Kosovës, i quan “vitra” e “sadaka”. Pushtetin me demokracinë më të zhvilluar në rajon e më gjerë, i vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, e quan diktaturë!
Pikërisht, për këto mohime dhe shpifje groteske, të propagandës lehaqene të PAN-it, për të nxirë gjithçka të pozitës aktuale, në stilin e filosllavit Enver Hoxha; bllokimin e VETTING-ut, të ligjit për sekuestrimin e pasurisë të pa mbuluar, të pa justifikuar nga PAN-istët, dhe frika e kthimit në pushtet të krimit dhe të kriminelëve, me ndihmën e drejtëpërdrejtë të Beogradit zyrtar; të kryeministrit shqiptar, Edvin Rama, me bandën e tij komuniste; të pjesës absolute të mediave, kryesisht, televizioneve, me portalet e tyre, shqiptarët do të votojnë përsëri Vetëvendosjen, me shpresën e një koalicioni me një partner të pranueshëm, të pa inkriminuar, siç është Lidhja Demokrtike e reformuar.
Armiqtë e jashtëm të Kosovës, duket se janë koordinuar me kundërshtarët e mërdhezur, (si fytyra e Halil Matoshit në debatin e nxehtë televiziv), të Kurtit dhe të Vetëvendosjes së tij, për t`i kthyer në pushtet bashkëpunëtorët e tyre, njerëzit e shantazhuar, me dosje të hershme krimesh faktike. Sepse ata janë të dëgjueshëm, pazarët bëhen lehtësisht dhe të leverdishme për armiqtë, siç ka ndodhur me dialoguesit e mëparshëm, “po bëjmë vetëm dialog teknik dhe jo politik”, por “doli dardhë me bisht”, dialogu ishte tërësisht politik! Me keqardhje, në mos e tmerrshme, edhe disa nga radhët e miqëve tanë, miq, siç thotë populli, -për kokë-, preferojnë zgjidhje të shpejta. Dhe, të shantazhuarit janë gjithmonë të dëgjueshëm, të gatshëm edhe për kompromise të dëmshme, të dhimbshme për vendin, në këmbim të përfitimeve personale. Përballja me armiqtë, është më e lehtë, se sa përballja me miqtë. Prandaj, të keqen, në mundësi, duhet parandaluar.
Koalicioni LVV-LDK, ashtë jetik për Kosovën e sotme
Është shansi që Albin Kurti me shokë, t`i bëjë një shërbim të madh Vetëvendosjes, e parasegjithash Kosovës. Dihet, madje botërisht, se koalicioni LVV-LDK, ka qenë më i pranueshmi për shqiptarët vendorë dhe ata të përbotshëm, sepse ishte i pari koalicion me partner të pa kriminalizuar. Se kush e prishi atë koalicion, e ka thënë kreu i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, “emisari amerikan Grenell, na dha afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV”! Dhe, vet ish-kreu i partisë, Isa Mustafa, e konfirmon: “Unë e prisha koalicionin me LVV”, sepse ashtu e urdhëroi njeriu që e kishte katapultuar në krye të LDK-së, pra, Hashim Thaçi me SHIK-un e tij.
Andaj, hedhja e idesë të një koalicioni pas zgjedhor, LVV-LDK, pavarësisht kuotës të votave, rezultatit zgjedhor të palëve, do të ishte i mirëqenë për të dy subjektet, sepse do ta ngjallte besimin tek populli, se, më në fund, dy partnerët në qeverisje, LVV dhe LDK, nëse nuk kanë bërë “golë”, të paktën, nuk kanë bërë “autogolë”. Thënë troç, edhe nëse nuk kanë qenë fort të suksesshme, nuk janë subjekte të kriminalizuara, respektivisht, të penalizuara, për krimet makabre të vrasjeve numerike dhe as të korrupsionit, makro-hajnisë zyrtare, eksponentët numerikë të PAN-it.. Çështjet ideologjike janë hiç, në krahasim me parësoren kombëtare. Është koha për punë të mençura dhe zgjidhje të pranueshme. Shëmbullojmë: Për interesin shtetëror, CDU dhe SPD, në raste krizash qeveritare gjermane, janë koalicionuar dhe kanë qenë shumë të suksesshme në bashkëqeverisje.
Për çudë, sa më shumë ulurima e lehje, aq më shumë po refuzohen nga shqiptarët, partitë-banda të PAN-it, të cilat i akuzojnë për sabotimin e luftës; për vrasjen e ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe kundërshtarët politikë; haraçin masiv; uzurpimet dhe tenderimet kriminale; për rrënimin e sistemit të Drejtësisë, të Arsimit dhe të Shëndetësisë dhe të gjithë katalogun e pisllëqeve tjera. Me paturpësinë më të madhe, me një barrë krimesh faktike në kurriz, sërishmi kërkojnë votën nga populli, kërkojnë kthimin në pushtetin e përgjakur të djeshëm!
Të trimëruar nga disa zëra që vijnë nga larg, gjoja, për lirimin e të akuzuarëve për krime lufte, në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, me besimin se ende mund të blihet liria, me lidhjet e tërthorta avokat-gjyqtar, siç ka ndodhur përgjatë këtij çerek-shekulli, llapaqenët PAN-istë kërkojnë aleatë, për të blerë apo kërcënuar dëshmitarët, të cilët po e ngrysin jetën, në vajë e gjëmë, për ekzekutimet e njerëzve të tyre, nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, siç e emërton, saktësisht, bandën vrastare të disa “biçim komandantësh”, prokurori amerikan Jack Smith, të cilët donin të hynin në histori, duke e falsifikuar luftën, me qëllim të përvetësimit të saj. Për realizimin e këtij qëllimi, “komandantët” nuk zgjodhën mjetet. Duke ekzekutuar ministrin e Luftës, komandantët e dhe ushtarakët profesionistë të tij, të cilët, realisht, e bënë luftën e Kosovës.
Eksponentët e PAN-it, me argatët sivëllezër të Vuçiqit, deri në Tiranë, falsifikueshëm e turpshëm, çirrën se, kinse, në Hagë janë “udhëheqësit kryesorë të UÇK-së, çlirimtarët tanë”, ndërkohë vetë ata e pranojnë se nuk kanë qenë pjesë e luftës. Madje edhe shokët e tyre të LPK-së, (lexo: PDK-së), i akuzojnë për bashkëpunim me Shërbimet Informative, si: DGSE franceze; UDB-në jugosllave; SHISH-in shqiptar, për sabotimin e luftës, për tradhti kombëtare. Janë -fejtonet- në vazhdime, të gazetës “Kosova Sot”, të verës 2018, me autorë veteranët e të LPK-së, të cilët e thonë këtë, duke shpjeguar faktueshëm e bindshëm. Dëgjoni edhe akuzat e serta të Jakup Krasniqit në TV7 dhe të tjerëve, gjysmë dekade më parë. Edhe disa komandantë, ende të lirë, por, rrast të shantazhuar, herë pas here, fushatojnë tek dhjetra-mijëra “veteranë” të rrejshëm, për nritje enorme të pagës, për të qenë në klientelën e tyre të përhershme elektorale.
Me metodën e gatshme të fashizmit afro gjysmë-shekullor të filosllavit Enver Hoxha, i cili, në mesin e vrasjeve të mijëra kundërshtarëve politikë, i ekzekutoi dhe i la pa varr 6.000 intelektualë, të cilët ishin shkolluar në Univesitetet prestigjioze të botës, të bursuar nga Mbretëria Shqiptare, e udhëhequr nga Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë, themeltar dhe konsolidues i Shtetit Shqiptar. Me frymëzimin e idolit të tyre, Hoxhës të Tiranës, nën instruktimin e Sigurimësave famkeq të tij, bandat e PAN-it përgjakën Kosovën, me gjakun e derdhur të shumë burrave dhe djemëve luftëtarë shqiptarë, me qëllim të marrjes të pushtetit përdhunshëm! Së fundi, PAN-istët kanë ftuar në ndihmë, për zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, edhe rrënuesin e demokracisë dhe të pluralizmit shqiptar, Edvin Ramën, i cili me karterët e drogës, e bëri bizar gjithë botën, që nga Evropa, e deri në Azinë e largët.
Në këto rrethana, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me cinizëm e përtallë opozitën, se “pragu për partitë e tjera është 5 përqindshi, ndërsa për VV – 50 për qind”.
Opozita, në veçanti, ajo PAN-iste, e frustruar nga matjet e agjensive të specializuara të sondazheve, të cilat e nxjerrin LVV të parë dhe me diferencë, fatalisht, të madhe, bëjnë akuza shpifëse e denigruese, kinse, për flirtime me Serbinë, ndërkohë që akuzuesit janë dëshmuar për bashkëpunim me bandat dhe kontrabandistët, me emër dhe nam të keq serbë, përfshi edhe Radoiçiqin, Veselinoviqin me banditërit e tyre. Andaj, e vërteta dihet dhe kryeministri Kurti me shokë ndjehen komod dhe shpërfillin e demantojnë, madje lehtësisht, të gjitha sajesat shpifëse dhe hiç të besueshme. Sa më shumë sharje e denigrime të opozitës, aq më shumë rritje në kuotën mbështetëse të pozitës. PAN-i kriminalizuar, pothuaj se, të gjitha vendimet e qeverisë, që janë në funksion të shtetit ligjor, i dërgon për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, me bindjen e refuzimit, sepse atje është – e motra e vëllait të ish-ministrit në qeverinë komuniste të Tiranës-.
Shpifjet paushalle ndaj kuadrove të pozitës; lobimi për ndarjen e Kosovës;
gadishmëria e PAN-it për Asociacionin – kancer i Kosovës!
a) Opozita e kriminalizuar PAN-iste, ka mbetur me akuzën e pa akuzë zyrtare, të ambasadorit, Profesor Martin Berisha, i cili nuk ka asnjë lidhje biznesore me Kosovën; apo me 7-500 euro pagesë të lobuesit për Kosovën, Gani Jakupi. Ndërkohë që janë zënë “me pelë për dore”, duke lobuar me pagesë, për ndarjen e Kosovës. Kesti i njohur prej 182 mijë euro, i janë dhënë një agjensie parisiene, me dijeni të ambasadorës Vlora Çitaku dhe ndërmjetësinë e ministrës Dhurata Hoxha. Shefa të partive-banda, dje, që, kinse, lobojnë për ushtrinë, sot për hyrje në NATO, në fakt, ata duke qenë të shantazhuar me dosje, po derdhin milionat e hajnisë dhe të haraçit, për zhbërjen e Gjykatës Speciale në Hagë.
b) Akuzojnë zv.kryeministrën dhe ministren e Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, për dështim në njohje! Por, “harrojnë”, qëllimshëm, se kanë nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, më 2020, për ngrirje, heqje dorë nga lobimi për njohje, në këmbim që edhe Serbia të mos lobojë për çnjohje dhe pengesa tjera. Vërtet, akuzat për të dinjitetshmen Gërvalla, janë hakmarrje e ulët ndaj saj, sepse, si askush tjetër, nga zyrtarët e lartë, nuk i dha emër e mbiemër krimeve të listuara dhe të ekzekutuara, ngeshëm dhe me një sadizëm unik, të kundërshtarëve politikë. Dhe, kjo u dëshmua katërcipërisht edhe nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.
c) Akuzojnë ministrin yll të Bujqësisë, Faton Pecin, për dhënien e subvencioneve partiakëve të VV-së, duke “harruar” se edhe ata janë qytetarë të Kosovës, pjesë e popullit, me tej 50 % të votave, respektivisht, me 438 mijë vota të fituara, në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit 2021!
E gjithë kjo histeri shpifjes, po i kthehet në bumerang opozitës PAN-iste, të rënë në dëshpërimin e thellë, duke e parandjerë humbjen e radhës.
Shefat e partive-banda, zotohen se “nëse fitojmë zgjedhjet, do ta bëjmë që ditën e parë – Asociacionin -“, i konsideruar edhe nga vet autori nënshkrues i tij, Hashim Thaçi, para tej një dekade më parë, se “Asociacioni është kanceri i Kosovës”. Dhe, kjo jo vetëm që i frikëson qytetarët e Kosovës, por edhe i tmerron, qoftë edhe në gjumin dhe ëndrrat e tyre! Dhe, një kërkim shpëtimi, nga kanceri i pritshëm “Asociacion”, shpresat i kanë varur ke Albini, në partneritet me një subjekt shtet-formues, të pa implikuar në krime vrastare dhe hajnore, siç është LDK-ja.
“Trojka famëkeqe: Hashimi, Rama, Vuçiqi, ngarkon Baton Haxhiun me mision special
“Trojka” namkeqe dhe neveritëse, Hashimi me porosi nga Haga, Rama nga Shqipëria, Vuçiqi nga Beogradi, e dërguan Baton Haxhiun nga Tirana në Prishtinë, me misionin special, “sulm frontal kundër kryeministrit Albin Kurti”. Nga TV7, emisioni PRESSING, mjeshtri i intrigave dhe i hafillëkut të shumëfishtë, Baton Haxhiu, e qortoi dhe akuzoi – njëherësh opozitën e Kosovës, për “heshtje dhe qyqarllëk, të çakorduar dhe inferiore ndaj Kurtit”. Dhe, ngulmueshëm, bëri thirrjen për bashkim dhe koordinim të sulmeve, me slloganin makiavelist “shpif, shpif dhe përsëri shpif, se diçka do të mbetet”! Dhe, ashtu ndodhi.
Ustai hafije i hershëm, Baton Haxhiu, në shërbim të pushtuesit serbo-sllav, vazhdon zanatin e tij shpengueshëm edhe në Kosovën e lirë, duke abuzuar me demokracinë e shtetit të Kosovës. Me vete solli edhe ekipin e tij, të cilët i punësoi në televizionet e Kosovës dhe me ulurimat e tyre lehaqene, vazhdojnë ta provokojnë dhe terrorizojnë, çdo natshëm e ditshëm, popullin e Kosovës dhe shqiptarët e botës. Batoni vrapon nga njëra medie në tjetrën, gjithnjë i mirëpritur nga moderatorët shpirtshitur, të cilët, edhe kur Batoni thotë se “Liqeni i Ujmanit t`i lihet Serbisë, sepse ne e kemi Liqenin e Kukësit”, ata nuk reagojnë, ngaqë është porosi e pronarëve mediatik të tyre. Pra, gjithmonë duke vjellur vrerë, në linjen e pëbashkët me opozitën PAN-iste dhe Serbinë armike!
Fushata zgjedhore ka degraduar; Kosova me një zonë zgjedhore,
abuzim i madh; lista me deputetë të shantazhuar!
Fushata elektorale në Kosovë, kësaj radhe, ka degraduar tërësisht. Afati kohor i fushatës një-mujor, është zgjatur në tre-mujor, pa lejen e KQZ. Nuk e besoja që KQZ do ta lejonte këtë maskaradë fushatore të rrëmujshme. Duhej ta ndalonte dhe, në rast se dikush e fillonte shpërfillshëm, duhej ndëshkuar, siç e parasheh ligji, me gjoba të majme. E pa shpjegueshme, pse ndodhi kjo çthurje dhe shkelje ligjore?
Gara është konsumuar dhe devalvuar dukshëm. Ecejakët Kosovë-Mërgatë, me tepëri shpenzimesh të panevojshme. Revanshi mujshor e rrugaçëror i opozitës PAN-iste, ka shkelur rregulla dhe parime. Dialogu dilemë, jo vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por edhe e atyre të përbotshëm. Politikanët e shantazhuar, me dosje voluminoze, ende bëjnë hije e zymti, në jetën politike të Kosovës!
Kosova me një zonë zgjedhore, abuzim i madh, sepse deputeti nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj askujt! Prandaj edhe fitojnë kriminelët dhe hajnat. Për një çerek-shekulli eksponentët e SHIK-ut kriminal, vazhdojnë të riciklohen me statusin e deputetit! E tmerrshme për demokracinë, popullin dhe Kosovën! Një deputete paska biseduar disa sekonda me një person të shpallur”non grata” nga DASH amerikan. Dhe, u bë nami! Po në listat e kandidatëve për deputetë të PAN-it, pse janë lejuar të tillët të futen?!!
Shihni emrat e 20-shës së parë në listat e kandidatëve për deputetë të PAN-it, por edhe më poshtë listën komplete. Aty i gjeni emra të lakuar gjyqeve dhe burgjeve, përgjatë një çerek shekulli, për krime të rënda vrasëse dhe hajnish. Liria është fituar, duke paguar milionat, por, kurrë pafajësia. Këtë e thotë edhe avokati matrapaz, Ben Emerson, se “liria e filan (x-y) komandantit ka kushtuar 11 milionë euro. Prej tyre, 5 (pesë) milionë i kam marrë unë!” Deri tani dyshonim për këtë çmim enorme. Por, avokati Bemerson e konfirmnoi, kur pranoi se ende pa e përfunduar mbrojtjen e Kadri Veselit, kishte inkasuar në xhiro-llogarinë e tij plot 4 (katër) milionë euro, nga buxheti i lodhur i Kosovës!!!
Ndërsa LDK-ja dhe LVV i ka listat e pastra, kandidatë për deputetë të painkriminuar. Kjo dëshmon për epërsinë, parimore dhe morale, absolute të këtyre dy subjekteve politike, në raport me partitë, skajshëm, të kriminalizuara, përkatësisht, të PDK-së, AAK-së, NISMA, si dhe bishtave të tyre, të koalicionuara, dikur, në PAN.
Politika pa të shantazhuar; spastrim ose zhbërje të partive kriminale;
stop mashtrimit djathtist të PDK dhe AAK; thikat mbi hartën e Kosovës, ishin faktike!
Marrëveshjet e nënshkruara me dialog, të aprovuara në Kuvend, janë dëshmi e një Parlamenti, me koxha, politikaj të kriminalizuar, rrjedhimisht, të shantazhuar. Krimet makabre numerike, respektivisht, vrasjet serike të kundërshtarëve politikë, qëllimshëm të pahetuara, të pazbuluara dhe të pandëshkuara, kanë kontaminuar, helmuar jetën politike në Kosovën tonë. Me “lehjet në hënë”, të opozitës PAN-iste, vështirë ta mundë LVV, e cila, edhe nëse nuk i ka përmbushur një pjesë të premtimeve elektorale, nuk ka vrarë shqiptarë; nuk ka abuzuar me buxhetin e shtetit; pra, nuk ka vjedhur shtetin.
Nëse nga 3 (miliard) të buxhetit, 1 (një) miliard, pra, 1/3 e buxhetit, Qeveria Kurti, ua ka shpërndarë nevojtarëve skamnorë, nuk janë as “vitra” dhe as “sadaka”, por ndihmë e prekshme për varfanjakët e Kosovës. Dhe, LVV, qeveria e saj, këtë e arsyeton me programin social, të proklamuar në fushatën e shkuar, madje, qysh në nismë të qeverisjes. Mbajtja e fjalës, është joshje, për të besuar populli. Dhe, kjo i demanton bindshëm tellallët humbës. Ndërsa një pjesë e parave të pa shpenzuara, mund të konsiderohet mungesë e përvojes qeverisëse, ose zot shtëpie -konak-, që nuk e shprazë kurrë kuletën, arkën e shtetit, siç kanë bërë disa lapanjozë e plangprishës të mëparshëm. Por, në asnjë rast e rrethanë, kur paratë janë të depozituara në bankën e shtetit tonë dhe jo në bankat sekrete të botës, assesi nuk është hajni, siç trumbëtojnë lukunia e hajnave klasikë të Kosovës.
Të gjitha këto fakte dëshmojnë se partitë-banda të PAN-it, të cilat nuk dhënë asnjë provë reformuese, pas shumë krimesh dhe hajnish zyrtare, një shtet ligjor, do t`i shpallte të paligjshme, duke ndihmuar anëtarësinë e painkriminuar, të organizohen të spastruar nga elementët masiv kriminalë.
Kosova është në krizë të thellë politike, sepse Rusia, Serbia dhe disa nga miqtë e tyre ndërkombëtarë, natyrshëm, armiq të Kosovës, preferojnë t`i kthejnë në pushtet “komandantët” e shantazhuar, me dosje krimesh të bollshme, sepse ata janë të dëgjueshëm dhe armiku i përdorë për t`ia bërë gjëmën Kosovës, siç aprovuan ndarjen e saj, paraardhësit pushtetarë.
Lajm Senzacional:
Presidenti serb Vuçiq kërkon nga vëllai i tij në Tiranë, Rama: “Të ndërhyjë tek amerikanët, për lirimin nga burgu i Hagës të Hashimit me shokë, sepse me Albinin nuk bisedohet, ndërsa me Hashimin dhe Ramushin, merreshim vesh dhe kuptoheshim lehtë”. Prandaj, në takimin e dy Parlamenteve, shqiptar dhe kosovar, kryeministri shqiptar, Edvin Rama, kreu porosinë e Vuçiqit, duke i bërë thirrje Kosovës dhe Amerikës, të angazhohen për lirimin e të akuzuarve në Hagë, për krime vrastare, të paktën, të qindrafishta . Gjatoshi i Tiranës i rivrau shumë qindra viktima politike, të ekzekutuara, me lista emërore e ngeshëm, nga disa “komandantë”, me bandat e tyre, të instruktuar nga Sigurimsat e Enver Hoxhës, duke lënduar, skajshëm, shumë mijëra familje të viktimave dhe farefisninë dhe miqësinë e tyre, anekënd Kosovës dhe më gjerë në botë.
Dhe, megjithatë, asnjë deputet i Kosovës apo edhe i Shqipërisë, nuk i reagoi kryeministrit provokator, i cili keqpërdori pritjen vëllazërore, krejt të pamerituar. Përkundrazi, për turpin e tyre, ata e duartrokitën, duke irrituar shqiptarët e përbotshëm dhe kulmuar marrëzinë e skajshme të deputetëve rrobotë.
Kur Albin Kurti denonconte “thikat mbi hartën e Kosovës”, opozita komplete e Kosovës, pyeste në habitore: “Ku janë thikat mbi hartën e Kosovës?!” Tani, përgjigjen e gjeni në shkrimin, me autorësi timen, të shoqëruar me një fotografi origjinale dhe titull: “Tre banditërit me thika mbi hartën e Kosovës”, botuar në muajin nëntor 2024.
Ndarja, e majta dhe e djathta”, janë broçkulla. Të djathta shtirën edhe PDK-ja dhe AAK-ja, por, realisht, janë të majta ekstreme, madje staliniste. Shihni si turrën kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, krijesë e Amerikës dhe e BE-së, kundër krimeve të bëra, jo vetëm në luftë, por edhe në paqe, për pushtet dhe pasuri. A nuk mjafton kjo për të kuptuar urrejtjen e PAN-it, ndaj Amerikës dhe Perëndimit demokratik?!
Shanset për të qenë e parë në zgjedhjet e pritshme i ka LVV. Ndoshta nuk e arrin 50 për qindshin, por epërsinë mbi partitë rivale, besoj se do ta arrijë.
Aktualisht, Kosovës i duhet një mazhorancë solide dhe koalicion i partive të pa kriminalizuara. Dhe, këto janë LVV dhe LDK-ja.
Përndryshe, çfarëdo koalicioni tjetër, do të ishte kthim i krimit dhe i kriminelëve në pushtet. Dhe, gjëma për Kosovën do të ishte e parathënë, e pashmangshme.
,
Shqiptarët e Kosovës, më në fund, duhet ta dinë, se Atdheu-Kosovë është në rrezik të madh. Dhe, këtë rrezik e gatuan disa “komandantë” të shantazhuar, siç thotë kryeagjenti i Shërbimit Sekret francez, DGSE, Pierre Siramy:
“Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton”.
Kur analisti i specializuar në -Analizë-, Profesor Nexhmedin Spahiu, javën e kaluar deklaronte ke kanal 10 – Politiko, se Serbia i ka agjentët e saj, në çdo institucion të Kosovës, madje edhe në media, analistë, një zonjë e paditur, reagoi në atë masë, sa nuk i plasi “zorra e pasmë”, nga britmat kundërshtuese. Megjithatë, moderatori i jipte të drejtë asaj, edhe pse e dinte se Profesor Spahiu e tha një të vërtetë, pa asnjë mëdyshje. Torturuese të dabatosh me “analistë” injorantë, të paguar!
Te gjithe ne shqiptaret jemi non grata per ne angli dhe ne amerike sepse
pashaporta shqiptare nuk pin uje me shku atje.
Sikur tingellom keq kjo fjala non grata per ne shqiptaret e varfer.