VOAL

VOAL

Presidentja Osmani në Slloveni tregon pse Kosova po e refuzon “Ballkanin e Hapur’

July 5, 2022

Komentet

Fati i Kosovës nuk varet nga Serbia, por nga  Amerika shpëtimtare- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

***  Presidenti serb Aleksandër Vuçiq me kamarilën e tij  serbo-ruse kurrë të mos e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane, por as shqiptarët në Ballkan, kurrë më nuk do ta lejojnë Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovën e Shqipërisë Natyrale ! Ky është epilogu për Kosovën shqiptare!

-Kosova ka vdekur për Serbinë pushtuese gjenocidale sikursse Vuk Karaxhiqi,  Nikola Pashiqi, Dobrica Qosiqi,  Ivo Andriqi , Vasa Qubriloviqi dhe Slobodan Milosheviqi…etj., duke qenë se përjetësisht kanë humbur koloninë e tyre 100-vjeçare-Kosovën e Shqipërisë Etnike Natyrale  (1912-1999) si rrjedhim i luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së dhe të bombardimit  të Aleancës së Atlantikut Veriore(NATO) , më 24 mars -10 qershor 1999). Kjo luftë e përbashkët fitimtare e UÇK-së dhe e NATO-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si superfuqi botërore,  e varrosi përgjithmonë Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovë, e cila   më 17 shkurt 2008 e fitoi  lirinë dhe pavarësinë nga “140”  shtete anëtare të OKB-së me Amerikën në krye dhe me aleatët e saj evropianoperëndimorë .

Ndërkaq, pretendimet territoriale të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, që të kthejë Kosovën nën sundimin e saj të dikurshëm kolonial (1912-1999), duke përdorur forcën ushtarake, kjo, de fakto dhe de jure, do të ishte fundi i shtetit hegjemon pushtues serb në “bifurkacionin” e rrëmbyeshëm të  dallgëve  të lumenjve Sava dhe Danubi buzë “Kalamegdanit” në Beograd, jo në Prishtinë e as në Tiranë, pavarësisht nga kërcënimet e përditshme apolitike të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se “ ne, me asnjë çmim nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës” (https://www.telegraf.rs/vesti/politika/4026704-vucic-ni-po-koju-cenu-necemo-priznati-nezavisnost-kosova

Vuçiqi deri në amshim, mund t’i përsërisë “tiradat” e tij poliko-propagandistike serbomëdha, se “serbët dhe Serbia nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës”, por nëse Amerika, BE-ja, NATO-ja dhe OKB-ja e detyrojnë që Beogradi ta njohë Kosovën e pavarur dhe sovrane, atëherë kjo është çështje e mbaruar, pavarësisht nga “zhallopojkat” e rreme mitomane të politikës, të diplomacisë së shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja “përjetësisht nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”. Kjo parullë e përditshme synon “ngrirjen” e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mashtrimin e pafund të serbëve si brenda, ashtu dhe jashtë Serbisë, se kinse “Kosova  është Serbi,  o me paqe, o me luftë”!?

Për më tepër, kjo parullë raciste serbomadhe in medias res “ka për qëllim të përherhshëm zhdukjen fizike të popullit shqiptar nga trojet e tij autoktone shekullore, duke zbatuar terror, gjenocid shtetëror dhe masakra në përmasa shumë të gjera, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…” (Akademik Prof.Dr. Mark Krasniqi, Kosova Sot/broshurë/1992: 36).

 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mos përzihet në punë të brendshme të Kosovës !

-Sikurse në rastin e agresionit në Banjskë të Mitrovicës, më 24 shtator 2024, kur Serbia hodhi  “30 terrristë serbë në mënyrë ilegale” për të vrarë dhe terrorizuar shqiptarët dhe për të djegur Kosovën.

Po, ashu edhe në rastin e armatosur subversiv për hedhjen në erë  të kanalin “Ibër-Lepenc”(29 nëntor 2024), me ç’rast në fshatin Varragë të Zubin Potokut, edhe e dëmtuan një pjesë të këtij kanali, që furnizon  me ujë për ftohjen  e termocentraleve të Kosovës…etj.

Prandaj, si presidenti Aleksandër Vuçiq, ashtu edhe qeveria e tij janë të detyruar, që të përmbahen nga kërcënimi dhe përdorimi i forcës ndaj Repblikës së Kosovës, dhe në vend të tyre të zbatojnë dhe respektojnë parimet e koekzistencës paqësore për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, në përputhje me këto parime themelore të  Konferencës së shteteve afrikane-aziatike bërë në Bandung të Indonezisë, më 1955, e cila shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve dhe të problemeve ndërkombëtare në mënyrë dhe, me mjete paqësore, domethënë në frymën e parimeve të koekzistencës paqësore ndërmjet shteteve me rende të ndryshme politiko-shoqërore, duke u fokusuar në eliminimin e  diktatit dhe të ultimatumeve të luftës së ftohtë të dy superfuqive botërore dhe aleancave të tyre bllokiste (NATO,1949 dhe Traktati i Varshavës, 1955). Këto parime të Marrëveshjes  paqësore të Bandungut (që problemet dhe konfliktet e mosmarrëveshjet ndërkombëtare të zgjidheshin me paqe, jo me forcë dhe me luftë) shërbyen si bazë e qëndruehsme e ndërtimit të Platformës politike të Lëvizjes së Mosinkuadrimit (1961 -1980) , e cila me neutralitetin e saj, jashtë aleancave të ndryshme ushtarake bllokiste , pothuajse për një kohë 20-vjeçare e pati neutralizuar dhe ngadalësuar intensitetin e luftës së ftohtë dhe të zhvillimit të garës së ethshme në armatimin bërthamor të dy superfuqive (Amerika dhe BRSS-ja).

Kjo Lëvizje e Mosinkuadrimit de fakto dhe de jure “ka vdekur” së bashku me themeluesit e saj (Tito, Naser, Nehru…etj.), sepse Serbia  pushtuese gjenocidale e “trashigoi”, ashtu sikurse  e “tarshigoi” karrigen në OKB, edhe pse kishte kryer 3 agresione dhe gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Edhe në këtë vështrim  Serbia u privilegjua edhe nga Lëvizja e Mosinkuadrimit ( e cila “është strukur” dikund  në Afrikë, sepse  pas përfundimit të luftës së ftohtë 1989, si dhe pas  shuarjes liderëve themelues  të saj botërë, 1980, s’ luan kurrfarë roli në sfondin e marrëdhënieve politike ndërkombëare), sepse  udhëheqja e sotme e saj,në mënyrë flagrante shkeli parimet themelore  të koekzistencës paqësore, duke e pranuar Serbinë si shtet sukcesor  të ish-Republiës Socialsite të Jugosllavisë, e cila ishte ndër themeluesit e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, jo  Serbia nuk ishte themeluese as e Kombeve të Bashkuara (1945-2024), as e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, por Jugosllavia federative e Titos, e Kardelit dhe e Miroslav Kërlezhës.

Po ashtu, edhe OKB-ja bëri gabim flagrant, sepse shekli parimet dhe qëllimet e Kartës së saj, duke e pranuar Serbinë si sukcesore të RSFJ-së, ndërkaq, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe BeH, i  diferencoi nga  Serbia, sepse  nuk ua njohu statusin e sukcesorit të RSFJ-së  sikure, që ia njohu Serbisë, por i detyroi që të shkruanin KËRKESË TË RE PËR PRANIMIN në OKB, duke mos ua njohur cilësinë e njohjes si sukcesorë të Republikës Socialiste Federative,  ashtu siç  ia njohu Republikës së Serbisë, edhe pse kjo si shtet agresor, pushtues dhe gjenocidal (jo më pak se 10 vjet-1989-1999) e kishte përjashtuar vetëveten, edhe nga OKB-ja, edhe nga OSBE-ja, edhe nga Lëvizja e Mosnikuadrimit , sepse biente  ndesh me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe  me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Pikërisht, kjo padrejtësi e bashkësisë ndërkombëtare ndaj  favorizimit të Serbisë agresore të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), e frymëzon dhe e trimëron deri në arrogancë,  në shovenizëm, në racizëm dhe në apartheid presidentin aktual Aleksandër Vuçiq saqë nuk përfill as OKB-në, as BE-në e as NATO-n vetëm Vladimir Putinin dhe Rusinë militariste dhe agresore.

Mirëpo, ky kurs i politikës, i diploamcisë dhe i propagandës serbomadhe antishqiptare dhe anticiivilizue antievropianee nuk shpie në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, por  në konfrontim të drejtpërdrejtë dhe të pashmangshëm, që përshpejton shpërthimin e luftës me këto vende fqinje, sidomos me shqiptarët, me Kosovën dhe me Shqipërinë.

Mirëpo, në fund kjo “finale”, do të mbyllet në Beograd, ashtu sikurse më 6 prill 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mirëpo, shpëtimi i Serbisë, është zgjedhja e formulës së qëndrueshme paqësore, siç parashikojnë edhe këto 10 parime  bazë të Konferencës së Bandungut të “29 vendeve afriko-aziatike të bëra në Bandung të Indonezisë, më 1955 për zgjidhjen paqësore të problemeve dhe të krizave politike rajonale dhe ndërkombëtare . Këto parime  të miratuara  nga Konferenca e Bandungut drejtpërdrejt kanë ndihmuar në formulimin e konceptit të koekzistencës  aktive paqësore, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të së drejtës ndërkombëtare në frymën e përmbajtjes së Kartës së Kombeve të Bashkuara(1945-2024)

“ (1)  Respektimi i të drejtave dhe i lirive  themelore të njeriut, si dhe i bojektivabv dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara;

(2) Respektimi i sovranitetit dhe i integritetit territorial i të gjitha shteteve;

(3)  Njohja e barazisë së të gjitha racave dhe e barazisë së të gjitha kombeve të mëdha e të vegjël;

(4) Përmbajtja nga përzierja dhe nga ndërhyrja në punë të brendshme të shteteve të tjera;

(5) Njohja e të drejtave të çdo populli, që të mbrohet insividualisht apo kolektivisht, në përputhjen me Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(a)  Përmbajtja nga përdorimii marrëveshjes për mbrojtjen kolektive për avancimin e interesave të veçanta të ndonjërës nga fuqitë e mëdha.

(b)  Përmbajtja e çdo shteti nga ushtrimi I trysnisë mdaj shteteve të tjera.

  (7)    Përmbajtja nga aktete e agresionit ose të kërcënimit me agresion, si dhe nga përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose kundër pavarësisë politike të ndonjë shteti;

(8)   Zgjidhja e të gjitha konflikteve ndërkombëtare  me mjete paqësore, sië janë: neogociatat, pajtimi, paqësimi, arbitrazhi ose vendimi gjyqësor, si dhe  me mjete të tjera paqësore, të zgjedhura nga vetë palët në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(9) Përparimi i interesave reciproke dhe i bahskëpunimit;

(10)  Respektimi i të drejtave dhe i detyrimeeve ndërkombëtare.” (Po aty: https://uncrd.un.org/sites/uncrd.un.org/files/background_document_of_bandung_spirit_water_summit_help_ver.3_20240505.pdf ).

Prandaj, këto Parime bazë të koekzistencës aktive paqësore  e thërrasin presidentin Vuçiq që t’i zbatojë me konskeuencë dhe me përpikshmëri në rastin e mbylljes së problemit kolonial të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, ndryshe përgjegjësia për shpërthimin e ndonjë konflikti të armatosur a lufte në Kosovë, do të bjerë mbi presidentin Vuçiq dhe mbi Serbinë agresore.

Ndërkaq, ai preidenti serb Vuçiq, dot  të mos e njohë pavaraësinë e Kosovës (sepse njohja e një shteti nuk është akt juridik i detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, por AKT I VULLNETIT të një shteti, kur ai  konsideron ka ose nuk ka interes të njohjes së një shteti tjetër), Mirëpo, është i detyruar ndërkombëtarisht (si shtet anëtar i OKB-së me të drejta dhe me detyrime të plota), që të ketë marrëdhënie dhe bashkëpunim  të mirë dhe reciprok miqësor dhe paqësor me Republikën e Kosovës, ashtu siç parashikojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Sa më sipër, ABC-ja diplomatike e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të bazohet në zbatimin e detyrueshëm të koekzistencës aktive paqësore

Duke qenë se dy agresionet e ndërhyrjes në punë të brendshme të Kosovës në: (1) Banjskë, më 24 shtator 2023 dhe në Kanalin “Ibër-Lepenc” më 29 nëntor 2024, janë kate të dënueshme sipas Kartës së OKB-së dhe të parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj,  deri tani, Serbia do të duhej të penalizohej nga OKB-ja dhe nga OKB-ja për veprimet e tilla agresore ndaj territorit sovran dhe të pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

Shtetaset turke në Mal të Zi: ‘Në kërkim të ndjenjës së përkatësisë’

Ela [e dyta nisur nga majtas] me shoqërinë e saj në Podgoricë.

 

Aneta Duroviq

“Vetëm kur shkova në një varrim, dhe më pas në një festë tradicionale, ndjeva se po filloja të përshtatesha dhe të bëhesha pjesë e shoqërisë në Mal të Zi”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) shtetasja turke, Ela Duzova, e cila u shpërngul në Podgoricë tre vjet më parë.

Ajo është një nga dhjetëra mijëra shtetas turq që, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aktualisht jetojnë në Mal të Zi.

Në Mal të Zi funksionojnë mijëra kompani të themeluara nga ndërmarrje dhe sipërmarrës nga Turqia. Ela drejton një agjenci turistike.

Në Podgoricë u shpërngul gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Besoja se kriza globale mund të ishte një mundësi për investime në turizëm. Edhe pse ishte një veprim i rrezikshëm dhe dukej irracional atëherë, mendoja se në Mal të Zi kisha më shumë mundësi për sukses sesa në Turqi, ku konkurrenca është shumë më e madhe”.

Ela Duzova.

Ela Duzova.

Kujtimet e ditëve të para dhe takimet në Mal të Zi

Kur mbërriti në Mal të Zi në vitin 2021, një përshtypje të fortë i lanë agjentët e pasurive të paluajtshme.

“Ishin të sjellshëm dhe madje më ofruan një zbritje në qiranë e banesës, edhe pse nuk e kërkova. Kjo do të më mbetet gjithmonë në mendje”.

Megjithatë, ajo thotë se përshtatja sociale ishte shumë më sfiduese dhe zgjati një kohë.

“Ndryshe nga turqit, malazezët janë të përzemërt, por gjithashtu shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për përfshirjen e njerëzve të rinj në rrethet e tyre shoqërore. Kryesisht janë të lidhur përmes shkollimit ose njohjeve të përbashkëta, dhe u duhet shumë kohë për të pranuar njerëz të rinj”.

Ajo pranon se për këtë arsye në vitet e para ishte e vetmuar.

“Më e vetmuar sesa mendova se do të isha. Nuk kishte asnjë aktivitet shoqëror dhe më janë dashur dy vjet që të ndihem si pjesë e shoqërisë”.

Edhe pse ende nuk e zotëron gjuhën malazeze, thotë se përpiqet të marrë pjesë në ngjarjet lokale.

“Isha shumë e lumtur kur u ftova për herë të parë në një mbrëmje letrare. Një ngjarje ku qëndrova për tre orë dhe vetëm duartrokita e buzëqesha pas çdo fjalimi, pa kuptuar asgjë. Kjo më bëri personin më të vetmuar në botë”.

Megjithatë, pavarësisht sfidave, Ela thekson se jeta e saj shoqërore tani është e mbushur.

“Mbështetem tek anglishtja si gjuhë e përbashkët, por këtu tani jam e lumtur. Punoj në një kompani me rreth 30 punonjës dhe shpesh kalojmë kohë bashkë jashtë pune. Në fundjavë gjithmonë eksploroj Malin e Zi”.

Ela Duzova me makinën e saj në Mal të Zi në një ditë vere.

Ela Duzova me makinën e saj në Mal të Zi në një ditë vere.

Motivimi për shpërngulje

Për të, një motivim kyç për t’u shpërngulur në Mal të Zi ishte ndjenja e sigurisë.

“Struktura patriarkale në vendin tim dhe sfidat e përditshme të jetës së një gruaje në Turqi, më kanë bërë të vlerësoj sigurinë që ndjej këtu. Kjo është ajo që më motivoi përfundimisht të lë gjithçka dhe të filloj këtu nga e para”.

Ajo shton se i pëlqen edhe jeta në një qytet më të vogël sesa ai me të cilin ishte mësuar.

Nga një qytet si Stambolli me 15 milionë banorë, ajo u shpërngul në Podgoricë, ku jetojnë rreth 180,000 banorë.

“Është e pabesueshme që gjatë një dite mund të shkoj në punë, të pi kafe në një qytet tjetër, të bëj pazar dhe të takohem me miqtë. Në Stamboll kjo do të ishte e pamundur”.

Ajo është mirënjohëse për gjithçka që ka përjetuar.

“E vetmja gjë për të cilën pendohem është që nuk kam ardhur më herët”.

Ndryshe nga Ela, Ipek Dursun u shpërngul me familjen e saj këtë verë dhe ende po kalon procesin e përshtatjes në ambientin e ri.

“Pavarësisht se nga vijmë, të gjithë kërkojmë ndjenjën e përkatësisë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj u shpërngulën në Podgoricë me dy fëmijët e tyre, të nxitur nga dëshira për një jetë më të sigurt dhe më të qetë.

Ipeku me familjen e saj në Mal të Zi.

Ipeku me familjen e saj në Mal të Zi.

Djali i tyre i madh, Ayazi, tashmë ka filluar mësimet në klasën e katërt të një shkolle fillore në Podgoricë, ndërsa më i vogli është ende duke pritur për regjistrim në kopsht.

“Ayazi e pëlqen mësuesen dhe shokët e rinj. Ai thotë se të gjithë e ndihmojnë. Shoqërohet më shumë me një djalë që gjithashtu ka ardhur nga Turqia”.

Ajo pranon se për të, nga aspekti social, procesi i përshtatjes është i vështirë.

“Nuk e di as gjuhën malazeze dhe as anglishten, dhe kjo më vështirëson të krijoj miqësi me dikë me të cilin do të dëshiroja të shëtisja ose të pija një kafe. Nuk e fsheh që shpesh ndihem e vetmuar, edhe pse kemi disa të njohur që janë shpërngulur më herët nga Turqia dhe ndonjëherë takohemi”.

Djemtë e Ipekut.

Djemtë e Ipekut.

Ata dëgjuan nga të njohurit e tyre se Mali i Zi është një “vend i vogël dhe i sigurt me natyrë të mrekullueshme”.

“Ky informacion na erdhi në një moment kur unë dhe bashkëshorti po kërkonim mundësi për arsimimin e fëmijëve, punësim dhe siguri jashtë Turqisë. Në Mal të Zi nuk kishim qenë më parë”.

Ajo dëshiron të gjejë një punë së shpejti dhe në këtë mënyrë të fillojë të mësojë gjuhën.

“Gjithashtu të kontribuoj në mjedisin e biznesit në Mal të Zi”.

Në gjysmën e parë të këtij viti, investimet nga Turqia në Mal të Zi arritën mbi 30 milionë euro, sipas të dhënave të Odës Ekonomike Turke në Mal të Zi.

Krahasuar me vitin 2019, investimet e huaja direkte nga Turqia në Mal të Zi janë rritur për 147 për qind.

Ata që shpërngulen zakonisht drejtojnë restorante si: pastiçeri, butiqe, agjenci turistike…

Vetëm në qendër të Podgoricës, turqit e shpërngulur i kanë rreth dhjetë dyqane.

Radio Evropa e Lirë

Psikologjia e turmës!- Nga AGRON SHABANI

Sipas Sokratit i kemi disa lloje ose kategori mëshkujsh ose burrash (burrecash) të ndryshëm: ata që flasin për gratë, ata që flasin si gratë, ata që sillen si gratë, ata që bërtasin ose ulurojnë si gratë, dhe ata që flasin me gratë.
Ndaj, edhe nuk di robi (njeriu) se në të cilën kategori me i futur ose ranguar diss “burrat të fortë” të shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë, arsimit, shkencës, fesë (religjionit), kultruës, informimit ose gazetarisë së Kosovës ?!
Nuk po di….!?
Në Veri të Kosovës sërish situatë lufte!

Në sytë e njerëzve dhe popullit tonë atje.. akoma të freskëta kujtimet e hidhura mbi rrathët e njohur të Ferrit të egër serb dhe apokalipsen e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm!

Në Hagë “Epoka para gjyqit”….

Linja të thella emocionesh dhe tensioni të përgjithëshëm që ecin tutje, tutje…!

Në Prishtinë gjithmonë pritje e percjellje jaranesh te rinj dhe te vjeter…. Festa, ballo, darka, dolli, koktele ose “spektakle” të ndryshme shtetërore ose qeveritare që kundërmojnë (kutërbueshëm) erëra të tharta “tradhëtishë të reja” shtetërore, nacionale, historike ose gjeografike nën ” shkëlqimet e feksura” të dritave, shandanëve ose llambadarëve të “praruara” dhe “stolisura” në ” stilin” dhe me ” finesat” e njohura serbo-turko-bizantinë. Puthje (përqafime), qeshje, salutime, dhurata, blatore dhe buqeta lulesh të freskëta për “miqtë e vjetër” dhe “jaranat( hypësit) ose shkërdhyesit) e rinj”!

Disa shqipfolës analfabetë, demagogë, dogmatikë dhe hipokritë kërkojnë zhdukjen ose shfarosjen masive te shqiptareve te fese myslimane ne stepat e Anadollit etj.!

Sipas Senekës, është interesante, indikative dhe simptomatike ajo kur heronjt, akterët ose protagonistët kryesor të luftërave dhe levizjeve të ndryshme çlirimtare ose patriotike: Ose vriten (bijnë deshmorë) në fushën e nderit, ose shpifen, linçohen, kriminalizohen, demonizohen (satanizohen), paditen, akuzohen dhe dënohen nga renegatët, plagjiatorët ose dezertorët e ndryshëm.

Hipokriti pasi i vrau dhe masakroi të dy prindërit e tij, thonë se filloi të kërkonte mëshirën ose lëmoshen e të tjerëve nën parullat ose sloganet e një të ngeluri bonjak ose jetim!

“Sizifi mitik” i Homerit, iu kërkoi leje profetëve të ndryshëm ose perëndive për të shkuar në Had, ku thuhej se njerëzit atje bëheshin të përjetshëm-përtej asaj “anës tjetër” të vdekjes! Ndonëse, gjatë tërë asaj rruge (udhe) të mundimshme për në Had, me atë gur të rëndë mbi supe dhe në qafë, Sizif iu desh patjetër të kalonte ose kapërcente edhe kodrën e madhe të Golgotës që nuk i dukej asgjë në krahasim me “nektarët” ose “eliksirët” e ndryshme të asaj “jete të pasosur-përtej vekjës” që e prisnin në Had!”Sizifët tanë shqiptarë ose kosovarë” ndërkaq, pas morteve ose vdekjeve të ndryshme klinike, morale, politike dhe të tjera, sikur janë çuar sërish lugetër, apo si ato kufomat e vdekura për së gjalli nga ajo “ana tjetër e jetës”-përtej vdekjës! Duan me i hanger( ngrene) ose perpire shqiptaret myslimanë, dhe ne fund krejt kombin shqiptar permes parullash, pamfletesh, banderolash ose sloganesh te ndryshme fetare ose “iluministe”!!!

Tmerrim dhe trishtim i madh në Tebë dhe Memfis! (…)

Aty janë edhe “nomadët fisnikë” së bashku me psikopatët, sociopatët, oligopatët, egopatët, idiopatët ose maniakët e ndryshëm depresivë, infantilë, violentë dhe patologjikë që e lozin “mjeshtërisht” rolin e politikanëve, diplomatëve, analistëve, sociopsikologëve ose kulturologëve të ndryshëm….!

Kalimthi m’ u kujtua rrefimi mbi ndjenjen e keqe të frikës, vetmisë dhe trishtimit të shkaktuar nga mëkatet dhe zezonat e bëra ndaj dikujt tjetër që të shfaqen vazhdimisht.

E sidomos atëherë kur kopilët, kërmat ose fosilët e huaja shqipfolëse në Kosovë dhe gjithandej, edhe kryetrimat dhe kryeheroit tonë kombëtar i  quajnë tradhtarë ose armiq të shqiptarëve, nipa ose gjak të serbit e çka mos tjetër. Apo, ata te krahut tjeter ( si ky) per te cilet te gjithe shqiptaret myslimanë jane te mire vetem te vdekur ose ne varr.

U mor vesh se ndjenja e frikës, vetmisë dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative, gjatë proceseve të ndryshme gjyqsore ose politike etj.

Vetmia e individit ose grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit. Apo, të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët: nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e dikurshëm dhe kështu me radhë.

Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e deshtuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.

Si t’ua shpjegosh këto fenomene paradoksale, reaksionare dhe anakronike shqiptarëve shpirtshitur dhe kokëboshë?! Ky është problemi kryesor.Thuhet se misionarët, iluministët, teistët ose deistët e ndryshëm europerëndimorë, dikur kishin hasur në pengesa ose vështirësi të shumëta teorike dhe leksikologjike para pjesëtarëve të paditur të fiseve ose komunitetëve të ndryshme primitive, parafetare ose parapolitike në Kongo dhe vende tjera të Afrikës, kur iu thanë:” Nëse gafet, gabimët ose mëkatët tuaja kanë qenë me të mëdha ose më të zeza se korbi, ato do iu falën dhe bëhen të bardha si floku i borës, me kushtë që të mos i përserisni më gabimët ose mëkatet tuaja!” Dhe, meqë në Afrikë nuk kishte rënë kurrë borë, dhe mekatarëve ose ateistëve të shkretë afrikanë iu mungonin si të thuash njohuritë themelore ose elementare mbi borën (dëboren) e bardhë: Atëherë misionarëve ose iluministëve të lartëpërmendur europerëndimor, iu desh t’ua “përkthejnë” dhe adaptojnë fjalët ose mësimet e veta mëkatarëve ose afetarëve afrikan, duke iu thënë se :” gabimet ose mëkatet e tyre, do iu falëshin dhe bëheshin të bardha si thelbi i arrës së kokosit.”

Për dallim të shumicës së njerëzve dhe politikanëve kosovarë (shqiptarë) të cilët me tepër janë introvertë, insolventë, rekonvalenscentë, demagogë, dogmatikë, hipokritë, konformistë, oportunistë, komplotistë, dinastikë, inkomprehentë, inkompetentë, inkontempaltivë dhe tepër të parikuperueshëm ose inkompaktibilë dhe ireversibël: Kosovës dhe shqiptarëve iu duhen (nevojitën) intelektual , klerik, misionar,, politikan ose diplomat të ngritur,rafinuar, intelektual, intelegjent, të kualifikuar, profesoinal, kontemplativ, kompetitiv, komprehensiv, komplementar, suplementar, të zgjuar ose intelegjent. Pse (përse) kjo ? Sepse, ssipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom, integral dhe intelegjent, gjithëmonë sikur merr hua (huazon) nga mendja ( intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij.

Nuk kam asgjë personale kundër  “kauzës fetare, kombetare ose kulturore” të  “Levizjes së Decanit” etj…por, duke i parë, lexuar dhe dëgjuar edhe disa udbash, spiun, agjent, matrapaz, kuisling dhe mercenar të “kauzave” ose agjendave të dikurshme filoserbe, proudbiste, të cilët, pasiqe e kanë mbushur ose plotësuar normën, duke i sharë, stigmatizuar, demonizuar ose satanizuar të gjithë çlirimtarët dhe patriotët shqiptar tashti i janë kthyer fesë katolike për të gjetur strehë ose audiencë tek shqiptarët katolik.
Nuk kam asgjë kundër ndaj intelektualëve dhe patriotëve të vërtetë  shqiptar. Respekt.
Ama, për demagoget dhe hipokritet e ndryshem blasfemik dhe apostazik-, xero (O) respekt.
Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’iu akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…” – GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU
Mos harro (ni) se Albinin ose pa Albin, aociacion ose dodik trepublika serbne ne Veri te Kosoves ose Mitrovices, do bëhet (themelohet) patjetër. Edhe Ramushe Haradinaj kismet prap do i fryej surlës, ose mëshoi kavallit. Nejse!
A mundet dhe si mundet të përkufizohet me psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Pra, studimi ose analiza e motivimeve të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik, emocional, iracional, negativ, violent, infantil ose psikopatologjik etj…?

Kontributi i parë vendimtar i këtij lloji është vepra e Gustav Lë Bonit (1841-1931) “Psikologjia e turmave” e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, ato të “Komunës” së Parisit të vitit 1871, si dhe të atyre të viteve të mëpastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik, me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin. Flitej dhe mendohej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut latent ose permanent. Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e “apostujve të lirisë” dhe agjitatorëve ose eksponentëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve ose komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalizës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij “Psikologjia e masave dhe analiza e un-it” (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale.

Natyrisht se Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosjen ose vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individivit dhe kolektivitetit.

Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej “egos” ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes dhe arsyes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales-përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten).

Pra, një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Si të shpjegohen atëherè fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut “në turmë” përshkruar nga Lë Bon?

Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajmë kolektivitete të organizuara si kisha, shteti, pushteti, ushtria, xhandarmaria (policia), mediat etj…thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura (urryera) nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato ose “pater magnus” të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur prej tij. Prej dashurisë së frikëshme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar ose glorifikuar, ndjekësit (shtypësit) dhe viktimat e tyre e duan njëri-tjetrin.

Lidhur me këtë, është për t’u kujtuar Uilliam Rajhut (1897-1957). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie intelektuale, profesionale, qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atë të konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre. Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.

U morr vesh se momenti më i trishtuar ose vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen përditë, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij, thonë kështu filozofët dhe sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombëtar.

Ndonëse, një situatë e tillë doduhej të ishte e kundërta e atyre të fillëve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike. Pse kjo? Sepse, zoti “baba”, gjithnjë e më shumë e sikur ka humbur besimin dhe autoritetin e tij. Kultura shkencore, materiale dhe revolucionare, ia kanë minuar besueshmërinë. Familja monogamike e mbyllur në mënyrë paralele, dikur kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj rendit borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.

Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare ose identitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik.

Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës së tij.

Ndaj, çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar qoftë ai?, e bën të vështirë integrimin e tij racional dhe pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur ngusht me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit.

Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit dhe maliciozitetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar, si dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë edhe të tjerët tek ai. Kjo për të lehtësuar shqetësimin, dhe sidomos për të tërhequr vemendjen dhe simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht se e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit.

Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë  me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, psikofizik etj.

Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

Interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore – traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri relative dhe kolektive e llojit. Ne të gjithë sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Ndaj, secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jung e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë edhe shpërthimet, instiktèt ose emocionet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër.

Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive: shprehen ose manifestohen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite, epose dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara nga individët, ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme ose brenda nesh. (“miti” ose mitomania kosovare mbi Ibrahim Rugovën” etj.)

Sipas një maksime ose proverbe të njohur greke:” Të marrëve, të paditurve, të robëruarëve dhe fukararënjëve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm shëmbuj të ndryshëm, leksione dhe këshilla.

U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, semiologjike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

Atëherë, ç’është iintelekti ose intelegjenca e njeriut?

Çarlls Darvini në “Orgjina e specieve” pos tjerash thotë se intelekti ose intelegjenca e njeriut, janë kurorëzim i evolucionit, dhe nuk ka asgjë me sublime dhe më relevante se kjo.

Ndërkohë që hulumtimet, studimet ose analizat e mesipërme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahen ose klasifikohen në tre (3) pjesë ose kategori të ndryshme: Në subjektivizmin e përvojës së përgjithshme pozitive ose pozitiviste, në karakterin e njohur njerëzorë, pozitivizmin objektiv dhe subjektiv të personit ose individit si dhe në bashkësinë (shoqërinë) dhe institucionet funksionale dhe pozitiviste të shtetit dhe shoqörisë përkatëse ose respektive.

Ndërkaq, çelësi ose formula kryesore e psikologjisë pozitive janë ose mund të jenë stabiliteti i preferuar psiçikë ose psikologjikë i personit ose individit, mirëqenia dhe lumturia e tij , funksioni ose fuknksionimi optimal ose maksimal së bashku me vetëbesimin, vetrespektin dhe vetepërcaktimin e njohur autonom, funksional dhe aksional në kuader të psikologjisë kognitive, reflektive dhe pozitiviste.

Në anën tjetër ndërkaq, fati, shëndeti, familja, profesioni, kariera, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli i njohur pesëfaktorial etj.: U përkasin ose takojnë si të thuash predikatorëve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale ose periodike në kontekstin e sipëpërmendur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste. Duke menduar këtu në konstelacionin e raportëve ose marëdhëniëve të njohura kognitive, intrinznike dhe ekstrinznike që i përkasin variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, sociopolitik, socioekonomik, socidemokratik, sociodemografik dhe të tjerë.

Aty e kemi edhe intelegjencën e brëndshme ose emocionale (EI) të personit ose individit së bashku studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike të potencialit dhe mundësive të tij objektivë dhe subjektive dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, personat e mençur, intelektual ose intelegjent, në natyrë dhe gjithësi, e shohin dhe lëxojnë një katalog ose partiturë gjërash, ligjësh, procesësh dhe fenomenësh të ndryshme natyrore, interstelare ose intergalaktive, që janë të panjohura ose abstakte për personat ose individët e paditur ose jointelegjent.
Ata e njohin dhe kuptojnë edhe materien dhe antimaterien, edhe materien e bardhë, edhe materien e zezë ose asfodelte dhe kështu me radhë.

Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine ‘interlligere’, që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve.

Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj. Sipas tyre inteligjenca (intelegjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetvetën e tij.

Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën iracionale.Ndaj, gjithënjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelektit ose intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.

Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike.

Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut.

Shopenhaueri e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë esencial.

Dekarti  e përcakton intelegjencën si “mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash”.

Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës.

Se këndejmi, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se “qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve”.

Ndryshe nga kjo, në psikologji, intelegjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: enërgjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa, rezonansa dhe sensibiliteti.

Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent dhe jointelektual.

Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj.

Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshtet faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit , intelektit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent ose më pak inteligjent.

Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe intelegjent, sipas psikologjisè politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare.

Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, pèrveç tjerash në politikën, informimin (median e shkruar dhe elektroike), si dhe në të gjitha institucionet tjera të Kosovës-mbizotron “fryma” ose ideja përverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike, sipas tè së cilès, gjithçka duhet përmbysur ose rrotullar në raport me “figurat ose personalitetët e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike” dhe të tjera nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndaj, mu për këtë, Kosova nuk bën (nuk duhet lejuar) t’i ngjasojë vazhdimisht një karantene ose klinike të izoluar dhe mbyllur hermetikisht, në të cilën, të gjithë vuajnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë: edhe pacientët (populli) edhe “personeli mjeksor” i klinikës, gjegjësisht, politika, pushteti, media e shkruar dhe elektronike etj.. që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psikikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.

Për ku jeni nisur ju LDK Nga Nazmie Shabiu

 

Ju lutem me tregoni, ku jeni nisur ju të LDK-së pa Blerimin, Agimin etj ?

Kush e bëri listen e disa deputeve qe nuk ia dinë as emrin Ldk ,

apo keni vendos per perfitime te juaja ta shkatërroni akoma me shum Ldk,

unè kam lindur Ldk jetoj dhe vdes Ldk,

por s’po mundem te pajtohem me listen e deputetëve , kur janë futur ne listë disa qe si njef askush,

pse me ra aq posht LDK , ?

Unë qe jam simpatizante e Ldk qe e kam te mbjellur Ldk ne shpirt kesaj here nuk do votoj as unè as familja ime

sepse se unë tjeter parti nuk njof,

por nuk dua t’i vras fëmijët e mi me doren time ,

mendoj se djali im sivjet ka të drejtë vote per herë të parë

dhe mendoja qe Ldk do ta bejë nje perzgjedhje adeguate

por jo, prapë zhgënjim

 

 

The Economist: Ç’mund të presim nga IA në vitin 2025? OpenAI dhe Google shpalosin produktet më të reja

Çfarë mund të presim nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese në vitin 2025? OpenAI dhe Google kanë shpalosur produktet më të reja, shkruan The Economist

 

12 ditët e Krishtlindjeve fillojnë më 25 dhjetor. Por jo në botën e Inteligjencës Artificiale.

Më 5 dhjetor, kompania e Inteligjencës Artificiale OpenAI, që ka krijuar aplikacionin e famshëm ChatGPT, filloi një sërë dërgesash, që i quajti “12 days of Shipmas”. Firma ka përfshirë në dërgesa edhe një udhëzim të hollësishëm të Sora-s, mjetit të krijimit të videove, si dhe Canvas, një produkt shkrimi dhe kodimi.

Google, që të mos mbesë mbrapa, ka përveshur mëngët. Më 11 dhjetor, ai shpalosi një model të ri të Inteligjencës Artificiale gjeneruese, të quajtur Gemini 2.0. Gjithashtu, paraqiti prototipa të dy produkteve të Inteligjencës Artificiale të mundësuar nga ky model.

Produktet quhen Astra dhe Mariner. Këto mund të kryejnë veprime në emër të një përdoruesi.

Në këto dy njoftime, vihet re një popullaritet më i madh i produkteve sesa i modeleve të Inteligjencës Artificiale.

Ndërkohë që studiuesit të cilët merren me modelet e mëdha gjuhësore po përpiqen të shtyjnë kufijtë e Inteligjencës Artificiale, nga ana tjetër, zhvilluesit janë nën trysni për të nxjerrë produkte të zgjuara që provojnë se gjithë kjo zgjuarsi mund të vihet në praktikë.

Asgjë nuk është e lehtë

Zhvillimi i produkteve të tilla nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese, është një gjë e vështirë. Zhvilluesit e tyre zakonisht punojnë duke pasur në mendje se çfarë i nevojitet konsumatorit.

Por Inteligjenca Artificiale gjeneruese po evoluon aq shpejt saqë teknologjia po përcakton produktin. “Normalisht nuk duhet të jesh si një çekiç në kërkim të gozhdës”, thotë Kevin Weil, shefi i produkteve në firmën OpenAI. Por “çdo dy muaj, kompjuterët mund të bëjnë diçka që ne nuk kemi mundur ta bëjmë më parë”.

Sidoqoftë, ka pasur shumë defekte gjatë hedhjes në treg të këtyre produkteve. OpenAI duhej të pezullonte qasjen në produktin Sora, menjëherë pasi kjo e fundit u mundësua për abonentët e aplikacionit ChatGPT, sepse ndikoi në uljen e kërkesës, tha drejtuesi i kompanisë, Sam Altman.

Ata që e provuan, edhe pse u la mbresë, vunë re se produkti kishte probleme.

Një nga më të dukshmet ishte se ai nuk mund të paraqiste dot lëvizjet e ndërlikuara në një mënyrë realiste. Marques Brownlee, një studiues i teknologjisë, vuri në dukje se Sora kishte shumë gjasa të “ngatërronte” çdo gjë që ecte me katër këmbë. Disa sende zhdukeshin rastësisht.

Edhe agjentët e Google hasën vështirësi me produktet e tyre. Astra, e cila tani për tani mundësohet vetëm për një grup të vogël prove “të besuar”, mund të shpjegojë në disa gjuhë se çfarë sheh nëpërmjet kamerës së një telefoni dhe ka qasje në faqet e Google si “Search” dhe “Maps”.

Gjatë një prove ku po përshkruante pikturat e famshme, Astra fliste me njohuri për to. Por ngeci kur u pyet nga The Economist se cili ishte qyteti ku ishin ekspozuar shumica e pikturave origjinale.

Mariner, prototipi tjetër i ri i Google, mund të kryejë detyra në Internet, si mbushja e një shporte blerjeje në një supermarket online. Por ai nuk mund ta kryejë vetë pagesën.

Silicon Valley ka pritshmëri të larta për Inteligjencën Artificiale me agjentë. Përdorimi i agjentëve për të shkuar nga “biseda në të bërit”, mund të jetë një nga përparimet e mëdha teknologjike të vitit 2025, thotë Alex Wang i Scale, një kompani e Inteligjencës Artificiale. Prej kësaj shprese, janë rritur çmimet e aksioneve të gjigantëve të softuerit si Salesforce.

Ai tha këtë muaj se kishte arritur marrëveshje me më shumë se 200 klientë për Agentforce, agjentin e saj të Inteligjencës Artificiale, brenda një jave që nga hedhja e tij në treg në muajin tetor. Microsoft, rivali i tij më i madh, ka paraqitur një sërë agjentësh të Inteligjencës Artificiale.

Inteligjenca-Artificiale-1-1162

Problemet

Megjithatë, krijimi i agjentëve të Inteligjencës Artificiale, është më i vështirë se krijimi i chatbot-eve, për disa arsye. Një arsye janë të dhënat. Ndryshe nga chatbot-et, të cilët marrin të dhëna nga Interneti për t’iu përgjigjur pyetjeve, agjentët kërkojnë të dhëna për mënyrën se si kryhen detyrat, duke përfshirë renditjen e veprimeve dhe arsyetimin pas tyre.

Për detyrat rutinë, si përpunimi i porosisë së një klienti nuk ka problem sepse ato janë të drejtpërdrejta. Por në shumë raste, do të jetë e vështirë të gjenden të dhëna të mjaftueshme për të trajnuar mjetin.

Problemi i dytë është besimi. Në rastin e chatbot-it, është e lehtë të kontrollosh nëse ai ka dhënë një përgjigje të saktë apo të gabuar. Mund të jetë më e vështirë për të kontrolluar për shembull, nëse një agjent i Inteligjencës Artificiale ju ka rezervuar restorantin apo pushimet më të mira brenda buxhetit tuaj.

Google e parandalon qëllimisht Mariner që të shpenzojë para në rast se nuk ka siguri në marrjen e vendimit. Përdoruesit gjithashtu mund të mos pranojnë që t’u japin agjentëve të Inteligjencës Artificiale të dhëna të ndjeshme, për shembull, për historinë e tyre të blerjeve, edhe pse këto të dhëna mund të jenë të nevojshme për funksionimin e duhur të mjetit.

Problemi i fundit është kostoja. Për të arsyetuar, për të planifikuar dhe për të zgjidhur problemet në emër të përdoruesve, agjentët e Inteligjencës Artificiale kanë nevojë për qasje në modele që mund të kryejnë detyra të ndërlikuara.

Ata gjithashtu kanë nevojë për kohë për kryerjen e detyrës dhe duhet të bashkëveprojnë me mjete të tjera, për shembull, me një browser në Internet.

Gjithashtu kanë nevojë për shumë memorie për të mundësuar një shërbim të përshtatshëm për përdoruesit. E gjithë kjo është e ndërlikuar dhe e shtrenjtë për t’u ndërtuar dhe kërkon shumë fuqi kompjuterike.

Tashmë trysnitë e kostos kanë filluar të shfaqen. Më 5 dhjetor, firma OpenAI hodhi në treg një version “pro” të ChatGPT, me qasje të pakufizuar në të gjitha funksionet e tij më të fundit.

Kjo mund të përfitohej duke paguar 200 dollarë në muaj, dhjetë herë më shumë se çmimi i abonimit bazë. Alphabet, kompania që zotëron Google, është më e pasur dhe ka mundësinë të jetë më bujare.

Sidoqoftë, nëse agjentët e Inteligjencës Artificiale i përmbushin pritshmëritë, konsumatorët mund të mendojnë se kostoja shtesë ia vlen barra qiranë./Monitor

Investigimi bombastik i ‘Washington Post’: Shqiptarët tejkalojnë Escobar-in, dominojnë bumin e trafikut global të kokainës

Gazeta e madhe amerikane, ‘Washington Post’ ka publikuar një investigim të gjatë për atë që e quan bum global të trafikut të kokainës. Gazeta thekson se ky bum i trafikut të kokainës po sfidon dekada përpjekje anti-drogë në mbarë botën. Sipas investigimit, mafia shqiptare po dominon trafikun e kokainës në botë. Më poshtë pjesë nga shkrimi

Guajakil, Ekuador – Zoti i drogës i kishte shpëtuar ligjit në tre vende dhe ai planifikoi ta bënte përsëri.

Në më pak se një dekadë, Dritan Rexhepi kishte ndërtuar një biznes kontrabande që shkonte nga fushat e Kolumbisë në portet e Ekuadorit dhe në rrugët e Evropës, thanë hetuesit italianë dhe latinoamerikanë, duke rivalizuar ndikimin e karteleve të fuqishme të Meksikës. Marka e tij, e gdhendur në pako kokaine, ishte “Bello” – i bukuri.

Ngritja e shqiptarit nga një person i armatosur në vendin e tij në mbret transatlantik është pjesë e një bumi global në industrinë e kokainës, një tregti që është shumë më e madhe dhe më e larmishme gjeografikisht se në çdo moment të historisë. Amerika e Jugut tani prodhon më shumë se dy herë më shumë kokainë sesa një dekadë më parë. Kultivimi i kulturave koka në Kolumbi, origjina e shumicës së kokainës në botë, është trefishuar, sipas shifrave të SHBA-së, dhe sasia e tokës së përdorur për të rritur përbërësin bazë të drogës është pesë herë më shumë se sa në kohën e lordit famëkeq të drogës Pablo Escobar, i cili u vra në vitin 1993.

Dhe prodhimi vazhdon të rritet. Një rekord prej 2,757 ton kokainë u prodhua në të gjithë botën në vitin 2022, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2021, sipas raportit më të fundit global të drogës nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC).

“Po shkon lart e lart e lart,” tha Thomas Pietschmann, një oficer kërkimor në UNODC. “Disa vite më parë, njerëzit thoshin se e ardhmja është droga sintetike … Tani për tani, është ende kokainë.”

Për dekada, konsumatorët e kokainës ishin kryesisht amerikanë dhe ndalimi ishte një prioritet i qeverisë amerikane. Por pavarësisht dhjetëra miliarda dollarëve të shpenzuara në luftën e SHBA-së kundër drogës në Amerikën Latine, industria jo vetëm që është rritur, por është globalizuar, me rrugë të reja, tregje të reja dhe sipërmarrje të reja kriminale.

Pothuajse secili nga kombet kontinentale të Amerikës Latine është bërë një prodhues ose lëvizës kryesor i drogës, me Ekuadorin tani një nga pikat më të rëndësishme të tranzitit të kokainës në botë. Kërkesa po rritet në Evropë, e cila rivalizon Shtetet e Bashkuara si destinacioni kryesor i kokainës në botë. Konfiskimet e kokainës në vendet e BE u rritën pesëfish midis 2011 dhe 2021 dhe tejkaluan ato në Shtetet e Bashkuara në 2022. Ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten një treg i madh, përdorimi i kokainës ka rënë me rreth 20 për qind që nga viti 2006, sipas UNODC.

Grupet kriminale ballkanike, italiane, turke dhe ruse janë përfshirë të gjitha në Amerikën Latine për një pjesë të aksionit. Pak kanë arritur të futen në trafikun e kokainës, ashtu si rrjetet kriminale shqiptare, thonë hetuesit dhe analistët.

“Ne e dimë se nuk ka vetëm një kanal për kokainën,” tha Marco Martino, një zyrtar i lartë i policisë italiane, i ngarkuar me koordinimin e operacioneve kundër narkotikëve. Por “shqiptarët”, tha ai, “janë më të mirët dhe më të mëdhenjtë”.

Ndërsa prodhimi i kokainës po shpërthente, thanë hetuesit, rrjetet kriminale shqiptare shfrytëzuan mundësinë që ajo ofronte. Ata ishin kritikë për dërgimin e drogës në Evropë dhe nxitjen e konsumit në të gjithë kontinentin.

Rexhepi, 44 vjeç, ndërtoi pjesën më të madhe të perandorisë së tij nga një qeli burgu ekuadorian, duke krijuar lidhje me bandat e Amerikës Latine dhe duke e kthyer bllokun e qelisë së tij në një suitë ekzekutive.

Një avokat, që e përfaqëson atë në Shqipëri, nuk pranoi të komentonte. Rexhepi, në një deklaratë të vitit 2015, mohoi çdo përfshirje në trafikun e drogës, “qoftë si autor, bashkëpunëtor apo ndihmës”. Por në vitin 2021, Italia kërkoi ekstradimin e tij, duke paralajmëruar autoritetet në Ekuador në një letër nga ambasada e saj në Kuito se Rexhepi ishte “udhëheqësi i padiskutueshëm” i një rrjeti shqiptar të trafikut të drogës me shtrirje globale dhe akses në “sasi të pafundme kokaine”.

Shfaqja e Rexhepit si një ndërmjetës i frikshëm pushteti brenda një burgu federal në provincën Cotopaxi ishte simptomatike e rënies së kontrollit të qeverisë në Ekuador. Por me autoritetet në Romë, që kërkonin ta burgosnin për trafik droge, ai vendosi se ishte koha të lëvizte sërish.

Një gjykatës vendas, duke përmendur një nevojë mjekësore, e urdhëroi atë të të lirohej dhe të vendosej në arrest shtëpiak në një lagje të pasur këtu në qytetin port të Guajakilit në gusht të vitit 2021, sipas zyrtarëve ekuadorianë.

Më pas, siç mund të paramendohej, Rexhepi u zhduk.

Ky hetim mbi zgjerimin global të biznesit të kokainës dhe rritjen e trafikantëve shqiptarë të drogës bazohet në intervista me më shumë se dy duzina zyrtarë aktualë dhe ish në Ekuador, Kolumbi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, anëtarë të bandave në Ekuador dhe mijëra faqe dokumente gjyqësore nga Ekuadori, Shqipëria dhe Italia. Ai zbulon sesi rrjetet kriminale të udhëhequra nga shqiptarët depërtuan në portet, gjyqësorin, sistemin e burgjeve dhe forcat e sigurisë së Ekuadorit për të fituar kontrollin e pjesëve kyçe të zinxhirit të furnizimit të kokainës dhe për të shkaktuar një përmbytje të drogës në Evropë – një treg kokaine prej më shumë se 12 miliardë dollarësh në vit, sipas BE.

“Me këto fitime, këto organizata arrijnë të përshkojnë të gjitha institucionet publike dhe private, duke korruptuar çdo strukturë,” tha në një intervistë ish-drejtori i Ekuadorit kundër narkotikëve, gjenerali Willian Villarroel.

Sipërmarrësit e trafikut të drogës nga Shqipëria, një vend me vetëm rreth 2.8 milionë banorë, kanë filluar të rivalizojnë kartelet më të fuqishme në botë duke punuar me ta, jo kundër tyre, duke transformuar mënyrën se si drejtohet tregtia. Rrjetet e reja, thonë hetuesit, janë shpesh koalicione kriminale të grupeve të ndryshme dhe të pavarura, sesa kartele hierarkike dhe konkurrente të dhunshme.

Europol është në dijeni të dhjetëra klane “shqipfolëse” apo rrjete të organizuara kriminale që veprojnë aktualisht në Evropë, tha në një intervistë Robert Fay, kreu i njësisë së drogës në Europol.

“Nuk ka të bëjë me sa njerëz keni,” tha Fatjona Mejdini, një analiste shqiptare në Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional. “Ka të bëjë me aleancat e duhura që mund të krijoni.”

Nga qelia e burgut në Ekuador, Rexhepi hapi rrugën. Ai u miqësua me drejtuesit e bandës më të fuqishme të Ekuadorit, Los Choneros, të cilët tashmë punonin për kartelin Sinaloa të Meksikës, sipas një prej anëtarëve themelues të bandës, i cili, si disa të tjerë të intervistuar për këtë artikull, foli në kushte anonimiteti për shkak të shqetësimeve të sigurisë. .

Kjo çoi në partneritete strategjike si me trafikantët e Amerikës së Jugut, ashtu edhe me krerët e bandave në të gjithë Evropën. Qëllimi i tij ishte i thjeshtë, hetuesit dhe analistët thanë: të shesë sa më shumë kokainë me fitim të bollshëm për të gjitha palët në marrëveshje.

“Rexhepi është pionieri”, tha Mejdini.

Tregje të reja në Afrikë dhe Azi

Zotët e kokainës vazhdojnë të përshtaten, të diversifikohen dhe të lulëzojnë.

Ndërsa autoritetet e zbatimit të ligjit në Evropë kanë intensifikuar operacionet e ndalimit, veçanërisht në portet kryesore në Evropën Veriore, trafikantët e drogës duket se po zhvendosen në pika të tjera hyrjeje. Holanda dhe Belgjika, shtëpia e porteve më të mëdha në Evropë, kapën rreth gjysmën e sasisë së kokainës në gjysmën e parë të vitit 2024 sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Spanja, e cila ka vazhduar të konfiskojë sasi rekord kokaine, duket se po kalon Belgjikën dhe Holandën si porta më e rëndësishme e Evropës për kokainën. Suedia dhe Norvegjia raportuan gjithashtu konfiskimet rekord të kokainës në porte në vitin 2023, sipas BE-së. Agjencia e Barnave. Gjermania pa më shumë se dyfishimin e konfiskimeve të kokainës midis 2022 dhe 2023, sipas UNODC.

Trafikantët po përdorin gjithnjë e më shumë laboratorë në Evropë për të përpunuar kokainën ose për ta ndarë atë nga materialet e tjera që përdoren për ta fshehur. E.U. raportoi çmontimin e 39 laboratorëve të kokainës nëpër shtetet anëtare në vitin 2022, nga të paktën 16 në 2019; një laborator, i zbuluar nga autoritetet në Spanjë në vitin 2023, nxirrte 200 kilogramë (pothuajse 450 paund) kokainë çdo ditë.

Tregjet e reja përtej Evropës vazhdojnë të hapen si përgjigje ndaj konsumit të kokainës. Australia raportoi prevalencën më të lartë vjetore të përdorimit të kokainës në botë, sipas UNODC, megjithëse të dhënat e ujërave të zeza sugjerojnë se shumica e konsumatorëve të kokainës e përdorin drogën vetëm herë pas here. Në fillim të dhjetorit, autoritetet australiane kapën mbi dy ton kokainë, sekuestrimi më i madh ndonjëherë i drogës në vend. Vetëm disa ditë më parë, marina kolumbiane njoftoi kapjen e gjashtë “narko-nëndetëseve” që mbanin më shumë se 225 ton kokainë, duke përfshirë një që transportonte pesë ton kokainë në Australi.

Ndërsa të dhënat për Azinë janë të kufizuara, konsumi dhe konfiskimet e kokainës po rriten në Kinë dhe Japoni, raporton UNODC. Ai ka vënë në dukje gjithashtu rritje të konfiskimeve në Indi, Malajzi dhe Filipine, duke sugjeruar se ato mund të shfaqen si qendra rritjeje për trafikantët. Nëse normat e konsumit të Azisë do të përputheshin një ditë me atë të Evropës, numri i përdoruesve të rregullt të kokainës atje mund të rritet nga 2 milionë në mbi 40 milionë, sipas UNODC.

“Janë fëmijët e klasave të larta ata që e marrin atë,” tha Pietschmann, oficeri i kërkimit të UNODC. “Potenciali është aty. … Ka një brez të ri atje, brezi i ri ka para dhe brezi i ri shkon në festa.”

Sipas zyrtarëve australianë, grupet kriminale shqiptare thuhet se kanë filluar të krijojnë rrjete në Australi, duke shfrytëzuar dobësitë në sistemin e imigracionit të vendit dhe duke kapitalizuar në një treg në lulëzim me çmime të larta kokaine.

Shqiptarët kanë mundur ta përsosin operacionin e tyre pothuajse kudo, tha Mejdini.

“Nuk ka më kufi për ta,” tha Mejdini. “Modeli që ata kanë krijuar, për të krijuar aleanca, për të bashkëpunuar me të huajt e tjerë, i ndihmon ata të shkojnë kudo. Kudo që ka kërkesë, ata do të jenë dërguesit.”

Disa analistë spekulojnë se Turqia, ku zyrtarët raportuan një rritje prej 45 për qind të konfiskimeve të kokainës midis 2020 dhe 2021, mund të bëhet një korridor vendimtar për lëvizjen e drogës në lindje.

Aty autoritetet e gjetën Rexhepin në nëntor 2023, dy vjet pasi u lirua nga burgu në Ekuador. Ai u arrestua në përgjigje të kërkesave për ekstradim nga Italia dhe Shqipëria.

‘Mbreti’ e kishte shkëmbyer një jetë luksi me një tjetër, pasi mbërriti në Turqi me një pasaportë kolumbiane me pseudonimin Benjamin Omar Perez Garcia dhe u vendos në një vilë të bardhë në një periferi bregdetare të Stambollit, thanë autoritetet.

Ai mbetet prapa hekurave në Turqi — tani për tani. sn

Çfarë ndodh pas dënimit në mungesë për krime lufte?

Institucionet e Kosovës, me shumë gjasë, bazuar në ligjet në fuqi, do të lëshojnë fletarrestime të kuqe të Interpolit për personat që janë dënuar në mungesë për krime lufte. Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) Ehat Miftaraj nga Instituti i Drejtësisë në Kosovë, një organizatë joqeveritare që monitoron sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 26 dhjetor, e dënoi me 15 vjet burgim Çedomir Aksiqin, për akuzën krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera nga janari deri në maj të vitit 1999 në territorin e komunës së Shtimes, përkatësisht në fshatrat Reçak, Malopolc dhe Petrovë. Ky është vendimi i parë për krime lufte i marrë në mungesë, bazuar në Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale të vitit 2022.

“Megjithatë, procedura për lëshimin e një urdhërarresti të kuq për personat që nuk janë të kapshëm për institucionet e drejtësisë ishte detyrim edhe para gjykimit”, thekson Miftaraj. Gjykimi në mungesë, sipas sistemit të drejtësisë në Kosovë, mund të zhvillohet vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për ta siguruar praninë e të akuzuarit.

REL-i iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës me pyetjen nëse është kërkuar lëshimi i ndonjë fletarrestimit të kuq për Aksiqin para gjykimit dhe nëse do ta bëjnë tani pas vendimit – por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Kosova nuk është anëtare e Interpolit, prandaj fletarrestimet lëshohen me ndërmjetësimin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Nga ky mision, në përgjigjen për REL-in, thanë se nuk komentojnë raste individuale dhe se informacionet më të hollësishme për rolin e UNMIK-ut në lëshimin e fletarrestimeve të Interpolit në emër të Kosovës mund të gjenden në faqen e tyre të internetit.

Sipas saj, UNMIK-u përcjell njoftimet në Interpol, i cili lëshon dhe publikon njoftime (fletarrestime) që plotësojnë kërkesat e Kushtetutës së Interpolit dhe rregullat e tij për përpunimin e të dhënave. Theksohet se ky mision nuk është i përfshirë në asnjë proces ligjor që mund të pasojë pas lëshimit të fletarrestimit nga Interpoli.

“Ekstradimi për krime lufte është çështje politike”

Prokurorja Habibe Salihu deklaroi gjatë gjykimit se kishin provuar ta gjenin të akuzuarin Çedomir Aksiqin në adresën që ai e kishte në Kosovë, por ai nuk ishte i pranishëm asnjëherë. Sipas raportimeve të portalit Betimi për Drejtësi, disa nga dëshmitarët në çështjen Aksiq ishin në dijeni se pas luftës ai kishte shitur shtëpinë e tij në Kosovë. Prokurorja gjithashtu deklaroi se gjatë hetimit kishin siguruar adresën që i akuzuari kishte në Serbi dhe përmes Bashkëpunimit Ndërkombëtar Juridik kishin dërguar kërkesë për t’ia dorëzuar thirrjen e gjykatës Aksiqit.

Megjithatë, përgjigjja ishte se nuk ishte e mundur të sigurohej prania e tij. Avokati nga Serbia, Ahmed Dellimagjec, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë shpjegoi se Serbia nuk dëshiron të veprojë sipas fletarrestimeve të kuqe të Interpolit kur bëhet fjalë për ekstradimin e shtetasve të saj në Kosovë.

Dellimagjec thekson se kjo është një çështje politike, pasi ministri i Drejtësisë i Serbisë merr vendimin përfundimtar nëse dikush do të ekstradohet në një vend tjetër.“Në çështjet për krime lufte, ku serbët gjykohen në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi, kjo është ekskluzivisht politike. Nëse Serbia do të pranonte të ekstradonte një shtetas të saj në Kosovë, kjo do të nënkuptonte që ajo de facto i njeh ato gjykata”, tha ai. Megjithatë, ai shtoi se personi i kërkuar mund të arrestohet nëse udhëton në një vend tjetër anëtar të Interpolit.

“Unë mendoj se një Gjermani apo Itali do të vepronin sipas fletarrestimit të Interpolit dhe se personi do t’i dorëzohej Kosovës”, shtoi ai. Një fletarrestim i kuq nga Interpoli nuk është i njëjtë me një fletarrestim për kapje, pasi vendet anëtare zbatojnë ligjet e tyre dhe vendosin nëse do ta ekstradojnë atë person. Serbia nuk i njeh institucionet e Kosovës pasi nuk e njeh pavarësinë e saj dhe nuk ka marrëveshje të ndërsjella për ekstradim, as nuk ekziston një bashkëpunim i drejtpërdrejtë juridik mes tyre.

Avokati Dellimagjec gjithashtu theksoi se Kushtetuta e Serbisë garanton mbrojtjen e qytetarëve kur bëhet fjalë për ekstradim në vende të huaja për gjykim, duke specifikuar se ata nuk do të ekstradohen, por mund të gjykohen në Serbi.

Fondi për të Drejtën Humanitare kundër gjykimeve në mungesë

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë nuk mbështet gjykimet për krime lufte në mungesë, duke theksuar se një praktikë e tillë “bie ndesh me standardet evropiane për një gjykim të drejtë”. “Kur i akuzuari nuk është në gjendje të mbrohet vetë, për ne ky nuk është gjykim i drejtë. Nuk mund ta komentoj vendimin, sepse është në shkallën e parë, por ajo që kemi vërejtur përmes monitorimit të këtij procesi është se mbrojtja e caktuar zyrtarisht nuk ka treguar angazhim të madh, kështu që pothuajse të gjitha provat e prokurorisë janë pranuar. Nuk kishte asnjë provë nga ana e mbrojtjes”, tha Blakaj.

Ai mendon se vendimet në mungesë përbëjnë një “drejtësi të dukshme në shikim të parë” për viktimat, ose anëtarët e familjeve të tyre, por se ata nuk do të jenë të kënaqur me kalimin e kohës, pasi të dënuarit do të vazhdojnë të jenë të lirë. “Nëse gjykimet në mungesë ndodhin rrallë, mund të jenë të pranueshme. Por, nëse kjo bëhet një dukuri e zakonshme, do të përbënte problem, sepse do të ketë një numër të madh të dënuarish për krime lufte që nuk do ta vuajnë dënimin. Sigurisht, kjo nuk do të ndikojë pozitivisht te viktimat ose anëtarët e familjeve të tyre”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Ehat Miftaraj shpjegon se të dënuarit për krime lufte në mungesë mund të arrestohen dhe t’i ekstradohen Kosovës nëse udhëtojnë jashtë territorit të Serbisë. “Bazuar në ligjin në fuqi në Kosovë, të gjithë ata që janë dënuar në mungesë për krime lufte, pas arrestimit dhe ekstradimit në Kosovë, kanë të drejtë për një gjykim të ri nëse e kërkojnë, që do të thotë se procesi do të nisë nga fillimi”, shpjegon Miftaraj.

Ligji për procedurën penale përcakton se personat që gjykohen në mungesë, pasi autoritetet nuk kanë arritur ta sigurojnë praninë e tyre, kanë të drejtë për një gjykim të ri dhe pa kushte kurdo që arrestohen. Edhe avokati Dellimagjec thekson se do të ketë një gjykim të ri nëse një shtet tjetër, përveç Serbisë, vepron sipas fletarrestimit të Interpolit dhe ekstradon të dënuarit për krime lufte në mungesë në Kosovë.

“Ky vendim mund t’u shërbejë atyre (Kosovës) vetëm si bazë për të shpallur një fletarrestim, si një mënyrë për ta gjetur atë person, për ta siguruar praninë e tij dhe për ta gjykuar përsëri”, tha ai. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi më 23 dhjetor në një konferencë për drejtësinë tranzicionale se Departamenti për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale ka ngritur 67 aktakuza.

Ajo sqaroi se aktakuzat janë ngritur në 62 raste kundër 174 personave, ndërsa në 10 raste gjykimi zhvillohet në mungesë.

Ministrja theksoi se gjykimet në mungesë janë të rëndësishme, “duke pasur parasysh që Serbia nuk dorëzon kriminelët e luftës”.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. REL

Gazetarja italiane arrestohet në Teheran

Cecilia Sala, e cila ka një podkast të quajtur “Stories” – rrëfime për jetën në vendet përreth botës, u arrestua më 19 dhjetor.

 

Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se gazetarja Cecilia Sala, e cila ndodhej në Iran për ta kryer “veprimtarinë e saj gazetareske”, është arrestuar nga policia në Teheran.

Ministria tha në një komunikatë të premten se, Sala, e cila ka një podkast të quajtur “Stories” – rrëfime për jetën në vendet përreth botës, u arrestua më 19 dhjetor.

Ajo nuk tregoi arsyen e arrestimit të saj, por tha se ambasadori italian në Teheran e vizitoi atë “për t’i verifikuar kushtet dhe gjendjen e Salas në paraburgim”.

“Familja u njoftua për rezultatin e vizitës konsullore. Sala kishte mundësi t’i bënte dy telefonata me të afërmit e vet”, tha Ministria italiane.

Sala e postoi një podkast nga Teherani më 17 dhjetor rreth patriarkatit në kryeqytetin iranian.

Irani akuzohet rregullisht për arrestimin e shtetasve me shtetësi të dyfishtë dhe të qytetarëve perëndimorë nën akuza të rrejshme, për t’i përdorur ata për trysni ndaj vendeve perëndimore.

Në fillim të këtij muaji, Reza Valizadeh, një shtetas amerikano-iranian dhe ish-gazetar i Radio Farda të Radios Evropa e Lirë, u dënua me 10 vjet burgim nga Gjykata Revolucionare e Teheranit për gjoja “bashkëpunim me një qeveri armiqësore”.

Valizadeh dha dorëheqjen nga Radio Farda në nëntor të vitit 2022, pas një dekade punë.

Ai u kthye në Iran në fillim të vitit 2024 për të vizituar familjen e tij, por u arrestua më 22 shtator.

Në dy seancat e tij gjyqësore, të mbajtura më 20 nëntor dhe 7 dhjetor, raportohet se mungonin përfaqësues të prokurorisë, dhe rolin e tyre e mori përsipër vetë gjykatësi.

Burime pranë gazetarit pretendojnë se ai ra në “grackën e sigurisë”, pavarësisht se kishte marrë garanci jozyrtare nga zyrtarët iranianë të sigurisë se nuk do të kishte probleme ligjore kur të kthehej në Iran.

Irani është ndër vendet më shtypëse për sa i përket lirisë së shtypit. Reporterët pa Kufij e renditën Iranin në vendin e 176-të nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024. REL

Kurrë mos thoni “kurrë”!- Nga AGRON SHABANI

Liderët apo lidershipi i Kosovës, njëherë e përgjithëmonë duhet të mësohen t’i njohin dhe respektojnë popullin (kombin), shtetin, si dhe rregullat dhe ligjët e njohura të ´demokracive të larta europerëndimore.
Ndaj, Kryeministri Kurti është koha e fundit të lërë anash dhe të mos e honepsi fare “politikën” dhe “diplomacinë” e “analistëve” dhe “opinionistëve” klandestinë, anonimus, çobanë ose analfabetë te portaleve te ndryshme kosovare ose internetit, dhe t´i kthehet realitetit, normalitetit e racionalitetit.
Kosova dhe shqiptaret, nuk kane force ( fuqi) dhe as interes per luftera ose konflikte te reja me serbet dhe me askend tjeter. Kane nevoje per buke, pune, ekonomi, industri, paqe, liri, drejtesi, barazi, arsimi, shkence dhe kulture te larte ose superlative si te kroateve si per shembull.
U mor vesh se termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual, profesional dhe humanist ndaj fjalëve greke ‘tä politika’ ( pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe ‘hè politik’ (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr ose qeverisur). Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme (‘tä politka’ dhe ‘hè politik’) -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik “politikos” ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe “politiès” (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike). Me kalimin e kohës, termi ose nocioni ‘politik’ ose ‘politika’ në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive. Në gjuhën angleze si për shëmbull, me termin ose nocionin “polity” ose “policy” nënkuptojmë dimenzionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin tè njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontraditat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë procesëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit.
Aristoteli mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
Roma Antike siç dihet, u ngritë ose projektua asokohe nga modeli grek, respektivisht nga “polisi”, “politia”(politeia) dhe “polietika” (greke)- në “civitas” (qytet-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” (i hapur ose qytetar) dhe “res -publica” (republika)
Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre klanore, farefisnore, familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit) dhe popullit.
Ndërkohë që politika e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, qeveritare ose qytetare, dikur me vonë u shndërrua në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose teokratiko-despotik, sipas urdhërave dhe vullnetit të njohur kishtar ose klerikalist.
 U mor vesh se sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes “civitas terrenit” ( shtetit tokësor, gjeografik ose politik) dhe “civitas Deit” (“shtetit të Zotit”). Por, janë edukata, kultura, morali, disiplina, përvoja, arti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur politike (Ars Prudentia) së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa), si dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose nacionale (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia) ato që i bëjnë të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme disonante,  disolutive, kognitive, introspetive dhe retrospektive mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e njohura shkencore dhe humaniste.
Në epokën e re moderne ose bashkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga “Ars Prudentia” ose “Prudentia Regnativa” në “Virtus Prudentia”, gjegjësisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumentëve të njohura të shtetit dhe pushtetit.
Ndonëse, sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore dhe humaniste, sekularizimi dhe singularizimi i mendimit politik, e kanë sjellur ose shkaktuar edhe ndarjen (divorcin) e shtetit, pushtetit dhe politikës nga diktatët ose postulimët e ndryshme absolutiste, despotike, fetare (klerikaliste), autoritare, totalitariste etj.
Gjithashtu nuk duhet harruar se me ndikimin e recepcionit, percepcionit, etikës, retorikës dhe politikës së Aristotelit, si dhe me rënien ose zbejhen e platonizmit si ide dhe teori, skolastika politike në mesjetë, do i njihte dhe pranonte teorinë ose mendimin praktik dhe teorik mbi ndarjen ose divorcin e njohur në mes etikës, politikës dhe ekonomisë etj.
Ndryshe nga kjo, Makiaveli si intelektuali, mendimtari ose filozofi më i spikatur i periudhës së njohur të Humanizmit dhe Renesansës, njihet edhe si arkitekti ose instruktori më i rëndësishëm dhe kryesor i sekularizmit dhe singularizmit të mendimit politik mbi shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Duke i verejtur ose hetuar edhe ndarjet dhe dallimët e thella (esenciale ose substanciale) në mes etikës dhe politikës.
Ndaj, sipas Nikolla Maiavelit dhe Shën Tomës (Akuinskit)- politika është pjesë e rëndësishme ose kryesore e përvojes, aftësisë ose zgjuarësisë njerëzore, intelektuale, profesionale ose politike, gjegjësisht, “ars prudentia” dhe “prudentia regnativa”.
Në epokën e re moderne ose bashkohore, me krijim e kushtëve dhe rrethanave të reja shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, shkencore, kulturore, industriale, tregtare, ekonomike dhe të tjera: Ndryshuan edhe idetë, teoritë, konceptët ose definicionet e ndryshme në favor të ngjarjeve ose zhvillimëve të njohura revolucionare, evolutive, restauruese ose empirike.
 Në Francë dhe Angli si për shëmbull, qyshë në shekullin XVI, kishin filluar të ndjehëshin dhe hetohëshin dallimet ose ndryshimet e mesipèrme.
Ndaj, sipas Thomas Hobsit, politika ose çdo gjè politike, nuk janë të natyrshme ose natyrale, por produkt ose prodhim artificial ose mbipopullor i vullnetit dhe fuqisë absolute të pushtetmbajtësve ose sundimtarëve të ndryshëm, të cilëve nuk iu nevojitët vullneti hyjnor ose “shteti i Zotit” (civitas Dei), si dhe “vullneti qytetar” ose popullor, por sundimi ose pushteti absolut. “Auctoritas, non veritas facit legem” .
Albin Kurtit dhe qeverisë së tij (1) nese  dikur u  bën puç ose grushtet politik në Kuvendin e Kosovës, ata të opzitës kosovare së bashku me qarqët ose “forcat” e ndryshme retrograde, reaksionare, parabolike dhe diabolike: Kjo nuk i justifikon aspak veprimet e tij (tyre) paushale, unilaterale ose monologjike sot.
Michael de L’ Hospital dhe luteranisti i njohur, H. Arnesius, do i veçonin dikur fushën ose terrenin e njohur të parapolitikës si qytet -shteti i jetës (civitas) nga politika e pushtetit ose qeverisjes ( res-publica) mbi të cilat sipas tij ngritët dhe krijohet politika e shtetit dhe pushtetit.
Përderisa, sipas J. Althuizusit, “politika është art ose mjeshtëri e jetës së përbashkët shtetrore, nacionale, klasore, sociale etj.”
Ndërkohë që sipas Makiavelit, Rusoit (Rousseaue) dhe të tjerëve: “politika dhe morali politik, ishin të mundur vetëm me hartimin (përpilimin), formulimin dhe firmosjen e një traktati, marrëveshjeje ose kontrate të re sociale dhe politike mbi të cilën do vihëshin bazat ose themelët e reja të sistemit, pushtetit, komunitetit ose bashkësisë së gjithëmbarëshme shoqërore, qytetare ose politike.
Ndonëse, në shekullin XIX dhe XX , kanë dominuar ose ambivaluar tre (3) ide, teori, koncepte, definicione ose botëkuptime politike: Koncepti ose botëkuptimi i njohur etatist dhe egalitarist, sipas të të cilit ‘politikë ose politike është e tërë ajo që bën dhe i takon vetëm shtetit’, e dyta ‘politika është e lidhur ngusht me pushtetin ose efikasitetin e autoritetit të shtetit ose qeverisë’ dhe e treta: ‘politika duhet kuptuar si term, nocion, proces, definicion, narratib dhe obligim kontemplativ, evolutiv, empirik dhe dinamik. Pa i harruar këtu edhe konceptët ose botëkuptimet tjera etatiste ose egalitariste mbi mendimin dhe vetëdijen shtetrore, nacionale dhe politike me anè tè “teknikès sè forcès” ose fuqisè sè shtetit dhe pushtetit” etj.
E kaluara ose historia kanë dëshmuar shpesh se rrobat ose kostumët e liderit ose politikanit të lartë, nganjëherë mund të jenë shumë të mëdha e nganjëherë tjetër shumë të vogla ose shumë të ngushta në trupin ose organizmin e përbashkët të kombit dhe atdheut.
Në Kosovë, ju mund të bëheni President, Presidente, Kryeministër, Kryeparlamentar, Kryediplomat (Kryediplomate), deputet, ambasador etj…pa asnjë vlerë te posaçme shkencore, normative, funksionale, institucionale, kadrovike, intelektuale, intelegjente, profesionale etj. Apo, mbase pa asnjë ditë të vetme pune gjatë, tërë jetës tuaj!!!
A e dini përse (pse)?
Sepse, disa atje si duket i kanë krenarinë, inatin, interesin, karierën dhe budallallëkun, disa herë me të medhenje se sa trurin, intelektin ose kapacitetin e tyre.  Prandaj, “nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.”, siç tha dikur Talesi.
ASh

Moment i mrekullueshëm- Pasagjeri që bëri videon brenda avionit teksa po rrëzohej i mbijetoi aksidentit (VIDEO)

Ky është momenti i mahnitshëm kur një pasagjer, i cili regjistroi mesazhin zemërthyes për gruan e tij pak para se të rrëzohej avioni i linjës së Azerbajxhanit, i ka mbijetuar aksitentit ajror.

Pamjet e pabesueshme tregojnë pasagjerin, e identifikuar si Subkhon Rakhimov, duke ecur rreth vendit të përplasjes me gjak në fytyrë, ndërsa filmon rrënojat dhe falenderon stjuardesin që e mbajti gjallë në katastrofën ajrore që vrau 38 persona.


Rakhimov më parë kishte bërë një video rrëqethëse për gruan e tij sapo kuptoi se avioni po humbte lartësinë, duke i thënë asaj se avioni u përpoq të ulej disa herë, ndërsa njerëzit në bord dëgjuan një zhurmë të fortë.

Pamjet e publikuara prej tij para rrëzimit të avionit treguan maska ​​oksigjeni të varura nga tavani dhe pasagjerët duke qarë, duke u lutur, disa minuta përpara se avioni të rrëzohej dhe të shpërthente në Aktau, Kazakistanin perëndimor.

Videoja e Rakhimov u shfaq ndërsa zyrtarët e qeverisë së Azerbajxhanit pretenduan se një raketë ruse tokë-ajër goditi avionin, duke shkaktuar rrëzimin e tij.

(BalkanWeb)

SPAK kërkon gjykimin e aferës 5D të Redi Mollës e Mariglen Qatos/ BIRN: Vijon hetimi për funksionarë të tjerë

Verifikimet kanë zbuluar rrethana të reja për të cilat është ndarë çështja!

Prokuroria e Posaçme përmbyll hetimet ndaj drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato dhe bashkëpunëtorëve të tyre të akuzuar për korrupsion me fondet publike, fshehje pasurie e pastrim parash, ndërkohë që verifikimet kanë zbuluar rrethana të reja për të cilat është ndarë çështja dhe po vijohet hetimi për funksionarë e persona të tjerë të përfshirë.

 

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të enjten më 26 dhjetor përfundimin e hetimeve ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe pesë të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tyre në një skemë korrupsioni e pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5 D Konstruksion. Çështja e regjistruar për veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, mosdeklarime, deklarime të rreme apo fshehje të pasurive, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash, është dërguar në gjykatë për t’u kaluar për gjykim. Ndërkohë, SPAK njofton se janë veçuar hetimet për të tjera afera korruptive që dyshohet se janë kryer nga funksionarët e Bashkisë Tiranë.

Sipas SPAK, është provuar se i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato si ish-drejtor i departamentit mbështetës në këtë shoqëri dhe në cilësinë e ish-kryeinspektorit të IKMT në Bashkinë Tiranë, kanë qënë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k., të cilën e kanë zotëruar në mënyrë indirekte dhe e kanë përdorur për të vjelë fondet publike në mënyrë të paligjshme e për pastrimin e parave.

Gjatë kohës që Molla ka drejtuar UKT, shoqëria 5D Konstruksion sh.p.k. ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 tendera.

“Në këto procedura prokurimi i pandehuri Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, përbërjen e Njësisë së Prokurimit, përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni të pandehurin Mariglen Qato, i cili është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij”, citohet në njoftim.

Hetimet kanë zbuluar se në periudhën 2016-2018, kur Qato ka ushtruar funksionin e drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT, shoqëria 5D ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik 4 tendera. Vetë Qato, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO, ka qënë pjesë e vendimarrjes për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, në favor të shoqërisë që zotëronte.

Po ashtu, kompania 5D akuzohet ka fituar në kundërshtim me ligjin 3 tendera të Bashkisë Tiranë, si dhe dy të tjera nga Tirana Parking sh.a dhe Klubi Sportiv Tirana sh.a..

Në vijim SPAK thotë e është provuar fakti se i pandehuri Taulant Tusha në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të KVO, si dhe anëtarët e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku, kanë favorizuar shoqërinë 5D në 3 tendera të Bashkisë Tiranë. “[…]i kanë krijuar shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik”, argumenton prokuroria.

Nga ekspertimi i kryer, ka rezultuar se 5D ka përfituar më shumë se 192.7 milionë lekë nga 12 tendera të zhvilluara në mënyrë të kundërligjshme. Gjithashtu, nga zbatimi këtyre kontratave janë nxjerrë fitime monetare nga kjo shoqëri e zotëruar nga Molla dhe Qato.

Shumat monetare janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjendje cash në arkën e shoqërisë. Më pas këto shuma u janë dhënë pronarëve de facto të 5D, të cilët i kanë përdorur për të blerë pasuri apo për aktivitete të tjera të shoqërisë.

Me kërkesë të SPAK, në korrik gjykata sekuestroi vlerën e aktivëve afatgjatë të shoqërisë 5D në vlerën 148.8 milionë lekë, pasuri të paluajtshme në zotërim të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos me vlerë totale afro 108 milionë lekë si dhe kompaninë Restur dhe aseteve të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k,, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin “special” nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, po kryhet hetim dhe për pasuritë e tjera të luajtshme apo të paluajtshme në zotërim direkt ose indirekt të të pandehurve dhe të afërmve të tyre, për të cilat ka të dhëna se nuk justifikohen me të ardhura nga burime të ligjshme.

Prokuroria ka vendosur në fillim të dhjetorit ndarjen e kësaj çështjeje në lidhje me disa episode që janë pretenduar në kallëzim si dhe për rrethana të reja që kanë dalë nga veprimet hetimore të kryera. SPAK sqaron se është vendosur veçimi i akteve për tenderin e rekonstruksionit të palestrës së mundjes të Klubit Sportiv Tirana, si dhe procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e sheshit të parkimit te Selman Stermasi, nga autoritetit kontraktor Tirana Parking.

Veçimi akteve është kryer dhe për rrethana e fakteve të lidhura me 11 tender të tjerë të Bashkinë Tiranë dhe strukturave në varësi të saj, që janë zbuluar nga këqyrja e të dhënave të njësive kompjuterike dhe aparateve të telefonave celularë të sekuestruar.

Sipas prokurorisë, mund të ekzistojnë edhe persona të tjerë funksionarë publikë që mundet të kenë pasur në zotërim të tërthortë shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k., që mundet të kenë interesa financiare, apo të tjerë që mundet të jenë përdorur për marrjen e përfitimeve të parregullta – për të cilët thuhet se po hetohet./BIRN

Viti 2024, një vit sfidash dhe fitoresh për gazetarët amerikanë

VOA Cristina Caicedo Smit

Viti 2024 shënoi nga një sërë zhvillimesh sfiduese për gazetarët dhe gazetarinë në Shtetet e Bashkuara. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Cristina Caicedo Smit sjell disa prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, nga arrestimet e gazetarëve në protesta, tek dënimi me burg i një zyrtari të zgjedhur për vrasjen e një gazetari apo marrëveshja historike për lirimin e gazetarëve amerikanë nga burgjet ruse.

Në fillim të këtij viti një oficer policie i Nju Jorkut shtyu protestuesit dhe gazetarët në një protestë kundër luftës në Gazë në universitetin Kolumbia. Skena kaotike ishte një prej shembujve të asaj që dëshmon se 2024 ishte një vit sfidues për lirinë e shtypit në Shtetet e Bashkuara, siç thonë ekspertët.

Është vënë re një trefishim i numrit të gazetarëve të arrestuar krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa në 2023-shin u arrestuan 14 gazetarë, këtë vit, numri ishte më shumë se 40”, thotë Kirstin McCudden, përfaqësuese e ‘Gjurmuesit mbi Lirinë e Shtypit në SHBA.

Organiza jopartiake, që dokumenton incidentet që lidhen me gazetarët amerikanë, regjistroi në vitin 2024, 79 sulme ndaj gazetarëve dhe 30 raste të dëmtimit të pajisjeve te tyre. Sipas të dhënave shumica e incidenteve ndodhën gjatë mbulimit të protestave.


Po kështu për herë të parë në historinë e Shteteve te Bashkuara një zyrtar i zgjedhur u dënua për vrasjen e një gazetari.

Një gjykatë në Nevada dënoi me 28 vjet burg, ish-administratorin e qarkut, Robert Telles, për vrasjen e Jeff German në vitin 2022.

Jeff German që punonte për gazetën ‘Las Vegas Review’ kishte investiguar veprimet e paligjshme të zyrës së Robert Telles.

Për gazetën tonë ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme lehtësimi“, tha Glenn Cook, redaktor i gazetës duke iu referuar dënimit të politikanit.

Më herët çështja gjyqësore kishte çuar në një seancë të Gjykatës së Lartë të Nevada për të parandaluar kontrollimin e pajisjeve të gazetarit. Në një vendim të vitit 2023 gjykata vendosi në favor të gazetës.

Megjithëse ishte një vendim qe nuk mund te perdoret si precedent, ata i dhanë gazetarit nga Nevada një mbrotje të forte ligjore, që në Shtetet e Bashkuara është si një standardi i artë, një ligj shumë, shumë i forte, që garanton se mbrojtja ligjore vazhdon edhe pas vdekjes së një gazetari“, tha zoti Cook.

Por gjatë 2024-ës gazetarët amerikanë u vunë në shënjestër të qeverive armiqësore. Pasi qëndroi disa muaj në një burg në Rusi, Alsu Kurmasheva e cila punon për rrjetin simotër të Zërit të Amerikës, Radio Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovich, një gazetar i ‘Wall Street Journal’, u ribashkuan me familjet e tyre, si pjesë e një marrëveshje historike për shkëmbimin e të burgosurve.

Pas lirimit gazetarja Kurmasheva foli mbi mjedisin e zymtë në Rusi.

Për më shumë se një vit nuk kisha qasje tek lajmet e lira e të pavarura. Që nga vera e vitit 2023, ndjeva se ekziston një ndjenjë e madhe pasigurie në Rusi. Niveli i frikës është më i larti, ndoshta që nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik”, tha ajo.

Me lirimin e gazetarëve, Kurmasheva dhe Gershkoviç, vëmendja është kthyer tek Austin Tice, një gazetar profesionist i pavarur, që mbahet në Siri prej më shumë se 12 vitesh.

Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad-it këtë muaj, familja e gazetarit po i kërkon me ngulm qeverisë amerikane që të gjejë Austin Tice. Ai është aktualisht gazetari i vetëm amerikan që mbahet i burgosur jashtë vendit.


Send this to a friend