Blendi Fevziu në një shkrim me titull “Ambasadori Amerikan pa atë që nuk duam të shohim ne!” tregon historinë që i ka rrëfyer një ambasadore e një vendi të BE-së në Shqipëri.
Ambasadorja i ka treguar gazetarit të emisionit “Opinion” se gjatë vizitës në shtëpinë e një politikani, kishte vërejtur se bashkëshortja e tij mbante në qafe një varëse të firmës “Bvlgari” me vlerë 70-80 mijë euro.
Fevziu thotë se ambasadorja nuk ia ka treguar se për cilin politikan bëhet fjalë, por shton se “nuk ishte e vështirë për mua ta merrja me mend se për kë fliste”.
Në komentin e publikuar në faqen “Opinion.al”, Fevziu shprehet se, ka ardhur koha që partitë të vendosi rregulla srikte për etikën.
Ambasadori Amerikan pa atë që nuk duam të shohim ne
Blendi Fevziu
-“Ulni syte ne kycin tuaj te dores dhe nese ora qe keni vendosur aty, eshte me e shtrenjte se sa makina qe kam une, atehere ju jeni te korruptuar”. Kete llogjike te thjeshte, te njohur, por shume te vertete ka perdorur Ambasadori i SHBA, Donald Lu gjate nje fjale para gjyqtareve sot paradite. Ai nuk ka bere sterhollime; ai nuk ka bere as ndonje investigim dhe as ndonje zbulim te madh. Thjeshte ka thene ate qe ne e shohim te gjithe. Njerez qe paguhen nga shteti me taksat e qytetareve me afro 1000 Euro ne muaj mbajne ne duar, gjoks apo ne qafe objekte luksi prej mijera eurosh. Shetisin me makina qe kushtojne 100 – 150 mije euro apo shpenzojne neper udhetime luksi shuma qe nuk justifikohen dot kurre me rrogat e tyre, modeste ne krahasim me shpenzimet.
Lu ka te drejte. Ka te drejte per dy arsye. E para ne kuptimin e mirefillte te fjales e dyta ne kuptimin simbolik. Ky i dyti me shume nje keqkuptim i politikes dhe drejtesise shqiptare me shoqerine e lire.
E para nuk ka nevoje per komente. Ne nje kronike te TV Klan, ne nje takim kombetar te Prokuroreve, operatori u foksua jo tek ato qe thoshin, por tek orat e floririt, zinxhiret e arte me diamante e tek cantat e vogla te “keshit” qe ne shqiperi njihen me emrin canta e kambisteve. Kishte aq shume ar dhe gure te cmuar ne ate takim sa dukej sikur ishe ne nje mbledhje te manjateve ruse ose te mafias amerikane te viteve ’30, por kurresesi ne nje takim njerezish te drejtesise.
Ne 3 muajet e fundit disa portale kane publikuar foto te makinave te deputeteve ne momentin qe hyjne ne seance. Gjenden lehte me nje kerkim ne internet dhe pamja eshte befasuese. Parku i parlamentit shqiptar vlen disa dhjetra miliona euro, me makina kryesisht qe kushtojne midis 80 dhe 150 mije eurove. Dhe te gjitha keto, prone e deputeteve te vendit me te varfer ne Europe.
Se fundi, mjafton po ashtu te fotografosh kycet e duarve te burrave parlamentare per te pare qe nje pjese e tyre mbajne ora prej 30 – 40 mije eurosh. Nuk mbeten pas deputetet me canta nga 3000 euro dhe bizhu befasuese. Ambasadorja e nje vendi te BE me tha dje se kur vizitoi shtepine e nje politikani, gruaja e tij mbante ne qafe nje varse Bulgari qe kushton midis 70 dhe 80 mije Euro. Per etike Ambasadorja nuk ma tha emrin, por nuk ka asnje dyshim qe ajo ja ka raportuar kete vendit te saj. Sic nuk ishte e veshtrie per mua ta merrja me mend se per ke fliste.
Kjo nuk eshte ndonje histori e re, por kohet e fundit po behet me bajate. Kryeministri Kroat Sanader nisi te investigohet per nje ore te padeklaruar, nderkohe qe ne ëikiliks mund te shohesh se si politikanet e shume vendeve te korruptuara shpjegohen nga diplomatet amerikane permes ketyre shenjave.
Pra e para eshte pyetja? Si i sigurojne kete vlera materiale te pajustifikuara me te ardhurat e tyre? Pergjigja eshte e thjeshte: permes korrupsionit. Justifikimi i perhershem qe ato jane dhurata nuk qendron sepse sipas ligjit shqiptar, mund te pranohen dhurata deri ne vleften 100 Euro.
E dyta eshte pyetja morale? A munden njerez te tille, qe kane zgjedhur nje karriere publike; qe paguhen nga taksat e qytetareve t’ju sherbejne atyre? Pergjigja eshte padyshim jo. Edhe njerez te pasur dhe me te ardhura te konsoliduara, kudo ne bote, ne momentin qe hyjne ne politike, nisin nje jete me modeste dhe me prane njerezve qe ju kerkojne voten. Nuk eshte ceshtje mundesie, por simbolike. Nje sherbetor publik, nuk mund te jete nje shembull i shemtuar vaniteti dhe arrogance. Parlamenti nuk mund te jete nje motorrshou ku deputetet ekspozojne markat e makinave te tyre luksoze dhe as deputetet s’mund ta shohin si nje pasarele mode per te shuar kompleksin e tyre. O ke zgjedhur te jesh njeri politik, ose merru me jeten tende. Ne jeten private mund te shpenzosh sa te duash mjafton qe te tregosh burimin e te ardhurave. Ne politike jo.
Partite dhe politika shqiptare ne pergjithesi duhet te vendose kode strikte mbi etiken, ndersa organet duhet te fillojne hetimet. Kushdo qe afishon nje mireqenie te tille, le dyshimin qe ka perdorur funksionin e tij per perfitime personale.
Lu ka te drejte. Ai na tha dicka qe e shohim te gjithe dhe qe per fat te keq, eshte bere edhe si gare mes njerezve te pushtetshem. Turp!
Ambasadorja nuk ta tha emrin…ti e kuptove se kush ishte, por nuk e the emrin..ai tjetri nuk e thote…atehere, as mos flisni, as mos shkruani!! Se po na cudisni shume qe shkruani vetem per “anonimet”, kur ne po e shohim se c’behet! Te them te drejten, nuk eshte se shkrimet tuaja po na permirsojne jeten….perkundrazi, na gerricin me keq!