Më ka bërë përshtypje gjithmonë tek njerëzit veç të tjerash një virtyt, ai i punës me pasion e dashni! Përkushtimit pa kushte , edhe pa qënë të detyruar të bëjnë atë çka bëjnë , përveçse duan! E ky virtyt lartësohet kur puna kolosale e bërë nuk shoqërohet as me mendjemadhësi, as me fjalë të tepërta , veçse lihet në heshtje….
Jo shpesh i kam gjetur të dyja së bashku, por në këtë rast për të cilin kam zgjedhur të flas, kam gjetur shumë më tepër sesa kaq ! Nisur nga fakti se asnjëhere nuk flet për veten , nuk shfaqet shumë në intervista apo në studio televizive , nuk ka dëshire të lavdërohet , vendosa të flas unë për të .
Në rreshtat e këtij shkrimi do të gjeni thjeshtësinë e një njeriu të lartë , një vajze Shkodrane si Gentjana Tafili. Ky emer flet shume jo vetëm për mua që kam pasur fatin ta njoh personalisht por edhe për qytetin e Shkodrës, në artin e të cilit Genta ka dhënë me gjithë finesen e mundshme kontributin e saj .
Talenti I saj spikat që në vogëli , kur këndote plot pasion këngët e bukura të muzikës për fëmijë.
Është në vitin e parë të gjimnazit kur spikat për zërin e saj të veçantë, megjithse kishte nisur të këndonte shumë më herët në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Në një brez të pasur me talente , zëri i saj i veçantë do të meritonte shumë duartrokitje që në koncertet e para të këngës për fëmijë.
Rritja ne moshe do ta rriste edhe artistikisht Gentjanen e cila përzgjidhet nga Mjeshtri i muzikes Ilir Zoga si dhe nga klarinetisti i mirënjohur shkodran Mjeshtër i madh Nimet Salabegu, nder kengetaret më të mira të qytetit të Shkodrës.
E apasionuar pas Kengës Qytetare Shkodrane , me këtë artiste, ishte shumë e thjeshtë të punoje sepse shtrirja e saj vokale të lejonte të kaloje barrjerat edhe vështirësinë që kishin këto këngë elitare.
Që nga jaret që nuk i këndojnë dot të gjithë , e deri tek këngët që masivisht këndoheshin në qytet , Gentjana i bëri pjesë të repertorit të saj artistik .
Zëri i saj kishte tendencën ti afrohej vokalit qe I shkon përshtat muzikes klasike edhe të kishte një shpalosje shumëdimencionale, të cilën çdo artist do ishte krenar të posedonte . Ishin vitet e para të tranzicionit , një kohë kur ishte e vështirë në çdo drejtim , kur Genta zgjodhi të ndiqte ëndrrën edhe ti detikohej terësisht muzikës !
Bashkëpunimet e para si këngëtare profesioniste i pati me Profesorin e mirënjohur të qytetit të Shkodres, Drejtuesin e muzikës në Teatrin Migjeni Profesorin Ilir Zoga . Atëhere një vajzë e re , me ambicie edhe përkushtim të lartë, i tregoj qytetit por edhe diaspores se dalja e saj në skenë nuk qe një rastësi , por një përshfaqje e vlerave të vokalit edhe interpretimit , të cilat në nisje qenë një “talent” e ndërsa sot janë të kultivuara tek Genta si vlera profesionale .
Miku i saj i kahershëm por edhe ndër bashkëpuntorët e saj të parë Profesor Ilir Zoga shprehet kështu për kengetaren Gentjana Tafili:
“Gentjana, nji mike dhe kolege e hershme, shume e respektuar dhe e dashur, me vlera njerëzore të jashtzakonshme, për tu admiruar.
Në të gjitha herët, bashkpunimet me të kanë qënë mjaft të suksesshme. E si mos të jenë të tilla nga kjo vajzë e talentuar dhe shumë pasionante për muzikën në përgjithësi e për këngën shkodrane në veçanti. Një këngëtare që identifikohet nga timbri i zërit mjaft i veçantë dhe i pastër, nga talenti dhe përkushtimi maksimal për realizimin me përpikmëri të të gjitha këngëve që këndon, nga thjeshtësia dhe sinqeriteti i saj në punë dhe në jetë”,
Profesor Ilir Zoga
Pas koncerteve të para të realizuara në Shqipëri , Gentjana Tafili do të zhvendosej në Zvicër , atje ku u dallua për talentin e saj në muzikë edhe ku të gjithë ata që e donin këngën Shkodrane edhe atë Shqiptare e ndiqnin me shumë dëshirë sa herë që interpretonte live .
Megjithatë të qënit emigrant në një vend të huaj e të panjohur nuk ishte aspak e lehtë . Përveç ëndrrës për tu bërë një këngëtare e realizuar ajo nuk mori asgjë me vete nga vendi i saj . Kështuqë gjithçka nisi nga zero që nga formimi i saj professional tashmë në një tjetër shtet, e deri tek realizimi i ëndrres i cili nuk mbeti asnjeherë vend numëro.
Megjithse në një vend të huaj , me një përkushtim të jashtëzakonshëm arriti të përshtatej duke mësuar gjuhën , madje edhe në dialektin e zonës , e duke u thelluar në studime të njëpasnjëshme arriti që të hyje në sistemin arsimor zvicerrian, aty ku jep konrtributin e saj edhe sot , sidomos në mbështetje të fëmijëve edhe prindërve shqipëtar.
Por përveç se do të realizohej si vajzë edhe si grua e zonja profesionalisht , ajo asnjëherë nuk ndali lidhjen e saj me muzikën .
Këtë lidhje të bukur e të dashur për të, e bëri të mundur përmes kurseve profesionale që ndiqte për muzikën klasike , por edhe formimit të përgjithshëm muzikor e kultural , përmes veglave muzikore të cilat i studion edhe sot në vazhdimsi .
“Gentjana vazhdon të marr mësime të këndimit kryesisht të stilit klasik me Sopranon e mirënjohur Klodiana Brahimi si edhe mësime të kitarës me mësuesin zvicerian Andy Lehner.
E ndodhur larg vendit atje ku nisi të spikaste për talentin e saj ,tërhoqi vëmëndjen e shumë institucioneve , ndër të cilat do të doja të ndalesha specifikisht tek LAPSH por edhe kori I kantonit të Aargaut “Chor & Bunding”.
Ndër sukseset e saj më të mëdha atistike kanë qenë koncertet e realizuara me këto institucione, por edhe bashkepunimi me artiste te tjere. Gentjana së bashku me muzikantin Rafael Lishi ka marrë pjesë në disa aktivitete ndërkulturore në Zvicër me pjesëmarrës zvicerian dhe kombësi të ndryshme ku paraqitet me muzikë shqiptare. Ajo është e ftuar së fundmi në festën jubilare të 50 vjetorit të themelimit të Caritasit të Aargaut në Zvicër.
Një ndër emrat e shquar të muzikës, i njohur ndërkombëtarisht , sidomos për punën e tij në muzikën Klasike , kompozitori edhe Mjeshtri i madh Zef Çoba për artisten Genjana Tafili do të shprehej kështu :
“Këngëtarja Gentjana Tafili e ka filluar rrugën e artit që në moshë të njomë , duke marrë pjesë në festivalet Lokale e Kombëtare të Këngës për Fëmijë. Megjithse jeton prej vitesh jashtë vendlindjes dhe vendit të saj , nuk është shkëputur nga pasioni për muzikën dhe artin e intepretimit të këngës , kryesisht asaj Shqipëtare . Ajo po e pasuron vazhdimisht repertorin në të cilin bien në sy veçanërisht këngët e zgjedhura e të bukura shkodrane, të qytetit të saj të lindjes .
Në larminë e madhe të interpreteve , ajo vjen me zërin edhe timbrin e saj origjinal dhe interpretimin e sinqertë . Një tjetër dukuri që bie në sy në punën e saj artistike , është ambicia edhe këmbëngulja për të zgjeruar repertorin e realizimeve të saja me krijime të reja , duke dhënë kështu një kontribut për nxitjen e mendimit krijues. Për këtë ajo bashkëpunon në mënyrë sistematike me krijues e poetë , kompozitore e producentë të njohur . Me finesën edhe elegancën që i transmeton artistikisht këngët është gjithnjë e dashur dhe e pelqyer nga artdashësit dhe admiruesit e saj të shumtë”.
Profesor Zef Çoba
Sa kenaqesi e privilegj per çdo artist të punosh me emra të tillë të cilët vetë puna e tyre i ka lartësuar . E aq më tepër të dëgjosh të citohen fjalë kaq të mira, prej atyre artistë të cilët janë gurë të çmuar të muzikës tonë, ndër ta një vend të veçantë ka Profesori Zef Çoba
Në këtë shkrim përveçse mendimeve të mija pozitive edhe pershtypjeve të mija , kam dashur të jenë pjesë edhe emra të mirënjohur të muzikës të cilët dinë të njohin elementet e vlefshëm të saj. Një ndër ta, të cilit me kënaqësi i kam kërkuar një mendim, është Profesor Gjon Shllaku .
Profesor Gjoni ka bashkëpunuar me Gentjanen në një ndër produksionet e saj më të fundit , në këngën e bukur të të pavdekshmit Prenkë Jakova , Margjelo. Drejtuesi i Korit polifonik Prenkë Jakova shprehet kështu:
“Unë e vlerësoj pozitivisht aktivitetin interpretues të këngëtares së mirënjohur Gentjana Tafili, e cila me thjeshtësi interpretuese, me një zë të pastër – karakteristik për këngën qytetare shkodrane, ka sjellur e vazhdon të realizojë modele të reja të repertorit më të mirë, e të zgjedhur të saj. Sidomos realizimet e videoklipeve të kohëve të fundit, dëshmojnë për një aktivitet e performance në rritje, që i pershtaten një artistje tashmë të formuar e me prespektivë suksesi”
Profesor Gjon Shllaku
Jo vetëm një aktivitet jashtë vendit por edhe shumë bashkëpunime me emra të mirënjohur të muzikës e kanë bërë Gentjanën të kthehet shpesh në Atdhe . Këngët e realizuara ndër vite kanë qenë të shumta, duke e pasuruar artistikisht repertorin e saj edhe duke e bërë atë të jetë një surprisë në sytë e artdashësve .
Potpuri dhe kolazhe me këngët shkodrane
Do të ja linin vëndin albumit të saj të parë I cili përmban jo vetëm këngë të reja , por edhe perla të muzikës së qytetit tonë si këngët “Ti më je si një Gonxhe” apo “Margjelo” . Për realizimet e këngëve të saja të reja Gentjana I tejkaluar kufinjtë e Shkodrës duke bashkëpunuar edhe me emra famoz të muzikës aktuale si: Kompozitori edhe Petagogu Enis Mullaj apo Kompozitorja edhe Petagogia Erjona Rushiti . Deri tani nga ky album I mirëkuruar në çdo detaj janë prezantuar këngët edhe klipet te materjaleve të bukura muzikore si “Shkodrës” apo balada e mrekullueshme “Kam harru”.
Për realizimin e këtyre këngëve të bukura u desh një investim I madh shpirtëror e emocional nga Gentjana , por edhe bashkëpunëtorët e saj .
Jo vetëm bashkepunime të frytshme me muzikantë , por edhe me tekstshkrues e poetë të mirënjohur , ndër ta edhe Mjeshtri i Madh Ramazan Çeka kanë shpehur me kënaqësi mendimin e tyre për artisten e talentuar Gentjana Tafili
Në kopshtin e këngës popullore shkodrane, çeli edhe një lule e bukur dhe e këndshme, Gentjana Tafili që jeton në Zvicër dhe këndon shqip, e cilësuar nga poeti i madh Agim Doçi si “Ambëlsia e kangës shkodrane”. Kënga popullore qytetare shkodrane u bë pasioni i sajë që kur ishte fëmijë dhe që i dha shtysë për të zgjeruar repertorin me këngë shkodrane, të vjetra dhe të reja. Vokali i saj është shumë i bukur, është besnike e traditës por edhe në kërkim të vazhdueshëm të vetvetes. Duke u përballur gjithnjë e më shpesh me skenën, si dhe njohja me këngëtarët e vjetër krijuan tek ajo një marrdhënie të ngrohtë me spektatorin, e cila influencoj shumë edhe në interpretimin e këngëve popullore me një siguri dhe profesionalizëm. Prirjet dhe talenti i saj, eksperienca jashtë shtetit dhe njohja e artit bashkëkohorë, zgjeroj edhe më tepër nivelin e saj si këngëtare. Ajo brenda pak vitesh krijoi personalitetin e saj artistik, duke u bërë një këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për të gjithë. Ajo mori pjesë në “Sofren shkodrane”, por edhe në koncertet që Agjensia e Spektakleve “Buna 1” organizon herë pas here, si dhe në shumë aktivitete të tjera, ku u identifikua si një këngëtare me të ardhme.Bota e saj e brendëshme është e madhe, duke krijuar gjithnjë e më tepër tipare më origjinale e më të mëdha të një artisteje me shumë autoritet skenik dhe artistik.
Ramazan Çeka
Gentjana Tafili po përgatitet të sjell sëshpejti Albumin e saj të parë , I cili për muzikën shkodrane do të jetë si një fllad që fryn nga larg , merr nga liqeni , pekëdhel Bunen e kalon mbi Rozafë … E përhap në Shkodër me finesëen që e karakterizon , botëkuptimin e nje artisteje të veçantë…
Linda Kavaja
Shkodër , Maj 2022
Komentet