Situata me pasuritë e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, është mjaft e komplikuar. News24 ka zbuluar se adresa e biznesit që vetë Ceno Klosi ka deklaruar se disponon në Angli, është një vilë luksoze në një zonë rezidenciale mjaft të shtrenjtë.
Kështu, shoqëria “First bar limited”, me adresë numër 29 në Blackwood Close, West Byfleet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është aksioner me 33%, është një vilë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tre dhoma ndenjeje, tre banjo, garazh dhe mjedise të tjera. Çmimi i vilës në 2001 ka qenë 435,000 paund, në 2010 ka arritur në 775,000 paund dhe sot kushton mbi 1 milion paund.
Ky çmim është listuar nga agjencitë imobiliare angleze, dhe duke shfletuar në internet fotot e vilës, ku Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, ka regjistruar biznesin në Angli, kupton se ajo është një pronë luksi në çdo këndvështrim, dhe ndodhet në një zonë ekskluzive, ku nuk mund të jetojë kushdo.
Por Ceno Klosi nuk ka dhënë asnjë informacion në deklaratën e tij të pasurisë për këtë fakt, duke mbajtur të fshehur informacionin për biznesin e tij britanik.
Situata bëhet edhe më ironike, pasi Ceno Klosi drejton një nga agjencitë kryesore qeveritare që duhet të hetojë pasuritë e dyshimta, ndërkohë që vetë ai zhvillon aktivitet tregtar në një vend të huaj, madje duke mos raportuar në ILDKPKI të dhënat mbi kompaninë e tij që ka më shumë se 2 vite që është hapur.
Problemet me deklarimin e Ceno Klosit janë të mëdha, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve rezulton ka dhënë 140 mijë paund me fajde, të cilat i justifikon me kursimet familjare. Po ashtu, rezulton se Klosi ka në llogari bankare mbi 48 mijë paund të tjerë, të siguruara siç argumenton, nga kursimet familjare.
Listës i shtohen dhe dy llogari bankare prej gati 30 mijë eurosh po nga kursimet familjare, tre apartamente në kryeqytet me vlerë 550 mijë euro, 100 mijë euro të tjera llogari bankare e bashkëshortja, që ashtu si i shoqi, ka arritur t’i kursejë.
Derisa armët qarkullojnë edhe nëpër duart e fëmijëve, nuk duhet të befasohemi me vrasjet që ndodhin çdo ditë. Ky realitet i hidhur, i mbështjellë me indiferencën shoqërore dhe dështim . . .
Zhvendosja e vëmendjes së Perëndimit mund të krijojë boshllëqe në siguri, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, vlerëson Hikmet Karçiq, autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: . . .
Një gjykatës federal në SHBA, urdhëroi administratën e Presidentit Donald Trump të ndalojë përkohësisht përpjekjet për të mbyllur “Zërin e Amerikës”, duke ndaluar qeverinë të shkarkojë . . .
Një detaj nga prapavija e një fotografie në bazën ushtarake në Bjellorusi shfaq një monitor digjital që mat rrezatimin.
Andrei Shauliuha, Ray Furlong
Një foto në dukje e padë . . .
Presidenti i Kenias William Ruto
Doruntina Baftiu
Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Se . . .
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) ka tërhequr vendimin e saj për t’i dhënë fund financimit të Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty (RFE/RL) për vitin 2025, duke mbajtur në fuqi . . .
Disa muaj para zgjedhjeve të fundit lokale ndodhesha në Kosovë. Erdhën në shtëpinë time në Bokshiq dy zyrtarë të Degës së LDK-së në Klinë, të cilët m’u luten në këtë mënyrë, po citoj: . . .
Paniku që ka zënë Europën per rrezikun e nje lufte,nuk është është vetëm e për shkak të ndryshimit radikal të qendrimeve dhe optikës së re të gjeopolitike të SHBA, por se ka koh . . .
Dy javë më parë, një dritë e shndritshme kaloi nëpër qiellin e natës mbi Mongoli. Nuk ishte një asteroid. Qendra Amerikane për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e cila publik . . .
Para 26 vitesh, pikërisht me 26 mars 1999, fshatrat e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël në Kosovë përjetuan një prej masakrave më të tmerrshme të regjimit të Sllobodan Milosheviçit. . . .
Krenare Cubolli
Është e shtunë, 15 mars, ora 16:00 e pak, dhe është qetësi në zyrë.
Nuk jam rehat, për shkak të një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, për . . .
Sot është dita e Urimit për ditën e Mësuesit .
Të përkujtosh ditën e mësuesit 7 Marsin, është një nga fjalët më të mëdha të rrespektit për gjuhën shqipe.
Dita e mësuesit, është diçka . . .
Komentet