Koreografi Agron Aliaj, sot cilësohet si mjeshtri i skenës shqiptare, ku jeta e tij ishte e destinuar plotësisht t‘i dedikohej artit të bukur të baletit. Për koreografin e njohur, dëshirat dhe qëllimet gjithmonë kanë qenë për të afruar në artin e kërcimit një popull të tërë, duke e bërë që të jetë sa më afër zhvillimit të shijeve të shoqërisë, civilizimit dhe emancipimit që ndodhte me kohën. Edhe pse është 78 vjeç, mjeshtri Agron Aliaj nuk largohet nga opera duke krijuar dhe ndërtuar koreografi të ndryshme që vijnë para publikut të realizuara bukur artistikisht. Së fundi përjetoi një tjetër sukses të tij me veprën “Migjeniana”. Me këtë vepër ai solli dhimbjen dhe poezinë e Migjenit, në kuadër të 100-vjetorit të tij, ku ishte pasqyruar poezia përmes kërcimit dhe muzikës se Gjon Simonit. Në intervistën dhënë për gazetën “SOT”, koreografi Agron Aliaj tregon se të bërit art është një dhunti, ku njeriu ka aftësinë të shprehë botën dhe ndjenjat në tërë vizionin dhe labirintin e jetës njerëzore. Duke folur për jetën artistike, koreografi Aliaj tregon se pas Luftës së Dytë Botërore brezi i asaj kohe arriti të ndërtonte ëndrra për të ngritur botën e re, dhe siç pohon edhe vetë ajo ëndërr e ka nxitur për gjithë jetën. Koreografi ka qenë pjesë e një plejade që ngriti shkollën e baletit, ndërtoi teatrin e operës, trupën e baletit, dhe kjo ishte në sajë të asaj ëndrre që në vogëli, e cila u ngulit te gjithë brezi dhe te mjeshtri i skenës Agron Aliaj. Sot pas disa dekadash, dora e mjeshtrit të baletit ndjehet në çdo pjesë të operës, pasi ai ka vënë në skenë një sërë veprash botërore dhe kombëtare, të cilat janë mirëpritur nga publiku. Vënia në skenë e veprave kombëtare për të është shumë e rëndësishme, sepse siç pohon dhe vetë veprat kombëtare janë me vlera, sepse janë të bazuara në letërsinë e kombit tonë, të bazuara në muzikën e kompozitorëve tanë që ishin një plejadë e tërë. Për mjeshtrin e baletit vështirësitë nuk kanë qenë të pakta dhe shpeshherë i ka mbizotëruar edhe censurës së kohës, duke arritur që të ngjiste në skenë shfaqje baleti që dhe sot njihen për suksesin e tyre.
“Migjeniana” u rikthye në skenën e baletit. Si erdhi këtë herë kjo vepër tek publiku dhe si e vlerësoni ju këtë krijimtari?
Agron Aliaj: Fjalët e fundit që i thashë trupës së baletit para se dilnim në skenë në provën gjenerale ishin: është nder për trupën e baletit dhe për mua si krijues dhe koreograf, është nder për kompozitorin që ka krijuar këtë muzikë, është nder dhe për piktorin, që na u dha rasti dhe fati i madh që të punojmë në një vepër gjeniale të letërsisë shqiptare. Kemi punuar me një dashuri shumë të madhe, sepse vepra e tij të frymëzon për të bërë art që të depërtojë tek spektatori. Migjeni mua gjithmonë më ka emocionuar, jo vetëm me njohjen e jetës shqiptare dhe dhimbjen për vuajtjet e këtij kombi, por njëkohësisht në të gjitha këto ndihet dhe potenca e njeriut, që pas mjerimit vjen dashuria. Tek poezia e tij është një diapazon i gjatë i ndjenjave njerëzore, të dhëna me anë të fjalës shumë të kualifikuar, dhe për mendimin tim ne shqiptarët i jemi borxhlinj Migjenit. Edhe Gjon Simoni ka punuar një muzikë shumë të ndjerë, pavarësisht se u realizua në kohën e realizmit socialist, ai ka ditur ti japi ndjenjën e thellë të njeriut, të jetës. Me muzat që janë në këtë balet ka bërë një muzikë që është shumë e ndjerë dhe kjo ndjenjë kalon në një forcë të madhe të njeriut. Prandaj kemi në këtë vepër dhe kontraste si të varfërisë, por dhe të forcës njerëzore. “Migjeniana” për herë të parë u vu në skenë në vitin 1997 dhe bëri mirë që drejtoria e TOB na sugjeroi këtë balet, sepse ishte një muzikë, që kishte vite që flinte.
Agron Aliaj:Unë isha fëmijë dhe mbarimi i Luftës së Dytë Botërore krijoi tek njerëzit ëndrrën për të ardhmen. Tek unë lindi kjo ëndërr për të vallëzuar. Lëvizja është gjithçka kjo më ka rrëmbyer dhe mua që në moshë të vogël. Kam pasur gjithmonë pasion të madh për të vallëzuar dhe këtë e kam marrë në fillim nga kultura europiane, nga filmat që shfaqeshin që para çlirimit të vendit. Ajo ëndrra për të vallëzuar me filmat romantikë italianë dhe europianë bënë që tek unë të lindte dëshira dhe më pas kjo u konkretizua tek një shkollë e fuqishme, që ishte ajo ruse. Unë studiova nga viti 1950 deri më ’56 në Rusi, ku zhvillimi i një kulture të përgjithshme ndikonte shumë dhe unë kam pasur fat që kam qenë mes kësaj kulture. Ëndrra ishte që me marrjen e kësaj kulture, unë ti shërbeja dhe vendit tim të varfër. E meritonte ky popull të kishte balet klasik dhe kështu u realizua. Në kemi legjenda të jashtëzakonshme, kemi folklor të pasur, jemi populli më i lashtë në Europë, dhe kështu pas mbarimit të shkollës të gjitha këto ndikuan në aktivitetin tim që filloi në Shqipëri.
Agron Aliaj:Roli i parë ka qenë princi tek baleti “Arrëthyesi”, por që e kam realizuar në teatrin “Balshoi” në Rusi. Me këtë rol unë kam mbrojtur diplomën.
Agron Aliaj:Arti nuk ka fund dhe këtë unë e kam ndjerë gjithmonë. Si tek veprat krijuese dhe tek ato interpretuese e kam ndjerë veten gjithmonë fillestar dhe kjo më ka dhënë shumë botë në jetën time. Në çdo rol ka qenë një botë më vete, një personazh në skenë ka qenë një botë, një histori, dhe këto kanë ndikuar shumë që më pas unë arrita të krijoj vepra baleti shqiptare. Unë kam punuar me një kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse edhe aty ku ka pasur influencë ideologjia unë kam parë të mrekullueshmen cucën e maleve, duke mësuar fëmijët malësorë për hapjen e kulturës, ose për të mbrojtur dinjitetin e gruas, dhe kjo me anë të personazheve që kishte vepra. Më vonë kam marrë nga historia Gjergj Elez Alinë, që është një legjende e mrekullueshme dhe sa herë që shfaqet më ngjall krenarinë kombëtare dhe më duket sikur i përshtaten fjalët: “Shqipëri moj e bukura Shqipëri, ti ke pas ken një zonjë e rand burrat e dheut të thërritnin nanë”. Është misioni i çdo shqiptari që të punojmë atje ku kemi punën, me të vërtetë e meriton kjo Shqipëri me këtë pasuri të jashtëzakonshme. Historia ka qenë e dhimbshme dhe ne të brezit të vjetër na takon të themi që shekulli i ri është i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, dhe duhet ta bëjmë ashtu si kanë dashur rilindësit tanë. Kanë qenë legjendat, historia jonë që më ka frymëzuar. Kam bërë baletin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Delinën”, “Lumi i vdekur”, “Bashkimi me Kosovën”, si dhe shumë vepra të tjera dhe gjithmonë në krijimtarinë time artistike më ka udhëhequr ndjeja kombëtare. Edhe kur kam vënë balete klasike si “Zhizel”, ku në Milano ne kemi dhënë 9 shfaqje, edhe atje unë ndjeja ndjenjën kombëtare, sepse tregonim se Shqipëria ka art brenda.
Agron Aliaj:Ka qenë baleti “Liqeni i Mjelmave”. Ishte një kulm i artit koreografik, ndonëse kostumet u morën në teatrin e Romës ato u bënë shqiptare sa kohë u dha shfaqja.
Agron Aliaj:Jeta ime ka kaluar shumë bukur, por arti koreografik ka shumë vështirësi. Momente të vështira kam kaluar në kohën e monizmit, sepse na sugjeronim dhe lëvizjet dhe në shumë mbledhje isha i detyruar të argumentoja se nuk është kështu, ku kritikohej në ato vite dhe kolegu im Panajot Kanaçi. Mbaj mend kur nuk u kuptua baleti “Cuca e maleve”, sepse ishte prifti ai që dominonte. Unë nuk mund të punoja në mënyrën e artit kinez, pozitivët-pozitivë dhe negativët-negativë, ajo lufta e cucës së maleve me priftin ishte e fuqishme. Ishte viti 1970 kur në këtë koreografi u ndryshuan disa gjëra, dhe aty priftin e interpretonte Albert Janku, që ka lozur me dinjitet shumë role, por dhe në atë rol ai mbronte fenë dhe kjo bënte që shfaqja të ishte shumë interesante, sepse ishte përplasja e dy ideologjive.
Agron Aliaj:Ndër vite kam interpretuar shumë, por unë veçoj rolin e Paganinit tek vepra me të njëjtin titull, me koreografi të Panajot Kanaçit dhe me muzikë të Rrahmaninov. Ishte viti 1959, kur kjo vepër u vu në skenë dhe kam marrë shumë emocione në karrierën time artistike.
Agron Aliaj:Kam një peng. Ne jemi një shtet i vogël, i varfër dhe nuk bëjmë shumë për artin koreografik sepse kërkon shpenzime, por kam dëshirë që të vë në skenën e baletit shqiptar veprën “Vajza e faraonit”. Është një nga baletet klasikë, që rrallë i kanë skenat botërore. Ky balet është mbi “Liqenin e Mjelmave”, “Bajaderën” dhe do një trupë të madhe, por që ne në bashkëpunim me Shkollën e Baletit mund t’ia arrijmë. Vepra do një dekor të fuqishëm dhe ngjarja zhvillohet në Egjiptin e Lashtë dhe do shumë kërcimtarë dhe balerinë.
Agron Aliaj:Kam një sadisfaksion të madh kur shikoj se mbi 100 artistë shqiptarë debutojnë në skenat më të mëdha të botës dhe ata janë të shkollës shqiptare. Kanë dalë nga kjo shkollë dhe nga baleti shqiptar. Në TOB u ndërtua një shkollë e fortë dhe ata janë djem dhe vajza të talentuara që kanë dalë nga shkolla shqiptare, e cila për mua është ndër më të mirat.
Agron Aliaj:Shkolla vazhdon të jetë e fortë dhe unë e ndjek dhe Shkollën e Baletit dhe Akademinë e Arteve, dhe talente ka. Kemi rezultate dhe ne jemi vend i talenteve, por duhet më shumë kërkesa nga ana pedagogjike. Duhet më shumë kujdes për këtë plejadë pedagogësh që ne kemi, si nga ana financiare dhe kushtet që ata punojnë. Shkolla e Baletit është një perlë kombëtare që të nderon, si për folklorin, modernen dhe baletin klasik. Ne e kemi këtë dhe duhet të dimë ta mbajmë, të investojmë. Mendoj se Shkolla e Baletit mund të bëhet shumë mirë një akademi, sepse të krijosh një balerin klasik nuk është e lehtë, duhet shumë punë dhe mund.
Agron Aliaj: Unë gjatë jetës sime kam bërë vetëm punë, paradite nga ora 9.00 deri në 14.00 dhe pasdite nga ora 18.00 deri në 21.00, por aman kam marrë dhe shumë kënaqësi. Kjo punë më ka bërë që ta dua më shumë natyrën, njeriun. Unë sot jam në pension dhe vazhdoj të ndjek arritjet e baletit si të vendit tonë ashtu dhe jashtë.-Në vitin 1945 ju nisët karrierën tuaj, ndërkohë që vijoni dhe sot në skenë. Shumë dekada, por ju ka lodhur e gjithë kjo punë me artin?
Agron Aliaj:Një miku im më solli një fotografi të viti 1946, ku unë isha me Belul Hatibin dhe me valltarët pionierë. Unë kam hyrë në art në vitin 1945, dhe që nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite. Kam qenë në shumë turne botërore, dhe jam vlerësuar me disa çmime. Jeta artistike nuk më ka lodhur, por më ka dhënë vetëm kënaqësinë, të bukurën. Vijoj ti bie pianos dhe të merrem me pikturë. I kam jetuar gjërat më të bukura të jetës. Vajza ime është pianiste, djali kompozitor, jam bërë pesë herë gjysh. Vajza është në Itali, ndërsa djali pedagog në Spanjë. Për mua në art ose duhet të jesh ose nuk duhet të jesh dhe aq më tepër në balet që duhet një vëmendje absolute, duhet fiziku dhe emocioni.
Agron Aliaj:Me këto kushte që ne kemi, e shikoj në një grafik lëvizës shumë të kënaqshëm. Ka premiera pa fund dhe kjo është një forcë e madhe e drejtorit Zhani Ciko, që e bën këtë. Unë kam vetëm një vërejtje, repertori. Misioni i teatrit nuk është vetëm artistik, por dhe edukues. U desh 50 vjet që të edukohej një brez me dëshirën dhe dashurinë për muzikën, baletin, vallen popullore dhe pas viteve ’90 shumë u larguan dhe erdhën të tjerë që ishin më pak të përgatitur për këtë lloj gjinie. Janë rritur breza të rinj dhe nga TOB duhet edukuar dhe kjo bëhet me një repertor stabël, sigurisht duke pasur dhe këtë qarkullim shumë të mirë, por të jetë dhe repertori.
Agron Aliaj: Kjo ka një dramë më vete. Kur studionim në Moskë ne kishim ëndërr që të kishim dhe një shkollë në Shqipëri. Sapo erdhëm në vitin 1957 ne hapëm një kurs pranë TOB dhe donim që Shqipëria të kishte shkollë baleti. Ne bënim luftë të tmerrshme me ministrat që të hapej kjo shkollë dhe të mos ishte vetëm një kurs. Ata na thoshin, që Shqipëria ka ekonominë, ushtrinë dhe ju na thoni për shkollë baleti, mirëpo ne nuk i dinim këto të tjerat dhe donim vetëm baletin. Pas shumë luftërash na lejuan që afër Liceut Artistik të hapnim një degë, dhe më vonë sërish luftë që u hap shkolla e baletit, që është një pasuri kombëtare dhe për mua duhet të kthehet një akademi. Baleti është arti i së bukurës, i shpirtit të bukur, i shprehjes së bukur, i ndjenjave të bukura, prandaj jam shumë i kënaqur që merrem me këtë lloj arti, siç duket ka qenë dhe premisa ime shpirtërore dhe e lindur.
Agron Aliaj: Pasioni për vallen dhe kërcimin lindën që në vogëli tek Agron Aliaj. Krijimi i grupit të valleve në Shtëpinë e Pionierëve në vitin 1946, në Tiranë, nën drejtimin e mjeshtrit Panajot Kanaçi ishte një nxitje për të. Ai është ndër të parët solistë të Filarmonisë Shqiptare (1948). Studimet e larta i kreu në shkollën koreografike, pranë Teatrit Akademik të Moskës (1950-1956). Emërohet solist i parë i trupës së baletit të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku realizoi me nivel të lartë artistik e interpretativ disa kryerole të literaturës së baletit kombëtar dhe atij botëror. Aktiviteti artistik pasurohet me veprën e tij krijuese koreografike. Pas realizimit të shumë valleve dhe numrave koncertore, është autori i shumë baleteve kombëtare, si: “Cuca e maleve” (1970), “Tokë e pamposhtur” (1977), “Para stuhisë” (1982), “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, “Halili dhe Hajria” (1966), si dhe baletet klasike “Zhizel” (1988), “Don Kishoti” (1990), “Romeo dhe Zhulieta” (1996), “Hirushja” (2002), “Katedralja e Parisit” (2003), “Liqeni i Mjelmave” etj. Është nderuar me Çmimin e Republikës dhe mban titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Pak Biografi
Agron Aliaj (Delvinë, 30 tetor 1933 – Tiranë, 17 maj 2012) ka qenë një koreograf shqiptar.
Biografi
Pasioni për vallen dhe kërcimin lindën tek ai që në vogëli. Krijimi i grupit të valleve në Shtëpinë e Pionierëve në vitin 1946 në Tiranë nën drejtimin e mjeshtrit Panajot Kanaçi qe një nxitje për të. Ai është ndër të parët solistë të Filarmonisë Shqiptare (1948). Studimet e larta i kreu në shkollën koreografike pranë Teatrit Akademik të Moskës (1950-1956). Emërohet solist i parë i trupës së baletit të Teatrit të Operës dhe baletit ku realizoi me nivel të lartë artistik interpretativ disa kryerole të literaturës së baletit nacional dhe atij botëror: “Halili dhe Hajrija” (1963), “Delina” (1964), “Cuca e maleve” (1970) apo tek baletet klasike: “Kujdesi i kotë” (1957), “Romeo dhe Zhulieta” (1957), “Francesca da Rimini” (1962), “Lola” (1958), “Paganini” (1963), “Fadeta” (1960) etj. Aktiviteti artistik pasurohet me veprën e tij krijuese koreografike. Pas realizimit të shumë valleve dhe numrave koncertorë është autori i shumë baleteve kombëtare “Cuca e maleve” (1970), “Tokë e pamposhtur” (1977), “Para stuhisë” (1982), “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, “Halili dhe Hajria”, (1966) si dhe baletet klasike “Zhizel” (1988), “Don Kishoti” (1990), “Romeo dhe Zhulieta” (1996), “Hirushja” (2002), “Katedralja e Parisit” (2003), “Liqeni i Mjellmave”, “Plaga e dhjete e Gjergj Elez Alise”, “Migjeniana”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Lumi i vdekur”, etj.
Për një periudhë të gjatë kohe deri në çastin e ndarjes nga jeta ka qenë pedagog në Akademinë e Dansit dhe Akademinë e Artit, Tiranë. Është nderuar me çmimin e Republikës dhe mban titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Komentet