Në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët dhe simpatizantët në Lezhë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se albanofobët donin që të shkatërronin PD, por ne mendonim ndryshe.
‘Jemi partia e vlerave arbërore dhe universale’, tha Berisha.
‘Te tjerët kërkonin që të ua emëronin kryetarin. Përdorën proceset gjyqësore me të gjitha format.
Por cili ishte rezultati, ishte dështimi.
Sot arritëm në të drejtën tonë, që të jemi një opozitë e vërtetë për shumicën e shqiptarëve. Arritëm që të përmbushim interesin madhor. Interesi kombëtar është opozita e vërtetë, jo një komb me opozitë të shtirë, fals opozitë. Një komb i tillë s’ka të ardhme.
Albanofobët me urrejtjen ndaj shqiptarët, parashikonin një situatë të tillë. Por ne mendonim ndryshe dhe ja ku jemi sot, një parti e rithemeluar. Jemi parti e vlerave më të mira arbërore, por jo vetëm, edhe universale. Ne kemi fituar një betejë, por jo luftë. Lufta është e vështirë dhe aspak e lehtë.
Ju e keni parë vetë se çfarë zhurme është bërë gjatë këtij procesi, nga një propagandë e cila sikur vinte nga një vend diktatorial, ku nuk ekzistonte vota dhe parimet e lirisë’, tha gjatë fjalës së tij, Sali Berisha.
Srebrenica- Berisha: Rama qëllimisht shkelmon interesat kombëtare, do të shpërbëjë qenien tonë
Ish-kryeministri komentoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë të cilën Rama e hodhi poshtë në Parlament duke mos e votuar.
Sipas Berishës, kjo është e qëllimshme duke shkelmuar interesin tonë kombëtar.
“Para tre ditësh, u votua, u hodh poshtë rezoluta për gjenocidin në Bosnjë, a mund të imagjinohet që një Parlament i një vendi të lirë të marrë një vendim të tillë?
Por është detyrim ndërkombëtar dënimi i gjenocidit. Atë rezolutë që Rama e hodhi poshtë në Parlament, e ka votuar Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA, Parlamenti i Malit të Zi një vit më parë.
Interesi ynë kombëtar po shkelmohet dhe do shkelmohet derisa të bindim çdo shqiptar se duhet t’i dalim zot. Gjithçka përpjekje për të shpërbërë qenien tonë.
E qëllimshme. Të qeverisësh 8 vite dhe të lësh qytetarët në pikiatë, më mirë i paguajnë në Rjaon. Jemi më të keqpaguarit në rajon.”-tha Berisha.
Berisha: Betejë për rikthimin e votës së lirë, Basha e shkatërroi atë
Ish-kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike sot ka zhvilluar një takim me demokratët e Lezhës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu. Berisha tha se beteja e tij është për votën, sepse vota është zemra e lirisë, zemreku i saj.
Ish-kryeministri deklaroi se shoqëria, ligji nuk bëhet kurrë pa votën e lirë ndërsa shtoi se Lulzim Basha e shkatërroi atë.
“Beteja jonë është për votën, sepse vota është zemra e lirisë, zemreku i saj. Shoqëria, ligji nuk bëhet kurrë pa votën e lirë.
Ky kryeministër që është në pushtet nuk voton më. Tragjike ishte se këtë rrugë ndoqi edhe ish-kryetari i PD Lulzim Basha, shkatërroi votën e lirë.”-tha Berisha.
Berisha në Lezhë: Sorosi, mafia më e rrezikshme ndërkombëtare, ju kanë kërcënuar
Sali Berisha ka vijuar në Lezhë u shpreh se Sorosi është mafia më e rrezikshme ndërkombëtare.
“Ne i rikthyem vendit opozitën e vërtetë, i rikthyem pluralizmin, rikthyem Partinë Demokratike. Në këtë rrugë ne kishim vështirësi të mëdha dhe forca e vetme e jona ishte forca e idealeve. Ne kishim kundër një qeveri pa ligj dhe pa moral.
Ne kishim kundër ndoshta edhe mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit. Censura, kërcënime të ndryshme u bënë ndaj jush”, tha Berisha.
Ai u shpreh se të gjitha këto kanë dështuar. “Ne arritëm në një betejë epike kundër autokracisë, e cila kërkonte të mos kishte opozitë në Shqipëri”, tha Berisha nga Lezha.
syri.net
Komentet