Edi Ramës i është shndërruar në ves gërricja me gazetarët sa herë që ai nuk ka përgjigje për pyetjet e tyre. Incidenti me Ambroza Metën që u vu në dukje edhe nga shoqata e mbrojtjes së gazetarëve ‘Reporterët e kufij’ është përsëritur dje me një tjetër kolegun e saj, Klevi Muka nga A2 CNN.
Kur konferenca për shtyp kushtuar SPAK dhe direktivave që kryeministri ka për të se cilin duhet të arrestojë, Muka i bëri atij një pyetje ndryshe nga ato që i bën zakonisht Met Veliu.
‘Politika duhet të ketë dhe moral– tha Muka, ‘po sa e moralshme është që ju të mund t’i bëni ju këto kërkesa ndaj drejtësisë duke mbajtur në krah Ulsi Manjën që ka dalë në përgjime duke i premtuar favore në punësim njerëzve si Robert Aga që kanë punuar elektoralisht për partinë socialiste. Sot zoti Manja është ministër i Drejtësisë dhe jo para drejtësisë’, tha gazetari.
Sapo dëgjoi pyetjen kryeministri shtangu, gjë që u pa për disa çaste dhe në portretin e tij që nuk e shmangu dot skërmitjen. Pastaj me stilin e zakonshëm ai u mundua të merret personalisht me gazetarin pa iu përgjigjur pyetjes së tij, por duke i dhënë leksione morali.
‘Pse qesh’, i tha Rama gazetarit duke shtuar se pyetja që ai bëri ishte krejtësisht jashtë etikës profesionale.
Por ajo çka nuk priste kryeministri ishte ndërhyrja e dytë e reporterit Klevi Muka:
‘Etikën profesionale nuk mund të ma mësoni ju. Nëse në shkollën e pikturës mësohet etika profesionale më shumë se në shkollën e gazetarisë atëherë mund të vazhdoni’, ia ktheu gazetari.
Këtu Rama e humbi fare. Ai as nuk dëgjoi Ulsi Manjën që i tha se mund të përgjigjej ai, duke e injoruar fare ministrin që kishte në krah, u mor sërish me buzëqeshjen e gazetarit, dhe në fund tha çapraz një shprehje të gjyshes së vet në italisht.
Që nga ky moment nuk pati më konferencë shtypi. Rama refuzoi ti përgjigjej edhe një pyetje të Ambrozia Metës dhe pas 4 minutash e mbylli fare konferencën që përditë e më shumë po e diskredidon përfundimisht gazetarinë alla metveliane../LAPSI
Komentet