Një fjalim plot emocione, duke bërë që salla e Kuvendit të Shqipërisë të shpërthejë në duartrokitje. Gjatë fjalës së tij presidenti i Ukrainës, Zelenksy iu kujtoi shqiptarëve mirësinë dhe kontributin e Nënë Terezës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë shqiptare të që mbyllë portet për anijet ruse apo dhe turistët.
“Jeni padyshim në anë të së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainë, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, ka kujton Nënë Terezës shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Besoj se sëbashku, në mjediset evropianë, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë. Dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë. Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet të hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë. Ne nuk devijuam nga rruga europiane dhe jemi të përkushtuar për një Europë të bashkuar dhe besoj se kur të vijë koha për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vota juaj do të jetë mbështetëse. Ka nga ata që janë të vegjël në hartë por kanë në zemër një mirësi më të madhe. Faleminderit Shqipëri, ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Lavdi Ukrainës!”, tha ai. bw
Komentet