Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Londër, ku, sipas deklaratës së saj, kryeministri Edi Rama dhe “mercenarët” e tij përdorën dhunë ndaj protestuesve shqiptarë që po ushtronin të drejtën e protestës në kryeqytetin britanik.
PD e ka akuzuar Ramën për “krim të dyfishtë”, duke thënë se ai ka përdorur forcën e policisë britanike për të mbrojtur veten nga bashkëatdhetarët.
Në reagimin e saj, PD theksoi se Rama do të mbahet mend si kryeministri që, pasi “i përzuri” shqiptarët nga vendi, i “dhunoi dhe keqtrajtoi” ata në vendin e tyre të adoptuar. PD e cilësoi dhunën si të papranueshme dhe e quajti përgjegjës kryesor Edi Ramën, duke e akuzuar për përdorim të forcës në emër të një “narkoshteti”.
PD gjithashtu ftoi shqiptarët të bashkohen në një marshim në Tiranë më 26 nëntor, për të kërkuar largimin e kryeministrit dhe për të protestuar kundër qeverisjes së tij.
Reagimi i plotë:
Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.
Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët.
Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.
Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.
Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë.
Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.
Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama.
Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron.
Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës.
O sot, o kurrë!
bw
Komentet