Po shkojmë drejt kufirit. Është terr, rruga është bosh, ndërsa një thirrje telefonike prish tingujt e këngës “Despacito” në radio. Një nënë nga Ukraina me dy fëmijë na pret në qendrën e refugjatëve Korçov. Por, fillimisht, shkojmë në pikën kufitare Medika, sepse gruaja në ulësen e pasme po kthehet në Lviv.
Jashtë është ftohtë. Në kufi ka makina që shkojnë kah Ukraina. Parkohemi dhe i japim lamtumirën Katjas, që rrugën e vazhdon në këmbë, me dy çanta në duar.
Vazhdojmë në makinë me Ella Jarmulskën, një grua 38-vjeçare nga zona e Varshavës. Para nesh, shumë gra nga Ukraina kanë hyrë në këtë makinë. Ella i merr nga kufiri dhe u ofron disa orë siguri.
Arrijmë në qendër. Nëna dhe dy fëmijët hyjnë në makinë dhe Ella i çon në ambient të sigurt. Kjo është hera e saj e pesëmbëdhjetë në kufi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Si është moti në Norvegji?
Një ditë para se të takonim Ellën para qendrës së refugjatëve pranë Medikës, kemi hasur një grup prej pesë grash. Nga Ukraina kanë arritur vetë. Vetë shkojnë edhe në Norvegji, për të cilën nuk dinë asgjë.
Të mbështjella me batanije, pinë çaj nga gota letre. Në bagazhin e makinës së tyre kanë gjithë jetën që kanë marrë nga vendi i tyre në luftë.
Ato vijnë nga Dniepri, qytet në pjesën qendrore të Ukrainës, i treti për nga madhësia që shtrihet në Lumin Dniepër. Pavarësisht tragjedisë që i ka sjellë në parkingun me erë, gratë janë shumë të përzemërta, të hapura dhe na pyesin: Si është Norvegjia?
“Nuk dimë asgjë për Norvegjinë, babai na ka thënë se ka punë atje”, na thonë motrat Julia dhe Tatiana.
Gjithçka që dinin dhe kishin, u ka mbetur në Ukrainë. Baballarët, vëllezërit dhe bashkëshortët u kanë mbetur gjithashtu atje.
Tani, përballë qendrës së vjetër tregtare, ku kanë kaluar natën, ato presin vullnetarët për t’iu sjellë biletat e autobusit për në Norvegji – një vend për të cilin nuk dinë asgjë, përveçqë mund të ketë punë dhe është i ftohtë. Por, së paku, do të jenë të sigurta, thonë ato.
“Është shumë e frikshme. Nuk ka shumë bomba [në Dniepër], por është shumë e frikshme. Babai ynë ka qëndruar atje. Dhe, ne jemi këtu tani”, thotë Julia, duke shtuar se nëna e saj nuk dëshiron të shkojë në Norvegji.
“Burrat le të përgatisin supë, gratë të vozisin”
Grave që ikin nga lufta dhe nuk mund të gjejnë transport për në Poloni ose grup shoqërues, siguri dhe solidaritet do t’iu ofrojë Ella.
“Po të kishte luftë në vendin tim dhe unë do të përfundoja në mes të natës në një vend të panjohur, me burra të panjohur, që më thonë mua dhe vajzës sime – në gjuhë të huaj – se do të më çojnë falas kudo në këtë vend të huaj, unë nuk do të hyja kurrë në një makinë me ta. Do të tmerrohesha”, na thotë Ella.
Atë e takuam pranë Varshavës dhe u nisëm për në kufi.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, më shumë se 4.5 milionë njerëz janë larguar nga ky vend, tregojnë shifrat e Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, UNHCR. Burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç nuk mund të largohen nga vendi, për shkak të mobilizimit. Andaj, refugjatët janë kryesisht gra dhe fëmijë.
Pas raporteve të para për sulme në qytetet e Ukrainës dhe një lumë njerëzish që janë nisur drejt kufirit, në Poloninë fqinje, Ella ka pyetur veten se çfarë mund të bëjë.
Ajo ka organizuar mbledhjen e donacioneve, por nuk ka mjaftuar. Pastaj, i ka lindur një ide. Burrit i ka thënë se po del për të bërë pazaret, por ka hyrë në makinë dhe është nisur për në kufi.
“Kur kam mbërritur në kufi, ora ka qenë rreth 20-21:00 në mbrëmje. Ka qenë shkurt dhe errësirë. Kam parë rreth 30 burra që qëndronin atje, me sa duket duke u përpjekur për të ofruar transport. Kam menduar se ndoshta kam shkuar kot, por të shoh se çfarë ndodh brenda qendrës së pritjes. Kam hyrë brenda dhe qendra ka qenë plot me gra dhe fëmijë”, na tregon Ella teksa shkojmë drejt kufirit.
Ajo ka arritur të futet në një qendër të mbushur me njerëz, ku thotë se nuk kishte burra.
“Më është dukur e çuditshme që të gjithë ata burra qëndrojnë jashtë dhe përpiqen të ofrojnë transport, dhe kaq shumë gra dhe fëmijë janë ulur njëri mbi tjetrin. Kam ngritur dorën dhe kam bërtitur ‘Varshavë’. Dhe, brenda pak sekondash, tri gra të mrekullueshme kanë vendosur të më bashkohen”, rrëfen Ella.
Atë natë, Ella ka shkruar në Facebook: “Më falni burra, ju shkoni të përgatisni supë, ndërsa gratë do të marrin timonin”.
Dhe, gratë kanë reaguar, kurse një prej tyre ka sugjeruar krijimin e një grupi. Kështu ka filluar edhe nisma “Gratë në timon”. Tani ka mbi 850 anëtare dhe 150-200 shofere aktive. Ato kanë transportuar qindra refugjatë. Kur arrijnë në qendrën Korçov, ato regjistrohen në sportel, në mënyrë që organizata të dijë se kush është duke vozitur dhe kë.
“Natyrisht, frikësohen”
Dhe, ndjenja e sigurisë për gratë që ikin nga lufta, për gratë që kanë kaluar disa ditë në rrugë, duke kaluar kufij në këmbë, me fëmijë apo vetëm, është e papërshkrueshme.
Ato janë në rrezik të veçantë në luftë. Krahas luftës, kërcënimeve nga bombat, plumbat dhe vdekja, gratë janë edhe në rrezik të torturimit, përdhunimit e trafikimit.
Sipas të dhënave të agjencisë së Kombeve të Bashkuara “UN Women”, mbi 70 për qind e grave kanë përjetuar një formë të dhunës – me bazë gjinore – në mjediset e krizës. Komisioni i Kombeve të Bashkuara gjithashtu ka shprehur shqetësim për rritjen e rrezikut të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore, trafikimit, shfrytëzimit seksual dhe abuzimit të grave ukrainase.
Ella thotë se ka dëgjuar histori të ndryshme dhe se ne nuk mund ta kuptojmë frikën që kanë gratë nga Ukraina.
“Po, sigurisht që kanë frikë, janë të tmerruara. Jeta u ka përfunduar papritur”, thotë ajo.
Ella shton se është gjithmonë më mirë që dikush t’i çojë në kufi, porse ndodh që duhet ta kalojnë kufirin edhe në këmbë.
“Ndonjëherë, ato duhet të paguajnë që dikush t’i vozisë, dhe kjo është e pasigurt”, thotë Ella.
Teksa shkojmë drejt kufirit, flasim se sa gra, edhe në kohë paqeje, përballen me vëmendje të padëshirueshme seksuale – një rrezik që jo gjithmonë materializohet, por është i pranishëm.
Për këtë arsye, misioni i saj i solidaritetit dhe sigurisë njihet nga aq shumë gra që u janë bashkuar vozitjeve, por edhe nga gratë që i ka transportuar drejt ambienteve të sigurta. Me të gjitha thotë se është ende në kontakt.
“Ekziston ky element i sigurisë, elementi i solidaritetit të grave”, thotë ajo.
Dhe, derisa kalojmë fushat e Polonisë, ajo na tregon për Nadien, një grua nga Ukraina që jeton tek ajo, bashkë me tre fëmijët e saj.
Ajo i ka rrëfyer përjetimet e transportit me nismën “Gratë në timon” dhe se sa ndryshe ka qenë ajo në krahasim me përvojën e një mikeje të saj, që është vozitur nga një burrë.
“Kam qenë e relaksuar, kam pushuar, kam fjetur në makinë. Mikja ime gjatë rrugës ka qenë e tmerruar. Nuk i ka ndodhur asgjë, por ka qenë e tmerruar. Pasi ka arritur nga Ukraina, ka udhëtuar kushedi se sa ditë… Kur shoferi ka ndaluar në mes të asgjëje, për të kontrolluar diçka në makinë, ajo gati se ka pësuar sulm në zemër”.
Shembuj të pasigurisë ka shumë. Nga gra që paguajnë transportin dhe meshkuj që nuk shfaqen deri te vëmendja e padëshiruar në makina, prekjet…
“Unë di histori kur gratë dhe fëmijët kanë mbetur në pyll. Sepse, edhe pse udhëtimi është falas… më jepni gjithçka që keni ose do t’ju lë”, rrëfen Ella.
Ajo thotë se nuk është ndjerë as vetë e sigurt kur i ka parë të gjithë ata burra para qendrës së refugjatëve, natën e parë.
“Gra për punë shtëpie”
Dega ukrainase e organizatës anti-trafik “La Strada”, e cila lufton kundër trafikimit të grave, thotë se deri më tani nuk ka pasur raste të konfirmuara të përpjekjeve për trafikim në kufi, por se kanë pasur informacione për propozime të paqarta nga njerëzit që kanë qenë në rrugë.
“Le të themi akomodim për gratë dhe fëmijët për të kryer punët e shtëpisë, por ndoshta edhe për të bërë seks me pronarët e akomodimit. Ka tingëlluar shumë e dyshimtë”, na thotë drejtoresha e “La Strada-s”, Kateryna Cherepakha.
Edhe Ella na tregon mesazhet që ka marrë në Facebook nga një burrë që besohet se jeton në Spanjë. Ka kërkuar një vajzë nga mosha 20 deri në 35 vjeçe, fotografinë e saj dhe ka thënë se do të ishte i lumtur t’i ofronte punë dhe strehim, sepse “dëshiron të ndihmojë”.
“…gjë që është e çuditshme, sepse nëse doni të ndihmoni, nuk ju intereson mosha e personit që po ndihmoni. Sidomos me punë si pastrimi. Një vajzë 20-vjeçare dhe një grua 50-vjeçare mund të pastrojnë pak a shumë njësoj”, thotë Ella.
Julia, e cila drejton Departamentin e akomodimit në qendrën e vullnetarëve në stacionin e trenit të Varshavës, na thotë se rreth 500 njerëz po arrijnë këto ditë dhe se organizatorët nuk mund të pranojnë më strehim nga individët.
“Si individ, ju nuk mund të regjistroheni këtu për të ofruar strehim, sepse unë nuk mund t’i verifikoj qëllimet tuaja dhe kush jeni ju… Andaj, këtë e bëjmë në bashkëpunim me organizata dhe institucione që mund ta marrin përsipër këtë lloj përgjegjësie”, thotë Julia Karwan-Jastrzebska.
“Prej jush, si individë, nuk mund të pranojmë strehim, por mund t’ju drejtoj në adresën e duhur, ku mund të regjistroheni dhe, pastaj, qyteti i Varshavës do të verifikojë prejardhjen tuaj dhe banesën tuaj dhe do t’ju dërgojë refugjatë”, shton ajo.
Por, në fillim, thotë Julia, nuk ka qenë kështu. Qendrat e mëdha për strehim kolektiv nuk kanë qenë ende të hapura dhe ata kanë strehuar njerëz te kushdo që ka ofruar banesën.
“E kemi ndaluar këtë, sepse nuk është e sigurt”, thotë Julia.
Ndihma e vullnetarëve
Vullnetarët që punojnë në stacionet hekurudhore dhe të autobusëve në Varshavë, ku arrijnë refugjatët nga Ukraina, thonë gjithashtu se po monitorojnë në mënyrë aktive situatën.
Klaudia Kalita është një nga gratë vullnetare në stacionin e autobusëve Zahodnia, në Varshavë. Ajo kujton ditët e para, kur një grua e re e ka pyetur se si mund të arrijë në një vend, derisa rreth tyre ka lëvizur një burrë.
“Kur ka dëgjuar se ku donte të shkonte gruaja, ai menjëherë ka thënë se mund ta transportojë. Menjëherë e kemi thirrur policinë, por nuk ka mundur të bëjë shumë. E ka trembur pak, e ka legjitimuar dhe kaq”, thotë Klaudia.
Për të veshur jelekun e verdhë dhe për të ndihmuar refugjatët, është e nevojshme të kalohet procesi i regjistrimit dhe identifikimit. Vullnetarët kanë gjithashtu një kartë regjistrimi për çdo ditë.
“Në këtë mënyrë, të gjithë e dinë se kush jemi dhe përpiqen ta pengojnë trafikimin e njerëzve, për të cilin kemi dëgjuar”, thotë Andy Spark, vullnetar nga Britania e Madhe.
Ai thotë se ka dëgjuar për një situatë, në të cilën një grua e re u ka thënë refugjatëve se do t’i ndihmojë dhe, më pas, i ka çuar te shoferët meshkuj.
“Policia është njoftuar dhe nuk kemi dëgjuar më shumë [për këtë rast]”, thotë Andy.
Kateryna, nga organizata “La Strada”, thotë se janë në kontakt me organizata partnere në vende të tjera dhe se ato janë të vetëdijshme për rreziqet.
“Nuk ka shumë raste të konfirmuara, por ata shohin numrin e grave, numrin e grave të traumatizuara dhe të cenueshme”, thotë ajo.
Si të mbroheni?
Por, çfarë duhet të bëni kur e gjeni veten në një situatë të pambrojtur? Çfarë duhet të bëni kur në mes të natës, pas disa ditësh arratisjeje nga lufta, hyni në një vend të huaj, gjuhën e të cilit nuk e flisni dhe përballeni me njerëz që nuk i njihni?
Nga “La Strada” thonë se është e rëndësishme që t’i mbani dokumentet me vete dhe të mos ia jepni askujt.
“Mundohuni të mos udhëtoni vetëm, përpiquni të qëndroni në grup. Kërkoni informacione në lidhje me personin që ju transporton ose ju ofron strehim”, thotë Kateryna.
Nga organizata e saj gjithashtu i këshillojnë gratë që të krijojnë një sistem, një fjalë të caktuar, apo një simbol, që do ta dërgonin ose thoshin, nëse diçka nuk është në rregull.
Ella thotë se nuk duhet të hyni në makinë me burra që nuk i njihni.
“Fotografojeni makinën me targa. Kërkoni të fotografoni patentën e shoferit, vendoseni pranë fytyrës suaj, fotografohuni dhe fotografinë dërgojeni te miqtë, te të gjithë që i njihni. Kërkoni hotspotin [lidhjen me internet]. Çdo person në Poloni ka telefon; ai mund të ndajë internetin me ju, nëse nuk keni ende kartelë telefoni. Në këtë mënyrë mund të qëndroni të lidhur gjatë transportit dhe të ndiheni më të sigurt”, thotë Ella.
Nuk ka ditur për nënën 17 ditë
Ella më së shpeshti regjistrohet si shofere në qendrën e madhe të refugjatëve në Korçov. Derisa udhëtojmë me makinë, ajo na tregon se me gratë nuk flet kurrë për luftën.
“Unë jam aty për t’i vozitur, për t’iu dhënë ujë, për t’i ndihmuar, për t’i çuar në një vend të sigurt”, na thotë Ella.
“Nëse gratë duan të tregojnë, sigurisht që i dëgjon”, thotë ajo.
Njëra prej tyre, Katja, ose Katerina, është ulur në makinë me ne dhe po kthehet në Ukrainë për të marrë nënën e saj. Ndonëse prej kohësh jeton në Londër, ajo është me origjinë nga Mariupoli – një qytet në Ukrainë, i cili ka qenë në qendër të luftimeve që nga fillimi i luftës. Në Mariupol ndodhej edhe nëna e saj, për të cilën nuk ka ditur asgjë për 17 ditë. Ajo është informuar se është gjallë përmes Telegramit.
“Ndërtesa jonë ka qenë në qendër të luftës aktive”, thotë Katja. Tani, ajo ndërtesë është shkatërruar plotësisht.
Nëna e Katjas ka arritur të dalë në këmbë nga qyteti, bashkë me një grup, dhe më pas me minibus kanë arritur në qytetin tjetër, Zaporizhja. Kur ka mbërritur në territorin e kontrolluar nga Ukraina, ajo ka pasur edhe sinjal telefonik.
“Çdo mëngjes, që nga fillimi i luftës, kur ngrihesh, përpiqesh t’i marrësh në telefon njerëzit e tu të dashur. Kështu do ta thërrisja edhe nënën. Dhe, jam mësuar të mos ketë sinjal”, thotë Katja.
Sot thotë se flasin në telefon dhe qajnë. Pasi një mik ta transportojë atë nga kufiri në Lviv, Katja dhe nëna e saj do të kthehen në Britaninë e Madhe.
Katja jeton në Londër, por më 22 shkurt ka shkuar në Ukrainë dhe ka mbetur atje. “Më është dashur pothuajse një muaj që të kthehem në Britani të Madhe”, thotë ajo.
Ajo e ka gjetur Ellën rastësisht përmes Facebook-ut.
“Aty kam shkruar se kërkoj transport për në kufirin polak. Më është lajmëruar një vajzë, e cila ma ka shpjeguar…”, rrëfen Katja.
Ajo thotë se është në një pozicion tjetër, ndryshe nga gratë e tjera që vijnë vetëm nga Ukraina, sepse e di se ku po shkon.
Katja nuk është e vetmja që i ka dërguar një kërkesë direkte Ellës. Edhe gratë që janë tani në Ukrainë, kanë dëgjuar për shërbimet e saj dhe po e telefonojnë.
Përkëdhelja në krah në shenjë falënderimi
Ella, deri më tani, ka transportuar me makinën e saj nga kufiri rreth 60 gra dhe fëmijë. Disa qëndrojnë në Poloni, kanë akomodim; për disa të tjera, strehimin e gjen grupi. Të tjera vazhdojnë edhe më tej.
Grupi i saj, për të cilin thotë se ndihet shumë krenare, ka transportuar rreth 300 persona.
“Më duket fantastike që 850 gra punojnë së bashku për t’i ndihmuar motrat tona në Ukrainë. Në Poloni kemi thënien: ‘Aty ku janë gjashtë kuzhiniere, nuk ka asgjë për të ngrënë’. Por, ky nuk është rasti me këtë grup. Jam e mahnitur nga këto gra”, thotë Ella.
Ajo na tregon se sapo i është bashkuar një polake nga Britania e Madhe, e cila drejton kamionë dhe autobusë. Ajo ka pesë vajza dhe do të ngasë një autobus për në Ukrainë.
Ella thotë se është e lumtur që mund t’i ofrojë disa orë nga jeta e saj për t’i bërë gratë ukrainase të ndihen pak më të sigurta dhe të mos kenë frikë për veten dhe fëmijët e tyre.
Në pesëmbëdhjetë udhëtime drejt kufirit dhe mbrapa, ajo thotë se ka vënë re edhe momentin kur gratë e kuptojnë se janë të sigurta.
“Ky është momenti më i bukur. Për rreth një orë vozitje e sheh momentin kur u çlirohen mushkëritë. Ju përkëdhelin në krah në shenjë falënderimi… Pas kësaj, pak flitet dhe i zë gjumi. Atëherë e kuptoni se janë mirë, se ndihen të sigurta”, thotë Ella.
Ndahemi nga Ella përballë qendrës së refugjatëve në Korçov. Në makinën e saj, në një parking të errët, ulet një grua me dy fëmijë, që kanë ikur nga Ukraina dhe nuk e flasin gjuhën. Ella i lutet vullnetarit që t’iu tregojë se ku ua ka lënë ujin dhe ushqimin.
Dhe, na përshëndesin me dorë derisa largohen nga zona e pandriçuar në drejtim të dritave të Varshavës.
Votuesit amerikanë vendosin sot mes kthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ngritjes së demokrates Kamala Harris nga posti i nënpresidentes në atë të presidentes së vendit, pas një fushatë presidenciale intensive të shoqëruar me polemika dhe një gjuhë të ashpër.
Vendvotimet u hapën në mbarë vendin herët në mëngjes, ndërsa votuesit po përballën me një zgjedhje të qartë midis dy kandidatëve që kanë ofruar vizione shumë të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake të botës.
Nëse fiton, demokratja Kamala Harris do të bëhej presidentja e parë grua. Ajo ka premtuar të punojë me ligjvënës nga të dyja partitë për të zgjidhur problemet ekonomike dhe çështjet e tjera pa u distancuar shumë nga kursi i përcaktuar nga Presidenti Joe Biden. Ish-Presidenti republikan Donald Trump ka premtuar të zëvendësojë mijëra punonjës federalë me mbështetës të tij besnikë, të vendosë tarifa gjithëpërfshirëse si për aleatët ashtu edhe për vendet rivale dhe do të organizojë operacionin më të madh të dëbimit të imigrantëve të paligjshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Dy kandidatët kaluan orët e fundit të fushatës në Pensilvani, shteti më i madh i pavendosur. Ata bënë përpjekje për të rritur entuziazmin dhe energjinë në bazat e tyre të votuesve, si dhe për amerikanët që ende nuk kanë vendosur se për cilin kandidatë do të votojnë.
“Është përgjegjësia ime qytetare. Është e rëndësishme që unë të votoj për çështjet e rëndësishme për mua dhe të votoj për demokracinë dhe vendin që kam mbështetur për 22 vjet të jetës sime”, tha 54 vjeçari Ron Kessler, një veteran i Forcave Ajrore nga Pensilvania i cili shtoi se kjo është hera e dytë që ai voton në zgjedhjet presidenciale të vendit.
Harris dhe Trump hynë në Ditën e Zgjedhjeve të përqendruar në shtatë shtetet e pavendosura, pesë prej tyre të fituara nga zoti Trump në 2016 dhe nga zoti Biden në 2020: Pensilvania, Miçigani, Wisconsin-i, Arizona dhe Xhorxhia. Zoti Trump fitoi dy herë në Karolinën e Veriut dhe humbi dy herë në Nevada. Ai fitoi në Arizona dhe Xhorxhia në vitin 2016, por i humbi ato në zgjedhjet e vitit 2020.
Gara e ngushtë ka rritur shanset që fituesi të mos dihet në natën e zgjedhjeve. Rezultati në Dixville Notch, një fshat në Nju Hempshër, cili sipas traditës, i hap qendrat e votimit menjëherë pas mesnate, duke u bërë i pari që voton dhe shpall rezultatet, mund të jetë një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë në ditën e zgjedhjeve. Në Dixville Notch, ku ka vetëm 6 votues të regjistruar, vota u nda në mes, tre për Donald Trumpin dhe tre për Kamala Harrisin.
Në garën presidenciale të vitit 2020 u deshën katër ditë për të shpallur fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, zoti Trump ka pretenduar pa fakte, se nëse ai humb, kjo do të ndodhte për shkak të manipulimit të votave. Fushata e zonjës Harris është përgatitur për mundësinë që ai të shpallë fitoren përpara se të dihet fituesi të martën mbrëma apo të mos pranojë rezultatin, nëse ajo i fiton zgjedhjet. Katër vjet më parë, zoti Trump nisi një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, që përfundoi me një sulm më 6 janar 2021 ndaj Kapitolit.
Zoti Trump planifikon të votojë në Florida të martën dhe më pas do të presë daljen e rezultatet në Mar-a-Lago. Më vonë ai pritet të marrë pjesë në një tubim në një sallë konferencash aty pranë. Zonja Harris tashmë ka votuar me postë në Kaliforni. Ajo do ta ndjekë procesin e zgjedhjeve dhe publikimin e rezultateve të tyre në Universitetin Howard në Uashington, ku ajo ka mbaruar studimet.
Kandidatët Harris dhe Trump me vizione të ndryshme për vendin
Nëse fiton, zonja Harris do të hynte në histori, duke u bërë gruaja e parë presidente dhe gruaja e parë me ngjyrë në këtë post. Ajo gjithashtu do të bëhej nënpresidentja e parë që fiton Shtëpinë e Bardhë në 32 vjet.
Fitorja e saj do të mbyllte një fushatë presidenciale kaotike, ndryshe nga çdo tjetër në historinë amerikane. Zonja Harris u bë kandidate e demokratëve më pak se katër muaj më parë, pas tërheqjes së Presidentit Biden nga gara, pas një trysnie të madhe nga partia e tij e shkaktuar nga paraqitja e dobët në debatin presidencial me zotin Trump në fund të qershorit.
Nëse fiton, 78 vjeçari Trump do të bëhej presidenti më i moshuar në historinë e vendit. Një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajtor për një krim. Një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për pagesat për një aktore të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes mbi një marrëdhënie intime, që ajo kishte patur me zotin Trump. Nëse i fiton zgjedhjet, ai do të mund të përdorë komptencat e Presidentit për t’i dhënë fund hetimeve të tjera federale ndaj tij. Zoti Trump do të bëhej gjithashtu presidenti i dytë në histori që fiton mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë, pas ish-Presidentit Grover Cleveland, i cili e realizoi këtë në fund të shekullit të 19-të.
Ish-Presidenti Trump i mbijetoi një atentati, ku plumbi e gërvishi lehtazi në vesh, në një tubim elektoral në Batllër të Pensilvanisë në korrik. Reagimi i shpejt i shërbimit sekret pengoi një atentat të dytë ndaj tij në shtator, kur një person i armatosur ishte fshehur në afërsi të pronës së tij në Flordia, ku ai po luante golf.
Zgjedhjet me pasoja të mëdha për Amerikën dhe botën
Pasojat e mundshme të një mandati të dytë të zotit Trump janë rritur nga komentet e tij në mbështetje të së djathtës ekstreme dhe shpërfillja e tij për normat e qëndrueshme demokratike.
Zoti Trump ka përdorur retorikë të ashpër kundër zonjës Harris dhe demokratëve të tjerë, duke i quajtur ata “djallëzorë” dhe ka sugjeruar veprime ushtarake kundër njerëzve që ai i quan “armiq të brendshëm”. Zonja Harris, duke vënë në dukje paralajmërimet e ish ndihmësve të zotit Trump, e ka quajtur atë “fashist” dhe fajësoi zotin Trump për rrezikim të jetës së grave përmes emërimit të tre anëtarëve konservatorë të Gjykatës së Lartë, të cilët ndihmuan në përmbysjen e ligjit Roe kundër Wade, që e kishte bërë abortin të drejtë kushtetuese. Në orët e fundit të fushatës, ajo u përpoq të përdorte një ton më pozitiv dhe kaloi të hënën gjithë ditën e fundit pa përmendur emrin e rivalit të saj republikan.
Zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë shprehën besimin në integritetin e sistemit zgjedhor të vendit një ditë para zgjedhjeve. Megjithatë, ata janë përgatitur të përballen me atë që ata thonë se është një nivel i pashembullt i fushatave të dezinformimit nga vendet rivale, veçanërisht nga Rusia dhe Irani, si dhe mundësinë e dhunës fizike apo sulmeve kibernetike.
Fushatat e dy kandidatëve kanë punësuar një numër të madh avokatësh në pritje të betejave ligjore në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj. Agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë vendin janë në gatishmëri të lartë për t’u përballur me mundësinë e veprimeve të dhunshme.
Gara presidenciale po ndiqet me vëmendje në mbarë botën, sepse rezultati i zgjedhjeve do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e mbështetjes amerikane për Ukrainën, angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancave të saj globale dhe luftën kundër udhëheqësve autokratë të botës.
Nënpresidentja Harris është zotuar të vazhdojë mbështetjen për Kievin në luftën kundër Rusisë, e cila në vitin 2022 filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Ish-Presidenti Trump ka kritikuar ashpër Ukrainën, ka lavdëruar presidentin rus Vladimir Putin dhe ka sugjeruar se ai do ta inkurajonte Rusinë të sulmonte aleatët amerikanë të NATO-s, që nuk i përmbushin detyrimet financiare në fushën e mbrojtjes.
Përveç zgjedhjes së Presidentit, në këto zgjedhje po votohet edhe për Kongresin dhe nisma ligjore në shumë shtete për të drejtën e abortit.
Më shumë se 82 milionë njerëz votuan herët, duke arritur afër rekordit të vendosur gjatë pandemisë në 2020, kur zoti Trump inkurajoi republikanët të votonin në ditën e zgjedhjeve. Këtë radhë, ai u kërkoi votuesve të tij që të votonin herët dhe një pjesë e madhe e tyre e bënë këtë.
Burime bëjnë me dije se prokurorja federale Ann Fransen do të zhvillojë një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Autoritetet belge dhe SPAK kanë disa skuadra të përbashkëta hetimore për çështje të krimit të organizuar. Po ashtu, drejtësia belge ka vendosur në dispozicion të SPAK të dhëna nga aplikacionet SkyECC dhe EncroChat.
Në dosjet e prokurorisë belge ka dalë edhe emri i Edi Ramës, i përmendur në bisedat e zbardhura të SKY dhe EncroChat.
Vizita e prokurores belge në Tiranë vjen një javë pasi Gjykata e Brukselit shpalli 119 dënime të martën për procesin ‘Encro’, një nga rastet më të mëdha të trafikut të narkotikëve në historinë e Belgjikës, me dënime që variojnë deri në 17 vjet burg dhe konfiskime masive.
Pas një procesi që zgjati 16 muaj, 115 individë dhe katër kompani u shpallën fajtorë për akuza që përfshijnë pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, trafikimin e narkotikëve dhe armëve, si dhe përpjekjet për shantazh dhe rrëmbim.
Në mesin e të dënuarve, të kombësive të ndryshme ka edhe shtetas shqiptarë dhe kosovarë, përveç se kolumbianë, belgë, ukrainas apo nga Afrika e veriut. Njëri prej tyre, shqiptari Eridan Guerrero Munoz, i cili u dënua për drejtimin e laboratorëve të kokainës në Belgjikë, bë i famshëm në mediat belge me deklaratën e tij ‘Luajta dhe humba’.
Hetimi i quajtur ‘Encro’ u bazua në deshifrimin e komunikimeve të koduara në EncroChat dhe Sky ECC, që çoi në zbardhjen e aktiviteteve të një organizate të gjerë kriminale. Gjithsej, u dhanë rreth 700 vite burg, ndërsa konfiskimet e urdhëruara arrijnë në 65 milionë euro. Këto konfiskime përfshijnë pasuri të paluajtshme të investuara nga të ardhurat nga trafikimi i drogës. sn
Nga Brazili në Irlandë, nga Gjermania në Karaibe, votimi presidencial i këtij viti, do të ndiqet me një interes të veçantë për rezultatin.
Në Parish St Ann, Xhamajka – dhe veçanërisht në Browns Town, ku lindi babai i Harris, Donald dhe kandidatja demokrate kaluan shumë pushime të lumtura fëmijërie – mbështetësit e saj planifikojnë festime, pije alkoolike dhe tubime të tjera shoqërore.
“Unë parashikoj një garë të ngushtë, por pres një fitore të Kamala Harris sepse ajo është një dinamit dhe po lutem që, në interes të demokracisë, të fitojë”, tha 74-vjeçari, Delroy Redway.
Redway, vëllai i të cilit do të organizojë një festë në qendrën e tij sportive, tha se Browns Town ishte në një “teh thikë” për Harris, të cilën njerëzit e konsiderojnë një “motër të vogël”.
“Gjyshi i saj është varrosur në kishën anglikane, pikërisht atje në Browns Town … kështu që ne do të festojmë fitoren e saj”, tha ai.
Kryetari i bashkisë së St Ann Parish, Michael Belnavis, po planifikon gjithashtu një festë. Një fitore e Harris, tha ai, do të ishte një sinjal se demokracia është e gjallë dhe mirë në SHBA. “Siç e dini, Shën Ana është veçanërisht afër saj”, tha Belnavis.
“Ne duam t’i shikojmë dhe t’i bëjmë ato një gjë festive duke pirë një pije dhe thjesht duke parë ekranin e madh në tavernën John Crow në Ocho Rios me disa miq të ngushtë. Sido që të shkojë, do të jetë historike dhe ne duam të jemi pjesë e kësaj”, tha ai.
Po ashtu me shumë interes zakonor do të ndjekin zgjedhjet banorët e Thulasendrapuram, fshati i stërgjyshërve të Harris në shtetin jugor indian të Tamil Nadu, ku gjyshi i saj lindi më shumë se një shekull më parë.
Përgatitjet kanë nisur prej kohësh për ditën e zgjedhjeve, me gratë e fshatit që krijojnë kolam, imazhe shumëngjyrëshe të bëra nga pastë orizi, jashtë të gjitha shtëpive, duke kërkuar bekime hyjnore për Harrisin në zgjedhje.
Një lutje e veçantë (puja) është planifikuar në tempullin lokal Dharmasastha. “Dharmasastha [hyjnia hindu] jonë do të garantojë fitoren e saj”, ishte parashikimi i sigurt i besuarit të tempullit S Venkataraman.
Në Berlin, gjithashtu janë bërë përgatitjet për skena miqësore me demokratëtnë klubin e xhazit Donau 115 në lagjen Neukölln të qytetit, i preferuari i komunitetit amerikan.
Një transmetim i drejtpërdrejtë i mbulimit të zgjedhjeve do të fillojë pak para mesnatës “dhe do të përfundojë kur të dimë se kush është fituesi dhe/ose kur të humbasim nga ankthi”, thonë organizatorët, të cilët premtojnë gjithashtu pije speciale “dinamike” bazuar në rezultatet e kolegjit zgjedhor.
Në të gjithë qytetin në Berlinin lindor, demokratët jashtë vendit do të mbajnë një natë zgjedhore në vendin e tyre tradicional në kinemanë shekullore Kino Babylon me komente nga skena, muzikë live dhe “komedi – pavarësisht se si do të shkojë nata”.
Në Paris, Harry’s Bar ka mbajtur votime mbi zgjedhjet në SHBA që nga viti 1924 dhe ka gabuar vetëm tre herë: në vitin 1976, kur pijedashësit mbështetën Gerald Fordin mbi Jimmy Carter; në vitin 2004, kur ata mbështetën John Kerry-n mbi George W Bush; dhe në vitin 2016 në favorizimin e Hillary Clinton ndaj Donald Trump.
Pronari i atëhershëm i lokalit që pretendon se ka shpikur Bloody Mary, donte të bashkonte komunitetin e emigrantëve në Paris dhe lejojini ata të shprehin një pikëpamje.
Çdo klient që mund të sigurojë prova të shtetësisë amerikane mund të marrë pjesë në votim, duke hedhur votën në një kuti druri shekullore në fund të lokalit. Shifrat e fundit nga bari ishin 265 për Trump – dhe 302 për Kamala Harris.
Në São Paulo të Brazilit, qyteti më i madh i Amerikës Latine, lokali irlandez i O’Malley do të zbukurohet për këtë rast me flamuj, balona, yje dhe vija, dhe do të shërbejë një menu me peshk dhe patate të skuqura, tikka masala, burritos dhe qebap, plus nëntë opsione të ndryshme burgeri (përfshirë “përbindëshin e madh”: proshutë, vezë të skuqura, tre lloje djathë, guacamole, jalapeños, djegës etj).
Organizuar nga demokratët jashtë vendit, por e hapur për njerëzit “nga të dyja palët”, ngjarja fillon në orën 22:00 me orën lokale dhe zgjat deri në orën 2:30 të mëngjesit kur priten exit poll-et.
“Ne mbajtëm aktivitete në të njëjtin pub këtë vit për debatet presidenciale dhe nga nënpresidentët, dhe ato ishin jashtëzakonisht të suksesshme,” tha një zyrtar i Demokratëve jashtë vendit, Kelly Ann Kreutz.
Në Irlandë, hoteli i Donald Trump në Doonbeg në County Clare do të mbyllet si zakonisht të martën mbrëma, pa asnjë ngjarje të planifikuar për të festuar.
Kolegji Universitar i Dublinit po zhvillon dy festa për zgjedhjet. bw
Shqiptarër e dëbuar dhunshëm nga Serbia, prej trojeve të tyre autoktone, duhet të kërkojnë të drejtën e dekolonizimit dhe njohjen e të drejtës për rikthim sipas Rezolutës së OKB-së miratuar nga Asamblea e Përgjithshme Nr. 1514 (XV) më 14 dhjetor 1960
Protesta e qytetarëve shqiptarë në Medvegjë, është një ankesë për mohim të të drejtave në vendbanimet e tyre autoktone!
Përmes pasivizimit të adresave të vendbanimit për shqiptarët e Preshevës,Bujanocit,Medvegjaës e Sanxhakunut i detyruan banorët të dalin në protestë të dielën në Medvegjë!
Medvegja është një nga vendbanimi me numrin më të lartë të pasivizimit, shqiptarët kërkuan kthimin e adresave të tyre!
Shqiptarët nuk mund të pajisen me dokumente identifikimi,familjet shqiptare vuajnë nga diskriminimi, pasi numri i banorëve të pasivizuar është i lartë!
Para stacionit të policisë në Medvegjë,shqiptarët kërkuan reagimin e ndërkombëtarëve kundër diskriminimit ndaj qytetarëve nëpër shtëpitë, pronat e tyre autoktone! Banorëve të Medvegjës iu kërkua po ashtu të mos ndalojnë me kërkesat për riaktivizimin e adresave të tyre dhe pajisjen me dokumente identifikimi.
Sipas statistikave të fundit, në Komunën e Medvegjës janë regjistruar 6360 banorë dhe janë pasivizuar 4214 qytetarë!
Por qytetarët shqiptarë në këto raste, duhet të kenë parasysh “Deklaratën për dhënien e pavarësisë vendeve dhe popujve kolonialë”.
E miratuar nga OKB-ja si Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 1514 (XV) 14 dhjetor 1960.
Sipas kësaj Rezolute duhet të kërkohet e drejta e dekolonizimit të trojeve shqiptare dhe rikthimi i tyre në vendet e tyre autoktone.
Kjo e drejtë themelore zakonisht në këtë rast, duhet të kërkohet nga ana e qytetarëve nëpër vijës institucionale dhe diplomatike deri në OKB.
Deklarata për dhënien e pavarësisë vendeve dhe popujve kolonialë
MIRATUAR 14 dhjetor 1960 NGA Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 1514 (XV) Asambleja e Përgjithshme, Duke pasur parasysh vendosmërinë e shpallur nga popujt e botës në Kartën e Kombeve të Bashkuara për të riafirmuar besimin në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit njerëzor, në të drejtat e barabarta të burrave dhe grave dhe të kombeve të mëdha e të vogla dhe për të promovuar përparimin shoqëror dhe standarde më të mira të jetës në liri më të madhe, Të vetëdijshëm për nevojën për krijimin e kushteve të stabilitetit dhe mirëqenies dhe marrëdhënieve paqësore e miqësore të bazuara në respektimin e parimeve të të drejtave të barabarta dhe të vetëvendosjes së të gjithë popujve, si dhe të respektit universal dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe liritë themelore për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe apo feje, Duke njohur dëshirën e zjarrtë për liri në të gjithë popujt e varur dhe rolin vendimtar të këtyre popujve në arritjen e pavarësisë së tyre, Të vetëdijshëm për konfliktet në rritje që vijnë nga mohimi ose pengesat në rrugën e lirisë së këtyre popujve, të cilat përbëjnë një kërcënim serioz për paqen botërore, Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara në asistimin e lëvizjes për pavarësi në Territoret e Mirëbesimit dhe Jo Vetëqeverisëse, Duke pranuar se popujt e botës dëshirojnë me zjarr fundin e kolonializmit në të gjitha manifestimet e tij, Të bindur se ekzistenca e vazhdueshme e kolonializmit pengon zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, pengon zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të popujve të varur dhe militon kundër idealit të Kombeve të Bashkuara për paqen universale, Duke pohuar se popujt, për qëllimet e tyre, mund të disponojnë lirisht pasurinë dhe burimet e tyre natyrore pa paragjykuar çdo detyrim që rrjedh nga bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar, bazuar në parimin e përfitimit të ndërsjellë dhe të drejtën ndërkombëtare, Duke besuar se procesi i çlirimit është i papërmbajtshëm dhe i pakthyeshëm dhe se, për të shmangur krizat serioze, duhet t’i jepet fund kolonializmit dhe të gjitha praktikave të segregacionit dhe diskriminimit që lidhen me të, Duke përshëndetur daljen në vitet e fundit të një numri të madh territoresh të varura në liri dhe pavarësi, dhe duke njohur tendencat gjithnjë e më të fuqishme drejt lirisë në territore të tilla që nuk e kanë arritur ende pavarësinë, Të bindur se të gjithë popujt kanë një të drejtë të patjetërsueshme për lirinë e plotë, ushtrimin e sovranitetit të tyre dhe integritetin e territorit të tyre kombëtar, Solemnisht shpall domosdoshmërinë e përfundimit të shpejtë dhe të pakushtëzuar të kolonializmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij; Dhe për këtë qëllim Deklaron se: 1. Nënshtrimi i popujve ndaj nënshtrimit, dominimit dhe shfrytëzimit të huaj përbën një mohim të të drejtave themelore të njeriut, është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe është një pengesë për promovimin e paqes dhe bashkëpunimit botëror. 2. Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes; në bazë të kësaj të drejte ata përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik dhe lirisht ndjekin zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor. 3. Papërshtatshmëria e përgatitjes politike, ekonomike, sociale apo arsimore nuk duhet të shërbejë kurrë si pretekst për vonimin e pavarësisë. 4. Të gjitha veprimet e armatosura ose masat represive të të gjitha llojeve të drejtuara kundër popujve të varur do të pushojnë për t’u mundësuar atyre të ushtrojnë në mënyrë paqësore dhe lirisht të drejtën e tyre për pavarësi të plotë dhe do të respektohet integriteti i territorit të tyre kombëtar. 5. Do të ndërmerren hapa të menjëhershëm, në territoret e besimit dhe jo-vetëqeverisës ose në të gjitha territoret e tjera që nuk kanë arritur ende pavarësinë, për t’i transferuar të gjitha pushtetet popujve të atyre territoreve, pa asnjë kusht ose rezervë, në përputhje me lirinë e tyre. shprehin vullnetin dhe dëshirën, pa asnjë dallim race, besimi apo ngjyre, për t’u mundësuar atyre të gëzojnë pavarësi dhe liri të plotë. 6. Çdo përpjekje që synon prishjen e pjesshme ose totale të unitetit kombëtar dhe të integritetit territorial të një vendi është e papajtueshme me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. 7. Të gjitha shtetet do të respektojnë me besnikëri dhe në mënyrë rigoroze dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe kësaj Deklarate mbi bazën e barazisë, mosndërhyrjes në punët e brendshme të të gjitha shteteve dhe respektimit të të drejtat sovrane të të gjithë popujve dhe integritetin e tyre territorial.
Declaration on the Granting of Independence to Colonial Countries and Peoples ADOPTED 14 December 1960 BY General Assembly resolution 1514 (XV) The General Assembly , Mindful of the determination proclaimed by the peoples of the world in the Charter of the United Nations to reaffirm faith in fundamental human rights, in the dignity and worth of the human person, in the equal rights of men and women and of nations large and small and to promote social progress and better standards of life in larger freedom, Conscious of the need for the creation of conditions of stability and well-being and peaceful and friendly relations based on respect for the principles of equal rights and self-determination of all peoples, and of universal respect for, and observance of, human rights and fundamental freedoms for all without distinction as to race, sex, language or religion, Recognizing the passionate yearning for freedom in all dependent peoples and the decisive role of such peoples in the attainment of their independence, Aware of the increasing conflicts resulting from the denial of or impediments in the way of the freedom of such peoples, which constitute a serious threat to world peace, Considering the important role of the United Nations in assisting the movement for independence in Trust and Non-Self-Governing Territories, Recognizing that the peoples of the world ardently desire the end of colonialism in all its manifestations, Convinced that the continued existence of colonialism prevents the development of international economic co-operation, impedes the social, cultural and economic development of dependent peoples and militates against the United Nations ideal of universal peace, Affirming that peoples may, for their own ends, freely dispose of their natural wealth and resources without prejudice to any obligations arising out of international economic co-operation, based upon the principle of mutual benefit, and international law, Believing that the process of liberation is irresistible and irreversible and that, in order to avoid serious crises, an end must be put to colonialism and all practices of segregation and discrimination associated therewith, Welcoming the emergence in recent years of a large number of dependent territories into freedom and independence, and recognizing the increasingly powerful trends towards freedom in such territories which have not yet attained independence, Convinced that all peoples have an inalienable right to complete freedom, the exercise of their sovereignty and the integrity of their national territory, Solemnly proclaims the necessity of bringing to a speedy and unconditional end colonialism in all its forms and manifestations; And to this end Declares that: 1. The subjection of peoples to alien subjugation, domination and exploitation constitutes a denial of fundamental human rights, is contrary to the Charter of the United Nations and is an impediment to the promotion of world peace and co-operation. 2. All peoples have the right to self-determination; by virtue of that right they freely determine their political status and freely pursue their economic, social and cultural development. 3. Inadequacy of political, economic, social or educational preparedness should never serve as a pretext for delaying independence. 4. All armed action or repressive measures of all kinds directed against dependent peoples shall cease in order to enable them to exercise peacefully and freely their right to complete independence, and the integrity of their national territory shall be respected. 5. Immediate steps shall be taken, in Trust and Non-Self-Governing Territories or all other territories which have not yet attained independence, to transfer all powers to the peoples of those territories, without any conditions or reservations, in accordance with their freely expressed will and desire, without any distinction as to race, creed or colour, in order to enable them to enjoy complete independence and freedom. 6. Any attempt aimed at the partial or total disruption of the national unity and the territorial integrity of a country is incompatible with the purposes and principles of the Charter of the United Nations. 7. All States shall observe faithfully and strictly the provisions of the Charter of the United Nations, the Universal Declaration of Human Rights and the present Declaration on the basis of equality, non-interference in the internal affairs of all States, and respect for the sovereign rights of all peoples and their territorial integrity.
Në 23 kilometra dhe mbi 9 orë ecje në malet dhe fshatrat e Pukës, në segmentin Iballë-Berishë, kam ndeshur gjithsej 5 njerëz. Njëri ishte i marri i Papit, një fshat me tri shtëpi ende të banuara. Përtej njerëzve ndeshje lumenj malorë ashpërsisht të bukur, të ndotur nga mbeturinat e shtëpive, lokaleve dhe fshatrave gjeografikisht mbi to, hidrocentrale -apo projekte në veprim për to- dhe galeri minierash të braktisura, në fakt gropa të hapura në faqe malesh, një variant edhe më i nxituar shqiptar i goldrush-it kalifornian.
Këto ishin vepra të njeriut. Zoti e ka thënë fjalën prej kohësh. Një diell bujar mbi një ditë vjeshte me bukuri ngashnjyese bëhej dëshmi e kësaj.
Kapluar me këtë ndjesi të dyfishtë, dora e njeriut dhe e Zotit mbi viset tona, bashkë me një kushëri- bir të këtyre anëve-, më kujtohej kryeministri Rama dhe premtimet me ‘paketën e maleve’ për shqiptarët në New York.
Edi Ramës nuk mund t’i kërkohet llogari për zbrazjen e Veriut, në të njëjtën kohë që flasim për vullnetin dhe lëvizjen e lirë të individit, por për politikat e tij dhe të qeverisë, po.
Aq më shumë për premtimet përqeshëse si ky i ‘paketës së maleve’. Sidomos kur ky premtim ka synim veriorët, dhe kur bëhet pas 12 vitesh në pushtet. Rama nuk mund të premtojë me synim mandatin e katërt, sikur të ishte një politikan që kërkon të parin. ‘Paketa e maleve’ në vetvete duket si një kombinim lehtësues i bukurive të Veriut me kërkesën për turizëm malor të të huajve. Që këto të dyja të takohen, duhen bujtinat, hotelet, resortet, pistat e skive, lojrat dimërore etj.
Premtimi i Ramës është thuajse cinik, sepse që këto të ngrihen, më shumë se leja e qeverisë kërkohet bashkëpunimi saj. Jo te investimet hoteliere, por te infrastruktura, hapi kryesor i së cilës janë rrugët. Rekordin e Ramës në infrastrukturë rrugore e njihni të gjithë, edhe në qofshi patronazhistë. “Rruga e Arbrit” është premtuar 12 herë dhe përuruar katër, por as është përfunduar dhe as është hapur.
Segmenti Vau i Dejës-Koman, edhe pse lidh një prej zonave më të bukura në Shqipëri, dhe shtrihet në atë segment që mban me energji elektrike gjithë Shqipërinë-pra i ka paguar shpenzimet e veta 100 milion herë- ende banon në fillim të viteve ‘90. Në këtë segmet mund të gjeni dëshminë se si e la komunizmi Shqipërinë. Duhen mbi 2 orë të vështira për të përshkuar një segment që, në kushte normale, përmbyllet ne 45 minuta. Kjo rrugë do t’u mundësonte vendasve dhe të huajve një udhëhtim dinjitoz drejt Tropojës përmes liqenit të Komanit deri në Fierzë. Në mungesë të saj ata futen në Tropojë nga Gjakova, pasi kanë kaluar nëpër gjysmën e Kosovës.
Nëse ia kujton këtë Ramës, me siguri ta pret se ka bërë qendrën e Bajram-Currit, një prej atyre eksperimenteve esteto-enveriste ku të gjitha qytetet duken njëlloj. Në Shkodër, duke nisur nga ura e Milotit, shkohet nëpër telin e tendosur të një rruge me një korsi, pa asnjë bordurë mbrojtëse. Rruga për në Mat ëshë e ngjashme me të Komanit.
Kukësi është i vetmi në hartën e qytetërimit falë Rrugës së Kombit, vepër e Sali Berishës, infrastrukturën e të cilit Rama në opozitë e quante ‘rrugët e mbetura rrugëve’.
Ky është rekordi i Kryeministrit aktual në raport me veriun në 12 vite në pushtet. “Paketa e maleve” do të konsiderohej premtim serioz, dhe jo përqeshës, vetëm nëse qeveria e tij do të blejë një flotë helikopterësh për transportin e udhëtarëve në këto anë.
Por, ai e di mirë se pse e bën këtë premtim në të cilin qeveria as ndihmon, as nuk pengon dot. Sa për propagandë.
U takon veriorëve në Diasporë që ta kuptojnë këtë. Ata vetë janë dëshmitarë të shprazjes të veriut në dekadën e fundit. Të izoluar ekonomikisht dhe politikisht, Edi Rama dhe qeveria e tij i ka trajtuar si qytetarë të dorës së dytë. Kjo politikë nuk ka qenë rastësore, por e qëllimshme dhe ka patur si synim pjesëtimin e elektoratit të Partisë Demokratike dhe kapjen e bastioneve demokrate.
Në këtë kuptim gegët e Diasporës nuk mund ta lejojnë Ramën t’i grabisë 2 herë: një herë nga atdheu dhe herën e dytë nga mundësia e shpagimit personal. Çdo shqiptar që ka ikur sepse qeveria i ka zvogëluar atdheun, duke i lënë shkrepat e vendlindjes ose ikjen, si të vetmen alternative, duhet t’i thotë asaj qeverie që ta marrë ‘paketën e maleve’ dhe ta fusë aty ku ka vendin.
Katër vjet më parë, shumë diplomatë dhe zyrtarë ushtarakë ndjeheshin të lehtësuar pas rezultateve. Vitet e Trumpit më në fund mbaruan, që ishte një ndjenjë lehtësimi e përhapur në selinë e NATO-s. Katër vjet me radhë kreu i vendit më të rëndësishëm të NATO-s ishte i paparashikueshëm me lëvizjet e tija arbitrare.
Donald Trump la pas vete një sërë përçarjesh – nga braktisja e aleatëve në Siri dhe Irak, kaosi në Afganistan që ndihmoi talebanët, deri tek poshtërimi i shpeshtë i evropianëve prej tij. Trump kurrë nuk i konsideronte evropianët aleatë, por, sipas fjalëve të Jean-Claude Juncker, i pa ata si “figura të errëta që nuk i uronin të mirën Amerikës, një nga politikanë të paktë që arriti të bashkëpunonte me Trumpin”.
Kritikat e hapura
Në hapjen e selisë së re të NATO-s në Bruksel në vitin 2017, Trump mbajti një fjalim para aleatëve ku tha: “Gjatë tetë viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë për mbrojtjen se të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s së bashku,”. Ai vuri në dukje se 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen.
Kjo goditi veçanërisht ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës nuk paguante sa kërkohej. Presidenti amerikanTrump vazhdoi me kritika, duke thënë se këtë kërkesë ia paraqiti edhe Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ndërsa Merkel shprehte pakënaqësinë.
Trump lavdëroi Rutte
Mark Rutte, Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, tha pas marrjes së detyrës se “falë Trumpit” NATO rriti shpenzimet e mbrojtjes, gjë që i befasoi të pranishmit. Ai po ashtu tha se qëndrimin kritik të Trump ndaj Kinës, e kanë pranuar tani shumë vende të tjera.
Është e mundur që kjo deklaratë t’i drejtohet drejtpërdrejt Trumpit, duke qenë se ai është në garë të ngushtë me Kamala Harris. Ndërsa NATO këtë herë dëshiron të përgatitet për një mandat të ri të mundshëm të Trumpit. Termi “rezistencë ndaj Trump” dhe marrëveshja e tij e mundshme me Putinin ushqen gjithashtu këtë frikë.
Përgatitja për një skenar ekstrem
Marco Overhaus, një ekspert amerikan në Fondacionin për Shkencë dhe Politikë (SWP), shpjegon se “ideja që NATO mund të bëhet ‘e mbrojtur nga Trumpi’ është një iluzion. NATO-ja vështirë se mund të përgatitet për një skenar ekstrem siç është dalja e SHBA-së nga NATO”. Ai vë në dukje se raporti i angazhimeve është 75% me SHBA-në dhe 25% me Evropën.
Shpresa tek Harris
Për NATO-n, një fitore e Kamala Harrisit do të ishte një mundësi për të reduktuar varësinë nga SHBA-ja, veçanërisht në aftësitë kryesore ushtarako-teknike, si mbrojtja ajrore, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe strukturat e komandës për operacione të mëdha ushtarake.
Sipas Overhaus, Evropa duhet të mendojë edhe për përgjigjen politike ndaj “politikës së karriges bosh” të Trumpit në NATO. Në një skenar të tillë, Evropa duhet të reflektojë mbi traditat e vendimmarrjes së përbashkët dhe të përgatitet për mundësinë që Amerika të përdorë ndikimin e saj kundër vullnetit të evropianëve ose, çfarë është gjithashtu realiste, të fillohet të manipulojë aleatët e NATO-s kundër njëri-tjetrit./DW
Përvojat e pakëndshme nga mandati i parë i Trump janë ende të pranishme në NATO. Frika nga një mandat tjetër brenda aleancës është e madhe. Çfarë mund të ndodhë?
Katër vjet më parë, shumë diplomatë dhe zyrtarë ushtarakë ndjeheshin të lehtësuar pas rezultateve. Vitet e Trumpitmë në fund mbaruan, që ishte një ndjenjë lehtësimi e përhapur në selinë e NATO-s. Katër vjet me radhë kreu i vendit më të rëndësishëm të NATO-s ishte i paparashikueshëm me lëvizjet e tija arbitrare.
Donald Trump la pas vete një sërë përçarjesh – nga braktisja e aleatëve në Siri dhe Irak, kaosi në Afganistan që ndihmoi talebanët, deri tek poshtërimi i shpeshtë i evropianëve prej tij. Trump kurrë nuk i konsideronte evropianët aleatë, por, sipas fjalëve të Jean-Claude Juncker, i pa ata si “figura të errëta që nuk i uronin të mirën Amerikës, një nga politikanë të paktë që arriti të bashkëpunonte me Trumpin”.
Kritikat e hapura
Në hapjen e selisë së re të NATO-s në Bruksel në vitin 2017, Trump mbajti një fjalim para aleatëve ku tha: “Gjatë tetë viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë për mbrojtjen se të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s së bashku,”. Ai vuri në dukje se 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen.
Kjo goditi veçanërisht ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës nuk paguante sa kërkohej. Presidenti amerikanTrump vazhdoi me kritika, duke thënë se këtë kërkesë ia paraqiti edhe Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ndërsa Merkel shprehte pakënaqësinë.
Trump lavdëroi Rutte
Mark Rutte, Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, tha pas marrjes së detyrës se “falë Trumpit” NATO rriti shpenzimet e mbrojtjes, gjë që i befasoi të pranishmit. Ai po ashtu tha se qëndrimin kritik të Trump ndaj Kinës, e kanë pranuar tani shumë vende të tjera.
Është e mundur që kjo deklaratë t’i drejtohet drejtpërdrejt Trumpit, duke qenë se ai është në garë të ngushtë me Kamala Harris. Ndërsa NATO këtë herë dëshiron të përgatitet për një mandat të ri të mundshëm të Trumpit. Termi “rezistencë ndaj Trump” dhe marrëveshja e tij e mundshme me Putinin ushqen gjithashtu këtë frikë.
Përgatitja për një skenar ekstrem
Marco Overhaus, një ekspert amerikan në Fondacionin për Shkencë dhe Politikë (SWP), shpjegon se “ideja që NATO mund të bëhet ‘e mbrojtur nga Trumpi’ është një iluzion. NATO-ja vështirë se mund të përgatitet për një skenar ekstrem siç është dalja e SHBA-së nga NATO”. Ai vë në dukje se raporti i angazhimeve është 75% me SHBA-në dhe 25% me Evropën.
Shpresa tek Harris
Për NATO-n, një fitore e Kamala Harrisit do të ishte një mundësi për të reduktuar varësinë nga SHBA-ja, veçanërisht në aftësitë kryesore ushtarako-teknike, si mbrojtja ajrore, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe strukturat e komandës për operacione të mëdha ushtarake.
Sipas Overhaus, Evropa duhet të mendojë edhe për përgjigjen politike ndaj “politikës së karriges bosh” të Trumpit në NATO. Në një skenar të tillë, Evropa duhet të reflektojë mbi traditat e vendimmarrjes së përbashkët dhe të përgatitet për mundësinë që Amerika të përdorë ndikimin e saj kundër vullnetit të evropianëve ose, çfarë është gjithashtu realiste, të fillohet të manipulojë aleatët e NATO-s kundër njëri-tjetrit. Panorama
Linjat ndërlidhëse energjetike në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat menaxhohen nga Operatorët e Sistemit të Transmisionit të të dyja vendeve, janë fizikisht funksionale dhe aktive, por për arritjen e qëllimeve komerciale, është e rëndësishme që ato të përdoren.
Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT), duke theksuar, po ashtu, se shpërndarja e kapaciteteve neto transmetuese në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’u ofronte palëve më shumë mundësi për tregtimin e energjisë elektrike.
Përndryshe, linja ndërlidhëse paraqet një lloj kufiri energjetik, përkatësisht lidh sistemet energjetike të dy ose më shumë vendeve, mundëson shkëmbimin e energjisë elektrike dhe rrit stabilitetin e sistemit, si dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, tha më 24 tetor se është bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë dhe se Beogradi është pajtuar për t’i lëshuar në funksion linjat ndërlidhëse deri në fund të nëntorit.
Radio Evropa e Lirë e kontaktoi kabinetin e Bislimit për më shumë detaje lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje.
Pala serbe nuk e përmendi atë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it rreth saj.
I dërguari i posaçëm i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më 29 tetor, disa ditë pas takimit me Bislimin dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, se nuk ka pasur përparim sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por shtoi se është optimist kur bëhet fjalë për çështje të tjera.
“Ka pasur përparim në disa çështje të tjera të rëndësishme, të cilat do t’i monitorojmë në javët në vazhdim”, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Facebook.
Ai nuk specifikoi saktësisht se për çfarë përparimi bëhet fjalë, por tha se është takuar me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor.
Në anën tjetër, KOSTT-i shpjegoi për REL-in se Kosova, aktualisht, ka tri linja ndërlidhëse plotësisht funksionale: në kufi me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të Kosovës thuhet se Elektrorrjeti i Serbisë ka bllokuar linjat ndërlidhëse për përdorim komercial edhe në vitin 2023 dhe se rezultat i këtij bllokimi ka qenë mungesa e kapacitetit transmetues ndërkufitar.
“Mungesa e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare, si rezultat i bllokimit të linjave interkonektive për operim komercial nga ana e Serbisë, vazhdon të shkaktojë vështirësi serioze për tregtarët, siç është pengimi i tregtisë së energjisë në këtë kufi, duke reflektuar kështu me rritjen e çmimit të kapaciteteve ndërkufitare në kufijtë e tjerë dhe çmimin e importit të energjisë, për Kosovën dhe për Evropën Juglindore”, u tha, mes tjerash, në raportin e publikuar në mars.
KOSTT: Marrëveshja operative me Elektro-ekonominë e Serbisë (EMS) mundëson bashkëpunim më të madh
Ndër hapat e fundit drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes për Energjinë është pikërisht lëshimi në funksion i linjave ndërlidhëse.
“Hap i ardhshëm mund të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes Operative ndërmjet KOSTT-it dhe EMS-së – me të gjitha anekset teknike – e cila mundëson bashkëpunim më të madh në mes të dy operatorëve të sistemit të transmisionit”, tha KOSTT-i për Radion Evropa e Lirë.
Deri në publikimin e këtij artikulli, EMS-ja nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se a planifikon të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me KOSTT-in.
Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për energjinë në vitin 2013 dhe 2015, ndërsa në qershor të vitit 2022, dy palët miratuan Udhërrëfyesin për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.
Atëkohë, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun, tha se marrëveshjet për energjinë të viteve 2013 dhe 2015 “janë zbatuar vetëm pjesërisht”.
Ndërkohë, pas nënshkrimit të Udhërrëfyesit, u funksionalizua plotësisht kompania Elektrosever, e cila i furnizon me rrymë komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe mbledh faturat që filloi t’ua dërgojë konsumatorëve qysh në fillim të këtij viti.
Deri atëherë, banorët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk e paguan rrymën për rreth 25 vjet.
Kompania Elektrosever është në pronësi të Elektro-ekonomisë së Serbisë, por në Kosovë është e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës.
Në bazë të Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve energjetike, KOSTT-i ofroi qasje edhe në nënstacionin e Vallaçit, i cili e siguron shumicën e energjisë elektrike për qytetarët në veri të Kosovës. Ai, gjithashtu, e furnizon me energji elektrike hidrocentralin në liqenin e Ujmanit.
Vallaçi është një nga nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë në sistemin e transmisionit.
Ai është i lidhur me pesë linja të tensionit të lartë 110 KV: Trepça, Skenderaj, Ujmani, Ilirida (afër Mitrovicës) dhe Palaj (afër Prishtinës), si dhe me stacionin Novi Pazar 2 (linjë ndërlidhëse Kosovë-Serbi).
Roli i Vallaçit është të sigurojë furnizim të rregullt me energji elektrike për palët e kyçura në këtë nënstacion brenda Sistemit të Transmisionit të Kosovës.
Ky nënstacion është i rëndësishëm edhe për shkëmbimin fizik të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes linjës ndërlidhëse Valaç-Novi Pazar.
Në Strategjinë e Energjisë të Qeverisë së Kosovës për periudhën 2022-2031 thuhet se disa nga synimet strategjike të vendit janë forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimi i tregut kosovar.
Aty, po ashtu, thuhet se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha obligimeve nga Marrëveshja e Komunitetit të Energjisë, për të krijuar një treg të lirë, të integruar dhe konkurrues të energjisë elektrike.
Historia vazhdon që të p֝ërsëritet me karshillëk, si ndaj opinionit publik ashtu edhe ndaj shkeljes së ligjit.
Edhe pse fushata zgjedhore zyrtarisht nuk ka filluar, ai ka afërsisht një vit që i bie kryq e tërthor botës për të kërkuar votat e emigrantëve së bashku me një ushtri zyrtarësh dhe patronazhistësh.
Dje p.sh ishte në Greqinë Veriore, Selanikë, si fillim, për t’u shprehur “mallin e përvëluar” atyre që i ka zbuar me të gjitha aspektet e luftës së klasave dhe në fund për t’u hedhur grepin e lypësit për votën në zgjedhje e 2025.
Për të ska llogari ska turp, ska etikë, ska kohë, ska trasparencë dhe llogaridhënie si çdo vendimarrës publik që duhet të bëjë arsyetim për çdo qindarkë që harxhon nga fondet publike.
Dhe kjo para së gjithash është ai filli abuziv i një historie të zgjatur që përbën një krim zgjedhor në sytë e tërë opoinionit publik.
Pse SPAK-u heziton të aktivizoj hetime të qarta për shpërdorimet dhe udhëtimet lluksoze të kryeministrit në të katërta anët e botës?!
Janë shprehur me dhjetëra herë shqetësime prej taksapaguesit shqiptarë për fondet e shumta që konsumohen nga takimet a paligjshme që bën Sulltan Zgjebua së bashku me taborrin e tij patronazhist në vënde të ndryshme larg dhe afër nesh me “emigrantët tanë”. Ku i gjen paratë? – pyet i çuditur dhe njeriu më indiferent në këtë vënd.
Në bazë të ligjit të trasparencës Prokuroria e Posaçme duhej ta kryente këtë detyrë, por as që i shkon në mënd ta bëjë. Pse nuk bën kur e ka detyrim ligjor?!
Se nuk pyet për ligjin?! Se nuk denjon të ushtroj drejtësinë?
Pse nuk e merr në pyetje dhe ta hetojë kryeministrin , se ku i gjeti të hollat ky zuzar i cili arrin deri atje sa shkon në një ndeshje lluksoze basketbolli me një biletë që shkon minimalisht 8000 dollarë? Vetëm për këtë fakt duhej të fillonte një histori hetimi e lere më për abuzimet e pafundme me të cilat na bën karshillëk të hapur.
Çfarë bën kukulla Spak?!
Po për takimet elektorale në Anchen të
Gjermanise, në Milano, në Athine, dhe së fundmi në Neë York?
Pyetjet dhe çuditë i ka kthyer në një zhvlerësim më vete nga mospërtfilla e llogaridhënies .
Ai duhet hetuar, sepse fushata ekektorale që ka filluar nuk është në afatin e ligjshëm dhe kjo duhet hetuar dhe ndëshkuar.
Ai duhet të bëjë trasparancën e shpenzimeve që e ka për detyrim ligjor.
Spak në raport me detyrimin ligjor, ka bërë shumë gjëra që s’duhej t’i kishte bërë dhe nuk ka bërë atë që duhej të kishte bërë.
Lind pyetja:
Mos ka ardhur koha për të paditur dhe vet Spak?!
Po ku ?
Në cilin istucion?
Sistemit të drejtësisë reforma sorosiane, jo vetëm që ia ka prerë duart, por ia ka shkulur dhe rrënjë që kishte.
Deri sa Spak përndjek politikisht personalitete politike, madje pa një mandat arresti nga parlamenti siç ndodhi me kreun e opozitë shqiptare, tregon qartë se Spak është i plotfuqishmi i të plotëfuqishmëve të regjimit. Pra është vetë regjimi.
Arrestimi së fundmi i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Ilir Meta me skemën e një rrëmbimi të dhunshëm në rrugë, sikur të ishte duke bërë krim në flagërance, nuk ka nevojë për t’u interpretuar më tej, se çfarë po bën me instiktet e tij hakmarrëse “ Dr Fisheri i Gjenevës”.
Kjo është e përforcuar me arrestimin e Fredi Belerit, me hetimin e montuar dhe gjyqin politik të tij, me gjurmët e rikthimit të gjykimeve të mëparshme të sistemit të drejtësisë, a thua se ne duhet të krijojnë një model gjykimi në botë dhe duhet që t’u bejmë llustra edhe gjykimeve të mëparshme.
Ka zhvarrosur 21 janarin e shkaktuar nga vetë ai, dhe pikërisht ai sot e ka nën thunder tërë Spakun. Spak sot është bërë banda e terrorit të pushtetit.
Eshtë ngritur në nivelin e hetuesisë dhe prokurorisë së regjimit të Enver Hoxhës dhe bën rolin e një pushkë me të cilën godet kundërshtarët e Edi Ramës.
E ka dorën të lirë me pashë që të arrestojë edhe zyrtarë të tjerë, cironga të pushtetit për nga rëndësia, që nga ministra, zv kryeninistra, kryetar bashkishë dhe zyrtarë të tjerë, duke i kthyer edhe në viktima të vetvetes së tyre, për të bërë disa vite burg për regjimin e rilindjes.
Unë besoj se drejtësia sorosiane është një padrejtësi e madhe dhe nuk do të jetë e largët dita që ajo së bashku me regjimin të thyej qafën.
“E keqja do ta bej punën e saj, por kokën do hajë”- thotë një fjalë e moçme popullore. Mendoj se kjo filozofi, e cila buron nga eksperincat e pafundme njerëzore, shpreh më së miri fillimin dhe përfundimin e padrejtësive që iu bëhen shqiptareve nga regjimi që sundon sot së bashku me veglën e tij Spak
Nuk mund të presësh kurrë nga këto instucione të shkatërruara prej klientelizmit, ideologjisë dhe vartësisë që kanë nga pushteti, të bëjnë detyrën publike, të respektojnë ligjet dhe parimet, t’i shërbejnë qytetarëve ose të rinovohen. Është utopi e thellë të shpresosh siç p.sh ndonjë akademik sot, që të rinovohet Akademia e Skënder Gjinushit. Po ajo në thelb është akademia e Edi Ramës. A mund të rinovohet Edi Rama?
Po Edi Rama është diktator i gjallë dhe diktatorët nuk ndryshojnë vetëm kur i rrëzojnë me forcë.
Ajo në të gjithë treguesit e saj është një këmbë pushteti dhe më qartësisht një detashment i destinuar për t’i sjellë votues dhe për të bërë gjithmonë propagandën e regjimit të sotëm.
A mund të kesh sot një përfytërim të arsyeshëm, se mund të reformohet në ndonjë segment nga kjo akademi?! Do ishte një çudi e rangut të lartë deri në pabesueshëmëri.
Vetëm ndryshimet politike sjellin premisa trasformimi .
Aq më shumë Spaku.
Monumeti që ai po i skalit deri në thellësi pandëshkushmërisë, është nga arsyet më kryesore, që e bëjnë të detyrueshme vazhdimin e revoltave për krijimin e një qeveri kujdestare, e cila duhet ta shpjerë vëndin në zgjedhje parlamentare në kushte qetësie dhe paqeje.
Historiani dhe profesori Allan Lichtman ka parashikuar saktë rezultatin e nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit presidenciale. Dhe këtë vit, ai parashikon se zëvendës-presidentja Kamala Harris do të fitojë, shkruan CNN.
Sistemi i tij, i cili quhet “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”, kalon përmes “13 parametrave” në një listë për të llogaritur parashikimin përfundimtar, duke mos marrë parasysh sondazhet e përdorura në prag të zgjedhjeve.
“Pse jam i sigurt se Harris do të fitojë? Sepse është vetëm afër sondazheve, dhe sistemi im i injoron sondazhet”, tha Lichtman për Rosemary Church të CNN të hënën.
Ai tha se këto sondazhe shpesh janë thjesht “fotografi” me marzhe të mëdha gabimi dhe se “njerëzit nuk u përgjigjen anketuesve, gënjejnë, ndryshojnë mendje dhe duhet të hamendësojnë se cilët janë votuesit e mundshëm”.
Lichtman ishte një nga të paktët që parashikoi saktë se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet e 2016 – gjë që “nuk më bëri shumë popullor” në atë kohë, kujtoi ai.
Sistemi i tij prej 13 pikësh, secili u përgjigj me një “po” ose “jo”, merr në konsideratë një sërë faktorësh dhe rrethanash – të tilla si nëse ka pasur trazira sociale gjatë mandatit të mëparshëm presidencial, nëse ekonomia është në recesion, dhe nëse presidenti aktual është përballur me skandale të mëdha gjatë mandatit të tyre.
Edhe pse është i sigurt në parashikimin e tij, Lichtman tha se ishte nervoz – pjesërisht për shkak të sasisë së paparë të ngacmimeve dhe “urrejtjes” që ai dhe familja e tij kanë marrë, dhe pjesërisht sepse “demokracia është me të vërtetë në fletëvotim këtu”.
“Demokracia është e çmuar. Por si të gjitha gjërat e çmuara, ajo mund të shkatërrohet”, tha ai. “Ne nuk kemi pasur kurrë një kandidat më parë që ka penguar transferimin paqësor të pushtetit, ka nxitur një grusht shteti të dhunshëm, ka orkestruar elektorë të rremë dhe tani ka refuzuar të pranojë rezultatet e një zgjedhjeje të ndershme.”
“Nuk më intereson aq shumë nëse kam të drejtë apo gabim, më intereson e ardhmja e vendit tonë, i cili është në rrezik të madh.” bw
Dhjetëra miliona turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në vitet e fundit për arsye të ndryshme.
Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 milionë të huaj.
Trendi i rritjes së vizitorëve të huaj kishte nisur në vitet para pandemisë COVID-19, që goditi Shqipërinë dhe vendet përreth në pranverën e vitit 2020.
Atë vit, numri i turistëve ra ndjeshëm, shkaku i kufizimeve të rrepta në udhëtime, në tentim për ta limituar përhapjen e COVID-19.
Por, që atëherë, turizmi në Shqipëri është ngjallur sërish.
Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO), në fund të muajit të kaluar, Shqipëria është vendi i dytë në botë që ka pasur rritjen më të madhe të turizmit.
Në krahasim me periudhën janar-korrik të vitit 2019 – para pandemisë COVID-19 – Shqipëria ka pritur 93 për qind më shumë turistë gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2024.
Vetëm Katari gëzon rritje më të madhe se ajo.
Kjo rritje e turizmit ka bërë që Shqipëria të arkëtojë edhe më shumë fitime. I njëjti raport i UNWTO-së e rendit Shqipërinë si vendin me rritjen më të madhe në botë të arkëtimeve nga turizmi.
Në krahasim me vitin 2019, Shqipërinë këtë vit e kanë vizituar dukshëm më shumë banorë nga Evropa Jugore – plot 3.1 milionë turistë më shumë.
Ndërsa, rajonet e vetme prej ku ka pasur rënie të numrit të turistëve, janë Azia Lindore dhe Paqësori, si dhe Afrika.
Numri më i madh i këtyre vizitave bëhet gjatë muajve të verës. Vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të këtij viti, Shqipërinë e vizituan mbi 5 milionë të huaj.
Edhe në vitet paraprake, muajt e verës kishin tërhequr më së shumti të huaj në Shqipëri.
Gjatë këtyre muajve rritet edhe numri i udhëtarëve transitë, që kalojnë në Shqipëri vetëm për të shkuar në një destinacion tjetër final.
Por numri i këtyre udhëtarëve është i ulët në krahasim me ata që udhëtojnë për arsye personale, për pushime dhe për vizita te të afërmit e tyre.
Gjatë tetëmujorit të parë të këtij viti, si në çdo periudhë tjetër, Shqipëria priti më së shumti vizitorë nga Kosova fqinje, ndjekur nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.
Edhe pse ende në numër dukshëm më të vogël sesa turistët nga vendet fqinje, në vitin e fundit është rritur edhe numri i vizitorëve nga India, Kina, Franca dhe Holanda, krahasuar me vitin paraprak.
Zyrtarët e fushatës së Harris kanë frikë se manjati mund të pretendojë një fitore të hershme që nuk e arriti kurrë, siç bëri 4 vjet më parë
VOAL- Demokratët po përgatisin një përgjigje, përfshirë edhe në rrjetet sociale, me thirrje për qetësi dhe durim në numërimin e votave që do të përdoren nëse Donald Trump përpiqet të pretendojë fitoren elektorale para kohe, siç bëri 4 vjet më parë. Zyrtarët e fushatës dhe partisë së Kamala Harris i thanë Reuters.
Kandidati republikan u tha gazetarëve këtë javë se ai shpreson të shpallë fitoren në ditën e zgjedhjeve, megjithëse ekspertët e zgjedhjeve kanë paralajmëruar se mund të duhen disa ditë përpara se të dihet rezultati përfundimtar, veçanërisht nëse ka thirrje për një rinumërim të votuesve në disa pika kyçe zonave.
Trump, sipas sondazheve, është i angazhuar në një garë kokë më kokë me rivalen demokrate Kamala Harris. Zakonisht janë mediat kryesore, të cilat analizojnë numrin e votave të siguruara nga zyrtarët zgjedhorë, ato që deklarojnë se kush fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA. Megjithëse kandidatët ndonjëherë deklarojnë fitoren përpara se të bëhen këto deklarata, është e pazakontë që ata ta bëjnë këtë përpara se rezultati të jetë të paktën evident.
“Ne jemi gati nëse ai e bën këtë dhe nëse e dimë se ai po manipulon shtypin dhe po përpiqet të manipulojë konsensusin e popullit amerikan… ne jemi gati të përgjigjemi”, tha Kamala Harris në një intervistë me ABC të mërkurën. Harris nuk dha detaje rreth këtyre përgatitjeve, por gjashtë zyrtarë të Partisë Demokratike dhe të fushatës së Harris thanë se lufta kundër çdo pretendimi për fitore të hershme nga Trump do të bëhet në sy të publikut. Në rast se ata planifikojnë të vërshojnë mediat sociale dhe TV me thirrje që të gjitha votat të numërohen përpara se të shpallet fitorja.
“Sapo Trump deklaron në mënyrë të rreme fitoren, ne jemi gati të dalim në TV dhe të japim të vërtetën dhe të prekim një rrjet të gjerë njerëzish që mund të përdorin ndikimin e tyre për të luftuar”, tha një zyrtar i lartë i Komitetit Kombëtar Demokratik. Një tjetër zyrtar i fushatës së Harris tha në një telefonatë konferencë me gazetarët të Premten se ata “presin” që Trump të pretendojë në mënyrë të rreme fitoren të martën në mbrëmje, përpara se të numërohen plotësisht të gjitha votat. “Ai e ka bërë më parë dhe dështoi. Nëse e bën përsëri, do të dështojë”, tha zyrtari.
Në vitin 2020, Trump e shpalli veten fitues në orët e para të mëngjesit pas ditës së zgjedhjeve. Në vend të kësaj ai humbi ndaj kundërshtarit të tij, demokratin Joe Biden. Ai nuk e ka pranuar asnjëherë rezultatin dhe vazhdon të pretendojë në mënyrë të rreme se i është vjedhur me mashtrim. Steve Bannon, një aleat kryesor i Trump, tha se manjati duhet të shpallë shpejt fitoren. “Ai duhet të ngrihet dhe të thotë, “Hej, unë fitova”, i tha Bannon një gazetari të New York Times të martën, menjëherë pasi u lirua nga burgu federal, ku kishte vuajtur 4 muaj burg për refuzimin e dëshmimit përpara komisionit e hetimit, i cili po hetonte përgjegjësinë e Trump për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021.
Një donator i Trumpit, Bill Bean, i cili ndonjëherë ka qenë kritik ndaj ish-presidentit, i tha Reuters se shpresonte që Harris ose Trump të fitonin me diferencë të madhe, në mënyrë që rezultatet të pranoheshin sa më gjerësisht të jetë e mundur.
Në vitin 2020, shpallja e fitores nga Trump u ndesh me dënim nga demokratët dhe shumë republikanë të profilit të lartë. Tregjet kishin reaguar me ngritje supesh, me indekset kryesore të aksioneve që u rritën në mënyrë modeste në ditët pas zgjedhjeve. Por këtë herë mund të jetë ndryshe. Ish-presidenti ka konsoliduar kontrollin pothuajse total të Partisë Republikane në vitet e fundit, që do të thotë se shumë konservatorë me ndikim mund të jenë më të gatshëm të mbështesin pretendimet e tij, thanë disa strategë politikë. “Ne kemi parë shumë prova se ai ka kontrollin total të partisë … dhe nuk kemi parë asnjë provë që zyrtarët e partisë ose zyrtarët e zgjedhur të partisë do të tërhiqen,” tha Chip Felkel, një strateg republikan për një kohë të gjatë dhe kritik ndaj Trump. Trump dhe aleatët e tij republikanë kanë shpenzuar gjithashtu muaj duke hedhur bazat për të kundërshtuar një humbje, duke argumentuar se joqytetarët mund të kërkojnë të votojnë Demokratët dhe duke përgatitur një ushtri avokatësh për të shkuar në gjykatë për të kundërshtuar rezultatet. Në tubimet e tij, Trump shpesh thotë se duhet të sigurohen se fitorja e tyre është “shumë e madhe për t’u manipuluar”. Reuters/RSI
Komentet