Pastrimi i parave ka mbetur problematik edhe gjatë vitit të shkuar, ku numri i raportimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ishte në rritje.
Gjatë vitit 2021, ajo që bie në sy është rritja e numrit të tipologjive sesi bëhet ky pastrim parash në ekonomi ku DPPPP ka arritur të sjellë disa modele në bazë të rasteve të hasura konkretisht. Në raportin vjetor të vitit të shkuar, DPPPP ka sqaruar se janë në total 10 tipologji dhe emrat e bizneseve apo personave të vendosur në këto tipologji janë fiktivë.
Më poshtë po sjellim këto tipologji për të cilat drejtoria sqaron se janë tipologji të rasteve të dërguara në organet ligj zbatuese dhe perfshijne sektore si ndertimi, subjekte ne fushen e mjekesise, informatikes perfshirje te grupeve kriminale apo politikes. “Në kuadër të paraqitjes së këtyre tipologjive, parashtrojmë se emrat e përdorur janë fiktivë dhe nuk lidhen me emra personash apo subjektesh konkret” thuhet në raport.
Tipologjia 1
Transaksione nga persona të përfshirë në grup kriminal
Shtetasi A shtetas shqiptar, është kthyer në Shqipëri pas një qëndrimi të gjatë në një shtet të Amerikës së Jugut, për të cilin kishte të dhëna se ishte i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.
Ky shtetas regjistroi në Shqipëri, shoqërinë tregtare ‘DEF’ me fushë veprimtarie ‘import – eksport të mallrave të ndryshëm’ duke deklaruar se mallrat do të importoheshin nga vendi ku kishte qëndruar prej shumë vitesh.
Për zhvillimin e kësaj veprimtarie tregtare shtetasi A mori hua shumën prej 300,000 EUR nga shtetasi B, për të cilin u zbuluan gjetje negative për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.
Nga verifikimet e kryera shtetasi A kishte lidhur disa kontrata për investime në pasuri të paluajtshme dhe një marrëveshje ndërmjetësimi me shtetasen X, për shitjet e pasurive të paluajtshme të kësaj të fundit, ku shtetasi A do të përfitonte në shumë të konsiderueshme fondesh, nga roli i tij si ndërmjetës.
Në lidhje me shtetasen X rezultoi të jetë bashkëshortja e shtetasit të quajtur Y, ku për këtë të fundit disponohen të dhëna për përfshirje në veprimtari kriminale.
Nga analiza e veprimtarisë së shtetase X u konstatuan disa anomali si vijon:
Shtetasja X kishte përfituar nëpërmjet dhurimit një pasuri e paluajtshme në vlerë të lartë tregu, në pronësi të disa shtetasve, familjarë midis tyre. Prona ndodhej në një njësi administrative, administratorja e së cilës ishte shtetasja C, e cila lëshoi vërtetimin përkatës për të mundësuar tjetërsimin e pronës. Nga të dhënat e gjeneruara nga burimet e hapura, shtetasja C rezultoi lidhje e afërt familjare me shtetasin Y (bashkëshorti i shtetases X).
Shtetasja X rezulton se ka kryer disa transaksione të njëpasnjëshme të shit-blerjes së pasurive të paluajtshme, kundrejt palëve për të cilët ka dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale;
Bazuar në dyshimet:
Regjistrimi i një aktiviteti tregtar nga persona të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe dyshimet lidhur me aktivitetin real të tyre;
Përfshirja në transaksione të shit-blerjes, dhurimit të pasurive të paluajtshme në vlera të larta të shtetasve të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale;
Roli i shtetasit A të dyshuar, si ndërmjetës në transaksionin e shitblerjes së pasurisë; rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tiplogji 2
Përfshirja e personave me precedentë penalë në shoqëri ndërtimi
Shtetasja A, në vitin 2016 ka regjistruar një shoqëri ndërtimi ‘Beta’ shpk si ortake e vetme. Kjo shoqëri në vitin 2019 ka fituar lejen për ndërtimin e një kompleksi në një zonë bregdetare në vendin tonë.
Nga verifikime e kryera rezultoi se shtetasja A, është motra e shtetasit B i cili është akuzuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Nga analiza e aktivitetit të shoqërisë u konstatua se gjatë tre viteve kjo shoqëri kishte deklaruar fitime minimale ose humbje financiare pranë organeve tatimore.
Për realizimin e ndërtimeve shoqëria ‘Beta’ shpk fillimisht lidhi një marrëveshje financimi me shoqërinë ‘Alpha’ në vlerën 2.000.000 EUR. Bazuar në kontratën e financimit u transferuan nga shoqëria ‘Alpha’ tek shoqëria ‘Beta’ shpk, 20% e vlerës (pra 400.000 EUR), të cilat u përdorën për pagesa të kontratave të shërbimit të lidhura në funksion të ndërtimit që do realizonte. Një muaj pas nënshkrimit, marrëveshja u revokua nga të dyja palët.
Nga verifikimet e mëtejshme, shoqëria ‘Beta’ shpk ka marrë financime dhe hua të dyshimta nga palë të treta si vijon:
2.000.000 EUR total, nga 2 shoqëri ‘Gama’ shpk (1.5 milion EUR) dhe ‘Zeta’ shpk (500.000 EUR) që operojnë në fushën e tregtisë;
200.000 EUR nga subjekti tregtar ‘Mega’ shpk, e zotëruar 100% nga shtetasi B;
200.000 EUR nga tre shtetas të ndryshëm, dhënë në formë huaje;
800.000 EUR nga një shtetas shqiptar “X’’ më të cilin kishte lidhur një kontratë huaje.
Fondet e dhëna hua (prej 800.000 EUR) nga shtetasi ‘X’ ishin përfituar nga shitja e dy pasurive të
paluajtshme tek blerësja ‘Y’, bashkëshorte e një personi me precedentë kriminal. Në lidhje me shtetasin ‘X’ u zbuluan se kishte lidhje të ngushta miqësore me shtetasin B (vëllai i ortakes së vetme të shoqërisë ‘Beta’ shpk) i dyshuar se është pronari dhe financuesi real i shoqërisë së ndërtimit.
Të gjitha këto fonde (3.2 milion EUR) u përdorën nga ‘Beta’ shpk për pagesë takash të lidhura me procesin e ndërtimit.
Bazuar në dyshimet:
Vlerën e lartë të investimit dhe mungesa e kapaciteteve ekonomikë të shoqërisë ‘Beta’ shpk;
Sigurimin e dyshimtë të fondeve nga palë të treta për kryerjen e investimit;
Lidhjet me persona me precedentë kriminal;
Tipologji 3
Hua dhe sponsorizime të dyshimta nga një PEP
Në gusht 2021, shtetasi A me profil biznesmen, i dha hua shumën 70.000 USD një funksionari shtetëror shtetasit B, i cili e ka garantuar shlyerjen e huasë me hipotekimin e një pasurie të paluajtshme të llojit truall në pronësi të tij. Në burime të hapura informacioni ka të dhëna se shtetasi A është arrestuar disa vite më parë i akuzuar për vepra penale në fushën fiskale. Gjithashtu u konstatua një lidhje indirekte (konflikt interesi) ndërmjet objektit të veprimtarisë së subjektit tregtar të shtetasit A dhe fushës së veprimtarisë së
institucionit ku ushtron detyrën shtetasi B.
Në shtator 2021, shtetasi B i ka tërhequr cash fondet e marra hua (70.000 USD) nga llogaria e tij bankare dhe ia ka dhënë cash (dorazi) një të afërmit të tij pensionist, shtetasit X në formë mbështetje financiare. Ky i fundit, brenda të njëjtës ditë i ka depozituar fondet në llogarinë bankare të një shoqërie ndërtimi me të cilën disa muaj më parë, shtetasi X kishte lidhur një kontratë porosie me qëllim blerjen e një njësie tregtare në Tiranë. Vlera e kontratës është 150.000 USD dhe palët kanë rënë dakord që pagesa e vlerës totale të pasurisë të bëhej me këste.
Bazuar në dyshimet:
Natyra e paqartë e huasë së marrë me qëllim investimin në pasuri të paluajtshme nga persona të tretë të lidhur me PEP;
Lidhjen e paqartë mes palëve të përfshira në këto transaksione; rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologji 4:
Blerje pasurish të paluajtshme nën vlerë dhe rivlerësim brenda një kohe të shkurtër
Në shkurt 2021, shtetasi A (i cili zotëron një biznes të llojit person fizik) ka blerë një pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 1,500 m2 , me çmim 30,000 USD. Dy muaj më pas, shtetasi ka bërë fillimisht rivlerësimin e pronës2 në vlerën 240,000 USD dhe më pas ia ka shitur truallin një biznesmeni që operon në fushën e ndërtimit me të njëjtin çmim (240,000 USD).
Pra brenda 2 muajsh, pronën e blerë për vetëm 30,000 USD e ka shitur me një çmim tetë herë më të lartë, ndërkohë që nga verifikimet e kryera nuk rezultoi që mbi këtë truall të ishte realizuar investim, i cili mund të kishte rritur vlerën e pasurisë.
Gjithashtu në vijim, në prill 2021 shtetasi A mori hua 80,000 EUR nga shtetasi B (i angazhuar në aktivitet privat në fushën e shërbimeve), me qëllim blerjen e një pasurie të luajtshme (automjet). Shtetasi B i ka gjeneruar fondet e dhëna hua nga shitja e një pasurie të paluajtshme të llojit ‘tokë arë me sipërfaqe 30,000 m2 , tek blerësi shtetasi C (biznesmen në fushën e ndërtimit) me çmim 150,000 EUR. Pas marrjes së huasë,shtetasi A ka blerë një autoveturë me çmim 80,000 EUR tek shtetasi C dhe disa ditë më vonë ia ka shiturmjetin shtetasit B, tek i cili u financua më herët me hua.
Nga sa më sipër, duke marrë në konsideratë:
Shitjen e pasurisë së llojit ‘truall’ me një çmim 8 herë më të lartë nga çmimi i blerjes;
Kompleksitetin e transaksioneve të ndërsjella mes tre palëve, ku fillimisht shtetasi B i shet truall shtetasit C dhe një pjesë të fondeve të përfituara (80,000 EUR) ia jep hua shtetasit A i cili i përdor këto fonde për blerje autoveture tek C dhe më pas autoveturën ia shet B;
Rezultatet financiare të shtetasit A dhe familjarëve të tij, nuk i justifikojnë shumat e larta të qarkulluara prej tij; rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit
Tipologji 5:
Rast mashtrimi financiar kryer nga një subjekt juridik
Kompania ‘X’ është regjistruar në vendin tonë në mars 2021, nga shtetasit e huaj A dhe B (që zotërojnë nga 50% të kuotave) dhe objekti i saj i veprimtarisë konsiston në ofrimin e shërbimeve në fushën e informatikës.
Disa ditë mbas themelimit të saj, shoqëria ka çelur llogari në 4 banka tregtare që operojnë në vendin tonë. Nga analizimi i aktivitetit bankar të shoqërisë, u evidentuan disa transferta në mbërritje me anomali dhe jo në përputhje me profilin e aktivitetit të shoqërisë.
Këto transferta të dërguara nga shtete të ndryshme të Evropës si Kroaci, Rumani, Bullgari, Qipro, Austri, Poloni, Gjermani, Danimarkë, Francë, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar etj.
Janë të dërguara nga subjekte tregtare të ndryshëm me përshkrim ‘likuidimi faturash’;
Janë të përqendruara më së shumti në periudhën Korrik – Nëntor 2021;
Janë në vlera pothuajse të njëjta dhe luhaten në kufijtë 2,000 EUR – 2,500 EUR;
Nga verifikimet të mëtejshme, shoqëria ‘X’ nuk rezultoi të kishte deklaruar aktivitet gjatë kësaj periudhe.
Mbështetur në sa më sipër, u kryen kërkime të tjera, nga të cilat rezultoi se:
Për një pjesë të konsiderueshme të transfertave në mbërritje në favor të kësaj shoqërie, ka patur njoftime/raportime për kthimin mbrapsht të fondeve, të denoncuara si mashtrime nga ana e dërguesve
të transfertave.
Në burime të hapura, një nga ortakët e shoqërisë ‘X’ rezulton të ketë qenë i përfshirë edhe në një skemë abuzimi në fushën fiskale/tregtare.
Gjithashtu një organizatë ndërkombëtare kishte raportuar raste m
ashtrimesh të kryera nga disa kompani ndër to edhe emri i kompanisë ‘X’. Skema e përdorur është paraqitja e faturave fiktive ‘klientëve’ /‘viktimave’ kundrejt shërbimeve të ndryshme në fushën e informatikës .
Nga krahasimi i faturave fiktive u vu re se janë të njëjta me fatura përdorura nga kompania ‘X’. Bazuar në dyshimet e mësipërme informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit dhe njëkohësisht është nxjerrë urdhër bllokimi nga DPPPP e shoqëruar më tej me sekuestro të fondeve.
Tipologji 6:
Përdorimi i personave të tretë për investime në fushën e ndërtimit
Shtetasi A i cili për një periudhë të gjatë kohore prej rreth tetë vitesh ishte i punësuar me detyrë magazinier me një pagë minimale në një subjekt tregtar u përfshi si ortak në dy kompani në fushën e ndërtimit.
Konkretisht ky shtetas në vitin 2018 bleu 50% të kuotave të shoqërisë ‘X’ në vlerë 900.000 EUR duke
deklaruar se pagesa do të realizohej nga fitimet e ardhshme të shoqërisë ku kishte bleu aksionet. Në lidhje me profilin e shoqërisë X rezulton të jetë e njohur në tregun vendas prej 20 vitesh me deklarime të larta fitimesh.
Një vit më vonë shtetasi A bleu 100 % të kuotave në një shoqëri tjetër ndërtimi ‘Y’, në vlerë 150.000 EUR.
Pak muaj para blerjes së kuotave nga shtetasi A, kjo shoqëri (‘Y’) kishte fituar leje për ndërtimin e një
kompleksi pallatesh edhe pse në vitet e fundit kishte deklaruar humbje financiare.
Pas blerjes së kuotave të shoqërive të ndërtimit u vu re se ky shtetas përfitonte paga gjithmonë e më të larta nga shoqëritë X dhe Y që arrinin deri në 10.000 EUR në muaj edhe pse shoqëria e dytë (‘Y’) vazhdonte të deklaronte humbje.
Nga ana tjetër përveç investimeve në biznese, shtetasi A së bashku me
bashkëshorten e tij shtetasen B gjatë një periudhe prej dy vjeçare, investuan në pasuri të paluajtshme (njësi, truall, vilë) shumën prej 3 milion EUR, nga të cilat një pjesë e mbuluar me kredi bankare.
Bazuar në dyshimet:
Investimet në vlera të larta në biznese dhe në pasuri të paluajtshme nga një individ pa një profil të mëparshëm biznesi;
Burimi i panjohur i fondeve të investuara;
Përdorimi kredive dyshuar si fasadë për pagesa investimesh pasuri të paluajtshme si vilë etj.;
Mundësia që ky shtetas po përdorej nga persona të tjerë për investimin e fondeve të tyre;
rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologji 7:
Këmbimi i pasurive dhe përdorimi i dyshimtë i kredive
Në vitin 2021 shtetasja A (bashkëjetuese e shtetasit B) dhe shtetasi B (ish PEP) kanë lidhur një kontratë noteriale me një kompani ndërtimi për shkëmbim të 2 pasurive të paluajtshme të llojit apartament në emër të përbashkët të tyre me një vilë në një kompleks ndërtimor në një zonë të njohur rezidenciale.
Apartamentet (sipërfaqe totale prej 130 m2 ) me të cilat u këmbyen ndodheshin në një zonë periferike të blera dy vite më parë ndërsa shtetasi B ishte ende në detyrë. Vlera e deklaruar e blerjes së tyre ishte 80,000 GBP, ku 80% e shumës e financuar me kredi bankare dhe pjesa tjetër nga kursimet. Pas blerjes apartamentet u rivlerësuan me vlerë tregu 110.000 GBP.
Në kuadër të këtij shkëmbimi pasurish midis shtetasve A, B dhe shoqërisë së ndërtimit ishte rënë dakord që do të paguhej vlera shtesë prej 120.000 GBP, e cila do të mbulohej me marrjen e një kredie bankare me këst mujor 1.000 GBP.
Ndërkohë vila e përfituar nga këmbimi me një sipërfaqe 350 m2 u vendos kolateral në funksion të marrjes së kredisë së re dhe u vlerësua sipas çmimit të tregut 400.000 GBP.
Nga verifikimet e kryera mbi burimin e fondeve të tyre, u vunë re rënie të ardhurave personale dh
e të aktivitetit tregtar të bashkëjetueses së shtetasit B.
Bazuar në dyshimet:
Përfitimi nëpërmjet këmbimit të një pasurie të paluajtshme nën çmimin real të tregut;
Përdorimi e instrumentit të kredisë e njohur edhe si tipologji në rastet investimeve nga PEP/ish PEP me qëllim mbulimin e burimit real të fondeve ;
Mos justifikimi i pagesave të kësteve të larta të kredisë, nga burime të ligjshme të deklaruara prej tyre. rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologji 8:
Investim në vlerë të lartë në pasuri të paluajtshme në mënyrë jo të drejtpërdrejt
Shtetasja X e moshës 80 vjeç në cilësinë e palës blerëse ka nënshkruar, një kontratë për blerje pasurie të
paluajtshme në vlerën 2.000.000 EUR. Nga verifikimet e kryera shtetasja X rezultoi të ishte e afërmja e shtetasit Y-ish funksionar i lartë publik (PEP).
Në lidhje me mënyrën e pagesës rezultoi se, çmimi total i blerjes do të mbulohej nga shoqëria ‘DX’ e cila nga ana e saj për pagimin e kësaj vlere, kishte marrë kredi pranë bankës ‘AEF’.
Në marrëveshjen midis palëve, pas shlyerjes së plotë të detyrimit, shtetasja X do të kryente më tej procedurat për kalimin e pronësisë në favor të shoqërisë ‘DX’.
Nga verifikime të mëtejshme të kryera rezultoi se ortak në shoqërinë ‘DX’ ishte një shtetas i quajtur F, për të cilin rezultonte i regjistruar një procedim penal, si dhe indicie negative në burimet e hapura për veprimtari kriminale. Indiciet e administruara nga burimet e hapura, tregonin për lidhje midis shtetasit F dhe ish-funksionarit Y, përforcuar dhe nga një kontratë huaje e
lidhur paraprakisht përmes dy shoqërive (shoqëria ‘EX’ e shtetasit F dhe shoqëria ‘LM’ të shtetasit Y) të zotëruara prej tyre .
Bazuar në dyshimet:
Investimin në pasuri të paluajtshme, në vlera të larta të pajustifikuara;
Përfshirja e personave me precedentë kriminalë;
Përdorimi i personave të tretë si shtetases X , e afërme e një PEP;
rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologji 9:
Transaksione të dyshimta nga subjekte juridike në fushën e mjekësisë
Shtetasi X djali i shtetasit Y ish PEP, në vitin 2016 ka themeluar në një nga vendet e rajonit shoqërinë“Alpha” me objekt veprimtarie: “Tregti e pajisjeve”. Që në ditët e para të themelimit shoqëria “Alpha” lidhi një kontratë me objekt “Shitjen e pajisjeve” në vlerën 2.000.000 USD me Laboratorin Mjekësor “AB” që operonte në të njëjtin shtet me shoqërinë “Alpha”.
Në marrëveshje midis palëve u ra dakord që pagesa të kryhej me këste duke aplikuar normë interesi dhe duke bërë që vlera totale që duhej paguar nga Laboratori Mjekësor “AB” kundrejt shoqërisë “Alpha” të ishte 4.000.000 USD, pra 2 fish i vlerës së pajisjeve.
Gjatë një periudhe kohore prej 6 vitesh shoqëria “Alpha” ka përfituar në kuadër të kësaj kontrate, nëpërmjet transfertave të shumta mujore të gjithë shumën 4.000.000 USD. Vlera e përfituar është përdorur për transferta drejt:
kompanisë “Alpha-S” e regjistruar po në të njëjtin vend si shoqëria “Alpha” dhe me ortak shtetasin Z
llogarisë personale të shtetasit X në Shqipëri me përshkrim ‘dhënie huaje’’ apo ‘kalim dividendi’,
pagesa për udhëtime;
pagesa faturash në vlera të ulta për s
ubjekte të ndryshme në vendin tonë ;
Nga verifikimet rezulton se shoqëria “Alpha”, nuk ka kryer asnjë import për pajisjet e shituara dhe nga librat e shitblerjes rezulton që produktet të jenë bler ë në vlerë totale 2.000.000 USD nga dy subjektet si më poshtë:
Shoqëria “AT” e cila ka patur bashkëpunim të mëparshëm me Laboratorin Mjekësor “AB” (paguar sipas faturave 1.500.000 USD);
Shoqëria “Alpha-S”, ortaku i të cilës shtetasi Z ka pasur bashkëpunime të mëparshme me Laboratorin Mjekësor “AB”; Bazuar në faktin se një subjekt tregtar pa eksperiencë në fushën përkatëse, në pronësi të afërmit të ish PEP, blen pajisje nga dy shoqëri furnitore për t’ia shitur më pas një subjekti tregtar tjetër me çmim dy herë më të lartë, ndërkohë që pajisjet mund të bliheshin drejtpërdrejt nga ky i fundit, lindën dyshime se këto transaksione kanë për qëllim mbulimin e fondeve të dyshimta të gjeneruara në Shqipëri, për rrjedhojë informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet ligj zbatuese.
Tipologji 10:
Investime në pasuri nga PEP me vlerë të deklaruar nën çmim tregu
Shtetasja X ka ushtruar detyrën si PEP në fushën e drejtësisë për një periudhë të gjatë kohore. Në lidhje me këtë shtetase nga burime të hapura rezultonin të dhëna për veprimtari të mundshme korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.
Nga ana jonë u kryen verifikime të mëtejshme në lidhje me të dhe familjarët e saj nga sa rezultoi se:
Shtetasja X për një periudhë të gjatë kohe rreth 12 vjet, nuk e tërhiqte apo përdorte për shpenzime pagën e saj, të përfituar nga pozicioni si PEP por e investonte atë në depozita me afat duke akumuluar rreth 130.000 EUR;
Kjo shtetase në llogari të saj personale kishte kryer depozitime cash në vlera që variojnë nga 3.000 EUR deri në 30.000 EUR, të deklaruara si të ardhurave nga biznesi familjar;
Bashkëshorti e saj rezultoi me pagë minimale si i vetëpunësuar pranë biznesit familjar ndërsa fëmijët ishin përfshirë në marrëdhënie punësimi vetëm vitet e fundit.
Gjithashtu bashkëshorti i shtetases X, gjatë këtyre viteve kishte kryer investime në disa pasuri të paluajtshme (sipërfaqe toke) të blera fillimisht me vlerë të ulët krahasuar me çmimin e tregut për të lidhur më pas kontrata sipërmarrje për kryerjen e ndërtimeve rezidenciale, nga e cila do të përfitonin 50% të sipërfaqes së ndërtimit.
Nga verifikimi për bizneset e deklaruara rezultoi se bashkëshorti i saj kishte regjistruar dy subjekte tregtare të llojit ‘Person fizik’’, në të cilat herë pas here kryheshin investime/rregullime të për zgjerim aktiviteti. Për bizneset janë deklaruar fitime vjetore në vlera që variojnë nga 400.000 LEK deri në 2.000.000 LEK. Në llogaritë e këtyre bizneseve nuk ka qarkullime fondesh të tilla për të justifikuar aktivitetin e tyre.
Bazuar në dyshimet:
Depozitat e krijuara nga mos përdorimi ndër vite i pagës,
Depozitimet e pajustifikuara me para në dorë në llogari personale;
Investimet e kryera në sipërfaqe toke me vlerë të ulët, me qëllim dhënien e tyre për ndërtim, skemë kjo e njohur në fushën e pastrimit të parave; rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Monitor
Komentet