Logjika sunduese është ajo e strategjive të shteteve më të fuqishme për mbrojtjen e interesave të tyre”. Kështu u shpreh Françesku në katekizmin e audiencës së përgjithshme, kushtuar shtegtimit të tij në Maltë. Malta, kujtoi, përfaqëson të drejtën dhe forcën e Kombeve të vogla, të cilat do të duhej ta çonin përpara logjikën e respektit e të lirisë, që i kundërvihet asaj të kolonizimit të atyre, që kanë në dorë fuqinë
R.SH. – Vatikan
Logjika sunduese është ajo e strategjive të shteteve më të fuqishme për mbrojtjen e interesave të tyre”. Kështu u shpreh Françesku në katekizmin e audiencës së përgjithshme, kushtuar shtegtimit të tij në Maltë. Malta, kujtoi, përfaqëson të drejtën dhe forcën e Kombeve të vogla, të cilat do të duhej ta çonin përpara logjikën e respektit e të lirisë, që i kundërvihet asaj të kolonizimit të atyre, që kanë në dorë fuqinë.
Papa: OKB-ja, e pafuqishme në luftën e Ukrainës: sundon logjika e të fuqishmëve!
Rikujtoi shtegtimin e tij apostolik në Maltë, Papa Françesku, gjatë audiencës së sotme të përgjithshme. E edhe fjalët, me të cilat Shën Luka Ungjilltar përshkruan, në Veprat e Apostujve, si u prit Shën Pali i dalë nga deti, ku i qe përmbytur varka, nga maltezët: “Me humanizëm të rrallë”. E këto ishin edhe fjalët që Papa zgjodhi për moton e shtegtimit të tij në Ishull, sepse tregojnë udhën që duhet ndjekur jo vetëm për t’i bërë ballë fenomenit të migrantëve, por, më në përgjithësi, që bota të bëhet më vëllazërore, më e banueshme, “më e denjë për të jetuar në të”, e edhe të shpëtojë nga “përmbytja, e cila na rrezikon ne të gjithëve, që jemi në të njëjtën barkë”.
Sundon logjika e shteteve më të fuqishme
Në vijim Françesku e quajti Maltën “vend-kyç”, për shkak të pozitës së saj gjeografike në qendër të Mesdheut, ky kryqëzohen popuj e kultura, e shtoi:
“Sot flitet shpesh për ‘gjeopoltikë’, por për fat të keq logjika sunduese është ajo e strategjive të shteteve të fuqishme, për të mbrojtur interesat e tyre duke e shtrirë zonën e influencës ekonomike, ideologjike a ushtarake: po e shikojmë qartë përmes luftës. Malta përfaqëson, në këtë kuadër, të drejtën dhe forcën e të ‘vegjëlve’, të kombeve të vogla, por të pasura me histori e qytetërim, që do të duhet të çonin përpara një logjikë tjetër, atë të respektit e të lirisë, të bashkëjtesës së njerëzve të ndryshëm, që i kundërvihet kolonizimit të njerëzve më të pushtetshëm. Po e shikojmë tani. E jo vetëm nga njëra palë, por edhe nga palët e tjera…. Pas luftës II Botërore u bënë përpjekje për të hedhur bazat e historisë së re të paqes, por, për fat të keq – nuk mësuam gjë, eh? – vijoi historia e vjetër e supërfuqive, gjithnjë në garë. E në luftën e sotme në Ukrianë, shikojmë paaftësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.
Migrantët e mikpritja
Françesku u rikthye përsëri tek fenomeni i migrimit dhe i takimit, para se të nisej për në Maltë, kur priti një grup migrantësh në Qendrën e pritjes Gjoni XXIII, të prirë nga një frat françeskan nëntëdhjetëvjeçar, shembull i zellit apostolik dhe i dashurisë për migrantët. Papa kujtoi edhe dëshmitë e dëgjuara, përmes të cilave njohu historitë, pa plagët, dëgjoi ëndrrat dhe shpresat, e më pas ripohoi se çdo migrant është unik, ashtu si secili prej nesh; është person me dinjtetin e tij, me rrënjët, kulturën. Për të saktësuar, më pas:
“Natyrisht strehimi do organizuar – kjo është e vërtetë. – Duhet qeverisur, e përpara, shumë përpara, duhet projektuar së bashku, në nivel ndërkombëtar. Sepse fenomeni nuk mund as duhet reduktuar vetëm në emergjencë. Eshtë shenjë e kohëve tona. E kështu duhet lexuar e duhet interpretuar. Mund të bëhet shenjë konflikti, por edhe shenjë paqeje. Varet si e marrim, varet prej nesh”.
E duke vijuar të flasë për shtegtimin në Maltë, Papa pohoi se ishulli është laborator paqeje, e se do të mund ta realizojë këtë mision, nëse thith nga rrënjët e veta, limfën e vëllazërimit, të mëshirës, të solidaritetit. Vlera – vijoi Papa – që populli maltez i mori së bashku me Ungjllin e që, falë Ungjillit, do të mund t’i mbajë të gjalla.
Është koha për ungjllëzimin e ri
Duke folur për aspektin më baritor të shtegtimit të tij apostolik, Françesku shpjegoi se shkoi në Maltë për t’i përfocuar banorët e saj “në fe e në bashkim” dhe kujtoi më pas se ishulli “është vend-kyç edhe në këndvështrimin e ungjillëzimit”. Nga dioqezat e tij u nisën shumë priftërinj e rregulltarë, por edhe laikë, që e çuan në mbarë botën dëshminë e krishterë. E prej këndej, Papa foli për vizitën e tij, duke e parë si akt mirënjohjeje. Pa harruar të kujtojë se edhe Malta vuan nga shekullarizmi e nga pseudokultura e globalizuar, me bazë konsumizmin, neokapitalizmin e relativizmin e se “është koha e ungjllëzimit të ri”. E këtë e theksoi edhe etapa e shtegtimit të tij tek Shpella e Shën Palit: “Ishte si ndalesë për të pirë ujë te burimi, që Ungjilli të mund të gurrojë në Maltë me freskinë e zanafillës e ta ripërtrijë trashëgiminë e përshpirtërisë popullore”.
Përshpirtëri që u peceptua posaçërisht në Shenjtëroren mariane të Ta’Pinu, në Gozo, ku u mbajt një takim prekës lutjeje:
“Aty ndjeva si rrihte zemra e popullit maltez, që beson me gjithë shpirt në Nënën e tij. Maria na çon gjithnjë tek themelorja, tek Krishti i kryqëzuar e i ngjallur për ne, tek dashuria e tij mëshirëplote. Maria na ndihmon ta gjallërojmë flakën e fesë, me zjarrin e Shpirtit Shenjt, që brezni pas breznie i jep jetë kumtit gazmor të Ungjillit, sepse gëzimi i Kishës është të ungjillëzojë”.
Së fundi Papa falënderoi përsëri presidentin e Republikës së Maltës, familjen e kryeministrit dhe autoritetet civile, që e pritën, e edhe ipeshkvijtë e gjithë bashkësinë kishtare, vullnetarët e ata, që e shoqëruan e vijojnë ta shoqërojnë në lutje!
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet