VOAL

VOAL

Redaksionale e Syri.net: Yuri Kim: Nuk pyes për gjykatën. Kryetarin e PD-së e caktoj unë!

April 5, 2022

Komentet

Albin Kurti për Sami Repishtin: Një jetë e jashtëzakonshme njerëzore te e cila mund të lexohet i gjithë fati i shqiptarëve

Një jetë e jashtëzakonshme njerëzore te e cila mund të lexohet i gjithë fati i shqiptarëve, u shua sot teksa po bëhej njëshekullore. Sami Repishti vdiq më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare, duke na lënë pas shembullin e një shqiptari të madh që gjithë jetën e tij e mbushi me aktivizëm për çështjen shqiptare kudo që veproi.

I lindur më 1925, Sami Repishti u arrestua më 1946 nga autoritetet komuniste dhe u dënua me akuzë për agjitacion dhe propagandë, 15 vjet burgim. Më 1956 ai u lirua nga burgu kurse më 1960, u arratis në Jugosllavi, prej andej në Itali, para se të largohej përfundimisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u doktorrua për frëngjishte nga Universiteti i Nju Jorkut dhe ndërtoi një karrierë të pasur prej pedagogu. Sami Repishti ka dëshmuar dhe përfaqësuar disa herë në emër të shqiptarëve në Kongres, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 1996 Sami Repishti e themeloi dhe e drejtoi deri më 1998, Këshillin Kombëtar Shqiptaro – Amerikan duke dhënë kontribut edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Për të njohur vuajtjet e tij dhe të shokëve të tij në burgjet e komunizmit, referohen dy librat e tij: “Nën hijen e Rozafës” dhe “Pika loti”.

Komuniteti shqiptaro-amerikan e kishte një nga zërat më të fuqishëm ndër ta, kurse shqiptarët e kishin dhe do ta kujtojnë si një burrë të fisëm që e ngriti veten mbi vuajtjet e burgut, duke u bërë një nga më aktivët dhe më të përkushtuarit për çështjen shqiptare.

Mes nderimesh të thella për jetën dhe veprën e Sami Repishtit, duke e ngushëlluar familjen Repishti, kolegët dhe miqtë e tij. Sami Repishti, u kujtoftë për gjithë çfarë bëri dhe çfarë la pas! sn

Shkencëtari i NASA-s zbulon bazën e fshehtë bërthamore të Luftës së Ftohtë nën shtresën e akullit të Groenlandës

Një shkencëtar i NASA-s ka zbuluar një bazë ushtarake të Luftës së Ftohtë, të fshehur thellë nën shtresën e akullit të Groenlandës.

Chad Greene, shkencëtar kriosferik në Laboratorin e Propulsionit (JPL), po fluturonte me një aeroplan mbi akullnajën e madhe kur radari zbuloi papritur diçka të varrosur brenda akullit.

Imazhet e mëparshme me radar të Camp Century nuk dukeshin si asgjë më shumë se një “rrëshqitje akulli”, por harta e re zbuloi struktura 3D që përputheshin me dizajnin dhe strukturën e bazës.

Kampi u pa rreth 150 milje në lindje të bazës hapësinore Pituffik në Grenlandën veriore, shkruan telegrafi.

“Ne ishim duke kërkuar për shtratin e akullit dhe për të dalë Camp Century. Nuk e dinim se çfarë ishte në fillim.””, tha kolegu i tij shkencëtar kriosferik i JPL, Alex Gardner, i cili bashkëdrejtoi projektin.

Camp Century, i njohur gjithashtu si ‘qyteti nën akull’, ishte një bazë ushtarake amerikane e ndërtuar në vitin 1959.

Ajo përbëhet nga 21 tunele të shpuara pak nën sipërfaqen e shtresës së akullit, me një gjatësi totale prej 3 mijë metrash.

U përdor si një front për Projektin Iceworm, i cili synonte të instalonte një rrjet të gjerë të vendeve të lëshimit të raketave bërthamore që mund të synonin Bashkimin Sovjetik.

Por për shkak të paqëndrueshmërisë së shtresës së akullit, projekti – dhe Camp Century – u braktis përfundimisht në 1967, duke u varrosur gradualisht në borë dhe akull.

Kur u ndërtua, Camp Century u publikua si një demonstrim për objekte ushtarake të përballueshme me akull dhe një bazë për kërkime shkencore.

Ushtria amerikane zbuloi qëllimin e saj të vërtetë vetëm pasi u braktis, duke informuar qeverinë daneze – e cila administronte Grenlandën – për qëllimin e Projektit Iceworm.

Camp Century ishte një nga objektet e para që furnizohej me energji nga një reaktor bërthamor portativ, i cili furnizonte me energji elektrike dhe ngrohje.

Kur kampi u çaktivizua, reaktori u hoq dhe mbetjet e tij të rrezikshme u varrosën. Infrastruktura e mbetur u la e mbështjellë me shtresa akulli dhe bore.

Më parë, shkencëtarët përdorën imazhe konvencionale me radar për të vlerësuar thellësinë e Camp Century.

Kjo punë ofron informacione thelbësore, se kur shkrirja dhe hollimi i shtresës së akullit mund të riekspozojë kampin dhe çdo mbetje biologjike, kimike dhe radioaktive të mbetur që ai përmban.

Imazhi i ri UAVSAR, megjithatë, u kap plotësisht rastësisht.

“Qëllimi ynë ishte të kalibronim, vërtetonim dhe kuptonim aftësitë dhe kufizimet e UAVSAR për hartimin e shtresave të brendshme të fletës së akullit dhe ndërfaqes së shtratit të akullit”, tha Greene.

“Pa njohuri të detajuara të trashësisë së akullit, është e pamundur të dihet se si fletët e akullit do t’i përgjigjen ngrohjes së shpejtë të oqeaneve dhe atmosferës, duke kufizuar në masë të madhe aftësinë tonë për të projektuar normat e rritjes së nivelit të detit”, shtoi Gardner. bw

Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis tensioneve në rritje

Channel One, një transmetues në gjuhën ruse i popullarizuar mes audiencës më të moshuar në Rusi dhe disa ish-republika sovjetike, është kritikuar për punën e tij.

 

Kompania televizive shtetërore e Rusisë në Gjermani, Channel One, njoftoi se Qeveria gjermane i ka urdhëruar dy gazetarë të saj të largohen nga vendi, duke e nxitur Moskën t’ua heqë akreditimin dy korrespondentëve nga grupi media gjerman, ARD, në shenjë hakmarrjeje.

Gazetarët e Channel One, korrespondenti Ivan Blagoi dhe kameramani Dmitry Volkov, thanë se u njoftuan se duhet të largohen nga Gjermania deri kah mesi i dhjetorit. Edhe vetë televizioni e konfirmoi dëbimin e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale të mërkurën.

Blagoi tha se autoritetet gjermane e arsyetuan këtë vendim duke thënë se ai “është në interes të sigurisë së Republikës Federale të Gjermanisë”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në një konferencë për media të mërkurën se Moska ua ka hequr akreditimin dy korrespondentëve të ARD-së, duke thënë se “ne duhet të ndërmarrim kundërmasa”. Ajo nuk dha hollësi të tjera.

Dëbimet e tyre shënojnë zhvillimin më të fundit në një varg tensionesh në rritje midis Rusisë dhe vendeve Perëndimore lidhur me rolin e mediave shtetërore ruse.

Prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, transmetuesit rusë janë përballur me ndalime, qasje të kufizuar në platformat e mediave sociale dhe me akuza për përhapjen e propagandës.

Channel One, një transmetues në gjuhën ruse i popullarizuar mes audiencës më të moshuar në Rusi dhe disa ish-republika sovjetike, është kritikuar për punën e tij.

ARD-ja është shoqatë e transmetuesve publikë gjermanë.

Thuhet se autoritetet gjermane e kanë akuzuar këtë kanal për përhapjen e propagandës dhe dezinformatave mes diasporës rusishtfolëse në Gjermani, e cila numëron qindra mijëra. Akuzat përfshijnë pretendimet se kanali e arsyeton pushtimin rus të Ukrainës dhe i portretizon mbrojtësit e Ukrainës si “nazistë”.

Dëbimet ndodhën pas një raporti të transmetuar nga Blagoi më 24 nëntor lidhur me Nikolaj Gajduk, një shtetas gjerman i arrestuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë në tetor.

Raporti pretendonte se agjencitë perëndimore të inteligjencës, përfshirë CIA-n, ishin të përfshira në veprimet e supozuara të Gajduk, të urdhëruara nga shërbimet speciale ukrainase.

Koha e vendimit për të dëbuar gazetarët, menjëherë pas këtij transmetimi, ngre pyetje mbi dimensionet më të gjera gjeopolitike të incidentit.

Rusia është hakmarrë vazhdimisht ndaj masave kundër mediave e saj shtetërore. Pasi Gjermania e ndaloi RT-në, transmetuesin e mbështetur nga Kremlini, në vitin 2022, Moska e mbylli zyrën e Deutsche Welle në Rusi dhe anuloi akreditimet për gazetarët gjermanë.

Gjermania ka një numër të madh banorësh që kanë emigruar nga ish-Bashkimi Sovjetik, kryesisht gjermanë etnikë nga Kazakistani dhe Rusia. REL

Kosova nis procesin për hapje të fabrikës për prodhimin e municioneve dhe dronëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka nisur procesin drejt hapjes së një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.

Në fillim të mbledhjes të së mërkurës të Qeverisë së Kosovës, Kurti bëri të ditur se është nënshkruar vendimi për themelimin e një komisioni ndërministror që ka për qëllim vlerësimin dhe nisjen e këtij procesi.

Ai tha se ky është “një hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë”.

“Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, tha Kurti.

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2025 është paraparë të jetë 207.8 milionë euro, apo 54 milionë euro më shumë sesa këtë vit.

Sot në Kosovë shënohet Dita e Forcës, që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

FSK-ja është aktualisht në proces të transformimit në ushtri të rregullt. Deri në fund të këtij procesi, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht. SN

BIRN: Si e emëroi Rama drejtoreshë të AZHT, Adelajda Rokën, motrën e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi të martën kryeministrin Edi Rama se kishte emëruar në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit motrën e dy të akuzuarve nga SPAK si anëtarë të organizatës kriminale nën drejtimin e Suel Çelës.

“Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim?”, thuhet në reagimin e Bardhit.

Marsel dhe Xhino Roka u arrestuan gjatë operacionit të fundit kundër organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela dhe SPAK ka ngritur ndaj tyre akuza të shumëfishta.

Adelajda Roka u emërua në nëntor 2023 në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, pa ndonjë eksperiencë të mëparshme në administratën publike.

E pyetur në telefon nga BIRN, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka refuzoi të komentonte mbi akuzat e PD, ndërsa kërkoi që të mos merrej “në telefon për gjëra të tilla”.

Bardhi akuzon kryeministrin se ka lejuar forcimin e organizatave kriminale. “Është fakt se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Grupet kriminale jo vetëm kanë vepruar të pashqetësuara, por njëkohësisht janë fuqizuar ekonomikisht, si dhe kanë pushtuar/diktuar emërimet në pozicionet kyçe të qeverisjes së vendit”, thuhet në deklaratë.

Në reagimin e tij, Bardhi i kërkoi SPAK të hetonte lidhjet e këtij grupi të krimit të organizuar me politikën. Duke iu rikthyer përplasjeve të dhunshme në fushatën elektorale të vitit 2021 në Elbasan, Bardhi tha se anëtarët e grupit ishin denoncuar edhe atëherë nga Partia Demokratike si pjesë e stafit të Partisë Socialiste në fushatë.

“Çfarë po bëhet me kallëzimin e depozituar nga PD për këtë qëllim që në 7 Prill 2021, ku secili prej tyre ka qenë i indentifikuar me emër dhe mbiemër? Vetëm përgjigja e shpejtë ndaj këtyre pyetjeve do ta bënte të besueshëm hetimin e SPAK, duke na treguar të gjithëve se ky hetim nuk është detyrim me përcaktim i agjencive ligj zbatuese të huaja, por arritje e pjekurisë institucionale të prokurorisë së posaçme”, theksoi Bardhi.

Opozita akuzon anëtarët e këtij grupimi se u përfshinë në fushatën elektorale në vitin 2021 dhe se po ashtu u përfshinë në përplasjen me armë që solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve. PD akuzoi anëtarët e grupit se ishin përfshirë në blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste gjë që rezultoi në një përplasje fatale. Hetimet e prokurorisë mbi vrasjen gjetën se policia nuk veproi dhe tentoi të manipulonte ngjarjen./BIRN

SPAK zbërthen organizatën e Suel Çelës: Atentate për eliminimin e rivalëve dhe trafik kokaine. Bujar Shega rol kyç në vrasje dhe…

SPAK godet Organizatën Kriminale nga Elbasani në Trafikun Ndërkombëtar të Kokainës. Një ditë pas ekzekutimit të disa urdhër arresteve; 18 masa arresti me burg, 1 arrest shtëpi dhe 2 gazetarët detyrim paraqitje, SPAK ka zbardhur disa prej aktiviteteve kriminale, atentate, trafiqe, vrasje etj kryer nga grupi kriminal i Suel Çelës.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine. Ky hetim i bazuar në komunikimet e koduara SKY/ECC dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona:

Arrest me burg për 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtar.
Arrest në shtëpi për 1 avokat.
Detyrim paraqitjeje për 2 gazetarë.

Struktura e Organizatës

Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale.

Organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga Suel Çela.

I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nr.193/2023 janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:

  • Vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, Ardian Çapja, në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit
  • Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit Bledar Muça, mars 2020;
  • Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit Elton Kila, në vitin 2020.
  • Tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020.
  • Tentativa për trafikimin e 466 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
  • Ushtrimi i ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias.Shtetasi

Marjus Lulaj (alias Suel Çela) është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; Mario Çela, A.V., Bujar Shega, K.M., Xh.R. etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

Roli i personave të tjerë
Organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pjatime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çela dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

Marjus Lulaj (Suel Çela) ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjtën kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

Rrjeti i trafikut ndërkombëtar të kokainës

Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.

Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:
a. Në blerjen e lëndës narkotike
b. Në gjendje cash-i në Shqipëri
c. Në biznese në dukje të rregullt

d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit

Për këtë operacion falenderojmë Europol, Eurojust, autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të; Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane (Ufficio del’ Esperto per la Sicurezza a Tirana, Squadra Mobile di Milano).

Shënim për gazetarët:

Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

Marius Lulaj alias Suel Çela, 36 vjeç, banues në Elbasan
Mario Çela– 35 vjeç, banues në Elbasan
Xhino Roka – 33 vjeç, banues në Tiranë
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja) – 37 vjeç, banues në Elbasan
Sergej Hasanpapaj – 30 vjeç, banues në Elbasan
Bruno Hazizolli– 34 vjeç, banues në Elbasan
Ledio Zabeli– 33 vjeç, banues në Elbasan
Marsel Roka– 37 vjeç, banues në Tiranë
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) – 39 vjeç, banues në Tiranë
Preke Kodra – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
Fuad Verzivolli– 48 vjeç, banues në Elbasan
Metin Mehjam– 27 vjeç, banues në Elbasan
Renato Hasani – 35 vjeç, banues në Elbasan
Skender Sufaj – 34 vjeç, banues në Tiranë
Artan Hoxha– 50 vjeç, banues në Tiranë
Elton Qyno – 39 vjeç, banues në Tiranë
Pajtime Fetau – 65 vjeç, banues në Elbasan
Dedan Gjoni – 48 vjeç, banues në Tiranë
Marsel Shega (alias Bujar Shega) – 51 vjeç, banues në Tiranë
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa) – 40 vjeç, banues në Tiranë
Blerina Beqiri– 39 vjeçe, banues në Elbasan

Veprat penale të dyshuara:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të A.Ç, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të Elton Kila dhe Bledar Muça.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.
“Grup i strukturuar kriminal”.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
“Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
“Shpërdorim detyre”.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .

(BalkanWeb)

SPAK: Si bashkëpunonte Suel Çela me dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Në njoftimin e publikuar pak më parë nga SPAK ku sqarohen detaje nga goditja ndaj grupit të Suel Çelës, bëhet me dije se ky grup kriminal ndikonte jo vetëm në sistemin e drejtësisë me korruptimin e gjyqtares Pajtime Fetahu dhe oficerit te policisë Dedan Gjoni, por ndikonte edhe opinionin publik duke përdorur gazetarë.

Prokuroria e Posaçme sqaron se ky grup, ka manipuluar opinionin publik duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën.

Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

“Organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (D.GJ.) dhe të sistemit gjyqësor (P.F.) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit S.Ç. dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

M.L ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”, shprehet SPAK.

(BalkanWeb)

Gazetari Tucker: Me urdhër të Vuciqit-Vulin jep intervista në mediat ruse, duke menduar se ato nuk i sheh perëndimi

Maxim Tucker gazetari i pavarur me bazë në Kiev, së fundi ka shkruar një tekst për qëndrimin e Serbisë ndaj BRICS dhe BE-së q ë është publikuar në London Times.

E pos kësaj, ai vazhdimisht ka vënë në pah lojën dhe veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuciq në raport me Perëndimin dhe besnikërinë e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Ai në një intervistë për N1 së ka vënë në pah se loja që po bën Vuçiq e dukshme. “Sepse padyshim që po i dërgon mesazh Rusisë, Vulin jep intervista për mediat ruse dhe autoritetet në Beograd nuk po presin që ato intervista të përkthehen për një audiencë perëndimore”, tha ai.

Dhe sipas tij ndryshe nga ato që i thotë Vulin nëpër mediat ruse, e që normalisht qarkullojnë edhe tek evropianët, flet Vuciq kur takohet me perëndimorët.

“Kryeministri iu thotë diçka krejtësisht ndryshe liderëve të BE-së dhe do të shkojë në Berlin, të flasë me Scholz-in. Pra, këto janë dy mesazhe krejtësisht të kundërta. Në fakt, ata nuk shkojnë bashkë. Por është një lojë”, tha gazetari Tucker.

Ai thotë se BE-ja ende dëshiron të ruajë këtë marrëdhënie me Serbinë, por e kotë.

“Pra, BE-ja po përpiqet ta mbajë Vuçiqin në anën e saj, dhe Vuçiq po përpiqet t’i mbajë të gjithë në anën e tij. Por gjithashtu, në një moment, do të ketë një pikë ku nuk mund t’i keni më ato dy akte balancuese”

Por gazetari thotë se BE-së mund edhe t’i harxhohet durimi me Serbinë.

“Kështu që në një moment do të prisja që BE-ja të thoshte: nëse vazhdoni të devijoni në atë drejtim, do të duhet të kemi një diskutim serioz për të ardhmen e Serbisë në BE”. sn

Si ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu u kërkoi bandave të hakmerren për gazetarin Saimir Kodra!

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është në mesin e 21 personave për të cilët SPAK ka lëshuar 21 urdhër arreste për lidhje me bandat kriminale në qytetin e Elbasanit.

Pas zbardhjes së përgjimeve në aplikacionin e koduar SkyEcc është zbuluar se Pajtime Fetahu ka bashkëpunuar me bandat ndaj gazetarit Saimir Kodra, pas denoncimit në emisionin investigativ të çështjecve korruptive të ish-gjyqtares.

Në bisedën, e bërë publike në emisionin “Opinion”, Pajtime Fetahu komunikon me një personazh në lidhje me gazetarin. Bashkëbiseduesi siguron ish-gjyqtaren se do të hakmerret ndaj Saimir Kodrës duke u shprehur se do ta paguajë 10-fish.

“Ai, djali i vogël, të gënjej me jetën time, nuk ka djegur asgjë, po pse ty do të gënjej unë, ai mund të ketë djegur shtëpinë e familjarëve të Saimir të Stopit, se kam të sigurt. Unë kam menduar që e ke kuptuar. Atë e kanë bërë shokët e mi me dijeninë time. Në fakt unë doja të dëmtoja direkt Saimirin, ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty, ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë më shumë me të, se e di jemi të ngarkuar.

Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, thuhet në bisedën e zbardhur. gsh

Gazetari i REL-it, Kuznechyk shënon vitin e tretë në burg në Bjellorusi

Gazetari i Radios Evropa e Lirë (REL), Andrey Kuznechyk, e shënoi vitin e tretë në burg më 25 nëntor, për akuza të cilat ai, punëdhënësi i tij dhe organizatat për të drejtat e njeriut i cilësojnë si të motivuara politikisht.

Kuznechyk, babai i dy fëmijëve, u arrestua më 25 nëntor 2021, dhe fillimisht u dënua me 10 ditë burgim për huliganizëm, akuzë që e kishte mohuar.

Pasi e kreu atë dënim, Kuznechyk nuk u lirua por u akuzua për krijimin e një grupi ekstremist, një vendim për të cilin zyrtarët nuk i kishin njoftuar të afërmit dhe kolegët e Kuznechykut për muaj të tërë.

Më 8 qershor 2022, gjykata rajonale në lindje të vendit e shpalli Kuznechykun fajtor dhe e dënoi me gjashtë vjet burgim. Gjykimi ndaj tij zgjati vetëm një ditë.

Grupet për të drejtat e njeriut në Bjellorusi e kanë njohur Kuznechykun si të burgosur politik. Kuznechyk punon për Shërbimin bjellorus të REL-it, i njohur në vend si Radio Svaboda.

Kuznechyk, i cili ka këmbëngulur për pafajësinë e tij, dhe rreth 150 të burgosur politikë të tjerë bjellorusë, përfshirë një tjetër gazetar të REL-it, Ihar Losik, dhe ish-kandidatin e mundshëm presidencial Viktar Babaryka, po i vuajnë dënimet në të njëjtën burg në qytetin verior të Navapolatskut.

Që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të gushtit 2020, të cilat nxitën protesta masive kundër fitores së sundimtarit autoritar, Alyaksandr Lukashenka, dhjetëra mijëra bjellorusë janë arrestuar për shprehjen e mospajtimit me regjimin.

Shumica e politikanëve të opozitës, të cilët thonë se votimi ishte manipuluar, janë detyruar të largohen nga vendi duke pasur frikë për sigurinë dhe lirinë e tyre.

Shumë qeveri perëndimore kanë refuzuar ta njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe nuk e konsiderojnë Lukashenkan si udhëheqës legjitim të vendit.

Shumë vende kanë vendosur disa raunde sanksionesh kundër regjimit të tij si përgjigje ndaj shtypjes kundërshtarëve në vend.

Gazetarët e burgosur të Radios Evropa e Lirë (nga e majta në të djathtë): Ihar Losik, Andrey Kuznechyk dhe Vladyslav Yesypenko.

Gazetarët e burgosur të Radios Evropa e Lirë (nga e majta në të djathtë): Ihar Losik, Andrey Kuznechyk dhe Vladyslav Yesypenko.

Kuznechyk është një nga tre gazetarët e REL-it – Losik dhe Vladyslav Yesypenko janë dy të tjerët – aktualisht të burgosur për akuza të lidhura me punën e tyre.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe REL-i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për lirimin e të treve, duke thënë se ata janë ndaluar padrejtësisht.

Losik është një bloger dhe kontributor për Shërbimin bjellorus të REL-it, i cili u dënua në dhjetor 2021 për disa akuza, duke përfshirë “organizimin dhe përgatitjen e veprimeve që shkelin rëndë rendin publik” dhe u dënua me 15 vjet burg.

Yesypenko, me shtetasi të dyfishtë ukrainase dhe ruse që kontribuoi për Crimea.Realities, një media rajonale e Shërbimit ukrainas të REL-it, u dënua në shkurt 2022 me gjashtë vjet burg nga një gjykatës rus në Krimenë e pushtuar, pas një gjyqi me dyer të mbyllura.

Ai u dënua për “posedim dhe transport të eksplozivëve”, një akuzë që ai e mohon kategorikisht. REL

Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump

VOA/Marrë nga Agence France-Presse

Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në janar, tha Shtëpia e Bardhë të hënën, duke e quajtur atë një “angazhim ndaj vlerave tona demokratike” pavarësisht se zoti Trump nuk kishte qenë i pranishën në ceremoninë e betimit të Presidentit Biden në 2021.

Presidenti i atëhershëm Donald Trump refuzoi të merrte pjesë në inaugurimin e zotit Biden në vitin 2021, pasi pretendoi në mënyrë të rreme se zgjedhjet, që i fitoi zoti Biden, ishin të manipuluara dhe përsëriti këto akuza në një tubim në Uashington, para se një pjesë mbështetësve të tij të sulmonte Kapitolin.

“Presidenti premtoi se do të merrte pjesë në inaugurimin e kujtdo që të fitonte zgjedhjet”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates para gazetarëve.

“Ai dhe Zonja e Parë do ta mbajnë premtimin dhe do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit”.

Zëdhënësi Bates shtoi: “Ai e sheh këtë si një demonstrim të rëndësishëm të përkushtimit ndaj vlerave tona demokratike dhe për nderimin e vullnetit të popullit, ndërsa ne vazhdojmë të ofrojmë një tranzicion të rregullt dhe efektiv.”

Pavarësisht se në mënyrë të përsëritur e cilësoi zotin Trump si një kërcënim për demokracinë gjatë fushatës së zgjedhjeve të këtij viti, demokrati Biden ka vendosur t’i sigurojë Trumpit një tranzicion të qetë edhe pse republikani Trump ia mohoi atij këtë.

Presidenti Biden e ftoi Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë një javë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, në të cilat ai fitoi ndaj rivales demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.

Biden, 82 vjeç, u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në korrik dhe mbështeti Nënpresidenten Harris pasi një paraqitje katastrofike në debatin me zotin Trump shkaktoi frikë tek demokratët për moshën dhe shëndetin e tij mendor.

Nesër protesta e PD- Burimi: Opozita ka fituar pikë në sytë e ndërkombëtarëve!

Nesër në orën 17:00 opozita do të mbajë sërish protestë, duke bllokuar segmentet kryesore rrugore në vend.

Në lidhje me këtë protestë, analisti Genc Burimi, në një intervistë me Skype në News 24 deklaroi se PD ka fituar pikë në sytë e ndërkombëtarëve. Ai tha se rezoluta e PPE është e jashtëzakonshme. Sipas tij, pas protestave, PD do të prezantojë edhe programin ekonomik, gjë që iu intereson shumë shqiptarëve.

“Nuk ka rëndësi numri i protestuesve. Opozita po fiton pikë në sytë e ndërkombëtarëve. Rezoluta e fundit e PPE, që u propozua nga PD është e jashtëzakonshme. PD ka fituar pikë të jashtëzakonshme me rezolutën e PPE. Nuk besoj se është problem bllokimi i rrugëve, sepse në Francë ka protesta të mëdha të fermerëve dhe nuk ka ndonjë problem. Pas tubimeve, opozita do kalojë te programi ekonomik. Kjo opozitë mendon sot se ka rëndësi kryesore që të mbahen zgjedhje të ndershme. Rezoluta e PPE për maxhorancën është shumë e rëndë. Kjo, pasi godet drejtësinë, godet arrestimet e liderëve të opozitës. Incidentet në takimet e Ramës janë normale, pasi ky kryeministër udhëton shtrenjtë me charter, kur drejton një popull të varfër”, tha Burimi.

Në lidhje me datën e zgjedhjeve, Burimi deklaroi se nuk ka rëndësi shumë kjo çështje, por fakti që po shkelen të drejtat e opozitës.

“Opozita nuk thotë se ka problem date, por ka problem të funksionimit të institucioneve. Edhe opozita dëshiron që të ketë kohë që vota e diasporës të numërohet sa më saktë. Janë dy rezoluta të CDI dhe të PPE, që thonë se në Shqipëri partia-shtet përdor burimet shtetërore për interesat e veta. Opozita po fiton terren pozitiv në arenën ndërkombëtare. Nga burimet e mia më thonë se opozita nuk ka kërkuar datën 4. Nëse opozita dëshiron datën 4 maj, duhet të bëjë mbledhje. Maxhoranca ka shkelur me këmbë të drejtat e opozitës. Opozita sot s’po përgjigjet shumë për datën e zgjedhjeve, sepse po i kthen reston kësaj maxhorance”, u shpreh Burimi. bw


Send this to a friend