Një bojaxhi bleu një cop tokë në krah të shtëpise së një doktori dhe i tha inxhinierit:
– E dua shtëpinë të njëjtë si të doktorit, e dua gjithçka kopje si ajo.
– Në rregull – i tha inxhinieri dhe ja bëri njëlloj si të doktorit .
Pasi kish mbaruar shtëpia doli më ballkon dhe i foli doktorit.
– Hej doktor, jemi njëlloj, kemi të njëjtën shëpi!
– Çfarë thua – i thotë doktori, – nga jashtë mundet por nga brenda unë e kam me orenditë më të shtrenjta, kurse ti e ke bosh.
Ngrihet ky dhe vete e blen të njëjtat orendi si të doktorit .
Del prapë në ballkon dhe i flet:
– Doktor, doktor, tani jemi njëlloj !
– Çfarë thua – i thotë doktori, – pa shiko Mercedezin që kam unë dhe shiko makinën tënde mu si karrocë.
I nevrikosur bojaxhiu çohet dhe shkon e blen Mercedezin njëlloj si te doktorit.
Të nesërmen del në ballkon dhe i flet doktorit?
– Doktor, doktor, tani jam më lart se ti!
– Pse?! – i thotë doktori.
– Epo unë e kam komshiun doktor, ndërsa ti e ke komshiun bojaxhi!!!
Komentet