Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar nje fitore të opozitës dhe mbarë shqiptarëve rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Berisha tha se 6 marsi shënoi edhe rikthimin e tij në skenën politike dhe në opozitë.
“Kjo ishte një fitore e opozitës dhe mbarë shqiptarëve. Me 6 mars afirmohet përfundimisht opozita e vërtetë në Shqipëri. Nuk ka shqiptar që nuk thotë se Shtëpia e Lirisë është opozita e vërtetë e Shqipërisë. Në këtë situatë dëshpëruese e kaotike për shqiptarët zhvillimi pozitiv ishte rezultati i 6 marsit.
A kishte kjo lidhje me Berishën?
Padiskutim. Ajo shënonte rikthimin e Sali Berishës si opozitar në skenën politike shqiptare. Zgjedhjet e 6 marsit ishin për opozitën një gjendje unike më e pazakonta. Opozita përballej me logon e vet të rrëmbyer nga qeveria me qëllimin ogurzi të mbajtjes gjallë të opozitës fallco por dështoi. Ato treguan se shqiptarët janë për një opozitë të vërtetë që duhet të bashkohet për të ecur drejt fitores. Isha i shqetësuar për logon, logo kishte mbështetjen që meritonte PD dhe bëra gjithçka te identifikoj veten time edhe pse aty ishte edhe LSI.
Humbjen ndaj PS në zgjedhje
Edhe në këto zgjedhje edhe pse nuk u arrit fitore, u arrit një stacion i rëndësishëm për të ecur drejt fitores. Rama nga 6 marsi nuk ka qetësi, del i dridhur para kamerave.
Bojkoti
Elektorati i PD u mërzit nga logoja.U desh një punë intensive për t’u superuar ky problem.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i sigurtë për një vazhdim të koalicionit me LSI-në. Në emisionin Kjo Javë me Nisida Tufën, Berisha u shpreh besimplotë se bashkëpunimi në të ardhmen do të vazhdojë.
I pyetur nëse ka sakrifikuar për marrjen e vendimit për rikthim, Berisha tha se hoqi dorë nga jeta që kishte ndërtuar edhe pse nuk ishte i sigurtë se do të kishte mbështetje.
Ulje tonesh ndaj Bashës?
Qëndrimet e tij janë qëndrimet e tij, unë ndjek axhendën e PD. Ai është dhe do mbetet deputet i PD.
A mund të sakrifikonit diçka për PD-në?
Të lëmë mënjanë modestinë. Ky vendim për rikthim mbart pas vetes sakrifica. Unë kisha ndërtuar jetën time me projekte të tjera që i kam sakrifikuar dhe u riktheva. Nuk ishte e lehtë. Ditën që kam marrë vendimin më thanë sa i sigurtë se ti se do të kesh mbështetje. Aspak u thashë unë. Asnjë betejë nuk e kam nisur me sigurinë se do të fitoj. Në këtë betejë nuk jam penduar që i kam hyrë e rikthyer.
8 janari ishte një përpjekje paqësore për t’u vendosur në selinë e PD. Ishte çnjerëzore qëndrimi që Lulzim Brava mbajti ndaj demokratëve. U përdorën sasitë më të mëdha të gazit. Aty tregoi gjithçka se Basha kishte humbur çdo autoritet moral për të qenë kryetar i saj.
Koalicioni me LSI
Jam për koalicion me LSI dhe me shumë forca të tjera që duan të jenë opozitë. Do të bashkëpunoj me kryetarin e një partie tjetër. Komunikojmë vazhdimisht.
Pse mendoni se Edi Rama është i trembur?
Ai ka humbur qetësinë. Tek deklaratat që bën, qëndrimet në çdo gjë. Rama defakto është i dërrmuar. Drita në tunel po i shuhet.
Kanë një problem shqiptarët. Nuk i duan kukullat. bw
Komentet