Kryetari Bashkia e Tiranes z. Erion Veliaj, ka paraqitur per miratim ne Keshillin Bashkiak Tirane, relacionin per zevendesimin e palmave te thara me pisha te buta PINUS PINEA, nepermjet projektit:
“Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne zonen industriale mbikalimi KAMEZ – mbikalimi KASHAR” i cili me pas eshte miratuar nga ana e Keshillit Bashkiak te Tiranes me anen e:
V.K.B Nr. 120 date 23.11.2017
“Per disa ndryshime ne Vendimin Nr. 84, date 29.12.2016 te Keshillit bashkiak “Per miratimin e programit buxhtor afatmesem 2017-2019 dhe detajimin e buxhetit te Bashkise se Tiranes per vitin 2017” (I ndryshuar)
Shperndarja e fondit ne Programin e Sherbimeve Publike Vendore 2017-2019 per Autoritetin Kontraktues DPN1(Drejtori ne varesi te Bashkise Tirane), per kete projekt eshte si me poshte:
Fondi Limit: 333,831,221 Leke
Detajimi per muajin Dhjetor 2017: 66,766,244 Leke
Planifikuar: per Vitin 2018, 116,840,927 Leke
per Vitin 2019, 150,224,049 Leke
Duke qene se, per kete tender eshte bere kallzim penal ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane nga ana e subjektit PD, ndaj Kryetarit z. Erion Veliaj dhe nepunesve te Bashkise Tirane qe kane zhvilluar proceduren e tenderit per fondin e vene ne dispozicion nga Keshilli Bashkiak Tirane, sipas:
Procedimit Penal: Nr. 7314/2018
Kallzimit: Nr. 12091/2018
Data e egjistrimit 21 Shtator 2018
Akuza: “Shperdorim i detyres” dhe “Shkeljes se barazise ne tendera apo ankande publike”.
Baza ligjiore: Neni 248 dhe 258 i Kodit Penal dhe nenet 76, 80, 280 te K.Pr.Penale
verehet se trupa gjykuese e Gjykates se Apelit Tirane, ne Vendimin e saj me Nr. 30-2019-2951 Data 10/18/2019, ka arritur ne konkluzionin se:
“Në rastin konkret ky kolegj, vlerëson se vendimi i gjykates për pranimin kërkesës, për Pushimin e çështjes penale Nr.7314 të vitit 2018, regjistruar për veprat penale – të “Shpërdorimi I detyrës”, dhe “ Shkelja e barazisë së pjesëmarësve në tendera apo ankande publike” të parashikuar nga nenet 248 e 258 I K.Penal,është i drejtë, pasi prokurori ka sqaruar plotësisht rrethanat e procedimit penal të kerkuar për t`u pushuar,Gjykata e apelit, sikurse dhe gjykata e rrethit, konstaton se hetimet e kryera nga organi i prokurorise jane te plota, per te arritur ne perfundimin se, nuk ndodhemi para vepres penale te parashikuar nga nga neni 248 dhe 258 të Kodit Penal, dhe rrjedhimisht e çmon të drejtë” perfundimin e gjykates se rrethit per pranimin e kerkeses se prokurorit për pushimin e Pushimin e procedimit penal, Nr.7314 të vitit 2018, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Per sa me siper, nepermjet ketij postimi kerkohet qe te behet transparenca e veprimeve dhe mosveprimeve te:
⦁ Kryetarit te Bashkise Tirane z. Erion Veliaj dhe vartesve te tij ne Bashkine Tirane;
⦁ Kryetarit te Keshillit Bashkiak Tirane dhe keshilltareve te Keshillit Bashkiak Tirane;
⦁ Organeve te sistemit te Drejtesise qe kane hetuar dhe gjykuar kallzimin penal per tenderin “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar” te Bashkise Tirane, sic jane, OPGJ, Prokurori i ceshtjes, Gjyqtarja e Gjykates se Rrethit Tirane dhe trupa gjykuese e Gjykates se Apelit Tirane)
ku, sejcili prej tyre ka shkelur ligjin ne ushtrim te funksionit te detyres te ngarkuar me ligj, duke u bere pale ne shperdorimin e parave te taksapaguesve te qytetit te Tiranes, per pojektit “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar,me vlere 333,831,060 Leke
Per te bere transparencen e veprimeve dhe mosveprimeve me pasoje shperdorimin e parave te taksapaguesve shqiptare eshte e domosdoshme qe qytetari te informohet se: Prokurimi i Fondeve Publike kalon neper tre faza, te cilat jane te lidhura ngushtesisht me njera tjetren. Keto tre faza jane si me poshte:
⦁ Faza e Pare: Percaktimi i fondit limit per realizimin e nje projekti te caktuar
⦁ Faza e Dyte: Percaktimi i specifikimeve teknike, Vleresimi ofertave dhe lidhja e kontrates
⦁ Faza e trete: Realizimi i projektit nga fituesi, marrja ne dorezim nga Autoritetit Kontraktor
Nese nuk realizohet faza e pare e nje prokurimi publik (percaktimi i fondit limit per realizimin e nje projekti te caktuar) dhe miratimin e ketij fondi nga organi pergjegjes (ne rastin konkret Keshilli Bashkiak Tirane) nuk mund te kemi realizim te asnje projekti me fonde publike (para te taksapaguesve shqipetare).
Lidhur me me sa me siper eshte e nevojshme qe te behet transparenca ne cdo faze te Prokurimit Publik, per te dale ne pah edhe pergjegjesite e sejcilit prej aktoreve pergjegjes qe kane ndermarre veprime ne kundershtim me ligjin, ne cdo faze te prokurimit Publik.
Le te bejme transparencen sipas Fazave te Prokurimit Publik.
⦁ Faza e Pare e Prokurimit Publik:
Vlen per t’u theksuar se ne Fazen e Pare te Prokurimit Publik konsumohet vetem vepra penale e “Shperdorimit te detyres”, te funksionareve publik, ne rastin konkret kemi te kallzuar Kryetarin e Bashkise Tirane z. Erion Veliaj per “Shperdorim detyre”.
Ne Fazen e Pare te prokurimit publik, pergjegjesite ndahen si me poshte:
⦁ Kryetarit te Bashkise Tirane z. Erion Veliaj;
⦁ Kryetarit te Keshillit Bashkiak dhe keshilltareve te komisioneve te K.B:
⦁ Keshilltaret e Komisioni i Finances;
⦁ Keshilltaret e Komisioni i Sherbimeve Publike;
⦁ Keshilltaret e Komisioni Juridik.
⦁ Prefekti i Tiranes
⦁ Pergjegjesite e Kryetarit te Bashkise Tirane z. Erion Veliaj, ne fazen e Pare te Prokurimit.
Ne Fazen e Pare te Prokurimit Publik, nese Fondi Limit, percaktohet pertej asaj qe eshte ne realitet, pra fryhet artificialisht, ne kete rast Kryetari e Bashkise Tirane z. Erion Veliaj eshte ne kushtet e konsumimit te vepres penale te “Shperdorimit te detyres” dhe eshte subjekt i SPAK, dhe jo subjekt i Prokurorise Tirane.
Si ka vepruar proceduralisht Kryetari i Bashkise Tirane z. Erion Veliaj per percaktimin e Fondit Limit?
⦁ Projekti “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, nuk ka qene pjese e PBA 2017-2019, miratuar me vendimin Nr. 84 date 29.12.2016.
⦁ Projekti “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, eshte miratuar si projekt i ri, ne PBA 2017-2019 (i ndryshuar) me VKB Nr. 120 date 23.11.2017 ne te cilin konstatohet se:
⦁ Projekti realizohet ne prone te ARRSH (Pushteti Qendror) dhe jo ne prone te Bashkise Tirane (Pushteti Lokal)? Me duhet te theksoj se ne keshillin Bashkiak te dates 23.11.2017 ky projekt eshte kundershtuar ashper nga :
⦁ Grupi i Keshilltareve te PD-se, I cili ne shenje proteste nuk ka marre pjese ne votim.
⦁ Grupi I Keshilltareve te LSI (aleat i PS), i cili e ka kundershtuar duke votuar kunder.
⦁ Iniciator per kete projekt eshte DPN1, me shkresen Nr. 40547 Prot date 06.11.207, ne te cilen propozohet: “Qe ne vend te palmave gjate ketij segmenti rrugor te mbillen lloje dekorative me Pishe te Bute, qe pershtaten me klimen dhe mjedisin. Duke qene se periudha me e mire per mbjelljen e pishes se bute eshte muaji dhjetor, kerkohet perfshirja ne buxhet e ketij investimi” si dhe Drejtoria e Pergjithshme te Sherbimeve Publike me shkresen Nr.40759 Prot 07.11.2017 e cila njofton Kryetarin e Bashkise Tirane ne lidhje me kete situate dhe masat qe duhet te ndermerren.
⦁ Nga ana e tij, Kryetari i Bashkise z. Erion Veliaj, ne relacionin per projektin e Pishave te Buta, derguar Keshillit Bashkiak te Tiranes per miratim me shkresen percjellese Nr. 40966 date 09.11.2017 eshte shprehur se: “Per te bere te mundur shtimin e financimit ne buxhet, te vleres prej 333.831,221 Leke, jane pakesuar fonde ne ato artikuj ku eshte vene re nje realizim 10 mujor me i ulet nga planifikimi …….. dhe pas diskutimeve me Drejtorine e Finances dhe Drejtorine e Pastrimit se kush eshte I pritshmi te likuidohet deri ne fund te vitit 2017 (detyrime te prapambetura + te reja) rezulton te kemi nje fond te paperdorur te cilin kemi gjykuar qe ta perdorim per nevoja te tjera. Efektet financiare te kerkesave te mesiperme jane pasqyruar ne pasqyren Nr.1 , pjese perberese e ketij vendimi”.
⦁ Nga ana tjeter nga tabela 3/1, e miratuar ne zbatim te VKB Nr. 120 date 23.11.2017 tregon se limiti per muajin dhjetor 2017 prej 66,766,244 milion leke, per projektin e Pishave te Buta perbehet nga Granti dhe te ardhurat e Bashkise.
Duke qene se, procedurat e ndjekura nga Kryetari i Bashkise Tirane z. Erion Veliaj, per perfshirjen ne buxhetin e PBA 2017 (I ndryshuar) dhe detajimin per vitin buxhetor 2017, te nje projekti te ri “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, nga njera ane bien ndesh me procedurat e percaktuara nga Udhezimi i MF dhe nga ana tjeter Drejtesia e gjunjezuar perpara Erion Velise (OPGJ, Prokurori, Gjyqtarja e Rrethit dhe trupa e Gjykates se Apelit), e cila e ka mbrojtur ate, duke e perjashtuar nga hetimi gjyqesor dhe nga gjykimi penal (i kallzuar nga PD per “Shperdorim Detyre”), nuk na mbetet gje tjeter vecse t’i shtrojme disa pyetje SPAK-ut, per te cilat qytetaret shqiptare kerkojne pergjigjie per shperdorimin dhe abuzimin me parate e tyre nga Kryetari I Bashkise Tirane z. Erion Veliaj si me poshte:
⦁ Si lindi ideja e realizimit te projektit per “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar?
⦁ Kush e ka bere projektin ne fjale dhe a jane shpenzuar para per hartimin e tij dhe nese po, sa eshte vlera e shpenzuar per realizimit te ketij projekti?
⦁ A eshte shoqeruar hartimi i projektit me nje preventiv, mbi bazen e te cilit eshte percaktuar fondi limit, sepse sipas shpjegimeve te mesiperme vlera totale e miratuar ne keshillin Bashkiak per kete projekt eshte mjaft e madhe prej 333,831,221 Leke? Perse eshte shperndare ky fond prej 333.831,221 Leke ne tre vite dhe nuk eshte lene per t.u prokuruar I gjithi njeheresh brenda muajit dhjetor 2017, por eshte shperndare si me poshte:
⦁ detajuar per tu tenderuar per vitin 2017 me fond limit me vlere 66,766,244 Leke;
⦁ planifikuar per tu realizuar ne vitin 2018 me vlere 116,840,927 Leke
⦁ planifikuar per tu realizuar ne vitin 2019 me vlere 150,224,049 Leke.
ndersa eshte prokuruar nga ana e Autoritetit Kontraktor e gjithe vlera prej 333.831.221 Leke, ne nje kohe qe fondet e viteve 2018 dhe 2019 jane te planifikuara por jo te miratuara per tu shpenzuar ne vitin 2017?
⦁ Sa eshte vlera e Grantit qe eshte perdorur per realizimin e ketij projekti ne krahasim me vleren e financimit nga te ardhurat e Bashkise?
⦁ A eshte paraqitur ne relacionin shpjegues nevoja e jashtezakoneshme per realizimin e ketij projekti?
⦁ A kane marre pjese ne hartimin e PBA 2017-2019 (I ndryshuar), Ekipi i Menaxhimit te Programeve (EMP)?
⦁ Kush jane anetaret e EMP qe kane hartuar projektet e programit te Sherbimeve Publike per DPN1?
⦁ Perse nga investigimet e BIRN, mediave vizive dhe te shkruara apo rrjeteve sociale, ne kohen qe eshte zhvilluar ky tender ka rezuktuar se vlera e nje Pishe te Bute (Pines Pinea) ne tregun e lire te jete mesatarisht 100,000 Leke (6-7 here me e vogel se ojo e percaktuar ne preventivin qe eshte paraqitur nga Kryetari i Bashkise Erion Veliaj dhe miratuar nga Keshilli Bahkiak Tirane me VKB Nr. 120 date 23.11.2017?ne Keshilli)?
⦁ Si rregull, rishpërndarja e fondeve nga projektet në vazhdim për projekte të reja nuk lejohet, përveç rasteve të jashtëzakonshme që duhet të autorizohen nga Këshilli Bashkiak i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Per kete pyesim SPAKU-n, se cilat e bene te jashtezokonshme kete projekt qe te propozohej per miratim nga Kryetari i Bashkise z. Erion Veliaj, pervec asaj qe po propozonte per te investontuar ne nje prone qe nuk ishte e Bashkise Tirane por e ARRSH dhe se Tirana kishte dhe ka mjaft problem qe mund te investoheshin keto per te zgjidhur nje ose disa halle qe rendojne mbi shpatullar e qytetareve te Tirane me vleren e ketyre parave prej 333.831,221 Leke?
⦁ Per paraqitjen e projekteve te reja, Kryetari i Bashkise Tirane duhet qe ta kishte te perfshire kete projekt ne Planin e Menaxhimit Strategjik te BashkiseTirane, per ta perfshire me pas ne PBA per 2017-2019. Per cdo projekt te perfshire ne PBA duhet qe me pare te merret mendimi i komunitetit i cili ne kete rast nuk eshte marre sepse nuk ka patur as kohe fizike per t’a diskutuar me te gjithe qytetaret e Tiranes, pasi kishte vetem nje dite kohe dhe Kryetari I Bashkise Tirane eshte mjaftuar vetem me nje bisede me Drejtorine e Finances? Per kete shtrohet pyetja: Perse nuk eshte marre mendimi i komunitetit sipas referimeve te Udhezimit te MF?Perse Bashkia e Tiranes ka nje vlere kaq te larte mosrealizimesh te projekteve ne programet e saj per vitin 2017?
⦁ Pergjegjesite e Keshillit Bashkiak Tirane, ne fazen e Pare te Prokurimit.
Me depozitimin nga ana e Kryetarit te Bashkise Tirane te kerkeses per shqyrtim te materialeve te pergatitura nga drejtorite e varesise se tij, ne Sekretarine e Keshillit Bashkiak Tirane, materialet kalojne per shqyrtim ne komisionet perkates dhe konkretisht:
⦁ Komisioni i Finances
⦁ Komisioni i Sherbimeve Publike
⦁ Komisioni Juridik
Me qene se, ne Vendimin e Apelit eshte e provuar se Prokurori nuk e ka hetuar Fazen e Pare ate te percaktimit te fondit limit, dhe gjyqesori nuk e ka gjykuar Fazen e Pare, per te nxjerre pergjegjesite penale te “Shperdorimit te detyres” te Kryetarit te Bashkise Tirane, sic eshte kerkuar edhe nga Kallzuesi PD, atehere SPAKU-t jemi te detyruar qe t’i drejtojme pyetjet e meposhtme per te nxjerre pergjegjesite e ekzekutivit te Bashkise dhe Keshilltareve te Komisioneve perkates te cilet jane shprehur dhe kane marre vendime per materialin e paraqitur te projektit “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, si me poshte:
⦁ Cili eshte qendrimi i Drejtoreve te Drejtorive te Finances, Sherbimeve Publike dhe Drejtorise Juridike per kete projekt ne komisionet e mesiperme?
⦁ Cili eshte mendimi i Keshilltareve te Komisionit te Finances, Sherbimit Publike dhe Juridik?
⦁ A kane bere verejtje ne keto komisione keshilltaret bashkiak dhe nese po, a jane reflektuar verejtjet e tyre ne vendimin perfundimtar per kete Projekt?
⦁ Projekti i paraqitur ne komisione a eshte i shoqeruar me preventivin perkates mbi bazen e te cilit eshte llogaritur fondi limit prej 333,831,221 Leke?
⦁ A ka patur verejtje nga keshilltaret per vleren e nje Pishe te Bute (Pinus Pinea), e cila rezulton te jete 6-7 here me e madhe se vlera e saj ne tregun e lire (investigimi i BIRN)?
⦁ A eshte trajtuar ne komisione gjendja e jashtezakoneshme per realizimin e ketij projekti dhe nese po a eshte pasqyruar kjo ne vendimin e keshillit Bashkiak per kete projekt?
⦁ Cili eshte mendimi i Kryetarit te Keshillit Bashkiak per fondin limit qe po I alokohej per tu prokuruar AK DPN1 (Drejtori ne vartesi te Bashkise Tirane), ne vleren prej 333,831,221 Leke per tu investuar ne pronen e ARRSH-se dhe jo ne pronen e Bashkise Tirane?
⦁ A duhej te ndiqej rruga e korespondences se thjeshte me Prefekturen e Tiranes per konfirmim ligjshmerie, ne nje kohe qe nga data 23.11.2017, e miratimit ne KB, konfirmimi per verifikim ligjshmerie nga Prefekti, ka ardhur ne sekretarine e Keshillit Bashkiak pas 18 ditesh, duke kondicionuar me pas Autoritetin Kontraktor DPN1 qe te zhvilloje tender me procedure “me negocim pa shpallje paraprake”?
⦁ Pergjegjesite e Prefektit Tirane, ne fazen e Pare te Prokurimit.
Pyetja qe i drejtojme SPAKU-t, per Prefekturen e Tiranes eshte si me poshte:
⦁ Perse nuk ka vepruar me shpejtesi per te konfirmuar ligjshmerine e vendimit per projektin “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, kur dihej se kishin te benim me nje fond limit prej 333,831,221 Leke dhe qe duhej te zbatohej procedura me tender te hapur per te ruajtur barazine e pjesmarrjes ne tender te subjekteve te ndryshem qe ofrojne kete sherbim, kur dihet se per kete procedure duhet nje minimum prej 23 ditesh per te zhvilluar fazen e dyte te prokurimit deri ne shpalljen e fituesit nga KVO dhe lidhjen e Kontrates me subjektin e shpallur fitues, ndersa konfirmimi ka dale nga Prefektura Tirane, me daten 06.12.2017 dhe ka arritur ne Bashkine Tirane me daten 11.12.2017, ndersa Kryetari I Bashkise Tirane e ka derguar per zbatim Vendimin e Keshillit Bashkiak Nr. 120 date 23.11.2017 ne daten 19.12.2017, duke i vendosur te gjitha Autoritetet Kontraktore ne vartesi te tij (sikurse edhe AK DPN1 ne rastin konkret) ne perzgjedhjen e procedures se prokurimit “Me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit)?
⦁ A mbahen pergjegjes para ligjit Kryetari I Bashkise, Keshilli Bashkiak dhe Prefekti I Riranes qe si rezultat I mosveprimit me shpejtesi per konfirmim ligjshmerie kane ndikuar direct ne zhvillimin e procedures se tenderit “Me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit”?
⦁ Faza e Dyte e Prokurimit Publik:
Gjate kesaj faze konsumohet vepra penale e “Shkeljes se barazise se pjesmarresve ne tendera apo ne ankande publike” nga Autoriteti Kontraktor DPN1 (por nuk perjashtohet mundesia e konsumimit te vepres penale te “Shperdorimit te detyres”, kur procedohet per:
⦁ Percaktimin i kritereve kualifikuese;
⦁ Percaktimi i fondit limit te kontrates;
⦁ Percaktimi i llojit te prokurimit publik:
⦁ Kualifikimi apo skualifikimi i operatoreve ekonomik (KVO)
Ndersa gjate fazes se ankimimit e deri deri ne perfundimin te ketij procesi, kemi konsumim te vepres penale te “Shperdorimit te detyres”.
Si ka proceduar Autoriteti Kontraktor DPN1 gjate kesaj faze.
⦁ Me shkresen e Kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj me Nr. 45636 Prot. i Bashkise date 18.12.2017, protokolluar ne DPN1 me Nr.3180 date 19.12.2017, njoftohet Autoriteti Kontraktor DPN1 per nje ndryshim buxheti sipas V.K.B. Nr. 120 date 23.11.2017, per te prokuruar fondin limit te detajuar per muajin Dhjetor 2017, me me vlere prej 66,766,244 Leke, per realizimin e projektit “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”.
⦁ Autoriteti Kontraktor DPN1 ka proceduar brenda dates 20.12.2017, ne hartimin e te gjithe dokumentacionit te nevojshem qe i duhet KVO-se per te bere vleresimin e ofertave dhe shpalljen e fituesit? Keshtu Drejtoresha e DPN1 ka proceduar si me poshte:
⦁ Me shkresen Nr. 3179/1 Prot. date 20.12.2017, AK DPN1, ka nxjerr Urdherin e Brendeshem per ngritjen e Grupit te punes te perbere nga 5 anetar per: Hartim relacioni dhe informacioni permbledhes per zhvillimin e projektit te ardhur nga Bashkia Tirane, me objekt “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”.
⦁ Me shkresen Nr. 3179/2 Prot. date 20.12.2017, Grupi i punes, I dergon Drejtoreshes se AK DPN1 Relacionin permbledhes te perbere prej 6 faqesh.
⦁ Me shkresen Nr. 3188 Prot. date 20.12.2017, AK DPN1, ka nxjerr Urdherin e Brendeshem per: “Ngritjen e komisionit per pergatitjen e specifikimeve teknike dhe kritereve teknike” te perbere prej 3 anetaresh, per proceduren e Prokurimit me objekt: “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”.
⦁ Me shkresen pa Nr. Prot. dhe pa date, me emertese “Specifikime Teknike”, Komisioni per pergatitjen e specifikimeve teknike i dergon Sektorit te Prokurimeve relacionin perkates I perbere prej 6 faqesh.
⦁ Me shkresen Nr. 91/2 Prot. date 20.12.2017, AK DPN1, ka nxjerr Urdherin e Brendeshem per: Ngritjen e Komisionit per llogaritjen e fondit limit te kontrates.
⦁ Me shkresen pa Nr. Prot. date 20.12.2017 komisioni i llogaritjes se fondit limit te kontrates, ka paraqitur argumentimin e llogaritjes se fondit limit te kontrates per projektin “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, i perbere nga 5 faqe, nga te cilar 3 faqe jane ofertat e shoqerive “DEA 09” shpk; “GREEN FARM” shpk dhe “SILVIO” shpk dhe 2 faqe jane perllogaritjet si mesatare e tre ofertave te mesiperme, ne te cilen eshte percaktuar fondi limit I kontrates me vlere prej 278,192,550 Leke, pa TVSH, cuditerisht e barabarte me vleren e plote te projektit te miratuar nga Keshilli Bashkiak i Tiranes, ndersa fondi limit I detajuar per tu shpenzuar per vitin 2017 ishte me vleren prej 66,766,244Leke, ndersa fondet e viteve 2918 dhe 2019 jane vetem te planifikuara ne buxhetin afatmesem te PBA 2017-2019 dhe nuk jane te miratuara per tu shpenzuar per vitin 2017?
⦁ Me shkresen Nr. 3187 Prot. date 20.12.2017, AK DPN1, ka miratuar kerkesen e Drejtorit te Drejtorise se Planifikimeve, Menaxhimeve dhe Sherbimeve “Per hapjen e procedurave te prokurimit publik me objekt: “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar” me procedure “Me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit te kontrates” me:
⦁ Fond Limit : 278,192,684 Leke pa TVSH
⦁ TVSH : 55,638,537 Leke
⦁ Fondi Total: 333,831,221 Leke me TVSH
⦁ Me shkresen Nr. 3194 Prot. date 20.12.2017, AK DPN1, ka nxjerre Urdherin e Prokurimit
⦁ Me shkresen Nr.3194/1Prot. date 20.12.2017, AK DPN1, ka nxjerre Urdherin per ngritjen e Komisionit te Prokurimit, I perbere nga 3 anetar.
⦁ Me shkresen pa Nr. Prot. date 20.12.2017, Njesia e Prokurimit , ka mbajtur Proces-Verbalin “Mbi hartimin dhe miratimin e dokumentave te tenderit per kontraten e furnizimit te mallrave dhe objekt: “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, gjithsej 6 faqe, ndersa dokumenta te tenderit bashkelidhur gjithsej 35 Faqe
⦁ Me shkresat Nr.3189-3193 Prot. date 20.12.2017, AK DPNI ka derguar “Ftese per Oferte” per 5 subjekte “Lala” shpk; “Fusha” shpk; “GREEN FARM” shpk; “DEAN 09” shpk dhe “SHANS INVEST” shpk.
Nisur nga faktet e mesiperme, sipas te cilave rezulton e provuar dhe e dokumentuar ne dosjen hetimore se, e gjithe procedura e pergatitjes se dokumentacionit te tenderit nga ana e AK, DPN1, eshte kryer brenda 1 (nje) dite (pra brenda dates 20.12.2021), jo vetem qe implikon AK DPN1 si bashkepunetore e Kryetarit te Bashkise Tirane z. Erion Veliaj ne kete procedure prokurimi por, ben bashkefajtor edhe Sistemin e Drejtesise qe kane shqyrtuar kete dosje penale sic jane OPGJ, Prokurorin, Gjykaten e Rrethit dhe trupa gjykuese e Gjykates se Apelit Tirane, te cilet nuk e kane evidentuar kete fakt pra, pamundesine fizike te AK, DPN1 per te pergatitur dokumentat e tenderit brenda 8 oresh, dhe per kete aresye ne interest e publikut dhe te berjes transparente te abuzimit me parate e taksapaguesve te qytetit te Tiranes po i drejtojme disa pyetje SPAK-ut kekojme qe ta bejme ne trasparencen e veprimeve te AK, DPN1, duke I drejtuar disa pyetje SPAK-ut ne lidhje me konsumin e vepres penale te “Shkeljes se barazise se pjesmarresve ne tendera apo ne ankande publike” nga Autoriteti Kontraktor DPN, gje qe duhet t’a kishte bere Prokuroria gjate fazes se hetimit dhe gjykata gjate fazes se gjykimit, si me poshte:
⦁ C’far e ka shtyre AK DPN1, qe te kryeje te gjithe proceduren e pergatitjes se dokumentave te tenderit “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, ne nje kohe qe eshte e pamundur si kohe fizike te kryhen te gjitha brenda 8 oresh?
⦁ Komisioni i ngritur per percaktimin e vleres limit te kontrates, ka testuar tregun dhe ka marre 3 oferta, pikerisht nga shoqeria “DEA 09” shpk; Shoqeria “GREEN FARM” shpk dhe “SILVIO” shpk. Theksoj se keto oferta nuk jane kerkuar zyrtarisht me dokument por verbalisht ju eshte kerkuar me goje, pasi kane vajtur dhe marre kontakt fizik me perfaqesuesit e ketyre subjekteve. Subjektet nga ana e tyre jane pergjigjet zyrtarisht me shkresat perkatese te ofertave te kerkuara.
Nga verifikimi i ketyre ofertave rezulton si me poshte, sipas zerave te situacioneve te subjekteve rezulton se:
⦁ Cmimet njesi per Pishat e Buta (Pinus Pinea) sipas subjekteve eshte si me poshte:
⦁ Per shoqerine “DEA 09” shpk 649,999 Leke ????
⦁ Per shoqerine “GREEN FARM”shpk 662,700 Leke ????
⦁ Per shoqerine “SILVIO” shpk 700,000 Leke ????
Cmimi Njesi mesatar eshte 670,899 Leke ????
⦁ Oferta njesi/pishe per shoq. “Fusha” shpk 635,000 Leke ????
Duke marre per baze se vlera e nje pishe ne tregun e lire (Investigimi I BIRN) eshte afersisht 100,000 Leke atehere konstatohet se fitimi neto nga abuzimi i rritjes se cmimit njesi per nje pishe te bute (Pines Pinea) eshte:
415 pisha x 535,000 Leke/pishe = 222,025,000 Leke
Kjo perben veper penale te korrupsionit ne bashkepunim.
⦁ A kemi te bejme me vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te AK DPN1, te cilet me veprimet dhe mosveprimet e tyre dhe ne bashkepunim me njerin, kane pranuar ne heshtje rritjen me afersisht 6 fishin e cmimit te vleres se nje pishe ne krahasim me ate te tregut te lire, me qellim pervetesimin e 222,025,000 Leke te taksapaguesve shqipetar?
⦁ Si eshte e mundur qe ne situacionet e tyre te tre shoqerive qe ju eshte marre oferta per percaktimin e fondit limit te kontrates nga komisioni perkates, konstatohet se vlera e nje pishe te bute eshte me teper se 6 here vleren e nje pishe te bute ne tregun e lire, e konstatuar sipas investigimit te BIRN ne kohen e zhvillimit te tenderit?
⦁ Nga sa me siper, ka dyshime te arsyeshme qe te ekzistoje mundesia e bashkepunimit midis shoqerive te mesiperme “DEA 09” shpk; “GREEN FARM”shpk dhe “SILVIO” shpk, dhe Kryetarit te Bashkise Tirane z. Erion Veliaj, per te percaktuar cmimin njesi te nje pishe te bute (Pinus Pinea), me perafersisht rreth 6 fishin e vleres se nje pishe te bute (Pines Pinea) ne tregun e lire, pasi ky i fundit ka perjashtuar nga percaktimi i Fondit Limit te ketij projekti, Ekipin e Menaxhimit te Programeve (EMP), si pergjegjes kryesor sebashku me GMS (Grupi i Menaxhimit Strategjik) ne lidhje me kostot e projektit te ri, (procedura te percaktuara nga Udhezimi i MF) “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”. te perfshire ne menyre abusive ne PBA 2017-2019 (i ndryshuar), sipas VKB Nr.120 date 23.11.2017, sepse mungon ngarja e jashtezakoneshme per te justifikuar vendimin e Keshillit Bashkiak, i cili nga ana tjeter ka miratuar nje fond limit prej 333,831,221 Leke dhe detajimin e fondit per muajin dhjetor 2017 ne vleren 66,766,244 leke, i miratuar per t’u investuar ne pronen e ARRSH?
⦁ Si eshte e mundur qe Fondi Limit i Kontrates “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, i perllogaritur nga Komisioni perkates te jete i njejte me Fondin limit te paraqitur nga Kryetari i Bashkise Tirane z, Erion Veliaj si me poshte:
⦁ Fondi Limit i Erion Veliajt, i miratuar nga KB eshte: 333,831,221 Leke
⦁ Fondi Limit i Kontrates se llogaritur nga Komisioni: 333,831,060 Leke?
Sic shihet diferenca eshte 161 Leke?
⦁ Nga nje shikim me sy te lire te situacioneve te paraqitura nga subjektet “DEA 09” shpk; “GREEN FARM”shpk dhe “SILVIO” shpk mbi bazen e te cileve eshte llogaritur Fondi Limit I Kontrates, verehet se per shkuljen e 350 dru dekorativ ka parashikuar shpenzime si me poshte:
⦁ “GREEN FARM”shpk do te shpenzonte 98.000 Leke (Cmimi njesi 280.00 Leke)
⦁ “DEA 09” shpk do te shpenzonte 77.000 Leke (Cmimi njesi 220.00 Leke)
⦁ “SILVIO” shpk do te shpenzonte 70,000 Leke (Cmimi njesi 200.00 Leke)
ndersa
⦁ “Fusha” shpk ka shpenzuar 3,395.000 Leke (Cmimi njesi 9,700.00 Leke)
Pra “Fusha” shpk per shkuljen e 350 dru dekorativ ka futur ne xhep 3,300,000 Leke neto dhe asnje njeri qe ka detyre funksionale nga AK DPN1, nuk e konstaton, Prokuroria nuk e heton dhe gjykatat nuk e gjykojne?
A quhet vjedhje e taksave te qytetarit te Tiranes, per ju zoterinj te SPAK-ut, kjo qe ju be me siper transparente?
⦁ Perse Komisioni per percaktimin e Vleres Limit te Kontrates, ka perfshire fondin e planifikuar ne PBA per vitet 2018 dhe 2019, ne fondin limit te ketij tenderi, ne nje kohe qe Keshilli Bashkiak ka miratuar vetem fondin limit te detajuar per muajin dhjetor 2017, me vlere 66,766,244 Lek ?
⦁ A eshte ky nje rast i paster i pergjegjesise penale te “Shperdorimit te detyres” nga ana e Komisionit per percaktimin e fondit Limit te kesaj kontrate?
⦁ Gjate kohes qe eshte miratuar fondi limit me vlere prej 333,831,221 Leke per projektin sipas VKB Nr. 120 date 23.11.2017, per projektin “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, ka qene duke u pergatitur per tu miratuar edhe PBA per vitet 2018-2020, dhe detajimi I planit buxhetor per vitin 2018. Lidhur me kete shtrohen pyetjet:
⦁ A ka patur dijeni EMP per fondet e alokuara nga KB sipas VKB 120 date 23.11.2017 per AK DPNI, per realizimin e projektit ne fjele?
⦁ A ishte perfshire ne P/Vendimin e K.B. qe do te miratohej PBA 2018-2020 dhe detajimi I fondeve per vitin 2018, ne te cilin duhej te ishte edhe alokimi i fondeve per AK DPN1, sipas planifikimit per 2018 ne PBA 2017-2019 (I ndryshuar)?
⦁ A u trajtua ne Komisionin e Finances dhe te Sherbimeve Publike, miratimi i vazhdimit te projektit “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, per vitin 2018, dhe nese po, cili ka qene qendrimi I Drejtoreve respektiv dhe I Keshilltareve te Komisionit?
⦁ Perse nuk figuron ne PBA 2018-2020 dhe detajimin e vitit buxhetor 2018, vazhdimi i financimit nga ana e Keshillit Bashkiak te projektit “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”?
⦁ Cili eshte qendrimi I Kryetarit te Keshillit Bashkiak per nderprerjen e ketij financimi?
⦁ Faza e Trete e Prokurimit Publik:
Gjate kesaj faze konsumohet vepra penale e “Shperdorimit te detyres”, nga aktoret pjesmarres ne kete faze te Prokurimit Publik.
Ne kete Faze te Prokurimit Publik, sic quhet ndryshe edhe faza e zbatimit te Kontrates nga subjekti fitues deri ne marrjen ne dorezim te perfunduar projektin “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, nga ana e Autoritetit Kontraktor DPN1.
Cilat jane veprimet ne kundershtim me ligjin gjate kesaj faze:
⦁ Me daten 22.12.2017 dhe Nr. 3202/4 eshte lidhur Kontrata me objekt “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, midis AK DPN1 dhe subjektit fitues “Fusha” shpk.
⦁ Me date 22.12.2017 eshte mbajtur Process-Verbali “Mbi Akt piketimin ne Objektin “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, midis Sipermarresit te Punimeve dhe Supervizorit “Alb Supervision DS” shpk, e cila eshte perzgjedhur nga AK DPN1 midis tre subjekteve.
⦁ Me daten 28.12.2017 me Nr. 213 Prot. Shoqeria “Fusha” shpk i ka derguar Mbikqyresit te punimeve Shoqerise “Alb Supervision DS” shpk Situacionin progresiv Nr1 te punimeve.
⦁ Me daten 28.12.2017 me Nr. 41 Prot. Shoqeria ”Alb Supervision DC” shpk I ka derguar situacionin progresiv Nr. 1 te punimeve, AK DPN1, duke konfirmuar se ka ndjekur ecurine e punimeve dhe se punimet e situacionuara jane te sakta dhe sipas specifikimeve dhe kushteve teknike duke i kerkuar AK DPN1 qe te paguhet situacioni Pjesor Nr.1 bashkelidhur ketij relacioni.
⦁ Me daten 26.01.2018 eshte lidhur nje kontrate shtese me objekt “Shtyrje e afateve per punimet e ndertimit” te objektit “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar” deri ne date 15.02.2018, midis AK DPN1 dhe “Fusha” shpk.
⦁ Me daten 15.02.2018 shoqeria “Fusha” shpk ka perfunduar punimet ne objekt dhe kerkon qe AK DPN1 te marri masa per marrjen ne dorezim te objektit dhe per mbylljen perfundimtare te dosjes.
⦁ Me daten 02.04.2018 eshte mbajtur Proces_Verbali I marrjes se perkoheshme ne dorezim per projektin “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar”, ne te cilen dokumentohet se jane mbjellur gjithsej 415 pisha te buta (Pinus Pinea).
⦁ Me daten 02.04.2018 eshte paraqitur Fatura Tatimore Nr. 86, e situacionit perfundimtar per projektin “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar” e cila ka vleren 262,183,260 Leke me TVSH. Per likuidimin e kesaj shume jane leshuar tre urdher shpenzimi drejtuar thesarit dhe konretisht:
⦁ Urdhri i shpenzimit nr.132 datës 16.05.2018, për shumën 40,000,000 lekë;
⦁ Urdhri i shpenzimit nr.177 datës 26.07.2018, për shumën 35,000,000 lekë;
⦁ Urdhri i shpenzimit nr.190 datës 06.08.2018, për shumën 21,636,350 lekë.
Totale 96,636,350 lek ???
Duke qene se, ne vendimin e gjykates se Apelit nuk jane konstatuar shkelje ligjore per te cilat ne kete faze te prokurimit publik, aktoret pjesmarres gjenden perpara vepres penale te “Shperdorimit te detyres”, per transparence te qytetarit po i bejme disa pyetje SPAK-ut si me poshte:
⦁ Ne situacionin progresiv Nr. 1, te paraqitur per tu likuiduar nga kontraktori “Fusha” shpk, konstatohet se jane mbjellur 83 peme dhe vlera per tu likuiduar eshte si me poshte:
Vlera pa TVSH 58,566,050 leke
TVSH 20% 11,713,210 leke
Totali me TVSH 70,279,260 leke
Garanci punimesh 5% 3,513,963 leke
Totali per Likuidim 66,765,297 leke, likuiduar me:
⦁ Urdhri i shpenzimit nr. 35 dates 14.02.2018, per shumen 66,765,297 leke.
Pyetje:
Si eshte e mundur qe shuma e likuiduar nga AK DPN1, qe i takon fatures tatimore Nr. 43 date 28.12.2017 eshte e njejte me fondin limit te vene ne dispozicion nga V.K.B. Nr. 120 date 23.11.2017, per vitin 2017 me vleren limit 66,766,244 leke me nje diference 947 leke?
⦁ Si eshte e mundur qe supervizori nuk e ka konstatuar se cmimi I nje pishe te bute e pasqyruar ne situacionin e punimeve Nr.1eshte rreth 6-7 here me e larte se cmimi I nje pishe te bute (Pinua Pinea) ne tregun e lire? Supervizori ne shkresen shoqeruese te situacionit te punimeve Nr. 1 ka konfirmuar se ka ndjekur ecurine e punimeve dhe se punimet e situacionuara jane te sakta dhe sipas specifikimeve dhe kushteve teknike duke i kerkuar AK DPN1 qe te paguhet situacioni Pjesor Nr.1 bashkelidhur ketij relacioni?
⦁ Shoqeria “Fusha” shpk ka kerkuar shtyrje te punimeve per 20 dite, sipas shkreses se dates 24.01.2018, e cila miratohet me shresen Nr. 196/1 date 26.01.2018, per realizimin e projektit per shkak te kohes se keqe, me shume shira dhe ndalesa nga policia per shkak te delegacioneve qe kalonin ne autostrade, Te njejten gje ka konfirmuar edhe supervizori i punimeve shoqeria “Alb Supervision DC” shpk?
⦁ Por nga pjesa arsyetuese e Vendimit te Gjykates se Apelit rezulton e kunderta sepse shoqeria “Fusha” nuk dispononte gjendje te pishave te buta (Pines Pinea) pasi ato qe kishte para se te shpallej fituese (92 cope), 83 prej tyre i kishte mbjellur ne fazen e pare te investimit, sic paraqitet edhe ne situacionin e punimeve Nr. 1, per te cilin kishte kerkuar edhe likujdimin nepermjet shkreses se dates 28,12.2017? Pishat e tjera shoqeria “Fusha i ka marre nga Italia duke filluar nga data 26.01.2018 deri ne daten 16.02.2018? Edhe supervizori nuk e kishte konstatuar nje gje te tille?
⦁ Ne Vendimin e Gjykates se Apelit mungon shkresa e supervizorit “Alb Supervision DC” shpk per pagesen e situacionit 2, me vlere 262,283,160 leke, I cili duhet qe te jepte miratimin se volume e punimeve te fazes se dyte te kryera sipas projekt preventivit te miratuar dhe proces-verbaleve perkatese te mbajtura gjate zbatimit te projektir?
⦁ Perse nuk shoqerohet Fatura Tatimore e shoqerise “Fusha” shpk, me Nr. 86, date 02.04.2018 e situacionit perkates perfundimtar per projektin “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ ne aksin rrugor Kamez-Kashar” e cila ka vleren 262,183,260 Leke me TVSH, relacionin e supervizoritt “Alb Supervision DC” shpk?
⦁ Drejtesia nen kembet e Erion Veliajt:
Prokurori
Nepermjet Vendimit Nr. 1018, date 18.09.2019, Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga Valdete Hoxha Kryesuese; Astrit Haxhialushi Anetar; Fatmira Hajdari Anetare, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se Rrethit Tirane, ne te cilen ishte marre vendim nga gjyatare Adriana Bera per “Pushimin e ceshtjes penale Nr.7314 te vitit 2018 per veprat penale “Shperdorim te detyres” dhe Shkelje e barazise se pjesmarrjes ne tendera apo ankande publike te parashikuara nga Kodi Penal Nenet 148 dhe 150 sipas kerkesave te nenit 328/1, germa “b”, te K.Pr.Penale.
Duke qene se, me siper kemi bere ne menyre te detajuar transparencen e shkeljeve ligjore te kryera nga Kryetari I Bashkise z. Erion Veliaj, vartesve te tij, AK DPN1, Keshilltareve te keshillit Bashkiak, Prefektit te Tiranes dhe drejtesia i mbrojti te lartpermendurit duke i marre nen mbrojtje te gjithe pa perjashtim, pasi kundrejt tyre kishte nje kallzim penal, duke mos I hetuar e per rrjedhoje nuk mund te gjykoheshi duke I nxjerre te pafajshem, na takon ne si qytetare te ketij vendi qe kur konstatojme abuzime me taksat tona ne vlera disa million leke te reja, ti denoncojme ata ne public mbi bazen e argumentave dhe provave sic u bene me siper dhe per kete aresye po I shtroj edhe ne emer tuaj disa pyetje SPAK-ut per shkelesit dhe abuzuesit e ligjit me funksione ne sistemin e drejtesise sic jane OPGJ, Prokurori, Gjyqtaret e Rrethit dhe te Apelit, per te cilet ne presim qe te korruptuarit te shkojne perpara drejtesise per tu denuar dhe jo per te pastruar figurat e tyre.
⦁ Perse Prokurori i ceshtjes ka zhvilluar nje process hetimor vetem per 2 muaj?
⦁ Perse Prokurori i ceshtjes e ka mbajtur relacionin e pergatitur nga OPGJ-se, per 5 muaj te tjere ne sirtarin e tij dhe pa veprime?
⦁ Perse Prokurori i ceshtjes ka Urdheruar OPGJ-ne per te sekuestruar vetem dokumenta te tenderit dhe nuk ka perfshine ne Urdherin per sekuestrim edhe dokumentat qe i takojne Fazes se Pare te Prokurimit qe kane te bejne me percaktimin e fondit limit nga Kryetari i Bashkise Tirane z. Erion Veliaj, duke e perjashtuar ate me vullnet e tij te lire dhe te plote nga hetimi, pasi ne kallzim eshte kerkuar nominalisht qe z. Veliaj te hetohet per “Shperdorim te detyres”, Neni 148 i K.Penal?
⦁ A mund te hetohet nje person kur ne dosjen e tij penale nuk ka asnje dokument qe te provoje per fajesine e tij? Edhe nese ai eshte i arrestuar ne paraburgim gjykata nuk mund te japi mase ndalimi dhe eshte e detyruar qe ta liroje ate menhehere.
⦁ Perse Prokurori i ceshtjes i pergjigjet kerkeses se kallzuesit per te pyetur Kryetarin e Bashkise gjate séances paraprake me dyer te mbyllura, se: “Kemi sqaruar qe eshte marre nje vendim nga Keshilli Bashkiak dhe eshte vendim kolegjial dhe nuk eshte cmuar per tu pyetur Kryetari i Bashkise”.
⦁ Perse Prokurori i ceshtjes ka pyetur gjithsej 4 nepunes te AK DPN1, Drejtoreshen dhe 3 nepunes te DPN1, ne nje kohe qe jane urdheruar nga Drejtoresha ngritja e 5 komisioneve
⦁ Grupi I punes (5 anetare) per pergatitjen e relacionit
⦁ Hartimin e specifikimeve teknike (3 netare)
⦁ Percaktimin e fondit limit te kontrates (3 anetare)
⦁ Njesia e prokurimir (3 anetare)
⦁ Komisioni i vleresimit te ofertave (3 anetare)
per te beret te mundur pergatitjen e dokumentave te tenderit dhe me pas nepermjet KVO-se te beje vleresimin e ofertave dhe shpalljen e fituesit?
⦁ Perse Prokurori i çeshtjes nuk e ka gjetur si te pa mbeshtetur ne ligj veprimin e AK DPN1, i cili ka prokuruar fondin total te projektit me vlere prej 333,831,221 Leke, ne nje kohe qe fondi limit I miratuar per tu prokuruar per vitin 2017 ishte me vlere prej 66,766,244 Leke, duke u justifikuar me baze ligjore inekzistente si me poshte:
“Gjithashtu referuar Vendimit të Këshillit Ministrave Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, I ndryshuar, neni 2, pika 2.1 Kreu I, si dhe referuar nenit 2 pika 2 paragrafi i dytë te Rregullores se Prokurimit Publik, “Ministritë ose institucionet e tjera, që kanë në varësi disa autoritete kontraktore, MUND të prokurojnë në mënyrë të përqendruar për autoritetet kontraktore të varësisë”. Në këto rrethana kemi të bëjmë me një dispozitë lejuese dhe jo urdhëruese për procedurat me negocim pa shpallje në vite, e janë kryer vazhdimisht nga AK të cilat kanë në dispozicion fondet”?
Shihet qarte se Prokurori i çeshtjes ka vene te gjitha baterite e tij jo ligjore per te justifikuar shkeljen e ligjit nga AK DPN1, sepse:
⦁ Prokurori i eshte referuar nenit Nr. 2 te Ligjit 914/2014, i cili ben fjale per “Prokurime te perqendruara dhe delegimin e prokurimit dhe ky nuk eshte rasti?
⦁ Paragrafi i dyte qe i eshte referuar prokurori, ““Ministritë ose institucionet e tjera, që kanë në varësi disa autoritete kontraktore, MUND të prokurojnë në mënyrë të përqendruar për autoritetet kontraktore të varësisë”, eshte shtuar me Vendimin Nr. 797 date 29.12.2017, dhe ka hyre ne fuqi ne fletoren zyrtare ne daten 04.01.2018, ne nje kohe qe tenderi kishte perfunduar me daten 21.12.2017, dhe kishte lidhur kontraten me daten 22.12.2017.
⦁ Nga ana tjeter ne dispozitat kalimtare eshte shpjeguar se ky vendim nuk ka fuqi prapavepruese.
⦁ Referuar ligjit 139/2015 “Per vetqeverisjen vendore” neni 40 “Shpenzimiet”, pika 3, shprehet se: “Kryetari i bashkisë ose personat e autorizuar prej tij nuk lejohet të kryejnë shpenzime përtej shumës maksimale të shpenzimeve, të përcaktuar në zërin përkatës në buxhetin vjetor” (pra DPN1 eshte autorizuar nga Kryetari i Bashkise dhe duhet te shpenzoje fondin limit ne dispozicion per vitin 2017, pra fondin limit 66,766,244 leke).
⦁ Perse Prokurori i ceshtjes ne seancen paraprake me dyer te mbyllura te dates 19.06.2019, eshte shprehur se: “Keshilli Bashkiak miraton ne fillim te vitit fondet. Ne perfundim te vitit Keshilli Bashkiak konstaton fondet ne te gjitha zerat dhe nese keto fonde nuk perdoren rezultojn te digjen”?
Siç shikohet, gjendemi perpara nje prokurori i cili ka problem me kuptimin e ligjit, sepse:
⦁ Ose eshte I pa afte profesionalisht dhe duhet te largohet nga ajo detyre qe te mos marri ne qafe hallexhinjte qe bien ne doren e tij;
⦁ Ose vepron qellimisht per te mbrojtur me te fortin, per te patur mundesi qe te perfitoje prej tij. Edhe ne kete rast duhet te largohet nga vendi I punes per te mos bere me deme ndaj te pafuqishmeve qe zgjedhin te respektojne ligjin por ne kete rast duhet qe te kallzohet penalisht per “Shperdorim detyre” dhe bashkepunim ne korrupsion.
E them kete sepse duhet qe dikush t’i mesoje ligjin pasi, per pushtetin lokal të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore, që nuk janë shpenzuar brenda vitit fiskal, trashëgohen në vitin tjetër fiskal. ( Neni 40, ligji139/2015 “Shpenzimet”, pika 1)
Gjyqtaret
Nese do te impenjohesha te beja vleresimet e mia per gjyqtaret e ceshtjes si ne Gjykaten e Rrethit ashtu edhe ne Gjykaten e Apelit do te bie ne perseritje, pasi vendimet e tyre nuk kane asnje ndryshim nga Relacioni I Prokurorit, I cili ka kerkuar pushimin e ceshtjes, pra kemi nje copy paste te relacionit te Prokurorit pork a vetem nje ndryshim, sepse vendimet e tyre perfaqesojne Gjykatat e Tirane, ndersa ato te prokurorit perfaqesojne nje tjeter institucion te rendesishem sic eshte ai I Prokurorise.
E vetmja gje e pergjitheshme qe mund te them per ta, duke mos paragjykuar per formimin e tyre professional eshte se, Prokuroria nuk kishte deshiren dhe vullnetin per t’a hetuar ceshtjen por edhe gjyqesori nuk pati deshiren dhe vullnetin per t’a gjykuar ate pavaresisht se cfare ka thene prokurori,
Nje pyetje per gjyqesorin qe nuk mund t’a shprehja per prokurorin eshte si vijon:
⦁ Perse Gjyqtarja e Gjykates se Rrethit Gjyqjesor Tirane, e cila ne ndryshim nga Prokurori i ceshtjes qe u shpreh se “Nuk e gjykuam te arsyeshem thirrjen e Kryetarit te Bashkise se Tiranes z.Erion Veliaj, per ta pyetur ne cilesine e personuit te kallzuar dhe qe ka dijeni per rrethanat e ceshtjes, pasi i ka derguar fletethirrje z. Erion Veliaj e cila mban daten 28.05.2019 Nr. Akti 1536 per tu degjuar si i Kallzuar per “Shperdorim detyre” Neni 248 dhe 258 te K.Penal dhe konfirmimin e marrjes dijeni per daten dhe oren e gjykimit, e vazhdoi gjykimin ne mungese dhe nuk e thirri me force sic e parashikon ligji duke patur parasysh se ishte I kallzuar per vepren penale te “Shperdorimit te detyres”, sepse keshtu e parashikon ligji dhe jo vullneti i gjyqtarit?
Duke ju falenderuar per vemendjen, uroj dhe shpresoj qe sejcili prej nesh ne pozicionin e nderuar te QYTETARIT te thjeshte, ti denoncoje raste te tilla te abuzimit me taksat tona sepse i bejme nje sherbim ne rradhe te pare vehtes tone.
Komentet