Presidenti i Ukrainës, Zelensky e ka cilësuar krim lufte bombardimin që u regjistrua në qendër të Kharkivit, ku mbetën të vrarë dhjetëra civilë. Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën pasi bombat thërrmuese ruse shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv me artileri reaktive” tha Zelensky gjatë një fjalimi natën vonë, drejtuar popullit të tij ukrainas.
“Ishte qartë një krim lufte. Bëhej fjalë për një qytet paqësor, zonë banimi paqësore, pasi nuk ka objekte ushtarake.”, tha ai.
Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, ka hapur një hetim mbi pushtimin rus pasi ai tha se kishte “bazë të arsyeshme” dhe të besueshme se krimet kundër njerëzimit ishin kryer dhe po kryheshin në Ukrainë. bw
Komentet