Kjo është një foto nga Twitter ku shihni vajzat ukrainase në ushtrinë e Ukrainës. Ato mbi flokë mbajnë lule dielli dhe një lule të kaltër, dy ngjyrat e flamurit Ukrainas.
Ato sot mund të ishin të lumtura nëpër familjes e tyre, nëpër aulat e universiteteve, duke bërë sport, duke fjetur pak më gjatë se ditët e javës, në fund të fundit, sepse sot është fundjavë, por atyre u duhet të marrin armët për të luftuar për të mos lejuar që vendi i tyre të pushtohet nga një ushtri që drejtohet nga një i çmendur!
Ja çfarë shkruan Kira Rudik në Twitter:
Po mësoj të përdor #Kalashnikovin dhe përgatitem të mbaj armë. Tingëllon surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më vinte kurrë në mendje. #Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si #burrat tanë. Shko #Ukrainë! 🇺🇦


Komentet