Një klerik, një avokat dhe një inxhiner ishin dënuar me gijotinë.
Kleriku vë kokën në gijotinë, e tërheqin tehun drejt qafës së tij, por ai ndalon. Kleriku thotë se është shpëtuar nga dora hyjnore. Kështu që e lënë të lirë.
Pastaj i vjen radha avokatit. Ai e vë qafën në gijotinë. Ia tërheqin tehun drejt qafës së tij, por ai ndalon. Avokati thërret me zë të lartë se nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtin krim. Kështu që e lënë të lirë.
Atëherë i vjen radha inxhinierit. Përsëri gijotina bllokohet. Dhe inxhineri shikon me vëmendje mekanizmin e gijotinës dhe thotë:
– Hej, e kam kuptuar ku qëndron problemi!!!
Komentet