Nga Patosi ku mori pjesë në festimet e demokratëve për 31-vjetorin e themelimit të degës së PD, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi deputetin Lulzim Basha se ka shitur selinë e Partisë Demokratike për kulla shumëkatëshe.
Berisha hodhi akuza edhe në adresë të Agron Kapllanajt se shembi shtëpinë e banorëve te ‘5 maji’ për t’u pasuruar.
Lideri historik i PD iu drejtua atij si Pallat Kapllani dhe deklaroi se “vegla e Bashës është pasuruar me 32 milionë euro nga bashkitë socialiste gjatë kësaj periudhe”.
“Shtrojani pyetjen çdo demokrati, me cilin je ti me Lul Bravën e 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate, bashkë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, e për këtë shkak mbyll dyert e nuk lejon demokratët në shtëpinë e tyre. Me cilin je ti, me Pallat Kapllanin që fiton gjatë qeverisjes së PS dhjetëra milionë euro e pastaj vjen e prish shtëpitë e fukarenjve, e njerëzve të varfër në Tiranë, për të ndërtuar pallatin e milionave së bashku me Lulzim Bashën. Këta janë gjakpirës, çdo euro e çdo pasuri e kanë vendosur mbi gjakun, mundin dhe djersën tuaj. Këta janë hajdutë, asgjë më shumë. I drejtohem Pallat Kapllanit. Pallat si i fitove ti 32 mln euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Sa pagove? Çfarë ryshfeti dhe? E tani do të na hiqesh për demokrat. Ti je një korruptokrat, e je një turp që duhesh të largohesh menjëherë nga PD. Vjen e bëhesh vegël e Lul Bravës. Sigurisht, ka rrezik të ketë marrë ndonjë pallat edhe te parku i 4 hajdutëve”, u shpreh Berisha. syri.net
Komentet