VOAL

VOAL

MA KUJTOI “DIPLOMA E UNIVERSITETIT SHKODRES” – Nga Fritz RADOVANI

December 16, 2021

Komentet

“Dridheshim, një roje i pashpirt pa një të burgosur që kishte mbi krye plasmasin, e nxori nga rreshti dhe e…”- Zbardhen kujtimet e ish-Ipeshkvit të Shkodrës

Nga Dom Zef Simoni

Pjesa e katërmbëdhjetë

Memorie.al publikon një studim të panjohur të Dom Zef Simonit, me titull “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944 në 1990-ën”, ku kleriku katolik me origjinë nga qyteti i Shkodrës që vuajti për vite me radhë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më 25 prill 1993 u shugurua Ipeshkv nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali i II-të , pasi ka përshkruar një histori të shkurtër të Klerit Katolik në Shqipëri, është ndalur gjatë në persekutimin që pësoi Kisha Katolike në regjimin komunist, nga viti 1944 deri në vitin 1990.

Studimi i plotë i Dom Zef Simonit, duke filluar nga tentativat e qeverisë komuniste të Tiranës menjëherë pas mbarimit të Luftës për ta shkëputur Kishën Katolike nga Vatikani, fillimisht duke i ndaluar kthimin në Shqipëri Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris, pas vizitës që ai kishte bërë te Papa në Vatikan në vitin 1945 dhe më pas me presionet e kërcënimet ndaj Monsinjor Frano Gjinit, Gaspër Thaçit e Vinçens Prenushti, të cilët e kundërshtuan prerë “ofertën” e Enver Hoxhës dhe si rezultat u pushkatuan prej tij, si dhe fatin tragjik të shumë klerikëve të tjerë që arrestuan, u torturuan dhe u dënuan me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atë Mark Harapi, Atë Agustin Ashiku, Atë Marjan Prela, Atë Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollë Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muçaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkë Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ejëll Deda, Atë Karlo Serreqi, Dom Tomë Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.

Në kamp

Gjithçka bahej me një rregull. Në kamp nuk kishte asnjë konfuzion të jashtëm. Në orën pesë të mëngjesit, bahej zgjimi. Ndihej zani i fortë i Dhimos, ish-oficer, e mbas lirimit të tij, gati njëzetë vjetësh në burg, ndigjohej zani i Jorgjit, çoban vlleh. Tellallë të burgosun. Zgjimi ishte fjalë e randë për ne. Të burgosunve iu çilshin sytë e gjatë natës e, kishin pikëllimin e ditës, kur delte një diell i bukur e i shndritshëm, mes atyne maleve të thata, nësa i burgosuni merrte koshiencën e gjendjes së vet. I burgosuni çdo ditë mund të bante një formim, ose një rrënim të jetës së vet, nëpër të cilën kalonte. Ky futej në punë, në galeritë e nëntokës edhe ata që nuk punojshin në minierë, gjindeshin në tunelet e luftave mizore, tue u gjetë në pozicionet ma të tmerrshme që ka toka dhe kontinenti ynë. Dhe ti pyet veten.

Çka baj këtu, ku gjendem, ku jam, pse jam këtu?! Të gjendesh vetëm një ditë e natë, njëzet e katër orëshe, në këtë vend, nuk të duhet vetja asgja. Por me ditë, me javë, me muej, vjete, me të tanë jetën, shumë edhe të vdesin këtu. Gjithçka do të bahej me shpejtësi mbas zgjimit, për të krye nevojat personale. Një torturë antinjerëzore në ato WC pa dyer, gjithsej trembëdhjetë e, me shpejtësi me u la në ato pak çezme me pak ujë, për të gjithë të burgosunit. Aty edhe me la rrobet, tue pasë pak govata. Gjithçka pak, ngusht dhe ngut. Një shkuemje e ardhje, një lëvizje njerëzish, që shumë edhe ngitshin si të tërbuem, se po avitej koha rreth orës 730, kur tellalli lajmonte apelin tjetër.

Për këtë do të mblidheshin të gjithë në tarracë, tue u ngjitë disa kambë shkallë. Tarraca ishte e madhe, ku mund të bahej edhe një shëtitje, që herë herë lejohej e, të shumtën e herës jo, pse që andej shihej diçka ma tepër e, dukej dhe një cep rruge. Apeli bahej rregullisht dy herë në ditë, e nisi të bahej edhe tri here, mbas vdekjes së diktatorit të dytë, kryeministrit Mehmet Shehu. E deri që vinte koha e numërimit, do të rrijshim shpesh herë edhe një orë e ma, në kambë, në shi, në të ftohtë, në ngricë e akull, edhe në pikën e të nxehtit të verës.

Kjo ishte një orë e randë e shtypjes sonë. Kalojshim dy nga dy tue zbritë nëpër shkallë, tue hjekë kapelat e, tue dalë kokat tullace tonat, në prani të oficerit të rojes, të policëve për t’u dhanë nderimin, për t’u hjedhë si kem zotave të rrejshëm. Ata dojshin që të mos kishim asnjë personalitet, por që këtu edhe mblidhej helmi i mallkimit tonë, që do të binte patjetër mbi njerëzit e dhunës, mbi dhunuesit e njeriut. Këtu qëndronte në një anë fitorja e rrejshme e komunizmit, por këtu do të ishte edhe jona, pse në ato orë sinjifikative e të përqendrueme në çdo ditë, ma në shej të shtypjes, nga shkaku i tyne, do të bijë ndëshkimi i Zotit mbi ata që dhunojnë dinjitetin e njeriut.

Dinjiteti i njeriut asht pronë e Perëndisë. Asht fort e randë me të rrahë, me të gandue me goditje shtazarake, me të vra, por ia kalon të gjitha të zezave, me të poshtnue, pse poshtnuesi do me hjekë dinjitetin. Komunizmi nuk ka ba të keqen vetëm tue pushkatue e tue burgosë njerëz, pse këso punësh kanë ndodhë gjatë kohës së historisë të panjehuna, as pse ka prishë karakterin njeriut, që kjo prishje asht konsekuencë e të këqijave, por kryesisht se komunizmi, e ka prishë karakterin, tue dhunue sistematikisht e çast për çast dinjitetin, e njerëzit kanë arritë vetë të mos kenë dinjitet. Pse u thyen nazistët e fashistët gjatë Luftës së Dytë Botnore? Kjo u ngjau atyne, pse dhunuen dinjitetin e anmiqve të vet. Kjo do t’u ngjajë edhe çdo forme të komunizmit. Këtu ishte siguria jonë e, për shumë kohë, edhe morali ynë.

Aty kishte një organizim të tillë, që, po nuk pate vullnet edhe të fortë, mund të rrëzoheshe, shkojsha tue ra. Një pjesë të kohës, mund të shëtitshin rreth njëmijë e pesëqind vetë, në ato dy oborre të vogla, që duhej të kisha kujdes të mos shpëtonte ndonjë fjalë, bisedë, se spiunët të viheshin mbrapa, për ta dëgjue. Fjala burg ndryshon nga hetuesia. Në hetuesi ke luftë të fortë, përpjekje, shumë andrralla. Del e rrallë, mos me dalë. Kurse në burg, ke një jetë me një farë stabiliteti të keq. Ke punë, ke ajër. Por je futë në një diçka të gjatë, me ditë, me vjet dhe të papërcaktueme, pse mund të dënohesh përsëri. Po të ishte e mundun të rrijsha me secilin njeri aty, e po të hyjsha në mbrendinë e atyne qenieve që thirren të burgosun, do të zbulojshe botën e dhimbave të tyne e, do të shihsha se në ata asht mbyllë gjithçka.

Vizitat e motrës në Spaç e Ballsh

Në burg je futë në një errësinë. Ke vetëm realitetin e presionit. Kje nda nga familja, nga të afërmit, nga miqtë. Njerëzit e familjes, pret me aq dashuni. Këta rrinë me ty afër dhjetë minuta. Te vëllau e te unë, vinte motra, aq e sakrifikueme për ne. Mjaft me kujtue për atë vështirësitë që kishte për të ba udhëtime në Ballsh, ku ishte Gjergji e, në Spaç, me rrugë të vështira për të ardhë te unë, që në udhëtim do ta mundonte pshtjellimi që kishte në stomak e, që do ta bante fytyrën e saj si të një kufomë, në çdo udhëtim. E krejt peshën ushqimit që do t’i binte tue ecë kambë në një copë rrugë e, kishte nxjerrë nga gojët e paushqyeme. Në takim u bajshin biseda të shkurta, të shpejta e të kjarta, e takimi mbaronte me përshëndetjet e fundit e lot nanash, motrash, nusesh dhe fëmijësh. Familjet, për të na ndihmue, na dërgojshin pakot edhe me postë.

Të papunët  në Spaç

Kishin vuajtje, lodhje, ata që punojshin me tre turne në minierë, dërrmoheshin. Të papunët që ishin rreth pesëqind vetësh, edhe ata bajshin punë të vogla, të mbrendshme. Ishte një kuzhinë që e quejshin private. Për të përgatitë zjarrin, komanda jepte pluhun qymyrit, për të ba topa. Të gjithë të burgosunit e papunësisë, nxirreshin jashtë në një patalok, të ulun ndenjun afër zyrës së komandës, në të ftohtë, ngricë, erë, për të ba topa me dorë. Një punë që zgjat rreth dy orësh, pothuej çdo ditë, tue na ndejë mbi krye brigadieri çoban, i papunësisë. Nuk ishte nevoja të kishe një polic ma të mirë. Ata që punojshin, kishin racionin e bukës, 900 gr. në ditë e, gjellë në mëngjes e drekë. Darka kishte çajin me copën e marmalatës, ose të djathit. Sa herë, kishte asish që nuk hajshin orizin, ose makaronat me mish, për arsye se atyne që nxirshin sidomos piritin, u pritej oreksi e, ua jepshin shokëve të vet, që i kishin në papunësi, ku kishte shumë uri.

Në papunësi kishte 600 gr. bukë në ditë, por edhe kjo nuk jepej e saktë. Kuota e ushqimit, ishte në vlerën e tetë lekëve të vjetra në ditë. Në një javë, mund të binte vetëm voj luledielli, dy lugë gjelle. Ishte racion. Në daç haje gjellën, në daç mos e ha. Çdo mëngjes dimnit, nuk të daheshin disa lloj purrijsh të thatë, ardhë me makina ndër thasë, që nuk haheshin, nuk kapërdiheshin e, na i derdhshim në kazanat e tepricave, për thitë e komandës. “Oh, nuk shtihet në gojë ajo supa e orizit në drekë”. Ngërdhesheshin gojët. Kërkohet kund ndonjë presh o hudër, që hynte në kamp prej komandës. Një pjatë me groshë të hollë e, kjo çdo tri ditësh, e kthente ditën në një festë. Çdo mbramje për darkë, do të merreshe rriskën e bukës dhe gotën e çajës, pothuej pa sheqer. Mes vapës, shiut, borës e akullit, deri në temperaturën minus 10-15, për sa vjetë, do të ishim të inkuadruem në rreshta, tri orë e ma tepër në ditë, në tri kohët e ngranjes, për të marrë atë ushqim që e kishin përgatitë të tillë, për të na prishë çdo dëshirë për të jetue. Ushqim i përshtatshëm, vetëm për shejtënt e kafshët.

Kur binte shi, nuk u lejonte për të marrë plasmasa për t’u mbrojtë. Kështu lageshin të gjithë e, baheshin qull kapotat e krenat. Dridheshim sidomos, kur shiu binte në të ftohtë. Një roje e pashpirt, pau një të burgosun që kishte vu mbi krye plasmasin. E nxori nga rreshti dhe e vendosi në një pozicion, që mbi qafën e tij të bijshin pikat e shiut, për t’i kalue nëpër shtat. Gjithkah më delte keq. Edhe po të kishem një farë komoditeti, shpirtnisht nuk do të më pëlqente, se më dukej sikur të mendojsha për ndejtjen aty, për një jetë, që bahet jotja, që zgjaste kështu kohën e robnisë. Dispozicioni duhet të ishte i tillë, që mos me jetue me realitetin. Asht një mënyrë për t’i shpëtue ramjes, për të mbajtë nalt moralin tand dhe me mendue përherë, që mos të shkëputesha për asnjë çast nga e ardhmja, nga ajo që nuk e ke prezent.

Ka jetë ma. Edhe mos me pasë, edhe mos me jetue ma, asht vlera se nuk je rrëxue. “Frangar, non flectar”. (“Përkulem, por nuk thehem”). Ç’më duhet atëherë realiteti? Harroje! Mërdhas? Lëviz, për me u nxe! Kam uri! Do të ha. Jam i lodhun, tue ndejë në kambë edhe apel, ma tepër se tri orë, katër, në ditë me shi, në diell. Do të çlodhem dhe jetoj. Ky asht një stoicizëm. Por ka edhe ma për mue. Ka tjetër për atë që i jep vështrimin e naltë jetës. Ajo që shejtnoi vuejtjen, më del gjithherë përpara. Sakrificë me shpërblim. Vuajtjen unë nuk e kërkoj fort, por e pranoj, kur jam në atë. Kam qëllim të naltë. Vuen Krishti në mue. Edhe më duket atëherë, se vuej ma pak. Ajo shkrihet në meritim. Edhe kështu punoj për të ardhmen.

Tash mund ta çmojmë edhe temën e hartimit të Padër Gjonit, që na dha në klasën e gjashtë të liceut: “Gjenitë formohen në vetmi, karakteret në zhurmë”. Vetmi ka pak, aspak. Zhurmë ka shumë. Këtu formohen karakteret. Në çdo çast mund të acarojë dikush. Njerëz shumë të mirë, të sjellshëm, të edukuem, shpirtmirë, me ide dhe ideale, por ka edhe asish që janë mbrapa në mirësitë njerëzore. Ngushtica që asht karakteristikë e kohës dhe e regjimit, i jepshin rast grindjeve, sa zbulimeve që ngjanin ndër ata njerëz intrigantë, spiuj, të veseve që përshkojshin kampin, tue i dhanë asaj grope natyrore të burgut, frikë e ankth.

Në burg natyra jote ishte e pamundun, të mos shfaqeshe me të tanë fuqinë e vet, në thellësinë e veprimeve. Zbuloheshe krejt. Jeta këtu nuk kishte maskë. “Pse, o njeri, o i burgosun i del shoqit tand para në radha, kur je vu në rresht, për të marrë bukën, pa i marrë lejen, pa ndonjë arsye”?! E këtë nuk do ta bajë ndonjë i sëmurë, ndonjë që nuk ka ndihma, por ata që kërkojnë me përfitue në gjithçka. Po pse atëherë ke ra në burg? Plotësova idenë, se drejtësia duhet të jetë karakteristika e parë e njeriut. Njeriu, po nuk qe i drejtë me ty, ai asht bisha jote. Mos vallë janë kushtet, rrethanat, gjithçka mbi njeriun. Jo. Këta ndikojnë. Por nuk janë. Personaliteti i njeriut, asht i njajtë, në çdo rast. Unë kisha vendosë për veti shpesh here, që bukën ta merrshe ndër të fundit në radhë, pa shikjue a më delte kush përpara. Ruejsha qetësinë.

Vetëm një herë e pyeta një të burgosun, i cili për tri ditë rresht, vinte para meje në radhë, më delte para. Hynte dhe nuk me përshëndette. Nuk më flitte asnjë fjalë. M’u zgjue një kureshtje e, tue pasë një zemërim të mbrendshem, e pyeta në të tretën ditë, me një farë toni: “Përse o djalë më del para, tue qënë unë fort ma i madh se ti në moshë, edhe i sëmurë? Unë i gjykoj keq këto veprime”! i tham. “Vij, – më tha, – para teje, se nuk më thue gja, pse ju priftënt jeni njerëz të mirë. Ju duroni. Ke shumë arsye. – Më tha, e tue më lypë të falun, vazhdoi: – Jam i ri, e nuk dij çka baj nga vuejtjet. Jam djalë i vetëm dhe prindët i kam në vështirësi, si edhe të sëmurë”. I kërkova edhe unë të falun:

“Rri para meje, kur të duesh.” Por ai nuk erdhi ma, por më jepte një përshëndetje në kamp. Ky fakt gati si i ngjashëm me atë ngjarjen, kur protestova në kishë për mos me ia dhanë kemin atij shoqit tim. E përshkonte veten time një dell shekullar. Kishte shumë të rinj që preokupoheshin për dije, sidomos për gjuhët e huaja. Gjatë vjetëve të burgut po të zbulohej kush se merrrej me ato, ia merrshin fletoret, shënimet dhe ato t’i izolojshin për tridhjetë ditë. Kështu u dënuen herë mbas herë, edhe njeni për tridhjetë fjalë të gjuhës italishte. Për një fjalë, një ditë burg. Për tridhjetë, shumëzim aritmetik. Ndej tue mërdhitë se ishte dimen. Duel në krye të muejit. I ndejën gati shokët me ushqime për ta marrë veten në dorë, ajo fytyrë që ishte ba si kufomë.

Birucat e vdekjes

Me u futë në birucë, donte të thonte, sidomos dimnit, me hy në një dhomë torture, e gjatë gati dy metër, ku nëpër bira hynte erë e akull e, le të imagjinohen pasojat e randa fizike, në këto dhoma të quejtuna “birucat e vdekjes…”! Arsyet e hymjes ishin ma të ndryshmet e, për disa persona që komanda i quante kokëfortë e të rrezikshëm, për pikëpamjet e tyne, pritshin shkakun ma të voglin, për t’i shti në birucë. Më këtë persona atëherë organizojshin edhe rrahjet me skuadra policësh, që arrinin deri në 13 veta.

Po të gjente roja shkakun ma të voglin e shkeljes së rregullores: se nuk asht rregullue mirë shtrati, o tue hangër ndonjë send sado të vogël, në dhomën e fjetjes, aty e kishe vendin. Birucat ishin vendosun mbi përrue e dimnit frynte era e ftohtë. Ishte këtu pika e akullt në Shqipni. Përroni përfund ishte krejt akull e për plasat e birucave hynte era e pamëshirshme si katileshë. Mbrendë nuk hynte asnjë ushqim tjetër veç atij të komandës. I dënuemi do të rrinte tanë ditën në kambë, me një veshje të hollë, pse të hiqshin edhe ndonjë xhup që kishe. Në mbramje do të hyjshin dy batanije të leckosuna.

Çdo natë në torturën e fortë të dimnit, të akulluem me borë në tokë e ngricë në zemër. Kamp e tmerr. Kampi i Riedukimit 303 Spaç, i kishin vu emnin. Baheshin mbledhje të shpeshta e, i kryesonte komanda me komandantin, ose ma shpesh komisari politik. Ato ishin mbledhje të idhta, që zakonisht baheshin ditë të dielle paradite. Lëshohej në ato zeheri komunist, me rrebtësi ushtarake e, ishin paralajmëruese arrestimesh të reja në kamp. Kishte raste që bisedohej për të drejtat e të burgosunve, por ma tepër për detyrat. Flitej për rregullimin e brendshëm, pastërti, ushqimin që nuk ndërronte aspak. Ushqimi kontrollohej çdo ditë nga oficeri i rojes dhe mjeku i kampit. Ishin dy mjekë; mjeku ushtarak i komandës dhe mjeku i burgosun i kampit.

Mjeku i burgosun, në infermieri bante vizitat, jepte mjekimet dhe lejet e pushimit të kufizueme, mos me dalë në punë për ata të minierës e, për të papunët me pushue në shtrat, kur ishin me temperaturë. Komanda porositte në çdo mbledhje, që të rrijshim urtë e të mos flitshim kundër pushtetit: “se na ju presim gjuhën. Gjuhën tuaj gjarpën. Prej kësaj gjuhe, keni ra këtu. Ky asht pushteti ideal”. Thonte nënkomisari, Nikolla, prej Puke. “Hi, hi”, qeshte kah fundi i sallës, ndonje grup i të burgosunve. Pa e dijtë shkakun e zhurmës, nënkomisari merrte zemër e ndezej flakë në fytyrë, tue marrë një ngjyrë të keqe të fortë. “Mos hidhni vner kundër pushtetit, Riedukohuni. Për këtë kemi vu edhe leximin e shtypit”.

Çdo ditë, veç ditës së dielle, që kishte pushim, bahej leximi i artë i veprave të shokut Enver, tri orë në ditë e, në vjetët e fundit, dy orë, deri kah ora 1030 të paradites. Pastaj na mbërthejshin në shtrat, për mos t’i ba zhurmë na të papunësisë, atyne që flejshin për të dalë në punë, në turnin e dytë. Do të mbretnonte një heshti vorri, në sa bota në këtë orë asht në lëvizjen e ditës e të jetës. E nësa ishim të shtrimë, kontrolloheshim vazhdimisht nga policia, që përshkonte dhomat me një ecje të ngadalë e, tue na lëshue sytë mbi secilin. Për dymbëdhjetë vjetë, unë ndijsha leximin.

Lektori ishte i burgosun. Do të rrijshim të gjithë me vëmendje. Ishte prezent brigadieri i rrebtë e papunësisë, Jorgji. E kur hynte roja në sallën e leximit, të gjithë rregullojshin pozicionet e veta. Një roje në repartin e Përparimit, afër Sarandës, ku gjindeshe në vjetin e fundit të burgimit, pau një të burgosun të moshuem që kishte ulë kokën mbi tavolinë. Roja me qetësinë ma të madhe, kërkoi një kovë ujë, për t’ia hjedhë në fytyrë e, tue i lëshue një britme shkyese, i tha: “Kështu i dëgjon ti veprat e mëdha të shokut Enver”?! dhe e nxuer jashtë, për ta çue në komandë. Me shkue në komandë, donte me thanë me hy në torturë.

Ishte dimën, shumë të ftohtë. Kishte ngricë. Malet përreth të zbardhueme prej bore. Ishte ditë me pak diell, diell i marrtë, 7°C. Do të bahej kontroll në kamp, siç bahej një herë në muej. Kontrolli zgjati gati pesë orë. Lektorit i thanë të lexonte. Çka? Veprat e shokut Enver. Na nxeheshim. Na nxejshin veprat.  Urrejtje, nxehtësi zemrimi. Kamp e tmerr. Në Spaç shtojshin telat me gjemba, rrethime. Ishin katër. U shtue edhe një. U banë pesë. Rojet ushtarake që ishin ditë e natë në kontroll, na zgjojshin kuriozitetin. Ata vejshin helmeta. Herë i hiqshin, herë i vejshin edhe mbrenda dite. Na bajshim interpretime politikë brenda burgut. Çdo ditë jetojshim me frikë, kishim presionin e madh psikologjik.

Formoheshin bindje, se vështirë të delej ma prej aty: nga kampi i shfarosjes. Një i burgosun që kishte qenë në kampin e Mat’hauzen, thonte se ky i Spaçit, ia kalonte atij për mundimin dhe terrorin. Hyjshin fjalë: “Këto ditë do të ketë arrestime”. E hidhte fjalën ndonjë agjent i tyne. Ka arrestime. Arrestime mbas arrestimesh, në burg. Pa pritë pa kujtue apel. “Apeli”, thirrte zani i trishtueshem. Ora 11°°. Leni leximin. Asht apeli. Të gjithë rrijnë pa za, heshtje vdekjeje. Të gjithë të radhitun. U nxinte për ne qielli, erreshin zemrat. Secili thonte me veti; mos jam unë? Mos jemi shumë? Përsëri nana, fëmijë që do të vuejnë. Përsëri me strajca për të marrë mbrapa me lot ndër sy, me kambë të këputuna, njerëzit e tyne. Çka janë këto ngjarje kështu?!

Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho (23 shkurt 1979)

Hynte në kamp komisari politik, komandanti, operativi, oficera dhe shumë roje. Arrestohen si anmiq të popullit. Rojet u futshin mes të burgosunve. U vejshin hekura ndër duer. Të arrestuemit çojshin krenat përpjetë, shej papërulje. Heshtje e krejt kampit gjat asaj dite. Ditë zije. Kështu veprojshin sa herë. Edhe katërdhjetë vetë pëmjëherë. Por këtë arrestim, e banë pa apel, por tue i marrë nëpër dhoma. Përsëri shtijshin fjalë se do të arrestohen edhe tjerë. U arrestuen përnjëherë edhe njëzet e shtatë. Edhe grupi i Fadil Kokomanit dhe i Vangjel Lezhos, me 23 shkurt 1979.

Të dy ishin me pikëpamje të forta komuniste. Këta të dy, i kishin dërgue nga burgu një letër Komitetit Qendror, tue i kërkue të ndërronte vija e Enverit, me e hjekë Enverin. Këta dojshin me u rivendosë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Atje kishin mbarue edhe studimet. Komunizmi nuk xen vend. Ai ka diktaturë e totalitarizëm. Për Fadilin, Vangjelin e shokët e tyne, duhet me marrë frymë gjithçka, nëpër birën e Moskës. Komunizmi me dhunë e merr pushtetin, me dhunë e gjak e mban. Dhuna e gjaku, asht binom i komunizmit. U ishte mbushë mendja atyne, se ishin në të mbarën.

Po Bashkimi Sovjetik kje shembull i përsosun i tmerrit e, për gjashtëmbëdhjetë vjetët, i nxorën sytë e ujtë Shqipnisë. Çka i duheshin lidhjet me këtë vend e, me këto ide e parime?! Po të jeshë komunist, të hiqet koka edhe prej tuejve, edhe po të bajsh ndonjë kritikë. Fadili ishte stoik, gazetar e letrar. Vangjeli ishte gazetar, letrar edhe besimtar kristian. Ishin njerëz me guxim dhe të ndershëm nga karakteri. Kishin ra shumë persona që i përkitshin rrymës së revizionizmit, djemtë e sa kuadrove të partisë dhe të pushtetit, si të Beqir Ballukut, Teme Sejkos, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela, me tendenca demokratike e, sa të tjerë. Të gjithë kishin pikëpamje socialiste, por nga karakteri të ndershëm e, mund të rrijshe pa asnjë frikë me ata, mund të flitsha lirisht, pse ishin vërtetë besnikë. Memorie.al

Vijon

Geraldinë: “Mijëra shqiptarë besnikë ende shpresojnë që së shpejti të kthehemi si mbreti dhe mbretëresha e tyre…”

Daily Express (1939) — Intervista ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë në Stokholm

Geraldina pret fotografin

 

Ndërsa Mbreti Zog priti dje gazetarët, mbretëresha Geraldinë u “intervistua – fotografua” nga fotografi i Daily Express në Stokholm. Ai është fotografi i parë që pritet zyrtarisht që kur mbretëresha e re u detyrua të ikte nga Shqipëria me foshnjën e saj, atëherë vetëm disa ditëshe. Fotot tregojnë se sa mirë është tani nga kalvari i udhëtimit të saj tetëmbëdhjetë orësh në rrugët me gunga drejt Greqisë. “Isha shumë e sëmurë,” i tha ajo Hilde Marchant-it të martën, “dhe nuk e dija vërtet se çfarë po ndodhte. Fëmija qau gjatë gjithë kohës… Tani ai është mirë.” – Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Dhjetor 2024

 

“Daily Express” ka botuar, të mërkurën e 19 korrikut 1939, në ballinë dhe faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretëreshën Geraldinë në Stokholm, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbretëresha Geraldinë rrëfen historinë e saj

 

 

Geraldina me bashkëshortin e saj ish-Mbretin Zog zbarkuan dje në Stokholm. Foto e Daily Express.

Burimi : Daily Express, e mërkurë, 19 korrik 1939, ballinë dhe faqe n°3

 

Zogu ka kurorën në një valixhe

Dhe gruaja e tij thotë : “Dua një jetë të qetë në Angli me fëmijën tim”

Nga Hilde Marchant

 

Stokholm, e martë.

 

Ahmet Zogu i Shqipërisë, ish-rebel, ish-mbret, është duke shkuar për në Angli me kurorën në valixhen e tij për të udhëhequr jetën e një zotërie anglez.

 

Ndërkohë, ai është vendosur me gruan e tij, Geraldinën, në suitën e dytë më të mirë, (18 £ në ditë) të një hoteli në Stokholm, me pamjen mjaft magjepsëse të pallatit të Mbretit të Suedisë përtej lumit.

 

Suita më e mirë është rezervuar nga një turist amerikan.

 

Zogu ende shpreson. “Unë jam ende një fuqi politike.” — thotë ai.

 

Këtë mbrëmje me truprojën shqiptare rreth meje fola me ish-mbretëreshën në sallonin e suitës së tyre. Ajo flet me një theks të çuditshëm amerikano-shqiptar. Ajo po pret të vijë me padurim në Angli.

 

Ne do të vendosemi atje. Anglezët kanë zemra të ngrohta dhe unë i kam dashur gjithmonë. Atje do të jemi në gjendje të jetojmë të lumtur dhe të qetë dhe ta rrisim fëmijën tim ashtu siç duam.

 

Më pas, pas një reagimi të shkurtër të sekretarit, ajo shtoi : “Sigurisht, ne nuk planifikojmë të vendosemi për një kohë të gjatë. Shpresojmë të kthehemi shumë shpejt në Shqipëri. Burri im po punon që Shqipëria të rifitojë pavarësinë dhe ne do të kthehemi e të kurorëzohemi.

 

Ndërkohë ata do të vendosen në Angli. “Ne duam një pronë jashtë Londrës. Gjithmonë kam dashur të udhëtoj dhe, mbi të gjitha, të shoh Anglinë, por kurrë nuk kam shpresuar se do të ishte krejt kështu.

 

Mbretëresha Geraldinë kishte veshur një fustan të bardhë dhe bizhuteritë e saj e vetme ishin disa kapëse moderne me diamante.

 

Burimi : Daily Express, e mërkurë, 19 korrik 1939, ballinë dhe faqe n°3

Më duhej të lija gjithçka në pallat. Unë arrita të paketoja vetëm një valixhe. Nuk munda t’i merrja të gjitha bizhuteritë e mia, mora vetëm dy-tre sende që më kishte dhënë burri.

 

Isha shumë e sëmurë gjatë rrugës dhe më duhej të hipja në barelë dhe nuk isha plotësisht e sigurt se çfarë po ndodhte. Foshnja qau gjatë gjithë kohës, humbi peshë dhe u sëmur. Patëm frikë për të. Por ai u shërua shpejt kur unë ndalova së udhëtuari.

 

Djali i saj i vogël ishte tre ditësh kur ajo u largua nga Shqipëria.

 

Tani mjekët thonë se ai po gjallërohet. Ai ka shtuar peshë dhe nuk qan më.

 

Fëmija është i bukur me sy blu të ndezur. Një kirurg suedez materniteti e pa sot atë dhe tha se ishte po aq i rëndë në peshë sa çdo foshnje për moshën e tij.

 

Mbretëresha Geraldinë, njëzet e tre vjeç, naive dhe me stil amerikan, ka entuziazëm të madh. Ajo u shërua shpejt nga tragjedia e arratisjes së tyre – tetëmbëdhjetë orë me makinë mbi rrugët me gunga malore për në Greqi – kur italianët hynë në Shqipëri.

 

Mbreti Zog, megjithatë, luan rolin e të Burgosurit modern të Zendas. Kur zbriti nga anija në portet e Stokholmit, ai dha përshëndetjen mbretërore shqiptare – duke e vënë krahun në gjoks.

 

Ai kishte ecur drejt urës së këmbësorëve që të çonte në breg, sikur do të shkonte në teatër për të parë një shfaqje. Ai qëndroi në këmbë për të marrë duartrokitje, por turma heshti.

 

Mbreti, i veshur me një kapelë marinari, xhaketë sportive blu dhe këmishë të bardhë, përshëndeti dhe mbretëresha tundi me dorë. Pas në heshtjeje të vdekur hynë në doganë.

 

Më pas katër motrat e Zogut zbritën në pasarelë me vello në kapelet e tyre të anuara dhe me lule në krahë.

 

Valixhja e re

 

Pas tyre, një valixhe krejt e re prej lëkure viçi, një nga butonat e të cilës ishte hapur. Ajo përmbante pasurinë dhe kurorën e Zogut. Ai e paguan udhëtimin e tij në mërgim me ar të lashtë, monedha të vjetra shqiptare dhe bizhuteri që i futi në valixhe para se të ikte.

 

Kur mbretëresha më foli më vonë, ajo tha : “Mbreti arriti të shpëtonte disa relike nga pallati, por ai madje duhej të linte rrobat tona pas.

 

E pyeta nëse i pëlqente të bënte një jetë private. Ajo u përgjigj : “Më pëlqen. Tani do të vendosemi në një jetë të qetë familjare. Sigurisht që këtë e kisha në Shqipëri, megjithëse kisha disa ceremoni publike për të bërë. Pavarësisht gjithçkaje, unë preferoja të qëndroja në shtëpi.

 

Për një çift të sapomartuar, ata janë të rrethuar nga familjarë të shumtë. Katër motrat e ndjekin çiftin kudo që shkojnë. Edhe ato presin të kthehen në Shqipëri, ku kanë qenë kapitene në ushtrinë e grave.

 

Ish-mbretëresha Geraldinë u sëmur gjatë udhëtimit nga Riga në Stokholm. Ishte një udhëtim i vështirë dhe ajo mbërriti shumë e zbehtë, flokët i binin në fytyrë.

 

Ajo kishte veshur një pallto të bardhë të lehtë dhe një fustan të thjeshtë me stampa. Sapo mbërritën në hotel, një “manikyre” dhe një parukiere erdhën për t’i parë dhe ish-Mbreti Zog solli një berber. Rrobat e tyre ishin të gjitha të hekurosura nga një shërbëtor.

 

Sa herë që ndonjë nga shërbëtorët kalonte në dhomë, ata kontrolloheshin nga truproja që ishte ulur jashtë derës.

 

Këta burra janë besnikë. Ata janë anëtarët e oborrit mbretëror shqiptar që e ndoqën Zogun në ekzil.

 

Ata u përpoqën që suita e hotelit të dukej si një oborr mbretëror. Ata mbanin një shërbëtor në derë gjatë gjithë kohës dhe sillnin tufa me trëndafila në dhomë.

 

Lulet ishin kryesisht nga konsulli shqiptar, z. Gordland, agjent i sigurimit të transportit detar, i cili ende e mban titullin me dinjitetin më të lartë.

 

Kur mbretëresha Geraldinë e kaloi ditën me shërbëtoren e saj dhe manikyristen, ajo dukej një foto krejt ndryshe. Ajo është e gjatë, e hollë dhe e bukur.

 

 

Por ajo më tha : “Nuk bëhet fjalë që ne të shkojmë në Hollywood. Unë nuk do të bëj një film, dhe burri im nuk do të shkruaj një libër.”

 

Mijëra shqiptarë besnikë ende shpresojnë që së shpejti të kthehemi si mbreti dhe mbretëresha e tyre dhe të ruajmë dinjitetin tonë për ta. Bashkëshorti im dhe unë do të donim të shihnim sërish Shqipërinë.

 

Ndërkohë, princi i vogël flinte një kat më lart, në një dhomë në qoshe. Kur hyri në hotel dhe u përkëdhel nga turistët amerikanë, ai vetëm qeshi.

 

Djepi i tij, i mbuluar me një mbulesë anti-pluhuri, e ndoqi në një tjetër taksi.

 

Gjëja e parë që bënë dadot e tij ishte ta ushqenin dhe më pas ai shkoi të flinte gjithë pasditen. Ai është i vetmi person i lumtur dhe i pashqetësuar në të gjithë grupin, megjithëse me siguri do të rritet një pretendent i ri mjaft i pakënaqur.

 

Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës: Në Spaç, ishte një i burgosur në shërbim të tyre!

Për shumë vite, duke shëtitur në vende të Europës ku gjendeshin shqiptarë, kishte rekrutuar…

 

Publikohet një studim të panjohur të Dom Zef Simonit, me titull “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944 në 1990-ën”, ku kleriku katolik me origjinë nga qyteti i Shkodrës që vuajti për vite me radhë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më 25 prill 1993 u shugurua Ipeshkv nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali i II-të , pasi ka përshkruar një histori të shkurtër të Klerit Katolik në Shqipëri, është ndalur gjatë në persekutimin që pësoi Kisha Katolike në regjimin komunist, nga viti 1944 deri në vitin 1990. Studimi i plotë i Dom Zef Simonit, duke filluar nga tentativat e qeverisë komuniste të Tiranës menjëherë pas mbarimit të Luftës për ta shkëputur Kishën Katolike nga Vatikani, fillimisht duke i ndaluar kthimin në Shqipëri Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris, pas vizitës që ai kishte bërë te Papa në Vatikan në vitin 1945 dhe më pas me presionet e kërcënimet ndaj Monsinjor Frano Gjinit, Gaspër Thaçit e Vinçens Prenushti, të cilët e kundërshtuan prerë “ofertën” e Enver Hoxhës dhe si rezultat u pushkatuan prej tij, si dhe fatin tragjik të shumë klerikëve të tjerë që arrestuan, u torturuan dhe u dënuan me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atë Mark Harapi, Atë Agustin Ashiku, Atë Marjan Prela, Atë Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollë Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muçaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkë Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ejëll Deda, Atë Karlo Serreqi, Dom Tomë Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.  

Unë isha i sigurt se atyne, në këtë denoncim, nuk i siellshe asnjë rrjedhim kurrë. Ishin dy persona që me të vërtetë më kishin ba provokime e që unë, tue i njohtë, nuk u kisha përgjegjë. Ata kishin folë me mue, kurse unë jo me këta. Porsa nisa të flas, vetëm për këta të dy, hetuesi nuk donte të dinte asgja për këta. “Të tjerë, të tjerë”, lypte hetuesi. Unë kisha folë edhe me të tjerë, por falenderoj Zotin, se asnjë fjalë nuk më shkau nga goja. “Në radhën tjetër, pasi të mendohesh në dhomë e, trajtojmë përsëri këtë problem”, më foli. Porsa shkova në dhomë i mendojsha se aty kishte aparat incizimi e, tue fole me vete, lehtë, me pak za, thashë: “Unë çuditem se, nuk kam çka të tham”.

Në radhën tjetër, që qe dita e nesërme, më deklaruan se e mbyllin me sot hetuesinë. Kishin formulue akuzat. Të gjitha kot. Të gjitha hiç. Të gjitha përralla. Më thanë janë katër. Ishin neni i mos denoncimit e, ai i agjitacionit e i propagandës me shkrim. “Të tjerat, – thanë, – i heqim” e, ishin neni i organizimit që ishte krye, tue u caktue “Këshilli i ri dioqezan” dhe i emnimit tim, Vikar i Përgjithshëm dhe neni për shërbime fetare, por që këto nuk i përfshinte kushtetuta, që ende nuk kishte dalë. Si mbas këtyne, dënohem për veprimtari armiqësore. Akuzat ishin të vërteta, por në akuza ishin të dhunueme të drejtat e liritë. Ishte triumfi i dhunës.

Gjyqi, 26 prill 1977

Në një mëngjes, hetuesi më lajmoi në birucë ku ishe, se do delsha në gjyq, në këtë ditë. “Gjyqi do të bahet brenda, në Degë – më tha, me dyer të mbylluna. Asht gjyq special. Kështu asht vendosë për arsye të marrëdhënieve që ka pasë Kisha me shtet”. Ishte 26 prill 1977. Po shtijshin në gjyq edhe grigjën. Grigja ku asht? Bariun ku e kanë? Në vend që Monsinjori te gjendej te Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë, ora 10 e paraditës, me rasën e festës të saj, së bashku me klerin, për të celebrue Meshën Shejte, në prani të mija vetëve, të divoçemve nga qyteti e katundet, që mbushnin Shenjtoren, sheshin e shpatin e kalasë, asht në sallën e gjyqit, bamë asht e lëkurë, si një kufomë në kambë. Ashtu më kishin ba edhe mue. Qe kanga fetare popullore: “Ndër ezgjete e kobe tona!/ Të bijtë e Zojës derman kërkojnë”.

Shekujt e prishjes sonë, kishin mbledhë ndër ezgjete e kohë një histori të shplakosun, që lëshonte zeherin e një fanatizmi të tërbuem, kundër çdo gjaje shejte dhe sidomos të besimit katolik.

Jemi në gjyq katër vetë: Imzot Ernest Çoba, Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Lec Sahatçia, Ordinar i Abacisë së Mirditës, Dom Kolec Toni, meshtar, pjesëtar i Këshillit dioqezan edhe unë, me detyrën e Vikarit të Përgjithshëm. Të gjithë ishim të veshun me rrobe uniforme, një dok ngjyrë mishi, të mbyllun, si një ironi e thellë orientale komuniste, na i veshën në këtë ditë të kjahmetëshme, tue na çue në një sallë të madhe të gjyqit, të lidhun hekurash e të shoqnuem me dy policë. Për ne të katërt, ishin gjithsej tetë policë, edhe dy ma tepër.

Na u tha të flitshim lirshëm. “Mund të shprehni mendimet tueja, mbasi ju jeni njerëz të qetë dhe nuk delni jashtë rregullit”.

Na ishim për ata krejt e kundërta e tyne, që përfaqësojmë vetëm një botë që duhet rrënue, një botë të thellë e obskurantiste, anmiq të vazhdueshëm të pastërtisë së historisë, frymëzuesit e shtypjes, intrigave, anmiqtë e kulturës e të shkencës. Në sallë hyni trupi gjykues me kryetarin, dy anëtarë dhe prokurori xuni vendin e vet. Na do të çohemi në kambë, për nderim. Filloi gjyqi ora 9ºº. Tri ditë, ora 9 ºº të paraditës, deri ora 13 ºº. Filloi sulmi i tyne. Dy ditët e para, kaluen me marrjen në pyetje të Monsinjorit, së pari me akuzën e marrëdhënieve të fshehta të tij, me Selinë Shejte, përmes Ambasadës Italiane e, relacionet e tij me Dom Dedën e, Dom Ivon. Mandej të Imzot Lec Sahatçisë, të akuzuem se kishte marrë pjesë direkt, në vrasjen e Bardhok Bibës, në gusht të vjetit 1949 e, formatë të agjitacionit e propagandës e, Dom Koleci e unë, për mos denoncimin e marrëdhënieve të Monsinjorit me Selinë Shejte dhe agjitacion e propagandë. E unë edhe me shkrim.

Akuzat nuk kishin asnjë vlerë, asnjë faj, por faji ynë qëndron te të qenunit tonë. Dojshin të arrijshin te zhdukja e plotë e meshtarisë e e besimit. Na përfaqësojshim për ata, të gjitha të zezat. Kështu mendojshin këta. Gjyqi kishte fillue punën, ishte në mbrendi. Na folëm të gjitha fjalët tona drejt, pa pasion dhe në një mënyrë konkrete. Gjyqi i Monsinjorit, zgjati dy paradite. Ishin tue e repë me ngadalë. Për krejt veprimtarinë që kishte ushtrue, në lidhje me Selinë Shejte e, Dom Dedë Malën, e spjegoi se e kishte të lidhun me ndërgjegjen. Me gjthë sulmet që i banë Imzot Lec Sahatçisë, kryetari i gjykatës e prokurori, ai pohonte se kishte qenë në dijeni për vrasjen e tij, por aspak se kishte përgatitë gja në këtë vrasje e, se ishte në gjendje të komplikueme në ato rrethana.

“Edhe sot, – thonte – për mue, në lidhje me këto, asht mister”. Zemrimi i prokurorit qe i tërbuem. “Pohoje të drejtën, se të shkon koka. Je nën forcën e partisë”. Dom Kolec Toni, deklaronte me guxim, se; “nuk ekziston ekonomia private, por gjithçka asht shtetnore e, për këtë arsye na gjindemi këtu”. Me mue u morën ma tepër se, pse nuk kisha denoncue as shkrimet, që ishin me përmbajtje religjioze dhe kundër materializmit, diktaturës dhe luftës së klasave. Pyetjes së kryetarit të gjyqit se; “pse nuk kisha denoncue”, u thashë se jam kundër denoncimit. E vazhdojsha tue u thanë se; “po të më provokojë kush, i tham ma mirë të mos flasë me mue, se me pranue me ardhë me denoncue. Mandej, si më kërkoni të denoncoj, mbasi edhe këto çeshtje, ishin tonat. Kam shkrue kundër jush edhe pse kam një formim katolik dhe së dyti, se me veprat që keni ba ju në Shqipni e, sidomos, me mbylljen e kishave, isha shumë i zemruem”.

Me disa biseda të prokurorit, shprehej në një mënyrë sintetike e ngadhënjyese vepra e dhunës, që nuk të len me lëvizë e, që na dojshin të ishim ndër hekura, se prania jonë për ata, ishte një kishë e çilun, një predk ende mbi tokë. Regjimi dhe trupi gjykues, kishte një kokë të vetme. Enveri do vetëm unitet e punë ideologjie e, tue i ba të gjithë përgjegjësit e detyrave të zhdukjes, të veprojnë me bindje, se kështu vendi ka gjetë udhën. Kjo luftë klase, asht e tipit unitet-dhunë. Prokurori çonte zanin shumë herë, detyra kryesore e tij dhe e prokurorëve, nga Koçi Xoxe, Aranit Çela e qinda nëpër rrethe e qytete, për të qenë gati për sulme. Me qëndrim si të një ujku, që fryhet për të shkye prene e vet, i binte barra për të triumfue mbi anmiq të klasës, i gëzuem se punon me aq siguri, për vijën e partisë, besnik saj, deri në fund. Kryetari i gjykatës, ndera e drejtësisë, që peshon gjithçka me trunin e klasës, mban një ekuilibër, si triumfues i pangishëm.

Asht vegla kryesore e aparatit, që qet e përcjell krena njerëzish e, pjesën e madhe i dërgon në vendet e vuajtjes e të vdekjes, pa një skrupull, tue dashtë me pa gjithçka të mbarueme, për t’i dhanë fund breznive, pa asnjë brez të vjetër, pa asnjë të vërtetë të kalueme. Ky gjyq pat edhe dëshmitarë, njëmbëdhjetë e, u randue prej pasaktësive të tyne. Zoti i pastë falë, se kishte edhe shpifje. E treta ditë pati edhe mbas ditën, për t’u dhanë vendimi. E për këtë u hapën dyert, ku morën pjesë shumë nëpunës të Degës së Shkodrës. Monsinjor Çoba, qe dënue 25 vjet, Imzot Lec Sahatçia, 20 vjet, Dom Kolec Toni, 13 vjet, e unë 15 vjet.  Gjyqi mbaroi tue rrahë shuplakë shumë, për “drejtësinë e partisë, kundër armiqve të tërbuar kundër pushtetit popullor”. Historia e Degave, mbretnia e vdekjes dhe e gjakut, e etjes vetëm për krime, që kishte fillue zyrtarisht në javët e para të vjetit dyzet e katër, tash i jepte një farë fundi hierarkisë kishtare. Nuk kishte ditë ma të keqe, për popullin e historinë.

Mbas do kohe do të arrestonin edhe klerikë të tjerë, si: Padër Anton Lulin, Dom Pjetër Grudën, Padër Leon Kabashin, Dom Nikollë Gjinin e, Padër Gjergj Vatën.

Monsinjori lëshoi një za të lehtë, tue kërkue një absolucion. Ashtu bamë të gjithë, ndaj njeni-tjetrit. E na me pranga në duer, u zhdukem të gjithë e, Monsinjorin, për të mos e pa ma. Ai do të kalonte vuejtje tjera shpirtnore, morale e fizike. Do të merrshim lajmin për atë, se vdiq në spitalin e Tiranës, mbas një punkture që i kishin ba, gjoja, për t’i pre dhimbjet e, për t’i pushue zemrën. Plani i tyne qe vu në zbatim, me 12 janar 1980, ditën e Shën Ernestit, të cilit Monsinjori i lutte emnin. Mbas gjyqit, na ramë në një qetësi, në një heshtje, për të marrë shpejt një rrugë të re të gjatë, të jetës. Mund të thomi se kishte mbarue gjithçka dhe populli në hallet e të vraponte për të fitue keqas një kafshatë bukë dhe i tretun e i habitun, në hapsinën e vuejtjeve të randa. Një polic i ri, i vrantë e i qetë, me një mirësi natyrore, Hamzai, pyeti, kur dola për pastrim, se sa isha dënue. “Mue më dhanë 15-shin”, kje përgjigja ime. Ai u vra dhe e mori si një tallje. Por nuk foli.

Burgu i Spaçit, 13 maj 1977

Ishte dita 16 maj, ditë e hanë, kur më nisën për Tiranë. Dola nga birucat e hetuesisë, nga, ajo dhomë mizore, ku kalova gati një njëmbëdhjetë muej, me aq dhimbje, vuajtje, tortura, izolim. Delsha nga Dega e, hypsha në një autobus, ku ishin 10 vetë. U takova edhe me Dom Kolecin. Largohem për një kohë të gjatë nga qyteti im, tue lanë në shtëpi nanën e motnueme dhe motrën e shumë sakrificave, vëllanë, që do të kishte vuajtjet e sëmundjes dhe të burgut. Të gjitha plagë të reja. Dy ditë para se të arrijsha në kaushën e Tiranës, ku mblidheshin të gjithë të dënuemit e Degëve të ndryshme, për t’u shpërnda nëpër reparte të ndryshme, Gjergjin e kishin nisë në Repartin e Ballshit. Burg quejshin vetëm një, atë të Burrelit. Mbas dhjetë ditësh, që kaluem në Kaushë të Tiranës, përsëri me autobus, së bashku me Dom Kolec Tonin, gjithsej shtatëmbëdhjetë vetë, u nisem në Repartin 303 të Spaçit, për të kalue një jetë gjalle e për gazep.

Kjo makinë e mbyllun, terr brenda, dukej një diçka që nuk ngjet me asgjë. Çdo realitet, asht origjinal. Çdo makinë mund të çonte nga Tirana në Spaç, por të gjitha edhe me diferenca. Kjo makinë ka specifikën e vet. Ka të përbashkëtën, se ecë si të gjithë. Por të veçantën, se nuk ecë si tjerat. Kjo ka shpejtësi edhe ndër kthesa, ka tundje, ka mizori, ka inat. Janë shtatëmbëdhjetë vetë të lidhun duersh me hekura. Atij që i delte të shihte gja mes disa birave gjatë ecjes së saj, edhe mue, në këtë ditë me diell, na dukej sa e pamëshirshme asht toka, me ato pamje fikse të shpejta. Nuk dallohesh mali e fusha, në këtë rrethanë. Të jepej përshtypja e një kaosi, si një absurditet në ekzistencë. Vetëm dritë shihet, përzje me terr të madh, me ngjyrë afër territ dhe humnera kohe, robnie. Na qenie verte të daluna nga varri, na u dukte vetja, tue pa njeni-tjetrin, se ishim hjedhë në një infinit kotësie.

Ishte kjo ditë e premte, kur arritëm afër orës dy mbas mesdite, u hap porta e madhe e repartit, tue u mbylle menjëherë. Ndjeva e përfshiva izolimin e gjatë. Hyna pa e ditë, kur dal! A dal?! Kjo kje një punë e çastit e, tue mbetë e ardhmja edhe në errsinë, fshehtësi, u hap udha dhe u forcue bindja, për ato forca që ka njeriu për të rezistue. Këtu më duhet për të kalue vjetët. Në dorë të Zotit. Rojet e kampit që shërbejshin aty, janë vetëm roje; besnikët e pushtetit, gjykatave, të diktatorit. Janë veglat e punës të asaj makine, diktaturës së adhurueme që jeton me këto forca e, që bajshin punën speciale të shtypjes nga afër, e paraqitshin anën fort të keqe të saj, në atë vend të rrethuem me male të pablerim, e me tela me gjemba, pranë një përroni shumë herë të thatë, mbi të cilin silleshin në pak qiell orrlat, mbi krenat tonë të gjallë e të vdekun. Ishte vërtetë edhe një burg natyral.

Këto roje kishin qëndrim si një një. Ishin të qetë, kishin pak fjalë, pse edhe këta të urdhnuem të mos bajshin biseda me të burgosun, me këto “anmiq”, “fara e keqe në Shqipninë socialiste”. Ishte një polici e rafinueme mirditore. Kur kishin punë me dhanë ndëshkime, veç ndëshkimit që kishte burgu mbas revoltës, ngjajtë më 1973, policët u bajshin grupe apo skuadra për rrahje, deri që lodheshin mbi trupin qyqarit të burgosun, shumë herë hero i pashembullt. E kjo dhunë shtazarake ndodhte, pse nuk ka krye realizimin e normës në minierë, që me pa me sy të hinte tmerri, ose të gjente polici, tue u përçapë pse ke shtie ndonjë send të vogël në gojë. Dy roje ushtarake me rroben e ngjyrës së blertë, na banë ngadalë një apel, tue shikue qetë secilin nesh në fytyrë, porsa përgjigjeshim. Na çuen me një të burgosun në shërbim të tyne, në një magazine, për me marrë rroben devizë ngjyrë tullë e, një dyshek me kashtë e katër batanije të vjetra, e vështirë me i prekë me dorë, sa neveri të jepshin.

Ndër to kam fjetë dymbëdhjetë vjet, unë e shumica e të burgonve, se të privilegjuemit në shërbim të tyne, i kishin edhe të reja.

Rrobë-divizë, merrshin çdo vjetë, po tash rrobe me vija dyshekësh. Të gjithë të qethun, na zbritën tue ba disa kambë shkallë guri në kamp, që kishte trajtën e një koni. Në dy oborre, na pritshin me qindra të burgosunish. U përqafuem me të njohtun dhe me tre meshtarë që i gjetëm aty, Dom Ndoc Sahatçin, Dom Ernest Troshanin e, Dom Martin Trushin. Kishte dhe shkodranë e ndër ata, Zef Ashta, me akademi dhe ba burg afër tridhjetë vjet, me të cilin do të rrijshim çdo ditë, njeri i qetë dhe simpatik e që, vdiq në një ditë maji mbas disa vjetësh. Aty gjetëm Tonin Andrachio-n, të nipin e Monsinjor Ernest Çobës, një djalë shembull në burg, i rrallë për vetitë e mira të karakterit, të inteligjencës e të virtyteve të krishtena. Një grup mirditoresh, njeni ma i mirë se tjetri, njerëz të dashun e besnikë.

E kur do të vinte Nikollë Prenga prej burgut të Burrelit, njeri i shquem në kampe, ky grup mirditorësh, do të forcohej. Edhe prej maleve të Veriut, kishte burra të mirë e, sa fshatarë prej anave tona, me një qëndrim si duhet: njerëz të besimit në fe e, me virtyte. Tue njohtë ngadalë kampin, do gjejshim djelmosha nga Vlona e krahinat e Jugut të Shqipnisë, të zgjedhun, të vendosun, trima dhe guximtarë. Pashë shumë fytyra të reja në këtë kamp të rrezikshëm të revoltës, ngja para katër vjetësh të ardhjes sime. Kishte edhe një vjet, për të mbarue dënimi zyrtar i kampit të ndëshkuem. Po ai ndëshkim e ai terror që gjeta, vazhdoi edhe ma i fortë.

Me rastin e revoltës, thuhej se kishte marrë pjesë për ta shtypë, vetë Kryeministri, kjenë pushkatue katër vetë dhe arrestue, torturue tmerrësisht, ma se tetëdhjetë vetë e, dënue. Do të merrshin pjesë në punë të gjithë të dënuemit pa përjashtim, në minierë, kjofshin ata edhe të sëmurë me gjithë farë lloj sëmundjesh, edhe ata që ishin edhe me temperaturë të naltë. Porsa u veshëm dhe u sistemuem shpejt nëpër dhoma, ku banojshin pesëdhjetë e dy vetë, në çdo dhomë, në tre kate e, ku unë u vendosa në katin e ultë të katit të tretë të ndërtesës, na lajmëruen ta kryejshim disa formalitete, regjistrime e porosi, që na i jepte komandanti i kampit.

“Zyra Teknike”, në Spaç

Kampi drejtohej nga komanda, por në kamp ishte dhe një zyre që përbahej nga tre të burgosun, të aprovuem nga Ministria e Punëve të Brendshme e, që këta lidhshin e zgjidhshin gjithçka në komandë e, ishin të ngjitun me këtë porsi mishi kocin, e që komandë, Zyre Teknike dhe të burgosun, formojshin një treshe reale. Kjo zyrë e dytë, thirret; Zyre Teknike. Zyre tru. Kjo drejton punën e minierës, nëntokën edhe tokën e rrethueme me miniera, vend me rreziqe shembjeje, ku ndodhshin aksidente e vdekje, numri i të cilëve kishte arrijtë mbi njëqind persona. Komandanti në këso rastesh, porositte me dhimbje hipokrite, që në punë të kenë kujdes: “kur të hyni në nëntokë” e në anën tjetër kërkonte me rigorozitet plotësimin e normës patjetër, se asht ligj. “Duhet të punoni, të lani fajet tueja, jo fajet, por krimet që ia keni ba pushtetit popullor”.

Në minierë mund të ishin heroj, që ndyheshin me baltë e pastroheshin me vendosmëni. Zyra Teknike aty shikjonte disiplinën e kampit. Asht qendra e rrjetit, të të gjithë lëvizjeve zyrtare e të fshehta. Tue qenë qendra e informacionit dhe e ndërlidhjes, që organizon spiunazhin dhe i vën në lëvizje në këtë regjim të pështjellimit, këta janë persona fort të besueshëm të komandës. Janë të burgosun dhe komandantë në një shtypje që bahet me shumë forma. Tamam si në Orient. Shqipni që organizon spiunazhin në burg, jashtë, edhe jashtë Shqipnie, edhe në Vatikan.

Zyhdi Çitaku

E një i burgosun që ishte në shërbim të tyre, Zyhdi Çitaku, për shumë vjet, tue shëtitë në shumë vende të Europës, ku gjindeshin shqiptarë, kishte rekruetue persona në shërbim të regjimit. E tue qenë se ky kishte ba disa gabime jashtë, në lidhje me planin e tyne, kur kishte ardhë në Shqipni, shpejt e kishin arrestue dhe e kishin dënue randë. Në burg sillej mirë. Dita e shtunde dhe e diella, më dolën disi të qeshuna, në diell të bukur maji. Kështu më kaluen edhe disa javë, por i lodhun shumë e marrje të forta mendsh, sidomos kur ngjiteshe nëpër shkallë, tue u mbështetë parmakësh, kur shkojsha në dhomë. Por kur fillon të mësohesh e të ban burgu për veti, atëherë nisë jeta e tij dhe dalëngadalë njohja me vuetje të tjera e fatkeqësi. Quhej; kampi i anmiqve. Kishte shumë njerëz edhe me kulturë, por jo si ata që ishin në shumë vjetët e para, ku gjindej ajka e kulturës së kombit dhe e intelektualëve të mirfilltë, me shkolla të universiteteve të Europës e të Amerikës, ku kampet dhe repartet, nuk kishin sheje spiunazhi, veç rrallë ndonjë që zbulohej menjëherë.

Njerëzit ishin me kulture të marrun ma tepër, gjatë periudhës së socializmit, edhe disa të marrun në vendet socialiste të Europës, inxhinierë, ushtarakë, të sistemit, shumë njerëz që nuk mund të quheshin figura politike, por ma tepër nga ata që kishin shkelë, si mbas pushtetit, ligjet e kushtetutës. Kushtetutës së quajtun ma ma demokratikja në botë, që pa ekzagjerim kishte shtie nëpër burgje, një të treten e popullsisë shqiptare.

Duhej të bisedohej me shumë kujdes me njeni-tjetrin, rreth problemeve që i përkitshin jetës politike. Shumë kërkojshin të gjejshin shokun, të rrahshin probleme të ndryshme, që lidhet me jetën e nevojën e jetës sate. Do të bisedohej, por ma shumë për ngjarjet që ishin në botë dhe brenda kufijve tanë, informacione prej gazetave që hyjshin në kamp dhe lajmeve të radios, që të shurdhonte prej orës 6 të mëngjesit e, gjatë ditës. Do të bisedohej me kujdes, pse aty punonte rrjeti spiunazhit, fort i rrezikshëm, që të sillte shpejt arrestimin tand të ri. Të kanë dënue herën e parë dhjetë vjet, për agjitacion e propagandë, të bahen me dënimin e ri, edhe dhjetë të tjera, e me radhë tridhjetë, katërdhjetë vjet. E si mbas rasës, edhe me vdekë mbrendë. Sa vetë kanë vdekë brenda nëpër burgje?!

Spaç: 1700 të burgosur, politika kineze!

Të burgosunit vërejnë gjithçka. Autoburgu sillte çdo dhjetë ditë të burgosun të tjerë, edhe kuadro ish partie e të pushtetit, që Enveri i lidhte për së gjalli, e që brenda vjetit u shumuen. Kampi kishte një forcë, rreth njëmijë e shtatëqind vetash. Shumica fort e madhe, ishin të ri. I sillte politika kineze, agjitacioni e propaganda, tentativat për ikje, kuadrot revizioniste, që partia po i nxirrte jashtë me shtjelma, tue i çue në plumb e nëpër burgje. Të gjithë këto njerëz, kushtetuta rrënimqare i quante; “trathtarë të atdheut”. Na kishim emnin e keq, u quejshim “trathtarë”. Ky titull nuk na randonte, por na bante të qesheshim me ironinë tonë, se ku kishte arrijtë ky koncept trathtar, në Shqipninë e luftës së klasave?! Këta që vijshin me autoburg, siellshin lajme se janë mbushë Degat e Brendshme, me të arrestuem. Presin të dalin në gjyq. Kampi nuk ishte i fjetun. Kishte njerëz energjikë dhe të fuqishëm, plot guxim dhe një farë mburrjeje. Dita, javët, muejt, kalojshin shpejt. Vjeti nuk mbaronte kurr. Jeta kishte mundime të mëdha, të kohës e të vendit ku gjindeshin. Memorie.al

KUJTOJ PROFESORIN E NDERUEM, PIKTORIN SIMON RROTA- Pergatiti Fritz RADOVANI

                         Prof. SIMON RROTA  (1887-1961)

 

Profesor Simon Gjush Rrota asht le në Shkoder me 23 Tetor 1887. Vemendja e Babës Gjush per edukimin e fëmijve asht kenë e posaçme. Kujdesi per shkollim nuk i ka mungue asnjenit asnjëherë. Këte verteton edhe prania e Kol Idromenos në edukimin e tyne. Kola, i madhi djalë ishte profesor në Universitetin e Vjenës.  At Justini ishte Frat Françeskan, dijetar i vertetë që solli në Shqipni fotokopjen e “Mesharit” të Buzukut. Ndersa Gjoni ishte mësues në Fieri. Ndersa Simoni mori mësimet e para nga mësuesi Kol  Idromeno, i njoftun edhe si piktor në Shqipni aso kohe.e ma von në shkollën italiane t’ artizanatit me mësues Saverio Polarolin, tue ndjekë ndërkohë edhe rrethin e pikturës së Kolë Idromenos. Punësohet  tek Ndrek Mini[2] deri sa thirret nën armë nga ushtria turke, së cilës i shmanget në Mal të Zi prej ku gjen strehim si refugjat politik në Bari të Italisë.

Me ndihmën e Polarolit regjistrohet në akademinë e Breras të Milanos në të cilën studion nën udhëheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatë studimeve lidh miqësi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij të ardhshëm. Në atë periudhë viziton Francën dhe Austrinë, dhe më 1914 kthehet në Shqipni. Fillimisht punon në Lushnjë si fotograf  tek vëllai i tij Gjon Rrota që ishte njëkohësisht edhe mësues, ma  vonë si dekorator në shoqnitë kulturore të Shkodrës.

Më 1922 emnohet mësues i vizatimit në Gjimnazin Shtetëror të Shkodres prej nga shkëputet vetëm pas 40 vjetëve.

Gjatë kësaj periudhë merr pjesë në të gjitha ekspozitat e vendit si dhe në disa prej aktiviteteve ndërkombëtare. U vlerësue shumë nga të gjithë”… për një mënyrë të vetën në të pikturueme, si dhe për krijimet e Tija artistike.”

Si tek të gjithë rilindasit ndjenjat patriotike, atdhedashunia ishin shtrati emocional i artit të tij. Simoni nuk i kërkoi kurrë majat e virtuozizmit dhe dukjen e sforcueme. Ai ishte një personalitet i thjeshtë me një dhunti natyrore për punë dhe krijimtari të pandërpreme me çka ngjallte ngado simpati dhe mirëkuptim. Asht i pari mësues i vizatimit të cilit do t’i thurren vargje e do t’i këndohen këngë. Ai jetoi dhe punoi në një kohë kur shoqnia dhe shteti shqiptar po hidhshin hapat e para, në një kohë kur çdo gja me vlerë kërcënohej nga forca të egra fatale, nga terri i kudogjindshëm, në një kohë kur një ligësi absurde, e stisur nga njëqind duer të padukshme e rrezikonin imazhin- pikturën shqiptare – poaq sa dhe fjalën shqipe.

Në largësinë një shekullore, në vorbullën e përpjekjeve kolektive spikat vepra e artistit dhe pedagogut të paepun i cili do të jetë pjesë e asaj shtylle që siguroi vazhdimësinë, tue u ba simbol i kambënguljes kulturore.

Siç dihet vizatimi për fëmijët asht dëfrim, një lojë. Tek Simoni do të ketë kenë paksa ndryshe sepse Kolë Idromeno e ngushëllonte sikur të ishte fjala për një martirizim :”… këta njerëz do të jenë dëshmitarët e punës sonë”. Ky vrap ndër gurë e pengesa do t’i japë qëndresën e një suste çeliku. Edhe i shkuem në moshë, etja, dëshira për punë do ta ngrinin që me natë për të fitue ditën.

Prof. Vladimir Jani në monografinë kushtue Simon Rrotës kujton: “Njëherë para nja gjashtë vjetësh u ndesha me të pa le dielli tek ura në Ajazëm-bri Rozafatit, me kavalet në dorë. “Kam vjet shumë,- më tha- por nuk due me vdekë pa i krye do punë dhe nuk mund të za vend pa pikturue”. Cilatdo kjofshin preferencat personale të artdashësve të shumtë, në një pikë të gjithë bashkohen me kritikën e cila nuk ndesh asnjë kundërthanie midis artit dhe personalitetit të tij si “…një qytetar i mirë, i pa të keq, i drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm.” Shprehjet e tij vizuale gjenerojnë impulset e një Shpirti të këthjelltë plot mirësi. “Ma i riu” i rilindasve e përjetoi atë epokë me gjithë kënien tue mbart në shtratin e artit të dashtun idealin kombëtar dhe mishënimin e tij-Gjergj Kastriotin per të cilët Prof. Simoni do të kujtohet gjithmonë.

“Ndër ditët e sundimit të sulltan Hamitit-tregon piktori-ishte një periudhë kaq e vështirë për piktorët sa mjaftonte me të pa kush në dorë një skicë njeriu për t’u krijue dyshimi se asht fytyra e Skënderbeut. Dhe mjaftonte ky fakt për të dhanë rrugën e internimit ose burgun e përjetshëm”. Këtij represioni vite ma vonë, artisti do ti përgjegjet me tabllonë “Beteja” ku paraqet Skënderbeun tue u përleshë me tërbim kundër turqve si dhe me kompozimin e njohurn”Skënderbeu në shtratin e vdekjes”. Gjatë jetës së vetë piktorit ju kushtua kryesisht peizazhit dhe portretit të cilat do të na i japë “… me ngjyra të gjalla e të forta dhe të bukura… tue trajtue tema etnografike paraqet edhe objekte të vjetra, shtëpia tipike të moçme, kostume kombëtare… të cilat kanë vlera artistike dhe historike”. Narracioni i tij nuk asht i rastësishëm, por i qëllimtë. “Tabllotë e tij kanë karakter përshkrues… dhe po ti mblidhnim të gjitha sëbashku do të fitojnë ma shumë interes se plotësojnë njëra-tjetrën…”. Me punë të palodhur ai arriti të bahet”… një nga portretistët dhe pejsazhistët e rëndësishëm për artin realist shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX”.

Dëshira e Simon Rrotës ka kenë që “… të japë të gjallë kohën e vet, tua tregojë brezave të ardhshëm se cila ishte jetesa, cili kje Shpirti, zakoni, zhvillimi, dhe dëshira e shqiptarit dhe kryesisht e shkodranit të shekullit të tij”.

Në Itali Simoni ka ra në kontakt me klasicizmin e pastër.

Piktorët gjenialë si Rafaeli, Veroneze, Tintoreto, Karavaxho e deri tek ma të spikatunit lanë gjurmë tek Ai. Teknika e draperive të Rafaelit ndjehet mjaft mirë tek portreti i S. P. Pistulit. Ndërsa tek portreti i së shoqes, Karlës, loja e dritë – hijeve krahas butësisë rafaeljane na flet për afinitet me Karavazhistët.

Asht për të ardhur keq se nga riprodhimet e dobëta artdashësit janë privue nga ambëlsia dhe delikatesa e origjinalit. I dashuruem mbas sfumaturave, me tone të buta dhe të ngrohta artisti u përcjell brezave imazhin e krijesës ma të shtrenjtë të jetës së tij. Karla, kjo vajzë milaneze, lë postin e sekretares stenografe në firmën e famshme farmaceutike Montekatini drejtë një të ardhme aspak të sigurt mbas Simonit të saj shqiptar. Prodhimtaria e pazakontë (700 vepra) si dhe frymëzimi i pandërpremë i piktorit do të ishin të pamunduna pa Karlën e Tij besnike.

Romantizmin e shëndetshëm si dhe skenat e paqme bukolike Simoni do ti mbaj nën kontrollin e profesionistit serioz. Për shembull në tabllonë “Ura e Mesit” autori nuk ka si qëllim të tregojë arkitekturën e një monumenti kulturor. Harku i madh dhe i randë jepet pjesërisht, aq sa me hijen e vet qarkon horizontin, ujnat, dritën dhe bagëtinë tue lanë mënjanë bareshën të zhytun në një vetmi soditëse të një jete të abandonueme. Pëlhurat e tij janë ndërtue thjeshtë dhe po thjeshtë perceptohen. I përmbajtun dhe i ngrohtë, ndonjëherë ma të rradhë e freskon paletën me tone të ftohta si tek pejsazhi modest “Bora pranë Arrës së Pashës”. Damtimi i dorës siç është konstatuar ndonjëherë më duket një lloj konforti midis recetave akademike, larg pranimit dinamik të modelit.

“Përse mor baba ban gra me japanxha, mure e shtëpi të vjetra e kaq shumë veshje shkodrane ?” e pyeti në një rast Maria, nusja e të birit. I mendueshëm i moçmi Simon iu përgjigj : “Ka me ardhë një kohë moj bijë që kanë me u kërkue këto dukje dhe veshje dhe rinia nuk do ti gjej ma kurkund”  Hijet e rrepta të rrugëve, dyert e mëdha prej guri të latuar me qemer, me pullaz të gjanë për strehë e me frëngji, artisti nuk do ti shohë si dekore të thjeshta dhe kurioze ; ai do të hulumtojë shpirtin që ato mbartin. Piktori e di mirë se rrugët e qyteteve kanë diçka nga fytyra e vërtetë e vendit. Kontakti me sa e sa “fytyra” përtej Adriatikut i dha shkathtësinë selektive për të hjek të tepërtat dhe evidentuar domethanien preçize të detajeve. Psikologjia e gurtë e pejsazheve plotësohet me figura të rradha njerëzore ; ma së shumti gra me veshje tipike lokale. Ato shkojnë dhe vijnë tue prezantue, veshjet, etnografinë, natyrshëm larg pozave dhe sforcimeve; me shami kumashi në kokë, me japanxhat, xhybet, barnavekët dhe eteritë. Në të gjithë këto ndërmarrje artisti pati përkrahje dhe mirëkuptim.

Kam bindjen se ma mirë vepra dhe personaliteti i Simonit rilevohet po të ballafaqohet me piktorin V. Mio. Ndonëse është konsideruar si një nga “peizazhistët e parë të plenerit në Shqipni” më duket se ai mbeti në periferi të impresionizmit; përballë Mios Simon Rrota duket i rreptë dhe disi i ngurtë. Liria poetike dhe intelektuale e Vangjushit mbetet e huaj për të. I ajthëm, tërësisht evropian por dhe atdhetar i flaktë, Simoni pikturon Zotin Krisht tek thërret : “Lini fëmijët të vinë tek unë…”, ndërsa Mio vendos një kishë në pejzash i ngazëllyer nga gjetja e një pleneri befasues. Por i mblidhni të gjitha tabllotë e Mios dhe i vendosni përballë një peizazhi mitik siç është “Derë e Madhe” dhe do të shihni se realizmi tragjik dhe metafizik i kësaj të fundit do ti lanë mbrapa frymëzimet impresioniste. Mio nuk pikturoi në Shkodër ashtu si Simoni nuk do të dinte se çfarë të vendoste përpara dyerve modeste. Këto dy shprehje artistike kaq të plota dhe të pavarura, pothuej të njëkohshme, përbajnë një pasuni të vërtetë kulturore kombëtare, një traditë origjinale dhe besnike ndaj rranjëve që u dhanë jetë.

Krijimtaria e tij përfshinë kompozime, portrete, peizazhe e vizatime me karbon. Ndër më të njohurat janë “Beteja e Skënderbeut” (1916), “Te pusi i fshatit”, “Portë Shkodre”, etj. Në mënyrë të veçantë përmendet për portretin e Lekë Dukagjinit. Punimet e tij artistike e vendosin atë, ndër piktorët më të njohun shqiptar. Vdiq më 27 janar 1961. Simoni nuk ka masat e Kolë Idromenos, ai ngjan ma tepër me rrjedhën e bollshme të një prroi i cili përshkron kodra dhe male. Zëri i tij modest paralajmëroi një të ardhme për të cilën ai nuk e kurseu talentin. I drejtë dhe gjithherë i gëzueshëm por pa ju fshehur imazheve dramatike ai kalonte e rridhte për të drejt moteve që do të vinin një mesazh fisnik dhe burrëror. Në mes të artit zyrtar ai nuk bije në sy. Tonet e nostalgjisë dhe një lloj brenge romantike e shoqnojnë ndonjëherë në ngujimin, në vetëflijimin e tij, tek një art me interes të theksuar etnografik. Mbas vdekjes më 1961 ju dha titulli “Piktor i Merituar” dhe më 1999 “Piktor i Popullit”.

Kujtimet e Profesor Simoit me kenjen nxanës i Tij lidhen me një episod aso kohe i “pathanun”: Na thirri një mbasdreke në sallen e vizatimit mue dhe Dorote Serreqin. Na shpjegoj se donte me na mësue me shkrue bukur. Shkrimi i bukur asht kerkesë e shkollës socialiste. Tue mësue ju me shkrue bukur, neser do të duheni perme shkrue edhe parulla. A e dini se mund të gjeni vende pune të mira në saje të shkrimit bukur?

***

Kjo thanje u ba realitet i jetës seme kur erdhi Hrushovi në Shkoder…

Oh sa shumë kujtime ruej per Ju o i Nderuemi Profesor Simon Rrota ?!

Emni i Yt nuk fshihet kurr nga kujtesa ime…

Emni i Profesor Simonit per mue asht Perjetshem!

Melbourne, 4 Janar 2025.

 

Daily Herald (1934) “Ju shpjegoj arsyen e çarmatimit të Shqipërisë…” — Intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Durrës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Dhjetor 2024

“Daily Herald” ka botuar, të hënën e 15 tetorit 1934, në faqen n°10, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog I në Durrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog tregon se si çarmatoset

nga Ronald Matthews

Durrës, Shqipëri.

Shqipëria, kombi më i vogël në botë dhe i kërcënuar nga të dyja anët nga fqinjët e fuqishëm, është gati të japë një shembull global në çarmatim.

Gjysma e ushtrisë së saj do të shndërrohet në një trupë punëtore bujqësore dhe do të fillojë të punojë tokën, ndërsa gjysma tjetër do të rezervohet për ruajtjen e rendit të brendshëm dhe do të vihet nën të njëjtën komandë si xhandarmëria.

Planin e tij drastik për ta bërë këtë dhe motivet e tij m’i shpjegoi Mbreti Zog, në një audiencë që më dha në vilën e tij verore në plazhin e Durrësit.

***

Vila është një shtëpi njëkatëshe e thjeshtë prej druri, e ndërtuar mbi shtylla që arrijnë deri në det, dhe do të ishte e padallueshme nga dhjetëra ndërtesa të ngjashme, të themi, në Shoreham-on-Sea, po të mos ishin dy rojet malsore me uniforma gri-jeshile dhe me jaka vjollcë, të pranishëm në këmbët e shkallëve që të çonin deri në të.

Nga vila mbretërore të çon në det një skelë e vogël të cilën mbreti e përdor për zhytje, ndërsa e vetmja njësi shërbimi e marinës shqiptare, një anije e vogël roje, vështron gjithmonë rreth njëqind metra larg kur mbreti Zog dëshiron të notojë.

Duke më pritur, Mbreti kishte thyer rregullin e tij për të mos takuar kurrë më vizitorë të jashtëm ndërsa ishte me pushime në plazh.

Por ai ishte i lumtur, tha ai, t’u tregonte lexuesve të një gazete të madhe britanike se çfarë po bënte për kombin e tij të vogël, por krenar.

Dhe ai foli me mua për më shumë se një orë në dhomën e tij të punës, me muret e saj të veshura në nuanca pastel të trëndafilit, gri dhe të bardhë, dhe të varura me piktura me kostume dhe peizazhe shqiptare, dhe mobiljet e saj të përbëra nga një tavolinë e thjeshtë lisi, një raft librash, dy tavolina të vogla dhe disa karrige me sixhade.

Shqipëria,” — tha mbreti – ai ishte i veshur me një kostum ngjyrë kaki, me një kravatë gri të çelur me pika me ngjyra të ndezura – “nuk ka ndërmend të jetë nën protektoratin e askujt kushdo qoftë.

Ajo është e vendosur të ruajë pavarësinë e saj, e cila nuk është vetëm interesi i saj, por është thelbësor për paqen evropiane.” – fjalë domethënëse pas demonstratës detare italiane në Durrës në korrik, e cila pothuajse çoi në një konflikt italo-jugosllav.

***

Megjithatë, ne jemi një vend i varfër. Ne nuk kemi avionë ushtarakë, tanke apo artileri të rëndë si fqinjët tanë dhe nuk mund t’i përballojmë ata.

Ajo për të cilën Shqipëria ka nevojë kryesisht për të shpenzuar para është zhvillimi i bujqësisë së saj, sepse 400 vjet sundim turk e kanë lënë atë të prapambetur jo vetëm kulturalisht, por edhe në metodat e prodhimit.

Prandaj kam përgatitur një projektligj, i cili do të dorëzohet në Kuvend, sipas të cilit gjysma e rekrutëve të rinj të ushtrisë do të angazhohen në punimin e tokave të destinuara për kultivimin e fushës potencialisht pjellore të Myzeqesë (në Shqipërinë e mesme).

Ata do të marrin edhe udhëzime për metodat e reja të bujqësisë, të cilat do të përhapen gradualisht në të gjithë vendin.

Gjysma tjetër do të përdoret për ruajtjen e sigurisë së brendshme, nën të njëjtën komandë si xhandarmëria.

Mbreti Zog është realist, sepse kudo pranohet se Shqipëria nuk mund të shpresonte të mbrohej nga një pushtim i huaj, përveçse me luftë guerile dhe se siguria e saj e vetme qëndron në drejtësinë kolektive të Lidhjes së Kombeve.

Vetëm konservatorizmi kërkon mbajtjen e një ushtrie të vërtetë – dhe Mbreti është më radikal se çdo ministër i tij.

***

E pyeta mbretin – nuk mund të emërohet një xhandar, as të shkarkohet një oficer policie pa dijeninë e tij – cilat, sipas tij, ishin funksionet e familjes mbretërore në botën moderne.

Një mbret,” — u përgjigj ai, “duhet të jetë një udhëheqës dhe një mësues i popullit të tij. Dhe nuk mund të mësohet një fëmijë pesë vjeç në të njëjtën mënyrë si një i ri që ka arritur moshën madhore.

Ne ende po vuajmë nga trashëgimia e sundimit turk, kur mësimi i shqipes në shkolla ishte i ndaluar.

Por ne po e fitojmë luftën kundër analfabetizmit – ku kishte 2000 nxënës në shkollat tona disa vite më parë tani ka 60000 – dhe me kalimin e kësaj, kompetencat dhe përgjegjësitë e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit do të rriten.

Sepse unë nuk besoj në asnjë të drejtë hyjnore të mbretërve – pushteti nuk vjen nga lart, por nga poshtë – nga njerëzit.

As nuk besoj se Demokracia është sot në një gjendje dekadence.

Unë mendoj se edhe vendet ku demokracia është shfuqizuar me të vërtetë duan të kthehen tek ajo, sepse duhet të dinë se pushteti vjen nga poshtë.

Mendoj se misionin më të madh të jetës sime do ta ndiej të kryer, — tha mbreti, kur statusi dhe kultura e gruas në Shqipëri të ngrihet në nivelin e shteteve të tjera ballkanike dhe më pas në nivelin e grave të botës perëndimore.

Do të jetë një proces i gjatë, sepse kemi shumë paragjykime për të kapërcyer dhe para se të realizohet kjo, gratë duhet të votojnë.

Statusi i lartë i gruas është, besoj, një nga faktorët më të mëdhenj të fuqisë së një shteti.

Tashmë kam dhënë urdhër që gratë të punësohen në poste në shërbimet publike kudo që të jetë e mundur.” – dhe kjo në një vend ku deri pak vite më parë gratë konsideroheshin pak më shumë si orendi.

***

Dhe më tej ai foli se si, me një plan tjetër të tij, klubet e diskutimit në qytete dhe fshatra, duke lëshuar fletushkat e tyre të lajmeve, do të ngrinin nivelin e inteligjencës së rinisë së vendit, duke filluar nga dimri i ardhshëm.

Teksa fliste, duke menduar dhe me saktësi, zhurma e dallgëve vinte nga dritarja e hapur me pamje nga deti. Herë pas here, një buzëqeshje e vogël ndriçonte sytë e tij blu.

Mbreti Zog, m’u duk, ndërsa u ngrit për të më shtrënguar dorën, të jetë sundimtari më i vetmuar në Evropë.

Tani është vetëm 40 vjeç dhe që nga lufta, fillimisht si ministër, më pas si kryeministër, president dhe mbret, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në bashkimin e Shqipërisë si komb.

Sot, ai mban mbi supe të gjithë barrën e Qeverisë.

Vendi i tij është shumë i vogël, shumë i varfër dhe fqinjët e shikojnë me nostalgji të përhershme.

***

Dhe ai është i rrethuar nga ministra të moshës së mesme, të rritur sipas traditës së vjetër turke, tepër konservatorë, në pjesën më të madhe, për të vlerësuar lehtësisht idetë e tij.

Pak nga të rinjtë, të rritur gjatë viteve të shkurtra të sundimit të tij, janë ende mjaft të formuar për të marrë përgjegjësi të mëdha. Një pjesë e mirë e tyre janë kritikë të ashpër ndaj brezit më të vjetër.

Prapambetja e fshatarësisë dhe e malësorëve shqiptarë përbën një frenim për çdo përparim, qoftë edhe shumë gradual.

Mbreti Zog dukej i lodhur, edhe në pushime. Kjo nuk më habiti.

Fotografi rrëfen detajet e veçanta: Nga pula me tollon, te fishekzjarrët me parashutë, ju tregoj Vitin e Ri para ’90

Në Shqipëri: E vetmja festë e vitit madhore popullore.

 

Ajo natë, si e vetmja festë popullore është festuar më shumë se cdo festë tjetër në Shqipëri. Sipas një modeli uniform, mundësive, rrethanave, kushteve, në familje, lokale, në shesh, në spitale, reparte ushtarake, deri edhe në postat kufitare. Si e rikthen sot për “Panorama”, fotografi i njohur, Nikolin Baba, ato fundviti, kur punohej edhe paraditen 31 dhjetorit? Nga pemsa e Vitit të Ri, dezhurnet, menunë e darkës, Koncerti televiziv, restorantet, gjithcka, deri edhe Koncertin e Vjenës në Rai 1. Të paktën deri më 1990 një Shqipëri ku festohej por edhe vigjëlohej.

Baba, si kujtoni prag festën e Vitit të Ri?

Atmosfera e ardhjes së Vitit të Ri, niste me Festivalin e Këngës në RTVSH, që zakonsiht zhvillohej në javën e fundit të dhjetorit. Pastaj pema e Vitit të Ri, që vendosje atë javë, ndonëse jo traditë e të gjitha familjeve, kjo për mentalitetin, përkatësitë fetare. Ato nuk tregtoheshin nga shteti, por nga persona që i merrnin në Malin e Dajtit, edhe pse ishte e ndaluar, duke i shitur rrugëve. Një e tillë kushtonte 10 lekë. Me pak zbukurime, pambuk, disa lodra, arra të ngjyrosura, etj. Ndonëse dikur në dyqanin e Valutës shiteshin zbukurime të ardhura nga Cekia, shitja e topave masivë me ngjyra për një pemë, kujtoj vitin 1972, kur në Ma-Po-n e madhe fluksi për blerjen e tyre, një prodhim kinez, ishte i jashtëzakonshëm.

Tirana e Vitit të Ri, 1973
Tirana e Vitit të Ri, 1973

Nga kartolinat, e gjithë Shqipëria një foto te Skënderbeu?  

Kartolinat ishin një nga mënyrat për të uruar, si brenda Tiranës, në qytete të tjera dhe jashtë Shqipërisë. Ato i gjeje në postë, kinkaleri, dhe kushtonin pesë lekë. Posta qëndrore, postierët kishin shumë punë në atë periudhë. Atmosfera festive në Tiranë, ndihej, kryesisht në bulevardin kryesor, te lulishtja pas monumentit të Skenderbeut, pemët e larta të saj, zbuluroheshin me llampa që lyheshin me bojra të ndryshme dhe të zakonshmit fotografë. Paraditja, aty kishte fluks të madh, familje, fëmijë, të ardhur, vetëm për të bërë një foto.

Dhuratat, ato për fëmijë, tjetër festë?

Bëhet fjalë për ato që jepeshin për fëmijët, në ndërmarrje, shkolla, institucione, kopshte, kudo. Punonjësve i mbahej një kuotë e vogël nga paga e tyre, duke organizuar më pas takime, festime për t’ja shpërndarë fëmijëve. Në ditët e fundit të vitit një pritje e madhe organizohej në Pallatin e Brigadave nga Enver Hoxha me pionierët e dalluar. Po kështu edhe tek fëmijët jetimë, ata me probleme shëndetësore, etj. Për punonjsit e dalluarit jepeshin shpërblime te vogla financiare.

Hotel Dajti, mjedisi i brendshëm ku festohej nata e Vitit të Ri
Hotel Dajti, mjedisi i brendshëm ku festohej nata e Vitit të Ri

Edhe ndeshje futbolli?

E vecanta e 31 dhjetorit ishte ndeshja e futbollit që zhvillohej në Pallatit të Pionerëve, paradite, një takim që u kthye në një traditë, në të cilën luanin edhe futbollistët më të njohur, të klubeve të kryeqytetit. Takimi ndiqej deri edhe nga jashtë rrethimit, me njerëzit që qëndronin matanë murit, ose sipër tij, pasi nuk kishte hapsirë për të qenë brenda territorit të vogël të fushës, me  spekakorë në këmbë në bordurat e saj. Nga Dekori I Tiranës, vendoseshin banera të mëdhenj festivë. Ardhja e plakut të Vitit të Ri në familje, ndërmarrje, institucione për fëmijët ishte dicka jo e zakontë.

Dezhurne me turne, festojmë e vigjëlojmë

Të parët që largoheshin nga Tirana ishin studentët që ktheheshin për pak ditë në shtëpitë e tyre, dhe veprimtaritë sportive, artistike ndërpriteshin. Në ato ditë as gazetat “Zëri i Popullit, “Bashkimi”, “Sporti”, “Drita” nuk dilnin. Të djelën e fundit të muajit punohej, për të zevendësuar 2 janarin, ndërkohë që shqiptarët mund të ishin i vetmi popull që punonin edhe paraditen e 31 dhjetorit. Natën e Vitit të Ri, si dhe datat 1 e 2 janar në ndërmarrje, dikastere, kudo organizoheshin dezhurne, cdo dy orë me punonjësit që alternoheshin sipas një grafiku, ku ata më të rinjtë, të pamartuarit ishin të angazhuarit, ndërsa gratë, vajzat jo.

Radhë në dyqane para festave të Vitit të Ri
Radhë në dyqane para festave të Vitit të Ri

Vjen 31 dhjetori, si pritej ajo ditë?

Gjatë ditës së 31 dhjetorit qyteti gumëzhinte dhe dyqanet ishin të hapura deri pak orë para mbrëmjes, deri edhe berberët, permanentet, pastaj të gjithë të mbledhur në shtëpi. Nata e fundvitit festohej në reparte ushtarake, konvikte, spitale, Shtëpitë e Pleqve, të Beqarëve, të fëmijëve jetimë, deri edhe në postata kufitare, me televizor, radio, apo ndonjë magnetofon.

Policia patrullonte, pra një vend ku punojmë, festojmë por edhe vigjilojmë.

Jo të gjithë e festojnë ?

Natën e fudnvitit, të nesërmen urgjencat e spitaleve ishin në gadishmëri, PTT gjithashtu me vetëm një sportel. Nuk ndryshonte lëvizja e trenave, që pasi kryenin udhëtimin e fundit të vitit, të nesërmen niseshin normalisht. Po kështu edhe autobuzat e udhëtarëve me destinacion qytetet e largëta. në ato ditë lëvizja urbane ishet e kufizuar.

Cila ishte menuja e asaj nate?

Menuja e asaj nate kishte pulën e vendit apo hungareze, që shiteshin me tallon në dyqanet e lagjeve, ose një gjel deti të marrë një muaj më parë e të ushqyer me ullinj në banjon e pallatit, apo oborrin e shtëpisë. Ishte kthyer në traditë që në një shesh midis pallateve bë zona të vecanta të Tiranës, shërbenin për “Luftë” gjelash, që ndiqeshin nga banorët, duke shpallur gjelin kampionin. Sigurisht edhe të tjera, ndër to peshku, por më pak, se nuk tregtohej masisvisht, sallamrat, etj.

Furrat sa punë atë ditë?

tirana viti i ri 6 tirana viti i ri 5 tirana viti i ri 4

Furrat e pjekjeve punonin pa ndërprerje. Pasi dorëzoje tavën, furrtari te jepte një letër me një numër i njëjtë me atë të një llamarineje matalike, që ai vendoste në tavë. Njerëzit siguronin bukë rezervë pasi dyqani i bukës mbyllej për dy ditë. Përgatitja për natën e Vitit të Ri ishte tejet lodhëse për gratë, që gatuanin pa pushim në kushte aspak normale në apartamentet e kohës.

Cilat ishin pijet e preferuara?

Rakija, vecanërisht ajo e Skraparit, Përmetit, por, edhe vera ishte pije e preferuar dhe masive. Riesling, Tokai, ose Shesh i Zi, Merlot, Kallmet, e kuqe ose e bardhë të cilësisë së dytë, një shishe kushtonte 42 lekë, dhe tregëtohej në Ushqimore. Cilësia e parë, si ajo Pino Nero, kishte tjetër destinacion. Birra me shishe sihte e KU “Ali Kelmendi” Tiranë. Limonë, portokallë nga bregdeti, Himara, siguronin vetëm ata që kishin të afërm në ato zona.

Jemi në kohën e tallonit, si funksiononte në ato vite?

Gjithcka me listë, miqësi, njohja e një shitëse ushqimoreje, Fruta Perime, Bulmetit, të siguronte dicka më shumë. Gatuhej me vajgur, me furnellat e Gjirokastrës, sobat me dru, tavat me korent, etj. Jo në pak raste nga ngarkesa e madhe, rrezikonte ikja me orë e dritave. Familjet e dëshmorëve kishin një tollon me shumë. Edhe në një familje, ku djali i martuar figuronte i ndarë me prindërit, sic veprohej formalisht, merrte nje racion më shumë.

Mesnatë, të gjithë në shesh?

Në shumë raste kishte grupe të rinj, miq e shokë që mblidheshin atë natë në shtëpinë e dikujt, për të dalë në shesh në 12-të pas mesnate.  Ashtu si në festat e 28-29 Nëntorit, ajo orë e ndarjes së viteve shoqërohej me fishekzjarre. Paraditen e 31 dhjetorit, në disa pika të Tiranës, pas Bankës, sot selia e PS, mbrapa Teatrit të Operas, vendoseshin murtaja dhe zona rrerthohej me ushtarakë.

Fishekzjarret, me sytë nga qielli?

Radhë në dyqane para festave të Vitit të Ri
Radhë në dyqane para festave të Vitit të Ri

Disa prej tyre ishin në formë parashute, në majë kishin një kub, që i shërbente për rënie të lirë. Njerëzit me vështrimin lart prisnin, dhe pastaj kush mundet t’i kapte. Edhe në shi, me cadër qëndronin në pritje të tyre. Me fat ishin familjet tiranase, kur një erë e lehtë i shtynte të binin në bacen, shtëpinë e tyre. Ishin të preferuara pasi me materialin e tyre, copën ngjyrë të bardhë mund të qepje një këmishë, ose një palë rroba banje.

Nga dëshira për to, dhe heqja nga qarkullimi?

Për një periudhe kohe, fishekzjarret për popullsinë u ndaluan, nuk lejoheshin, pasi ishin të rrezikshme, shkaktonin dëme, djegie, dhe urgjenca e spitalit ishte plot me njerëz që merrnin ndihmën e shpejtë nga plagët që u kishte krijuar zjarri i një fishekzjarri, duke luajtur, drejtuar njëri tjetrit. Veshja e një pardesyje, o dicka të tillë atë  mbrëmje ishte e rrezikshme, nëse të godiste një fishekzjarr.

Po nxënësit, shkollat, studentët si e festonin?

Në shkolla, gjimnaze, liceun artistik, universitete festohej para se ato të mbylleshin, dhe konviktorët e studentët të largoheshin. Gjithcka e improvizuar, ku kërcehej me muzikë që sigurohej me magnetofonë, kush mundej të kishte një të tillë. Nga ato me shirita tek ato me kaseta që u futën dhe patën përdorim në fillim të viteve 70-të.

Televizioni, një program për të gjithë?   

Të ulur në tavolina, para televizorëve “Butrinti”, “Iliria”, Dajti”, të gjithë ndiqnin “Koncertin e Madh të Vitit të ri” një program me këngë të muzikës së lehtë, popullore, humor, valle popullore, nga e gjithë Shqipëria. Me këngëtarët nga Vace Zela, Tonin Tërshana, Bashkim Alibali, Agim Krajka, etj, etj, te humoristët e njohur, Tano Banushi, Skënder Sallaku, Met Bega, Zef Deda,  Fadil Hasa, trupat e estradave të Tiranës, Shkodrës, Fierit, Durrësit, parodistët e Vlorës, të cilin televizioni shqiptar e përgatiste që në shtator. Jepej i regjistruar më 31, 1 dhe 2 janar, duke filluar pas revistës televizive, ora 20.30, dhe vazhdonte deri në orën 2 pas mesnate. Mbyllja bëhej me natën finale të Festivalit të Këngës, ritransmetim, një film o numra cirku. Nuk kishte fjalim përshëndetës nga udhëheqësi i shtetit. Po kështu edhe radioja.

Ndiqej edhe Koncerti i Vjenës?

Me 1 janar, në orën 12.00, nga kanalin italian Rai 1, jepej Koncerti I njohur i Vjenës. Ndiqej me shumë interes nga kryeqytetasit, qëe prisnsin në atë orë. Pas 1973, shkëputjes së kanaleve televizive italiane, lejohej hapja e sinjalit, i cili pritej menjëherë pas përfundimit të koncertit. E frekuentuar ishte shëtitja në bulevard, ose në Rrugën e Dibrës e njohur si Broduei i Tiranës, kur koha ishte e mirë, paraditen dhe në mbrëmjen e 1 e 2 janarit.

Një Tiranë me shumë lokale për jë natë feste?

Eshtë festuar kudo, në shtëpi, lokale, me Kursalin, Internacionalin, Vollgën, Lidhjen e Shkrimtarëve, pranë Teatrit Popullor, Shtëpinë e Oficerave, Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”. Pastaj Hotel “Dajti”. Them deri në vitet 70-të, kanë qenë ndër lokalet më të preferuara për qytetarët.

Hotel “Dajti”, ballo e muzikë perendimore

Hotel “Dajti”, me një mjedis madhështor, sallat gjigante, luksoze, hollin-sallon modern, restorantin krijonte një mundësi të madhe dëfrimi, që garantonte mbi 250 persona gjatë natës së Vitit të Ri. Aty gatuhej shumë mirë dhe ushqimi ishte cilësor. Në mjedisin e brendshëm vendoseshin dy pemë të larta të zbukuruara, njëra në hollin kryesor dhe tjetra në sallën e madhe, ku edhe vallzohej. Pijet ishin të të llojeve të huaja e shqiptare të cilësisë së parë, tregtoheshin paketa cigare të markave të huaja, ndërsa orkestra ishte ajo e tavernës që ekzekutonte muzikë perendimore, këngë ruse, lindore të kohës, por edhe italiane, franceze, etj.

Më shumë të huaj apo jo?

Fillimisht aty shkonin kryesisht të shkolluarit në perëndim, familje mjekësh, inteletualësh, sportistë të njohur, fëmijët e udhëheqësve të lartë, artistë, pedagogë, ushtarakë, zyrtarë e pushtetarë, shkrimtarë, kompozitorë. Por edhe specialist të huaj, si ata jugosllavë, rusë, të vendeve lindore, të pranishëm këtu për ndërtimin veprave të 5-vjecarëve. Pa dyshim diplomatë. Ajo natë e Vitit të Ri, pritej si eveniment edhe për faktin se të krijohej mundësia për t’u takuar, njohur me të huaj Deri para prishjes me Lindjen, rreth viteve 61’, fluksi ka qenë i madh.

Një franceze, balerinë e asaj nate?

Ajo që kujtohet ishte Zonja Karmon, e njohur jo vetëm si gruaja e Paskal Karmon, Sekretarit të Parë të ambasadës franceze, por për elegancën, veshjen e saj moderne, kryesisht prej lëkure. Po kështu edhe gratë, vajzat e zyrtarëve të ambasadave perendimore, studentëve të huaj që studionin në universitetet tona. Një argëtim që vazhdonte deri në orët e para të mëngjesit. Frekuentimi intensiv i “Dajtit”, vijoi deri pak pas viteve 70-të, kur edhe filloi survejimi agresiv i të huajve, shqiptarëve, etj.

Në lokal, me prenotim një muaj përpara

Ndonëse pati një frenim festimi i natës së Vitit të Ri, sidomos në mesvitet 70-80-të si pasojë e situatave të tensionuara politiko-ekonomike-kulturore dhe jetës sociale të kufizuar, rikthimi tek nata dëfryese e fundvitit në një restorant nisi të funkionojë. Të kaloje natën e Vitit të Ri në një lokal si Vollga (Drini), Arbana, Arbëria, apo Rinia, ishte privilegj, pasi jo të gjithë i kishin mundësitë. Për të siguruar një tavolinë, për atë natë, duhej të bëje një prenotim në ditët e para të dhjetorit, pranë administratës së hotelit.

Hotel Tirana, dikur 15 katëshi më i pëlqyeri?

Në Tiranë, frekuentohej kryesisht 15-katëshi, i përuruar në vitin 1979, ku të gjithë vraponin aty. Nëse nuk arrije të siguroje, duhej nxituar tek restorantet e tjera. Me një pemë të madhe të vendosur në qendër, mbrëmja fillonte në orën 9.00, dhe familjarët vinin të veshur me arsenalin më të mirë, duke e konsideruar si një natë luksi atë mbrëmje. Cmimi varionte nga nga 600 lekë personi dhe 1200 lekë cifti. Të restorantet e tjera, vlera e një nate e Vitit të Ri, shkonte në 450 lekë me një menu me të zakonshmet, antipasta, pastaj pulë ose pilaf me gjel, bërxollë me patate, një shishe verë, birrë ose raki dhe ëmbëlsira në fund. Cigarja pihej në pufundësi.

Nikolin-Babani

Orkestrat, muzikë por e kontrolluar, vetëm ajo që lejohej?  

Orkestra, ishte ajo e tavernës, ndërsa në restornatet e tjera përbëhej nga instrumentë të njohur të kryeqytetit. Ajo e dinte mirë repertorin, me një programin e kontrolluar më parë, me muzikë të lehtë shqiptare, pak të huaj, jo këngë kushtuar Partisë, shpesh edhe me një këngëtar o këngëtare. Pastaj vallzim, me tre kërcime, një pauz, sërish tre kërcime, kështu vijohej. Ora 24.00 fikeshin dritat, përplaseshin gotat dhe një puthje në faqe, pastaj dalja jashtë për të parë fishekzjarret. Më pas organizoheshin edhe lojra-llotari me prezantues, aktorë të njohur si Vilson Gjoncaj dhe fituesit merrnin një dhuratë. Qëndrimi në restorant vazhdonte deri në orët e para të mëngjesit.

Po në qytetet e tjera

Kujtoj Durrësin, “Vollgën”, “Adriatikun”, ku është festuar, sidomos nga të huajt, kryesisht marinarët e anijeve, që ndodheshin aty atë fudnviti. Muzikë e kohës, vallzim, argëtim i madh. Orkestra përbëhej me instrumentisë durrsakë shumë të njohur. Kjo rreth viteve 60-të më shumë.

Politikanët, byroistë e deputetë, si e festonin atë natë?                  

Në vitet 50 60-të, festa e Vitit të Ri për byroistët, qveritarët organizohej në Pallatit të Brigadave. Pastaj në bllok. Kujtoj që në orët e asaj nate, ajo ishte zona, ku mbizotëronte errësira, një heshtje e thellë, gjithcka e ruajtur me ushtarë. E nesërmja shoqërohej me vizitat tradicionale brenda bllokut, me ato në familjet e dëshmorëve. Deputetet, ishin njerëz që pak niheshin, jo si të sotmit. Festonin në shtëpitë, familjet e tyre, pak në restorante. Në përgjithësi i kushtëzonte qëndrimi në mjedise publike.

Po fëmijët e tyre ku e kalonin Vitin e Ri?

Kujtoj mirë që një natë të Vitit ët Ri, në restorant “Arbëria”, pas mesnatës erdhi djali i ish-kK/Ministrit asokohe, me miqëtë e tij dhe drejtori me shpejtësi i rregulloi një tavolinë. Dukeshin që kishin pirë. Pas pak, ndërsa një burrë po kërcente me një gotë vere mbi kokë sic ndodh shpesh në kërcimet popullore, papritur një mollë fluturoi drejt gotës, por pa e prekur. Situata u kthye në humor pasi, duke vijuar kërcimin, mbajtësi i gotës së verës, iu drejtua atij, duke bërë një gjest me dorë,  pas të cilës plasi e qeshura. Ndërkohë, reagoi drejtori që dicka foli me të. Vite më vonë e kam takuar ish-djalin e K/Ministrit dhe kur ja kujtova, m’u përgjigj se nuk mbante mend asgjë.

1 janar, vizitat lodhëse, ardhja në shtëpi e njeriut të parë?  

Dita e parë e Viti të Ri, 1 janari, me pak njerëz në qarkullim, gjithcka e mbyllur, asnjë bar i hapur, dhe që familjet në atë start vendosnin kalendarin vjetor në mur, një format standart, por ndryshonin vetëm pamjet, i prodhuar nga MMS“Hamit Shijaku“-Tiranë. 20 lekë kushtonte. Për të ardhur te vizitat cfilitëse nga ato familjare, të fqinjve që fillonin në atë mesditë. Rëndësi kishte njeriu i parë që vinte për vizitë, që sipas fjalëve, ishte ai që do të përcaktonte fatin e mirë ose jo të familjes për atë vit.

Dhe fëmija e parë, tjetër ngjarje e bujshme apo jo?  

Fëmija e parë që lindte në orët e para të Vitit të Ri, për maternitetin, familjen, deri edhe në TVSH, që nuk mungonte me emisionet e lajmeve, ishte një ndër informacionet kryesore e të rëndësishme. Me 3 janar e gjithë Shqipëria, kudo, në cdo skaj të saj i rikthehej punës, ritmit ditor, javor, normalitetit. Vetëm nëse qëllonte e dielë. Përjashtim bënin shkollat, arsimi: Në vitet 70-të, ai fillonte një ditë pas Shpalljes së Pamvarësisë që ishte ditë pushimi, pra më 12 janar, ndërsa më vonë, ishte 5 janari dita e rikthimit të studentëve, nënësve, mësuesve në bankat e shkollës./ NGA UVIL ZAJMI 

Biblioteka ideale shqipe e Norbert Joklit…dhe bibliotekat tona pa ideal- Nga FRANO KULLI

 

Në artikullin e vet “Tue bisedue me profesor Joklin” Ernest Koliqi shkruan: “Biblioteka shqip e Profesor Joklit, besoj të jetë mâ e plotësuemja qi mund të gjindet. I rrijnë përkrah ndoshta ato të Françiskajvet në Shkodër, të Mid’had Frashërit në Tiranë dhe të Lef Nosit n’Elbasan. Këtyne dyjave të fundit ua kam ndëgjue vetëm zanin , pse nuk pata fatin t’i shof. Botime të vjetra e të reja: Toskësh e Gegësh e Shqiptarësh t’Italisë…”

Shkrimi është botuar me 1938 në “Demokratía” e Vangjel Koçës e Branko Merxhanit, mbas një vizite që ai i bën Norbert Joklit në Vjenë, i shoqëruar nga dy studentë shqiptarë të atyre viteve atje. Njëri prej të cilëve ishte Aleks Buda. Është ribotuar pastaj më vonë në “Shejzat nr.1-4 1972.

Paska qênë dashtë – vijon Koliqit – të shkojshëm larg Shqypnije, në nji vend të huej, për të gjetun biblioteken ideale shqipe, atê për të cilën ka nevojë, çdo shkollë e mesme e Shqipnís, çdo Bashki shqiptare e radhës së parë, çdo studjues i gjuhës s’onë!..”

Para se me arrit te ky përfundim, sa surprizues për të aq magjepsës për lexuesin e tij, Koliqi përshkruan në imtësi gjithçka aty sheh me të gjitha shqisat e njeriut që librin e ka shqisë e gjymtyrë të përveçme. Ky ka qenë takimi i parë i tij me Joklin. Kurse në ribotimin te “Shejzat” Koliqi përshkruan edhe fundin tragjik të Albanologut të famshëm, një fund i njohur disi përciptasi në Shqipëri. Përciptas po themi, sepse pak kush i din përpjekjet e shqiptarëve të njëmendtë për ta shpëtuar atë, i cili, pa qenë shqiptar i kishte dhënë gjithësinë e vet, të dijshme e të vullnetshme sa s’bëhet, kulturës shqiptare. Dikush din përpjekjet e Fishtës me letrat dërguar deri te Duçja, që atij t’i krijohej mundësia të strehohej në Shqipëri, po pak kush i din, besoj, përpjekjet e qeverive shqiptare të kohës (1941-1942) për të. Kurse Koliqi, i cili ka dokumentimin e këtyre përpjekjeve, që gjinden në arkivin e vet privat na bën me dije: “Unë menjiherë i telefonova Botta-it në Romë, (aso kohe ministër i arsimit t’Italis) e shkova mandej fill te Mustafa Kruja [kryeministri shqiptar], i cili n’sy tem mori telefonin e foli me Ciano-n tue e lutë nxehtësisht me ba çmos për shpëtimin e Jokliit. Ciano përgjegji se do të lutte Musolinin me ndërhy pranë Hitlerit. Por të gjitha orvatjet dështuen, Jokli u fut në një tren, që do ta shpiente në Poloni. Gjatë udhëtimit, mësa treni po kalonte për nji urë, u hodh në greminë prej nji naltësie niqind metrash, u përplas mbi záll të lumit e vdiq. Kështë mbaroi albanologu i madh, tue mbajtë fjalën e folun se, pa biblioteken e vet dhe pa mundësinë m’u dhanë mbas studimeve, nuk iu donte gjâ jeta.”

Libërdashja, si kategori publike e marrëdhënies së ndërsjellët të njeriut me dijen, gjithherë te ne ka ecë nëpërmjet lëkundjeve e ulje ngritjeve të përsëritura. Në varësi e sipas kurbës e trajtesës së kultivuar që asaj i ka bërë shoqëria, elita e saj. Do muaj më parë pati ulë qepenat njëra prej librarive të rëndësishme në Tiranë. Edhe ajo që për më se njëzet vite shërbente edhe si agjenci shpërndarje ka paketuar nëpër kuti librat qëndrimgjatë aty dhe vijoi, gjithashtu, melodinë krrakrra-itëse të qepen-uljes. Por, fati e ka dashtë, këto ditë është hapur një e re me emrin e një tjetër albanologu të madh , jezuitit Giuseppe (Zef) Valentini, bashkëpunëtor e mik i ngushtë i Koliqit. Edhe një tjetër librari me emrin, gjithashtu domethënës “Lahuta” në Portën e parë ajrore (Aeroportin e Rinasit) të shqiptarëve, të cilët era mërgimtare po i hallakatë më me shumicë se asnjëherë më parë nëpër Europë. Dhe ndalin aty për të marrë me vete një copë Shqipërie. Një copë Shqipërie ideale mbasi Shqipërisë reale i kanë kthyer shpinën, me dhimbje e me pezm.

Kurse marrëdhëniet e enteve publike me librin e me leximin, gjithherë kanë lënë për të dëshiruar. Edhe atëherë kur në krye të tyre, Ministrisë së Kulturës kanë qenë shkrimtarë. Dhe s’është kaq paradoksale sa duket, nëse gërmon pak, fare pak më thellë në njohjen e politikave qeverisëse për librin. Sot, sistemi i qarkullimit libror në Shqipëri është me cilësinë më të ulët krahasuar me vendet fqinje me ne. Sikundërse përkujdesja shtetërore për të e pakrahasueshme me asgjë dhe me askënd, kurrkund përreth nesh. Asgjë pothuajse asgjë nuk gjendet në bibliotekat e shkollave tona publike nga librat e autoreve më të shquar të traditës…Prej atyre që në “bibliotekën shqipe” të albanologut ishin tuba e librave të zgjedhur. E le më të të vijë në mendje ndonjë qasje me Evropën, për ku gërthasim se duam të shkojmë. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, sot ekziston më shumë si një ent ku rrogëtohen disa njerëz.

E shfytyruar padrejtësisht deri në dhimbje. E denjë për të lidhur aty Gomarin Viskë Babatasi, që Fishta e sjell te Komedia e vet Satirë “Gomari i Babatasit”, në pjesën e dytë të saj “Visku i Babatasit”. Visk Babatasi është një nga të rrallët personazhe me emër të vërtetë në vepër, është person real i jetës sociale dhe politike shqiptare. Asokohe (1922- 1928) qe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Ishte sekretar i revistës “Albania” të Konicës, po i përgojuar dendur edhe nga ai. Ishte korçar, antikatolik i shpallur, por edhe antigegë, gjithashtu. Kishte shumë humor dhe Fishtës i pëlqente humori i tij. Babatasi e kishte bërë zakon të shkonte në punë me gomar, sjellje kjo që i shkonte fort përshtat humorit të tij. Dhe e lidhte gomarin te dritarja e kryeministrisë, që ishte njëherësh edhe ministri e jashtme. Një ditë, ndërsa po lidhte gomarin në hekurat e dritares, i afrohet roja e i thotë: “Ka urdhnue zoti ministër mos me e lidhë ma gomarin këtu”. Atëherë Babatasi i kthehet e i thotë: “Ka të drejtë, zotëria, dy gomarë në një ministri nuk bën të lidhen”…

Statuquosë së rrënuar të Bibliotekës së sotme Kombëtare i pati paraprí njëherë djegia e një tjetër herë përmbytja. Ndoshta për ta bërë më të pranuar atë që do të vinte më pas. Ndërsa sipër ambienteve të saj të stërngushta sa të marrin frymën, aty në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë bëjnë karshillek ca zyra të një Instituti Italian. Me një kontratë, nënshkruar para gati tridhjetë vjetësh, me shtetin shqiptar. Sfiduese deri ku s’shkon, që përpos të tjerash është përmbytëse nga fyerja e poshtnimi që i bën librit, punëtorëve të librit, përdoruesve të tij, intelektualëve, krejt kulturës sonë kombëtare dhe dijes sonë./Gazeta Panorama

“Shqipja ime e ëmbël”, pse ia ndryshoi Lasgushi emrin bashkëshortes së tij, letra që i shkroi më 16 nëntor ‘39

Para 125 vitesh lindi poeti ynë i madh, Llazar Gusho, i njohur me emrin e penës, Lasgush Poradeci.

Lasgushi lindi më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Në nder të tij, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e shpalli 2024-ën si Vitin e Lasgushit. QKLL ndau në rrjetet sociale një letër të shkruar më 16 nëntor të vitit 1939 nga liriku më i madh shqiptar, drejtuar bashkëshortes:

Shqipja ime e dashur,

Jam i lumtur që po të shkruaj letrën e parë me emrin Shqipe, të dëshëruar prej meje dhe të pranuar me aq gëzim dhe kryelartësi prej teje vetë. Më je lutur kaq herë të të shkruaj me këtë emër, nuk të shkrojta gjer më sot sepse nuk e dinja mirë në e pranon nga gjithë fuqija e shpirtit t’ënd. Lutjet e tua të përsëritura më dhanë arësye të t’a përmbush dëshirën më në fund sot. Ky është emri yt i vërtetë tashi e paskëtaj, do t’a mbash me mall dhe me durim, është simboli i pavdekur i atdhedashurisë s’onë, bashkimi më një i shpirtrave t’ona kështu të përvëluara.

Shqipe! T’a dish sa gëzim, sa ngushëllim më fal ky emri yt i ri! Si më ra mua nërmënd? Pse e prite ti me aq dashuri?

Desha të çmall një mallin t’im të brëndëshmë, t’a kem Shqipërinë gjithnjë të gjallë dhe të bukur dhe si nuse e re që është, t’a kem përpara syve të gjallë në veten t’ënde, prandaj më ra nërmënt ashtu. Ti e prite ashtu se mendove gjith si mua, je gjith vetëm Shqipëri, trup i pastër prej vashe shqiptare dhe shpirt fisnik shqiptar, je kështu drita jonë e të dyve në dashurinë e të shentit Atdhe.

Mbaje tashi këtë kurorë me mburrjen t’ënde të dashur, është themeli i bashkimit t’onë kombëtar, kulmi më i lartë i dhembjes dhe i gazit dhe i ëndrës s’onë së përzëmërt atdhesore.

Kështu të bësh, kështu do bësh ti Shqipja ime e dashur. Nuk t’a them unë, ç’të t’a them unë atë që ti e di vetë. Unë kam bindje të madhe në idenë t’ënde shqiptare bëhem gjithnjë më i bindur se ti do bësh tërë theroritë për të ngritur për dita më lart vetveten t’ënde shqiptare. Për të kulluar dhe për të fisnikëruar sa vjen më shumë, me punë, me vepra, me prova të gjalla, jo me fjalë, shqipëtarësinë t’ënde edhe me kaq gjer më sot mjaft të dashur për mua.

Kështu ti Shqipja ime e ëmbël? E kupton ti tashi pse heshtnja unë gjithnjë kur më pyetnje, dhe më kujtonje dhe më luteshe dhe më qaheshe për emrin t’ënd të ri? Që pse s’të kam shkruar, pse s’të shkruaj, pse s’të dërgoj një letër me emrin Shqipe? Kur më telefonove prej Durrësi dhe më the “Shqipja”, dhe kur më the se të ardhi turp kur vajte në postë dhe pyete në ke letër me emrin “Shqipe” dhe postjeri të tha se jo, mua më ardhi keq për ty, po më ardhi dhe shumë mirë. Më ardhi keq dhe mirë, prandaj vendosa më në fund të të shkruaj ashtu. Dhe ti e di, vendimi im nuk këthehet. Vendimi im, është fjalë e dhënë shqiptare. Fjala e dhënë shqiptare quhet besë shqiptare.

… Kjo? E Shqipes! Jo?? E Shpirtit t’im!!

Ty të merr nër kraha dhe të puth me zjarr

Lasgushi yt.

Panorama

Kongresi i Durrësit dhe misioni i qeverisë së përkohshme me 14 anëtarë! Përshëndetja e veçantë e delegatëve për Wilson

Kongresi i Durrësit, i mbajtur 106 vjet më parë nga data 25-27 dhjetor, pati si qëllim sigurimin e tërësisë territoriale dhe vazhdimësinë e shtetit shqiptar, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

 

Në këtë Kongres, ku morën pjesë mbi 50 delegatë u vendos për krijimin e një qeverie të përkohshme me 14 anëtarë. Kongresi vendosi edhe që të formohej një Pleqësi (senat), si organ këshillues i qeverisë. Delegatët u shprehën për ruajtjen e pavarësisë e të integritetit territorial të shtetit shqiptar, për rishikimin e kufijve të 1913-ës dhe për paraqitjen e këtyre kërkesave në Konferencën e Paqes. Lëvizjet për mbledhjen e krerëve shqiptarë ishin shfaqur që në fillim të tetorit. Por në organizimin e shqiptarëve në Itali ishin duke u përgatitur si Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, të cilët ishin të orientuar nga politika italiane. Këta i kërkonin më 6 tetor 1918 “Vatrës” të dërgonin në Itali përfaqësuesit e tyre, për të përcaktuar atë platformë të përbashkët politike, me të cilën do të dilnin përpara Konferencës së Paqes.

Ndërsa Mehmet Konica arriti në Romë më 19 nëntor, i pritur me ngrohtësi nga italianët. Ndërkaq, qeveria italiane kishte hequr dorë nga mendimi, që kishte në fillim, për të lejuar formimin e një qeverie shqiptare. Ndërkaq, shqiptarët që erdhën nga Roma për në Shqipëri ishin të këshilluar të formonin jo një qeveri, por një këshill ose komitet kombëtar. Ky komitet nuk duhej të bënte një politikë të pavarur as brenda vendit as jashtë tij, por duhej të gjente një vegël në duart e politikës italiane. Në fund të nëntorit 1918 u aprovua formimi i këshillit kombëtar i ideuar nga Gaetano Manconi, duke porositur që këshilli të formohej sa më parë në Durrës me persona shqiptarë që të jenë njerëzit tanë dhe me autoritet në të gjithë Shqipërinë e pushtuar prej nesh me përjashtim të Vlorës dhe të hinterlandit të saj.

Por në të dyja rastet, si një qeveri po edhe një këshill, për t’i formuar këto organe duhej të mblidhej kongresi kombëtar. Ky kongres u hap në pasditen e 25 dhjetorit 1918 me pjesëmarrjen e 53 delegatëve. Ata vinin nga pjesa më e madhe e vendit, e cila ishte nën pushtimin e Italisë. Por në kongres nuk merrnin pjesë nga qyteti i Vlorës, sepse autoritetet italiane kishin marrë udhëzime nga Roma që të mos njiheshin delegatët e këtij qyteti. Në kongres mungonin edhe përfaqësuesit e krahinës që ishin nën pushtimin serb, Peshkopia e Lumës dhe as ata që ishin nën pushtimin francez, si qyteti i Korçës. Këta kanë qenë faktorët të cilët bënin të mundur elektrizimin e zhvillimeve në Kongresin e Durrësit. Por në Durrës nuk kishin ardhur vetëm delegatët, por edhe shumë figura të tjera politike. Ja si e pasqyron gazeta “Agimi”, “Në kongres arritën të bënin propozime dhe të merrnin fjalën edhe njerëz të cilët nuk figuronin në listën e personave që kishin mandatin e të deleguarit”.

Por përfaqësuesit e Durrësit, pa kaluar ende në diskutimin e rendit të ditës, shprehën shqetësimin edhe për mungesën e pjesëmarrjes së delegatëve e të gjitha krahinave të Shqipërisë. Delegatët, që në fillim të punës shfaqën besim ndaj fituesve të luftës, duke e shoqëruar me një përshëndetje e në mënyrë të veçantë Wilsonit, “i cili kishte shpallur parimet e vetëvendosjes së popujve”. delegatët vendosën formimin e një qeverie të përkohshme, e cila ishte një vendim i pavarur dhe sfidues kundrejt diplomacisë së Romës. Ai ishte një vendim i suksesshëm, edhe për sa i përket situatës brenda vendit, pasi nuk ishte shumë e vështirë që qoftë Italia, qoftë Esad Toptani të bënin të mundur nxitjen e shtresave të caktuara shqiptare, të cilat ishin pa një vizion të qartë. Në mëngjesin e 26 dhjetorit, Konica i paraqiti promemorien nënkolonelit E. Lodit, duke argumentuar formimin e qeverisë, së pari, me rëndësinë që kishte ajo për të zhvleftësuar ndonjë përpjekje të mundshme të Francës dhe të shteteve ballkanike për thirrjen e delegatëve të Esad Toptanit në Konferencën e Paqes. Argumenti i dytë kishte të bënte me faktin se për popullin shqiptar ishte më efektiv pushteti i një qeverie dhe jo i një komiteti, i cili do të ishte “vetëm një institucion i pafuqishëm dhe qesharak”.

Përfaqësuesit e kongresit, vendimin e tyre nuk e kishin të vështirë për ta mbrojtur edhe përpara nënkolonelit italian E. Lodit, i cili në telegramin që i dërgonte Romës i quante këta si një “rrymë e fortë”. Me gjithë përpjekjet e tij për të emëruar vetëm një komitet ekzekutiv me karakterin e një delegacioni, për të shprehur dëshirën e kombit shqiptar, ishte për t’u parashikuar sipas tij “që rryma e mësipërme do të mbizotëronte”. Prandaj edhe pikëpamja e delegatit V. Dilos, që kongresi të mos vepronte në mënyrë të pavarur, sepse kjo lëvizje politike mund të çonte në prishjen me mikun e vetëm që kishte Shqipëria me Italinë, por të qëndronte në rendin e tij të ditës.

PROGRAMI

Kongresi hartoi një program politik të përgjithshëm. Aty shprehej ruajtja e pavarësisë, tërësia tokësore e shtetit shqiptar dhe për rishikimin e kufijve të vitit 1913. Për çështjen që lidhej me statusin juridik të këtij shteti dhe animi politik ndaj njërës apo tjetrës fuqi fituese, për të cilin kishte mosmarrëveshje, ata vepruan në mënyrë të heshtur dhe në kompromis me njëritjetrin. Ky program kishte në themel mbrojtjen e të drejtave në Konferencën e Paqes nga qeveria e Durrësit, kërkimin e kufijve etnikë të Shqipërisë, mbajtja e qetësisë brenda vendit.

Programi përbënte një hap përpara në lëvizjen kombëtare shqiptare, por duhet vlerësuar në kushtet kur Shqipëria gjendej e pushtuar nga ushtritë e huaja dhe nën trysninë e copëtimit nga fqinjët e saj. Në këtë pikëpamje, studiuesit e kësaj periudhe, ndonëse e vlerësojnë pozitivisht Kongresin e Durrësit, nuk kishin bërë ndonjë koment ose vlerësim lidhur me programin e qeverisë. Mendimi i historisë shqiptare pas luftës ka mbajtur një qëndrim kritik kundër mbështetjes që i dha “Vatra” kompromisit me Italinë lidhur me formimin e qeverisë së Durrësit.

Por, duke bërë një studim të kujdesshëm të periudhës në të cilën u arrit kjo marrëveshje, duket se ky qëndrim është i drejtë. Ky konkluzion rrjedh si rezultat i ndryshimit të kushteve të Shqipërisë në përfundim të luftës, parë nëpërmjet disa faktorëve. Si prishja e ekuilibrave politikë në Ballkan, si rezultat i shpërbërje së Perandorisë Austro-Hungareze dhe humbjes së luftës.

FORMIMI I QEVERISË

Përfundimisht, formimin e qeverisë së përkohshme me Turhan Pashën në krye dhe delegatë do të ishin Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Midhat Frashëri. Lufta politike brenda dhe jashtë kongresit solli njëkohësisht shfaqjen e pikëpamjeve përkatëse, pjesa dërrmuese e tyre ishin me orientim italian, si Myfit Libohova, Turhan Pasha, Prênk Bibë Doda, Sami Vrioni, Luigj Bumçi. Ndërsa, kundërshtarët ishin Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Mithat Frashëri, të cilët ishin më të paktë në numër, por që anonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose nga ndonjë fuqi tjetër “e painteresuar” direkt për Shqipërinë. Këto qëndrime dhe pikëpamje nuk u shfaqën gjatë punimeve të kongresit, kjo për faktin se këto figura të spikatura të politikës shqiptare kishin rënë në një kompromis të heshtur, sepse qëllimi kryesor i tyre ishte formimi i qeverisë. Një rol të veçantë në përpunimin e programit kishte Mehmet Konica. Kongresi hartoi një program politik të përgjithshëm.

Aty shprehej ruajtja e pavarësisë, tërësia tokësore e shtetit shqiptar dhe për rishikimin e kufijve të vitit 1913. Për çështjen që lidhej me statusin juridik të këtij shteti dhe animi politik ndaj njërës apo tjetrës fuqi fituese, për të cilin kishte mosmarrëveshje, ata vepruan në mënyrë të heshtur dhe në kompromis me njëri-tjetrin. Ky program kishte në themel mbrojtjen e të drejtave në Konferencën e Paqes nga qeveria e Durrësit, kërkimin e kufijve etnikë të Shqipërisë, mbajtja e qetësisë brenda vendit. Programi përbënte një hap përpara në lëvizjen kombëtare shqiptare, por duhet vlerësuar në kushtet kur Shqipëria gjendej e pushtuar nga ushtritë e huaja dhe nën trysninë e copëtimit nga fqinjët e saj. Në këtë pikëpamje, studiuesit e kësaj periudhe, ndonëse e vlerësojnë pozitivisht Kongresin e Durrësit, nuk kishin bërë ndonjë koment ose vlerësim lidhur me programin e qeverisë. Mendimi i historisë shqiptare pas luftës ka mbajtur një qëndrim kritik kundër mbështetjes që i dha “Vatra” kompromisit me Italinë lidhur me formimin e qeverisë së Durrësit.

Por, duke bërë një studim të kujdesshëm të periudhës në të cilën u arrit kjo marrëveshje, duket se ky qëndrim është i drejtë. Ky konkluzion rrjedh si rezultat i ndryshimit të kushteve të Shqipërisë në përfundim të luftës, parë nëpërmjet disa faktorëve. Si prishja e ekuilibrave politikë në Ballkan, si rezultat i shpërbërje së Perandorisë Austro-Hungareze dhe humbjes së luftës. Nga ana tjetër, monarkitë fqinje kishin dalë fituese të luftës dhe në kohën që Fuqitë e Mëdha si Anglia, Franca ishin duke mbështetur ambiciet e tyre për t’u zgjeruar në kushtet kur ishte në fuqi traktati i fshehtë i Londrës i prillit 1915. Por, nuk duhet harruar që Shqipëria ishte ende e pushtuar nga shtetet fituese dhe ushtritë e tyre nuk largoheshin nga tokat shqiptare dhe mbas përfundimit të luftës. Kjo periudhë përbënte vështirësi dhe rreziqe serioze për lëvizjen kombëtare shqiptare, e cila ishte në prag të përfaqësimit të Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit.

/Gazeta Panorama

Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane Marie Shllaku (1922-1946), që derdhi gjakun e vet, për themelet e lirisë së vërtetë të Atdheut dhe monumentet e përjetësise së saj sot- Nga Klajd Kapinova

 

 

“Po, me politikë jam marrë qysh herët, nëse mund të quhet politikë, dashuria ime për Atdheun, mundi im për aq kohë sa Unë e di vetë për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saj të ndara, Kosovën dhe Çamërinë.” – Marie Shllaku (1922-1946), e dënuar me vdekje me pushkatim

“Marie Shllaku, lindur në Shkodër, Shqipëri, ishte një nacionaliste, pedagoge dhe veprimtare e shquar shqiptare katolike e njohur për rezistencën e saj, kundër shtypjes serbe, komuniste dhe jugosllave. E shkolluar në Shqipëri dhe Itali, ajo u përfshi gjerësisht në rezistencën e amatosur kundër pushtimeve italiane dhe gjermane, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aktiviteti i saj atdhedashës u shtri në kundërshtimin e armatosur ndaj shtypjes së regjimit të egër bolshevik komunist shqiptar dhe jugosllav ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovës kreshnike. E kapur (arrestuar) në vitin 1946 nga autoritetet jugosllave, malësorja e shpateve të Dukagjinit (nga ishte edhe origjina e familjes së saj) Marie Mark Shllaku, iu nënshtrua torturave brutale dhe në fund u ekzekutua nga toga e zezë e pushkatimit, ku fatkeqsisht disa ishin ushtarë shqiptarë. Përkushtimi i saj i patundur për Pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve e ka bërë atë një simbol të qëndrueshëm të qëndresës dhe martirizimit në historinë shqiptare.” – Stephen Schwartz, gazetar ebrej-amerikan, Manhattan, New York, 2009

 

 

Republika e Kosovës, në vitin 2019, ka emetu një pullë zyrtare postale: “Kosova: Marie Shllaku, 2019”, Euro 1.30

Vajza e vogël Marie Mark Shllaku lindi më 22 tetor 1922, në lagjen Badre të qytetit antik të Shkodrës (mbi 3000-vjeçare), në pjesën e Shqipërisë Veri-Perëndimore, nga prindërit shkodranë Mark Simon Shllaku dhe Dila Shllaku, një familje me origjinë nga fshati Palaj e krahinës së thellë malore të Dukagjinit (para vitit 1990 ishte pjesë administrative e rrethit dhe qytetit të Shkodrës), e cila sot ndodhet në rrethin e Malësinë së Madhe.

Eshtë me interes të thuhet fakti hisorik, se deri tani nuk kemi mundur të mësojmë më shumë mbi Pemën Gjenealogjike, mbi antarët e tjerë të familjes së saj Shllaku, se sa motra dhe vëllezër kishte ajo asokohe. Kur qyteti i Prizrenit disa vite më parë e nderoi dhe vlerësoi me titullin më të lartë të qytetit historik sokoleshën heroin Marie Shllakun, për veprimtari të shquar patriotike, për çeshtjen shqiptare dhe të Kosoves në veçanti, asnjë nga pjesëtarët e familjes së saj nuk erdhi për të marrë dekoratën dhe diplomanën falenderuese në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, pas përmbysjes së komunizmit të zi dhe fitores së Pavarësisë së Republikës së re të dardanëve në Ballkan.

Sikurse dihet asokohe nga burimet historike dhe kujtimet e botuara pas vitit 1990 nga shumë bashkëkohës dhe njohës shumë të mirë të heroinës së pamposhtur Marie Mark Shllaku nga Kosova dhe Shqipëria, mësojmë se ajo shfaqi një aftësi të hershme akademike, duke përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm në Shkollën e Motrave Katolike Stigmatine të Shkodrës dhe Liceun e Vajzave Katolike Françeskane të Shkodrës, afër Kuvendit të Urdhnit të Shën Françeskut, vendosur në Shqipni në shekullin XII…

E reja Shllaku ndoqi asokohe arsimin e lartë në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë, Itali. Bashkëkohsist e saj tregojnë se Maria, fliste rrjedhshëm gjuhët e shteteve perëndimore, si: gjermanisht, italisht, frëngjisht, latinisht, gjuhën e vjetër greke (helene), si dhe fliste gjuhën sllave serbokroate me vështirësi, por që e kuptonte shumë mirë.

Rrethanat e vështira politike që përfshinë asokohe Europën dhe trojet shqiptare, bënë që vajza e re inteligjente shkodrane të ndërpresë me dhimbje studimet e larta akademike si pasojë e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, duke u detyruar të rikthehej në Shqipëri, pranë prindërve të saj të dashur në qytetin e Shkodrës.

Pas kthimit ajo filloi të punojë si sekretare në Ministrinë e Punëve Publike. Karriera e saj mori një kthesë të konsiderueshme më 25 shkurt 1943, kur u emërua si inspektore e financave në Kosovë. Ky rol e vendosi atë në një pozicion kyç gjatë një periudhe të trazuar, duke krijuar terrenin për përfshirjen e saj të mëvonshme në lëvizjet e pastra nacionaliste dhe aktivitetet e rezistencës antikomuniste dhe antisllave.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Marie Mark Shllaku mori pjesë aktive në rezistencën kundër pushtimit italian dhe nazizmit gjerman në Shqipëri. Në vitin 1944, ajo iu bashkua Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës (NDSHK), duke u lidhur me luftëtarë të shquar kosovarë të kohës, si: patriotët e shquar Shaban Polluzha, Mehmet Gradica etj.
Përfshirja e saj në NDSHK, ishte vendimtare pasi ajo luajti një rol kyç në organizimin e përpjekjeve të rezistencës dhe ruajtjen e komunikimit midis fraksioneve dhe diversiteteve të ndryshme nacionaliste, që luftonin për qëllimin e përbashkët të Pavarësinë së Kosovës dhe Shqipërisë, kundër pushtuesve fashistë e nazistë, sikurse edhe kundër nazi-komunistëve të kuq të diktatorit otomano-arab dhe antishqiptar bolshevikut mizor Enver Hoxha.

Nacionalistja, mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili ndikoi në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: nacionalistët e shquar të kohës, si: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës.

Ajo ishte e lidhur kryesisht me shqiptarët e besimit mysliman në Kosovë, sigurisht jo për shkak të fesë, apo për ndonjë arsye tjetër, por pikërisht sepse ishte një patriote e shquar dhe inteligjente, e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm nëse ata do të bashkonin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja rajonale. Si një vajzë e re shqiptare, ajo pati fatin të ishte përkrah burrave dhe fytyrave të ndritura më të mëdhenj të kombit shqiptar dhe sidomos ndër trimat dhe luftëtarët e njohur shkodranë.

Në shtator të vitit 1944, nacionalistja e mirëshkolluar Shllaku, fatkeqsisht asokohe u arrestua e u keqtrajtuar brutalisht në ato momente nga forcat pushtuese gjermane, por fatmirësisht ajo u lirua me ndërhyrjen direkte të Ministrit të Brendshëm ing. Xhafer Devës, i cili asokohe ishte një nacionalist dhe personalitet i shquar i kombit shqiptar.

Shkodrania inteligjente dhe shumë e kulturuar, u angazhua me gjithë enërgjitë rinore të qënies së saj, me të gjitha forcat e shpirtit dhe me gjithë potencialin e saj intelektual, u përpoq të jetësonte idealin e lartë atdhetarë të bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve etnike, pavarësisht se në çfarë kushtesh apo rrethanash të arrinte atë, sepse kryesorja për te ishte dhe mbeti arritja e këtij qëllimi jashtëzakonisht të lartë dhe të shenjtë kombëtar, për të cilin u derdh ndër shekuj aq shumë gjak martirësh, madje edhe gjaku i saj rinor.

Nga vështrimi i përgjithshëm, ajo vazhdoi rrugën e madhe të luftës së pandërprerë për atdhe e për çlirim kombëtar, rrugën e atyre burrave shkodranë pararendës, si: Hamzë Kazazi, që luftoi kundër pashallarëve të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane (Turqisë) dhe Oso Kuka në kullën e barotit, që luftoi në trojet e Vraninës etj.

Pas lirimit nga burgu, ajo vazhdoi aktivitetet e saj të rezistencës antikomuniste të kohës, këtë herë duke u fokusuar direkt në luftimin e forcave komuniste jugosllave dhe të trathtarëve mercenarë shqipfolës në territorin e Kosovës.

Ajo bashkëpunoi me figura të tjera nacionaliste, si: Ndue Përlleshi dhe Ukë Sadik Berisha, prof. Ymer Berisha, etj., duke forcuar më tej pozicionin e saj si një lidere e rëndësishme brenda lëvizjes nacionaliste liridashëse shqiptare.

Në vitin 1946, aktivizmi i vazhueshëm i Maries, çoi asokohe në arrestimin e dytë të saj nga autoritetet komuniste sllave të shtetit të Federatës Jugosllavisë. Ajo fatkeqsisht iu nënshtrua torturave të tmerrshme çnjerëzore, shumë të rënda, gjatë kohës që qëndroi në qelinë e ftohtë të burgut, përpara se filloj proçesin e gjyqit të montuar dhe paramenduar nga trupi gjykues jugosllv, ku ajo do të dënohej fatkeqsisht me vdekje, pushkatim.

Në luftën për çlirimin e Atdheut nga ripushtimit sllavo-komunist, Maria u gjend edhe në Drenicën legjendare, ku para dy dekadash luftoi dhe qëndroi për 12 vjet radhazi, heroina e popullit, Shote Galica. Aty doli heroi trimi i pamposhtur Shaban Palluzha, të cilin vajza sypatrembur shkodrane Shllaku, e mbështeti pa rezerva deri në fund me gjithçka që ajo kishte, u bë krahas përpjekjeve të fundit gjigante të luftës antifashiste, për të hequr qafe një herë e mirë zgjedhën sllave.

Patriotja shkodrane në momentet më vendimtare, iu bashkua krahut patriotik më atdhetar të asaj kohe, sikurse ishin: Shaban Palluzha, prof. Ymer Berisha, At Bernard Llupi o.f.m., Mehmet Gradica, Gjon Serreqi, Ndue Përleshi, Ukë Sadiku, Metë Dini, Bajram Sokoli (vëllai i Bajraktarit të Uçës), Qazim Bajraktari i Astrazupit, Sadik Lutani, Ajet Gërguri, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqi. Ismail Thaçi, Nuhi Gashi, Hasan Bilalli, Kemal Skenderi, Mulla Idriz Gjilani, Hysen Tërpeza, Kolë Parubi, Luan Gashi, Pjetër Toma etj., të cilët mbetën të pamposhtur deri në fund.

Duke parë këmbënguljen e saj si studente, me tipare të spikatura patriotizmi, nacionaliste e kohës, Abaz Kupi (Bazi i Canes) angazhoi Marie Shllakun në përpjekjet ligjore për bashkimin kombëtar.

Me këtë mision, Maria punësohet si sekretare e Ilaz Agushit, ministrit shqiptar në regjimin italian në Tiranë. Sipas materialeve arkivore, në prill të vitit 1941, ajo u takua me At Bernard Llupin o.f.m., i cili në atë kohë ishte drejtor i Shoqërisë Shpirtërore Katolike “Bijat e Zonjës” me qendër në Shkodër, e cila lidhej me Vatikanin.

Në maj të vitit 1942, me propozimin e Idriz Matit, u punësua në ministrinë në Tiranë, seksioni për rrugët, me detyrën e zv/sekretarit. Me pranimin e një detyre kaq të rëndësishme nga Gjergj Gjoni, Maria kishte pranuar detyrën, që të kontrollonte të gjitha dokumentet, leje sekrete të qeverisë, më pas t’i lejonte ato si dokumente disponimi grupit të Bazit i Canes. Këtë detyrë do t’a kryente deri më 20 nëntor 1942.

Pas vrasjes së Ilaz Agushit, Maria pushohet nga puna deri më 25 shkurt 1943, kur do të qëndrojë e paangazhuar në Shkodër. Në këtë kohë ajo lidhet me aleancën angleze, duke shërbyer si korrier në linjën: Tiranë-Shkodër-Romë dhe anasjelltas. Këto punime do t’i kryejë nëpërmjet Gjergj Gjonit dhe korrierit të Bazit të Canes, Hasan Miftari.

Më 25 shkurt 1943, ajo u punësua në qytetin e Prizrenit. Punësimi i saj këtu u sugjerua nga Pjetër Tomas, sekretar kryesor në Ministrinë e Financave me seli në Prizren. Për të mbuluar tërë territorin e Kosovës si vëzhguese, Maria emërohet referente në qytetin e Prizrenit. Në këtë kohë ing. Xhafer Deva i ofron edhe bashkëpunim dhe pozitën e sekretarit të tij personal. Asokohe Xhafer Deva ishte Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës (1943-1944). Ajo e pranoi ofertën përkohësisht, pasi u konsultua me drejtuesit e grupit Bazit të Canes. Nuk dihen rrethanat dhe arsyet pse Maria u tërhoq nga Prizreni në Tiranë e u kthye sërish më 9 shtator 1944.

Maria deklaroi para gjyqit të OZN se ishte antifashiste dhe antikomuniste

Më 21 tetor 1944, në fshatin Novoselë nacionalistja mbajti një fjalim patriotik. Më 9 nëntor 1944, partizanët bolshevikë hynë në qytetin e Gjakovës, ndërsa Maria së bashku me Mehmet Agë Berishën shkuan në rajonin e Ferizajt, ku qëndruan disa ditë. Në këtë kohë ajo nga Ferizaj do të udhëtojë për në Gjilan, më pas në Prishtinë, ku për herë të fundit do të takohet me Xhafer Devën, Rexhep Mitrovicën dhe udhëheqës të tjerë, nga të cilët do të marrë udhëzime për veprime të mëtutjeshme, të cilat do të lidhen me At Bernard Llupin o.f.m. në Pejë dhe prej andej për të mbajtur lidhje me Shkodrën dhe me rezistencën e armatosur, që do të drejtohej prej andej.

Nga Prishtina u shpërngul në Pejë, në hotelin “Skënderbeg”. Këtu, sipas udhëzimeve që i kishte dhënë Komiteti i Lidhjes së Dytë të Prizrenit (dhe Lidhjes së Tretë të Prizrenit në vitin 1962 në New York, SHBA, kryetar i së cilës u zgjodh ing. Xhafer Deva), i cili vepronte me urdhër të ing. Xhafer Devës, merr përsipër organizimin e grupeve të rezistencës në mbarë vendin. Këto grupe drejtoheshin nga Metë Dina, Adem Shala, Mehmet Gradica dhe Marie Shllaku. Sikurse dihet asokohe rezistenca nacionaliste dhe antikomuniste shqiptare numëronte 3000 vetë që do të luftonin pa pushim dhe me përkushtim.

Natën e 24–25 nëntorit 1946, ajo u ekzekutua në qytetin historik të Prizrenit, së bashku me nacionalistët e tjerë të shquar shqiptarë, duke përfshirë françeskanin e përkushtuar për trinomin “Fe e Atdhe – Perparim” At Bernard Llupin o.f.m., Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin. Ekzekutimi i saj asokohe, ishte pjesë e një fushate më të gjerë antishqiptare sllave, për të shtypur lëvizjet nacionaliste antikomuniste shqiptare.

Me gjithë fundin e saj tragjik, Marie M. Shllaku mbahet mend si martire dhe simbol i rezistencës antikomuniste dhe antisllave shqiptare, trashëgimia e saj e qëndrueshme si dëshmi e përkushtimit të saj të palëkundur ndaj popullit dhe çështjes së saj adhore qe ishte liria dhe pavaresia nga kthetrat e komunizmit në Kosovë dhe vendlindjen e saj Shqipëri.

Ajo ishte pjesë aktive e plejadës së shquar dhe të vendosur të antikomunistë të shumtë laikë dhe Klerit Katolik, që kishte nxjerrë dhe po rilindnin asokohe si pjesë e rezistencës së madhe në Malësi të Madhe dhe në qytetin martir dhe më antikomunist të Shkodrës heroike.

Ky ishte asokohe proçesi më i madh gjyqësor, i cili zgjoi interesimin e madh asokohe në Kosovë. Aty bënin pjesë Marie Shllaku, meshtari i nderuar dhe respektuar, atdhetari i shquar françeskan At Bernard Llupit o.f.m., Kolë Parubit, Gjergj Martinit e shumë të tjerëve, të cilët ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të intelektualit të shquar prof. Ymer Berisha. Gjyqi i montuar politik ka fillur më 29 qershor 1946 dhe ka përfunduar më 11 korrik, pra gjithsej 13 ditë pa llogaritur ditët e hetimive të tjera të tmerrshme te shoqëruar vazhdimisht me torutura ç’njerëzore nazi-komuniste.

Prokurori publik i proçesit fallco dhe turpi me motive të patra antishqiptare, siç ishte rregull si në çdo gjykim tjetër, ishte trathtari Ali Shukriu. Sot fatkeqsisht në Kosovë nderohet dhe respektohet ky trathtari i madh dhe shërbetori tjetër besnik i regjimit marksist-nazist-komunist Fadil Hoxha. Sikurse dihet proçesi i dënimit është mbajtur në qytetin e Prizrenit. Më 29 qershor Prizreni ishte në zi. Para trupit gjykues të pushtuesit, u sollën në sallën e gjykimit 27 të pandehur nacionalistë shqiptarë.

Fatkeqsisht, ata u akuzuan vetëm sepse e donin lirinë e vendit të tyre martir Dardaninë dhe një Shqipëri mëmë të plotë etnike, sikurse ishte një herë e një kohë në hartën e Ballkanit. Në pyetjen e hetuesisë për Marien se sa kohë keni që merreni me politikë, ajo është përgjigjur “Po, me politikë jam marrë qysh herët, nëse mund të quhet politikë, dashuria ime për atdheun, mundi im për aq kohë sa Unë e di vetë për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saj të ndara, Kosovën dhe Çamërinë” dhe prandaj ajo u dënua me vdekje.

Fjalët e saj të fundit para togës së pushkatimit ishin: “Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë!” dhe “Kosovë, gjaku im të kjoftë i lehtë e t’u baft dritë!”, theksojnë përkushtimin e saj të qëndrueshëm për kauzën e saj.

Sokolesha Marie Shllaku (1922-1946) një “nuse” e vetëflijuar për Shqipërinë Etnike

(Mendime rreth librit “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës” të studiuesit dhe publiçistit shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj)

Botimi i librave me tematikë historike, kanë shumë rendesi për të zbardhur dhe rishkruar me fakte dhe dokumente të reja historinë e lavdishme të nacionalizmit të popullit shqiptar ndër shekuj, e cila është lënë në harresë.

Kanë kaluar shumë vite, kur biografi, ka hapur skedat e para, për të hartuar lënden e librit. Vit pas viti, pas “ecejakjeve” ajrore me avion në rrugëtimin New York-Tiranë, New York-Prishtinë, studiuesi dhe publiçisti shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj, ka hulumtuar dhe sistemuar tërë materialin studimor, si një bletë punëtore, me durim dhe përkujdesje të veçantë.

Ai, përpunoi brumin e pasur historik dokumentar dhe gojor (dëshmitarë të kohës) mbi çdo gjë interesante, që lidhet me jetën dhe kontributin e përsonazhes së vet të marrë në studim. Fryt i gjurmimeve shteruese, ishin buletinet, librat e reja, kujtimet, dorëshkrimet e njerëzve në moshë, gazetat e botuara asokohe në diasporën e SHBA-së dhe Evropë, duke konturuar idetë e ndërtuar kjartë fizionominë e plotë të veprës.

Studiuesi Mrijaj, grishi historinë e shkurtër të kohës fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturën e veprës, duke futur në penën e tij subjektet, që janë plazmor në strukturën e dorëshkrimit, tashmë të kthyer fatmirërisht në një libër jetëshkrimor të pavdekshëm, për t’a njohur të gjithë lexuesit mbarëshqiptarë.

E parë në planin e rizgjimit të traditës atdhetare, trimëresha e zgjuar sypatrembur qytetare shkodrane Marie Shllaku, i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të ligjshme amtare.

Martirët, me madhështinë e stoicizmit të tyre të gjatë, falë fakteve të reja, që ruan në brendësi nëna histori, dalin nga labirinthet e heshtjes në momentin e përshtatshëm kohor, kur populli ka nevojë më së shumti për ta.

Si të tillë, ata së bashku futën në historinë nacionale në vendin e merituar, pranë librit të madh të kujtesës dhe mirënjohjes së përhershme të martirëve mbarëpopullor.

Libri në fjalë, i autorit T. Mrijaj, është një rreze drite në errësirën e madhe, që ka mbuluar për disa dekada historiografinë e figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, që luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin, për idealin dhe qëllimin fisnik të të parëve të tyre nacionalistë, që ishte dhe mbeti bashkimi i tërësisë së plotë të trojeve etnike shqiptare.

Vepra e re, ka të bëjë me portretizimin e martires M. Shllaku dhe fushë veprimtarinë e ekipit bashkëluftëtarë nacionalistë, të dalluar në Shqipërinë e Veriut, në mesin e shek. XX.
Gjatë asaj kohe të vështirë historike, shumë familje dhe katunde të Kosovës, u dogjën me themel nga forcat e të ashtëquajtura partizane. U vranë e masakruan, me qindra njerëz të pafajshëm, luftëtarë idealeve të lirisë.

Antarët e familjeve të tyre, u ekzekutuan pa mëshirë, vetëm pse luftonin komunizmin dhe regjimin kolonizues shekullorë të Serbisë. Nisën të vriteshin një nga një me kurthe dhe trathti, prijësit e çetave atdhetare, burra, gra, pleq (dhe shumë antarë të familjeve të tyre), për të zhdukur gjithsesi gjurmët e krimit vllavrasës, në emër të një ideologjie “mrekullibërëse” boshe, të importuar qysh heret nga stepat e Siberisë bolshevike asokohe, përmes ideologëve trushpërlarë leninistë, si: Ali Kelmendit dhe peshkopi i kuq orthodoks bolsheviku fanatik Fan Stilian Nolit.

Krimet seriale në fjalë, ishin të studiuara me kujdes nga xhelatët sllavo-shqiptarë, në mënyrë, që historia të mos kishte dëshmitarë nesër, të masakrave kolektive dhe individuale, të kryera sistematikisht ditën për diell, në emër gjoja të pushtetit të ri marksist popullor.

Duke e parë veprimin barbar e gjakësor të komunistëve hipokritë, çetat nacionaliste asokohe filluan të lidheshin edhe më shumë me njeri-tjetrin, duke bashkëpunuar ngushtë politikisht dhe rezistencë aktive me armë në dorë.

Dhe më së miri, këto shembuj, i risjell të freskëta autori, duke u mbështetur në burimet e kohës, literaturën e pasur, dorëshkrimet, kujtimet e bashkëkohsve, librat etj., që kanë dalur në qarkullim vitet e fundit dhe janë botuar, nën përkujdesin e studiuesve të rinj ambiciozë dhe shumë seriozë.

Pasi u pushtua dhe fatkeqsisht u aneksua Kosova më 1945, dhe pasi u ngrit muri më makabër i ndarjes ndërmjet shqiptarëve, regjimi i juntës ushtarake serbe, nuk kurseu asgjë, për t’a terrorizuar, masakruar, përndjekur dhe asgjësuar popullsinë e pafajshme etnike shqiptare, që u robërua nga kjo makinë shfarosëse dhe shpesh me ndihmen e ingranazheve puthadorë, naivë dhe lajkatarë, për fat të keq me gjak dhe gjuhë shqiptar.

Në këto rrethana të reja të krijuara, asokohe shqiptarët fituan një status inferior, në krahasim me republikat dhe me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Përkundrejt gjendjes së re jo të këndshme, popullsia autoktone e dardanëve, çdo orë, ditë, muaj e vite, kishte grumbulluar një lëmsh të madh zemërimi të natyrshëm. Ata si pasoj e ndërgjeghësimit dhe rrethanave favorizuese europiane të kohës, u rilindën shpirtërisht dhe nisën të organizojnë vazhdimisht lëvizje, protesta, revolta kolektive të organizuara në mënyrë spontane dhe filluan t’a shprehin atë pakënaqsi shoqërore dhe politike në mënyra të ndryshme organizimi, sipas kohës dhe rrethanave të reja të krijuara.
Fatmirësisht asokohe populli dardan masivisht u hodh në kryengritje (demostrata), por mercenarët komunistë të Josif Broz Titos i shtypën ato me gjak dhe burgosje të vazhdueshme. Përballë raplezarjeve të reja, dardanët nga një luftë e drejtpërdrejtë e hapur patriotike, u detyruan, të ndryshojnë taktikë, duke kaluar në ilegalitet. Ata formojnë organizata politike, kulturore, atdhetare (kryesisht diaspora) me përmbajtje të shëndoshë patriotike, objektivi kryesor i së cilës ishte bashkimi sa më parë të jetë mundur i trojeve etnike arbërore.
Një nga organizatat e rezistencës së armatosur antikomuniste, që bëri bujë asokohe, është Organizata Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSh), në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe degë në vise të tjera shqiptare në ish Jugosllavi, në gjirin e së cilës, bënte pjesë edhe vajza e re patriote shkodrane Marie Mark Simon Shllaku.
Populli shqiptar, ka një histori shumë të trazuar (me humbje dhe fitore), e cila vazhdimisht ka kaluar nëpër kapërcej të ndryshëm kohorë. Këtë histori e përshkojnë momente të hidhura të jetës dhe të veprave të shqiptarëve.
Përkushtimi ndaj nacionalistëve martirë të nacionit, përbën një detyrim fisnik, për çdo pendë, që të përcjell vazhdimisht me përkushtim brëndinë e ngjarjeve reale historike, duke zbardhur figurën e pastër e të pasur atdhetare të Marie Shllakut, që sakrifikoi çdo gjë, për të bërë nacionin e vet të pavdekshëm dhe nacioni si shpagim e nderon, duke e bërë atë të përjetshme mes nesh.
Në këtë aspekt, libri hedh dritë, mbi veprimtarinë e vajzës së re qytetare shkodrane, që jetën e saj ia fali në lulen e rinisë Kosovës martire, duke pasur në mendje e zemër emblemën e pashuar të rezistencës stoike, kundër ballinës së përbashkët komuniste bastardhe të ashtëquajtur partizan shqiptaro-sllave.
Ajo, sipas kujtimeve të bashkëkohsve shkodranë, që sot janë të moshuar, ishte një vizionare e kulturuar, për një të ardhme demokratike, ku respektohen dhe sanksionohen liritë dhe të drejtat e njeriut, sikurse ndodh realisht në shumë shtete përparimtare të Evropës Perëndimore.
Nga bisedat e ndryshme të të moshuarve, mësojme se asaj vazhdimisht i vinte keq, kur shihte çdo ditë, se ku ishte katandisur atdheu i saj, nën kthetrat e fjalëve të bukura mashtruese të komunistëve vendas dhe të huaj, që vepronin në vendin tonë të mjerë me dorë të hekurt asokohe.

Libri, liria, kultura përparimtare dhe lufta

Për t’i arritur këto vlera të domosdoshme përparimtare dhe demokratike, që burojnë nga këto dituri të reja të shkruara, ato ishin vazhdimisht bashkudhëtare të pandara, për vajzën e re inteligjente shkodrane Marie Shllaku.
Ajo kishte një pasion dhe vullnet të madh për librat, dashuri dhe respekt, për çdo vlerë të re përparimtare kulturore botërore, në të cilën ajo rregullisht përpiqej të merrte sa më shumë që të ishte e mundur.
Shpesh, iu desh të sakrifikonte nga dëshirat dhe gëzimet e moshës rinore, për të realizuar qëllimin e saj, që i kishte vënë vetes, të shkollohej sa më mire dhe t’i shërbente në liri dhe demokraci Atdheut, përmes dijeve të saj perëndimore.
Tharmi atdhetar dhe ndjeshmëria e thellë nacionale, ka qenë model për kohën dhe një shembull pozitiv për brezat e sotshëm në Kosovë dhe Shqipëri.
Maria asokohe e tregoi vazhdimisht me jetën e saj, se ç’kulturë atdhetare kishte zotëruar deri në ato vite dhe sa e si i shërbei mëmëdheut, duke dhuruar jetën e saj, në moshën më të bukur të rinisë.
Ndërkohë theksoj, se ky element patriotësh të flaktë, përmes odiseve të çuditshme, plot ngjarje të mbushur me ngarkesë luftrash dhe vështirësish në jetën e tyre të vështirë të maleve në çdo stinë të vitit, ka shpërfillur dhe përballuar me po aq çudi të jashtëzakonshme ekspeditat sllavo komuniste shfarosëse të stilit mesjetar, të zjarrit e të hekurit, skamjen, terrin, vuajtjen.
Rrethimet e shpeshta hermetike, kalitën vazhdimisht heroizmin, përballuan eliminimin e tyre fizik, shpërbërjen njerëzore, në keqtrajtimin dhe internimin e familjeve të trimave të lirisë, për të vetmin “faj”, pse luftuan kundër sllavëve serbo malazez të komunizmit.
Zëri dhe vepra e saj, shërbei si lëndë e parë, në fillim të shekullit XXI, për jetëshkrimorin Mrijaj, studiuesi dora-dorës, rreshtoj dëshmi të reja tronditëse, refleksione dhe vlerësime reale historike, të cilat gjatë gjithë veprës në fjalë jepen me një përkujdesje serioze dhe përshkrim original rrënqethës dhe gjuhë të thjeshtë në libër.
Shkodranja, ishte e mbeti një zë i fuqishëm i kohës, kundër dhunës, praktikimit të metodave të pushtetit absolut të diktaturës. Me shembullin pozitiv, ajo është një dëshmi e këngë krenarie e rezistencës, mbijetesës dhe vitalitetit të forcave nacionaliste, që refuzuan pandërprerë pushtetin e juntës komuniste, që po hidhte me shpejtësi rrënjën e farës së keqe.
Patriotët e lirisë dhe Shqipërisë etnike, ekzistencën e tyre e mbështetën vetëm në vlerat e pastra dhe të larta morale, të traditës së kulluar nacionaliste.
Autori Mrijaj, rrëfen fatin e përsonazhit kryesorë, kohën kur janë zhvilluar ngjarjet etj., duke dhënë me një gjuhë e stil të thjeshtë fatet e ndryshme njerëzore, në luftën e mbijetesës mbinjerëzore, në kohën më të egër dhe të errët të komunizmit në Shqipëri dhe Dardaninë martire.
Jetëshkrimi i martires së re të pushkatuar, plotëson shumë zbrazëti, zbulon gjëra të reja të mbuluara dhe njëkohsisht arrin të qortojë dhe korigjoj shumë gjëra apo ngjarje të shkruara keq dhe paramendim, veçanërisht në vitet e zeza të diktaturës komuniste 1944-1990, ku, historiografia trilluese zyrtare abuzive në Kosovë dhe trungun amë, e kishte kthyer në normë përbaltjen dhe tjetërsimin e të vërtetave historike etj., ku rasti i çetave nacionaliste antiserbo komuniste, ishte forma më e dukshme e këtij deformimi të vazhdueshëm.
Ky botim i mire seardhur, nga një autor serioz në diasporën shqiptaro amerikane, përbën padyshim një kontribut të ri, në skjarimin e disa momenteve me peshë historike, në çuarjen më përpara të mendimit tonë historik me objektivitet, për sa i përket studimit të nacionalizmës përparimtare shqiptare, si dhe problemeve të tjera historike, që lidhen me figurën historike të atdhetares së pushkatuar nga sllavo komunistët.
Kanë kaluar disa dekada, për të cilën bëhet fjalë në libër, por kujtesa e historisë, arkivat dhe dëshmitë e rrëfimtarëve bashkëluftëtarë s’është dobësuar.
Komunistët dhe mercenarët e tyre, menduan, se i kanë zhdukur të gjitha faktet historike, por në fakt në zemrat e brejtura popullore, kanë qëndruar të fjetura ngjarjet dhe episodet, të cilat pas viteve 1990, bënë të mundur të ndërtohet ky libër dhe gradualisht të rishkruhet historia, sipas dokumenteve dhe fakteve autentike.
Episodet dhe jeta përshkruhet dora-dorës, duke fituar përmasat e një arkivi të gjallë. Ndodhitë, zënë pikënisje në qytetin e Shkodrës, ku, lindi dhe u edukua në fëmijëri Maria. Secila prej tyre, fiton mëvetësinë e të ekzistuarit, në një kohë të caktuar dhe me peshë të dukshme pikëzohen në atë kohë në Shqipëri dhe Dardani.
Përmbajtja, është e larmishme dhe me tituj joshës, për t’a lexuar deri në fund me endje. Autori Mrijaj, në vështrimin konceptual, me një logjikë të natyrshme dhe në lidhje kompakte e ka trajtuar veprën e vet, kushtuar nacionalistes më të re (e vetme, si femër në 55 çeta nacionaliste, që vepronin me pushkë në dorë në Kosovë), si një pjesë e tërë dhe jo në kapituj veçmas.
Rrëfimi, fillon me një përshkrim historik të qytetit të lashtë Shkodrën, të njohur për vlerat kulturore të hershme dhe cilësore në të gjithë Ilirinë, periudhën e ndritur të Arbërisë dhe kudo sot në trojet etnike shqiptare.
I zhytur natyrshëm në leximin e stilit narrativ të autorit, si pa e kuptuar faqe pas faqeje përfshihesh në pjesën interesante me titull: “Shkodra dhe bija e saj”. Ndryshe lexuesi, mund të mendoj, se në ç’truall të begatë atdhetar u lind, rrit dhe u edukua vazhdimisht bija e qytetit antik verior.
Të gjitha këto mirësi të vendlindjes, i ndiente në frymëzimin e shpirtit të saj fëmija, që çdo gjë, do t’a mësonte nga stërgjyshërit, nëna e babai, gjatë ditëve të ftohta të dimrit, pranë zjarrit dhe sofrës bujare karakteristike shkodrane.
Komunistët, me të ardhur dhunshëm në pushtet, filluan menjëherë përsekutimin sistematik, kundër krenarisë, fisnikërisë dhe diturisë të mijëra intelektualëve qytetarë shkodranë, prelatëve dhe klerikëve të tjerë katolikë, duke e kthyer qytetin në një katakomb, dhe më pas në një truall të madh martirizimi.
Shkodra, sikurse dihet nga historia asokohe u bë epiqendra e rezistencës antikomuniste, ku, për idealet e larta të lirisë dhe demokracisë, flijuan jetën shumë martirë të fesë dhe atdheut. U mbyllën shkollat private fetare dhe laike, dhe u konfiskuan me dhunë pasuritë e tundshme dhe të patundshme të udhërave apo kuvendeve fetare shpirtërore shumë shekullore të Klerit Katolik (1944-1990) dhe të qytetarëve të shquar të Shkodrës.
Në qytetin e Shkodrës në vitin 1947 u hapën 12 burgje, për të mbajtur në qelitë e ftohta bijtë më të mirë të qytetit të lashtë, duke iu nënshtruar hetuesisë së egër, torturave macabre ç’njerëzore, pushkatimit non stop me radhë e pa radhë dhe me vdekje apo zhdukje misterioze, të organizuar vazhdimisht nga forcat partizane dhe Sigurimi i Shtetit (Policia Sekrete), apo junta e kuqe ushtareke, që po linde me gjak, litar, burgje, pushkatime dhe mbi male me kufoma të pafajshme të popullit pa dallim feje dhe krahine.
Kujtoj, se asokohe u dogjën ose ua dhanë peshqesh jugosllavëve komunistë të gjitha librat e rrallë, që ndodheshin në Kuvendet e Urdhërave Katolike (60.000 ekzemplarë e shumë prej tyre antikuare origjinale) dhe shtëpitë e zotnive kulturdashës të qytetit me një histori të lashtë në të gjithë Shqipërinë.
Diktatura, e cilësoi qytetin e banorët e tij, si “qendër reaksionare, trathtarë, bashkëpunëtorë të Vatikanit, CIA-s, UDB-së, KGB-së, agjentë të Kinës, etj.”, duke e burgosur, torturuar, internuar, privuar nga çdo e drejtë njerëzore, keqtrajtuar pa mëshirë.
Diferencimi fetarë dhe klasor filloi më 28 nëntor 1944 dhe vijon edhe sot, në mënyrë të hapur apo të kamufluar, mbasi shpirti dhe geni i zgjuarësisë, i kulturës së trashëguar, shihet si rrezik për të gjithë ata, që i shtuan kalvarin e vuajtjeve dje e sot…
Shkodra dhe bija martire, gjithnjë është dalluar, për vlerat e mëdha të nacionalizmit shqiptar, duke qenë një zonjë e rëndë dhe burrat e dheut e thirrshin Shkodërloca.
Sikurse dihet nga shekujt e historisë, tregohet se në këto lagje rrugica shekullore, janë rritur dhe edukuar, pranë votrës bujare dhe mikpritëse karakteristike shkodrane, fëmijët në djep, që nënat e tyre u jepnin qumështin e gjirit, ashtu sikurse thotë legjenda e lashtë e kështjellës Rozafa.
Martirja e re Shllaku, ishte pjesë e qytetit, që ruante në gjirin e saj historinë e lavdishme mijëravjeçare, pikërisht atëherë, ku, shumë qytete të Shqipërisë jetonin fazën e embrionit të tyre.
Zoti dhe natyra, kishte shtrirë me kohë dorën e saj bujare, në drejtim të qytetit, që si shpërblim i dhuroi atdheut bijtë më të mirë, intelektualë solidë, njerëz me erudicion dhe vizion të pastër atdhetarë, burra të pushkës e pendës, prijës të aftë e martir, që zunë fill qysh nga lashtësia e Gentit dhe Teutës së famshme…
Për te, vendlindja ishte çdo pëllëmbë toke shqiptare, njëlloj si Shkodra, që në dritë e qiti dhe ndoshta më tepër e deshti Drenica. Ajo e përshkoi në këmbë Kosovën anembanë, në fusha e në male, në qytet e fshatra dhe gjithnjë ndjente kënaqësi, kur ishte mes bjeshkëve të bukura të Kosovës, lumenjëve që gurgullojnë me bardhësinë e tyre, pyjet që harlisen në shpatet e maleve, që herë herë mbulohen me dëborën e re të dimrit të ashpër.
Ajo bashkëpunoi ngushtësisht asokohe me lëvizjet politike antikomuniste, si: Legalitetin, Ballin Kombëtar etj., dhe me të gjithë ato forca përparimtare shqiptare, që ishin përkushtuar për Shqipërinë etnike, një shembull ideal sot, për secilin prej nesh.
Faktet, analiza e argumenteve zbardhen dhe shfaqen, për herë të parë në veprën e re, në pjesët e qëlluara shkrimore, por shumë kuptimplote, si:
“Familja Shllaku dhe historia”,
“Kosova dhe Marie Shllaku”,
“Nacionalisti ing. Xhafer Deva zbuloi dhe përkrahu talentin e Maries”,
“Profesor Ymer Berisha udhëheqës e martir i Kosovës”,
“Shokët antikomunist kujtojnë Marien”,
“Maria në Kuvendin e Dobërdolit”,
“Beteja e qelisë së Siçevës 12 shtator 1945”,
“Maria aktive në Kuvendin e Drenicës”,
“Martiria shkodrane në luftën e Drenicës”,
“Shtypi i kohës flet për pushkatimet”,
“Nxënësia e Fishtës e priti me qetësi pretencën e vdekjes”,
“Maria dhe ONDSh”,
“Krijimi i Organizatës Patriotike “Besa Kombëtare” dhe Maria aktiviste”,
“Marie Shllaku bashkëpunëtore e shumë organizatave nacionaliste në mal”,
“Maria në Mat’hauz-en dhe Aushvic-in e Jugosllavisë komuniste”,
“Heroina për 50 vjet e lënë në harresë”,
“Një histori të dhimbshme, por krenare shqiptare”,
“Maria dhe historia që do të flasë përsëri”,
“Një përmendore e pavdekshme për Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”,
“Me histori në dorë”, etj.
E gjithë jetëshkrimi, ndjehet i freskët nga rrëfimet e kujdesshme të bashkëkohësve dhe shoqërohet dora-dorës me shënime të pasura historike, për bashkëluftëtarët e përsonazhes, një literaturë e pasur të hulumtuar në Kosovë, Shkodër, Tiranë dhe SHBA. Asokohe sikurse dihet historikisht, me pushtimin e Kosovës nga ushtritë serbo-malazeze, më 1912, populli shqiptar ra nën zgjedhën e një shtypësi të ri tërësisht barbar.
Aneksimi i trojeve shqiptare, i sanksionuar fatkeqsisht nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913, u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër të shtypjes dhe gjenocidit sistematik për shumë dekada me radhë ndaj popullsisë autoktone të lashtë dardane.
Në rrafshin e strategjisë politike ndërkombëtare europiane, shohim se pozita diplomatike e Jugosllavisë, nën Mbretërinë Jugosllave asokohe dhet se ishte shumë e konsoliduar dhe mbështetur fuqishëm nga vetë shtetet europiane të kohës, duke e pasur më të lehtë sundimin e saj në territorin e pushtuar shqiptar.
Kjo kishte ardhur fatkeqisht menjëherë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore (9 maj 1945), kur forcat masive injorante partizane dhe komuniste në Europën Lindore, të cilët sikurse dihet marrin drejtimin e shtetëve të “çliruar” nga pushtuesit fashistë italianë dhe nazistët gjermanë, me gënjeshtra dhe manipulime tipike propagandistike dhe raplezarje mizore apo krimeve të vazhdueshme ndaj kundërshtarëve të tyre politikë dhe etnikë.
Pra, kemi në këtë rast një kontuinim të Mbretërisë së Jugosllavisë, ku, brenda tyre ishin përfshirë padrejtësisht një pjesë e konsiderueshme e trojeve etnike shqiptare. Pas përsekutimit dhe masakrimit fizik në kohën e sundimit të Aleksandrit, shqiptarët e Kosovës, provuan në kurrizin e vet masakrimin në masë, menjëherë pas “çlirimit” nazi-fashit dhe ripushtimit të Jugosllavisë nga komunistët ekstremistë bolshevikë.
Vrasjet masive kolektive të popullsisë etnike vendase dardane, u kryen nga repartet e ushtrisë “popullore” dhe gjoja çlirimtare të Jugosllavisë, të kryesuar në Kosovë fatkeqsisht nga masha e Marshallit kroat Josif Broz Tito, i plotëfuqishmi asokohe trathtari Fadil Hoxha me kompani, me të cilat do të bashkohen më vonë brigadat partizane, të shtetit amë të specializuar për masakra, të cilët në atë kohë udhëhiqeshin nga antishqiptarë bolshevikë, si: komandantët xhelat Shefqet Peçi, Shaban Haxhia dhe komisar politik krimineli shkodran Ramiz Alia, të cilët në misionin e tyre antishqiptarë po vinin nën emrin e nënës Shqipëri, me urdhër direkt të komandantit sadist Enver Hoxhës.
Në emër të “memëdheut”, ata vranë bijtë më të mirë dardan të shqipes në trojet e mirëfillta etnike shqiptare, për t’i hyrë në zemër sllavokomunistëve dhe sidomos kriminelit dhe mashtruesit bolshevik politik të regjimit të Titos.
Në situatën e re shumë rë rëndë të krijuar asokohe, gjendja nacionale, sociale, ekonomike e popullit shqiptar erdhi duke u ashpërsuar nga dita në ditë. Shqiptarët, qenë kësisoj një ndër popujt më të diskriminuar dhe të shtypur totalisht dhe vazhdimisht në të gjithë të ashtëquajturën Mbretëria e Jugosllavisë nga serbët dhe komunistët trathtarë shqipfolës.
Me ardhjen e Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste në Kosovë (1939-1944), kufiri shqiptaro-shqiptar, midis trojeve tona etnike, në pjesën veriperëndimore të Kosovës ishte i lire dhe i hapur plotësisht. Tashmë, shqiptarët e ndarë padrejtësisht, qysh prej vitit 1913 nga Europa lavire dhe Fuqitë e Mëdha, filluan të lëvizin lirshëm në të dy anët e përbashkëta të nacionit etnik arbëror. Sigurisht, ky veprim i rrëzimit të “murit” artificial, ishte një nxitje, për zhvillim të trevave shqiptare, por nga shovinistët sllavë nuk shihej me sy të mirë.
Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në vend që të zgjidhte problemin e fillimshekullit XX, e thelloi më shumë trathtinë, që vetë udhëheqësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë, kishin bërë në bashkëpunim me shqiptarët mercenarët besnikë të Serbisë. Ata bënë aktin më të rëndë, duke e lënë Dardaninë e lashtë martire nën morsën e re shtypëse të kolonizatorëve bolshevik sllav barbarë.
Fakti, që nga viti 1944-1990, ku, shqiptarët ishin të pushtuar e përligjë trathtinë e regjimit të diktatorit të kuq antishqiptar, sadistit otomano arab Enver Hoxhës dhe më kot sot mundohen të ashtëquajturit pseudohistorianët servilë komunistë të shfajësojnë Hoxhën dhe regjimin e tij bastardh.
Kujtojmë nga historia, se ka qenë pikërisht ky regjim antihuman, që ka dorëzuar me dorën e vet kasapit të Europës Juglindore (Ballkanit) gjatë 50 viteve me mijëra vëllezër kosovarë (Masakra e Tivarit me 4.500 shqiptarë të masakruar ditën për diell), mbushën burgjet e Burrelit, Spaçit, etj. dhe në kampet e përqendrimit në shtetin amë burg…
Vetë diktatori Enver Hoxha, (administrata, institucionet shtetërore e shkollat), në zyrën e vet ka mbajtur portretin e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit. Asokohe dhe për shumë dekada me radhë, diktatori antishqiptar, e pllakosi përtokë krenarinë e shqiptarit si individ dhe komb, mëvetësinë e tij, në mënyrën e të menduarit e të jetuarit, me projektin makabër të krijimit të “njeriut të ri” (një ibrit eksperimental), kryekreje sipas modelit të komunizmit sllav-ruso-kinez, ka bërë që edhe sot disa njerëz të konsumojnë dollarin në SHBA, euro-n në Kosovë e Shqipëri, për t’a blerë “artin”, që i këndon largkjoftit.
Ai, pas vetës ka lënë Shqipërinë një “kopsht me lule” (katrahurë), me kujtimet e errëta për Burrelin, Spaçin, Ballshin, etj., dhe me qindra kampe internimi ne të gjithë atdheun, duke thithur si ushujzat gjakun e popullit të vet për 50-vjeçarë me radhë. Eshtë pikërisht ai, që e vari, kryqëzoi dhe katandisi shtetin shqiptar në ishull kubanez (xhungël) dhe në varfëri të tejskajshme, pasojat e së cilës ndihen ende sot…
Duhet vënë në dukje, se figura e Maries, nuk mund të kuptohet e shkëputur nga dëmi, që regjimi i Tiranës i ka bërë çështjeve të trojeve etnike shqiptare, duke i detyruar nacionalistët të rrokin armët, kundër sllavëve dhe trathtisë shqiptare.
Në politikën negative të jashtme, që luante Tirana zyrtare e të vetëquajturit “gjeneral” Enver Hoxha, ishte çasti antishqiptar, kur zyrtarët amerikanë e pyetën, se cili do të ishte reagimi juaj, fjala vjen, sikur Shqipëria të kërkonte, që të futej çështja e Kosovës në rendin e ditës të Konferencës së Paqes?
A nuk do të mendonit ju, se të paktën, ju gëzoni të drejtën, që pretendimi i juaj të diskutohet dhe të studiohej?
I shtangur nga kjo analogji e papritur, Enver Hoxha përgjigjet, se: “Analogjia e juaj nuk qendron, sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavisë, për Rajonin e Kosovës”.
Tashmë Shqipëria, do të kishte padronë të rinj jugosllavët e Titos dhe sovjetikët e Stalinit.
Ajo që e bën më interesant këte episod historik, është se tani, Shqipëria ndodhej para një realiteti, ku, Beogradi nëpërmjet një varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me aksione të përbashkëta, kishte hartuar një program të barabartë, për unifikimin e çmimeve dhe kishte filluar bisedimet për bashkimin doganor, unifikimin monetar etj.
Gjuha cilirike serbo-kroate, asokohe menjëherë ishte futur në shkollë. Sipas planit jugosllav, Shqipëria, do të ishte furnizuesja e saj me lëndë të para dhe shumë shpejt, ajo do të bëhej republikë e saj e shtatë… Kjo tashmë nuk është fshehur as nga vetë jugosllavët, që thonë se asokohe ia hodhëm Shqipërisë “motër”!!!
Libri biografik në fjalë, përkushtuar denjësisht dhe profesionalisht heroinës së re Marie Mark Shllakut, futet ndër ato botime të vlerave të përveçme dhe njëkohsisht del nga rrethi vicioz, ku, shpesh humbin shkrimer dhe librat të llojit të kujtimeve.
Historia mbetet në rend të parë, ku, qendrueshmëria e të dhënave dhe fakteve, i hapin hapësirë pasurimit të biografisë së shkodranes bukuroshe Marie Shllaku, duke e ndihmuar në rizgjimin e historisë. Mund të thuhet, se jetëshkrimi i deritanishëm në fjalë sjell një drejtpeshim në vlerësimin objektiv të figurës së vajzës së re martire.
Ajo mbeti një femër legjendare, me tradita të thella atdhetare, një nacionaliste e ndërgjeshme. Ajo u ndal (qëndroi) në Kosovë, me vullnetin e saj të lire shpirtëror, për të vdekur si patriote e trojeve të përgjakura të Kosovës martire.
Autori Tomë Mrijaj, orientohet drejtë në kohë, duke e parë martiren e flijuar, për ideale të shenjta atdhetare, si një figurë realisht historike, tek i shmanget natyrshëm mitizimit, d.m.th., ai e çmitizon atë, e bën qënie të prekshme, me trup dhe frymë, duke demostruar kësisoj një shembull të jetësuar, me punë hulumtuese e shkrimore serioze.
Historia, ende ka për të thënë e shkruar, për këtë përsonalitet historik në të ardhmen, mbasi ka lënë gjurmë të pashlyeshme, në vetëdijën e popullit tonë dhe si e tillë përkujtohet me krenari dhe respekt të veçantë, si qytetare nderi e trojeve etnike shqiptare.
Botimi i librit jetëshkrimor historik, është mundësuar nga cifti i ri i porsamartuar shqiptaro-amerikanë, që të prekur thellë nga historia tragjike e vajzës së bukur Marie Shllaku, shprehën dëshirën të sponzorizojnë librin kushtuar heroinës së pamposhtur.
Martirja fisnike shkodrane, ëndërroj në vajzërinë e saj që të bëhej nuse, por ajo zgjodhi si dhëndërr interesat e larta të Atdheut, duke privuar vetvetën nga dita e nusërisë.
Libri me 3000 ekzemplarë, është botuar në New York dhe ka 218 faqe me disa foto, që botohen për herë të parë. Kopertinat (ballore dhe mbrapa librit), janë realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetës “Illyria” Berat Gashi, ndërsa lektorimi është bërë nga profesori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dr. Fran Luli, recensent profesori i Historisë studiuesi Nue Oroshi, konsulent studiuesi i mirënjohur dhe botuesi i shumë librave jetëshkrimor e artistik studiuesi Jetish Kadishani dhe në kompjuter Donika Mrijaj.

Kujtimet për Marie Shllakun ishin prezente vazhdimisht mes shqiptarëve emigrantë asokohe në New York dhe California (1944-1990)

Më në fund po rivlerësohet dhe rindertohet nga fillimi me shumë nderim dhe respekt figura e përbaltur pa të drejtë për 50 vjet e personalitetes dhe nacionalistes së shquar antikomuniste dhe antisllave qytetares shkodrane Marie Mark Shllaku (1922-1946).
Kujtoj, se disa dekada më parë studiuesi dhe publicisti shqiptaro amerikanë Tomë Mijaj, ka hedhur qysh ne fillim hapat e parë, duke u marrë personalisht me inisitiativën e zbardhjes së figurës së saj, për të ringritur nga pluhuri i harresës dhe përbaltja sistematike e pamerituar komuniste, duke bërë jetëshkrimin për jetën dhe veprimtarinë nacionaliste të martires së re të Shqipërisë etnike.
Kujtoj, me modesti se Toma bujar dhe human, gjithashtu falë zemërgjerësisë se tij karakteristike, ka ndihmuar financiarisht, duke sponsorizuar edhe dy libra të tjerë, të bashkatdhetarëve tanë nga Shkodra, Klina dhe Kosovës, për të botuar pranë Shtëpisë Botuese dhe Shtypshkonjën “Volaj” në Shkodër, veprat e reja, që janë shkruar fatmirësisht për te.
Ai gjithashtu edhe pse nga Kosova, ka insistuar vazhdimisht, që në qytetin e saj të lindjes në Shkodër, Bashkia e qytetit të vendos për respekt emrin e saj në një rrugicë të saj. Dhe ky projekt human, u realizua për fat të mirë edhe me nderhyrjen direkte bujare të mikut të tij, të ish Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka dhe të ndjerit Nikolin Destanishës (babai i të cilit Kapiten Gjon Destanisha, është pushkatuar mizorisht nga regjimi sllavokomunist në Kosovë), bëri të mundur vendosjen e emrit të saj në një lagje të qytetit.
Po ashtu kujtoj, se para disa viteve, nipi i deshmorit antikomunist Kapiten Gjon Destanishës, ka shkuar në Kosovë, për të marrë dekoratën e Mirënjohjes, që i është dhënë gjyshit të tij dhe heroinës qytetare shkodrane Marie Shllaku, mbasi e ndjera nuk ka lanë apo pasur të afërm të saj.
Duke biseduar me Gjon Destanishën Junior, që sot jeton në SHBA, ai me thotë se e ka pasur dhe e ka edhe sot për nder dhe krenari për t’a mbajtur në shtëpinë e tij këte dekoratë të Maries në shtëpi, sepse ajo ka qenë e lagjës dhe qytetit tonë.

Historia flet

Jemi në vitet e vështira të mbushura me trazira të mëdha historike shqiptare, europiane dhe botërore, kur në vitin 1941, rajoni i Kosovës, i cili fatkeqsisht asoskohe po i nënshtrohej shkombëtarizimit sistematik nga autoriteti ushtarak mbretëror jugosllav, që nga viti 1918, u bë sërish pjesë e Shqipërisë.
Kujtoj nga burimet e pasura historike gojore, të mbledhuar dhe sistemuara me shumë kujdes, se vajza e bukur fisnike dhe sypatrembur nga qyteti i Shkodrës Marie Mark Shllaku, ishte një nga vullnetaret e para, që shkoi me dëshirë në Kosovë dhe ndihmoi banorët më të varfër të rajonit, të përshtateshin me administratën e re shqiptare, e cila me të gjitha mundësitë po mundohej t’i pakësonte dhimbjet e vështira ekonomike dhe politike të kohës.
Ajo falë karakterit karizmatik (të dashur) që kishte, ishte shumë e admiruar dhe e dashur nga njerëzit, për shkak të miqësisë dhe vetëmohimit (përkushtimit) së saj të hapur dhe konkret fisnik në ndihmë të popullit martir dardan.
Në vitet 1944-1945, forcat e bashkuara komuniste shqiptaro-jugosllave hynë në Kosovë, pas tërheqjes së ushtrisë gjermane, e cila për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se ato gjatë qëndrimit të tyre për disa vite, lejuan që trojet etnike shqiptare të ishin të bashkuar.
Nga inati dhe zemërimi i tyre i papërshkruar (për lejimin e bashkimit të tokave shqiptare në një shtet të vetëm amë), vëllezërit bolshevik komunistë shqiptaro-serbë filluan menjëherë një fushatë të pamëshirshme të arrestimeve me vrasje masive dhe frikësimit të të gjithë atyre që dyshoheshin se ishin anti-jugosllavë ose anti-komunistë.
Pasi u mor në pyetje në hetuesi dhe u keqtrajtua barbarisht nga autoritetet e reja komuniste jugosllave, Maria, iu bashkua nëpër male kryengritjes së kosovarëve nacionalistë në Drenicë e gjetkë. Ajo ato ditë u plagos rëndë dhe u strehua nga një familje fshatare. Fatkeqësisht, streha e saj u zbulua (me trathti) nga Nazmi Kursani, kapiten në shërbim të forcave kriminale të Sigurimit Jugosllav.
Policia ushtarake sllavokomuniste shqiptare dhe serbe, nuk kishte marrë parasysh gjendjen e saj të plagosur. Ajo u rrah mizorisht dhe u poshtërua dhe sipas xhelatëve ajo duhej të çohej menjëherë në gjyqin e saj.
Prokurori trathtar pro serb Ali Shukriu, asokohe ishte një nga anëtarët e Këshillit Qeverisës të Republikës Jugosllave, pa pike turpi dhe me arrogance fashiste kërkoi dënimin me kapital, me vdekje për vajzën shkodrane Marie Shllakun dhe shokët e saj të idealeve antikomuniste dhe antisllave, me këto fjalë: “Vdekja me pushkatim, për këta kriminelë, nuk është asgjë! Ata duhet të digjen ngadalë të gjallë në hi.”
Në fjalët e fundit heroina e pamposhtur Marie Shllaku, hodhi poshtë akuzat e e rreme të prokurorit trathtar. Ajo dhe shoqëruesit e saj nuk ishin kriminelë, por ishin asokohe të përkushtuar për çështjen e drejtësisë dhe lirisë së Shqipërisë dhe Kosovës nga kthetrat e komunizmit jugosllavo-shqiptar.
“Një ditë.” ajo tha: “Do të turpërohen bijtë dhe bijat tuaja, ose tradhtia juaj dhe veprimet tuaja njerëzore, kundër nesh dhe popullit shqiptar”.
I ndjeri Profesor Jeh Vela, që asokohe jetonte në Shtetet e Bashkuara, ishte në të njëjtin burg në atë kohë dhe kujton kjartë sesi shkodranja heroinë Marie Shllaku këndonte çdo natë, këngë popullore shkodrane, sikur të ishte duke u përgatitur për një festë dasme, në vend të ekzekutimit të saj.
Në një mbrëmje vjeshte të vitit 1946, Marie Shllaku u mor nga qelia dhe u ekzekutua nga toga e zezë nazikomuniste, në një vend të pashënuar (të panjohur), ku së bashku me të asokohe u ekzekutuan fatkeqsisht edhe patër Bernardin Llupi, o.f.m., mësuesi prof. Kolë Parubi, Gjergj Martini dhe të tjerë. Maria Shllaku ishte vetëm 24 vjeç.

Sunday Dispatch (1933) “Shqipërinë do ta modernizoj, por pa shkatërruar zakonet dhe traditat tona, dhe mbi të gjitha rregullat tona të mikpritjes…” — Intervista ekskluzive me mbretin Zog në Durrës

Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 8 tetor 1933, faqe n°11

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Dhjetor 2024

 

“Sunday Dispatch” ka botuar, të dielën e 8 tetorit 1933, në faqen n°11, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog I në Durrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Zogu, Mbreti beqar nuk guxon të kërkojë një vajzë të qytetëruar

Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 8 tetor 1933, faqe n°11

Mbreti Zog, i Shqipërisë — a është ai, siç është përshkruar, duke jetuar një ekzistencë si zambak në pallatin e tij veror, një njeri me dobësi për yjet e kinemasë ? Një korrespondent special i “Sunday Dispatch” përshkoi mbi 1000 milje deri në Shqipëri për t’i kërkuar mbretit, sundimtarit më të ri në Evropë, t’i përgjigjet kësaj dhe pyetjeve të tjera.

 

Nga MAUDE M. C. FFOULKES

 

Teksa makina e qeverisë tundej mbi ulje-ngritjet e rrugës nga Tirana në Durrës, mendova se çfarë t’i them sovranit më të ri në Evropë, sundimtarit të mbretërisë më të vogël evropiane dhe – një njeriu të keqinterpretuar

 

Mbreti Zog, ose për t’i vënë emrin e tij të duhur, Zogu, është përshkruar si një “sybarit oriental”, që ka dobësi për yjet e kinemasë, i cili udhëheq një ekzistencë të ngjashme me zambakun gjatë verës në një specie anije të Kaligulës, në breg të detit në Durrës.

 

Qyteti i Durrësit është rreth njëzet e pesë milje larg Tiranës, dhe këtu Shqipëria ka një vijë bregdetare pothuajse tërësisht të sheshtë dhe me rërë.

 

Ku është Pallati Veror i Madhërisë së Tij ?” — guxova të pyes. Halil Maci buzëqeshi. “Për pesë minuta të tjera do të jemi atje.” — tha ai dhe teksa makina u drejtua drejt bregut. E gjeta veten në mes të kasolleve të banjës dhe bungalove modeste verore.

 

Qyteti i Durrësit i ka dhënë Mbretit një pallat të mrekullueshëm në lartësi, por Mbreti Zog është para së gjithash një shqiptar, jo një mbret, dhe si produkt i maleve tona, ai preferon thjeshtësinë sesa luksin.

 

Flisni lirshëm…

 

Adjutanti i Mbretit na çoi deri në disa shkallë druri të rrethuara me gjelbërim nga në të dyja anët, dhe ne hymë në një shtëpi njëkatëshe të madhe, të ngritur mbi shtylla mbi rërë, me një skelë të vogël banje në njërën anë, duke shkuar kështu direkt në det.

 

Ishte pallati i mbretit. Pallati më i thjeshtë në botë : një pamje nga deti, erërat dhe natyra, në dashamirësinë e tij më të madhe.

 

Imagjinoni një paradhomë, një dysheme të mbuluar me “linoleum”, disa karrige : imagjinoni se çfarë do të kishte menduar një multimilioner. Aty prita ardhjen e Ministrit të Jashtëm Xhafer Vilës, i cili do të më paraqiste te Mbreti Zog.

 

Ju mund të flisni lirshëm me Madhërinë e Tij,” — tha ai. “Mbreti dëshiron të bëjë njohjen tuaj si një përfaqësuese e “Sunday Dispatch”, ashtu edhe si një zonjë që ka udhëtuar larg për ta parë atë.

 

Kështu, duke folur, ai më parapriu në një dhomë të madhe dhe të ajrosur. Një burrë shtatlartë qëndroi në rrezet e diellit dhe Xhafer Vila më paraqiti te Madhëria e Tij, Mbreti Zog I, i Shqipërisë. Mbreti më dha një shtrëngim duarsh të përzemërt, më tregoi një karrige të rehatshme dhe më ofroi një cigare.

 

Ky nuk ishte një “sybarit oriental”, i cili, sipas raporteve aktuale, kur nuk “shikonte yjet” (në kinema) flinte apo pinte duhan, por një person krejtësisht tjetër.

 

Mbreti Zog të jep përshtypjen e një gjendjeje fizike dhe mendore absolute dhe ai ishte i veshur me një kostum gri të prerë mirë, me një këmishë të butë mëndafshi dhe një kravatë gri të zbehtë; as edhe “një karficë kravate” nuk i nguli sytë intervistuesit me sy diamanti.

 

Admiron Anglinë

 

Sytë e tij janë të kthjellët dhe blu si deti që ruan pallatin e tij, flokët e tij janë kafe gështenjë dhe në fillim nuk mbaja mend se kujt portret i ngjante.

 

Më pas, kuptova se ekziston një ngjashmëri e madhe midis Princit të ndjerë Consort në djalërinë e tij të hershme dhe Monarkut të sotëm shqiptar.

 

Ngjashmëria është e dukshme dhe, ashtu si “Alberti i Mirë”, që vdiq në betejë, Mbreti Zog është një punëtor i palodhur. Asgjë nuk është shumë e vogël apo shumë e madhe për të për t’u përballur.

 

Jam shumë i kënaqur që ju mirëpres në Shqipëri”, — tha Mbreti Zog. “Unë kam një admirim të madh për Anglinë dhe për monarkinë e saj.

 

Gjithçka angleze është plotësisht simpatike për mua dhe vlerësimi im për metodat e saj të organizimit më ka tërhequr aq shumë sa që gjatë shtatë viteve të fundit ia kam besuar organizimin e xhandarmërisë time një anglezi – Sir Jocelyn Percy, talentit dhe mirëkuptimit të të cilit Shqipëria i detyrohet shumë.

 

Por anglezët kanë pasur gjithmonë një gjeni për organizimin,” tha Mbreti, “dhe si rezultat të menaxhimit të Sir Jocelyn Percy në Shqipëri, krimi është praktikisht inekzistent, ose, për të thënë më saktë, shumë i pakët sot. Por më thoni, cilat janë përshtypjet tuaja për Shqipërinë ?

 

Ju keni çdo mundësi të natyrshme për t’ju ndihmuar në një zhvillim fitimprurës, Madhëria juaj,” — iu përgjigja. Këtu, për shembull, është një shtrirje rëre prej dhjetë miljesh që mund të jetë një plazh ideal. Në brendësi, keni antikitete që do të gëzonin shpirtin e një arkeologu; burime medicinale (kam dëgjuar se ka deri në njëzet burime të ndryshme në çdo vend), për të mos përmendur peshkimin, sportin, alpinizmin dhe një plazh prej dhjetë miljesh që presin për t’u vizituar. Por…

 

Çfarë do të thotë “por” ?” — pyeti Mbreti.

 

Por, Madhëria Juaj, paraqitet nevoja absolute për përmirësimin e të gjitha lehtësive për komunikim. Kur të përmirësohen lehtësirat e komunikimit, do të zbuloni se do të keni një fluks të turizmit fitimprurës në Shqipëri.

 

Planet e tij

 

Po,” — u përgjigj mbreti, “por ju duhet të mbani mend se të gjitha përmirësimet e mëdha kushtojnë para dhe ne kemi qenë të kufizuar në aktivitetet tona për mungesë parash për t’i kryer ato.

 

Megjithatë, ne kemi një linjë ajrore, komunikime telegrafike, shumë nga kënetat janë tharë dhe ju e keni parë që në Tiranë kemi ndërtesa moderne qeveritare, shkolla, gjykata dhe një sistem monetar të qëndrueshëm.

 

Çfarë mendoni se kërkon vëmendje të veçantë ?

 

I fola mbretit për gjendjen e vajtueshme të rrugës nga Shkodra në Tiranë, që rrezikon sot qarkullimin e çdo makine të vogël dhe për urgjencën e përmirësimit të shumicës së rrugëve shqiptare. Duke qenë se hekurudhat nuk ekzistojnë, turistët që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë duhet të udhëtojnë pashmangshmërisht me makinë.

 

Ka shumë të vërteta në ato që thoni,” — tha mbreti, “dhe në të ardhmen e afërt shpresoj të arrij gjithçka që synon të rrisë prosperitetin financiar të Shqipërisë, por mund ta përshkruaj më mirë vendin tim si një përzierje e një fëmijë shumë të vogël dhe një burri shumë të moshuar.

 

Tepër modest

 

Shqipëria e re duhet të mësojë si të ecë dhe si të përparojë, dhe progresi është gjithmonë gradual në çdo vend të mbushur thellë me tradita.

 

Në Shqipëri sheh njerëz që jetojnë saktësisht siç kanë jetuar pesë shekuj më parë, dhe në momentin tjetër gjendesh përballë modernitetit të plotë.

 

Por, ndërkohë që kam ndërmend të vazhdoj çdo përmirësim modern që kam krijuar, nuk do të shkatërroj zakonet dhe traditat tona — dhe, mbi të gjitha, rregullat tona të mikpritjes.

 

Këto janë simbole të një rendi të vjetër që nuk ndryshon kurrë.

 

Ndërsa Mbreti fliste, ndjeva se këtu nuk ishte një ëndërrimtar i ëndrrave, por një njeri i veprimit që, nëse nuk pengohet, do të rezultojë një “shqiptar” i vërtetë, një bir i shqiponjës së malit.

 

Mbreti më pas tha se sa shumë dëshironte të jetonte në harmoni me fqinjët e tij dhe dëshirën e tij mbizotëruese për stabilitet politik dhe ekonomik, por për heroizmin e tij në të kaluarën ai nuk tha asnjë fjalë.

 

Ai fliste në heshtje si një njeri i kulturuar që diskuton problemet e ditës, por nën atë qetësi ndjehej ekzistenca e zjarreve të fshehura.

 

Mbreti Zog është beqar. Ata që e njohin thonë se ai nuk e konsideron të drejtë të sjellë një princeshë nga një vend ultra i civilizuar për të ndarë fronin e tij, duke menduar se për të kontrasti midis saj dhe atij do të ishte shumë i dukshëm. Por ai i nënvlerëson tërheqjet e tij.

Daily Express (1930) “Diktator është ai që shpërfill Kushtetutën…” — Intervista ekskluzive me Mbretin Zog I në Shqipëri

Burimi : Daily Express, e mërkurë, 2 korrik 1930, faqe n°8

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Dhjetor 2024

 

“Daily Express” ka botuar, të mërkurën e 2 korrikut 1930, në faqen n°8, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog I në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Zogu – një mbret shumë modern

Burimi : Daily Express, e mërkurë, 2 korrik 1930, faqe n°8

Nga Alexander Levvey Easterman

 

Mbreti Zog refuzon të mbajë një kurorë

Nuk do të ketë ceremoni kurorëzimi

Personalisht mbikëqyr çdo departament të shtetit të tij

Mendon se gratë duhet të qëndrojnë jashtë politikës dhe është idhulli i popullit të tij

 

Tiranë, Shqipëri.

 

Sapo pata një intervistë të gjatë dhe magjepsëse me një Mbret të ri të mrekullueshëm, i cili, megjithëse ulet në fronin e mbretërisë më të re, më të vogël dhe më pak të njohur evropiane, mund të ketë fuqinë për të ndaluar ose për të shkaktuar shpërthimin e ardhshëm të luftës në Evropë. Kërcënimet dhe sfidat e zjarrta por të paqarta të Musolinit gjatë ditëve të fundit do të kenë një kuptim më të qartë në dritën e vendit të këtij Mbreti në Ballkan.

 

Zogu, Mbreti i parë i Shqipërisë, është një risi tek monarkët. Ai është i vetmi sundimtar që refuzon të mbajë një kurorë. Ai refuzon, kundër këshillës së ministrave të tij, të ketë një ceremoni kurorëzimi, sepse është shumë i zënë me ndërtimin e shtetit të tij dhe sepse kostoja e ceremonisë, thotë ai, mund të përdoret më mirë në rregullimin e mbretërisë së tij. Ai personalisht drejton çdo departament të shtetit të tij, nga politika e jashtme e lartë deri tek ndërtimi i një rruge të re në kryeqytetin e tij. Ai është autokrat i padiskutueshëm i vendit të tij dhe idhulli i popullit të tij.

 

Mbreti Zog është vetëm tridhjetë e tre vjeç. Dy vjet më parë, kur ai ishte një qytetar privat, ai krijoi, i vetëm, Mbretërinë e re të Shqipërisë nga një rrëmujë tipike kaotike ballkanike e fraksioneve të panumërta të vogla dhe fiseve ndërluftuese – një ferr grindjesh politike, revolucionesh dhe grindjesh të vazhdueshme. Ai ngriti fronin e tij dhe krijoi një dinasti të re.

 

Ai qeveris vetëm 800.000 subjekte, por ai mban çelësin e një situate politike që është e mbushur me mundësitë më të rrezikshme për prishjen e paqes europiane.

 

Ai është i rrethuar nga të gjitha anët nga shtete të reja të fuqishme dhe ambicioze që shkëlqejnë në mënyrë ogurzezë mbi njëri-tjetrin dhe e shikojnë atë me ankth. Në njërën anë qëndron një Jugosllavi e zgjeruar dhe ambicioze nën diktaturën e mbretit Aleksandër, e cila kërkon dëshpërimisht të hapë një dalje në Mesdhe.

 

Nga ana tjetër, figura e madhe dhe e frikshme e Musolinit bllokon rrugën drejt kësaj daljeje. Mes të dyve, mbretëron një armiqësi kërcënuese, në rritje dhe e rrezikshme. Të dy po luftojnë për kontrollin e Adriatikut që të çon në Mesdhe dhe në fuqizimin botëror.

 

Mbreti i ri i Shqipërisë dhe mbretëria e tij e sapolindur shtrihen gjeografikisht mes këtyre dy rivalëve të egër. Këto dy kombe po shikojnë me ankth ngritjen e këtij Mbreti të ri; të dy janë rivalë për miqësinë e tij dhe secili është xheloz për çdo shenjë favori që mund t’i tregojë tjetrit. Në atë rivalitet qëndron fara e telasheve për Evropën. Musolini ka shënuar suksesin e parë duke i dhënë hua mbretit Zog 2,000,000 £.

 

Në këmbim, Italia ka fituar ndikimin tregtar dhe të drejtën për të trajnuar ushtrinë shqiptare. Si pasojë ka tërbim dhe hidhërim në Jugosllavi. “Shkëndija e Ballkanit” më përshkroi Shqipërinë një zyrtar i lartë britanik. Ajo është Belgjika e Evropës Lindore.

 

Mbreti Zog ka armiqtë e tij xhelozë, të cilët përdorin metoda të çuditshme për të shkatërruar prestigjin e tij dhe për të minuar mbretërinë e tij. Raporte të çuditshme kanë qarkulluar për shumë muaj nëpër kryeqytetet e Evropës se ai po vdiste nga një atentat i ngadaltë në pallatin e tij nga helmi i administruar në mënyrë misterioze dhe se mbretëria e tij, e copëtuar nga revolta, ishte gati të shkërmoqej.

 

Erdha në Shqipëri për të mësuar të vërtetën për këtë monark të ri dhe aktivitetet e tij. Për dy orë sot, Zogu i Parë më tregoi për sprovat e tij, punën e tij dhe ambiciet e tij për popullin e tij. Ai u përgjigj me gjallëri pyetjeve të mia, por me një vigjilencë të jashtëzakonshme.

 

Kjo intervistë me një sovran në pushtet ishte, për informalitet, më e veçanta në përvojën time.

 

Ne u ulëm përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të vogël pune, të mbushur me letra, në fund të një dhome të gjatë, të mobiluar thjesht në pallatin dykatësh, me ngjyra, i cili është thjesht një vilë e vogël, me shumë pak pretendime.

 

Mbreti Zog është një i ri i pashëm, shtatlartë, i zhdërvjellët, me pamje nervoze, me ngjyrë të zbehtë, me mustaqe paksa të gjata, siç është stili shqiptar. Ai u ul në një karrige të madhe, si një fron, të gdhendur me shqiponjën dykrenare shqiptare dhe kishte veshur një uniformë të thjeshtë kaki pa asnjë dekoratë të vetme.

 

Unë shpreha habinë e këndshme që e pashë atë në një shëndet kaq të mirë, pasi raportet e këqija kishin shprehur të kundërtën.

 

Unë nuk jam i befasuar dhe as i mërzitur nga këto forca”, u përgjigj mbreti. “Shumë forca po punojnë kundër meje në një klimë kërcënimesh, sepse unë e kam bashkuar vendin tim dhe i kam kthyer fytyrën drejt paqes dhe përparimit. Këto forca inkurajohen në qarqe të fuqishme dhe janë aq tinëzare, saqë mjetet që kam në dispozicion i shoh shumë të dobëta për t’i luftuar ato.

 

A do të më tregojë Madhëria juaj pikat kryesore të politikës suaj?

 

Me kënaqësi. Është, me një fjalë, liri dhe përparim për vendin tim dhe paqe me fqinjët e mi. Emri i lashtë i vendit tim është, ju kujtohet, Illyria, që do të thotë liri. Ne kemi luftuar dhe vuajtur për të për qindra vjet kundër pushtimit dhe shtypjes së vazhdueshme të huaj.

 

Po politika juaj e brendshme ?

 

Kjo është e thjeshtë. Ju e dini se për shekuj vendi im ka jetuar në një gjendje kaosi për shkak të keqqeverisjes së huaj. Unë kam ndërmend ta ndryshoj atë. Politika ime është ajo e rindërtimit – të përpiqem të kapërcej dekadencën disashekullore dhe ta sjellë Shqipërinë në përputhje me idetë dhe nevojat moderne.

 

Mbreti u përkul dhe buzëqeshi me mirënjohje ndërsa unë e përgëzova për këtë veprimtari të jashtëzakonshme. Rrugës për në kryeqytetin kisha parë ndërtesa, rrugë të ndërtuara, laboratorë kërkimorë bujqësorë dhe shumë biznese të tjera të reja.

 

Kishte gjithashtu vështirësi fetare,” shtoi ai. “Në Shqipëri ka tre fe të ndryshme dhe të gjitha ishin të përziera në politikë. Unë tani e kam ndarë plotësisht fenë nga shteti. Unë kam dekretuar lirinë dhe barazinë e plotë fetare. Vetë shteti nuk ka fe zyrtare dhe njerëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan.”

 

Unë iu referova pozitës së gruas. Kisha lexuar se në Shqipëri pozicioni i tyre tradicional ishte ai i “orendive”. “A do të garantoni barazi gjinore si në Perëndim ?” — e pyeta unë.

 

Unë besoj në lirinë kulturore të grave dhe barazinë e tyre përpara ligjit,” ishte përgjigja, “por nuk mendoj se ato duhet të marrin pjesë në politikë. Dua t’i edukoj gratë, por edhe t’i mësoj që të jenë nëna të mira dhe menaxhere shtëpie. Unë dua që gratë shqiptare të jenë gra të mira – si ajo.

 

Mbreti u kthye dhe tregoi portretin e një gruaje të pashme në mur, në moshë të mesme. Ai u përkul pothuajse në mënyrë të padukshme para fotografisë. “Ajo është nëna ime,” — tha ai thjesht.

 

I përmenda se fejesa e fëmijëve dhe martesa kanë qenë të zakonshme në Shqipëri, fejimet e fëmijëve edhe para lindjes. “Unë e kam shfuqizuar të gjithë këtë me një dekret të veçantë dhe” – kjo me një ndjesi krenarie – “është pranuar nga të gjithë pavarësisht zakonit shekullor.

 

Mendoj se ky është një nderim i veçantë për aftësinë dhe ndikimin e tij. “Thuhet se sundimi juaj është një diktaturë, një formë qeverisjeje që nuk është shumë e popullarizuar në Perëndim.”

 

Mbreti Zog ktheu sytë e tij të shkëlqyeshëm nga unë : “Varet se çfarë do të thuash të dish se si qeverisen vendet e tjera, por unë e njoh vendin tim dhe njerëzit e mi. Ashtu si rrobat janë bërë për t’iu përshtatur personit, ashtu edhe sistemet qeverisëse janë krijuar për t’iu përshtatur kombeve individuale. I dhashë vendit një qeveri kushtetuese – një kabinet dhe një parlament. Por qeveria duhet mbajtur nën kontroll të rreptë dhe qeveria ime është përgjegjëse ndaj Kurorës. Është e vërtetë që unë zgjedh kabinetin, por është përgjegjës edhe para Parlamentit. Diktator është ai që shpërfill Kushtetutën. Por unë nuk do të toleroj ‘lobimet qeverisëse’”, shtoi ai ndjeshëm.

 

E pyeta se çfarë mendonte për mbretërimin në përgjithësi dhe si kishte ndikuar tek ai. “I vetmi ndryshim që ka bërë për mua,” tha ai i zymtë, “është se në vend që të punoj shtatë apo tetë orë në ditë, tani punoj tetëmbëdhjetë dhe mbaj përgjegjësinë e të gjithë shtetit. Unë jam vetëm një punëtor i thjeshtë që bëj punën time. Kjo është gjithçka do të thotë për mua mbretërimi.

 

Ai donte të ulej dhe të bisedonte, por duke parë masën e letrave në tavolinën e tij, u ngrita për t’u larguar.

 

I dhashë lamtumirën time. “Shpresoj se do të vini sërish,” tha ai.

 

Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve, është një i ri shtatlartë me inteligjencë të jashtëzakonshme. Unë parashikoj që do të dëgjojmë shumë për të dhe se ai do të bëhet një nga shtetarët më të talentuar në Evropë.

 


Send this to a friend