I ftuar në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, një nga organizatoret e ‘Foltores’, Zekri Picari ka folur për takimin e ish-kryeministri Sali Berisha në 5 dhjetor me shqiptarët dhe demokratët e SHBA.
Picari ka premtuar një takim me pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe ka ftuar në gjithë shqiptarët të cilët duan të jenë në foltore pasi do jetë e hapur për të gjithë.
Gjithashtu Picari ka theksuar se shqiptarët janë shumë entuziastë dhe mezi po e prisnim pasi nuk po kishim mundësi të flisnim me zotin Berisha.
Picari: Ka një interesim të jashtëzakonshëm, më kanë shkruar njerëz nga Teksas, Boston, Kalifornia, Filadelfia, Konektika. Po vijnë njerëz shqiptarë demokratë dhe atdhetarë nga të gjitha trevat e diasporës në Amerikë sepse është një ditë feste, dua ta quajmë festë sepse është një mundësi që doktor Berisha ka marrë përsipër të mari këtë nismë për të rithemeluar PD. Nga numri i lartë i ftuarve që është shumë i lartë ka pyetje nëse ka nevojë për ftesa, por dua ti njoftoj të gjithë demoratët dhe të gjithë ata që duan të vinë se është një takim i hapur dhe të gjithë janë të mirëseardhur për të diskputuar me doktor Berishën. Do jetë gjithashtu e ftuar edhe aktivistja Evi Kokalari.
Pjesëmarrja pritet të jetë e jashtëzakonshme. Të gjithë të ftuarit do jenë në një sallë të madhe dhe përball do jetë një ekran i madh ku zoti Berisha do ketë mudësi të na shohi dhe ne ta shohim duke krijuar një bashkëbisedim me të gjithë.
Nuk dua të jap shifër, jo se nuk ka një shifër pasi ajo është e jashtëzakonshme, por nuk dua të kufizojë numrim pasi salla do jetë e madhe ku mund të akomodohen rreth 1 mijë persona, por dua të theksoi se ka vend për të gjithë dashamirësit dhe do ketë atmosferë. Janë të gjitha kushtet ku të gjithë do mund të ulen.
Kam takuar shumë demokratë këto ditë dhe kam komunikuar me ta. Janë shumë entuziastë dhe mezi po e prisnim pasi nuk po kishim mundësi të flisnim me zotin Berisha. Dhe atëherë u mendua që të kemi një foltore virtuale por do jetë reale dhe jo video e regjistruara më parë si ish-kryeyari jonë. Do jetë çdo gjë live dhe transparente që do ta shijojmë të gjithë dhe do ketë një kthesë e madhe për PD.
Prite të jenë gazetarë të mediave amerikane por kryetari i të rinjve republikanë është shumë i rëndësishëm, është kryetari i të gjithë të rinjve republikanë në Amerikë.
Nuk dua ta quaj kryetari aktual, pasi që pas mbledhjes së firmave, Basha është tashmë një ish-kryetar dhe do mbetet në histori. Basha është një devijim nga meritokracia. Dhe e vlerësoi ndjesën e doktorit për këtë pjesë. Basha ka cenuar rëndë autoritetin e kryetarit duke e zbritur atë në nivel grotesku. Basha është furnitori i memeve dhe skeçve humoristike sot. Kryetari i PD nuk përcillte seriozitet në asnjë dalje publike të tij. pavarësisht kësaj ne bëmë fushatë për ta bërë kryeministër atë në 25 prill.
Komentet