
E rrëmbyer nga mafia shqiptare dhe e detyruar që të ushtronte prostitucionin në Itali, Adelina Sejdini u kthye në pikë referimi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ajo u vetëvra pak ditë më parë, pasi u braktis nga vendi që e kishte bindur të luftonte.
Adelina e ndjerë gjendej në Itali që prej vitit 1996, kur në moshën 22-vjeçare u rrëmbye nga Shqipëria dhe u dërgua përtej Adriatikut me një gomone. Ajo iu nënshtrua dhunës seksuale të përsëritur për javë të tëra. E detyruar në prostituonte për katër vite, Adelina Sejdini çoi në arrestimin e 40 trafikantëve të qenieve njerëzore pasi kërkoi ndihmë duke telefonuar 113, në numrin e urgjencës së policisë italiane: 80 u denoncuan, 40 trafikantë përfunduan në burg, me dënime nga 15 deri në 20 vjet.
Prej atij momenti dhe prej gati 20 vitesh, Sejdini ishte një pikë referimi për luftën kundër trafikimit seksual në Itali: shkroi libra dhe foli disa herë në radio dhe televizion, bashkëpunoi me prokurorët, agjencitë ligjzbatuese dhe shoqatat e zonës, mori pjesë në një mori nismash, debatesh dhe fushatash sensibilizuese. Ajo dëshmoi disa herë në parlamentin italian, ku më e fundit daton në qershor të vitit 2021.
Puna e saj ka bërë të mundur që të hidhet dritë mbi mekanizmat e mafias shqiptare, që menaxhonte një pjesë të konsiderueshme të prostitucionit në rrugë në Itali në vitet ’90. Tani, Adelina ka vdekur. Ajo u vetëvra më 8 nëntor pasi u hodh nga një mbikalim hekurudhor. Më 29 tetor tentoi t’i vinte flakën vetes para Ministrisë së Brendshme si një formë e fundit proteste për gjendjen e dëshpëruar në të cilën ndodhej.
Pavarësisht se ishte në Itali që në vitet ’90 dhe pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm në emër të të drejtave të grave, që e vendosën në kategorinë e heronjve dhe aktivistëve në shoqëri, të cilët sipas opinionit publik meritojnë shtetësinë italiane, Adelina prej vitesh gjendej në një harresë ligjore që ia bënte jetën të pamundur.

“Kam 18 vite në Itali me leje qëndrimi për arsye humanitare si viktimë trafikimi, leje që ka skaduar në prill dhe jam në pritje të rinovimit. Shteti italian shumë vite më parë më bindi të denoncoja, më premtuan mbrojtje, tani më mbroni deri në fund,” u shpreh ajo në një intervistë para shtatë vitesh, se Adelina kishte mbi 25 vjet në Itali.
Por kërkesa ra në vesh të shurdhër. Adelina vuante nga kanceri i gjirit në fazën metastazë (kanceri i përhapur në pjesë të tjera të trupit) dhe i duhet të udhëtonte shpesh nga Pavia në Milano për të marrë trajtime, të cilat me zor i përballonte.
Pavarësisht se kishte refuzuar shtetësinë shqiptare për vite me radhë – madje preferoi të ishte pa shtetësi për të mos rrezikuar ndonjëherë të riatdhesohej në një vend ku hakmarrja e njerëzve për të cilët ajo ndihmoi të dërgoheshin në burg do ta prekte me siguri – në lejen e fundit ishte konsideruar shtetase shqiptare.

E përcaktuar nga një ekip mjekësh si 100% e paaftë për të punuar, leja e qëndrimit përfshinte gabimisht edhe faktin që duhet të punonte. Ky detaj, ashtu edhe refuzimi i vazhdueshëm për ta konsideruar atë si shtetase italiane, i krijuan probleme të mëdha aktivistes, të cilës iu refuzua banesa, përfitimet ekonomike, pensionet që i takojnë dikujt që e ka të pamundur të punësohet.
Pas shumë apeleve drejtuar institucioneve, ajo zgjodhi vdekjen.
“Nuk mund ta pranoj shtetësinë shqiptare. Që në momentin që e kanë shkruar, kam makthe. Më mirë do të ishte të vrisja veten.”
Adelina ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare. Nëpër mediat italiane, shkruhet se aktivistja ndërroi jetë nga braktisja e shtetit italian, i cili i premtoi se do ta mbronte, por nuk e bëri.
Historia tragjike e shqiptares Adelina Sejdini, që u tradhtua nga Italia për shtetësinë! Luftëtare ‘Amazonë’, pa mburojë –
E vetmuar dhe e dëshpëruar. Në xhep mbante një leje qëndrimi me tre “x” në vend të shtetësisë: pa shtetësi. Në kokë, më shumë guxim për të vdekur, sesa për të jetuar. “Adelina 113” është ngjitur mbi parapetin e urës së Garibaldit në Romë dhe i është dorëzuar errësirës, boshllëkut, vdekjes
E vetmuar dhe e dëshpëruar. Në xhep mbante një leje qëndrimi me tre “x” në vend të shtetësisë: pa shtetësi. Në kokë, më shumë guxim për të vdekur, sesa për të jetuar. “Adelina 113” është ngjitur mbi parapetin e urës së Garibaldit në Romë dhe i është dorëzuar errësirës, boshllëkut, jetës.
Dy kalimtarë e panë atë, duke shkuar drejt vdekjes, por ata ishin shumë larg për ta shpëtuar. Binte shi, rrahjet e fundit të zemrës së saj dhe lotët – nëse ka qarë – humbën në shi. Oficerët e një patrulle të policisë hekurudhore iu afruan fillimisht 47-vjeçares nga Shqipëria.
Ajo vdiq menjëherë, nën përmbytjen e natës midis të shtunës dhe të dielës së kaluar. Jeta ishte e egër deri në momentin e fundit me Adelinën. Por në të vërtetë, me të ishte i ashpër edhe shteti italian, i cili mund dhe duhej ta ndihmonte në shenjë mirënjohjeje për atë që kishte bërë. Dhe që në fakt e braktisi pasi e bëri një simbol.
“Një luftëtare”
Myrta Merlino, gazetare italiane, shkrimtare dhe autore televizive, thotë se “Adelina 113”, “ishte një luftëtare, një Amazonë pa mburojë”. Ajo e njihte prej vitesh, e priti disa herë në emisionin e saj “L’aria che tira” (në televizionin ‘La7’) dhe përpiqet t’i mbajë lotët kur flet për të, sepse ishte personi i fundit që ajo kërkoi ndihmë ‘live’, tre ditë para se të vdiste “dhe nuk dija si t’i kapja shikimin e fundit”, qorton veten e saj Myrta.
“Me të humba edhe unë, humbi shteti italian, tek i cili ajo besonte shumë, ndonjëherë aq verbërisht dhe në mënyrë të padrejtë. Humbi sistemi me burokracinë e tij. Dhe humbi televizioni, i cili përtej historisë është i pafuqishëm. Unë qava me dënesë dhe shpresoj se ajo na ka falur të gjithëve”. Të kërkoje ndihmë, për “Adelinën 113” nënkuptonte vetëm një gjë: të kishte nënshtetësi italiane. Ishte ëndrra e saj e vetme.
Me gomone
E lindur në vitin 1974, ajo kishte lindur në Durrës, Shqipëri. Në moshën 22-vjeçare ajo ishte mashtruar nga iluzioni i një të ardhmeje të ndritur në Itali. Ajo, si mijëra vajza të tjera “e inkurajuar nga bukuria e parë në televizion”, mbërriti me gomone në Itali, që “dukej si një ëndërr për një kohë të gjatë”. Burrat e premtimeve të rreme, e bënë atë prostitutë dhe skllave me forcën e dhunës.
“Më kanë prerë këmbën me gërshërë dhe më kanë vënë kripë në plagë për të më lënduar më shumë”, tha ajo mes mijëra rrëfimeve të tjera kur denoncoi hapur para 4 vitesh. Ajo u betua me veten se nuk do të vdiste si skllave dhe kështu një natë, në Vareze, vendosi që askush të mos e abuzonte më. Njoftoi numrin 113 dhe i besoi shtetit italian. Që atëherë, për karabinierët dhe policinë, që e kanë ndihmuar gjithmonë, ajo u bë “Adelina 113”, një lloj emri i koduar që e mbante me vete edhe gjatë hetimeve dhe gjyqeve që vinin nga bashkëpunimi i saj me drejtësinë (emri i saj i vërtetë është Alma Sejdini).
Dëshmia
Me dëshminë e saj, ajo solli arrestimin e 40 shqiptarëve që vendosën jetën dhe vdekjen e grave që përfunduan në kthetrat e tyre (shfrytëzuesit e dënuar më pas me dënime deri në 20 vjet burg).
Ajo ka bashkëpunuar gjithmonë me prokurorët publikë dhe organet ligjzbatuese pa hezitim dhe frikë, ka qenë shembull për dhjetëra e dhjetëra gra që falë saj u rebeluan kundër prostitucionit, e ka sjellë vazhdimisht zërin e saj në Senat, madje edhe në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese, si eksperte e situatës dramatike të punonjëseve të seksit.
Ajo fliste në shkolla, harxhonte kohën dhe energjinë e saj kudo që kishin nevojë për të. Një qytetare model, por pa shtetësinë që dëshironte. Një paradoks.
Ishte Myrta Merlino në vitin 2019, ajo që ia referoi çështjen te ministri i Brendshëm i atëhershëm, Matteo Salvini. Dhe ai u interesua për të, derisa siguroi një leje të posaçme qëndrimi, në pritje të procedurave burokratike për shtetësinë.
Por më pas, mes ndërrimit të qeverisë dhe zgjatjes së çdo hapi të vetëm burokratik, “Adelina 113” përfundoi sërish në mëshirën e skadimit të lejes së qëndrimit.
Vetëm këtë herë ajo kishte një arsye më shumë për t’u ndjerë e vetmuar dhe e dëshpëruar: një tumor shumë agresiv që e kishte detyruar të bënte cikle shkatërruese të kimioterapisë dhe dobësi të vazhdueshme.
Megjithatë, nëse ajo do të qëndronte ende përballë një fati kaq të errët, ishte vetëm për të kultivuar atë ëndërr: për të fshirë turpin e atyre tre “x”-ave nga jeta e saj.
“Unë nuk jam një fantazmë pa shtetësi”, përsëriste ai gjithmonë. “Ajo e donte Italinë dhe ndihej thellësisht italiane, – kujton Myrta. – Nuk dua të kthehem në Shqipëri as edhe e vdekur”, i kishte thënë ajo herën e fundit që folën me njëra-tjetrën gazetares italiane. Dhe kështu do të jetë. Do të qëndrojë në Itali përgjithmonë, asnjë “x” nuk do ta kthejë në atdhe./ “Corriere”-
Komentet