VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Në një tren që niset nga Bari dhe do të arrijë në Milano janë një zonjë me vogëlushin e saj dhe një zotëri

November 8, 2021

Komentet

Këndi i humorit: Spartaku plot entuziazëm i thotë të atit

Spartaku plot entuziazëm i thotë të atit: “Babi, babi sot u afrova notës 10!!”
“Mirë, Spartak: kështu që ke marrë një 9 ose një 8!”- i thotë i ati.
“Jo, baba, shoku im i bankës mori një 10!!!”- thotë Spartaku.

Këndi i humorit: Nëna dërgon Kësulëkuqen në pyll

Nëna dërgon Kësulëkuqen në pyll.
Ajo sheh ujkun duke u strukur pas një peme dhe i thotë:
“Përshëndetje ujk, sa sy të mëdhenj që ke!”
Ai ngrihet dhe largohet.
Fakti përsëritet disa herë derisa ujku mërzitet, ai ngrihet dhe përgjigjet:

“Epo, do të më lësh të bëj nevojën në paqe?!!!”

Këndi i humorit: Në një laborator po kryhet një eksperiment unik

Në një laborator po kryhet një eksperiment unik: një neuron i rritur në trurin e një gruaje transplantohet në trurin e një burri të zakonshëm.
Neuroni, pasi e mori veten nga tronditja e udhëtimit, mbërrin në trurin pritës, shikon përreth dhe kupton se ndodhet në një hapësirë ​​të madhe boshe, ku gjithçka është e errët dhe ka një heshtje trishtuese.
Tepër i shqetësuar, pyet me ndrojtje, me zë të ulët: “Hej… A është ndokush këtu?”
Heshtje!
Gjithnjë e më shumë i shqetësuar dhe i frikësuar ngre tonin: “Iuuhuu! A është ndokush këtu?”
Asnjë përgjigje. Asnjë shenjë jete!
I shkatërruar dhe duke u dridhur, ai rrëzohet për tokë dhe fillon të qajë (sjellje klasike femërore). “Unë do të mbetem vetëm këtu për pjesën tjetër të jetës sime …”
Papritur, një zhurmë… hapash… vjen dikush… dhe është një neuron tjetër! Tepër i emocionuar, i gjori kërcen dhe vrapon për të takuar të sapoardhurin, duke e përqafuar me emocion.
“Hej… qetësohu miku im, qetësohu, çfarë po bën këtu dhe pse po qan?”
“Unë… mbërrita tani… mendova se nuk kishte askënd dhe se do të isha vetëm përgjithmonë…” “Çfarë marrëzie! Ti po flet për një tru mashkulli, kështu që nuk do të gjesh asnjë komunitet tjetër. Ne jemi shumë të shumtë, jashtëzakonisht aktivë dhe me lidhje të ngushta dhe të dendura mes nesh!
“Oh… faleminderit Zotit, sa bukur! Sa i lumtur jam! Por… atëherë ku jeni të gjithë? Këtu kafka është bosh.”
“Oh, asgjë e çuditshme, është gjithmonë kështu: ka një festë poshtë… Unë sapo u ngjita për të kërkuar më tjetër birrë…”

Këndi i humorit: Një zonjë shkon te dentisti dhe i thotë

Një zonjë shkon te dentisti dhe i thotë:

– Mirëmëngjesi! është një dhëmb i prishur, dua ta heq pa anestezi, për të kursyer edhe para…

– I përgjigjet menjëherë dentisti.

– Oh, çfarë zonjë e guximshme, natyrisht, është gjë që bëhet!

Sapo e dëgjoi këtë, zonja del nga dera e mjekut dhe thërret të shoqin:

– Zemra ime! Eja, dentisti po të pret!!!

Këndi i humorit: Vogëlushi e pyet babain

Vogëlushi e pyet babain:
-A është e vërtetë që karotat janë të mira për shikimin?

Babai:
– E sigurt! a ke parë ndonjëherë një lepur me syze?

Këndi i humorit: Një kangur vazhdon të arratiset nga rrethimi i tij në kopshtin zoologjik…

Një kangur vazhdon të arratiset nga rrethimi i tij në kopshtin zoologjik…

kujdestari ka nderruar rrjeten dhe ka vendosur  nga një në 2 metra…
kanguri ikën sërish…
kujdestari ka nderruar rrjeten dhe ka vendosur 3 metra…
kanguri ikën sërish…
kujdestari ka nderruar rrjeten dhe ka vendosur 4 metra…
kanguri ikën sërish…
kujdestari ka nderruar rrjeten dhe ka vendosur 5 metra…
kanguri ikën sërish…
kujdestari ka nderruar rrjeten dhe ka vendosur 6 metra…
kanguri ikën sërish…
kujdestari ka nderruar rrjeten dhe ka vendosur 7 metra…
kanguri ikën sërish…
kujdestari ka nderruar rrjeten dhe ka vendosur 8 metra…
kanguri ikën sërish…
kujdestari ka nderruar rrjeten dhe ka vendosur 9 metra…
një deve, pranë kafazit, e pyet kangurin: – për sa kohë do të vazhdojë ai të ikë?
_epo edhe në 100 metra – qesh kanguri – por per mua nuk ka dallim nese ai budalla vazhdon te lere porten hapur!!!!!

Këndi i humorit: Një tenist dëshiron të dijë nëse tenisi luhet në jetën e përtejme

Një tenist dëshiron të dijë nëse tenisi luhet në jetën e përtejme.

Ai shkon te një falltare dhe i bën asaj pyetjen e tij.

Ajo përgjigjet: – Ka lajme të mira dhe të këqija për ju. Lajmi i mirë është se ka turne tenisi në Parajsë… Lajmi i keq është se ju jeni regjistruar për turneun tjetër!.

Këndi i humorit: Vogëlushi pyet mamanë

Vogëlushi pyet mamanë:

“Mama, pse unë jam i zi, me flokë bionde, me sy të kaltër e në formë bajamee?”

Nëna:

“Harroje këtë pyetje, bir! Me rrëmujën që ishte atë ditë është një mrekulli që ti nuk leh!!!”

Këndi i humorit: Ai (në shtrat pasi mbaron punë)

Ai (në shtrat pasi mbaron punë):

-A mund të të thërras EVA tani e tutje?

AJO:

-Pse doni të më quani kështu?

AI:-Sepse ti ishe e para.

AJO:

-Aaaahhh… Mirë… dhe unë mund të të quaj Peugeot?

AI:

-Pse?

AJO:

-Sepse ti ishe i 208-ti!!!

Këndi i humorit: Gruaja mbyll telefonin dhe i thotë burrit

Gruaja mbyll telefonin dhe i thotë burrit:

Ajo: “A e shikove, po ankohesh kaq shume se qëndroj gjatë ne telefon? M’u desh vetem 10 minuta.”

Ai: “Mirë! Po kush ishte?”.

Ajo: “Epo, ishte njëri që  kishte gabuar numër!!!”.

Këndi i humorit: Tema e hartimit: KINI MENDJEN!

Tema e hartimit: KINI MENDJEN!

Pjerini e zhvillon kështu temën e hartimit:

Koleci i vogël, një ditë prej ditësh, ndërsa shkonte në shkollë, rrëshqiti në një lëvozhgë bananeje dhe theu këmbën…

Ai i gjorë bërtiste aq fort nga dhimbja sa ia kalonte ulërimës së ambulancës që e mori dhe e çoi në spital!!

Vogëlushë, KINI MENDJEN! Mos shkoni në shkollë!!!

 

Këndi i humorit: Një bari po kulloste kopenë e tij të deleve në një kullotë të largët

Një bari po kulloste kopenë e tij të deleve në një kullotë të largët dhe të izoluar, kur papritmas pa një BMW krejt të re që po afrohej, duke ecur përpara duke lënë pas një re pluhuri. Shoferi, një djalë i ri me një kostum elegant Versace, këpucë Gucci, syze Ray Ban dhe kravatë Yves Saint Laurent ngadalëson shpejtësinë, përkulet nga dritarja e makinës dhe i thotë bariut:

“Nëse të them saktësisht se sa dele ke në tufën tënde, ma jep një?”

Bariu e shikon njeriun, me sa duket një yuppi, pastaj kthehet nga kopeja e tij dhe i përgjigjet me qetësi:

“Sigurisht, pse jo?”

Në këtë pikë, djaloshi parkon makinën, nxjerr laptopin e tij Dell dhe e lidh atë me celularin e tij A T&T Ai lidhet me internetin, navigon në një faqe të NASA-s, zgjedh një sistem navigimi satelitor GPS për të pasur një vendndodhje të saktë se ku është dhe i dërgon këto të dhëna në një satelit tjetër të NASA-s, i cili skanon zonën dhe bën një foto të saj në rezolucion ultra të mirë. Më pas ai hap një program fotografik dixhital nga Adobe Photoshop dhe e eksporton imazhin në një laborator në Hamburg, Gjermani, i cili pas disa sekondash i dërgon një e-mail në dorën e tij Palm Pilot duke konfirmuar që imazhi është përpunuar dhe të dhënat janë përpunuar plotësisht. Nëpërmjet një lidhjeje ODBC ai akseson një bazë të dhënash MS-SQL dhe ngarkon të gjitha të dhënat në një spreadsheet Excel me qindra formula komplekse përmes emailit me Blackberry-n e tij. Pas pak minutash ai merr një përgjigje dhe më në fund printon një raport të plotë prej 150 faqesh, me ngjyra, në printerin e tij të ri hiper-teknologjik dhe të miniturizuar HP LaserJet, dhe duke iu kthyer bariut ai bërtet:

“Ti zotëron saktësisht 1586 dele”.

“Pikërisht. Epo, mendoj se mund ta marrësh një dele me këtë rast”, thotë bariu dhe shikon të riun të zgjedhë një kafshë të cilën më pas përgatitet ta vendosë në bagazhin e makinës.

Bariu më pas shton:

“Hej, po ta gjej se çfarë pune bëni, do të ma ktheni kafshën?”.

Djaloshi mendon për një moment dhe thotë: “Natyrisht, ta kthej!”

“Ti je një konsulent,” thotë bariu.

“Ua, është e vërtetë – thotë i riu – si e gjetët?”

“Epo nuk ka shumë për të hamendësuar, më duket fare e qartë – thotë bariu – u shfaqe pa të kërkuar njeri, do të paguhesh për një përgjigje që unë tashmë e di, për një pyetje që nuk të bëri askush. Dhe ti nuk kupton asgjë. Tani ma kthe qenin e tufës!!!


Send this to a friend