Aktivistja 29-vjeçare dhe lektorja e ekonomisë Frozan Safi u qëllua për vdekje në Afganistan. Plumbat ia kihisn shkatërruar fytyrën.
Ajo është mbrojtësja e parë e të drejtave të grave, raporton The Guardian, që vritet që kur talebanët u kthyen në pushtet gushtin e kaluar.
Frozan Safi ishte zhdukur prej rreth dy javësh.
Trupi i Frozan Safit, i cili u zhduk më 20 tetor, u identifikua në një morg në qytetin Mazar-i-Sharif në veri të Afganistanit.
“E kemi njohur nga rrobat. Plumbat ia kanë shkatërruar fytyrën”, tha motra e Safit, Rita, e cila është mjeke.
“Kishte plagë plumbash në të gjithë trupin, nuk numëroheshin, në kokë, zemër, gjoks, veshka dhe këmbë.”
Unaza e saj e fejesës dhe çanta nuk ishin aty, shtoi Rita siç raporton The Guardian.
Një zëdhënës i talebanëve, Qari Sayed Khosti, tha se katër gra u gjetën të vdekura në një shtëpi në Mazar-i-Sharif, Afganistan, mes tyre edhe aktivistja Frozan Safi dhe se dy të dyshuar u arrestuan.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se gratë ishin “të ftuara në shtëpi nga të dyshuarit”./ansa.it/eb
Komentet