VOAL

VOAL

Kancelari gjerman paralajmëron: Bashkimi Evropian mund të jetë objektivi i radhës i Rusisë, nëse Ukraina bie

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dhënë një mesazh të fortë për situatën globale dhe sfidat me të cilat po përballet Evropa, duke theksuar se bota ndodhet në një fazë ndryshimesh të thella.

 

Gjatë fjalës së tij në konferencën e Unionit Kristian Social (CSU) në Mynih, Merz vuri në dukje se këto zhvillime nuk janë thjesht luhatje të zakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, por ndryshime strukturore që do të kuptohen plotësisht vetëm pas shumë vitesh.

Ai deklaroi se epoka e ashtuquajtur “Pax Americana” ka marrë fund, duke shtuar se SHBA-të po mbrojnë interesat e tyre me forcë, çka, sipas tij, e detyron Evropën dhe Gjermaninë të bëjnë të njëjtën gjë.

“Nostalgjia nuk do të na ndihmojë”, theksoi kancelari.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Merz nënvizoi se kërcënimi rus nuk kufizohet vetëm në këtë vend. Ai rikujtoi se situata aktuale ka nisur që në vitin 2014 me aneksimin e Krimesë dhe paralajmëroi se, nëse Rusia do të arrinte qëllimet e saj në Ukrainë, Bashkimi Evropian mund të ishte objektivi i radhës.

“Nuk jam i gatshëm të rrezikoj periudhën më të gjatë të paqes që ka njohur kontinenti ynë”, u shpreh ai.

Në këtë kuadër, Merz renditi katër prioritete kryesore: mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme, forcimin e kohezionit brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe investime të mëdha në kapacitetet mbrojtëse.

Kancelari iu drejtua gjithashtu të rinjve gjermanë, duke folur për shërbimin ushtarak dhe duke shprehur besimin se ata janë të gatshëm t’i shërbejnë vendit. Ai sqaroi se, në fazën fillestare, angazhimi do të jetë vullnetar, por nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve nëse situata e kërkon.

“Gjermania ofron shumë mundësi, por pret edhe një kontribut për të ndërtuar të ardhmen mbi vlerat e lirisë”, tha Merz.

Në fund, ai theksoi se një nga objektivat kryesore të qeverisë së tij është ristrukturimi i thellë i vendit dhe rikthimi i konkurrueshmërisë ekonomike.

Gjermaninë e përshkroi si “një rast që ka nevojë për rinovim nga themelet”, duke theksuar se ky proces kërkon kohë dhe bashkëpunimin e qytetarëve. Panoram

Italia bashkohet me Belgjikën, Maltën dhe Bullgarinë kundër planit të BE-së për përdorimin e 210 miliardë eurove nga asetet e ngrira ruse

Italia ka tronditur balancat e deritanishme rreth financimit të Ukrainës, pasi sipas një dokumenti që citohet nga Politico është rreshtuar me Belgjikën, Maltën dhe Bullgarinë në kundërshtim me planin e Komisionit Evropian për përdorimin e 210 miliardë eurove nga asetet shtetërore ruse të ngrira.


Ndërhyrja vjen pak ditë para samitit të rëndësishëm të Këshillit Evropian më 18–19 dhjetor, ku Komisioni shpreson të sigurojë një marrëveshje politike.

Katër vendet propozojnë aktivizimin e një “Plani B”, përmes emetimit të përbashkët të borxhit evropian ose mekanizmave të tjerë të përkohshëm financimi.

Ato kërkojnë që “Komisioni dhe Këshilli të vazhdojnë të shqyrtojnë dhe diskutojnë alternativa në përputhje me të drejtën e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare, më të parashikueshme dhe me shumë më pak rreziqe, për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës, bazuar në një hua të BE-së ose zgjidhje të përkohshme,” sipas të njëjtave burime.

Megjithatë, kjo propozim përballet me pengesat e veta, do të rriste borxhin tashmë të lartë publik të Italisë dhe Francës, ndërsa kërkon unanimitet, çka i jep kryeministrit hungarez Viktor Orbán fuqinë ta bllokojë plotësisht.

Edhe pse Italia, Belgjika, Malta, Bullgaria, Hungaria dhe Sllovakia së bashku nuk përbëjnë një pakicë bllokuese formale, kundërshtia e tyre publike e vështirëson objektivin e Komisionit për të finalizuar një marrëveshje javën e ardhshme.

Për më tepër, katër vendet shprehin rezerva edhe ndaj synimit të Komisionit për të përdorur “kompetenca të jashtëzakonshme” për zgjatjen afatgjatë të ngrirjes së aseteve ruse. Megjithëse votuan pro vazhdimit të ngrirjes në emër të unitetit, ato theksojnë se kjo “nuk paragjykon aspak” vendimin final të liderëve evropianë për një përdorim të mundshëm të këtyre fondeve.

“Ky votim nuk paragjykon në asnjë mënyrë vendimin për përdorimin e mundshëm të aseteve të ngrira ruse, një vendim që duhet të merret në nivel liderësh,” shkruajnë ato.

Mekanizmi ligjor për mbajtjen afatgjatë të aseteve të ngrira synon të ulë rrezikun që vendet më afër Moskës, si Hungaria dhe Sllovakia, të vendosin t’ia kthejnë fondet Rusisë.

Zyrtarët argumentojnë se kjo zgjidhje dobëson mundësinë që Kremlini t’i rikuperojë asetet e tij në kuadër të një marrëveshjeje paqeje pas luftës, duke forcuar kështu planin e veçantë të BE-së për t’i përdorur ato.

Megjithatë, katër vendet paralajmërojnë se klauzola ligjore “sjell pasoja shumë të gjera ligjore, ekonomike, procedurale dhe institucionale, të cilat mund të shkojnë shumë përtej këtij rasti të veçantë”. gsh

Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Radio Evropa e Lirë

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, parasheh që Kievi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më 1 janar 2027.

Sipas Financial Times, propozimi po negociohet nga zyrtarë amerikanë dhe ukrainas me mbështetjen e Brukselit.

Por një anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në bllokun evropian mund të shqetësojë disa vende të BE-së. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, beson se do të mund të tejkalohet kundërshtimi i Hungarisë, që është kundërshtari kryesor i anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Çfarë thonë në BE për këtë mundësi?

Një zyrtar i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se në takimin e “Koalicionit të Vullnetit është përmendur anëtarësimi i Ukrainës si garanci e rëndësishme e sigurisë, por kjo çështje nuk ishte tema kryesore e takimit të djeshëm dhe viti 2027 nuk u përmend”.

Një tjetër diplomat evropian, që foli në kushte anonimiteti, i tha REL-it se “nuk kam parë një dokument zyrtar që përmend 1 janarin e vitit 2027. Procesi [i anëtarësimit në BE] është proces i bazuar në merita dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”.

Një tjetër diplomat, duke folur për REL-in tha se çështja nëse anëtarësimi i Ukrainës në BE, si garanci e sigurisë, është “e pashmangshme”.

“Me fjalë të tjera, është pjesë e paketës së sigurisë për Ukrainën”. Megjithatë, ai tha se nuk e di nëse Kievi mund t’i bashkohet bllokut deri më 2027.

“Negociatat do të duhej të përmbylleshin në vitet 2025-2026, dhe edhe atëherë, një vit për tërë procesin është jashtëzakonisht ambicioz”, tha ky diplomat.

Sipas këtij diplomati, procesi i anëtarësimit përfshin hapjen dhe mbylljen e 35 kapitujve.

“Edhe shtete që kanë ecur me shpejtësi të madhe [në procesin e anëtarësimit] ose që ishin të përgatitura edhe para aplikimit, sikurse Islanda, iu desh një kohë e konsiderueshme. Ka hapa në proces që thjesht nuk mund të shkurtohen”, tha ky zyrtar.

Çfarë thonë në Ukrainë?

Oleksandr Merezhko, anëtar i partisë Shërbëtorët e Popullit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, njëherësh kryetar i Komitetit parlamentar për politikë të jashtme dhe bashkëpunim ndërparlamentar, tha se një skenar i tillë do të ishte i arritshëm nëse Ukraina arrin të kryejnë të gjitha “detyrat e shtëpisë”.

“Ky është një synim ambicioz, por unë besoj se ne duhet t’ia vendosim vetes këtë qëllim dhe të bëjmë gjithçka që kërkohet për ta arritur këtë qëllim”, tha Merezho për Shërbimin ukrainas të REL-it.

Sipas tij, anëtarësimi i Ukrainës në BE para së gjithash është çështje e sigurisë dhe sa më shpejt që Kievi i bashkohet bllokut, gjasat janë më të mëdha që të ketë një paqe të qëndrueshme.

Megjithatë, kryetarja e komitetit të Ukrainës për integrim në BE, njëherësh deputete nga Partia për Solidaritet Evropian, Ivanna Klympush-Tsintsadze, e cilësoi mundësinë e anëtarësimit të shpejtë të vendit si “absolutisht jorealist”.

“SHBA-ja nuk mund të vë një detyrë të tillë për BE-në dhe nuk besoj që BE-ja do të pajtohej me një gjë të tillë”, tha ajo.

Sipas saj, Ukraina duhet të hyjë në BE si një shtet i aftë, në të kundërtën do të përballet me probleme.

Klympush-Tsintsadze po ashtu theksoi se ritmi i reformave në Ukrainë më 2025 “u ngadalësua shumë” krahasuar me vitet paraprake.

“Jam e bindur se 2027-shi, fatkeqësisht nuk do të ndodhë”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Në qershor të vitit 2022, Ukraina mori statusin e vendit kandidat, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj. Ky shtet, së bashku me Moldavinë, dorëzuan aplikimet e tyre për anëtarësim, pak para se të niste lufta në Ukrainë.

Zelensky thotë se Donbasi vazhdon të jetë pengesë mes trysnisë për një marrëveshje për paqe

Radio Evropa e Lirë

Kërkesat që Kievi t’i tërheqë trupat nga pjesa e Donbasit që ende e ka nën kontroll, vazhdon të jetë pengesë drejt përparimit në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Rusinë, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Bisedimet për paqe po zhvillohen me shpejtësi dhe Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë trysni të madhe për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.

Statusi i centralit bërthamor të Zaporizhjas, i cili kontrollohet nga Rusia, është një çështje tjetër që duhet të zgjidhet, tha Zelensky për gazetarë mbrëmjen e së enjtes, pas bisedimeve të Ukrainës me mbështetësit evropianë dhe zyrtarët amerikanë.

Ai shtoi gjithashtu se një armëpushim do të ishte i nevojshëm, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti.

Pasi Shtetet e Bashkuara e paraqitën një plan për paqe me 28 pika, i cili favorizonte dukshëm Rusinë sipas kritikëve, Ukraina dhe vendet evropiane po kërkojnë ndryshime që do ta bënin marrëveshjen më të baraspeshuar dhe, mbi të gjitha, do ta siguronin mbrojtjen e Ukrainës ndaj ndonjë sulmi rus në të ardhmen.

Kievi ia dorëzoi SHBA-së një plan me 20 pika më herët gjatë kësaj jave.

“Ne ia dërguam ekipit amerikan një version të rishikuar të dokumentit kornizë me të cilin punuam. Ai përfshin 20 pika kyç. Ky mund të jetë themeli për gjithçka. Po pres përgjigje nga Amerika”, tha Zelensky para më shumë se 30 udhëheqësve të vendeve të “koalicionit të vullnetit”.

Derisa Rusia ka dhënë pak shenja se është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat e kamotshme, zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas po i shtjellojnë hollësitë.

Zelensky tha se kishte zhvilluar një diskutim “të thellë” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, shefin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff.

Sipas Zelenskyt, SHBA-ja propozon tërheqjen e trupave ukrainase nga pjesa e fortifikuar e rajonit të Donjeckut të cilën e kontrollon ende, dhe “kompromisi është, teorikisht, që trupat ruse nuk do të hyjnë” në këtë zonë, ku Uashingtoni kërkon të vendosë një “zonë të lirë ekonomike”.

“Ata nuk e dinë se kush do ta qeverisë këtë territor”, tha Zelensky, duke shtuar se Rusia e quan atë “zonë të demilitarizuar”.

Ai shtoi gjithashtu se ukrainasit duhet ta thonë fjalën e tyre për çdo lëshim territorial të propozuar, “qoftë përmes zgjedhjeve ose një referendumi”.

Pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump, kishte vendosur datën 25 dhjetor si afatin që Ukraina të pranonte propozimin e paqes, Zelensky tha se Kievit nuk i ishte dhënë ndonjë afat i prerë, por se “mendoj se ata me të vërtetë dëshironin, ose ndoshta ende duan, ta kuptojnë plotësisht deri në Krishtlindje se ku qëndrojmë me këtë marrëveshje”.

Trump ka synuar ta ndërmjetësojë përfundimin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia qëkurse e mori detyrën në janar të këtij viti, por është përballur me pengesa të mëdha, duke përfshirë mospërfillje nga presidenti rus, Vladimir Putin, për armëpushim.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të marrin ose jo pjesë në një takim të planifikuar mes zyrtarëve të lartë ukrainas, francezë, gjermanë dhe britanikë në Evropë, më 13 dhjetor.

“Do të shohim nëse do të marrim pjesë në takim”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Do të marrim pjesë në takim të shtunën në Evropë, nëse mendojmë se ka shans të mirë. Dhe, nuk duam të humbasim shumë kohë, nëse mendojmë se është negativ”, shtoi ai.

“Presidenti është jashtëzakonisht i zemëruar me të dyja palët e kësaj lufte, dhe ai është i lodhur nga takimet vetëm sa për sy e faqe”, u tha gazetarëve sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Lidhur me zgjedhjet, që SHBA-ja po e shtyn Ukrainën t’i mbajë pavarësisht faktit se ato janë të ndaluara me ligjin ushtarak, Zelensky tha më 11 dhjetor se nevojitet armëpushim për këtë.

Trump i tha Politicos në një intervistë të botuar më 9 dhjetor se “është koha” të mbahen zgjedhjet, dhe Zelensky tha po atë ditë – për herë të parë – se do të kërkonte nga Parlamenti të hartonte legjislacion që lejon mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ligjit ushtarak.

Ai tha se zgjedhjet mund të mbahen brenda 60 deri në 90 ditëve, me kusht që të ketë garanci të sigurisë për të siguruar që votimi të jetë i sigurt për ukrainasit.

Le Monde: Kievi është gati të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

Kievi është gati të pranojë krijimin e një zone të demilitarizuar në Donbas.

Kështu shkruan gazeta Le Monde, duke cituar burimet që raportojnë se zona e demilitarizuar do të ishte në të dyja anët e vijës së demarkacionit. Le Monde raporton se kjo është miratuar nga Evropa.

Donbasi, një rajon strategjik me një pellg mineral të lakmuar nga Rusia që nga viti 2014, mund të vihet nën mbikëqyrjen e forcave ndërkombëtare, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, për të parandaluar agresionin e mëtejshëm rus.

“Marrëveshja e paqes s’duhet të mbjellë farat e konfliktit”, Von der Leyen: Ukraina ka nevojë për garanci të forta sigurie

Ukraina ka nevojë për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, e cila të shoqërohet me garanci të qarta dhe të forta sigurie. Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një intervistë për Politico, duke theksuar se marrëveshja e paqes nuk duhet të mbjellë menjëherë farat e konfliktit të ardhshëm.

Von der Leyen nënvizoi se vetëm Presidenti Volodymyr Zelensky dhe populli ukrainas janë ata që mund të vendosin për të ardhmen e territorit ukrainas. Ajo përsëriti se garancitë e sigurisë për Kievin duhet të jenë “shumë të forta”, në mënyrë që të sigurohet stabilitet afatgjatë.

E pyetur se sa kohë i duhet Evropës për të qenë e aftë të mbrojë veten në një kontekst gjithnjë e më të ndërlikuar sigurie, Presidentja e Komisionit u shpreh: “Kjo është një pyetje shumë e mirë. Ne nuk kemi luksin e kohës.”

Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov dha dorëheqje pasi qindra e qindra mijëra qytetarë protestuan në të gjithë vendin

Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov dha dorëheqje, pasi qindra e qindra mijëra qytetarë protestuan në të gjithë vendin, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion.

Sipas raportimeve, protestuesit përdorën laserë për të projektuar fjalët “Dorëheqje”, “Mafia Jashtë” dhe “Për Zgjedhje të Drejta” në ndërtesën e parlamentit.

Vlerësimet bazuar në pamjet e filmuara me dron, e çojnë numrin e demonstruesve në mbi 100,000, me disa raportime që pretendojnë se deri në 150,000 njerëz ishin mbledhur në kryeqytetin bullgar.

Studentë nga universitetet e Sofjes iu bashkuan tubimeve, të cilat organizatorët thanë se i tejkaluan protestat e javës së kaluar që tërhoqën më shumë se 50,000 njerëz.

Protesta të mëtejshme u zhvilluan në më shumë se 25 qytete të mëdha në të gjithë Bullgarinë, duke përfshirë Plovdivin, Varnën, Veliko Tarnovon dhe Razgradin.

Bullgarët u mblodhën edhe jashtë vendit, me protesta të mbajtura në Bruksel, Londër, Berlin, Vjenë, Cyrih dhe New York.

Kërkesat përfshinin dorëheqjen e qeverisë dhe kushte më të mira jetese dhe pune.

Ndryshe, protestat vijnë pas tubimeve të javës së kaluar të nxitura nga propozimet e qeverisë për buxhetin e vitit 2026, të cilat përfshinin taksa më të larta dhe rritje të shpenzimeve.

Qeveria më pas e tërhoqi planin e diskutueshëm të buxhetit.

 

Zbardhen prapaskenat e takimit 90 minutësh të tensionuar Meloni- Zelensky

Nëntëdhjetë minuta ballafaqim, të paraprirë nga një mbledhje e ngushtë e Melonit me ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm, Guido Crosetto dhe Antonio Tajani, e shoqëruar nga takime paralele ballë për ballë mes dy ministrave dhe homologëve ukrainas, shënuan një pasdite që në Palazzo Chigi nuk ka qenë aspak e lehtë.

 

Një histori në të cilën presionet ndaj stafit ukrainas në Romë janë shprehur në mënyrë të qartë. Dhe gjithashtu nga ana e kryeministres italiane, diskutimi ka qenë i hapur, me një mesazh që mund të përmblidhet kështu: “Merr parasysh që disa koncesione të dhimbshme ndoshta je i detyruar t’i bësh”.

Nëntëdhjetë minuta ballafaqim, të paraprirë nga një mbledhje e ngushtë e Melonit me ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm, Guido Crosetto dhe Antonio Tajani, e shoqëruar nga takime paralele ballë për ballë mes dy ministrave dhe homologëve ukrainas, shënuan një pasdite që në Palazzo Chigi nuk ka qenë aspak e lehtë. Dhe për të paktën dy ose tre arsye: Italia mbështet nxitimin që amerikanët po i japin negociatave; stafi i Melonit nuk është imun ndaj vlerësimeve që e shohin Zelenskyn të dobësuar pas hetimeve për korrupsion në qeverinë e tij; roli i ekzekutivit italian, siç vazhdon të përsërisë kryeministrja, është të arrijë një plan paqeje të drejtë dhe të qëndrueshëm, por duke marrë parasysh më shumë drejtimin amerikan se atë evropian.

Disa “spin”, copa të thashethemeve, mbërrijnë në mbrëmje nga partia Fratelli d’Italia, përhapen në Partinë Demokratike, dhe tregojnë për një kryeministre që po ushtron një lloj “bindjeje morale” ndaj Zelenskyt edhe në emër të Shtëpisë së Bardhë; dhe kjo ndërkohë që Zelensky bën të kundërtën, i kërkon kryeministres sonë të zbusë pozicionin e Trumpit, të përpiqet të zbutë vendimin që duket se ka marrë qeveria amerikane: atë të mbylljes sa më shpejt të një plani paqeje.

Në mbrëmje vjen madje edhe hapja e Zelenskyt ndaj zgjedhjeve të reja, e cila duket më shumë si një sfidë sesa si një hap prapa, dhe që shton një faktor të ri kompleksiteti në gjendjen e negociatave. Sigurisht, mbeten në fuqi fjalët e qarta, publike, që dje janë vënë bardh e zi nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i cili në Palazzo Chigi ka bërë me mirësjellje një lloj liste të asaj që Kievi i kërkon Italisë dhe që deri tani nuk e ka parë: një rol aktiv dhe më të fortë në zhbllokimin e aseteve ruse të ngrira në Belgjikë; dalja nga limboja e mungesës së një vendimi mbi programin Purl; blerja e armëve amerikane që deri tani ka përfshirë më shumë se 15 shtete të BE-së por jo Romën (armë për t’ia kaluar Kievit, siç ka kërkuar vetë Trump); dhe në fund madje devijimi i disa burimeve (për Italinë 15 miliardë euro) që programi evropian Safe ua dedikon forcimit të ushtrive të shteteve anëtare. Italia është mes atyre, 4 shtete nga 19, që nuk do të përdorin një pjesë të fondeve për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.

Ka mjaftueshëm “mish në zjarr” për të besuar se jo çdo gjë ka shkuar vaj, se disa dallime janë shprehur për herë të parë, nga të dyja palët, në mënyrë të qartë. Në fund të fundit, Meloni, të paktën për PD-në dhe pjesën tjetër të opozitës, vazhdon të qëndrojë me njërën këmbë në dy fronte: e lidhur me përpjekjet evropiane në mbrojtje të Kievit – madje edhe kundër sulmeve diplomatike të Shteteve të Bashkuara – por njëkohësisht ngurruese për të marrë qoftë edhe një distancë minimale nga qasja shumë e ashpër që Donald Trump po i jep negociatave aktuale. dosja

Zelensky i hapur për zgjedhje gjatë luftës nëse SHBA-ja dhe aleatët ofrojnë siguri

Radio Evropa e Lirë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se është i gatshëm të mbajë zgjedhje në vendin e shkatërruar nga lufta, nëse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ofrojnë sigurinë e nevojshme në mënyrë që votimet të mund të mbahen në mënyrë të sigurt.

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Ukrainës që të mbajë zgjedhje – presidenti amerikan, Donald Trump, i tha Politico-s në një intervistë të publikuar më 9 dhjetor se “tani është koha” për mbajtjen e zgjedhjeve – edhe pse Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon organizimin e votimeve në kohë lufte.

Në një ndryshim nga deklaratat e mëparshme, Zelensky tha se do të kërkojë nga Parlamenti që të hartojë një ligj që do të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve edhe në kohën kur ende është në fuqi gjendja e luftës.

Një votim do të mund të pasonte brenda 60 deri në 90 ditë, nëse arrihet një armëpushim për të ndalur luftën me Rusinë që po vazhdon pothuajse për katër vjet dhe nëse garantohet siguria për procesin zgjedhor.

“Po kërkoj tani, dhe po e them hapur, që SHBA-ja, ndoshta së bashku me partnerët tanë evropianë, të më ndihmojnë për të ofruar sigurinë e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Zelensky për gazetarët më 9 dhjetor, duke theksuar se këtë çështje ende nuk e ka diskutuar me Trumpin.

“Unë personalisht kam vullnet dhe gatishmëri për këtë gjë”, tha ai.

Mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në Ukrainë është refuzuar rregullisht, me zyrtarët që thonë se një proces i tillë do të ishte i pamundur për shkak të sulmeve të përditshme ajrore ruse në mbarë Ukrainën, mijëra ushtarëve që luftojnë në vijën e frontit dhe miliona ukrainasve që janë zhvendosur për shkak të luftës.

Sondazhet në Ukrainë thonë se shumica e ukrainasve janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë luftës, megjithëse me zgjedhjet e fundit të mbajtura më 2019, disa dëshirojnë ndryshime në Qeveri në mënyrë që të ketë ide të reja.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë në kohën kur po mbahen negociata intensive që synojnë dhënien fund të luftës, që nisi më 2022.

Udhëheqësi ukrainas ishte në Itali më 9 dhjetor në kuadër të një turneu në Evropë për të siguruar që propozimi i SHBA-së për ndaljen e luftës të mos rezultojë në një marrëveshje të njëanshme që do të shpërblente Moskën për agresionin ndaj fqinjit dhe do ta linte të cenueshëm Kievin ndaj sulmeve në të ardhmen.

Ai tha përmes një postimi në rrjetet sociale se Ukraina dhe partnerët e saj evropianë së shpejti do t’i paraqesin SHBA-së “dokumente të përpunuara” mbi planin e paqes.

“Komponentët ukrainas dhe evropianë tani janë më të zhvilluar dhe jemi gati t’ia paraqesim partnerëve tanë në SHBA”, shkroi ai.

“Së bashku me amerikanët, ne presim që së shpejti të bëjmë hapa konkretë”.

Thuhet se disa pika mbeten ende për finalizimin e një plani të paqes, përfshirë formulimin e një dokumenti që do të pranohej nga Kievi dhe Moska.

Zelensky i tha Bloomberg News më 8 dhjetor se bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja për një marrëveshje të mundshme paqeje ende nuk kanë prodhuar një ujdi mbi kontrollin territorial në rajonin lindor, të njohur si Donbas, ku Rusia kërkon që Ukraina t’i dorëzojë territoret që ajo vazhdon t’i mbajë.

Më 8 dhjetor, Zelensky zhvilloi bisedime në Londër dhe Bruksel mbi propozimin e paqes. Këto diskutime u zhvilluan pas tre ditësh takime mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Majami, teksa negociatorët po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje, pasi muajin e kaluar SHBA-ja publikoi një draft-propozim për paqe.

Gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 9 dhjetor, ambasadori i Ukrainës në OKB, Andriy Melnyk, deklaroi se Ukraina nuk është “në shitje”.

“Territori dhe sovraniteti ynë nuk janë për shitje. Nuk jemi në tregun e Krishtlindjeve”, tha ai gjatë një mbledhjeje për Ukrainën.

“Rusia dëshiron që Ukraina të dorëzohet, siç sapo dëgjuam. Rusia dëshiron që ne të kapitullojmë. Por, përgjigja ime për ju do të ishte: ‘Nuk do ta merrni Ukrainën’”, tha Melnyk, duke iu përgjigjur deklaratës së mëparshme të ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzya, i cili insistoi se Rusia do të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë me çdo mjet të nevojshëm, qoftë ushtarak apo diplomatik.

Ndërkaq, komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, deklaroi se trupat ukrainase po vazhdojnë të kontrollojnë pjesë të Pokrovskut, qytet strategjik në Donbas që Rusia pretendon se e ka pushtuar.

“Mbrojtja e Pokrovskut po vazhdon, forcat tona kontrollojnë gati 13 kilometra katrorë në pjesën veriore të qytetit. Mirnohradi nuk është i rrethuar. Në Kupjansk, operacioni ynë i suksesshëm kundër sabotimit po vazhdon”, shkroi ai në Facebook.

Kështu protestohet: Përshkallëzim i protestave në Greqi: Thirrje për mobilizim dhe bllokada të reja

Pas incidenteve të paprecedentë në Kretë dhe ndërhyrjes së prokurorit të Gjykatës së Lartë, i cili kërkoi hetime të menjëhershme për vepra si pengimi i transportit, dhuna ndaj punonjësve dhe shkaktimi i dëmeve, protestat e fermerëve në Greqi vijojnë të ashpërsohen.

Mëngjesin e sotëm, fermerët nga bllokadat e Thesalisë nisën pushtimin e porteve të Volosit atij të mallrave dhe atij tregtar si dhe të zyrës doganore duke hyrë me traktorë nga toka. Paralelisht, peshkatarët e zonës po bllokojnë portin edhe nga deti. Ndërkohë, raportohet se fermerët në Maqedoni po shqyrtojnë një veprim të ngjashëm në portin e Selanikut.

Fermerët dhe blegtorët e Greqisë Perëndimore po vijojnë qëndrimin në bllokadat e ngritura në Aitoloakarnania, Akai dhe Ilia.
Në Aitoloakarnania, autostrada Antirrio–Janinë mbetet e bllokuar në pikën e pagesës Angelokastro pranë Agrinios, ndërsa është bërë thirrje për mobilizim sot në orën 11:00 në urën Rio–Antirio.

Fermerët e Nafpaktisë, Doridës, Mesolongjisë dhe Vonitës mbajnë të bllokuara urat e Mornos dhe Evinos, si dhe qarkullimin në Rrugën Amvrakia.

Bllokada në Akrainë dhe Ilia: trafiku devijohet

Në Akai, bllokadat janë vendosur në autostradën Patra–Pirgus (në kryqëzimin e Kato Akai), në autostradën Patra–Korinth (në urën e Selinountas), në zonën e Aigios dhe në rrugën perimetrale të Patras (kryqëzimi Eglykada).
Për pasojë, trafiku i mjeteve devijohet nga porti K1 i Patras dhe nga kryqëzimet e Ovrisë drejt rrugëve lokale.

Edhe në Ilia situata mbetet e tensionuar, me bllokada në kryqëzimin e Pirgos dhe zonën e Lechaina.

Gjatë asamblesë së përgjithshme në Nikaia, përfaqësuesit e fermerëve reaguan ndaj ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar si “një lëvizje komunikimi nga qeveria që ndodhet nën presion”. Ata ngritën pyetjen pse drejtësia nuk veproi me të njëjtin zell ndaj skandalit të OPEKEPE.

 

Image

Fermerët njoftuan se këtë të premte do të zgjerohen protestat në Larisa, përpara zyrave politike të Zëvendësministrit të Zhvillimit Rural Christos Kellas, Sekretarit të Përgjithshëm të grupit parlamentar të ND-së Maximos Harakopoulos, dhe deputetit të ND-së Christos Kapetanos.

Ndërkohë, Komiteti Panhelenik i Blloqeve do të mblidhet të shtunën në Nikaia të Larisës për të vlerësuar rrjedhën e protestave dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Qeveria përgatit paketën e masave

Burime qeveritare bëjnë të ditur se është drejt finalizimit një paketë masash që lidhen me uljen e kostove të prodhimit, një nga kërkesat kryesore të fermerëve. Nuk përjashtohet që një takim mes përfaqësuesve të qeverisë dhe fermerëve të zhvillohet javën e ardhshme, me synimin që protestat me traktorë të shmangen gjatë festave.

Papa pret Zelenskyn në Castel Gandolfo: të vazhdohet dialogu për një paqe të drejtë

Presidenti ukrainas u prit nga Leoni XIV në Castel Gandolfo. Ky ishte takimi i dytë privat midis të dyve. Në qendër të bisedës shpresa që iniciativat diplomatike të vazhdueshme do të çojnë në paqe, si dhe çështja e të burgosurve të luftës dhe kthimi i fëmijëve. Kreu i shtetit i dhuroi Papës një skenë lindjeje të Jezusit ukrainase të punuar me dorë.

R.SH. – Vatikan

Londra, Brukseli dhe tani Roma, duke filluar nga Castel Gandolfo me takimin me Papën. Ashtu si verën e kaluar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky fillon vizitën e tij në Itali në rezidencën papnore në qytetin e Lazios, Castel Gandolfo. Audienca private – e cila i paraprin një takimi pasdite me kryeministren italiane Giorgia Meloni – u zhvillua ditën kur Kievi pritet të bashkëndajë një plan të rishikuar paqeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas bisedimeve në kryeqytetin britanik midis vetë Zelensky dhe udhëheqësve të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Dialogu dhe Çështja e të Burgosurve dhe Fëmijëve

“Nevoja për të vazhduar dialogun”, së bashku me “shpresën e madhe që iniciativat e vazhdueshme diplomatike mund të çojnë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ishin në qendër të bisedës gjysmëorëshe midis Leonit XIV dhe kreut të shtetit ukrainas, të ulur në një tavolinë në dhomën e ndenjes në rezidencën papnore në Castel Gandolfo. Siç thuhet në një deklaratë të zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, gjatë takimit “u përmend edhe çështja e të burgosurve të luftës dhe nevoja për të siguruar kthimin e fëmijëve ukrainas në familjet e tyre”. Kjo çështje doli në pah edhe gjatë takimit të Papës më 21 nëntor në Pallatin Apostolik të Vatikanit me një grup nënash dhe grash të të burgosurve dhe adoleshentëve të marrë me forcë në Rusi dhe që tani janë kthyer në atdheun e tyre.

Dhuratat

“Faleminderit”, tha Zelenski duke shtrënguar dorën Papës. “Jam i lumtur që ju shoh përsëri”, u përgjigj Leoni. “Ishte një takim i bukur, shumë i sinqertë dhe i qetë”, komenton ambasadori i Ukrainës pranë Sheshit të Shenjtë, Andrii Yurash, i pranishëm në audiencë me delegacionin pesë anëtarësh. Në momentin e shkëmbimit të dhuratave, Zelenski i dhuroi Papës një shpellë Betlehemi të lindjes së Jezusit ukrainase, një punim artizanal në stilin ukrainas. Papa i kthye dhuratën me një pllakë bronzi që përshkruan disa fëmijë të bashkuar në përpjekjen për të rindërtuar një glob të përbërë nga pjesë të ndryshme. Nën të shfaqet shkrimi Vëllezër të gjithë, një kujtesë për “ëndrrën e vëllazërimit universal” të propozuar në enciklikën e Papës Françesku.

 

Polonia ndaloi zyrtarisht Partinë Komuniste: Glorifikon krimet e regjimeve komuniste

Polonia ka shpallur zyrtarisht të ndaluar Partinë Komuniste të Republikës së Polonisë, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që konfirmon se programi dhe ideologjia e saj janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën polake.

Ky vendim shënon fundin juridik të një force politike të vogël, por simbolikisht të rëndësishme, që prej vitesh konsiderohej problematike nga institucionet shtetërore.

Në vendimin e publikuar, Gjykata Kushtetuese theksoi se ideologjia e Partisë Komuniste shkel parimet kushtetuese të shtetit demokratik, duke argumentuar se promovimi i komunizmit bie ndesh me sistemin ligjor të Polonisë dhe me kujtesën historike të vendit.

Sipas trupës gjykuese, “nuk ka vend në rendin juridik polak për një parti që glorifikon krimet e regjimeve komuniste”.

Ky qëndrim reflekton linjën e fortë antikomuniste të shtetit polak, e cila është intensifikuar sidomos në vitet e fundit.

Një proces që nisi vite më parë

Edhe pse vendimi u mor tani, procesi për ndalimin e partisë ka nisur që në vitin 2020, kur Prokurori i Përgjithshëm paraqiti kërkesën e parë për likuidim.

Çështja u rikthye në qendër të vëmendjes në nëntor të këtij viti, kur presidenti polak Karol Nawrocki paraqiti sërish një kërkesë të re në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas ekspertëve, ritmi i ngadaltë procedural ishte rezultat i kompleksitetit ligjor, por edhe i debatit të brendshëm mbi kufijtë e lirisë politike.

Një parti e vogël, por simbolike

E themeluar në vitin 2002, Partia Komuniste e Polonisë kishte një bazë të kufizuar anëtarësh, nga disa qindra deri në rreth një mijë sipas vlerësimeve të ndryshme.

Megjithatë, pavarësisht peshës së vogël elektorale, partia mbante një simbolikë të fortë historike, e lidhur me trashëgiminë e regjimit komunist që udhëhoqi Poloninë për gati gjysmë shekulli.

Kjo e ka bërë objekt debatesh të vazhdueshme: nga njëra anë mbrojtësit e lirisë së shprehjes politike, dhe nga ana tjetër forcat konservatore e kombëtariste që kërkonin ndalimin e çdo forme të apologjisë së komunizmit.

Një epilog politik në një klimë të polarizuar

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të forcojë debatin mbi kufijtë e lirisë politike në Poloni. Për mbështetësit e tij, është një hap i domosdoshëm drejt pastrimit të hapësirës publike nga ideologjitë totalitare.

Për kritikët, është një precedent që mund të përdoret për të zgjeruar kontrollin e shtetit ndaj partive të vogla apo të pakëndshme politikisht.

Megjithatë, në aspekt praktik, vendimi mbyll një kapitull politik të së kaluarës – ndërsa Polonia përqendrohet te sfidat më të gjera gjeopolitike dhe të sigurisë që po përballon sot.

Presidenti i KE, Antonio Costa kundër Trumpit: Nuk mund të pranojmë kërcënimin e ndërhyrjes në jetën politike të Evropës

Deklaratat e Antonio Costas vijnë pas publikimit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, e cila sulmon institucionet evropiane “që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik”, politikën e imigracionit. Pala amerikane pretendon se në Evropë ka “shkelje të lirisë së shprehjes dhe shtypje të mospajtimit politik”, “rënie të shkallës së lindjeve” dhe “humbje të vetëdijes dhe vetëbesimit kombëtar”.

 

BRUKSEL– BE-ja ka nisur një kundërsulm, duke reaguar nëpërmjet Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndaj strategjisë së re të sigurisë së SHBA-së, të publikuar nga administrata Donald Trump dhe e cila është veçanërisht kritike ndaj Evropës.

Duke denoncuar kërcënimin e ndërhyrjes, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, komentoi gjatë një fjalimi në Institutin Jacques Delors: Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i zëvendësojnë qytetarët evropianë në zgjedhjen se kush janë të mirët dhe kush janë të këqijtë.

Costa e përshkroi si normale që ka dallime në opinione për shumë çështje midis Brukselit dhe Uashingtonit.

“Ajo që nuk mund ta pranojmë është një kërcënim për ndërhyrje në jetën politike të Evropës”, theksoi ai.

Koncepti i lirisë së fjalës, për shembull, është i ndryshëm në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara, tha ai.

“Nuk mund të ketë liri shprehjeje pa liri informacioni. Nuk mund të ketë liri fjale nëse liria e informacionit të qytetarëve sakrifikohet në shërbim të tekno-oligarkëve në Shtetet e Bashkuara!”

Deklaratat e Antonio Costas vijnë pas publikimit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, e cila sulmon institucionet evropiane “që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik”, politikën e imigracionit. Pala amerikane pretendon se në Evropë ka “shkelje të lirisë së shprehjes dhe shtypje të mospajtimit politik”, “rënie të shkallës së lindjeve” dhe “humbje të vetëdijes dhe vetëbesimit kombëtar”.

“Nëse jemi aleatë, duhet të veprojmë si aleatë”

«Kemi dallime në perceptimin e botës, por kjo shkon përtej kësaj», tha Antonio Costa, duke shtuar: «Kjo strategji vazhdon t’i referohet Evropës si një aleate. Le të jetë kështu, por nëse jemi aleatë, duhet të veprojmë si aleatë. Ne respektojmë sovranitetin e njëri-tjetrit».

“Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i rëndësishëm ekonomik, por Evropa jonë duhet të jetë sovrane”, përfundoi ai.

Përballja joformale midis qeverisë amerikane dhe palës evropiane filloi shkurtin e kaluar, kur zëvendëspresidenti J.D. Vance tha, gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Mynihut, se liria e shprehjes po “tkurrej” në Evropë. dosja

Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pas kritikave të Trumpit

Radio Evropa e Lirë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me aleatët e tij kyç evropianë në Londër më 8 dhjetor, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e akuzoi atë se nuk e kishte lexuar propozimin më të fundit për paqe.

“Ne po nisim një javë të re diplomatike tani, do të ketë konsultime me udhëheqësit evropianë. Para së gjithash, çështjet e sigurisë, mbështetja për qëndrueshmërinë tonë dhe paketat mbështetëse për mbrojtjen tonë”, tha Zelensky gjatë adresimit të mbrëmjes më 7 dhjetor.

Në Londër, Zelensky pritet të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz, që janë përkrahësit më të mëdhenj të Kievit në Evropë.

Ndërkohë, duke folur para gazetarëve, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi homologun e tij ukrainas, duke thënë se ishte “pak i zhgënjyer”.

“Ne kemi biseduar me presidentin [rus] Vladimir Putin, dhe kemi biseduar me udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn, presidentin Zelensky, dhe duhet të them se jam pak i zhgënjyer që presidenti Zelensky ende nuk e ka lexuar propozimin, të paktën para disa orësh”, u tha Trump gazetarëve më 7 dhjetor.

Bisedimet në Londër vijnë pas tri ditë negociatash midis zyrtarëve ukrainas dhe atyre amerikanë në Majami. Këto diskutime përfunduan me një ton pozitiv, por pa ndonjë përparim konkret.

Administrata e presidentit Trump po i bën presion Kievit të pranojë një propozim paqeje që shumë kritikë thonë se anon dukshëm në favor të Rusisë.

Pas negociatave në Majami, Zelensky tha se kishte biseduar me Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

“Të dërguarit amerikanë janë të informuar për pozicionet kryesore të Ukrainës dhe biseda ishte konstruktive, megjithëse jo e lehtë”, tha Zelensky.

“Pres informacione të detajuara prej tyre për gjithçka që u është thënë emisarëve amerikanë në Moskë, si dhe për nuancat që amerikanët janë të gatshëm t’i modifikojnë në negociatat me ne dhe me rusët”, shtoi Zelensky, duke iu referuar kryenegociatorëve ukrainas, Rustem Umerov dhe Andriy Hnatov, të cilët përfaqësuan Ukrainën në negociatat në Majami.

Ndërkaq, Rusia ka vazhduar sulmet ajrore ndaj infrastrukturës kyç të Ukrainës teksa temperaturat e dimrit vazhdojnë të bien.

Forcat ruse sulmuan qytetin Ohtirka në rajonin e Sumit natën e 8 dhjetorit, sipas autoriteteve lokale.

Guvernatori Oleh Hryhorov tha se shtatë persona u plagosën nga një sulm ndaj një ndërtese banimi nëntëkatëshe, të cilët u dërguan në spital.

Sipas Shërbimit të Emergjencave të Ukrainës, zjarrfikësit shuan një zjarr që kishte përfshirë katin e dytë deri në të pestin dhe evakuuan 35 banorë, duke shpëtuar shtatë persona, përfshirë një fëmijë, nga banesat e dëmtuara.

Në Çernihiv, një ndërtesë banimi u dëmtua si pasojë e rrëzimit të një droni rus. Tre persona u plagosën, një prej të cilëve u hospitalizua, shkroi Shërbimi i Emergjencave në Telegram më 8 dhjetor.

Përpara vizitave të planifikuara të Zelenskyt në Londër, Bruksel dhe Romë për të diskutuar për procesin e paqes, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, zhvilloi me të një bisedë telefonike.

Ajo rikonfirmoi solidaritetin e Italisë me Kievin dhe u zotua se do t’i dërgojë ndihmë për të mbështetur infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe popullsinë e saj.

Zyra e Melonit shtoi se Italia do të dërgojë furnizime shtesë, përfshirë gjeneratorë, për të mbështetur infrastrukturën energjetike dhe popullsinë ukrainase, duke theksuar se qëllimi mbetet një paqe e qëndrueshme dhe e drejtë.

“Mogherini jep dorëheqjen nga detyra”- Berisha: Ky është standardi europian, kurse Lubi Balluku nuk largohet apo të shkarkohet nga Rama!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas dorëheqjes së Federica Mogherinit nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian, pas akuzave për korrupsion, duke theksuar se ky është standardi evropian.

 

Berisha e paralelizoi hetimi ndaj saj me hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK dhe është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Kryedemokrati theksoi se ndryshe nga Mogherini, “Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë”.

“Ky është standarti i bashkë-hajnisë në kleptokracinë e Tiranës”, shkruan ai.

Reagimi i Berishës

Mogherini jep dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian.

Miq, pas ndalimit një natë në qeli për akuzën për korrupsion, nder të tjera edhe me Edi Ramën për abuzim me tendera disa milionë euro dhe lirimit të saj, Mogherini dha dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian. Ky është standarti europian.

Kurse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë.

Ky është standarti i bashkë-hajnisë në kleptokracinë e Tiranës. Panorama

Kaja Kallas distancohet nga Mogherini dhe Sannino, flet për akuza tronditëse

Mogherini – Sannino

BRUKSEL- Ish-zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherinit, diplomatit Stefano Sannino dhe Cesare Zegrettit, të cilët akuzohen për mashtrim në tendera, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, iu përgjigjën pyetjeve për orë të tëra dhe më pas u lanë të lirë, por thelbi i hetimit mbetet i pandryshuar.

Pasi u lirua, Mogherini deklaroi në një njoftim të publikuar në faqen e Kolegjit se ka sqaruar pozicionin e saj para hetuesve të Prokurorisë Evropiane dhe shtoi se akademia ka zbatuar dhe do të vazhdojë të zbatojë standardet më të larta të integritetit dhe drejtësisë. Në deklaratë ajo shprehu besim të plotë te sistemi gjyqësor dhe se pret që korrektësia e veprimeve të institucionit të vërtetohet.

“E kam sqaruar pozicionin tim para hetuesve të Prokurorisë Evropiane. Akademia ka zbatuar dhe do të vazhdojë të zbatojë standardet më të larta të integritetit dhe drejtësisë,” deklaroi Mogherini në një njoftim të publikuar në faqen e Kolegjit.

Një deklaratë ngjashme bëri edhe Sannino, i cili siguroi bashkëpunim të plotë me autoritetet. Sipas hetuesve, ata u lanë të lirë dhe pa asnjë masë sigurie, pasi nuk ekziston rrezik arratisjeje dhe parimi i prezumimit të pafajësisë mbetet plotësisht në fuqi.

Megjithatë, përballë presionit dhe me paralelisht një hetim administrativ të OLAF-it mbi dyshime për favorizime në emërimet brenda EEAS, Stefano Sannino vendosi të japë dorëheqjen nga Komisioni Europian, ku prej fillimit të vitit drejtonte politikat për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik. Dorëheqja iu komunikua stafit të Komisionit me anë të një letre.

Ndërkohë, një email nga përfaqësuesja e lartë aktuale, Kaja Kallas, e ka tensionuar më tej situatën. Ajo foli për akuza tronditëse dhe theksoi se integriteti dhe përgjegjshmëria duhet të përmirësohen nën mbikëqyrjen e saj,  deklaratë që u interpretua si distancim i qartë nga Mogherini dhe Sannino./Dosja.al

EPPO: Ngrihet aktakuzë kundër Mogherinit për mashtrim dhe korrupsion

Radio Evropa e Lirë

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër ish-shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe dy persona të tjerë, për mashtrim në prokurime dhe për korrupsion, si dhe për konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Ata u arrestuan të martën si pjesë e një hetimi të BE-së për mashtrim, por u liruan më vonë derisa hetimet të vazhdojnë, tha EPPO-ja, duke shtuar se nuk ka rrezik që ata të ikin.

EPPO-ja i përshkroi dy të dyshuarit e tjerë si një punonjës të lartë të College of Europe në Bruzh dhe një zyrtar të lartë të Komisionit Evropian. Tri burime i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se një nga të ndaluarit ishte diplomati i lartë i BE-së, Stefano Sannino.

“Të gjitha personat konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia të provohet nga gjykatat kompetente belge”, shtoi EPPO.

Ata u arrestuan pas bastisjeve në shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel, në College of Europe – një universitet elitar në Bruzh që arsimon shumë zyrtarë të BE-së – si dhe në shtëpitë e të dyshuarve.

Mogherini ka qenë përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe drejtore e shërbimit diplomatik nga 2014 deri në 2019. Ajo u bë rektore e College of Europe në vitin 2020.

Mogherini ishte përfaqësuese e lartë për punët e jashtme nga viti 2014 deri në vitin 2019. Ajo u emërua drejtoreshë e kolegjit pasuniversitar College of Europe më 2020.

Mogherini e ka ndërmjetësuar për disa vite dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas EPPO-s, hetimi lidhet me “dyshime për mashtrim që ka të bëjë me trajnime të financuara nga BE për diplomatë të rinj”.

Mogherini dhe Sannino, që të dy shtetas italianë, janë figura të njohura në qarqet diplomatike të Brukselit, dhe lajmi i për arrestimin e tyre shkaktoi tronditje në komunitetin e BE-së të martën.

BE, Federica Mogherini është zyrtarisht nën hetim

 

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, tani është zyrtarisht nën hetim për korrupsion.

VOAL- Zyra e Prokurorit Publik Evropian e njoftoi këtë sot, të mërkurën. Hetimi ka të bëjë me dyshimet për favorizim në lidhje me dhënien nga BE të një programi trajnimi për diplomatët e ardhshëm për Kolegjin e Evropës, një institut akademik për studime evropiane, rektore e të cilit Mogherini ka qenë që nga viti 2020.

 

Përveç ish-Ministres së Jashtme Italiane, hetimi shtrihet edhe tek Ambasadorin Stefano Sannino, një zyrtar i lartë i Komisionit të BE-së, dhe drejtori i institutit, Cesare Zegretti. Të tre, të cilët u ndaluan dje në Bruksel, tani janë liruar nga policia belge pas marrjes në pyetje sepse nuk konsiderohen rrezik për t’u larguar.

Akuzat, më konkretisht, kanë të bëjnë me “mashtrim dhe korrupsion në kontratat publike, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional”, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit Publik. Kolegji i Evropës, me seli në Bruges, është një institucion i njohur që trajnon një numër të madh zyrtarësh evropianë.Agjencitë/rsi

Gjermania aktivizon mburojën e saj të parë anti-raketore “Arrow 3” 

Sistemi mbrojtës izraelito-amerikan u ble për të mbrojtur Evropën Qendrore dhe Veriore nga kërcënimet me raketa me rreze të gjatë veprimi.

VOAL- Sistemi anti-raketor Arrow 3 hyn zyrtarisht në funksion të mërkurën në Gjermani. I zhvilluar nga një konsorcium i industrive të mbrojtjes izraelite dhe amerikane, është mburoja e parë hapësinore e këtij lloji e vendosur ndonjëherë në një vend të NATO-s dhe përfaqëson një përgjigje konkrete ndaj kërcënimeve në rritje nga Rusia.

Kështu, Berlini po aktivizon sot të parin nga tre sistemet e blera për 4 miliardë euro. Mburoja, e instaluar në bazën ajrore Hold Storm në Gjermaninë lindore, konsiderohet më efektive për kapjen e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi jashtë atmosferës së Tokës.

I zhvilluar bashkërisht nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, Arrow 3 po përdoret për herë të parë jashtë Izraelit, ku tashmë ka demonstruar efektivitetin e saj kundër raketave nga Irani.

Përvetësimi i kësaj teknologjie është pjesë e planit të sigurisë së NATO-s për të krijuar një mburojë mbrojtëse kundër kërcënimeve me raketa nga “vendet armiqësore”, siç është Rusia. Brenda katër viteve të ardhshme, dy sisteme të tjera Arrow 3 do të aktivizohen në Gjermani, duke siguruar mbrojtje për pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Veriore.

Ministria Gjermane e Mbrojtjes e quajti aktivizimin e mburojës “një hap themelor në riorganizimin e aftësive mbrojtëse gjermane dhe evropiane”. Ky veprim shënon një hap të madh përpara në strategjinë mbrojtëse të NATO-s dhe Evropës Perëndimore.

Vendosja e Arrow 3 në Gjermani mund të ketë implikime të rëndësishme gjeopolitike, duke forcuar aftësitë mbrojtëse të Aleancës Atlantike, por potencialisht duke rritur tensionet me Rusinë. RSI

BE-ja bie dakord të ndërpresë përgjithmonë importet e gazit nga Rusia në vitin 2027

 

Bashkimi Evropian synon t’i japë fund të gjitha importeve të gazit nga Rusia deri në fund të vitit 2027, sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel midis përfaqësuesve të qeverive të 27 shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian.

Sipas planit, për kontratat afatshkurtra të nënshkruara para 17 qershorit 2025, ndalimi do të hyjë në fuqi nga 25 prilli 2026 për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe nga 17 qershori 2026 për gazin e transportuar përmes tubacioneve.

Për kontratat afatgjata të furnizimit me LNG, ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, siç parashikohet në paketën e 19-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Për kontratat afatgjata të importit të gazit përmes tubacioneve, importet do të ndalohen nga 30 shtatori 2027, në varësi të përmbushjes së objektivave të stokut të gazit, dhe jo më vonë se 1 nëntori 2027.

Që nga tetori, Rusia ishte burimi i rreth 12% të importeve të gazit të BE-së. Në krahasim, Shtetet Anëtare importuan rreth 45% të gazit që konsumonin para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Hungaria, Franca dhe Belgjika janë ndër Shtetet Anëtare që vazhdojnë të importojnë gaz rus.

Ndërkohë, katër burime në agjencinë e lajmeve Reuters raportuan dje se Komisioni Evropian synon të paraqesë një propozim zyrtar brenda javës për përdorimin e fondeve të bllokuara ruse për të financuar Ukrainën, gjë që lë të hapur edhe mundësinë e huamarrjes së përbashkët të BE-së nga tregjet financiare ndërkombëtare, ose një kombinim të dy opsioneve.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord në tetor të mbulojnë “nevojat urgjente financiare” të Ukrainës gjatë dy viteve të ardhshme, por nuk miratuan një plan për të përdorur 140 miliardë euro fonde të ngrira ruse në Evropë për t’i dhënë një kredi Kievit, veçanërisht për shkak të shqetësimeve në lidhje me rreziqet ligjore të ngritura nga Belgjika.

Shumica e fondeve ruse të ngrira në Evropë mbahen në depozitën belge të letrave me vlerë Euroclear.

Sipas propozimit të Komisionit, Ukraina do ta shlyente kredinë vetëm nëse Rusia do t’i ofronte kompensim për dëmet e luftës. Teksti pritet të miratohet të martën, thanë burime të Reuters.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk komentoi mbi përmbajtjen e tekstit kur u pyet për këtë nga agjencia, duke u kufizuar në deklarimin se komisionerët “do të shqyrtojnë opsionet” për financimin e Ukrainës dhe pritet të “miratojnë” propozimin për këtë.

Bastisje në zyrat e BE dhe Kolegjin e Evropës! Çfarë fshihet pas arrestimit të Mogherinit

Ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj, thanë dy persona me njohuri për hetimin për Euractiv dhe partnerin e saj De Standardaard.

Policia belge ka bastisur shërbimin diplomatik të BE-së, Kolegjin e Evropës dhe shtëpi private si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së, sipas njerëzve të njohur me hetimin dhe dëshmitarëve.

Një zëdhënës i Kolegjit, ku Mogherini ka qenë rektore që nga viti 2020, tha se nuk e dinte nëse ajo ishte arrestuar dhe refuzoi të komentonte më tej. Mogherini drejtoi Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe ka qenë drejtoreshë e Akademisë që nga viti 2022.

Një tjetër punonjës i Kolegjit të Evropës, i përfshirë në departamentin e arsimit ekzekutiv, u ndalua gjithashtu.

Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Stefano Sannino, u ndalua gjithashtu. Sannino më parë ishte sekretar i përgjithshëm i EEAS-it nën drejtimin e Mogherinit, gjatë periudhës kur u krijua Akademia Diplomatike. Ai është aktualisht drejtor i përgjithshëm i departamentit të Komisionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin.

Komisioni konfirmoi se policia ishte e pranishme të martën në ndërtesat e EEAS-së, dhe kjo është pjesë e hetimit të vazhdueshëm mbi aktivitetet e kryera gjatë mandatit të mëparshëm. Ai refuzoi të jepte informacione të mëtejshme, pasi një hetim është duke u zhvilluar.

“Gjysmë ore më parë, u informova për atë që po ndodh në Bruges”, tha Herman Van Rompuy, ish-presidenti i Këshillit Evropian, i cili tani është president i këshillit administrativ të Kolegjit të Evropës në Bruges. bw

Raportohet se është arrestuar Federica Mogherini nën dyshimet për mashtrim

Ish-shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

 

Radio Evropa e Lirë

Ish-shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u arrestua të martën gjatë një bastisjeje policore si pjesë e një hetimi kundër një skeme të dyshuar mashtrimi, e cila lidhet me trajnimin e diplomatëve evropianë.

Mogherini, e cila ishte përfaqësuese e lartë për punët e jashtme nga viti 2014 deri në 2019, tani drejton kolegjin pasuniversitar, College of Europe, ambientet e të cilit u bastisën së bashku me zyrat e shërbimit diplomatik të EEAS-it.

Italiania, 52-vjeçare, u arrestua në Bruksel së bashku me zëvendësshefin e shkollës së trajnimit dhe Stefano Sanninon, një zyrtar i lartë i BE-së që ishte sekretar i përgjithshëm i EEAS-it nga viti 2021 deri në vitin 2024, raportojnë AFP dhe agjenci të tjera ndërkombëtare.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) njoftoi se kontrolle u kryen në College of Europe në qytetin belg Bruzh, si dhe në ambientet e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel.

“Tre të dyshuar u arrestuan” në lidhje me bastisjet, si “pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar të lidhur me trajnimin e financuar nga BE-ja për diplomatët e rinj”, thuhet në deklaratën e EPPO-s.

Këto kontrolle, të kryera nga policia federale belge me kërkesë të EPPO-s, kishin në shënjestër edhe banesat e të dyshuarve, thanë prokurorët.

Në qendër të çështjes, sipas EPPO-s, është një program trajnimi nëntëmujor për diplomatët e rinj nga shtetet e BE-së, i njohur si Akademia Diplomatike e Bashkimit Evropian.

Programi iu dha College of Europe nga EEAS-i në periudhën 2021–2022, dhe hetimi fokusohet nëse procesi i tenderimit është manipuluar për të favorizuar këtë shkollë.

Mogherini është drejtuese si e College of Europe, ashtu edhe e Akademisë Diplomatike të BE-së.

“Ekzistojnë dyshime të forta se… informacion i besueshëm në lidhje me prokurimin është ndarë me njërin prej kandidatëve pjesëmarrës në tender”, thuhej në deklaratën e EPPO-s.

Komisioni Evropian konfirmoi se bastisjet janë kryer.

“Ne mund të konfirmojmë se policia ishte sot në ndërtesat e EEAS-it, dhe kjo është pjesë e hetimit në vijim për aktivitetet që kanë ndodhur më parë, gjatë mandatit të mëparshëm”, tha zëdhënësja e Komisionit, Anitta Hipper.

Diplomatja e tanishme më e lartë e BE-së, përfaqësuesja e lartë për punët e Jashtme, Kaja Kallas, e mori detyrën një vit më parë nga pasardhësi i Mogherinit, Josep Borrell.

Zelensky në Paris e Witkoff në Moskë, në një “javë vendimtare” për Ukrainën

Ray Furlong, Current Time

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Pallatin Elize në Paris të hënën paradite, për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Zelensky shkoi në Paris, me qëllim për t’i gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve në Florida mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat, sipas të dyja palëve, ishin frytdhënëse.

Palët nuk dhanë hollësi të mëtejshme për bisedimet në Florida.

“Javë vendimtare” për përpjekjet për paqe

“Ideja e përfundimit të luftës duke bërë disa lëshime ndaj Rusisë nuk do të funksionojë. Përkundrazi, kjo vetëm do ta nxisë Rusinë ta vazhdojë zgjerimin në drejtime të ndryshme”, tha të hënën për Current Time Mykhailo Podolyak, këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas.

“Mendoj se një version disi më i qartë kompromisi i nismës së [presidentit amerikan Donald] Trump për paqe, do të jetë në tryezë”, shtoi ai, duke iu referuar një plani të propozuar nga Shtëpia e Bardhë në mes të nëntorit, i cili e ka shkaktuar këtë valë diplomacie.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se “kjo mund të jetë javë vendimtare” për përpjekjet për paqe.

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, një anëtar i ekipit amerikan në Florida, do të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, të martën, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.

Ky do të jetë takimi i gjashtë i Witkoffit me Putinin që nga janari.

Propozimi fillestar amerikan me 28 pika shqetësoi zyrtarët ukrainas, dhe thuhet se zemëroi Zelenskyn. Zyrtarët ukrainas më pas zhvilluan bisedime me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë në Gjenevë më 23 nëntor.

Ato bisedime rezultuan në një plan me 19 pika që lë disa çështje të mëdha ende të pazgjidhura, përfshirë fatin e një pjese të rajonit Donbas të Ukrainës, synimet e Ukrainës për të hyrë në NATO dhe një kufi të mundshëm për madhësinë e forcave të armatosura të Kievit. Ato u pasuan nga bisedimet në Florida një javë më vonë.

Rusia gjen “kënaqësi” në skandalin në Ukrainë

Për Ukrainën, një ndërlikim shtesë ka qenë polemika në të cilën është përfshirë shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, i cili ka luajtur rol kyç në bisedime.

Yermak – i cili nuk është akuzuar nga hetuesit dhe ka thënë se nuk ka bërë asgjë të gabuar – dha dorëheqjen më 28 nëntor pas hetimeve të vazhdueshme për korrupsion. Ai udhëhoqi delegacionin ukrainas në Gjenevë, por nuk ishte pjesë e ekipit në Florida.

Podolyak, i cili ishte këshilltar i Yermakut, i tha Current Time se Rusia po përfiton nga skandali i korrupsionit.

“Ata gjithmonë investojnë në nxitjen e konfliktit të brendshëm në Ukrainë, duke e fryrë atë sa më shumë të jetë e mundur. Ata dinë si ta bëjnë këtë, kanë shumë platforma informuese, rrjete sociale që i përdorin për këtë. Dhe, sigurisht, tani e shikojnë këtë konflikt të brendshëm me kënaqësi”, tha ai.

Trump më 30 nëntor paralajmëroi se skandali nuk ishte i dobishëm për procesin e paqes, duke shtuar se “Ukraina ka disa probleme të vogla të vështira”.

Edhe, ndërsa diplomacia po intensifikohet, vrasjet vazhdojnë.

Autoritetet ukrainase raportuan të hënën se tre persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm me raketa ruse në Dnipro.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Peskov u ankua për sulmet ukrainase me dronë ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi.

Ai tha se një sulm gjatë fundjavës ndaj infrastrukturës së Konsorciumit të Tubacionit të Kaspikut (CPC) ishte “skandaloz duke pasur parasysh rëndësinë e tij ndërkombëtare dhe përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë”, përfshirë kompaninë amerikane të naftës Chevron.

Kazakistani, një partner në projekt, paraqiti një protestë zyrtare ndaj Qeverisë ukrainase për sulmin, të cilin e quajti “akti i tretë i agresionit ndaj një objekti krejtësisht civil”.

Në të kaluarën, Kievi ka thënë se shënjestron industrinë e naftës për t’ia kufizuar Rusisë të ardhurat për financimin e luftës.

Në anën tjetër, Moska e ka mohuar se synon objektiva civile në Ukrainë, pavarësisht provave dërrmuese të sulmeve ndaj shkollave, spitaleve, banesave dhe objekteve të tjera qëkurse e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Dronët rusë shkaktojnë panik, fluturojnë lirshëm mbi Moldavi dhe Rumani

Moldavia dhe Rumania përballen me shkelje serioze të hapësirës së tyre ajrore, e cila është plot me dronë rusë. Moldavia është pothuajse plotësisht e pambrojtur ushtarakisht, kurse udhëheqja rumune e minimizon problemin.

Banorët e një fshati rumun ishin të shokuar. Të martën e 25 dhjetorit 2025 në mëngjes një dron rus u rrëzua në një fermë në fshatin Puiesti, 50 kilometra larg kufirit rumun me Moldavinë. Pronari i frikësuar i fermës u tha mediave lokale se ishte me familjen e tij në shtëpi kur dëgjoi një shpërthim shumë të fortë. Droni goditi një pemë. Shumë fshatarë më vonë i thanë mediave rumune se ishin po aq të tmerruar – disa thanë se kishin frikë nga lufta dhe po “paketonin çantat dhe po largoheshin”.

Pothuajse në të njëjtën kohë, në Moldavi, një dron rus u rrëzua në çatinë e një hangari në fshatin Cuhurestii de Jos, 15 kilometra larg kufirit ukrainas. Banorët atje ishin gjithashtu të tmerruar. “Zgjohesh në mëngjes dhe nuk e di çfarë të presësh”, tha një fshatar i moshuar për stacionin televiziv moldav JurnalTV.

Frika i kaploi jo vetëm banorët e këtyre dy fshatrave, por edhe publikun e gjerë në Moldavi dhe Rumani. Të martën (25.11.2025), të dy vendet pësuan shkeljet më të rënda të hapësirës së tyre ajrore nga Rusia që nga fillimi i sulmit të përgjithshëm ndaj Ukrainës. Gjatë sulmit masiv me raketa ndaj Ukrainës atë mëngjes, gjithsej gjashtë dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë, përfshirë atë që u rrëzua në Cuhurestii de Jos.

Në Rumani, droni që u rrëzua në Puiesti thuhet se qëndroi në hapësirën ajrore të vendit për disa orë, duke bërë një trajektore të gjatë mbi pjesën lindore të vendit. Banorët e disa qarqeve morën paralajmërime përmes telefonave celularë gjatë asaj periudhe. bw

Avioni ajror turk pa pilot, bëhet droni i parë në botë që qëllon raketa ajër-ajër

Avioni i parë luftarak pa ekuipazh i Turqisë, Bayraktar KIZILELMA, bëri historinë e aviacionit duke u bërë droni i parë në botë që qëlloi me sukses një raketë ajër-ajër me rreze të gjatë veprimi drejt një aeroplani reaktiv gjatë një prove në brigjet e Sinopit.

Sipas një deklarate nga kompania turke e mbrojtjes Baykar të dielën, KIZILELMA lançoi raketën ajër-ajër GOKDOGAN të prodhuar në vend, duke goditur objektivin reaktiv me shpejtësi të lartë me saktësi të lartë. Raketa u qëllua nga poshtë krahut të avionit luftarak pa ekuipazh, pasi objektivi u zbulua dhe u gjurmua duke përdorur radarin MURAD AESA të ASELSAN. Kjo shënoi herën e parë në historinë e aviacionit turk që një avion kombëtar qëlloi një raketë ajër-ajër të prodhuar në vend, të drejtuar nga një radar kombëtar, drejt një objektivi ajror.

Përballja e suksesshme e vendosi KIZILELMA-n si platformën e parë dhe të vetme pa pilot në botë me aftësi të verifikuara luftarake ajër-ajër.

Testi përfshinte gjithashtu pesë avionë luftarakë F-16 nga Baza Ajrore e Merzifonit që kryenin fluturime formacioni me KIZILELMA-n në një operacion të përbashkët me ekuipazh dhe pa ekuipazh, duke demonstruar konceptet e ardhshme të luftimit ajror.

Një dron Bayraktar AKINCI shoqëroi misionin, duke regjistruar ngjarjen nga ajri. Prerja tërthore e ulët e radarit dhe sensorët e përparuar të KIZILELMA-s i mundësojnë asaj të zbulojë avionët armik nga distanca të gjata pa u parë. Platforma integron teknologji të përparuara, të tilla si radari MURAD AESA dhe sistemi i shënjestrimit TOYGUN, dhe mund të vendosë një gamë të gjerë municionesh të prodhuara në vend.

Në testet e mëparshme, KIZILELMA kishte arritur goditje të drejtpërdrejta me municionet TOLUN dhe TEBER-82. Sulmi i fundit ajër-ajër demonstron aftësinë e saj operacionale si për misionet ajër-tokë ashtu edhe për ato ajër-ajër, duke zgjeruar më tej rolin e saj në strategjinë mbrojtëse të Turqisë.

Baykar, e cila ka vetëfinancuar plotësisht projektet e saj të UAV-ve që nga viti 2003, është bërë një lider global në eksportet e dronëve. Kompania gjeneroi 1.8 miliardë dollarë të ardhura nga eksporti në vitin 2023 dhe e përsëriti këtë shifër në vitin 2024, me 90% të të ardhurave të saj totale nga eksportet.

Baykar ka nënshkruar marrëveshje eksporti për dronin e saj Bayraktar TB2 me 36 vende dhe për Bayraktar AKINCI me 16 vende. Sipas të dhënave zyrtare, kompania ka qenë eksportuesi kryesor i mbrojtjes dhe hapësirës ajrore në Turqi për katër vitet e fundit.  / abcnews.al /

“Qeverisje mafioze”- Protestë masive kundër kryeministrit Pedro Sanchez, mijëra spanjollë mbushin sheshin e Madridit

Sipas Partisë Popullore (PP), mbi 80.000 qytetarë morën pjesë të dielën në protestën kundër qeverisë së Pedro Sánchez në Madrid, ndërsa delegacioni qeveritar e vlerësoi pjesëmarrjen në rreth 40.000.


Turma të mëdha u mblodhën pranë Tempullit të Debod-it, në një manifestim të thirrur nga PP vetëm pak ditë pas vendimit për të lënë në paraburgim ish-ministrin socialist José Luis Ábalos dhe ish-këshilltarin e tij, Koldo García, të dy të hetuar në skemën e dyshuar korruptive për blerjen e maskave gjatë pandemisë.

Me sloganin “Efektivisht: mafie apo demokraci?”, drejtuesit kryesorë të opozitës akuzuan qeverinë e Sánchez për “rrënim institucional të paprecedent”. Kreu i PP-së, Alberto Núñez Feijóo, deklaroi se rasti i Ábalos “nuk është një gabim i izoluar” dhe se “sançizmi është korrupsion politik, ekonomik, institucional, shoqëror dhe moral”, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Rasti Ábalos trondit thelbin e PSOE-së

Vendosja në paraburgim e Ábalos-it – deputeti i parë në detyrë që përballet me një masë të tillë – shkaktoi tronditje politike. PSOE e përjashtoi menjëherë nga partia, megjithëse ai mban ende mandatin në parlament si deputet i pavarur. Ish-ministri dhe ish-këshilltari i tij po hetohen për përfshirje të mundshme në një rrjet komisionesh të jashtëligjshme të lidhura me kontratat për pajisje shëndetësore gjatë kulmit të pandemisë. Të dy i mohojnë akuzat.

Hetimet për të ashtuquajturin “Rasti Koldo” janë zgjeruar përtej blerjes së maskave, duke përfshirë kontrata të dhëna nga administrata të ndryshme rajonale, si Ishujt Kanarie dhe Balearët. Gjykata po analizon jo vetëm mbifaturimet dhe cilësinë e dobët të materialeve, por edhe komisione të dyshuara të paligjshme, trafik influence, shpërdorim fondesh dhe ekzistencën e një rrjeti të strukturuar korrupsioni.

Hetime që prekin rrethin e afërt të Sánchez

Rasti ka ringjallur kritikat ndaj rrethit të kryeministrit. Edhe pse askush pranë Sánchez nuk është dënuar, disa procese gjyqësore të hapura muajt e fundit kanë shtuar presionin politik:

Bashkëshortja e kryeministrit, Begoña Gómez, po hetohet për trafik influence, korrupsion në biznes, shpërdorim fondesh dhe ndërhyrje profesionale në favor të kompanive që përfituan kontrata publike.

Vëllai i tij, David Sánchez, përballet me akuza për keqpërdorim administrativ dhe trafik influence në lidhje me punësimin e tij në Këshillin Provincial të Badajoz, me gjyqin e parashikuar për shkurt 2026.

Tension i ngritur në skenën politike spanjolle

Protesta e së dielës vjen në një klimë të përshkallëzuar tensioni politik, të ushqyer nga skandalet që prekin figura pranë qeverisë. PP thotë se rasti i Ábalos dhe procedimet e tjera tregojnë një “model sjelljeje” në rrethin e Sánchez. Ndërkaq, qeveria e sheh situatën si një ofensivë politike të bazuar në çështje gjyqësore ende të pazgjidhura.

Ndërsa hetimet vijojnë, arrestimi dhe paraburgimi i Ábalos shënon një moment të paprecedent në politikën e viteve të fundit, duke shtuar edhe një shtresë tjetër tensioni në skenën tashmë të polarizuar spanjolle. gsh

“Evropa po përballet me ndryshime tronditëse”- Kallas: Lufta e Rusisë është një kërcënim ekzistencial

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas bëri thirrje për bashkëpunim më të fortë me partnerët e Mesdheut Jugor, duke paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë është “një kërcënim ekzistencial”.

Gjithashtu Kallas tha se pesha gjeopolitike e Mesdheut “po bëhet  më e qartë”, duke vënë në dukje se Evropa përballet me “ndryshime tronditëse”.

Ajo theksoi se pavarësisht konflikteve të shumta globale, “përgjigjja është shumë e thjeshtë”.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial. Nëse Presidenti rus Vladimir Putin nuk ndalohet, ai nuk do të ndalet”, tha më tej  ajo. bw

Hedhja në erë e dy anijeve cisternë të naftës ruse, u sulmuan nga dronët “Sea Baby” të Ukrainës!

Dronët ‘Sea Baby’ të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës qëndrojnë pas sulmeve të fundit ndaj tankerëve KAIRO dhe VIRAT në Detin e Zi ditën e djeshme, sipas mediave ukrainase.


Burime të agjencisë ukrainase UNN, informuan se operacioni u krye nga Drejtoria e 13-të Kryesore e Kundërzbulimit Ushtarak të SBU-së, në bashkëpunim me Marinën Ukrainase dhe shkaktoi dëme serioze në tankerët që i përkisnin flotës në hije ruse.

Sipas të njëjtave burime, dronët e përmirësuar Sea Baby janë të aftë të mbulojnë distanca të gjata dhe kanë koka raketore të përmirësuara.

Videot që qarkullojnë në rrjet tregojnë dronët që i afrohen objektivave të tyre dhe sulmet. Sipas UNN, nga imazhet është e qartë se të dy tankerët pësuan dëme serioze, duke rezultuar në nxjerrjen jashtë shërbimit të tyre.

Tankerat CAIRO dhe VIRAT kanë kapacitetin për të transportuar naftë ruse me vlerë gati 70 milionë dollarë. Të dy tankerët janë subjekt i sanksioneve perëndimore për transportimin e naftës nga portet ruse, pavarësisht një embargoje të vendosur pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Drejtoria Turke e Çështjeve Detare (DGM) publikoi mbrëmë imazhe që tregonin anijen Kairos në flakë dhe tym të zi të dendur që ngrihej nga anija. DGM tha se rezervuarët e cisternës ishin bosh, përveç karburantit të saj, dhe ajo po lundronte drejt portit rus të Novorossiysk, i vendosur në bregdetin verilindor të Detit të Zi pranë hyrjes në Detin e Azov, në Rusinë jugore.

Terminali kryesor i naftës pranë portit të Novorossiysk gjithashtu pezulloi operacionet herët këtë mëngjes pasi një sulm nga një dron dëmtoi një nga tre vendet e tij të ankorimit, tha operatori i terminalit, duke e quajtur atë një “sulm terrorist të synuar”.

Autoritetet turke, të cilat ende nuk kanë gjetur ndonjë ndotje rreth Kairos, thanë se një ekip ekspertësh mjedisorë dhe zhytës do të vendoset atje sapo të shuhet zjarri në anije.

Sipas faqes së specializuar të internetit ‘VesselFinder’, CAIRO u ndërtua në vitin 2002 dhe Virat në vitin 2018. Të dy anijet janë shënjestër e sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe Komonuelthi, si dhe nga Shtetet e Bashkuara për VIRAT. gsh

Skenarë lufte në Suedi, stërvitje intensive ushtarake me pjesëmarrje të mbretit

Qeveria suedeze njoftoi sot, në një komunikatë për media e përkthyer edhe në gjuhën ruse, se ka zhvilluar stërvitje ushtarake simuluese, me pjesëmarrjen e mbretit të Suedisë, princeshës trashëgimtare të fronit suedez, forcave të armatosura dhe deputetëve.

Kjo është hera e parë që nga vitet 1990 që organizohen stërvitje ushtarake kaq të gjera me përfshirjen e të gjithë këtyre aktorëve politik, thekson qeveria.

“Stërvitjet u zhvilluan me iniciativë të qeverisë. Është e rëndësishme të kryhen stërvitje të përbashkëta, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë. Hapi pas hapi dhe stërvitje pas stërvitjeje, ne forcojmë mbrojtjen e përgjithshme dhe qëndrueshmërinë e Suedisë,” deklaroi kryeministri Ulf Kristerson në komunikatën për media.

Stërvitjet, të cilat bazohej në një skenar që parashikonte shpalljen e një lufte ose rrezikun e një konflikti, kishin si qëllim diskutimin e masave që duhet të merren për të ruajtur sigurinë e Suedisë në një situatë të tillë.

“Këto stërvitje lidhen me menaxhimin e incidenteve dhe situatave, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, që mund të shkaktojnë sfida ose tensione për Suedinë, qytetarët suedezë ose interesat suedeze,” theksohet në komunikatën për media.

Pas kësaj pjese, njoftimi përfshinte edhe një përkthim në gjuhën ruse. Shërbimet suedeze të inteligjencës dhe mbrojtjes identifikojnë Rusinë si kërcënimin kryesor për vendin.

Stokholmi ka përshpejtuar rritjen e shpenzimeve ushtarake pas pushtimit të Ukrainës dhe anëtarësimit të Suedisë në NATO në vitin 2024, duke planifikuar të investojë 300 miliardë korona suedeze (rreth 27 miliardë euro) brenda 10 viteve. bw

Zelensky: Së shpejti bisedime me SHBA-të mbi propozimet e paqes për Ukrainën, Rusia do që të gabojmë! Lufta jonë vazhdon, do mbrojmë vendin

Presidenti Volodymyr Zelensky, tha sot se bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë mbi propozimet që lidhen me përfundimin e luftës me Rusinë, do të zhvillohen së shpejti.

 

Në video-fjalimin e tij drejtuar kombit, presidenti ukrainas tha se zyrtarë të lartë ukrainas që përfaqësojnë ushtrinë, ministrinë e jashtme dhe shërbimet e inteligjencës, do të marrin pjesë në bisedimet se si t’i jepet fund luftës, e cila po i afrohet vitit të saj të 4-t.

“Rusia dëshiron vërtet që Ukraina të bëjë gabime, nuk do të ketë gabime nga ana jonë. Puna jonë vazhdon. Lufta jonë vazhdon”, theksoi Zelensky në postimin e tij.

Më pas ai shtoi:

“Nuk kemi të drejtë të mos ndërmarrim veprime, nuk kemi të drejtë të tërhiqemi ose të mos pajtohemi. Nëse humbasim unitetin, rrezikojmë të humbasim gjithçka: veten, Ukrainën, të ardhmen tonë. Duhet të bashkohemi, të durojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk do të kemi një Ukrainë tjetër. Ne po e mbrojmë Ukrainën”.

Vatikani ka publikuar një dokument të ri doktrinar ku vlerëson monogaminë

 

Vatikani ka publikuar një dokument të ri doktrinar ku nënvizohet se seksualiteti brenda martesës është një dimension i rëndësishëm i marrëdhënies bashkëshortore dhe se roli i tij nuk kufizohet vetëm te riprodhimi.

Në qëndrimin zyrtar, Selia e Shenjtë vlerëson monogaminë dhe lidhjen e qëndrueshme mes bashkëshortëve, duke theksuar se marrëdhëniet intime shërbejnë si shprehje e dashurisë dhe unitetit. Dokumenti thekson se akti seksual duhet “të mbetet i hapur ndaj mundësisë së krijimit të jetës”, por saktëson se kjo nuk nënkupton që çdo marrëdhënie intime duhet të ketë si qëllim sjelljen në jetë të një fëmije.

Ky formulim shihet si një sqarim i rëndësishëm i pozicionit të Kishës mbi rolin e seksualitetit në martesë dhe mënyrën se si ai lidhet me jetën familjare, dashurinë dhe përgjegjësinë e bashkëshortëve./RV

Italia miraton unanimisht Ligjin ndaj Femicidit – Burg të përjetshëm, pa marrë parasysh rrethanat

Votuan pro 237 deputetë, asnjë kundër.

Parlamenti italian ka miratuar unanimisht një ligj historik që e përcakton femicidin, vrasjen e një gruaje të motivuar nga gjinia, si krim të veçantë në Kodin Penal, i cili do të ndëshkohet me burgim të përjetshëm.

Ligji, i propozuar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe i mbështetur nga të gjitha forcat politike, parashikon që:

Çdo vrasje e një gruaje që kryhet si akt urrejtjeje, diskriminimi, dominimi, kontrolli ose nënshtrimi për shkak se ajo është grua, të klasifikohet zyrtarisht si femicid.

Rastet kur një grua vritet sepse dëshiron të ndërpresë një marrëdhënie, refuzon rikthimin në lidhje, ose kërkon të ushtrojë liritë e saj individuale, do të konsiderohen po ashtu femicide.

Çdo femicid do të ndëshkohet automatikisht me burgim të përjetshëm, pa marrë parasysh rrethanat e tjera lehtësuese.

Të gjitha femicidet do të regjistrohen si kategori më vete, me qëllim studimin e motiveve, parandalimin dhe evidentimin e përmasave reale të dhunës ndaj grave.

Italia bëhet kështu një ndër vendet e pakta në BE, së bashku me Qipron, Maltën dhe Kroacinë, që përfshin përkufizim të posaçëm të femicidit në legjislacionin penal.

Ligji vjen pas debatit të thellë shoqëror të shkaktuar nga rasti i Giulia Cecchettin, e vrarë nga ish-partneri i saj në vitin 2023, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe nxiti kërkesat për masa të ashpra ligjore.

Sipas të dhënave më të fundit të policisë italiane, nga 116 gra të vrara gjatë vitit të kaluar, 106 dyshohet se u vranë për motive të lidhura me gjininë. Me ligjin e ri, këto raste do të kategorizohen ndryshe dhe do të marrin dënim maksimal.

Megjithëse ka pasur kritika se përkufizimi i femicidit mund të jetë i vështirë për t’u provuar në gjykatë, shumica politike e konsideron ligjin një hap të domosdoshëm për të adresuar dhunën ndaj grave dhe për të garantuar ndëshkim të rreptë për autorët.

Miratimi unanim i ligjit u shoqërua me duartrokitje në parlament, duke e shënuar si një nga aktet më konsensuale në luftën kundër dhunës gjinore në Itali./ANSA

Grabitja e Luvrit: Arrestohet i dyshuari i katërt 

Burri dyshohet se ndihmoi në lehtësimin e arratisjes së bandës

I dyshuari i katërt u arrestua këtë mëngjes në rajonin e Parisit

VOAL- I dyshuari i katërt i lidhur me grabitjen e Luvrit u arrestua të martën në mëngjes në rajonin Île-de-France, sipas “Le Parisien”. Ai më pas u la në paraburgim me akuza për grabitje të organizuar dhe konspiracion kriminal, së bashku me tre të dyshuarit e tjerë që mbaheshin tashmë në burgun Aubervilliers.

Më 19 tetor, katër burra kryen grabitjen në më pak se tetë minuta: ata përdorën një ashensor mallrash për të hyrë në Galerinë Apollo, ku prenë një dritare me sharrë elektrike të vogla. Dy prej tyre hynë, ndërsa dy të tjerët planifikuan arratisjen e tyre; banda më pas humbi në rajonin e Parisit. Burri i arrestuar sot besohet se ka ndihmuar në organizimin e arratisjes.

Kjo skemë çoi në vjedhjen e bizhuterive historike (kurora me diamante dhe diadem të mbushura me smerald) me vlerë 88 milionë euro. Megjithatë, plaçka nuk është rikuperuar ende. Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar nxitësin/ët e mundshëm të kësaj grabitjeje historike. RSI

Ukraina pranoi propozimin e Trumpit, kancelari Merz telefon Zelenskyn: Diskutuan lidhur me ecurinë për përfundimin e luftës

Kancelari Friedrich Merz zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi pak më herët zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Cornelius.

 

“Sipas bisedimeve të së dielës në Gjenevë, kancelari dhe presidenti ukrainas diskutuan mbi ecurinë e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë,” deklaroi Cornelius.

Stármer: Ambiciet e Putinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë

Më herët, kryeministri britanik Keir Starmer theksoi se ambiciet e Vladimir Putinit shtrihen përtej Ukrainës.

Starmer u shpreh se drafti fillestar i propozuar nga Shtetet e Bashkuara përmbante pika “të papranueshme”, por edhe “elemente shumë të rëndësishme, të domosdoshme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Ai nënvizoi se termat “e drejtë” dhe “e qëndrueshme” mbeten thelbësorë për çdo marrëveshje që synon t’i japë fund luftës.

Duke iu referuar bisedimeve të fundjavës në Gjenevë, Starmer tha se ka pasur “hapa të rëndësishëm përpara” dhe se SHBA-të dhe Ukraina kanë avancuar drejt një kornize të përditësuar paqeje. “Mund t’i siguroj deputetët se puna për finalizimin e planit po vazhdon,” shtoi ai.

Kushtet e Mbretërisë së Bashkuar për një paqe të qëndrueshme

Sipas kryeministrit britanik, një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse plotësohen këto kushte:

Ruajtja e sovranitetit të Ukrainës.

Garancia që Ukraina të mbrohet në të ardhmen.

Çështjet që lidhen me Ukrainën të vendosen nga vetë Ukraina.

Çështjet që kanë të bëjnë me Europën dhe NATO-n të kërkojnë konsensusin e anëtarëve europianë dhe atyre të NATO-s.

Starmer paralajmëroi se “rruga përpara është e gjatë dhe e vështirë”, por siguroi se qeveria britanike është “më e përkushtuar se kurrë” për arritjen e paqes.

“Vetëm një shtet e dëshiron këtë luftë”

Duke folur për Rusinë, Starmer theksoi se “vetëm një shtet e dëshiron këtë luftë – ai që nisi këtë pushtim të paligjshëm”. Ai tha se mbi një milion rusë janë vrarë ose plagosur “për shkak të ambicieve të shtrembëruara të vetëm një njeriu”.

Starmer shtoi se duhet ushtruar “çdo presion i mundshëm” ndaj Rusisë që të pranojë një rrugë të qartë drejt paqes. “Kjo ka të bëjë me Europën po aq sa edhe me Ukrainën”, theksoi ai, duke shtuar se “ambiciet e Putinit nuk kufizohen në Ukrainë dhe vendet fqinje e dinë shumë mirë këtë”. Panorama

Dumani nga Brukseli: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga politika, media dhe krimi organizuar!

Delegacioni Evropian në Shqipëri ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel, ku i pranishëm ishte kreu i SPAK, Altin Dumani, si edhe zëvendësdrejtori i njësisë për strategjinë dhe koordinimin e zgjerimit në DG ENEST, Giulio Vennerin.

Altin Dumani, Altin Dumani, (3)

Mësohet se Dumani gjatë takimit përmendi vështirësitë kryesore me të cilat përballet SPAK, ku ai veçoi mes të tjerash menaxhimin e presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm nga politika, por sidomos nga krimi i organizuar

“Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendjeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.

Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar.

Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar”, tha Dumani.

Altin Dumani, Altin Dumani, (2)

Nga ana e tij, Vennerin theksoi se SPAK është një kontribues i madh në besueshmërinë e Shqipërisë në procesin e pranimit në BE.

“Kur vendet zbatojnë vërtet reformat, BE-ja jep rezultate në këmbim”, tha Venneri.

Altin Dumani, Altin Dumani, (1)

Postimi i plotë i Delegacionit të BE-së:

Një diskutim i frytshëm javën e kaluar në një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel, Qendra Evropiane e Politikave (European Policy Centre), me Altin Dumanin, Kryeprokuror i Posaçëm i Shqipërisë, dhe Giulio Vennerin, Zëvendësshef i Njësisë për Strategjinë e Zgjerimit dhe Koordinimin në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST), vuri në dukje rolin kyç të SPAK-ut në reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.

“Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh ndershmërinë mbi cinizmin dhe kur institucionet ndërtohen jo për komoditet politik, por për shërbim publik,” u shpreh ai.

Venneri nënvizoi se rezultatet në rritje të SPAK-ut, të ndërtuara mbi arritje konkrete, forcimin e kapaciteteve teknike dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kur vendet i zbatojnë me seriozitet reformat, edhe BE-ja jep përgjigjen e saj,” tha Venneri. Panorama

Lehtësia e neveritshme e një ndërmjetësi të paskrupullt

Nga Giuseppe Sarcina*

Ata që e kanë takuar atë muajt e fundit thonë (jozyrtarisht) se, për Steve Witkoff gjithçka është e negociueshme. Nuk ka parime të paprekshme, nuk ka vlera morale të patjetërsueshme. Një rregull, sigurisht jo dhe aq origjinal, që biznesmeni gjashtëdhjetë e tetë vjeçar e paska zhvilluar gjatë më shumë se dyzet viteve punë në sektorin e pasurive të paluajtshme.

I lindur në Long Island, Nju Jork, në një familje të klasës së mesme, i riu Steve studioi drejtësi, duke demonstruar menjëherë një talent të mprehtë për biznes. Vitet 1980 dhe 1990 rezultuan të favorshme: Witkoff u bë shpejt një nga ndërmjetësit më aktivë, duke lundruar në zhvillimin e trazuar të pasurive të patundshme të Nju Jorkut.

Ai ngriti biznesin e tij, duke blerë dhe ndërtuar ndërtesa në Manhattan, derisa u takua me një sipërmarrës tjetër në ngritje: Donald Trump, me projektet e tij hiperbolike, borxhet, problemet ligjore dhe të gjitha të tjerat.

Zakonisht, dy njerëz të tillë ose bëhen rivalë të paepur ose miq të mirë. Steve dhe Donald formojnë një partneritet të palëkundur. Të zgjuar, pragmatik, madje edhe cinik kur është e nevojshme. Për Trump, ajo që ka rëndësi është “arti i të bërit biznes”. Për Witkoff, është nxjerrja e përfitimeve më të mira të mundshme në negociata.

Kur Donald kandidon për zgjedhjet paraprake republikane në vitin 2016, Steve është një nga të paktët që beson tek ai dhe madje e mbështet financiarisht. Gjatë viteve, ata kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, edhe në momentet më të vështira. Për shembull, kur Witkoff humbi djalin e tij Andrew nga një mbidozë në vitin 2011. Ata kanë luajtur golf së bashku për dekada dhe në shtator 2024, ata themeluan një kompani, World Liberty Financial, e cila merret me kriptovalutat.

Ndoshta është e nevojshme të shqyrtohet ky sfond për të kuptuar pse Trump, sapo u kthye në Shtëpinë e Bardhë, në fakt ia dorëzoi çelësat e politikës së jashtme amerikane mikut të tij, duke i besuar atij dosje të rëndësishme, nga Lindja e Mesme deri në Ukrainë.

“Plani 28-pikësh” nuk u negociua midis krerëve të diplomacisë, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov. Protagonisti, është ky njeri pa asnjë përvojë politike, e lëre më ndonjë përvojë diplomatike. Por sipas Trump, ai e njeh mirë këtë punë, sepse njeh “artin” e negocimit. E njeh me mënyrat e tij, siç e demonstron edhe plani për “paqe” në Ukrainë.

Së pari, Witkoff ka rrasur në qoshe palën më të dobët, Volodymyr Zelenskyn. 28 pikat nuk janë një propozim, por një ultimatum. Esnafi i shitblerjes së pronave pranon praktikisht të gjitha kërkesat e palës më të fortë, Vladimir Putinit. Dhe, natyrisht, ai kujdeset të sigurojë edhe një tarifë goxha të konsiderueshme për Shtetet e Bashkuara, për ndërmjetësimin.

Çdo gjë tjetër zbehet në sfond: e drejta ndërkombëtare e shkelur nga rusët, urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Putinit, juridiksioni i NATO-s, prerogativat e Bashkimit Evropian.

Ja kështu ka marrë formë skica e marrëveshjes. Zelenskyt i lihet vetëm mundësia të pranojë gjymtimin e vendit, madje edhe heqjen dorë nga një pjesë e territorit që ende kontrollohet nga ushtria e tij. Një gjë e neveritshme! Për më tepër, Ukraina duhet të braktisë perspektivën e anëtarësimit në NATO dhe të zvogëlojë ushtrinë e saj me një të katërtën.

Putini, nga ana tjetër, rehabilitohet. Çdo gjë harrohet: masakrat e civilëve, përpjekja për të nënshtruar një komb të pavarur. Një vend në tryezën e G8 është gati për të.

Por natyra e vërtetë e Witkoff zbulohet në kapitullin mbi rindërtimin e Ukrainës. Teksti u bën thirrje evropianëve, dhe veçanërisht Belgjikës, të lirojnë 100 miliardë dollarë nga rezervat monetare ruse për investime në Ukrainë të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, të cilat duhet të marrin 50% të fitimeve. 100 miliardë dollarët e mbetur duhet të devijohen në projekte të përbashkëta financiare ruso-amerikane. Kjo nuk është e gjitha: Evropa duhet të shtojë edhe 100 miliardë dollarë të tjerë për të kontribuar në rindërtim (!)

“Witkoff duhet të vizitohet te një psikiatër”, i tha një diplomat faqes së internetit “Politico.eu”. Si një xhambaz i zoti, Steve e di se një marrëveshje duhet të ketë dy palë. Pala ruse është e mbushur me përfitime konkrete. Pala ukrainase, të paktën për momentin, është e mbushur vetëm me premtime, të cilat nuk janë as të sigurta, as të verifikueshme.

Së fundmi, me lehtësinë tipike të një ndërmjetësi të paskrupullt, Witkoff trajton edhe instrumente që nuk janë fare përgjegjësi e tij dhe as e qeverisë amerikane. Për shembull: drita jeshile për hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

*“Corriere Della Sera”

“Kufijtë nuk ndryshohen me forcë”- Liderët e Evropës mblidhen të shqetësuar në Johanesburg dhe kundërshtojnë planin me 28 pika për Ukrainën: Duhet siguri!

Një deklaratë e përbashkët mbi planin 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, u miratua nga udhëheqësit evropianë dhe të tjerë perëndimorë, në margjinat e samitit të G20 në Afrikën e Jugut.

 

Udhëheqësit përsëritën se “që nga fillimi janë të qartë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë”. Në të njëjtën kohë, ata thanë se ishin “të shqetësuar për kufizimet e propozuara mbi forcat e armatosura të Ukrainës”, duke theksuar se terma të tillë “do ta linin Ukrainën të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme”.

Në deklaratë, ata deklaruan se “mirëpresin përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të sjellë paqe në Ukrainë” dhe vunë në dukje se versioni fillestar i planit “përfshin elementë të rëndësishëm që do të jenë thelbësorë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ata shtojnë se e konsiderojnë tekstin “një bazë që do të kërkojë punë shtesë” dhe shprehin gatishmërinë “për t’u angazhuar” në mënyrë që një marrëveshje paqeje e ardhshme të jetë e zbatueshme.

Referencë e veçantë bëhet gjithashtu për dispozitat e planit amerikan që prekin Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Ne përsërisim se zbatimi i elementëve do të kërkojë pëlqimin e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s, përkatësisht”, vërehet karakteristikisht.

Në fund të tekstit, nënshkruesit “nënvizojnë forcën e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për Ukrainën” dhe deklarojnë se do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë të koordinuar “me Ukrainën dhe SHBA-në në ditët në vijim”, ndërsa proceset që lidhen me planin 28-pikësh dhe perspektivat për një proces paqeje vazhdojnë.

Teksti është bashkëfirmosur nga Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Kryeministri italian Giorgia Meloni, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, Presidenti finlandez Alexander Stubbs, Kryeministri holandez Dick Schoff, Kryeministri irlandez Michail Martin, Kryeministri norvegjez Jonas Gaard Støre, Kryeministri kanadez Mark Carney dhe Kryeministri japonez Sanae Takaichi.

Çfarë do të thotë për Evropën zbatimi i planit Trump në Ukrainë?

Ndërkohë, siç shkroi më parë protothema.gr, teksti me 28 pika nuk është “paqësor” në kuptimin klasik. Është kuadri i parë amerikan që pranon se Rusia mbetet aty ku është, se Ukraina po tkurret dhe se Perëndimi duhet t’i japë fund një lufte që nuk mund – ose nuk dëshiron – ta financojë për një kohë të pacaktuar.

SHBA-të e paraqesin atë si “realizëm”. Megjithatë, për Evropën, ky është fillimi i një stuhie gjeopolitike që sjell korrelacione të reja, përçarje të reja dhe përgjegjësi të reja.

Rreziqet

Ajo që është në rrezik nuk është vetëm e ardhmja e Ukrainës, por edhe kohezioni i vetë Evropës. Plani me 28 pika lëviz përgjatë tre boshteve:

  • Ngrirja e vijave në frontet aktuale.
  • Angazhimet e neutralitetit për Ukrainën – jashtë NATO-s, me një gjurmë të reduktuar ushtarake.
  • Riintegrimi gradual i Rusisë në sistemin ndërkombëtar, në këmbim të garancive të kufizuara të sigurisë.
  • Për Evropën, kjo përkthehet në diçka të thjeshtë dhe të rëndë: kontinenti do të jetojë për vite me radhë me një Rusi dominuese në Lindje dhe një Ukrainë të dobësuar. Bilanci i sigurisë i dekadave të fundit po shembet.
  • Për herë të parë që nga viti 1945, një fuqi e huaj po ndryshon kufijtë në Evropë dhe e vetmja pyetje është nëse BE-ja do ta legjitimojë këtë fakt të kryer apo do ta sfidojë atë – pa një ombrellë amerikane.
  • Në këtë mjedis, Volodymyr Zelensky përballet me dilemën më të vështirë të presidencës së tij, dhe ndoshta të jetës së tij.
  • Panorama

Dyshohet për përfshirje në vrasjen e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, presidenti serb Aleksander Vuçiç merret nën hetim

Prokurorët e Milanos kanë nisur tashmë një hetim zyrtar ndaj shtetasve italianë që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjet e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri në vitin 1996.

 

SERBI– Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetić paraqiti një padi kundër Presidentit serb Aleksandar Vuçiç te prokurorët e Milanos të mërkurën, si pjesë e hetimit për të ashtuquajturin “safari i Sarajevës” – një rast që përfshin “turistë snajperë” të huaj të cilët dyshohet se paguan ushtarë për të vrarë civilë gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1990.

Prokurorët e Milanos kanë nisur tashmë një hetim zyrtar ndaj shtetasve italianë që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjet e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri në vitin 1996.

Sipas provave deri më tani, grupe vizitorësh të huaj dyshohet se u kanë paguar shuma të mëdha parash ushtarëve besnikë të Radovan Karaxhiçit për të fituar akses në lartësitë përreth qytetit dhe për të qëlluar civilët “për qejf”. Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga zjarri i snajperëve dhe granatimet gjatë rrethimit më të gjatë në historinë moderne evropiane.

Hetimi u nis pas materialeve të mbledhura nga autori italian Ezio Gavacceni, si dhe një raporti zyrtar nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës Benjamina Kariç. Gavačeni tha se, megjithëse kishte lexuar artikuj të lidhur që në vitet 1990, ai vendosi ta hetonte çështjen në thellësi pas dokumentarit “Sarajevo Safari” nga regjisori slloven Miran Zupanić në vitin 2022.

Ditët e fundit, Margetić ka postuar në rrjetet sociale prova që ai pretendon se vërtetojnë se Aleksandar Vučić – atëherë një vullnetar i ri – kishte qenë në një post ushtarak nga i cili, sipas dëshmive, “turistë snajperë” të huaj dhe ultranacionalistë serbë qëllonin mbi civilët. Avokati, i cili mbështet çështjen Gavačeni, thekson se materiali i mbledhur është dokumentuar mjaftueshëm dhe mund të çojë në një hetim serioz.

Gavačeni pretendoi se dyshohet se ishin të përfshirë “shumë” italianë, pa dhënë një numër të saktë, ndërsa përmendi se morën pjesë edhe qytetarë nga vende të tjera perëndimore.

“Nuk kishte motive politike apo fetare. Ata ishin njerëz të pasur që paguanin për të qëlluar civilët”, tha ai, duke shtuar se udhëtimi i tyre për në Sarajevë ishte nëpërmjet Beogradit, të shoqëruar nga ushtarë serbo-boshnjakë.

Aleksandar Vuçiç nuk ka komentuar mbi akuzat e reja. Megjithatë, në një intervistë të vitit 2021 me një rrjet televiziv boshnjak, ai mohoi kategorikisht se kishte qëlluar ndonjëherë qytetin, duke i përshkruar akuzat si manipulim politik që rrjedh nga tensionet dhe nacionalizmi i kohës./ Dosja.al

Plani amerikan për paqe i kërkon Kievit të bëjë lëshime të mëdha, Zelensky: Nuk do ta tradhtoj Ukrainën!

Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje të premten ukrainasve të jenë të bashkuar, si dhe u zotua se kurrë nuk do ta tradhtojë Ukrainën, në një fjalim drejtuar kombit pasi Shtetet e Bashkuara ia paraqitën Kievit një plan për paqe, i cili mbështet kërkesat kryesore të Rusisë.


Duke folur në rrugë para zyrës së tij, një vend që ai e përdor shumë rrallë për fjalime të mëdha, Zelensky tha se Ukraina po përpiqet ta ruajë lirinë e vet dhe njëkohësisht mbështetjen e aleatit të saj më të rëndësishëm.

“Ky është një nga çastet më të vështira të historisë sonë. Tani, trysnia mbi Ukrainën është ndër më të mëdhatë. Tani, Ukraina mund të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë: ose ta humbë dinjitetin ose të rrezikojë ta humbë një partner të madh”, tha ai.

“Unë do të luftoj 24/7 për t’u siguruar që të paktën dy pika të planit të mos anashkalohen: dinjiteti dhe liria e ukrainasve”, tha Zelensky.

Uashingtoni ia ka paraqitur Kievit një plan me 28 pika, i cili kërkon që Ukraina të dorëzojë pjesë të tokës së vet, të pranojë kufizime në ushtrinë e vet dhe të heqë dorë nga synimi për t’u anëtarësuar në NATO.

Dy burime i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës një javë kohë për ta pranuar planin.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me ndërprerjen e ndarjes së informatave të inteligjencës dhe furnizimet me armë për Ukrainën, nëse ajo nuk e pranon marrëveshjen, thanë burimet, duke folur në kushtet e anonimatit.

Një delegacion ushtarak amerikan u takua me Zelenskyn në Kiev të enjten. Ambasadorja amerikane dhe shefi i informimit të ushtrisë që udhëtonin me delegacionin e përshkruan takimin si të suksesshëm dhe thanë se Uashingtoni po kërkonte një “afat agresiv” që SHBA-ja dhe Ukraina ta nënshkruajnë një dokument.

Zelensky zhvilloi bisedë telefonike të premten me liderët e aleatëve Britani, Gjermani dhe Francë, dhe më pas foli me nënpresidentin amerikan JD Vance.
Uashingtoni ia ka paraqitur Kievit një plan me 28 pika, i cili kërkon që Ukraina të dorëzojë pjesë të tokës së vet, të pranojë kufizime në ushtrinë e vet dhe të heqë dorë nga synimi për t’u anëtarësuar në NATO.

Dy burime i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës një javë kohë për ta pranuar planin.
Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me ndërprerjen e ndarjes së informatave të inteligjencës dhe furnizimet me armë për Ukrainën, nëse ajo nuk e pranon marrëveshjen, thanë burimet, duke folur në kushtet e anonimatit.

Një delegacion ushtarak amerikan u takua me Zelenskyn në Kiev të enjten. Ambasadorja amerikane dhe shefi i informimit të ushtrisë që udhëtonin me delegacionin e përshkruan takimin si të suksesshëm dhe thanë se Uashingtoni po kërkonte një “afat agresiv” që SHBA-ja dhe Ukraina ta nënshkruajnë një dokument.
Zelensky zhvilloi bisedë telefonike të premten me liderët e aleatëve Britani, Gjermani dhe Francë, dhe më pas foli me nënpresidentin amerikan JD Vance.

Liderët evropianë, të cilët nuk ishin konsultuar për planin me 28 pika, shprehën mbështetjen e tyre të fortë për Kievin.

“Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë, por mënyra se si përfundon ka rëndësi. Rusia nuk ka asnjë të drejtë ligjore për asnjë lëshim nga vendi që ajo pushtoi”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Ky është një moment shumë i rrezikshëm për të gjithë”, shtoi ajo.

Zyrtarët amerikanë, duke mbrojtur planin e tyre, kanë thënë se ai u hartua pas konsultimeve me Rustem Umerovin, sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, një aleat i afërt i Zelenskyt që shërbeu si ministër i Mbrojtjes deri në korrik.

Umerov “u pajtua me shumicën e planit, pasi bëri disa ndryshime, dhe ia paraqiti atë presidentit Zelensky”, tha një zyrtar i lartë amerikan të enjten.

Umerov mohoi se ishte pajtuar me ndonjë nga pikat e planit dhe tha se ai kishte luajtur vetëm një rol teknik në organizimin e bisedimeve.

“Nuk kam dhënë asnjë vlerësim apo, aq më pak, aprovim të ndonjë pike. Kjo nuk është brenda autoritetit tim dhe nuk përputhet me procedurën”, shkroi ai në Telegram.

Kremlini, nga ana e tij, tha se Rusia nuk ka marrë asgjë zyrtare nga Shtetet e Bashkuara për ndonjë plan paqeje. Kievi duhet të marrë një “vendim të përgjegjshëm” dhe ta bëjë këtë tani, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

Plani, një kopje e të cilit është parë nga Reuters, do t’i kërkonte Ukrainës të tërhiqet nga toka që ajo ende kontrollon në provincat lindore që Rusia pretendon se i ka aneksuar, ndërsa Rusia do të hiqte dorë nga sasi më të vogla territori që mban në rajone të tjera.

Ukrainës do t’i ndalohej përgjithmonë t’i bashkohej aleancës ushtarake të NATO-s, dhe forcat e saj të armatosura do të kufizoheshin në 600.000 trupa.

NATO do të pranonte të mos vendoste kurrë trupa atje.
Sanksionet kundër Rusisë do të hiqeshin gradualisht, Moska do të ftohej të rikthehej në grupin e G8 të vendeve të industrializuara, dhe asetet e ngrira ruse do të grumbulloheshin në një fond investimi, me Uashingtonin që do të merrte një pjesë të fitimeve.

Një nga kërkesat kryesore të Ukrainës, për garanci të zbatueshme të barasvlershme me klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s për të penguar Rusinë nga sulmet e ardhshme, trajtohet me një fjali të vetme pa hollësi: “Ukraina do të marrë garanci të forta sigurie”./REL/


Send this to a friend