Nga Kamza ku po zhvillon Foltoren e 14-të me qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka çuar në Parlament një ligj që de facto nxit trafikimin e fëmijëve.
Berisha e quajti Zaevin aventurier që nxiti përplasjes Bullgarinë dhe Serbisë, duke harruar se Maqedonia e Veriut u formua për të ndalur ekspansionin e këtyre dy shteteve.
Në foltoren me demokratët në Kamzë, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministren e Ramës, Ballukun duke e krahasuar me dajën e saj i cili ka shërbyer në diktaturë, Beqir Ballukun.
Sipas Berishës, Beqir Balluku nuk ka vjedhur as 1/10 krahasuar me mbesën e tij, Belinda e cila në mënyrë kriminale shpall tendera korruptivë për Unazën e Madhe, me 25 milion euro km.
Berisha: Beqir Balluku nuk ka vjedhur 1/10 krahasuar me mbesën e tij, Belinda në mënyrë kriminale shpall tendera korruptivë për Unazën e Madhe. Ajo jep dyfishin e çmimit të ndërtuar në tunelin e Krrabës, pra 20 milionë euro për 1 km rrugë kurse tuneli i Krrabës nuk ka kushtuar as 14 milionë euro.
Kjo qeveri ka për simbol Arben Ahmetin hajdutin më profesionist të të gjitha kohërave, Edi Rama nuk i nxjerr në televizor sepse në cdo fjalë i vjen era vjedhje.
Por ministrja e kulturës, shiti serbëve lahutën e çiftelisë ja dha serbëve. Del dhe i shkruan se i ka mbaruar koha Neritan Cekës i cili ka 100 vite bashkë me të atin në albanologji. E vërteta është se sot është e haleve dhe hajdutëve. Kjo është qeveria e cila ka bërë gjithçka për varfërimin e shqiptarëve për dy qëllim, të varfrit sundohen më kollaj dhe të përzërë rininë nga Shqipëria, shqiptarët zënë vendin e parë në Europë për largimin nga vendi mbi 520 mijë janë larguar por foltorja e ka rikthyer shpresën për të përmbysur regjimin.
Berisha: Rama konfiskoi PD-në! Ta harrojë kush se mund të blejë e shesë me viza demokratët shqiptarë
Përpara demokratëve të Kamzës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka marrë në dorë dhe kontrollon Partinë Demokratike.
‘Foltorja’, tha Berisha do ta çlirojë PD-në dhe do ta bëjë atë parti sovrane.
Gjithashtu, Berisha deklaroi se askush nuk mund të shesë dhe blejë me viza demokratët.
“Foltorja jonë ka tmerruar nomeklaturën e narkoshtetit. Bëjnë gjithçka për ta etiketuar, një qytetar nga minoriteti më shkruan një SMS, zoti Berisha këtyre që na vënë etiketa në foltore do t’u thuash që ne që mblidhemi në Foltore jemi burrat dhe gratë e djersës së ballit. Jetojmë me djersën e ballit tonë. Ndaj dhe ne, PD-në që Edi Rama vendosi ta konfiskojë, ta shndërrojë në shtojnë të partisë së tij, do ta ngremë më fuqishëm se kurrë si opozitë. Dhe do t’i themi kujtdo në botë se sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush, ai sovranitet qëndron në idealet e qindra e mijëra jetëvbe të sakrifikuar nga diktatura komuniste, burgjeve të shqiptarëve në dikaturë, për besimin te zoti dhe liria. Nuk mund ta prekë kush sovranitetin, t’i diktojë kësaj partie se kush do të jetë kryetari i saj përveç votës tuaj. Nuk mund kush të imagjinojë se muind të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët, demokratët dhe demokratet e Shqiprëisë. Kurrë nuk do të ndodhë. Ne do të qëndrojmë si partnerë të denjë të SHBA-së, BE, do të qëndrojmë besnikë të vokacionit perëndimor të kombit shqiptar”, u shpreh Berisha.
Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni në ‘Foltore’! Rikthimet në histori kanë qenë vetëm suksese
Lideri historik i PD, Sali Berisha kishte një thirrje nga Kamza për ata që hezitojnë t’i bashkohen ‘Foltores’.
Një forcë politike vendimet e të cilës ia marrin të tjerët, tha Berisha, nuk vjen kurrë në pushtet.
Ai premtoi se Kuvendi Kombëtar i PD do të marrë vendime për të rikthyer votën e demokratëve dhe primaret, ku do të jetë vetë anëtarësia që do të caktojë kandidatët për deputetë, ata për kryetar bashkie dhe këshilltarët.
“Dy fjalë për ata që hezitojnë të bashkohen me ne. Ata janë demokratë si ne. Ne u themi se një opozitë e vërtetë është jetike për demokracinë dhe Shqipërinë. Një opozitë vendimet e të cilës ia marrin të tjerët nuk vjen kurrë në pushtet, është pseudopozitë. Një opozitë e cila shkelmon, njerëz që shkelojnë statutin, forumet, që kanë frikë nga vullneti dhe vota juaj, nuk të sjellin kurrë në pushtet.
Ndaj dhe ne çfarë kërkojmë me Kuvendin tonë? Në radhë të parë të rikthejmë vlerat mbi të cilat jemi themeluar, të rikthejmë votën e lirë. Ne jemi ata që i sollëm Shqipërisë votën e lirë. Ne i kemi sjellë mbarë shqiptarëve dinjitetin njerëzor. Bëmë Shqipërinë të lirë. Ne këtë do të bëjmë përsëri, do të rikthejmë vlerat dhe liritë. Këtu nuk është një çështje personash, por parimesh, vlerash, të ardhmes. Kështu që, çdo demokrat dhe demokrate duhet të bashkohet në përpjekjet tonë për të mbajtur Kuvendin, për të vendosur rregulla që askush nuk i prek, rregulla të cilat respektojnë dinjitetin tuaj, votën tuaj, mendimin tuaj.
Duhet ju t’i zgjidhni deputetët tuaj dhe duhet të zgjidhni atë që vlerësoni më shumë se vetëm në këtë mënyrë ai do të jetë deputeti juaj dhe jo i kryetarëve, do të vijë rregullisht te ju, do të vendosë një raport bashkëpunimi me ju. Ndaj do të vendosim primaret, do të jeni ju që do të përcaktoni renditjen e dpeutetëve, këshilltarëve, të zgjidhni kryetarin. Do të kalojmë te demokracia direkte e juaj. Dhe forumet do të zgjidhni do të vendosin në emrin tuaj“, u shpreh Berisha.
“Rikthimet në histori ka qenë vetëm suksese. Nëse më pyet dikush mua çfarë ndryshimi ka Sali Berisha i 2013 me Sali Berishën e 2021? Mund t’ju them se flej më pak se në 2013-ën, lexoj më shumë, punoj më shumë. Ky është ndryshimi“, deklaroi ish-kryeministri.
Berisha flet për rikthimin e PD në pushtet: Marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, integrojmë Shqipërinë në BE
“Me rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet, marrëdhëniet me SHBA-në do të jenë të shkëlqyera”.
Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltores” me demokratët e Kamzës.
Berisha tha se PD do të integrojë Shqipërinë në BE dhe ky proces sipas tij do të jetë i pandalshëm.
“Nesër në pushtet, Sali Berisha ju do të vendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA dhe do të integroni Shqipërinë në Europë në mënyrën më të pandalshme“, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri foli sërish për rolin e George Soros në shpalljen e tij non grata, pas qëndrimeve të shprehura publikisht kundër prekjes së kufijve të Kosovës.
“Një nga shkaqet më themelore të shpalles së Sali Berishës non grata ka qenë qëndrimi im ndaj ndryshimit të kufijve të Kosovës. Sepse filluan konferencat e stypit në Prishtinë që duhet të bëjmë sakrifica të dhimbshme, të mëdha dhe të japim territore a thua se ishin arat e tyre. Nuk mund ta pranoja kurrë sepse nuk i kemi borxh kujt. Askund nuk kemi varre të huajsh ne. Ne jemi në tokat tona, jemi edhe më tutje në tokat tona. Por të dorëzojmë territore, kjo nuk mund të ndodhë. Projekt i pastër i Millosheviçit dhe pastaj i marrë më vonë ehde pas lufte. U paraqit si projekt i George Soros në Beograd. Dhjetëra e dhjetëra milionë lobim për të avancuar këtë kauzë të mbrapshtë e cila sillte një gjymtim të shqptarëve. E kundërshtova dhe do ta kundërshtoj gjithnjë. pikërisht për këtë Edi MRama më tha në 2019 ti nuk kalon AMerikën, sese isha sanksionuar për konspiracion të politikës së jashtme amerikane. Ai që ishte promotor i asaj ideje nuk është më në administratën amerikane. Sot Biden e ka cenuar me ligj cenimin e territoreve dhe integritetit“, tha lideri historik i PD.
Komentet