Pushtuesit serbo-sllavë, si në kob, kishte humbur sensin e masës dhe shtuan zullumin në Kosovë, duke maltretuar, përndjekur e vrarë shqiptarët, në trojet e tyre stërgjyshore, në Kosovën tonë hyjnore. Në skenë dalin djemtë oficerë, në ish-Armatën Jugosllave, të prirë nga Kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i Luftës i Kosovës, përkatësisht, ministër i Mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, FARK, të krijuar qysh në vitin 1991, nga Dr. Ibrahim Rugova.
Reagimi i qeverisë së atëhershme, ende jugosllave, ishte i menjëhershëm, madje, i vrazhdët. Burgosi dhe dënoi kreun e kësaj force hushtarake, gjeneral Hajzër Hajzeraj, me oficerët tjerë. Shumë syrësh u larguan nga Kosova, duke mbetur të organizuar, në pritje të një udhëri të dytë. Aleatët e Kosovës, Qendrat e Vendosjes Botërore, të prira nga SHBA dhe shtetet e Quintit, i dhanë një porosi të prerë Dr. Rugovës: “Kosova nuk duhet ta fillojë luftën e para. Atë lë ta bëjë Serbia. Përndryshe, rrugë e mbarë pa ne”.
Hafije të Sherbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, brenda LPK-së, ngulmonin që kjo luftë të fillojë menjëherë, pa përfillur porosinë interne, të dhënë nga miqtë tanë amerikanë dhe evropianë. Dukej qartë, sabotimi i luftës së mirëfilltë, për çlirim, veç kishte filluar. Tashmë, pushtuesit serbo-sllavë, në koordinim me forcat e errëtake, mbeturina të regjimit enverist në Shqipëri, përmes tyre edhe me vet Serbinë, harruan armikun pushtues dhe “të gjitha bateritë” i drejtuan kundër Ibrahim Rugovës dhe LDK-së së Tij.
Ky sabotim u zyrtarizua me dështimin e pabesë të mbledhjes “pajtuese”, në Osllo të Norvegjisë. Faktorin “ushtarak” të LPK-së, e përfaqësonin ideologët e ideologjisë së mykur envero-staliniste. Me qëllim të dështimit të kësaj mbledhje, ata kërkonin të palogjikshmën, rrjedhimisht, të pamundurën: Konvertimin e FARK-ut, në “UÇK-në” imaxhinare të LPK-së. Kjo “UÇK-e” nuk kishte as Shtab ushtarak profesional dhe as ushtarë. Thjeshtë, kishte “komandantë” të pashkolluar, profanë në artin ushtarak, “politikanë” të vetëquajtur, të cilët nuk njiheshin as në fshatin fqinj të tyre! Thënë troç, dështimi i mbledhjes së Osllos ishte i parathënë, duke i paraprirë edhe sabotimit të luftës për çlirim dhe liri.
Vrasja e paralajmëruar e Kolonel Ahmet Krasniqit
Kanë kaluar 23 vjetë nga ekzekutimi zyrtar i Kolonel Krasniqit. Prof. Dr. Sali Berisha, ashtu siç denoncoi vrasësit e Tribunit të Demokracisë, Azem Hajdarit, në mbremjen e 12 shtatorit 1998; të njëjtën gjë bëri edhe për ekzekutimin zyrtar të ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, më 21 shtator të po atij moti. Të nesrmen, Dr. Berisha, do të thoshte se “nuk marrë pjesë në Mbledhjen Komemorative, Përkujtimore të Kolonel Krasniqit, sepse në atë sallë janë ekzekutorët e tij”. Dhe, vërtet, unë që isha i pranishëm në atë sallë dhe i njohë urdhër-dhënësit ekzekutorë, Dr. Berisha kishte të drejtë.
Ndodhi si në filmat horror, edhe skuadra ekzekutuese u ekzekutua, për ta mbyllur procesin e hetimit, të zbulimit, ashtu siç ndodhi edhe me skuadrën ekzekutuese të Azem Hajdarit. Praktikë kjo, tashmë, e njohur që nga kohërat e hershme.
Megjithatë, pistat për hetim dhe zbulim të këtyre dy vrasjeve markante e makabre, siç janë quajtur vrasje të shekullit, të paktën, brenda shqiptare, ekzistojnë:
1) Hetimi – kush e dështoi Mbledhjen e Osllos dhe pse?
2) Kush e shantazhoi Kolonel Ahmet Krasniqin, për ta braktisur Presidentin Rugova dhe për ta marrë vendimin e konvertimit të FARK-ut në “UÇK-në” e LPK-së?
3) Refuzimi i prerë i Kolonelit, u pasua me urdhërin zyrtar të Qeverisë social-komuniste Shqiptare: “Kolonel Ahmet Krasniqi dhe i gjithë grupimi i oficerëve të FARK-ut, të largohen nga territori i Republikës të Shqipërisë. Përndryshe, do të arrestohen dhe në rast rezistence do të vritën”!
Koloneli njoftoi eprorin e tij, Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK), Presidentin Rugova, me pyetjen dilemë: “Ç´të bëjmë?!
Përgjigja e Komandantit ishte e prerë:
“- Se çfarë do të bëni, ju e dini, sepse jeni ushtarakë. Kthim prapa nuk ka. Të gjithë nuk do të vritemi”.
Dhe, gjithçka u qartësua. Pavarësisht rrezikut, lufta duhet të vazhdojë. Kolonel Krasniqi projektoi dhe organizoi përgaditjen e ushtarëve për luftë profesionale. Ushtrimoret e FARK-ut në Qerret të Kavajës; në Laprakë të Tiranës; në Drojë të Mamurrasit; në Kolsh e Kalimash të Kukësit; në Viçidol e Papaj të Tropojës, ishin veprime të ministrit Krasniqi.
Pas ekzekutimit të Kolonel Krasniqit, u pushtuan me gjak, nga bandat e LPK-së, në bashkëpunim me bandat shqiptare të gjeneralit Kudusi Lame, ushtrimoret në Kolsh e Kalimash. U vra, në pritë, edhe kontraktori e garantuesi i kampeve ushtrimore, kukësiani Rushit Elezi. Ndërkohë u provua uzurpimi edhe në Papaj. Por, në saje të Sali Çekaj, Hero i Kosovës, me shokë, dështoi. Megjithatë, dy bandat e cituara, i hodhën në humnerë kontraktuesin tropojan, Muharrem Tafa dhe oficerin drenicar Qazim Jakupi.
4) Ndonëse Koloneli po sfidonte me organizimin profesional, për luftën frontale, banda e LPK-së, u dakordua me krerët zyrtarë të Tiranës zyrtare, “për ta hequr qafe” ministrin e Luftës, Krasniqin! Dora vet, Hashim Thaçi, përmes telefonit, i tha se “me ty shpejt do të mbaroj punë!” Koloneli ishte në Tiranë, në shoqërim me të tjerët, kur dëgjoi telefonatën fatale, kriminale. Dhe, qëllimshëm, e denoncoi, në çast, kërcënimin me jetë, nga i vetëshpalluri “drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së?!”
Një “be” të ngjashme kërcënuese, Thaçi ia kishte bërë edhe ministrit të Informacionit të Republikës të Kosovës, Xhafer Shatrit, kur kishte refuzuar ta dorëzojë Redaksinë Informative të Kosovës, pranë Televizionit Shqiptar. Për organizimin e atentatit, Hashimi ngarkoi komandant Xheladin Gashin. U provua atentati, u plagos roja, në mungesë të Shatrit në zyrën e tij. Xhelua u shpall “Hero i Kosovës”, edhe pse nuk u vra në luftë, vdiq, natyrshëm, në shtëpinë e tij!
5) Në një tubim masiv, në një sallë të madhe, në Suedi, i ngarkuari me Punë të Jashtme, Bardhyl Mahmuti, do të deklaronte, zëshëm, se “Ahmet Krasniqi i ka ditët e numëruara!” Dhe, vërtet, Koloneli u ekzekutua ato ditë.
6) Çarmatosja zyrtare e Kolonel Krasniqit, kontrollimi i banesës së tij dhe survejimi i rreptë, nga SHISH-i Klosit, janë pista domëthënëse, që do të sillnin prova faktike, të një ekzekutimi zyrtar dhe autorët urdhër-dhënës.
Ndonëse xhaxhain e Kolonelit, kaçakun e mirënjohur të Kosovës, Aziz Zhilivoda-Krasniqi, e kisha pritur në konak, qysh në vitet `70-a, në një dhomë studentore, në Tiranë; pastaj kishim vuajtur burgun politik shqiptar, në vitët `70-a dhe 80-a; e kisha vizituar, në shtëpinë e tij në Fushë-Mbret, në Elbasan, në vitet `90-a, ku e ngryste pleqërinë e tij, së bashku me vajzën Mergime, nipërit e mbesat si dhe dhëndrrin historian Mursel Halimi, mikun tim të studimeve, e njoha në Tiranë edhe Kolonel Ahmet Krasniqin.
Ishte kohë lufte, kohë zezonë. Koloneli parandjente vrasjen. Dhe, nuk e fshihte këtë parandenjë ogurzezë. Sa herë bisedonim për luftën, ai thoshte se “do ta bëjmë këtë apo ate, nëse nuk vritëm!” Ishte skajshëm i shqetësuar, madje, jo për jetën e tij, sepse ai ishte një trim i pashoq, sa për rrjedhën e luftës së mëtejme. E lutem të kthehej në Zvicër dhe prej andej të komunikonte dhe udhëzonte kolegët, të cilët, duke qenë në Koshare, ishin më të sigurtë. “Lë të vritëm, por, kurrë nuk largohem nga lufta, që, tashmë, e kemi nisur”, – përgjigjej, prerazi, Koloneli.
Ashtu si Presidenti Rugova, edhe ministri Krasniqi, kurseheshin nga përdorimi i emërtesave FARK apo UÇK, por, thjeshtë, ushtarët i quanin – luftëtarë të lirisë -. Pavarësisht organizimit ushtarak, në Koshare dhe gjetkë në Kosovë, ai e konsideronte ende të pamjaftueshme, për ta quajtur ushtri të mirëfilltë. Kur t`i konsolidojmë e bashkojmë edhe grupet e LPK-së, atëherë do të kemi UÇK-në e organizuar, si në numër, ashtu edhe në përmbajtje.
Kolonel Krasniqi ishte maksimalisht i angazhuar, për bashkimin e faktorit ushtarak shqiptar. Ai ishte gadi ta dorëzonte postin e ministrit, të shërbente si ushtar i thjeshtë, vetëm ky unifikim të bëhej. Dhe, nëse nuk jipte dorëheqje, këtë e bënte nga arsyetimi, se duke qenë në cilësinë e ushtarakut të parë, do t`i kontribuonte më shumë bashkimit ushtarak. Këtë e mendonim edhe ne, miqtë e tij të pahile.
Kolonel Ahmet Krasniqi ishte i sinqertë, deri në qoshet e shpirtit të tij të dlirë. Por, vetëm me pak miq shprehte të vërtetën e hidhur, ndante dilemat e tij. Ai e kishte kuptuar mirëfilli, se zyrtarë me peshë vendim-marrëse në Tiranë, nuk ishin të interesuar për një luftë të organizuar. Ndërsa, në radhët e LPK-së kishte hafije të hershëm të UDB-së dhe të Shërbimeve tjera, po kaq armiqësore ndaj Kosovës.
Realisht, Kolonel Krasniqi e dinte se LPK-ja nuk kishte as kuadro ushtarakë, as ushtarë dhe as politikanë. Pra, nuk përbënte kurrëfarë faktori ushtarak dhe politik. Qëllimi ishte t`i ofronte ata pak njerëz vullnet-mirë, me qëllim të amortizimit të sabotimit të luftës nga disa hafije, të cilët ishin vetemëruar në disa poste kyçe, duke i përcjellur dhe përgjuar nga afër, për t`i bërë sa më pak të dëmshëm, për kauzën tonë të madhe, siç ishte lufta për çlirim.
Ata, me shantazh e kërcënim, uzurpuan LPK-në e vjetër, duke shkarkuar Kryesinë e saj; e morën, dhunshëm, fletushkën “Zëri i Kosovës”; përvehtësuan milionat e gatshme, madje, nga dy Fondet bazë të Mërgatës Shqiptare: Fondi shtetëror i 3 %-it dhe “Vendlindja thërret”. Abuzuan me paranë, duke krijuar dhe paguar bandat vrastare, për kundërshtarët politikë dhe rivalët, kryesisht, kuadro të hershëm të LPK-së.
Rrjedhimisht, një farë “UÇK-je” të LPK-së, që e kishin krijuar disa kuadro të Kryesisë së vjetër, me qëllimin e mirë, për ta futur në luftë, Kryesia e re pengoi angazhimin e saj në luftën e organizuar. Të paktën, katër nga themeluesit e UÇK-së të LPK-së, akuzojnë katër anëtarë të Kryesisë së re, me emër e mbiemër, për sabotimin e luftës, në koordinim me disa Shërbime të shteteve armike ndaj Kosovës: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Kadri Veselin, Xhavit Halitin. Këta akuzohen, me shkrim e publikisht, për tradhti, nga bashkëpartiakët e tyre.
Kundërshtia, deri në zënkë e sharje e Zahir Pajazitit me “shefin e Shtabit të UÇK-së”, Azem Sylën, se “nuk pranoj të komandohem në luftë, nga Hotel “Rogner-i, në Tiranë”, pasoi denoncimin dhe vrasjen në pritë të treshës guerile: Zahirit, Hakifit dhe Edmondit; vrasjen në pritë të komandant Mujë Krasniqit, me 42 ushtarët e tij, në rrugëtimin për të hyrë të armatosur në Kosovë, i cili, shpërfilli pengesën e Shtabit të Rognerit, për luftë; denoncimin, vrasjen në pritë të 23 ushtarëve, plagosjen e shumë të tjerëve dhe zënien robër të tyre, në Lugështajen e Gorozhubit; si dhe të dhjetra rasteve tjera të tadhtisë, janë të përgjakshme e sabotuese të luftës të Shtabit namkeq të Rognerit, me aleatët e tyre, ish-sigurimsa të Enverit, pjesë e Partisë Socialiste.
Të gjithë këtë konspiracion e kishte nuhatur Kolonel Ahmet Krasniqi. Dhe, megjithatë, ishte i vendosur për kundërvënie ndaj armiqëve të Kosovës, madje, deri në sublimitet. Vepra e tij madhore shkrimore, mbi artin ushtarak, është një dëshmi vetëfolëse, për përgaditjen solide profesionale, që kishte ish-Komandanti i Ganizonit të Gospiçit në Kroaci dhe projektuesi i bazës ushtarake teorike dhe praktike, për luftën në Kosovë.
Emri dhe vepra lavdiplote e Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës, do të jetojë në përjetësi!
Komentet