Reformimi i shkollës është një sistem shumëplanësh dhe bashkëpunues i shumë faktorëve e aktorëve, ku japin ndikimin e tyre në forcimin cilësor të arsimit. Realisht sot sistemi që pretendon emrin, nuk po funksionon e për rrjedhojë mekanizmi i drejtimit dhe i menaxhimit subjektiv të arsimit ka ardhur gjithnjë në rënie. Arsimi nuk është një pirg reformash subjektive, që realisht kanë mbetur në letër, por është një projekt inteligjent që kërkon një menaxhim intelektual në rang qarqesh dhe bashkive të vendit.
Drejtimi i shkollës
nuk bëhet as nga militantët dhe as nga mësues të zakonshëm
Jo kushdo mund të bëhet drejtues arsimi, pavarësisht nga dëshira e mirë e njërit apo tjetrit. E parë në këtë këndvështrim mendojmë se militantizmi, e ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor të vendit. Përzgjedhja e kuadrit drejtues të arsimit, i thënçin me konkurs, kanë vepruar, duke emëruar gjithnjë mbi bazën e kritereve të tjera, si ato nepotike, partiake, e pse jo edhe korruptive e servile, të cilat e kanë kompromentuar rëndë realizimin e reformës, duke krijuar kështu mendimin e gabuar se drejtor shkolle, arsimi rajonal apo vendor mund të bëhet kushdo. Në këtë kuptim, është paradoksale dhe i afrohet një shërbim i keq institucionit të arsimit dhe të ardhmes së tij, ku drejtori, që ka fituar të ashtuquajturin konkurs, ka më pak përvojë e përgatitje shkencore e pedagogjike sesa kolegët e tjerë. Është shkruar e shkruhet, është folur e flitet shumë për drejtimin, për drejtuesit e shkollave. Sa e si përzgjidhet drejtuesi? Sa efektiv e mjeshtëror është ai? Faktet dëshmojnë se konkurset apo opinionet, rekomandimet në emërime janë larg atyre që kërkon realiteti, koha, kërkesat në shërbim të reformimit. S’ka më të çmuar e realist se syri i kolektivit. Përse? Zotësia apo specializimi, posti drejtues efektiv rrezaton në kolektiv. Ai që merr postin e drejtorit a të drejtoreshës ka peshën e malit mbi supe. Pra, trinomi: Sinqeriteti, zotësi, dhe përkushtim, ia kalojnë çdo “konkursi”, çdo hamendësimi opinionesh nga lart. “Një shembull në praktikë, – thoshte ideologu i shquar Sami Frashëri,- është më mirë se një mijë fjalë të bukura”. Shembulli rrezaton aftësinë, taktin, vlerat, shpirtin krijues dhe nxit, organizon kolektivin pedagogjik. Drejtuesi me grada e konkurse (Sigurisht edhe këto duhen) por që i mungon shembulli i reformës, sinqeritetit e provat e përditshme si veprimtar, kurrsesi nuk gëzon respektin e trupës pedagogjike. Korrektësia drejtuesit nuk i falet të bjerë në grackën e konfromizmit apo të bajraktarizmit. Drita e dijeve rrezaton, kur udhëheq shembull, me kompetencë, si prijës e masovik. Problemet e sotme të shkollës janë sa të vështira aq edhe emergjente. Të bëjnë përshtypje qoftë drejtues të qeverisë, qofshin drejtues shkollash ku flasin “me duhet” , “duhet”, “edhe duhet”! Koha dhe dukuritë kanë nevojë për veprues reformues, vetëveprues, shëmbëllim në praktikë, takt, durim, e mbi të gjitha masivitet e premtim të punëve me kolegët, me prindërit. Takti i drejtuesit dhe i mësuesit është parësor, ku të shoqëruar me përkushtim e “peshoren” e fjalës, sigurisht të çojnë në arritje. Puna pa zotëruar atë çka e kërkon realiteti e koha ngjan me pemën pa kokrra. Kërkesat e reja kërkojnë përkushtim të ri, vlerësim serioz të dukurive.
Pesha dhe përgjegjësia e një drejtuesi shkolle
është e madhe, ajo kërkon zotësi drejtimi dhe kualifikim të lartë
Shtrojmë pyetjen: -Sa psikolog është drejtori, po mësuesi? Pesha e rëndë në shërbim të edukimit nuk arrihet me konstatime, me këshilla, por me durim, veprim, e mbi të gjitha me zotërim të punëve të njohjes së kolegëve (vlerave e halleve) të njohjes së nxënësve të kulturës e traditave të familjeve të nxënësve. I ashtuquajturi portal “Mësues për Shqipërinë” është huazuar keq në arsim. Është paradoks i vërtetë praktikimi i kësaj formule famëkeqe për mësuesinë shqiptare, ku fare mirë dihet se në Itali dhe në disa vende të BE bazohet në meritë dhe është vërtetë kuptimplotë.
Për Italinë, mësuesit shkojnë ku ka nevojë vendi, sepse mësuesit motivohen dhe u krijohen kushte optimale për punë e jetesë. E kundërta po ndodh në sistemin tonë arsimor ky portal po shërben si fasadë djallëzore e MAS, DARP, DAVP, ku si pasojë ka sjellë një paligjshmëri të vërtetë, që po i bëhet me emërimet dhe shkarkimet e mësuesve.
Me keqardhje shikojmë aty-këtu liberalizëm të theksuar në veprimtarinë mësimore edukative të punës në shkolla shtetërore, ndryshe po ndodh në disa nga shkollat private, ku zotëron rregulli dhe disiplina në kuota optimale. Kurse në disa nga shkollat publike mungon kërkesa unike e llogarisë ndaj nxënësve dhe informacioni i prindërve për shkelje disiplinore në shkolla. Adoleshenca e sotme është futur rrugës inkriminimit dhe prindërit heshtin apo s’dinë të punojnë me fëmijët në aspektin edukativ.
Me keqardhje dëgjojmë çdo ditë ngjarje makabre të adoleshentëve në rrethinat e shkollës dhe jashtë saj, që po trondit çdo ditë mbarë opinionin publik shqiptar. Me keqardhje vëmë re, MAS nuk ka impenjimin e duhur për të parë nëse është e domosdoshme një ndërhyrje e tillë në reformimin e kuadrit drejtues në të gjitha hallkat e sistemit para universitar. Kemi plot raste të vërtetuara, për veprime abuzive, nga media e shkruar dhe auovizive. Me këtë sistem arsimor çdo ditë në rënie, shtrohet detyrë të përzgjedhim drejtues që kanë guxim intelektual, persona jopolitik dhe që janë kundër konformizmit, të jenë racional dhe të realizojnë dy synime te mëdha: Aktin e pastrimit, dhe të ndryshimit, duke filluar nga drejtimi në shkolla, në rang rajonal dhe vendor të vendit. E themi këtë, se kemi drejtues rajonal dhe vendor që kanë hyrë në vitin e tetë apo të dhjetë të punës, pa kontribuar në asnjë fushë të kërkimit shkencor, pedagogjik e didaktik, në një kohë që kemi plot breza të tërë të rinjsh që janë të shkëlqyer në një apo dy mastra shkencorë apo profesionalë, e që mbahen larg institucionit të arsimit rajonal apo vendor të vendit.
Administrata e arsimit
ka shumë shkresa burokratike dhe pak zgjidhje konkrete
Me keqardhje shikojmë një administratë të fryrë rajonale dhe vendore, që fatkeqësisht janë kthyer vetëm në zbatues të shkresave dhe vendimeve burokratike që vijnë nga lart dhe që në shkolla pak ose aspak shkojnë. Çdo gjë ka mbetur në besimin absolut të drejtuesve të shkollave, ndërsa me mësuesit dhe vështirësitë e punës së tij me nxënësit nuk merret askush. Fatkeqësisht, u hoq kontrolli inspektoratit rajonal të arsimit. Mendoj se ishte një gabim i rëndë i MAS. Shpresoj të rikthehet, sepse drejtuesit dhe mësuesit në shkolla do të jenë më impenjativ për punën e tyre mësimore-edukative.
Sado të flasim e të shkruajmë, përsëri është politika që ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar sistemin arsimor, janë simpatizantët drejtues të arsimit që po e mbajnë gjallë politikën e ditës në arsim. Është folur dhe shkruar për ngarkesën mësimore të mësuesit dhe të nxënësit, për peshën e rëndë të çantës, për Altertekstin që është kritikuar gjithnjë dhe Ministria hesht, për librat e mbingarkuara me materiale pa vlerë, për asimilimin e vështirë të marrjes e njohurive, për uljen e numrit të nxënësve në klasa etj. Konkretisht çfarë po ndodh në tekstet shkollore? Ku janë vlerat intelektuale e kombëtare? Po bota akademike pse hesht përballë këtyre fakteve që na shqetësojnë? Vazhdojmë të kopjojmë librat e vendeve të tjera të botës, kur kemi programet tona mësimore edukative, të cilat mund të përshtaten fare mirë, duke ruajtur kulturën, pavarësinë edhe mbi të gjitha vlerat tona të çmuara kombëtare.
Për të shkuar në rrënjët e problemit, duhet të kthehemi tek qëllimi themelor i mungesës totale të menaxhimit intelektual të arsimit, që me keqardhje themi se askush nga drejtuesit qendror apo vendor s’e kanë marrë ende seriozisht dhe të kemi një përgjigje urgjente se si duhet ndryshuar, drejtuar dhe administruar në të ardhmen e shpejtë arsimi ynë kombëtar. Ajo që e vyshk shpirtin e arsimit, pa mëdyshje është politika. Përse? Sloganet boshe, formalizmi, këshillat falsë, fjalori i shthurur e amoral i politikanëve, grindjet e shpifjet e tyre ndaj njeri-tjetrit, ashtu sikurse tik-toku e celulari bëjnë të kundërtën e edukimit, e shfuqizojnë rolin e mësuesit e të drejtimit të shkollës. Fëmijët sot kanë ngarkesë të madhe jashtë librave e punëve të mira në klasë a shkollë. Përse? Shumicën i tërheq shembulli negativ. Pra, sistemi i arsimit kurrsesi nuk përparon pa gjetur “çelësin e shpirtit” të arsimit. Çelësi i shpirtit është dëshmia e suksesit, është shtylla kurrizore e sistemit të arsimit.
Faktet dëshmojnë se çelësi i drejtimit është ndryshkur, ka nevojë të gërshetohet me blerimin e shpirtit në drejtim të dijeve e të edukimit. Sa lexojnë e zbatojnë drejtuesit? Sa fryte u jep ecuria konkrete në shkollë e komunitet? A kanë shkallën e vërtetë të një vatre komunitare: me veprimtari, me dhomë muze, me histori shkolle?! Çdo ditë mbetet që drejtuesit të mbajnë pasqyrë për ecurinë reformuese, mësimore-edukative.
Shërimi më i çmuar i kombit e i brezave është që me zell e veprime konkrete të reflektojnë shpirti i sistemit bashkëkohor të arsimit. Flitet e shkruhet për seminare, për reformim, për evidenca e planëzime, për rolin edukativ të nxënësve. Sigurisht kjo është anë e mirë dhe vlen, por nëse vlerësojmë frytet e gjendjen konkrete e aktuale të arsimit duken sheshazi e në plotësi boshllëku edukativ, formalizmi e burokratizmi pedagogjik janë të veshur me qyrk demokratik. Përse? Nën petkun e lirisë, të lidhjeve të ngushta me nxënësit e të mbajtjes afër mësuesve frenohet, tulatet bien në formalizëm, kurse drejtuesi bie në konformizëm. Pra, nxënësi di të respektohet, vlerësohet, por kurrsesi nuk duhet heshtur e tulatur para dukurive negative, para shfaqjeve të pahijshme, para përsëritjes së gabimeve. Autoriteti, lidhjet formale, mos guximi për t’u përballur e vyshkin, e thajnë autoritetin dhe shpirtin e arsimit. Një i moshuar na tha: ” Arsimi në ditët tona është gati si lisi pa lena e si i sëmuri që i dhemb zemra. Lisi pa lena shpejt mbetët i tharë, i sëmuri rëndë nga zemra shpejt ndërron jetë”.
Zotësia e mjeshtëria pedagogjike e psikologjike e drejtuesit të shkollës dhe e mësuesit matet me punë që bën e frytet që korr me të vështirat, me tipat që sjellin probleme në shkollë në komunitet. Sigurisht që mendja e nxënësit është nën sulmin e internetit, tik-tokut e të plot dukurive negative që shfaqen në ekrane me fjalorin bajat e tepër vulgar, të mjaft politikanëve, deputetëve, analistëve që grinden etj. Sistemi arsimor pretendon emrin, po shpirti i arsimit? Ky shpirt merr jetë nga drejtimi korrekt, krijues e i guximshëm, nga vetëmohimi e vetë kualifikimi, në proces në punën frytdhënëse mësimore-edukative.
Njohja nga Pesë Vendet e BE-së: Parakusht i Domosdoshëm për Avancimin e Kosovës drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO- Nga Prof.Dr.Fejzulla BERISHA
Njohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) që ende nuk e kanë njohur shtetin kosovar është një faktor kyç dhe pengesë domethënëse për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Këto shtete, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të BE-së, janë: Spanja, Sllovakia, Rumani, Greqia, dhe Qipro. Çështja e njohjes së Kosovës ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e politikave të BE-së, duke krijuar një situatë ku një vend anëtar mund të bllokojë përparimin e një shteti të kandiduar. Ky fenomen ka pasur një ndikim të madh në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, dhe gjithashtu në marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera dhe aleatët ndërkombëtarë.
Njohja e Kosovës është një çështje që ka mbetur në qendër të politikës ndërkombëtare, dhe për të kuptuar më mirë si ndikon kjo, duhet të analizojmë disa aspekte kyçe: ndikimi në diplomacinë ndërkombëtare, ngërçet në lidhje me qëndrimet e shteteve të BE-së, ndikimi në mundësitë e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si NATO dhe BE, dhe ndikimet e politikave të brendshme të vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Për të kuptuar pse njohja është kaq e rëndësishme për integrimin e Kosovës në BE, duhet parë se si funksionon procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. BE ka një politikë të përbashkët për shtetet që dëshirojnë të anëtarësohen. Ky proces përfshin disa faza, duke përfshirë hapjen e kapitujve të negociatave, përmbushjen e kushteve të caktuara për çdo kapitull, dhe arritjen e një marrëveshjeje të plotë për bashkëpunim të ngushtë dhe pjesëmarrje të plota në politikat dhe mekanizmat e BE-së.
Njohja e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së është thelbësore për sigurimin e një qëndrimi të unifikuar dhe të bashkërenduar nga ana e BE-së ndaj Kosovës. Mungesa e njohjes ka bllokuar hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim, pasi disa shtete të BE-së, të cilat kanë refuzuar njohjen e Kosovës, mund të përdorin të drejtën e veto për të penguar hapjen e kapitujve të rinj.
Spanja ka qenë një nga shtetet më të mëdha që ka kundërshtuar njohjen e Kosovës, dhe kjo është ndikuar kryesisht nga çështja e Katalonisë. Katalonia, një rajon autonom në Spanjë, ka kërkuar shpalljen e pavarësisë, duke shkaktuar tensione të mëdha me qeverinë e Madridit. Spanja është shumë e shqetësuar që njohja e Kosovës mund të krijojë një precedent për rajone të tjera që kërkojnë pavarësi, si Katalonia, dhe mund të rrezikojë integritetin e saj territorial. Ky qëndrim ka pasur ndikim të madh në BE, pasi Spanja, si një shtet anëtar i rëndësishëm, ka përdorur ndikimin e saj për të bllokuar çdo mundësi për njohjen e Kosovës brenda BE-së.
Në një kontekst të gjerë, Spanja ka theksuar nevojën për një qëndrim të fortë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, duke e lidhur atë me çështjen e Kosovës. Ky qëndrim ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit të Kosovës, duke i dhënë mundësinë Serbisë të mbajë një aleat të fuqishëm në bllokimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
Greqia, po ashtu, ka refuzuar njohjen e Kosovës për një sërë arsyeje, përfshirë çështjet e stabilitetit të Ballkanit dhe ndikimin që mund të ketë një njohje e Kosovës për statusin e disa rajoneve të tjera. Greqia ka pasur një politikë të mbështetjes për Serbinë, për shkak të marrëdhënieve tradicionale të ngushta ndërmjet dy vendeve dhe për shkak të shqetësimeve për minoritetet dhe rrezikun e krijimit të precedentesh të mundshme për kërkesa të tjera territoriale në rajon.
Greqia ka parë njohjen e Kosovës si një rrezik për integritetin territorial të Serbisë, dhe për këtë arsye ka përdorur ndikimin e saj për të bllokuar çdo mundësi për njohjen e Kosovës brenda BE-së. Kjo ka krijuar një situatë ku BE ka pasur një ndarje të brendshme dhe një qëndrim të papajtueshëm për sa i përket njohjes dhe integrimit të Kosovës.
Sllovakia dhe Rumania janë shtete të tjera që kanë kundërshtuar njohjen e Kosovës për arsye të ngjashme me ato të Spanjës dhe Greqisë. Të dy shtetet kanë pasur një qëndrim të fortë pro-Serbisë, duke theksuar që njohja e Kosovës mund të krijojë një precedent për rajonet tjera që mund të kërkojnë pavarësi.
Sllovakia, për shembull, ka theksuar shqetësimin e saj për stabilitetin e Ballkanit dhe për mundësinë që njohja e Kosovës të nxisë tendenca të ngjashme në rajone të tjera. Rumania ka pasur një qasje të ngjashme, duke argumentuar se njohja e Kosovës mund të shkaktojë destabilizim në rajon dhe mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e Rumanisë me Serbinë, një shtet me të cilin ka ndërlidhje historike dhe strategjike.
Njohja e Kosovës është një çështje thelbësore për pjesëmarrjen e saj të mundshme në NATO. Pavarësisht se Kosova është një partner i ngushtë i NATO-s dhe ka bashkëpunuar me Aleancën për shumë vite, njohja e plotë nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s është një kërkesë e rëndësishme për t’u bërë pjesë e Aleancës Atlantike. Disa shtete anëtare të NATO-s, si Spanja dhe Greqia, janë kundër pranimit të Kosovës, duke argumentuar se ky proces do të minonte stabilitetin e rajonit dhe do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet me Serbinë.
Rumania ka qenë një shtet që ka pasur një pozicion të ngurtë kundër pranimit të Kosovës në NATO, duke shprehur shqetësime për mundësinë që ky proces të shkaktojë pasiguri në rajon. Sipas Rumanisë, pranimi i Kosovës në NATO mund të krijonte tensione me Serbinë dhe mund të rrezikonte ekuilibrin e sigurisë në Ballkan. Ky qëndrim ka pasur një ndikim të madh në mundësitë e Kosovës për të u bashkuar me NATO-n, duke ndikuar në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Aleancës Atlantike.
Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme diplomatike për të ndryshuar qëndrimet e shteteve që ende nuk e kanë njohur, përmes fushatave ndërkombëtare dhe aleancave strategjike. Kosova ka përdorur mbështetje të fuqishme nga aleatët ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë pasur një angazhim të fortë për të mbështetur njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
Njohja e Kosovës nga këto shtete është një çështje kryesore në procesin e dialogut me Serbinë, i cili është ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga ShBA. Kosova ka qenë e angazhuar për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë, që mund të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, shtetet që ende nuk kanë njohur Kosovën kanë përdorur këtë si një kartë të fuqishme për të ushtruar presion ndaj Kosovës dhe për të kërkuar koncesione nga ana e Kosovës dhe Serbisë.
Në përfundim, njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur është një çështje kyçe për përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Pavarësisht përpjekjeve të Kosovës dhe diplomacisë ndërkombëtare, kjo çështje mbetet një pengesë e madhe dhe një burim tensionesh brenda BE-së. Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë një politikë diplomatike të angazhuar, duke mbështetur aleancat ndërkombëtare dhe duke kërkuar mundësi për të arritur njohjen nga shtetet që ende janë të ngurtë në qëndrimet e tyre.
100.000 njerëz kanë demonstruar në qendër të Beogradit, studentë dhe qytetarë të tjerë, kundër Vuçiqit dhe qeverisë së tij. Protestat po e tronditsin qeverinë serbe, si do veprohet më tej?
Në qendër të Beogradit u mblodhën të dielën (22 dhjetor) mbi 100.000 njerëz, njoftoi Arkivi i Tubimeve Publike, i cili merret me numërimin dhe llogaritjen e numrit të demonstruesve në tubime të ndryshme. Kjo e bën këtë edhe tubimin më të madh në Serbi që nga 5 tetori i vitit 2000 kur u rrëzua Millosheviqi nga pushteti. Ndërsa policia flet për 30 mijë pjesëmarrës, e këtë e tha edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Është e qartë se thirrjes së studentëve që po bllokojnë fakultetet iu përgjigj një numër i madh i qytetarëve, të cilëve në protestë iu bashkuan edhe fermerët. Masiviteti i protestave është elementi që bie më shumë në sy, ndërkohë që shpresa kryesore e autoriteteve ishte shuarja graduale e protestave studentore, që filluan para disa javësh.
Arrestoni traktorin!
[“Duart i keni të përgjakura”, një prej motove të protestës në Serbi]
Protesta kaloi pa incidente të mëdha, por gjatë ditës ishte evidente se qeveria po përpiqej në mënyra të ndryshme të parandalonte një reagim më të madh të qytetarëve. Kështu që qëllimisht u ndalën trenat për në Beograd dhe autobusët.
Paranoja ishte e dukshme edhe gjatë “arrestimit të traktorit” të Zlatko Kokanoviqit, nga iniciativa “Ne damo Jadar” (Nuk e japim Jadar). Ai u bllokua në afërsi të sheshit Slavija, ndërsa policia e hoqi traktorin për gjoja parkim të paligjshëm.
E teksa qytetarët po përgatiteshin për protestën, Vuçiqgjatë ditës hapi pjesën e autostradës nga Krushevci për në Vërnjaçka Banja, ndërsa vëzhguesve të kujdesshëm nuk iu shpëtoi fakti që presidenti shoqërohej nga ambasadoriamerikanChristopher Hill.
Vuçiq përsëriti qëndrimin e tij se “nuk do t’ia dorëzojë askujt pushtetin pa zgjedhje, nuk ka bir nëne që do ta marrë pa zgjedhje sa të jem gjallë. Ju mund të më vrisni, por pa zgjedhje nuk do të merrni pushtetin”. Në mbrëmje, Aleksandar Vuçiq mbajti një fjalim ku tha se “një tubim jashtëzakonisht i madh është mbajtur në Beograd. Ata janë të orientuar nga opozita, por unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjoj se çfarë mendojnë të tjerët”, tha Vuçiq. Por ai theksoi se “nën flamurin serb duhet të të bashkohemi rreth qëllimeve themelore”.
Nuk ka tërheqje
Protesta masive ishte kulmi i bllokadave disajavore të fakulteteve dhe shkollave të mesme në Serbi. “Ky tubim i përmbushi pritshmëritë”, tha për DW Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike. “Ishte një demonstrim praktik i mbështetjes për kërkesat e studentëve. Po ashtu është treguar se kur ka një organizim të mirë dhe kur ka një pjesëmarrje të madhe, atëherë nuk ka incidente, rrahje, apo tentativa për të ndërprerë me dhunë tubimin”, thekson Popoviq. Sipas tij, autoriteteve u është treguar se njerëzit “duan drejtësi”.
“Këtu po ndodhin tragjedi që janë rezultat i mosveprimit të shtetit. Mendoj se Novi Sadi është pika e fundit në kupën e mbushur. Një tubim i tillë masiv është një mesazh shumë i qartë për autoritetet se dhembja ka shkuar deri në palcë. “Jemi me shpatulla pas muri, nuk ka më vend për tërheqje”, shton ai.
Artikulimi politik i protestës
Që nga fillimi i protestave studentore, ka rënë në sy distancimi i tyre nga partitë politike. Por shumica e opozitës mbështet kërkesat e studentëve. Tani pyetja kryesore është: Edhe sa kohë mund të bëhet presion ndaj qeverisë dhe si do të përfundojnë protestat e studentëve? Popoviq thotë se protestat në një moment duhet të artikulohen politikisht, nëse duam ndryshime. “Ka ide të ndryshme, por pa një opozitë të organizuar mirë politike nuk shoh asnjë mundësi për zgjidhje. Opozita duhet të jetë gati sepse në një moment kjo do të duhet të kapitalizohet politikisht. Qeveria do t’i shuajë protestat, por mendoj se kjo energji nuk do të shuhet lehtë”, tha Popoviq për DW.
Dy skenarë (të pa)mundshëm
Aktualisht po kristalizohen dy skenarë të mundshëm: greva e përgjithshme dhe qeveria tranzitore. Presidenti i Serbisë refuzon kategorikisht mundësinë e një qeverie tranzitore. Ndërkohë që edhe greva e përgjithshme është e diskutueshme, sepse në Serbi ka shumë sindikata që janë të përçara mes vete. Qeveria tranzitore për Vuçiqin do të ishte një njohje e kapitullimit, ndaj ai me siguri që nuk do ta pranojë. Ndërsa skenarët e tjerë akoma nuk janë të kristalizuar se si mund të realizohen. Por energjia për protesta akoma është e madhe, madje po shtohet./DW
Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të huaj mbizotëruese në Siri, në kurriz të Iranit dhe aleates së tij, Rusisë.
Turqia dhe Irani kanë garuar për vite kundër për ta shtrirë ndikimin e tyre në Kaukazin Jugor dhe duket se rivaliteti mes tyre tani ka shkuar deri në Levant.
“Republika islamike ka pasur shqetësime të jashtëzakonshme lidhur me ndikimin turk në Siri, qoftë ekonomik, politik apo ushtarak, edhe shumë kohë para rënies së Assadit. Por, me humbjen e aleatit të vetëm shtetëror të Iranit në rajon, këto shqetësime pritet të shtohen çdo herë e më shumë”, tha Behnam Taleblu, analist për Iranin në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD), me seli në Uashington.
Megjithatë, ekspertët thonë se profili gjithnjë në rritje i Turqisë në Siri, në dëm të Iranit, nuk do të thotë patjetër se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Teheranit do të preken në mënyrë të ndjeshme.
Çfarë kërkon Turqia?
Pas fillimit të luftës civile siriane në vitin 2011, Irani dhe Rusia e mbështetën Assadin, ndërsa Turqia i mbështeti grupet rebele që e kundërshtuan sundimin e tij.
Irani kishte nevojë që Assadi të qëndronte në pushtet për ta përdorur Sirinë si platformë për t’i financuar dhe armatosur partnerët dhe përfaqësuesit e vet, veçanërisht grupin libanez Hezbollah.
Për Rusinë, sundimi i Assadit ua mundësonte Moskës ta mbante bazën ajrore Hmeimim dhe bazën detare në Tartus, duke i siguruar asaj qasje më të lehtë në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Detin Mesdhe.
Nga ana tjetër, Ankaraja në Siri e donte një qeveri në më të përshtatshme me vizionin dhe politikat e saj rajonale, veçanërisht ato që do t’i frenonin grupet kurde në verilindje të Sirisë. Një koalicion partish kurde, përfshirë Partinë e Bashkimit Demokratik (PYD), udhëheq Administratën Autonome të Veriut dhe Lindjes së Sirisë.
Krahu i armatosur i PYD-së, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), i udhëheq Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga SHBA-ja.
“Turqia i ka pasur tri shqetësime kryesore në Siri: luftimin e YPG/PYD, mundësimin e kthimit të refugjatëve sirianë në Siri dhe parandalimin e flukseve të mëtejshme të refugjatëve drejt Turqisë”, tha Daria Isachenko, eksperte për Turqinë në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
Rënia e Assadit më 8 dhjetor ka ndalur fluksin e refugjatëve drejt Turqisë, por “dy shqetësimet e para mbeten”, shtoi Daria Isachenko.
Siria tani kontrollohet praktikisht nga organizata e shpallur terroriste nga SHBA-ja, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), dhe aleatët e saj – disa prej të cilëve janë të lidhur me Turqinë, rivalin e Iranit.
Isachenko thotë se ndikimi në rritje i Turqisë në Siri mund ta forcojë edhe më tej pozicionin e Ankarasë në Detin Mesdhe, nëse Turqia e nënshkruan një marrëveshje detare në stilin e Libisë me autoritetet e reja në Damask.
Rruga përpara
Rritja e prestigjit të Turqisë dhe dobësimi i pozicionit të Iranit në Siri mund të kenë pasoja për zhvillimet në Kaukazin e Jugut, ku Irani, Rusia dhe Turqia luftojnë për ndikim.
Ekspertët thonë se derisa bisedimet në Astana – një format i sponsorizuar nga këto tri vende për t’i dhënë fund konfliktit në Siri – mund të kenë dështuar, ato prapëseprapë shërbyen si një platformë për menaxhimin e interesave të ndryshme.
“Koordinimi dhe konsultimi për menaxhimin e konflikteve midis Turqisë dhe Iranit, si dhe Rusisë, në Lindjen e Mesme dhe Kaukazin e Jugut nuk duhet përjashtuar”, tha Daria Isachenko.
Ajo shtoi se edhe në Siri, Turqia dhe Irani mund të gjejnë disa interesa të përbashkëta, si për shembull gjetja e një kundërshtari të përbashkët si Izraeli, i cili ka hyrë në territorin sirian menjëherë pas rënies së Assadit.
Megjithatë, disa argumentojnë se Teherani do të përpiqet ta minojë ndikimin e Turqisë në Siri, me shpresën për ta shndërruar vendin në të ashtuquajturin “bosht i rezistencës” – rrjeti i lirë i aleatëve dhe përfaqësuesve rajonalë të Iranit.
“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike do të kërkojë mënyra për ta kthyer ndikimin në Siri”, tha Behnam Taleblu nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive (FDD).
Çështja kurde
Mbështetja e SHBA-së për Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, është dobësuar vitet e fundit për shkak të një kombinimi faktorësh, përfshirë tërheqjen e shumicës së trupave amerikane në vitet 2018 dhe 2019 dhe presionin nga aleati i NATO-s, Turqia.
Ankaraja, e cila kreu një inkursion në Sirinë veriore në vitin 2019 kundër forcave kurde, tani është në një pozicion të fortë për të sfiduar më tej kurdët, thonë ekspertët.
Që nga rënia e Assadit, grupet rebele të mbështetura nga Ankaraja janë përplasur me forcat kurde dhe kanë marrë qytetet Manbij dhe Tarafat, të cilat më parë ishin nën kontrollin kurd pranë kufirit me Turqinë.
Wladimir van Wilgenburg, një analist me bazë në Kurdistanin irakian, i cili është bashkautor i librit për kurdët sirianë, thotë se prania e 900 trupave amerikane që kanë mbetur mund të ofrojë një farë lloj mbrojtjeje për kurdët, por situata mbetet e pasigurt.
“Administrata e re në Damask ka gjasa të parapëlqejë marrëdhëniet me Turqinë e jo me SDF-në”, tha ai.
“Situata është e vështirë për kurdët, përveç nëse arrijnë një marrëveshje me HTS”, sipas tij.
Lideri i HTS-së, Ahmad al-Sharaa, i njohur më parë me emrin e luftës Abu Muhammad al-Jolani, dëshiron t’i bashkojë të gjitha grupet e armatosura në Siri nën një flamur të vetëm. Por, nëse SDF-ja do të bashkohej, kjo do të ishte fundi i autonomisë kurde në Siri, thotë Wilgenburg.
Radio Evropa e Lirë
Nga problemet me Kosovën te tragjedia e Novi Sadit, media kroate: Vuçiçi është tronditur, Serbia hyn në vitin e ri në një krizë të rëndë
Pas tragjedisë në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona, është e sigurt se Serbia, me gjithë përpjekjet e qeverisë për të mohuar përgjegjësinë për aksidentin dhe për temat e imponuara ekonomike, rritjen e pagave, pensionet apo investimet e huaja, të hyjë në vitin e ardhshëm me barrën e krizave të rënda sociale dhe politike, shkruan media kroate Index.
Vdekje nën një grumbull hekuri dhe korrupsioni
Kur 15 njerëz u vranë në një moment nën një grumbull hekuri, betoni dhe xhami në stacionin hekurudhor të rindërtuar së fundmi në Novi Sad, dhe dy u plagosën rëndë me pasoja të përhershme, zemërimi u derdh në rrugët drejtuar qeverisë. të cilin aktivistët e shoqërisë civile dhe opozita e mbajnë si fajtorin kryesor.
Ata e shohin aksidentin si një krim të shtetit si pasojë e neglizhencës, pakujdesisë, papërgjegjshmërisë, korrupsionit dhe mënyrave për të bërë marrëveshje korruptive.
Autoritetet nuk i perceptojnë protestat si një rebelim qytetar, por i shohin si “shkaba” të opozitës dhe përpjekje për të rrëzuar qeverinë dhe presidentin. Megjithatë, kur studentët iu bashkuan protestave duke bllokuar të paktën 40 fakultete dhe rektorë në të katër qendrat universitare, duke marrë gjithnjë e më shumë mbështetje dita-ditës, u paralajmërua një atmosferë krejtësisht tjetër në shoqëri, por edhe presionet ndaj qeverisë dhe krizës. , do të jetë krejtësisht ndryshe. me sa duket, ato kalojnë në vitin 2025.
Aq më tepër që studentët filluan të marrin mbështetjen e sindikatave, dhe Shoqata e Artistëve Dramatikë qëndroi pranë tyre, duke u bërë thirrje aktorëve të nderojnë viktimat e Novi Sadit me 15 minuta heshtje para çdo shfaqjeje në teatrot e tyre, gjë që do të ndihmonte. rebelimi i studentëve në luftën për shoqëri më të mirë dhe më të drejtë mund të japë një vrull shtesë.
Ndërkohë që protestat vazhdojnë, në javën e dytë të dhjetorit, një nga dy tragjeditë e majit të vitit të kaluar – dy vrasjet masive në shkollën “Ribnikar” dhe fshatrat përreth Beogradit – mori epilog gjyqësor.
Vrasësi masiv Uroš Blažić u dënua në shkallën e parë me dënim maksimal prej 20 vitesh burgim dhe për shkak të peshës së krimit, ka pak mundësi që ai të rrëzohet në gjykatën e apelit.
Asnjë hap përpara në integrimin evropian
Serbia as vitin e fundit nuk ka lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen vizitoi Beogradin në tetor dhe, ndonëse foli pozitivisht për rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian, ajo tha se anëtarësimi në Union mbetet një “proces i bazuar në merita” dhe se secili vend zgjedh shpejtësinë dhe cilësinë e rrugës.
Më vonë doli se në raportin e tij të rregullt vjetor, Komisioni Evropian nuk kishte deklaruar progres, përkundrazi. Ajo veçanërisht nuk e ka parë në politikën e jashtme dhe të sigurisë, me vlerësimin se shkalla e përputhshmërisë me BE-në ka mbetur e pandryshuar.
Marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë
Marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë janë një shqetësim i veçantë për KE-në, kryesisht në shmangien e Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe afërsisë me Kinën. Kritikat janë gjithashtu të forta në vend, sepse opozita dhe ekspertët tregojnë për favorizimin e Kinës në shumë projekte infrastrukturore jotransparente në Serbi.
Ndërkohë, Beogradi i dërgon mesazhe publikut vendas dhe ndërkombëtar për politikën e pavarur dhe pavarësinë e vazhdueshme, duke këmbëngulur se ulet “vetëm në një karrige serbe” dhe se nuk heq dorë nga miqtë e tij tradicionalë Rusia dhe Kina në angazhimin e saj strategjik. për anëtarësimin në BE.
Klasteri 3 nuk është hapur ndërkohë për shkak se ambasadorët e vendeve të BE-së nuk janë pajtuar as në seancën e fillim dhjetorit. Kundër saj ishin tetë anëtarë – Holanda, Suedia, Finlanda, Bullgaria, Kroacia dhe shtetet baltike.
Komisioni Evropian në raportin e tij thekson se nuk ka parë përparim në sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave, por është vënë në dukje se kriminelët e dënuar të luftës ende shikohen pozitivisht në Serbi.
Nuk ka progres për çështjen e Kosovës
Dialogu me Kosovën, një nga pikat kyçe të agjendës së progresit të Serbisë drejt Bashkimit, është ende në bllokim dhe pa rezultatet e pritura, por me tensione shtesë.
I fundit në seri është shpërthimi në kanalin ujor Ibër-Lepenac, të cilin Prishtina e konsideron si “akt terrorist” për të cilin është përgjegjës Beogradi zyrtar. Autoritetet serbe mohojnë çdo përfshirje dhe kërkojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar.
Përveç kësaj, Beogradi nuk ka ngritur ende akuza kundër Milan Radojicic, i cili mori përgjegjësinë për konfliktin e vitit të kaluar midis një grupi paraushtarak serb dhe policisë së Kosovës, kur u vranë një polic i Kosovës dhe tre serbë nga veriu i Kosovës.
Ambiciet në rajon
Marrëdhëniet e Serbisë në rajon, veçanërisht me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë fqinje, karakterizohen nga një retorikë politike reciproke e ashpër, herë pas here incidente, por pa pasoja dramatike për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat nuk mund të thuhet se janë përmirësuar efektivisht, por edhe kanë mbetur prapa.
Kështu, në Beograd vendimi për emërimin e eurodeputetit kroat Tonin Pucula si raportues i PE për Serbinë u prit keq.
Kreu i shtetit serb ndër të tjera tha se Picula para se të vijë në Beograd duhet të kërkojë falje për atë që ka thënë për Serbinë dhe se për të duhet folur me shumë më shumë respekt sepse ai udhëheq politikë antiserbe.
Picula u përgjigj se qeveria në Serbi shpesh shfaq tendenca autoritare dhe anti-evropiane dhe se negociatat e pranimit nuk do të përfundojnë derisa marrëdhëniet të ndryshojnë, duke përfshirë skenën mediatike që kontrollohet kryesisht nga partia në pushtet.
Marrëdhëniet serbo-kroate u pasuan edhe me një aferë të supozuar spiunësh, pasi mediat e Beogradit në fund të gushtit njoftuan se “është arrestuar një spiun kroat”, dhe këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq.
Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane njoftoi se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me rastin apo konfirmim se “ka ndodhur me të vërtetë”.
Në qershor, Parlamenti Gjithëserb u mbajt si një shoqatë institucionale e përfaqësuesve politikë të popullit serb në Serbi, Republika Srpska, Federata e Bosnje dhe Hercegovinës, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, si dhe përfaqësues të tjerë në botë me synimi i “krijimit të përbashkët të politikës kombëtare”.
Një nga mesazhet ishte se populli serb përfaqëson një entitet të vetëm dhe në Deklaratën e miratuar thuhet se ky parlament nuk e përkrah Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u votua në Kombet e Bashkuara në fund të majit.
Parlamenti shkaktoi reagime dhe zemërim të përzier në rajon, me BE-në dhe SHBA-në që tërhoqën dënime të heshtura dhe Departamenti i Shtetit u bëri thirrje udhëheqësve politikë në rajon që “të përdorin më mirë takimet e tyre për të promovuar stabilitetin dhe pajtimin rajonal”. bw
Serbia pa marrë përgjëgjësinë dhe pa pranuar fajin, është i pakuptimtë vazhdimi i dialogut- Nga Skënder MULLIQI
Jetojmjë në një kohë kur shumë njerëz të liqë kan arritur në majat e pushtetit të shume shtetëve .Për fat të keq nuk po mungojnë narcisoidet dhe të qmendurit politikë.Rusët dhe serbet dhëmbje të mëdha ju kan shkaktuar historikisht popujve fqinj. Marshimi makabër pas “botës ruse” dhe pas “ botës serbe” kan lënë vetëm varre!Ideologjia Serbomadhe –e riemërtur “bota serbe” , është e gjallë dhe në luftë kunder popullit shqiptarë dhe të tjerëve në rajon.Kjo ideoloogji është instaluar në nivelin kulturor , akademik , mediatik dhe ekonomik.180 vite nga Naçertania në botën serbe, serbët nuk hoqën dorë nga skllavërimi i popullit shqiptarë .Për të gjitha viktimat e luftës fajin e mbartë vetëm Serbia.Fatkëqësisht ky shtet më Vuqiqin në krye një terrorist i thekur,nuk ka shënja të marrjës së përgjegjësisë dhe pranimit të fajit për të gjithë viktimat e një lufte të pakuptimit e shumë agresive e kriminale më shpërbërjën e ish-Jugosllavisë.Duke mos e pranuar fajin dhe pa marrë përgjëgjësinë , nuk ka vazhdim të dialogut si qasje për normalizim dhe pajtim midis shqiptarëve dhe serbëve siq po kërkojnë ndërkombëtaret.Serbët kan bërë shumë gjëra të liga , dhe po vazhdojnë edhe sot duke nxitur luftë në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe në Maqedoninë e veriut.
Kjo po bëhët në mënyrë shumë tinzare dhe hipokrite nga pushteti i Vuqiqit, i cili po përdorë rrenën historike serbe karshi faktorit ndërkombëtar, gjoja për kooperim, e më gjithë forcën po punon për Rusinë e Vuqiqit, aleatin e saj natyror.Shqiptarët kurrë nuk hartuan elaborate të formës qfarosese ndaj serbëve si Naqertanije as memorandum të SANU, as botën shqiptare , e cila në fakt edhe na takon ta kërkojmë , për faktin madhor së shqiptarët janë të lidhur në mënyrë natyrore, pa asnjë pretendim territorial ndaj askujt.Territorët shqiptare u ndanë padrejtësishtë në 5 shtete nga Fuqite e Mëdha të kohës, dhe këto pjesë të ndara të trungut të lashtë ilirik duhet të bashkohën për ekzistencën e shqiptarëve si entiteti më i lashtë në Ballkan dhe më gjerë.Serbët duke u bazuar në elaboratet fashiste kan vrarë , masakruar dhe djegur çdo gjë të shqiptarëve, të cilët i kan pasur vendbanimet e tyre deri në Nish.Serbia e Vuqiqit, nuk është për dialog për normalizim të marrdhwnjve së nuk po e pranon realitetin së Kosova është shtet sovran dhe i pavaruar.Dhe, këtë e ka arritur pas një lufte titanike më shumë viktima njerëzore e materjale në luftën e fundit çlirimtare.Dhe, dialogu është i pakuptueshem të vazhdohet më Serbinë e cila nuk është në rrugën e Zotit.
Serbët po tregohen majmun dykëmbësh, bisha, e jo njerëz.Sikur të ishin njerwz nuk do të kërkon prapw luftë më shqiptarët, nuk do të kërkonin territore që nuk i kan pasur kurrë të vetat.Dwklarata e fundit e Vuqiqit është së dialogu nuk mund të zhvillohet, se gjoja serbët po largohen më dhunë nga Kosova dhe rrena të tjera, që nuk i han as qeni.Ky vetë i ka nxjerrw serbët nga institucionet e Kosovës,ka kërkuar bojktim të zgjedhjeve më motivacion të formon Asociacion famoz, e pastaj të formon organet ekzekutive serbe në lidhje direct më Beogradin zyrtar.Dhe, veq budallënjët mund të mos e dinw, se Serbia po dëshiron shkëputjen e veriut duke e vendosur nën juridisionin serb, e asnjë asociacion që nënkupton kontrollin e Prishtinës zyrtare .Ky riaktualizim nga BE-ja i temës së asociacionit është fund e krye tendencioz dhe në dëm të madh të Kosovës.As që duhet diskutuar pos asociacionit kulturor, ndonjë formë tjetër.Plani I Ahtisarit ishte kompromisi më i madh, dhe qdo kompromis tjetër, është në kundërshtim të madh më shtetësinë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial.Serbia as që preferon rrugën evripiane , që BE-ja po vrapon pas Serbisë të Vuqiqit.Kujt ti beson sot BE-a? Një ish krimineli të luftës dhe tash një terroristi serbomadh, i cili është protagonisti kryesor e dy akteve të fundit terroriste në veri të vendit.Evropa duhet të largohet nga hilet e moqme nese mendon më i pwrtrijë, se nuk përkojnë as në kohë dhe as më realitetin , dhe as që ka qenë Kosova kurrë pjesë e Serbisë.Me duket së nuk duhet vazhduar procesi i dialogut më një armik të përbertuar.Pse të vazhdohet të bisedohet më grupin e kriminelëve tw luftës?Këta nuk janë për paqe dhe për prosperitet të rajonit, nuk janë as për normalizim të marrdhënjwve më Kosovën, janë për luftë,se nuk kan mundësi kriminelwt e luftës të shkëputen nga etja për gjak të ri.Këta janë njerëz të rrezikshem, që duhet ndalur më qdo kusht, se çdo veprim tjetër Ballkanin e dërgon në luftëra të përgjakshme.Me përsonat e dhunshem të cilët trurin e kan jashtë kontrollit, nuk ke qka pret ndonjë të mirë.Njeriu i retarduar si Vuqiqi nuk o duhet në proceseve tw BE-së.Vuqiqi është pengesa më e madhe sot e paqws.Është një kukull i Putinit që po i zbaton urdhërat e tij për luftë në Ballkan…
Vetëm universiteti me kërkim shkencor të fuqishëm është tërheqës për studentë të vendit dhe të huaj – Nga Myqerem Tafaj
Ditët e fundit u hap një diskutim shumë i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë shqiptar. E konsideroj të rëndësishëm këtë hap, sepse ai është një reflektim ndaj një realiteti të hidhur demografik të dekadës së fundit, i cili ka cuar në pakësimin drastik të grupmoshës 15-35 vjeç. Për rrjedhojë po zbrazen me shpejtësi shkollat dhe universitetet e vendit, jo vetëm në rrethe, por edhe në Tiranë.
Përvec largimit nga vendi, në këto 12 vite është ulur me 8% (nga 94% në vitin 2013 sot është 84-85%) përqindja e nxënësve që vijojnë arsimin e mesëm, një regres ky për një vend që synon të pranohet në familjen e vendeve të BE. Kjo ulje lidhet me rritjen e varfërisë dhe ka prekur shtresën më të varfër dhe zonat më të varfëra të vendit. Për një vend si Shqipëria që synon të antarësohet sa më shpejt në BE dhe familjen e vendeve të zhvilluara cdo i ri dhe e re në moshën 18-19 vjec duhet të këtë përfunduar arsimin e mesëm ose atë profesional, pra arsimi i mesëm duhet të jetë i detyrueshëm.
Ky diskutim publik është i rëndësishëm për shfrytëzimin e kapaciteteve të konsiderueshme njerëzore dhe infrastrukturore të krijuara në sistemin e arsimit të lartë, të cilët përbëjnë një pasuri të madhe kombëtare e kërcënuar nga nënshfrytëzimi i saj në dobi të zhvillimit të vendit, cka do të ishte një humbje e madhe për vendin.
Qasja e këtij diskutimi mendoj se është e jo e plotë, sepse i mëshon vetëm anës së dobisë që i sjell vendit tërheqja e studentëve të huaj, dhe shumë më pak anës tjetër, madje më të rëndësishme, si dhe kur bëhet tërheqës një universitet shqiptar për studentët, më së pari shqiptarë, pastaj për ata të huaj.
Unë po japë disa mendime modeste pikërisht për këtë aspekt, pra cfarë ndryshimesh duhet të ndodhin në universitete, në mënyrë që ato të bëhen tërheqëse për studentët tanë dhe të huaj.
Megjithëse prirjet e studentëve në përzgjedhjen e universiteve dhe programeve janë ende jo aq të konsoliduara, mund të vecojmë disa prej tyre. Vihet re se maturantët tanë më të mirë kërkojnë universitete dhe programe me cilësi të nivelit internacional. Prandaj shumica e tyre zgjedhin universitetet prestigjioze në vendet e tjera. Grupi tjetër i maturantëve të mirë ose mbimesatar orientohen në programe studimi për profesione që i kërkon edhe tregu internacional i punës (profesionet e shëndetësisë, IT dhe ato inxhinierike). Grupi i tretë i maturantëve me rezultate afër mesatares dhe nënmesatare janë të zhgënjyer me veten, pa besim në vetvete, pa ambicie për formim solid universitar, dhe, për rrjedhojë, më pak të orientuar në përzgjedhjen e programeve. Shpesh maturantët e këtij grupi përzgjedhjen e programeve të studimit ia besojnë shokëve të tyre të klasës me rezultate të larta, prindërve ose mësuesve. Ndërsa maturantët me rezultate të ulta përgjithësisht vijojnë studimet e larta pa ambicie, pa orientim për tu punësuar në atë fushë, madje, fatkeqësisht, edhe për status social (“të kem shkollë të lartë”) në familje dhe rrethin e tyre shoqëror. Ndërsa dy grupet e para të maturantëve kërkojnë cilësi dhe nxitin rritjen e nivelit të universitetit, këto dy grupet e fundit të studentëve nuk e nxitin rritjen e cilësisë së universitetit. Me këtë risk ballafaqohen sot jo vetëm programet jo universitare profesionale 2 vjecare, por edhe shumë programe Bachelor dhe Master që kanë studentë të nivelit nënmesatar.
Por universiteti zhvillohet dhe është konkurues edhe në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë kur ka si objektiv madhor ofrimin e programeve dhe diplomave cilësore që kërkojnë studentët e interesuar për formim solid universitar, i cili i përgatitë/armatos ata me dije, kompetenca dhe aftësi për jetën dhe për garën e fortë në tregun e punës, të vendit dhe atë internacional. Ky është objektivi madhor i një universiteti. Këtë nivel internacional të universitetit e kërkojnë studentët cilësorë, shqiptarë dhe të huaj.
Studentët e huaj kur zgjedhin një universitet të huaj për të studjuar, nisen, më së pari, nga fakti nëse universiteti dhe programi kanë akreditim internacional ose të njohur në shkallë internacionale; nga vendi ku është rankuar universiteti në rankimet e njohura internacionale të universiteteve, njohja internacionale e programit në fjalë, cilësia, si dhe kompetencat/aftësitë që fiton studenti. Sigurisht, për të rinjtë studentë ka rëndësi edhe cilësia e jetës studentore që afron vendi ku ata do të studjojnë, si dhe mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve universitare. Shqipëria është në Europë, ka një pozicion të mirë gjeografik (brenda 3-4 orëve arrin me avion në cdo kryeqytet të Europës), klimë shumë të mirë, mundësi të mira punësimi për studentët gjatë kohës së studimeve, por, fatkeqësisht, është bërë një vend me kosto të lartë të jetesës për studentët.
Pyetja është shumë e thjesht, pse një student i huaj duhet të zgjedhë të studjojë në një universitet shqiptar dhe jo në universitetet e Zagrebit, Ljubljanës, Beogradit apo Novisadit, kur këto universitete janë brenda 1000 universiteteve më të mira të botës, ndërkohë që akoma asnjë universitet shqiptar nuk klasifikohet brenda 1000 universiteteve më të mira të botës?
Pa hyrë në kritere dhe standarte të tjera, mjaftojnë këto që përmendëm me lart për të kuptuar se pse universitetet tona kanë shumë për të bërë/përmirësuar, për të arritur standarte ndërkombëtare të cilësisë, në mënyrë që ato të bëhen tërheqëse për studentët cilësorë shqiptarë dhe sidomos ata të huaj. Por ky ndryshim nuk mund të bëhet vetëm nga universitetet. Duhet një politikë qeveritare e arsimit të lartë, përmes së cilës universitetet mbështeten fuqimisht për të bërë një hop cilësor për ndërkombëtarizimin e diplomave dhe të veprimtarisë së kërkimit shkencor.
Për të përbushur këtë objektiv, është e domosdoshme një reformë e vërtetë dhe tërësore e sistemit të arsimit të lartë. Kjo reformë kërkon të paktën dyfishimim e investimit buxhetor dhe privat dhe duhet të ketë objektiva e prioritete të vecanta/diferencuara sipas statusit të institucioneve të arsimit të lartë (IAL), do të thotë të universiteteve, kolegjeve universitare, akademive dhe kolegjeve të larta profesionale.
Prioriteti kyc për IAL me status “universitet” duhet të jetë transformimi i tyre real në “Research-based university”, cka kërkon jo vetëm një mbështetje të madhe financiare, por edhe një reformim të thellë të brendshëm të universitetit në të tre shtyllat e misionit të tyre, mësimi, kërkimi, transferimi i njohurive e inovacionit, si dhe në modelin e vetqeverisjes e të manaxhimit të tyre. Për IAL me statusin e kolegjeve universitare dhe akademive duhen përcaktuar prioritete të tjera që synojnë kryesisht internacionalizimin e programeve të studimeve.
Kjo iniciativë duhet mbështetur përmes një politike qeveritare të mirëstudjuar, investimeve të rritura si dhe me asistencë internacionale. Mendoj se gatishmëria e Bankës Botërore (BB) për të afruar asistencë për reformimin e sistemit të arsimit të lartë për dekadën tjetër duhet shfrytëzuar, pasi BB zotëron një expertizë të nivelit shumë të lartë në reformimin e arsimit të lartë dhe shkencës.
Kuadri ligjor dhe nënligjor aktual për sistemin e arsimit të lartë nuk krijon hapësirë të plotë për një reformë të tillë. Ai duhet ndryshuar dhe modernizuar, sipas përvojës së vendit tonë por edhe asaj të vendeve të zhvilluara.
Por detyra më e parë i takon qeverisë, për të rritur me shpejtësi investimin për kërkimin shkencor, në mënyrë që të intensifikohet dhe të rritet cilësia e kërkimit shkencor, si rruga kryesore për të rritur cilësinë e programeve të studimeve e të diplomave. Vetëm universitetet me një kërkim shkencor të fuqishëm mund të tërheqin studentët shqiptarë dhe të huaj dhe të rinj të talentuar për karrierë akademike si pedagogë dhe kërkues, si dhe mund të bindin për t‘u kthyer dhe punësuar në universitetet tona të rinj të talentuar shqiptarë, të cilët kanë kryer studimet e masterit e të doktoratës në universitetet e huaja. Në këtë kontekst, rritja e pagave të pedagogëve dhe kërkuesve në sistemin e arsimit të lartë është parakusht kryesor. Me pedagogë dhe kërkues që detyrohen të bëjnë dy ose tre punë, për të mbajtur familjet e tyre, nuk mund të pretendohet as për cilësi të lartë të mësimit e të kërkimit shkencor, as për ndërkombëtarizim të universiteteve dhe as për t’u bërë tërheqës për studentët cilësorë, shqiptarë ose të huaj.
Universitetet jo publike, që synojnë vërtetë të bëhen të suksesshëm në rrugën e ndërkombëtarizimit, i kanë të gjitha hapësirat ligjore për të ndërmarrë hapa të shpejta dhe investime reale për të rekrutuar mendjet më të mira akademike shqiptare, për të reformuar ofertën akademike sipas standarteve internacionale, si dhe për të intensifikuar kërkimin shkencor, cka do t‘i ndihmonte ato për të hyrë në akreditimet dhe rankimet internacionale, si rruga me efikase për të tërhequr studentë të huaj cilësorë. Sigurisht, është e domosdoshme edhe për universitetet jo publike mbështetja buxhetore për projekte kërkimore të pedagogëve të tyre mbi bazën e garës me projekte kërkimore. Kjo është alpha e lirisë së kërkimit shkencor për cdo pedagog dhe kërkues shqiptar pavarësisht se ku është i punësuar. Ato pengesa burokratike që hasen në mobilitetin e studentëve të huaj janë të kapërcyeshme me ndryshime në kuadrin regullator, sipas përvojës së vendeve të tjera edhe të rajonit tonë.
Gazeta gjermane BILD raporton se shoferi që u fut me makinë në mesin e një tregu të Krishtlindjeve në Magdeburg, ishte nën efektin e drogës.
Gazeta shkruan se testi i parë i drogës ka rezultuar pozitiv.
Mjeku, me origjinë nga Arabia Saudite, vrau të paktën 4 persona kur u fut në treg me mjetin BMW X3.
Ndërkohë raportohet se numri i të plagosurve është shumë i lartë.
Zona përreth makinës ishte e rrethuar më parë për shkak të dyshimit se një pajisje shpërthyese mund të ishte brenda saj, por policia më vonë nuk gjeti një pajisje të tillë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, shkroi në rrjetet sociale se mendimet e tij ishin me familjet e viktimat e sulmit.
“Ne jemi në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, tha ai. sn
Do të ketë me gjasë mbledhje mes parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë në të ardhmen, dhe takimi i ardhshëm do të duhej të mbahej në Tiranë. Ndoshta do të ishte mirë që nga tani të vendosej një standard i ri këmbimi mendimesh dhe që fjalimi i ardhshëm i kryeministrit të Kosovës të MOS i përmbajë pikat e poshtëshënuara. Po të lexoheshin, do të kuptoheshin me të drejtë nga vendi nikoqir si tejkalim i tonit miqësor, të sovranitetit të vendit e të respektit të ndërsjellë që duhet të ekzistojë mes dy vendeve.
Kosova është në vendin e parë të rritës ekonomike, avancimit të demokracisë, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar krahasuar me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përderisa fqinjët tanë shënojnë prapakthim e disa janë nisur në drejtim të autokracive zgjedhore – madje me ndihmë të madhe edhe të krimit të organizuar e narkotrafikut – Kosova po ecën përpara në konsolidimin e vet demokratik.
• Në Kosovë kemi ndjeshmëri të veçantë ndaj Shqipërisë, që shumë prej nesh e kemi quajtur “shteti amë”. Ndonëse realiteti i sotëm është i dy shteteve, dashuria amtare do të jetojë, së paku për gjeneratën tonë.
• Mu për këtë dhe nga përkrahja historike që ndiejmë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nuk kemi si të mos i ndajmë këtu vëllazërisht me ju brengat tona për gjendjen e Shqipërisë dhe të ofrojnë ndihmën tonë të pakursyer kurdo që të na kërkohet.
Përpjekja monumentale e miqve tanë për të vendosur sundimin e ligjit në Shqipëri ka dhënë dhe po jep rezultate të dukshme. Kosova po kalon nëpër një proces të mundimshëm të zhvillimit të pavarësisë së sistemit prokurorial e gjyqësor dhe andaj dimë se sa janë të ndjeshme këto për Republikën e Shqipërisë. Megjithatë, shohim me brengosje mundësinë që drejtësia të përdoret si mjet politik. Në këtë drejtim e shoh si brengosëse që Kuvendi i Shqipërisë deri më sot nuk ka bërë një rezolutë, të arritur me konsensusin e të gjitha partive politike, që do të vlerësonte standardet etike e profesionale të sistemit të drejtësisë. Në rast se arrini një konsensus për rezolutë, ta keni të sigurt përkrahjen tonë në Kuvendin e Kosovës.
• Të jem krejtësisht i qartë, ne përkrahim plotësisht punën e SPAK-ut, të themeluar me ndihmën e drejtpërdrejtë të miqve tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë SHBA-së. Dhe, nuk do të përkrahnim kurrfarë përpjekjeje për ta zhbërë këtë institucion sepse, siç ka thënë moti presidenti ynë historik I. Rugova, “shtëpia mbahet me miq”.
• Por, vendi ynë, Kosova, ka ndjeshmëri të veçantë ndaj çfarëdo që i përngjet përndjekjes politike. Dhe, ndonëse përkrahim plotësisht pavarësinë e SPAK-ut dhe të gjykatave, nuk kemi si të mos pyetemi për fatin e liderëve të opozitës që po kalojnë nëpër procese juridike, që dikush mund t’i vlerësojë si selektive.
• Andaj, nuk ka si të mos e përsërisë ngërçin që e kam këtu në foltore e të cilin po e ndaj me ju, rreth unitetit historik ndër ne shqiptarët. Përderisa po zhvillohen këto procese gjyqësore, nuk duhet harruar se Shqipëria e sotme demokratike nuk do të kishte arritur në këtë pikë pa kontributin parësor të liderit të parë opozitar kundër komunizmit, Sali Berisha, dhe liderit të parë ndër socialistët e rinj që i kaloi të gjitha postet me përgjegjësi të lartë në vend, Ilir Meta. Sidoqoftë, është gjithashtu e rëndësishme të theksojmë një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm në këtë debat. Pa angazhimin dhe përkushtimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në momentet kyç të historisë së Shqipërisë, shumë nga arritjet që kemi sot mund të kishin mbetur të papërfunduara.
• Dhe, dua të ndaj me ju në fund, edhe një preokupim për të cilin jemi të gatshëm të ndihmojmë. Kosova, si një shtet që ka kaluar një periudhë të vështirë të ndarjes dhe sfidave të brendshme, ka një angazhim të thellë për mbështetje dhe ndihmë në ruajtjen e të drejtave të pakicave. Kjo është arsyeja pse, si Qeveri e Kosovës, ne ofrojmë një bashkëpunim të ngushtë për hartimin e një Statuti të Bashkësisë së Territoreve Grekofone të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar identitetin kulturor dhe gjuhësor të kësaj pakice dhe për të siguruar që ata të gëzojnë të drejtat e plota, ashtu siç duhet të jetë për çdo komunitet në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe njohuritë tona për të ndihmuar në krijimin e një baze ligjore dhe institucionale që do të mbrojë këto të drejta dhe do të mundësojë një integrim të plotë të grekofonëve në shoqërinë shqiptare.
Lajmet me interesante
-
‘Tryzub’, arma lazer e Ukrainës që rrezikon avionët rusë/ Koloneli ukrainas flet edhe për ‘dronët mbretëreshë’
December 18, 2024
-
Disa gjëra të “çuditshme” rreth Youtube e Facebook!- Nga Senad Guraziu
December 19, 2024
-
ATJONI DHE “VOAL”…
December 20, 2024
-
QINGJI E KORBI- Poezi humoristike nga ANDREA ZALLI
December 21, 2024
-
Skandali i frikshëm është se Biden nuk ishte kurrë president- ‘Doktoresha e Keqe’ Jill dhe armiqtë e brendshëm duhet të zbulohen
December 20, 2024
-
Si 11 vjet më parë, Tirana metropoli i shqiptarëve, nuk ka elitë Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Lajmet e fundit
-
VIDEO- “Betlehemi i gjallë” në Hajmel të Vaut të Dejës mbledh qindra vizitorë. Fshati që sjell traditën e para 2 mijë viteve me lindjen e Krishtit
By voal.ch | December 24, 2024
-
E shkruar për festat e Krishtlindjes ose të fundvitit….- Nga Agron Shabani
By voal.ch |
-
5 kilometra ecje dhe 3 orë në këmbë- Berisha shfaqet super energjik në krye të mosbindjes civile
By voal.ch |
-
“U rrethova nga një grup policësh, frymëmarrja po më ngadalësohej”, Gjekmarkaj flet pas daljes nga spitali: Më ka mbetur në kujtesë egërsia e 2-3 oficerëve që…
By voal.ch |
-
Jozefina Topalli takim me shqiptarë në Venecia: Vota e diasporës, mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha
By voal.ch |
-
Instinkt- Poezi nga VIRON KONA
By voal.ch |
Komentet