VOAL – Policia holandeze ka rritur sigurinë rreth kryeministrit Mark Rutte nga frika se ai mund të jetë objekt i një rrëmbimi ose sulmi nga trafikantët e drogës, raportojnë mediat holandeze. Kërcënimi kundër Mark Rutte, i njohur për ngarjen e biçikletës me pak masa sigurie, po merret seriozisht nga qeveria holandeze. Ekzekutivi filloi një luftë të gjerë kundër krimit të organizuar pas vrasjes së një gazetari investigativ korrikun e kaluar.
Sipas mediave të ndryshme, kryeministri i qendrës së djathtë është ndjekur disa herë kohët e fundit nga “vëzhgues të dyshuar të lidhur me një bandë të njohur të trafikantëve të drogës”. Ky informacion nuk është konfirmuar nga zyra e kryeministrit, as nga koordinatori holandez për antiterrorizmin dhe sigurinë (NCTV), as nga zyra e prokurorit kombëtar.
“Vëzhguesit” e bandës u përfshinë gjithashtu në vrasjen, në korrik, të reporterit hetues Peter de Vries dhe në vrasjen, në vitin 2019, të avokatit të një dëshmitari kyç në gjyqin e udhëheqësit të dyshuar të bandës së kontrabandës.
ATS/AFP -eb
Komentet