Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare muzikanti i shquar Kujtim Alija. Dirigjenti i njohur shkodran, organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendre kulturore të fëmijëve në Shkodër.
Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Senad Nikshiqi. Kohet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën. Kujtim Alija mban titullin ‘Mjeshtër i Madh’, ndërkohë që drejtonte qendrën kulturore të Shkodrës.
Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Ademi thekson se kjo është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.
“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta!
Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.
Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushëllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”, shkruan Ademi.
Jeta dhe Vepra e Kujtim Aliajt
1985 ——— Diplomohem Dirigjent me “Koncert vokal simfonik” me
Orkestrën Simfonike të Filarmonisë, Shkodër.
1981-1985 – Kam kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve.
1969-1980 – Kam kryer shkollën fillore dhe mesme të muzikës “P.Jakova”
për violinë
PËRVOJA PROFESIONALE
2016-2009 – Punoj si pedagog i jashtëm pranë “Universitetit të Arteve”
Tiranë
2015-2012 – Punoj si pedagog i jashtëm pranë “Akademisë së Arteve”
Shkodër
2003 ––––– Emërohem Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
vazhdoj këtë funksion deri sot.
2001-1998 – Punoj si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “L.Gurakuqi”
1987 ––––– Emërohem Dirigjent i Orkestrës Frymore. E vazhdoj deri sot
1988-1991 – Mësues i jashtën pranë shkollës së muzikës “P.Jakova”
1986 ––––– Emërohem Përgjegjës i seksionit artistik pranë Shtëpisë së
pionierit, sot Qendra Kulturore të Fëmijëve.
1985-1986 – Emërohem dhe punoj mësues muzike në shkollën 8-vjeçare
“11 Janari”
1980-1981 – Emërohem dhe punoj mësues violine në shkollën 8-vjeçare
“Migjeni” Pukë pranë së cilës hapet po në këtë vit një aneks
muzike, violin dhe piano.
KUALIFIKIME
19.3.2005 —- Fitoj shkallën e parë të kualifikimit
1995 ———- Fitoj shkallën e dytë të kualifimit
1990 ———- Fitoj shkallën e tretë të kualifikimit
BOTIME
Këngë të zgjedhura për fëmijë (cikli i lartë), libër i botuar në 1996
Këngë të zgjedhura për fëmijë (cikli i ulët), libër i botuar në 1996
AKTIVITETE TË IDEUARA DHE TË REALIZUARA KOMBËTARE MBARËKOMBËTARË E NDËRKOMBËTARE
2019 – 1998 Drejtor artistik i Festivalit mbarëkombëtar të këngës për
fëmijë
2019 – 1995 Drejtor artistik i “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”
2019 – 1987 Dirigjent në premierat e Orkestrës frymore (Bandës) të
Qytetit të Shkodrës
2016 – 2007 Udhëheqës artistik i Ansamblit artistik në premierat e
organizuara nga Komuniteti mysliman shqiptar.
2019 – 2007 Dirigjent në premierat e Orkestrës Simfonike të qytetit të
Shkodrës
2012 – 1996 Dirigjent i premierave të Orkestrës së harqeve të qytetit të
Shkodrës
2019 – 2008 Dirigjent në Festivalet Kombëtare të Orkestrave Frymore
2010 – 2009 Dirigjent në Festivalet Internacionale të Orkestrave
frymore në Itali
2002 – 1999 Udhëheqës artistik i Premierave të Ansamblit të këngëve
dhe valleve të Q. K. të Fëmijëve, të realizuara në Rusi,
Turqi, Maqedoni.
2007 – 2003 Udhëheqës artistik i Ansamblit të Meshihatit të Bashkësisë
Islame të Maqedonisë
1996 – 1992 Udhëheqës artistik i veprimtarive të organizuara nga
Myftinia e qytetit të Shkodrës
1988 – 1986 Dirigjent i Festivalit kombëtar të këngës për fëmijë
1981 – 1980 Drejtoj Ansamblin rinor të qytetit të Pukës
1981 ——– Dirigjent në Festivalin e Fëmijëve të qytetit të Pukës
DIPLOMA TË FITUARA, TITUJ DHE ÇMIME KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE
2019 ——- Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave
frymore Shkodër.
2018 ——- Fitoj çmimin “Kujtim Laro” në Festivalin Ndërkombëtar të
Orkestrave frymore Shkodër.
2017 ——- Dekorohem nga Presidenti i Republikës me titullin
“MJESHTËR I MADH”
2011 ——- Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave
frymore Sarandë.
2010 ——- Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave
frymore Sarandë.
2009 ——- Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave
frymore Sarandë.
2009 ——- Fitoj çmimin e pare në Giulianova, Itali, në “X Festival
internazionale BANDE MUSICALI” Çmim i akorduar nga
Presidenti i Republikës Italiane.
2008 ——- Fitoj çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave
frymore Sarandë.
2007 ——- Dekorohem nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës me
titullin e lartë “MIRNJOHJA E QYTETIT”
2002 ——- Fitoj çmimin e gazetarëve në Festivalin internazional të
Ansambleve folklorike në SOÇI-RUSI me ansamblin e këngëve
dhe valleve të Q. K. të Fëmijëve Shkodër.
2002 ——- Dekorohem nga Presidenti i Republikës me urdhërin
“NAIM FRASHËRI I ARGJENDTË”
1999 ——- Fitoj çmimin e parë në Festivalin internazional të Ansambleve
folklorike në YALOVA-TURQI me ansamblin e këngëve dhe
valleve të Q.K. të Fëmijëve Shkodër.
1981 ——- Fitoj çmim të dytë me Ansambin rinor të qytetit të Pukës, në
konkursin kombëtar të rretheve të kategorisë së dytë, në qytetin
e Fierit.
Komentet