Absolutisht nje nga me te miret Gjyqtaret shqiptare te futbollit .. korrekt, serioz, i ndershem, njohes , interpretues e zbatues i perpikte i rregullores se futbollit…e nje nder te paktet qe e nisi dhe e mbylli me nder karieren e tij sportive -arbitrale pa u pergojuar dot prej askujt …
Sepse shkodrani T.Prela ishte modeli i profesionistit por edhe i qytetarit dinjitoz e te ndershem…dhe nuk e kishte dhe nuk e
shnderroi bilbilin e tij ne njesi matese per te dale jashte shtetit , as per ta nderruar me Autorizime per Televizore, Frigorifere e Lavatrice qe aq rendom ofronin aso kohe ata qe kerkonin favore gjate ndeshjeve sidomos atyre decizive te kampionatit…por as edhe nuk ishte nga ata me te cilin mund te beje kollaj fort pazare si ne Shkoder po aq edhe ne Hotele nje dite para ndeshjes…ku haptazi fare e permes edhe shantazheve e kercenimeve por edhe ne forma disi te kamufluara i kerkonin allishverishe ne favor te vet e ne kurriz te tjeterkujt…
Ne fund vitet 60 ..saktesisht ne 1969……e pothuajse deri sapo startuan vitet 90…saktesisht ne 1991….. per 22 vjet radhazi…se bashku me Dh.Priftin e A.Hoxhen por edhe me T.Kalacin , N.Jarecin. P.Kotheren e plot te tjere ai do te ishte nder Bilbilat kryesore te futbollit shqiptar…por vleresohej vetem brenda per brenda vendit se kur vinte puna per ti dhene ate qe i takonte e qe e meritonte para shume te tjereve …pra Stemen e Gjyqtarit te FIFA apo edhe caktimin e tij ne perberje te nje tresheje shqiptare nderkombetare per te gjykuar jashte Shqiperie…atehere kunder tij e pas shpine …ne FSHF, ne Komitetin e Partise, ne Ministrine e Brendeshme e kudo vershonin letrat Anonime …te cilat u kujtonin Autoriteteve ne fjale se Armiku Tef Prela e Biografia e tij e erret …nuk duhej favorizuar kurresesi e nuk i duhej dhene as ajo c’ka i takonte…sepse shkelej Vija e Partise…e humbte vigjilenca ndaj luftes se klasave …dhe zbutej lufta ndaj armiqve te Partise e te pushtetit popullor…[???]….
O zot …tmerret e absurditetet e asaj kohe qe mjere ai qe i provoi ne shpine te tij e te familjes se tij…
Po c’kishte bere i gjori Tef qe as stemen e Arbitrit Nderkombetar nuk ja jepnin e as per te dale jashte vendit nuk e lejonin…
…Gjyshi i tij kishte qene nje nder Tregetaret e njohur te Shkodres qe nuk pranoi te gjunjezohej ndaj pushtetit komunist ”popullor”…e as ti dorezonte atij ato c’ka i kish fituar me punen e tij te ndershme nder vite…ndersa Daja i tij i dipllomuar ne France refuzoi me perbuzje te bashkepunonte me te kuqte qe erdhen dhunshem e me gjak ne pushtet ate nentor te zi te 1944…
E per keto duhej te paguante tashme edhe Tefa e familja e tij…e per keto Letrat Anonime nuk ju ndane Tefes derisa u permbys ai rregjim gjakatar ne 1991…madje ne shumice ato shkruheshin e niseshin po prej Shkodres se tij…madje edhe po prej antareve te kolegjiumit arbitral te qytetit te tij … e Tefa luftohej egersisht e trajtohej si armik madje edhe nga shkodrani i tij Mehdi Bushati qe si Dhenderri i Hysni Kapos aso kohe me poste te larta drejtuese e shteterore sportive e ne rradhet e Ministrise se Brendeshme bente ligjin kudo !
Absurdi arriti deri aty sa ne 1973 …ne Tirane …ne ndeshjen miqesore Shqiperi – Kine …Tef Prela ishte caktuar ne treshen qe do te arbitronte kete ndeshje…por pak para fillimit te takimit nje ”person me kostum e kollare dhe me kapele ne koke ”…hyn ne dhomen e zhveshjes se Arbitrave …dhe pyet se cili eshte Tef Prela…une i pergjigjet shkodrani i mire …ok…ti vishu, merr canten e kthehu andej nga ke ardhur i thote prere kapelexhiu…
…Po cili jeni ju …mua me ka caktuar Federata te arbitroj etj …mundohej te kerkonte sqarime i tronditur Tefa…por kapelexhiu ishte i prere …teksa me fjaline…ate e dijme ne , e di Partia…e jo Federata ndaj bej tani urgjentisht kete qe te them une dhe mos e zgjat me shume …duket se e mbylli kete histori banale e cila edhe sot e kesaj dite Tefes qe pranveren qe vjen mbush plot 80 vjec si hiqet dot nga mendja kurren e kurres…
Nje nder njerezit me pozitive qe ka patur ne krye FSHF ne ato vite …miku im i mire por edhe i Tefes…Kristaq Mico… …dikur me rrefente… ishte arbiter i ndershem…i sakrifices…korrekt, serioz e njohes i shkelqyer i rregullores se futbollit …e per kete ne e vinim ne listen e gjyqtareve shqiptare qe duhej te kishte stemen e FIFA e qe duhej te shkonte te arbitronte edhe jashte shtetit por…na mbysnin Letrat Anonime sapo degjonin qe ne po vleresonim Tefen…
Dhe do te ishte po ku njeri i mrekullueshem, i ndershem e kurajoz pra Kristaq Mico qe do t’ja hiqte njehere e mire litarin nga fyti Tefes e do ta shpetonte prej Anonimeve te rrezikshem teksa …nje dite te bukur i tha…Tef ja ku e ke telefonin e zyres sime … na edhe numrin e telefonit te Sekretarit te 1 te Shkodres Muho Asllanit… bjeri numrit te tij…fol me te e sqaroje njehere e mire kete kodosh biografie tenden se ne tashme na vjen rende qe te veme e te heqim nga lista per te qene arbiter i FIFA e per te arbitruar edhe jashte Shqiperie… e nuk po te vleresojme dot ashtu sic e meriton ….
…Kaq u desht …kujton Tefa …pasi fola ne telefon me Muhon…lashe nje takim personal me te…por pak dite me pas fati me solli te takoj edhe nje ish shok te mire timin te gjimnazit S.Abazin….i cili ishte bere dikushi me peshe ne ate kohe ne Ministrine e Brendeshme …e kur degjoi qe Letrat Anonime ma kishin nxire jeten krejt…mori persiper gjithcka …e me ne fund kur karieres sime te gjate arbitrale po i vinte fundi …me lejuan te dale jashte Shqiperie e te arbitroj nje ndeshje nderkombetare futbolli…
Ka qene viti 1988 …ku se bashku me te mirenjohurit H.Kuka e B.Kaimi …kemi gjykuar ne Turqi…nje ndeshje te Kupes se Kupave mes skuadres turke Sehirspor dhe nje ekipi hungarez…kujton Tefa…por edhe aty…kur vajta ne WC per nevoja personale pashe qe njeri nga koleget po me ruante ke dera…
…Si shume u vonove ne banjo o Tef … me pyet kolegu i cili duket qe ne Tirane kish marre porosine e ruajtjes e vigjilences ndaj meje… po pse mor shok edhe shurra eshte bere me orar a si…ju pergjigja me kunj por edhe me humor …shton gjate bisedes me mua Tefa teksa kujton ate dalje te pare jashte vendit te Armikut e Biografi keqit…T.Prela…qe me pas do ta conin edhe ne San Marino…
…Arbitroi per gati pothuajse dy dekada …ne permbi 200 ndeshje te kategorise se pare e 400 ndeshje te te gjitha kategorive…ishte prezent ne 5 finale te kupave te Shqiperise se bashku me T.Kalacin, M.Laren, Dh.Priftin, A.Hoxhen e P.Kotheren…
Mesuesi i rusishtes Tef Prela as qe e conte nder mend se nje dite do te ishte edhe nje nder arbitrat me te mire te historise se futbollit shqiptar …[ eshte vleresuar nder 20 gjyqtaret me te mire te vendit dhe mban urdherin e medaljen ”Luigj Shala”] …ndaj dhe kujton me kete rast se i pari qe ja futi ne gjak futbollin ishte Babai i tij i cili kishte studiuar ne Trieste e qe kishte qene deshmitar okular e tifoz i Italise ne 2 kampionatet boterore te 1934 e 38 ku italianet ishin shpallur kampione te botes…
Me pas do te qe i mirenjohuri i bilbilit shkodran e atij shqiptar…Tahir Kalaci qe do ta bente Tefen si vetja…Arbiter futbolli…
Ne 1996 …familjarisht do te fitoje Green Card ..e do te emigroje ne SHBA…ku vendoset ne New York…tashme
jeta ka rrjedhur disi me ndryshe e jo vetem rusisht e futboll… por tashme ai eshte i martuar e ka dy djem…dhe nis nje jete familjare krejt ndryshe…e ne Dhe te huaj…c’ ka nuk eshte fort e lehte per askend…
Ne krah ka si bashkeshorte nje zonje te nderuar si Tatjana Sherko -Marjani …te bijen e ish portierit e futbollistit te famshem te Korces e te Shqiperise madje edhe kampionit te viteve 30…te respektuarit Klani Marjani…e mesa duket ne shtepine e Tef Preles zoti e fati kane vendosur qe per futbollin te flitet non stop !
Dhe jeta ka natyrisht trillet e veta…ne N.W bie ne kontakt me nje italian drejtues te nje kolegji arbitral futbolli …i cili pasi meson e lexon biografine sportive te Tefes e njihet edhe me karieren e pervojen e gjate te tij ne kete fushe ..i ofron atij ta rinise arbitrimin
serisht…
Dhe keshtu ndodh realisht …teksa ne moshen 54 vjecare Tefa nis te fershelleje serisht ne fushat e blerta… e shume shpejt atij i akordohet Stema e larte e profesionale e State Reeferee ne Profesional Soccer…c’ka do te thote …steme e vleresim i baraz -vlefshem me ate te FIFA apo edhe te UEFA…ose e thene edhe me shqip akoma…Amerika i dha Tefes ate qe meritonte e i takonte prej vitesh …vleresimin e merituar e qe Atdheu i tij kurre nuk ja dha e ja mohoi e nuk reshti se e quajturi Armik i pushtetit popullor e Biografi keq …[???]…
Tek e ngacmoj pak per te me thene disa emra e disa vleresime per kohen qe Arbitroi ne Shqiperi e teksa ja rikujtoj se ne vendin e tij mbahet mend fort mire si Arbitri i penalltive…Tefa ze e qesh …dhe thote …po kam dhene gjate karieres sime plot 60 penallti…madje ne nje ndeshje ne Korce mes Skenderbeut e Naftetarit 4 te tilla…
Pati goxha reagime por une isha plotesisht i vendosur e i ndergjegjshem qe ishin penallti qe te katra ndaj edhe i dhashe …sqaron Tefa…
…Kujtoj me respekt Panon e Ali Memen…Frasherin… por edhe P. Dibren Agustin Kolen e Ben Mingen…Luan Vukatanen e Ser Dedjen….Targajn, Zerin… e Andrea Markon … vellezerit Ballgjini…por edhe …Demollarin….Musten…Berishen…V.Rucin, S.Kushten e Rr.Tahon…nis te kthehet prapa ne vite Tefa…sikurse permend me respekt emrat e disa prej kolegeve te tij si T.Kalacin, M.Myshkun, Sh. Gruden , K.Peqinin, Dh.Priftin, N.Jarecin, L. Koncin, A.Hoxhen P.Kotheren, B. Hyskaj…..por dhe vlereson shume figuren e Sami Kotheres apo edhe te Ramiz Pregjes… te Sh.Casllit…etj… dhe nuk do qe ti harroje shkodranet e vet teksa i permend radhazi…M.Shkembi, G.Agolli, G.Voti, G.Ulqinaku, F.Nehani, A.Pavaci, A.Q.Dervishi e A.Isufi…
Edhe pse per pak muaj do te festoje 80 vjetorin e lindjes Tefa ende punon…dhe si per koincidence punen e tij e ka fare prane stadiumit te famshem amerikan te N.W …Yankee Stadium…
Nje kariere brilante e tija e qe meriton vertet respekt e vleresim… ndaj dhe vendosa ta hedh ne leter e ta bej publike per ta ndare me ju miqte e mikeshat e mija te shumte …aq me shume qe sic e thashe disa here me lart …Tefes nuk ju ndane Anonimet e Partise qe rrinin e rrinin e conin Letra ogurzeza …ani pse deshen s’deshen duke ja njohur meritat profesionale e ndershmerine e rralle njerezore…u detyruan here prej hallit e here prej zorit e turpit …ta zgjidhnin edhe ne organet sportive Arbitrale me te larta te Shqiperise…si ne Kryesine e Gjyqtareve apo edhe ne peseshen e Komisionit tekniko -arbitral te vendit qe aso kohe drejtohej nga Eduard Dervishi…apo edhe fushen e mesuesise ku dha kontributin e tij per 32 vjet ti akordonin medaljen ”N.Frasheri’…e me se fundi qyteti i tij do ti jepte edhe Certifikaten e Mirenjohjes si qytetar i vlere i Shkodres se tij se ciles i dha gjithcka te mire qe dijti…
Qytetar e intelektual model…me kulture per tu admiruar…komunikon e flet lirshem shqip, italisht e anglisht…me nje memorje te shkelqyer…e me nje kariere ne mesuesi e ne arbitrim per tu patur zili prej gjithkujt…ky eshte Tef Prela…
Ndihem vertet mire teksa Tefa …4-shen e famshme shkodrane P.Ndoja, R.Rragami, Bizi e Zhega as e heq nga goja e as qe ka ndermend ta krahasoje me kerkend tjeter ne futbollin shqiptar…
Ligshtohet fort teksa kujton me lot ne sy te vellane e tij Leonardin qe gjithashtu ishte nje nder Arbitrat e shkelqyer shqiptare te futbollit e arbitroi suksesshem ne permbi 40 ndeshje te kategorise se pare… por qe per shkaqe shendetesore u detyrua te largohet prej fushave te futbollit ende pa i mbushur 40 vjec…
…Kujtoj …shume vite me pare teksa po shihnim nje ndeshje ne ”Q.Stafa” se bashku me te ndjerin e te pa harruarin F.Frasheri e teksa arbiter ishte Tef Prela…e lojtaret e Tiranes jo vetem qe po protestonin vend e pa vend por edhe po luanin keq vertet …Fatmiri mu kthye e me tha…por jo mor Tiku nuk ju a ka fajin Tefa…me kete arbiter une edhe po te humb nuk me vjen keq…e shkoi i jap doren i pari…se eshte absolutisht i ndershem e nuk te bie kerkundi ne qafe…
…Te njejtat fjale e konsiderata per Tef Prelen kishte shprehur ne festimin e para do kohshem te nje jubileu te FSHF per shkodranin Prela edhe nje nga drejtuesit me te mire e me te ndershem te saj z.Kristaq Mico…
I ke merituar vertet te gjtha miku im i mire e i kah hershem Tef Prela ndaj edhe une sot mora penen e shkrova kaq sinqerisht keto radhe per ty ne shenje respekti e mirenjohje per gjithcka te mire qe dite e qe bere per Atdheun tend e vecmas edhe per Shkodren tende te zemres…
Ndaj me mire vone se sa kurre …e ndaj te Faleminderit Tef Prela…
Ne foto…ne mes Gjyqtari Tef Prela para nje ndeshje te rendesishme te Kampionatit shqiptar te futbollit ne mes vitet 80….e ne krah te tij anesoret Astrit Dervishi [majtas] e Genc Agolli [djathtas]..
Bravo Tiku.Gjithmon i ndershem dhe njerzor.Vertet nje shkrim te shkelqyer per te madhin T Prela qe kam nje resp te vecant .Me shum zemer ju uroj te keni nje jet sa me te lumtur
Një skandal ndodhi në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinjë të Malit të Zi
Arbitri në ring Fegja Trbonja goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti.
Kjo për shkak se ai u fut në ring duke shprehur pakënaqësinë dhe bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.
Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij. E gjithë ngjarja është filmuar dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror, Lara Colturi, ka siguruar një arritje historike.
Italiania që garon për flamurin “kuqezi” në Botërorin e Skive, arriti një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë garë të rëndësishme sportive.
Flamuri shqiptar valvitet për herë të parë në podiumin e një kampionati botëror skish. sn
Në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s po hidhet shorti për ndeshjet e ‘play off’-it në Ligën e Kombeve.
‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025. Pjesë e këtij shorti është edhe Kosova e cila u rendit në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, pas Rumanisë.
Dardanët kanë mundësi të ngjiten në Ligën B me anë të ‘play-off’-it, ku do të ndeshet me njërin nga shtetet që përfunduan në vendin e tretë në grupet e Ligës B.
Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar në Website-n zyrtar, pas humbjes së ndeshjes 3-0 në tavolinë ndaj Rumanisë. FFK shkruan se pavarësisht vendimit të UEFA-s, ekzistojnë provat e mjaftueshme që çështja të fitohet në CAS.
REAGIMI I FFK:
Sot, pas ankesës sonë të bazuar në fakte për përdorimin e thirrjeve raciste, ksenofobe dhe gjuhës së urrejtjes nga tifozët rumun gjatë ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, UEFA ka marrë vendimin për të dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë prej 128,000 eurosh dhe një ndeshje pa shikues.
Për FFK-në dhe lojtarët e Kombëtares tonë ky vendim është një konfirmim i arsyeshmërisë së veprimeve tona kundër thirrjeve raciste dhe mesazheve provokative politike kundër Kosovës. Për këtë, Rumania është dënuar me një vlerë totale prej 80,000 eurove. Ky vendim arsyeton në plotni veprimet tona, dhe jemi krenarë që Kombëtarja jonë e vlerësoi saktë situatën kur vendosi të lërë fushën në shenjë proteste ndaj këtyre thirrjeve raciste, mesazheve provokuese politike dhe sjelljeve të tjera diskriminuese. Ky vendim konfirmon se Kosova ka ngritur një standard të ri për mbrojtjen e dinjitetit dhe respektit në futbollin ndërkombëtar.
Pavarësisht kësaj, ne nuk jemi dakord me vendimin për t’i hequr Kosovës tri pikë në tavolinë dhe për ta shpallur rezultatin 3-0 në favor të Rumanisë. Për këtë vendim, FFK do të bëjë ankesa dhe do të apelojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, duke vazhduar të mbrojë të drejtën dhe integritetin e Kombëtares sonë.
FFK tashmë ka dorëzuar një kërkesë formale për të marrë vendimin e plotë nga UEFA, për të patur qasje të plotë në të gjitha detajet dhe arsyetimet ligjore që kanë çuar në këtë vendim dhe pas pranimit të vendimit të plotë, ne do të përdorim çdo shkallë tjetër të apelimit që kemi në dispozicion për të kundërshtuar heqjen e pikëve, e cila nuk reflekton drejtësinë dhe nuk pasqyron përpjekjet tona për të mbrojtur vlerat sportive.
Ky rast nuk është thjesht një sfidë për futbollin kosovar, por një betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format e tij. Lojtarët tanë treguan një guxim të jashtëzakonshëm dhe qëndrim shembullor duke refuzuar të luajnë në kushte të padenja, dhe ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e qartë që gjuha e urrejtjes, racizmi dhe mesazhet provokuese politike nuk kanë vend në futboll.
FFK mbetet e përkushtuar të mbrojë interesat e lojtarëve dhe të komunitetit tonë sportiv, duke vendosur standarde të reja për drejtësi dhe respekt në sport. Ne falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të na bashkohen në këtë betejë për barazi dhe dinjitet. bw
Organizimi i Kampionatit Europian të Futbollit U21 më 2027 nga Shqipëria dhe Serbia ka sjellë reagimin e radhës të Tifozave Kuqezi, që nëpërmjet pankartave në ndeshjen ndaj Ukrainës, dhanë mesazhe të rëndësishme në “Arenën Kombëtare”.
Tifozat Kuqezi e cilësojnë këtë bashkëpunim si të papranueshëm, duke kujtuar masakrat e bëra në Kosovë.
Postimi:
Mbrëmë, jo për të përmbyllur, por për të vazhduar edhe më, me reagime ndaj organizimit të përbashkët me shkijet të EURO’27 për kategorinë U-21.
Si një reagim ndaj FSHF-së si bashkëorganizatore dhe mbrojtëse e madhe e idesë së këtij bashkëpunimi, kemi shkruar disa nga të bëmat e shkijeve ndaj popullit shqiptar që konsiderojmë se janë të mjaftueshme, që bashkëpunime të tilla të konsiderohen TRADHTI.
– 15 mijë të vrarë vetëm në luftën e fundit dhe dhjetëra mijëra të vrarë e masakruar nëpër histori.
– 20 mijë gra shqiptare të dhunuara
– 1 milion shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre
– 650 shkolla të shkatërruara
– 30 masakra të kryera mbi civilë shqiptarë të pambrojtur për më pak se 6 muaj.
– 14.10.2014, kur një stadium i tërë në prani të gjithë krerëve shtetëror këndonte për vrasjen e shqiptarëve në kor. Këto thirrje vazhdojnë edhe sot në çdo ndeshje të tyre.
– Afrim Bunjaku, heroi më i ri, i cili u vra nga shkijet pak kohë më parë
– Përparim Thaçi, futbollist, i cili u vra nga shkijet në luftën e fundit
Këto ishin vetëm disa nga pankartat tona që u shfaqën në këtë ndeshje, por jo për të përmbyllur ciklin e reagimeve nga ana e jonë në lidhje me këtë organizim të turpshëm.
Reagimet tona, do të vijojnë, e do të radikalizon deri në dhënien fund të kësaj marrëzie që në emër të kozmopolitizmit po fyhen viktimat dhe e kaluara jonë e dhimbshme. bw
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës në futboll duke u larguar nga ndeshja me Rumaninë në Bukuresht më 15 nëntor 2024.
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, vendosi se Kosova është përgjegjëse për braktisjen e ndeshjes kundër Rumanisë, duke e humbur atë me rezultat zyrtar 3:0.
UEFA tha se Kosova humbi lojën në tavolinë për shkak se ishte përgjegjëse për ta luajtur atë deri në fund dhe me braktisjen e saj, ajo shkeli nenin 25.01 të Rregullores së Ligës së Kombeve të UEFA-s.
“Federata e Futbollit e Kosovës të dënohet me 6.000 euro për sjellje të pahijshme të ekipit të saj”, tha UEFA.
Në ndeshjen futbolliste në kuadër të Ligës së Kombeve, lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha në minutën e 92-të, pasi u ankuan për thirrje raciste nga tifozët rumunë në Arenën Kombëtare në Bukuresht.
UEFA shqiptoi 50.000 euro gjobë për Federatën rumune të Futbollit dhe e dënoi me një ndeshje pa prani të tifozëve “për sjelljen raciste apo diskriminuese të mbështetësve të tij [sa i përket brohoritjeve ksenofokike dhe antihungareze]”.
Kjo federatë u dënua edhe me 30.000 euro për transmetim të mesazheve provokuese politike “që nuk janë të përshtatshme për ngjarje sportive”.
Federata rumune u dënua me 9.000 euro për hedhje të gjësendeve, me 4.500 euro për ndezje të fishekzjarrëve, 8.000 euro për përdorimin e laserëve, 12.500 euro për pengim gjatë antonimeve të himneve kombëtare dhe 14.000 dollarë për bllokim të korridorit në stadium.
Në minutën e 92-të të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, udhëzoi ekipin që të largohej nga fusha.
Ai tha se në stadium kishte thirrje “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi” nga tifozët vendës. Rrahmani deklaroi se e kishte njoftuar gjyqtarin e ndeshjes “së paku tri herë” para se ekipi i Kosovës ta braktiste fushën.
Rrahmani dhe shtabi teknik e ekipit verdhekaltër i udhëzuan futbollistët të largohen nga fusha dy minuta pa përfunduar ndeshja në Arena Bukuresht, kur rezultati ishte 0:0, derisa lojtarët e Rumanisë qëndruan në fushë.
Pas diskutimeve për rreth një orë mes gjyqtarit të ndeshjes dhe përfaqësuesve të të dyja kombëtareve, lojtarët e Kosovës nuk pranuan të ktheheshin në fushë edhe pse u ishte thënë se kushtet ishin përmirësuar për vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 92-të.
Gjyqtari danez Morten Krogh u kthye në fushë dhe i kërkoi ekipit rumun ta rinisë lojën dhe e pezulloi atë më pas, sipas rregullores së UEFA-s.
Pas kësaj, UEFA hapi procedurë disiplinore ndaj dy kombëtareve.
Kombëtarja rumune në futboll një ditë pas ndeshjes kishte falënderuar tifozët e saj për “mbështetjen” dhe “sjelljen” gjatë lojës me Kosovën.
“Është për keqardhje gjesti i ekipit mysafir, që zgjodhi të largohej nga fusha pa pajtimin e referit, refuzoi ta përfundonte ndeshjen në fushë në frymën e lojës fer, që reflekton mungesë të respektit jo vetëm për futbollin, por edhe për ata si futbollistë profesionistë”, tha Kombëtarja e Rumanisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, Federata e Futbollit të Kosovës më 16 nëntor dënoi ashpër “provokimet dhe sjelljet raciste” gjatë ndeshjes në Bukuresht.
“Thirrjet si ‘Kosovo is Serbia’ dhe ‘Serbia, Serbia’, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurt për lojtarët tanë”, u tha në reagimin e FFK-së.
Paraprakisht, FFK-ja la të kuptohet se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër (CAS), nëse UEFA vendos ia jep fitoren Rumanisë
CAS-i ka rrëzuar shpesh vendimet e UEFA-s apo të shtëpisë botërore të futbollit, FIFA.
Kjo është hera e dytë në dy vizitat e fundit të Kosovës në Bukuresht brenda një viti që ndeshja është ndërprerë për shkak të thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës.
UEFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52.000 euro, si dhe e dënoi me një ndeshje pa tifozë, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës në shtator 2023.
Atëbotë, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht ishte ndërprerë për rreth një orë, pasi tifozët vendës kishin bërë thirrje dhe e kishin shpalosur një pankartë “Kosova është Serbi”, para se të rifillonte pas qetësimit të situatës dhe heqjes së pankartës. REL
Futbollistët e Kosovës (me fanella të zeza) gjatë një kacafytjeje me futbollistët e Rumanisë, para se ta braktisnin lojën e Ligës së Kombeve në Bukuresht, 15 nëntor 2024.
Tema më e diskutuar e ditëve të fundit ka qenë vendimi i futbollistëve të Kombëtares së Kosovës për ta braktisur një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë në Bukuresht. Cilat pritet të jenë pasojat e këtij veprimi?
Kosova argumenton se futbollistët e saj kishin të drejtë ta braktisnin njëanshëm ndeshjen e Ligës së Kombeve në futboll kundër Rumanisë në Bukuresht javën e kaluar, pas ankesave për thirrje raciste nga tifozët rumunë.
Por për këtë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tani duhet ta bindë Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA), e cila pritet të vendosë për epilogun e ndeshjes së zhvilluar më 15 nëntor.
Disa ekspertë ligjorë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, megjithatë, thanë se ka pak mundësi që vendimi i shtëpisë qeverisëse të futbollit evropian të shkojë në dobi të Kosovës, duke parë mënyrën se si rrodhi ndeshja, e cila nxiti reagime madje edhe përtej futbollit, edhe nga krerët e të dyja vendeve.
Futbollistët e Kosovës e lanë fushën e lojës kur kishin mbetur pak sekonda para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, teksa rezultati ishte 0:0. Ndeshja fillimisht u pezullua, para se të braktisej një orë më vonë, sepse kosovarët nuk pranuan të ktheheshin në barin e gjelbër.
Kjo ndodhi pasi disa tifozë rumunë brohoritën “Serbia! Serbia!”, gjatë një kacafytjeje mes kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, dhe sulmuesit rumun, Denis Alibec.
FFK-ja i akuzoi tifozët e Rumanisë për “sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese”, dhe tha se futbollistët e saj u larguan nga fusha për shkak të “mungesës së dinjitetit dhe sigurisë”.
Pohimet e saj u hodhën poshtë nga Federata e Futbollit e Rumanisë (FRF), e cila tha se “nuk kishte thirrje raciste gjatë ndeshjes”, dhe shprehu keqardhje që Kosova mori vendim për ta braktisur ndeshjen.
UEFA njoftoi më 16 nëntor për hapjen e procedurave disiplinore ndaj të dyja federatave, dhe tha se do ta kumtojë vendimin rreth procedurave “kur të jetë koha e përshtatshme”.
Avokati sportiv italian, Claudio Monteleone, tha për Radion Evropa e Lirë se, megjithëse është herët të thuhet se cili do të jetë vendimi, në rastet kur një ekip e braktis lojën njëanshëm, ai e humb ndeshjen me rezultat zyrtar si pasojë.
“Në shikim të parë, faktet duket se thonë që këtu vlen rregullorja e UEFA-s, e cila përcakton se ekipi që e ka braktisur lojën konsiderohet ta ketë humbur atë me rezultat 3:0”, tha Monteleone.
Sipas rregullores së UEFA-s për siguri dhe mbrojtje, ndeshja braktiset në rast të incidenteve të rënda racizmi dhe ajo, në parim, duhet të bëhet me pajtimin e të gjitha palëve të përfshira.
Procedura me tre hapa kërkon që gjyqtari i ndeshjes të kërkojë thirrje publike për ndaljen e sjelljeve raciste, ta ndërpresë ndeshjen derisa të ndalen ato dhe, si zgjidhje e fundit, ta ndërpresë ndeshjen përfundimisht.
Gjyqtari danez, Morten Krogh, e ndërpreu ndeshjen në Arenën Kombëtare në Bukuresht për rreth 50 minuta, dhe më pas u kërkoi futbollistëve të Kosovës të ktheheshin në fushë për vazhdimin e saj. Por, ata nuk pranuan.
Avokati Sabin Gherdan, i cili përfaqësoi Rumaninë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në rastin e medaljes së bronztë të fituar nga gjimnastja Ana Barbosu pas Lojërave Olimpike, tha se në ndeshjen Rumani-Kosovë argumentet për një vendim të favorshëm janë në anën e rumunëve.
“Sa i përket asaj që ndodhi, nuk shoh ndonjë tjetër zgjidhje, përveç një ndeshjeje të fituar nga Rumania 3:0, në tavolinë”, u shpreh avokati për Radion Evropa e Lirë.
Por, jo gjithçka është shumë e qartë. Organi për kontroll, etikë dhe disiplinë i UEFA-s pritet të marrë kohë për të vendosur për këtë ndeshje, e cila ishte pothuajse një përsëritje e ndeshjes së para një viti në stadiumin e njëjtë ndërmjet dy kombëtareve të njëjta.
Kosova u ankua se tifozët rumunë të premten e kaluar brohoritën “Kosova është Serbi” dhe “Serbia” – nga e cila Kosova shpalli pavarësinë më 2008 – që ishte përsëritje e thirrjeve të bëra gjatë vizitës së fundit të Kosovës në Bukuresht në shtatorin e 2023-tës, për çka UEFA e kishte dënuar dhe gjobitur Rumaninë.
Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, tha pak pas ndeshjes se e kishte njoftuar gjyqtarin “së paku tri herë” për thirrjet, të cilat u bënë pasi ai u përfshi në një incident me lojtarin kundërshtar, Alibec.
Menaxheri i ekipit kombëtar të Kosovës, Bajram Shala, tha më 17 nëntor se ekipi ligjor i FFK-së i ka dorëzuar të gjitha dëshmitë e saj, dhe se është duke “punuar fort për të sjellë drejtësinë në vend”.
Monteleone, ndërkaq, beson se është e vështirë të përcaktohet në këtë fazë nëse Kosova është fajtorja e vetme për mosvazhdimin e ndeshjes më 15 nëntor.
“Nuk kemi qasje në dokumente zyrtare të asaj ndeshjeje, siç është raporti i gjyqtarit, që mund të merret për referencë specifike”, tha Monteleone, duke shtuar se shumë do të varet nga raporti i delegatit të ndeshjes.
Një arbitër në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv në Kosovë dhe në Gjykatën Evropiane të Arbitrazhit (ECA), Fisnik Salihu, tha se pret që UEFA t’i dënojë të dyja federatat. Raporti i gjyqtarit të ndeshjes, i delegatit zyrtar të ndeshjes, si dhe dëshmitë e të dyja federatave do të jenë vendimtare, sipas tij.
Futbollistët e Kosovës u panë duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore përballë tifozëve të Rumanisë derisa po largoheshin nga fusha, duke i zemëruar ata. Ky gjest është imitim i shqiponjës në flamurin kombëtar të Shqipërisë.
Edhe Kosova ishte gjobitur muajin e kaluar për shkak të ndërprerjeve në ndeshjen e parë me Rumaninë në shtator, kur tifozët kishin hedhur flakadanë, ishin futur në fushë dhe e kishin fishkëllyer himnin kombëtar rumun.
“Në veçanti janë të rëndësishme deklaratat e gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes, pasi në situata të tilla janë protokolle të caktuara të sigurisë që duhet të administrohen dhe aplikohen. Lidhur me këtë ndeshje, pres që të ketë dënime të ashpra nga organet përgjegjëse për të dyja palët. Nuk pres që palët të arrijnë ato që pretendojnë”, tha Salihu.
Ai shtoi se është interesant të shihet se si UEFA do ta interpretojë ankesën e Kosovës për racizmin dhe për sjelljet e publikut, dhe nëse përsëritja e këtyre veprimeve arrin standardin e mjaftueshëm për moszhvillim të ndeshjes.
Federata kosovare ka lënë të kuptohet se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër, nëse UEFA vendos përfundimisht t’ia japë fitoren Rumanisë.
CAS-i ka rrëzuar shpesh vendimet e UEFA-s apo të shtëpisë botërore të futbollit, FIFA, por do të ishte e vështirë të mendohej çfarë do të kishte qenë vendimi i kësaj gjykate në një fazë kaq të hershme.
“Është herët të flitet për CAS, pa pasur vendimet e shkallës së parë dhe dytë të UEFA-së. Varësisht, këtyre vendimeve, pres që palët t’i drejtohen CAS-it për një vendim final”, tha Salihu.
Reagime përtej fushës së futbollit
Incidenti i 15 nëntorit në Bukuresht nxiti reagime edhe përtej fushës së futbollit, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që e mbrojti vendimin e lojtarëve të vendit të tij për ta braktisur fushën, duke e nxitur homologun e vet rumun, Marcel Ciolacu, ta kritikojë atë për “përzierjen e sportit me politikë”.
Kurti i takoi futbollistët e Kosovës pas kthimit të tyre në Prishtinë, një ditë pas ndeshjes në Rumani, dhe i përgëzoi për vendimin.
“Ai është qëndrim parimor, i drejtë e dobishëm edhe për Kosovën, për futbollin e për secilin qytetar të vendit tonë, që është ndier i përfaqësuar me deklaratën dhe qëndrimin e kapitenit Amir Rrahmani”, u shpreh Kurti.
Ai i bëri thirrje UEFA-s dhe FIFA-s që të “mos lejojnë këto gjëra”.
“Kosova ka pasur të kaluar të vështirë, luftë, masakra e gjithçka. Nuk ka qenë e lehtë të arrihet këtu, andaj meritojmë respekt. Të gjithë duhet të dinë se Kosova është Kosovë, ose se Kosova është Shqipëri, kaq, këtu mbaron”, tha Kurti.
Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri i Rumanisë tha se homologu i tij kosovar po përpiqet ta shndërrojë “viktimën në agresor”.
Çfarë do të nënkuptonte për Kosovën fitorja apo humbja?
Kosova dhe Rumania i fituan ndeshjet e tyre të mbetura në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, të hënën e 18 nëntorit, që nënkupton se as fitorja jashtë fushës nuk do t’i kryente punë Kosovës për ta fituar grupin.
Rumania i prin grupit me 15 pikë, ndërsa Kosova ka 12 pikë, në vendin e dytë, pra pa llogaritur pikët nga ndeshja e braktisur më 15 nëntor.
Nëse Kosovës i jepet fitore 3:0 për ndeshjen e braktisur, atëherë ajo do ta barazonte Rumaninë në krye të grupit, me nga 15 pikë secila.
Gjëja e parë që do të shikoheshin janë ballafaqimet kokë më kokë, dhe meqë Kosova e humbi ndeshjen e parë në Prishtinë 3:0, do të duhej të vendoste goldallimi, pra cila skuadër ka shënuar dhe pranuar më pak gola.
Edhe në këtë rast, të dyja skuadrat do të kishin goldallim të ngjashëm, +9, gjë që dërgon te një kriter tjetër: kush ka shënuar më së shumti gola.
Rumania i ka shënuar 15 gola në këtë fushatë, ndërsa Kosova 10, dhe sikur t’i shtoheshin tri gola nga fitorja e mundshme 3:0 nga ndeshja e braktisur, ato nuk do t’i mjaftonin.
Pra, Rumania e ka fituar grupin dhe është ngritur në Ligën B.
Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në Nations League këtë mbrëmje, në përballjen ndaj Ukrainës.
Para këtij takimi, në “Stadiumin Kombëtar” do të mbahet një minutë heshtje, për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili ndërroi jetë të hënën pas një sherri me bashkëmoshatarë.
Cani, së fundmi ka qenë pjesë e Dinamo U-15, ndërsa është impenjuar me Akademinë e klubit Partizani për dy vite, në ekipet e moshave U-13 dhe U-14. sn
Narcis Drejan është një gazetar dhe komentator sportiv rumun. Ai komentet e tij i shkruan në gazetën GSP (Gazeta Sporturiol), ndërsa së fundmi ai ka komentuar edhe për ndeshjen Rumani – Kosovë.
Drejan është i njohur për analizat e tij të detajuara dhe për opinionet e tij të hapura mbi ndryshime dhe ngjarje në botën sportive.
Shkrimi i tij nis me kritika ndaj UEFA-s dhe presidentit Aleksandar Ceferin, duke e cilësuar atë si fajtorin kryesor për të gjitha rrëshqitjet e motivuara politikisht në ndeshjet e futbollit.
“Është shumë e lehtë të shkosh përpara me paramendim, t’u hidhesh në qafë kosovarëve. Kur UEFA dhe FIFA miratuan që Kombëtarja e Kosovës nuk mund të luante kundër vendeve si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Rusia, ishte qartësisht një problem”, shkroi fillimisht Drejan për GSP.
Ai theksoi po ashtu se janë të ndaluara edhe ndeshjet Spanjë – Gjibraltar, Ukrainë – Rusi dhe Armeni – Azerbajxhan.
Me përjashtim të Spanjës dhe Gjibraltarit, të gjithë të tjerët janë në lindje dhe UEFA beson se ky nuk është problem.
Gazetari është futur në ndeshjet mes Kosovës dhe Rumanisë, duke nxjerrë edhe analiza politike, që datojnë para 25 vitesh, kur president i Rumanisë në atë kohë ishte Emil Constantinescu, i cili nuk e lejoi NATO-n në hapësirën ajrore rumune për kryerjen e operacioneve të forcave aleate, të cilat bombarduan ish-Jugosllavinë.
“Dhe meqë ra fjala, le të kuptojmë pak historinë, nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar nga serbët, po ashtu 25 vjet me parë. Nuk po flasim për vitet 1940, e vërteta është se ne jemi ende të traumatizuar sot për shkak të Revolucionit të 89-ës, ku rumunët qëlluan rumunët”, shkruan Drejan.
Ai ka shkruar për masakrat e shumta të vitit 1999 në vende si Lipjan, Gjakovë, Vushtri, Korishë, Prizen dhe Pejë, ku serbët vranë shqiptarët kosovarë në stilin mesjetar.
Drejan i kritikon rumunët, pasi sipas tij sillen si një popull i pashkolluar, një popull që nuk ka kaluar luftën, që nuk e ka empatizuar në jetë dhimbjen e të tjerëve.
“Dhe pse? Sepse një bandë banditësh, shumë me precedentë penalë, e kuptojnë se është mirë në stadium prekësh një vend që kaloi tmerret e luftës. Nëse të nesërmen do t’i gjenit prindërit tuaj të varur në pragun tuaj dhe do të zbulonit se ata ishin serbë gjakatarë, a do të bërtisnit ndonjëherë, “Serbi, Serbi!”? Apo i keni harruar ndeshjet Serbi-Rumani kur na quanin “ciganët”? Por ne harrojmë shpejt se gjithmonë e zëmë kohën tonë me gjithçka tjetër”, shkruan ai në analizën e tij.
Në fund ai shkroi për UEFA-n, duke e cilësuar si organizatë të korruptuar që ende punon me paratë e Gazprom. sn
Kosova mundi 1-0 Lituaninë në shtëpi, në ndeshjen e fundit të Nations League.
“Dardanët” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa kaluan në epërsi që në minutën e pestë. Presioni i skuadrës së Fodas u shpërblye më së miri, teksa kombinimi Muriqi-Jashari u finalizua në mënyrë perfekte. Jashari nuk fali, duke dërguar topin në rrjetë.
Jashari u shndërrua në protagonist negativ në të 45-tën, teksa u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.
Pavarësisht rasteve, në pjesën e dytë nuk pati gol. Kosova renditet në vendin e dytë në League C me 12 pikë, ndërkohë që ende nuk është mësuar fati i sfidës së ndërprerë me Rumaninë. bw
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë, e vlefshme për Nations League, vazhdon të bëjë bujë. “Dardanët” u larguan nga fusha e Bukureshtit pak sekonda para fundit të ndeshjes, pas thirrjeve raciste.
Skandalet nuk kanë të ndalur, pasi së fundmi, gazetari i njohur Arlind Sadiku ka siguruar një fotografi të arbitrit të ndeshjes, Krogh M, duke komunikuar në telefon.
Pamje me të vërtetë e rrallë e gjyqtarit danez, pasi dihet që gjëra të tilla janë rreptësisht të ndaluara në një sfidë të nivelit të lartë. Mediat në Kosovë shkruajnë se ende nuk dihet se me kë ka komunikuar Krogh, në ato momente.
Vlen të theksojmë se UEFA po merr në shqyrtim rastin dhe shumë shpejt do të dalë vendimi zyrtar për këtë ndeshje. Deri të martën, të dyja palët duhet të dorëzojnë të gjitha provat materiale. bw
Tef Tonin Prela mbetet i nderuem gjithmone ashtusi te gjithe Fisi i Prelejve te Shkodres.
Respekt per artikullshkruesin !
Me shume respekt.
Bravo Tiku.Gjithmon i ndershem dhe njerzor.Vertet nje shkrim te shkelqyer per te madhin T Prela qe kam nje resp te vecant .Me shum zemer ju uroj te keni nje jet sa me te lumtur