“Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”, (i dyti, pas atij të 1 Gushtit 2019), i mbajtur në shtëpinë e kulturës në Vuthaj, organizuar nga “Gazeta e Alpeve”-në bashkëpunim/bashkrendim me disa komuna/bashki e shoqata në Mali i Zi, Shqipëri e Kosovë, i mirëpriti të pranishmit me një Fjalë Hapje/Përshendetje nga zoti Nikollë Camaj- drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi, veprimtar rajonal atdhetar, politik, kulturor e shoqëror, zyrtar i lartë i komunës së Tuzit (Malësi).
Nderonin me praninë e tyre në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”; tre këshilltarë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë: ambasador Genc Muçaj (për Marrëdhëniet Ndërkombëtare) (njiherit dhe Drejtor i Parë Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë); ambasador Flamur Gashi (për Çështjet e Rajonit), Tedi Blushi (për Mediat dhe Zëdhenës i Presidentit); Faik Nika- Kryetar (funksionar) i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi; Isuf Çelaj- deputet i Kuvendit të ri të Shqipërisë; dr. Ahmet Ulaj– personalitet i shquar i botës akademike e të biznesit, i humanizmit, një ndër tre themeltarët e kompanisë “Gener 2”- një nga kompanitë elitare në Shqipërinë e viteve të fundit; Ramiz Tafilaj– filantropropist shqiptaro-amerikan, biznesmen kryesisht në industrinë e naftës e të gazit në Teksas, i vlerësuar nga Presidenti Trump me “Çmimin e Presidentit për Arritjet e Jetës”, president i Jalifat Group Publishing, Hjuston; ambasadori Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut; Skënder Thaçi, humanist i madh, veprimtar i njohur, biznesmen i turizmit shqiptar, i dekoruar nme Urdhrin “Nënë Tereza” nga Presidenti i Shqipërisë dhe “Qytetar Nderi” i Pukës; Bruno Selimaj– biznesmen filantropist, lobist e kontributor i shquar atdhetar, kryesisht për Çështjen e Kosovës, deri në Senatin, Kongresin e Shtëpinë e Bardhë; Çel Shaban Çelaj i Vuthajve, biznesmen humanist në New York të Amerikës, veprimtar atdhetar e kulturor, kontributor dhe për vendlindjen e tij; Arif Vladi– këngtar kombëtar, “Mjeshtër i Madh”, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”; Admir Mulaj– biznesmen humanist, president i Shoqërisë “Construction Management Alliance Albania” (Tiranë), veprimtar atdhetar e kulturor; kolonel Ahmet Alishani– ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut gjatë Luftës së Kosovës, i vlerësuar dhe me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi”; doktorant e ing.-gjeodet, Rexhep Nikçi i Rugovës, një ndër personalitetet shqiptare të humanizmit, kulturës, arsimit e biznesit në Gjermani dhe në Kosovë, Mali i Zi e Shqipëri; si dhe të tjerë të ftuar nderi.
Kumtesa e parë e Takimit ishte me temë: “Familja e Jakup Ferrit- lartësi e pasuri emblematike kombëtare shqiptare”- referuar nga Esad Gjonbalaj- ish kryetar i Fondacionit Plavë-Guci në Amerikë, themelues e drejtues i portalit “Plava e Gucia Sot”, veprimtar atdhetar, kulturor e humanitar.
Prof. dr. Naser Ferri prej nga Prishtina, në emër të Familjes Ferri (të akademik Rexhep Ferri- Antar i ASHAK-ës e “Qytetar Nderi” i Vlorës (2014) e të Arben Ferrit- bankier-menaxher në funksione drejtuese në sistemin banker të Kosovës) e përshendeti me një Mesazh digjital falenderimi e vlerësimi “Takimin e Plavë-Gucisë, 2021”.
Këngtari kombëtar Arif Vladi- “Mjeshtër i Madh”, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” e përshendeti Takimin me këngën e mirënjohur “Jakup Ferri me bajrak”.
Kumtesa e dytë e Takimit kishte një temë mjaft të rëndësishme të aktualiteteve kombëtare e ndërballkanike: “Rruga Deçan-Plavë, rrugë e zhvillimit e integrimit rajonal Kosovë-Mali i Zi”- referuar nga Adem Lushaj- kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, studiues e publicist i njohur, autor me disa libra në shqip e anglisht.
Në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” u promovua dhe vepra monografike “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” , një nga librat ma të mirë të kohëve të fundit. Rreth këtij libri me interes, me plot rrëfime jetësore e ngjarje që i shërbejnë edhe historisë kombëtare, kumtoi autorja e veprës, studiuesja e njohur, Leonora Laçi nga Qarku i Shkodrës. E veçanta ishte se kumtimi i saj u shoqërua edhe paraqitje me tekst e figura, me Power-Point, me anë të vidioprojektorit me shfaqje në ekranin e vendosur në ballë të sallës së “Takimit të Plavë-Gucisë, 2021”.
Humanisti, veprimtari e biznesmeni i shquar, Skënder Thaçi, shprehu vlerësime e mirënjohje për autoren e librit, për Plavë-Gucinë dhe Pukën e tij, si dhe pas Takimit ndau libra me autograf për të pranishmit e atyshëm.
Lahutari e kangtari kombëtar Jonuz Delaj- një ndër kangtarët e Eposit të Kreshnikëve e një ndër homerët e fundit të Europës së shek. XXI, këndoi kangën me tekstin e tij: “Cuce Avdylja e Geghysenit dhe e Kelmendit”, e cila u këndua për herë të parë në sallën e shtëpisë së kulturës në Vuthaj, ku heroina e kohës së luftrave ballkanike etj., me plagë lufte e lavdi historie, jetoi një pjesë të jetës së saj në këtë trevë alpine dhe, tashma, i prehet në varreza famlijare Ulaj dhe trupi i sjellë, nga Shqipëria, pas vdekjes. E veçanta ishte se kjo kangë për Cucë Avdyl Ulaj u përjetua në sallë edhe nga dy nipërit e saj elitarë dhe nga të afërm të saj.
“Takimin e Plavë-Gucisë, 2021” e përshendeten (me telefon, paraprakisht) edhe Ragmi Mustafi- Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës e Sanxhak; Dod Doçi i Lurës – humanist, biznesmen i ndërtimtarisë e turizmit, i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhrin “Nënë Tereza”, senator i ACABS në Tiranë, e të tjerë.
Ambasadori Mal Berisha, studiues, përkthyes, analist, në kumtimin e tij ekskluziv, të shoqëruar me foto-fakte në Power-Point, të siguruara dhe nga muze të Londres, foli për vizitën e britanikes Miss Edit Durham- mike e madhe e Shqiptarëve, në vitin 1913, në fshatin e madh Vuthaj dhe në qytetin e Gucisë e personazhe të asaj kohe, si dhe përcolli për të pranishmit kujtime e vlerësime për familjet vuthjane në Shqipëri, veçmas për ato Ahmetaj e Ulaj në Mamuras, që kanë nxjerrë personalitete të penës, penelit, biznesit, humanizmit.
Nga “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” dhe “Gazeta e Alpeve”, gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak e Lugina e Preshevës-Maqedoni e Veriut), u ndanë disa çmime e mirënjohje, të cilat i shpalli publikisht gazetari e studiuesi Ramiz Lushaj nga Shqipëria (Tiranë)- themeluesi, botuesi e kryeredaktori i kësaj gazete Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike.
U vlerësuan e nderuan me çmime e mirënjohje të ndryshme: Nikollë Camaj (Tuz, Mali i Zi); dr. Ahmet Ulaj (Tiranë-Shqipëri); Ramiz Tafilaj (Teksas- Amerikë), ambasador Flamur Gashi (Tiranë-Shqipëri); Skënder Thaçi (Pejë-Kosovë); Adem Lushaj (Deçan-Kosovë); Agim Mehmeti (pas vdekjes) ish- Zv/Ministwr i parw i Republikws sw Kosovws gjatw kohws sw luftws sw Kosovws (Gjakovë-Kosovë), Noemi Lushaj, student e gazetare (Shëngjin- Zvicër), Xhevdet Muriqi (Gjermani), Nuradin Imeraj (Istog-Kosovë); RTV “Fontana” (Istog-Kosovë), Kaltrina Hoti (Plavë-Mali i Zi).
Nga “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” (me 1 Gushtit 2021) u dhuruan 53 libra për bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj, kryesisht nga ambasador Mal Berisha (Tiranë), Zeqir Mehmetaj- drejtor i RTV Fontana (Istog-), Skënder Thaçi (Pejë-Prishtinë), Leonora Laçi (Shkodër), Ismet Azizi (Gjilan-Kosovë), Ramiz Lushaj (Tiranë), Neki Lulaj (Deçan-Gjermani), Osman Shala (Pejë), etj. Aksioni vazhdon gjatw gjithw vitit 2021.
Fjalën përmbyllëse të “Takimit të Plavë-Gucisë, 2021” e mbajti veprimtari i shquar Ali Daci i Rozhajës– kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, i cili i falenderoi kumtuesit e temave për nivelin e tyre akademik, dy kangtarët e mirënjohur Vladi e Delaj për dy kangët e bukura për heroin Jakup Ferri e heroinën Cuce Avdyl Ulaj; i përshendeti të vlerësuarit me çmime e mirënjohje, si dhe pjesmarrësit e ardhur nga Plavë-Gucia e treva shqiptare në Malin e Zi (Rozhaja, Tuzi e Ulqini); nga Shqipëria (Tirana, Shkodra, Tropoja, Malësia e Madhe, Dibra, Durrësi, Lezha), nga Kosova (Prishtina, Peja, Gjilani, Deçani, Prizreni, Istogu, Rugova. Drenasi), nga mërgatat shqiptare në Europë (Gjermani, Holandë, Zvicër, Francë) dhe Amerika (New York, Teksas, Detroit).
“Takimi i Plavë-Gucisë” u ndoq nga gazetarë e media të pranishme: një ekip i TV A2 CNN (A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë), njw ekip i RTV Fontana në Istog (Burim) të Kosovës; nga gazeta “Koha Javore” në Podgoricë të Malit të Zi; nga RTV i Kosovës; nga portalet “Bota Sot”, Limit.al, Plava e Gucia Sot, Kosova për Sanxhakun, Kosova Lindore, Dardania Press, etj.
“Takimi i Tretë i Plavë-Gucisë, 2022” do të mbahet më 1 gusht 2022, po në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj dhe do të jenë në tematikën e tij, kumtimet: Nokshiqi (Plavë); Hoti i Vendit (mbi Plavë); Bajraku i Martinajve (Guci); Rexhë Metë Ulaj-intelektual e patriot shqiptar nga Vuthajt; pwrurim libri (do tw caktimohet) dhe kumtimi pwr Korridorni e ri Autorrugor Ndërkufitar e Ndërballkanik (me PKK e Doganor) nga Plava–Jasenica-Hot i Vendit-Qafa e Vranicës-Çeremi-Dragobia-qytetet Bajram Curri e Gjakovë.
Gusht, 2021
Të gëzon gjallërimi i shqiptarëve në Mal të Zi. Ky takim i dytë në Vuthaj tregon se shqiptarët nuk janë asimiluar në Mal të zi si na kanë thënë. Uroj që këto takime të vijojnë cdo vit me pjesëmarrje sa më të madhe.
Më 19-20 qershor vizitova me një grup rotarianësh të Korcës Ulqinin. Pronari i hotel restorantit “Palata Venecia”, Z. Gani Resulbegu dhe Drejtori i Kalasë Z. Ismet Karamanaga na krijuan një pritje shumë miqësore gjatë darkës. Pashë me sytë e mij gjatë vizitave në qytet e te pazari dhe te plazhi sesi shqiptarët e Ulqinit ishin gjithë gjallëri e dashuri midis tyre dhe na respektonin tepër sa merrnin vesh se ishim nga Shqipëria.