“Nënshkrimi i Leos përforcon aspiratat e PSG-së, si dhe u siguron tifozëve besnikë të klubit jo vetëm një skuadër jashtëzakonisht të talentuar, por edhe momente të jashtëzakonshme të futbollit në vitet e ardhshme”, tha PSG
Klubi francez Paris Saint-Germain (PSG) ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes me superyllin argjentinas, Lionel Messi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi 34-vjeçar nënshkroi një marrëveshje 2-vjeçare me një mundësi të një viti të tretë.
“Nënshkrimi i Leo-s përforcon aspiratat e PSG-së, si dhe u siguron tifozëve besnikë të klubit jo vetëm një skuadër jashtëzakonisht të talentuar, por edhe momente të jashtëzakonshme të futbollit në vitet e ardhshme”, tha PSG.
Messi tha se është i ngazëllyer për fillimin e një kapitulli të ri të karrierës së tij në PSG.
“Gjithçka e klubit përputhet me ambicie e mia të futbollit. Unë e di se sa të talentuar janë skuadra dhe stafi stërvitor këtu. Unë jam i vendosur të ndihmoj në ndërtimin e diçkaje të veçantë për klubin dhe tifozët. Mezi pres të dal në fushë në Parc des Princes”, tha Messi.
Nga viti 2004 deri në vitin 2021, gjatë karrierës së tij të bujshme në skuadrës spanjolle Barcelona, Messi ndihmoi klubin të sigurojë dhjetë tituj në La Liga dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve UEFA.
Ai në PSG do të mbajë fanellën me numrin 30.
Komentet